SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  3
Télécharger pour lire hors ligne
DENISA CAUSHI 1
FILOZOFIA MARKSISTE
Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë
përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe
kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij
Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve
"Marksistë" të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit:
"nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist". Më vone,
bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi
ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të
largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë
pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-
Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për
thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit,
analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë.
KARL
MARX
JETA
Karl Heinrich Marks lindi më 5 maj të
vitit 1818 në Trier, Gjermani; vdiq më
14 mars të vitit 1883 Londër, Britania
e Madhe. Ishte një filozof, ekonomist
politik dhe organizues revolucionar i
Shoqatës Ndërkombëtare të
Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me
një gamë të gjerë problemesh, puna e
tij më e famshme analizon historinë e
luftës së klasave, e përmbledhur në
linjën e parë të Manifestit Komunist:
"Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese
është historia e luftës së klasave."
DOKTRINA EKONOMIKE
‘‘Qëllimi kryesor i kësaj vepre është që të nxjeri lakuriq
ligjin ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne’’ (d.m.th.
të shoqërisë borgjeze, kapitaliste), thotë Marx te
parathënia e Kapitalit. Shqyrtimi i marëdhënieve në
prodhim në një shoqërie të dhënë, një shoqëri e përcaktuar
historikisht, në gjenezën, zhvillimin dhe rënien e tyre - kjo
është përmbajtja e doktrinës ekonomike të Marx-it. Në
shoqërinë kapitaliste është pikërisht prodhimi i mallrave që
dominon, kështu që analiza e Marx-it fillon me analizën e
mallit.
DENISA CAUSHI 2
VLERA
Malli, në radhë të parë, është një send që
plotëson një kërkesë njerëzore; në radhë të
dytë është një send që mund të shkëmbehet
me diçka tjetër. Përdoshmëria e një sendi e
bën atë një vlerë-përdorimi. Vlera-shkëmbimit
(ose thjesht vlera) në radhë të parë shfaqet si
raporti, proporcioni, me të cilën një numër i
caktuar vlerash -përdorimi të një lloji mund të
shkëmbehen me një numër të caktuar vlerash
përdorimi të një lloji tjetër. Eksperienca e
përditshme na tregon që me miliona
shkëmbime të tilla venë përballë njëra-tjetrës
lloj-lloj vlerash-përdorimi (qoftë edhe ato që
nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk mund
të krahasohen me njëra-tjetrën).
Një pyetje e natyrshme këtu do të ishte: Ç’gje
të përbashkët kanë këto sende të
shumëllojshme, të cilët në mënyrë konstante
vihen përballe njëri-tjetrit në një sistem të
dhënë marrëdhëniesh shoqërore? Çfarë ata
kane te përbashkët është se ata janë
prodhime të punës. Kështu që gjatë procesit
të shkëmbimit të prodhimeve, procese
prodhimi krejtësisht pa lidhje vihen përballe
njeri-tjetrit. Prodhimi i mallrave është një
sistem marrëdhëniesh shoqërore ku
prodhuesiet individuale prodhojnë prodhime
te ndryshme (ndarja shoqërore e punës); dhe
ku te tera prodhimet vihen përballe njeri-tjetrit
ne procesin e shkëmbimit. Rrjedhimisht, çfarë
te gjitha mallrat kane te përbashkët nuk është
puna konkrete e shpenzuar ne një degë të
caktuar të prodhimit, jo puna e një lloji te
veçante, por puna njerëzore abstrakte (d.m.th.
puna njerëzore në teresi). Teresia e fuqisë
punëtore e një shoqërie të dhëne, e
përfaqësuar nepermjet teresise së vlerës të
tere mallrave, është po e njëjta fuqi-punëtore
njerëzore: me miliona akte shkëmbimi e
provojnë këtë fakt. Kështu që çdo mall i
veçante përfaqëson vetëm një pjese të kohës
së punës shoqërisht të nevojshme. Shkalla e
vlerës përcaktohet nga sasia e punës
shoqërisht e nevojshme; ose e thëne ndryshe,
nga koha e punës shoqërisht e nevojshme për
prodhimin e një malli te caktuar, te një vlere-
përdorimi të caktuar.
MBIVLERA
Në një faze te caktuar zhvillimi te prodhimit te mallrave paraja
shnderohet ne kapital. Formala e qarkullimit te mallrave është
M-P-M (mall-para-mall), d.m.th. shitja e një malli behet me
qellim per te blere nje mall tjeter. Perkundrazi, formula e
pergjithshme e kapitalit eshte P-M-P, d.m.th. blerja behet me
qellim per te shitur (me fitim). Marx e quan rritjen e vleres
origjinale te parave mbivlere. Kjo ‘‘rritje’’ e parave gjate
qarkullimit kapitalist eshte e mirenjohur. Eshte kjo ‘‘rritje’’ qe
e shnderon parane ne kapital, d.m.th. ne nje maredhenie
sociale prodhimi speciale (e percaktuar historikisht).
Mbivlera nuk mund te lindi nga qarkullimi i mallrave, sepse tek
ky i fundit ndodh vetem shkembimi i ekuivalenteve; nuk mund
te lindi nga nje rritje e cmimeve, sepse ne kete rast te
humburit dhe fitimtaret mes shitesve dhe bleresve do te
ekuilibronin njeri-tjetrin, ndersa cfare kemi ketu nuk eshte nje
fenomen i shkeputur, por nje fenomen masiv, mesatar, social.
Me qellim qe te gjeneroje mbivlere i zoti i parave ‘‘duhet te
gjeje ne treg nje mall, vlera-e-perdorimit e te cilit zoteron
vetine e vecante e te qenit nje burim vlere’’ – nje mall procesi i
konsumit i te cilit eshte njekohesisht edhe nje process krijimi
vlere.
DENISA CAUSHI 3
KRITIKË KAPITALIZMIT
Marksi argumentonte se humbja e vlerës së
punës njerëzore është cilësia kryesore e
kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë
kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin
shërbime apo prodhime. Sipas Marksit
modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi
të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një
komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të
shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje
e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as
mjetet as tokën për të prodhuar. Njerëzit
shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar
kompensim në të ardhmen për çdo punë që
ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor
(pra ata nuk shesin prodhimin e punës së
tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të
punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato
marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të
cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe
aftësine e tyre për të punuar janë
"proletarët". Ato të cilët e blejnë këtë fuqi
punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe
teknologjie, janë "kapitalistë" ose "borgjezë".
(Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim
tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati
pashamngshmërisht është shumë më i
madh se borgjezia.
Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve
industrialë dhe kapitalistëve tregtarë.
Tregtarët blejnë të mira materiale në një
vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht
i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg
tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës
janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis
çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin.
Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin
midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana
tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga
ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore
dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi
punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo
industri të sukseshme çmimet për njësi të
inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi
të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë
"mbiprodhim" dhe argumentonte se ky
mbivlerësim e kishte burimin tek "mbi-
punimi".
INFLUENCA E MARKSIT
Marksi dhe Engelsi mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe
prezantojnë një analizë komplekse të historisë dhe shoqërisë
nga prizmi i marrdhënieve midis klasave. Ndjekësit e Marksit
dhe Engelsit i kanë përmbledhur teoritë e tyre në një degë
filozofie politike dhe ekonomike të ashtuquajtur Marksizëm.
Sidoqoftë ka pasur gjithmonë konflikt në interpretimin e
shkrimeve Marksiste dhe aplikimin e koncepteve të tij në
ngjarjet dhe konditat aktuale (pra duhet bërë dallimi midis
"Marksizmit" dhe "ajo çka besonte Marksi; për shëmbull pak
para se të vdiste, më 1883, Marksi i shkruante një letër liderit
të punëtorëve Francezë (Jules Guesde) ku e akuzonte atë dhe
nipin e tij për "ndryshime të rëndësishme të fjalive dhe ideve"
dhe gjithashtu e mohonte vlerën e reformave; për të cituar
Marksin"nësë ky është Marksizmi, atherë unë nuk jam
Marksist"). Pra teorikisht, termi Marksist përdoret për të
përshkruar ato që mbështesin gjuhën konceptuale të Marksit
(p.sh. model prodhimi, klasë, komoditete) për të përshkruar
shoqeritë te ndryshme (atë kapitaliste për shëmbull) ose për
të përshkruar ato individë të cilët besojnë se revolucioni i
proletariatit është e vetmja mënyre për të arritur në një
shoqëri komuniste. Përplasja midis sistemeve Filozofike të
Marksit dhe ombrellës së termave "Marksiste" shpeshherë
ngatërrohet si për shëmbull njëanshmëria ndaj studimeve të
Marksit gjate Luftës së Ftohtë në Amerikë për arsye te
kuptimit që ky term kishte ne Bashkimin Sovietik.

Contenu connexe

En vedette

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
ThinkNow
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Kurio // The Social Media Age(ncy)
 

En vedette (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Filozofia marksiste (Karl Marks)

  • 1. DENISA CAUSHI 1 FILOZOFIA MARKSISTE Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve "Marksistë" të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit: "nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist". Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti- Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë. KARL MARX JETA Karl Heinrich Marks lindi më 5 maj të vitit 1818 në Trier, Gjermani; vdiq më 14 mars të vitit 1883 Londër, Britania e Madhe. Ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjerë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist: "Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave." DOKTRINA EKONOMIKE ‘‘Qëllimi kryesor i kësaj vepre është që të nxjeri lakuriq ligjin ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne’’ (d.m.th. të shoqërisë borgjeze, kapitaliste), thotë Marx te parathënia e Kapitalit. Shqyrtimi i marëdhënieve në prodhim në një shoqërie të dhënë, një shoqëri e përcaktuar historikisht, në gjenezën, zhvillimin dhe rënien e tyre - kjo është përmbajtja e doktrinës ekonomike të Marx-it. Në shoqërinë kapitaliste është pikërisht prodhimi i mallrave që dominon, kështu që analiza e Marx-it fillon me analizën e mallit.
  • 2. DENISA CAUSHI 2 VLERA Malli, në radhë të parë, është një send që plotëson një kërkesë njerëzore; në radhë të dytë është një send që mund të shkëmbehet me diçka tjetër. Përdoshmëria e një sendi e bën atë një vlerë-përdorimi. Vlera-shkëmbimit (ose thjesht vlera) në radhë të parë shfaqet si raporti, proporcioni, me të cilën një numër i caktuar vlerash -përdorimi të një lloji mund të shkëmbehen me një numër të caktuar vlerash përdorimi të një lloji tjetër. Eksperienca e përditshme na tregon që me miliona shkëmbime të tilla venë përballë njëra-tjetrës lloj-lloj vlerash-përdorimi (qoftë edhe ato që nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën). Një pyetje e natyrshme këtu do të ishte: Ç’gje të përbashkët kanë këto sende të shumëllojshme, të cilët në mënyrë konstante vihen përballe njëri-tjetrit në një sistem të dhënë marrëdhëniesh shoqërore? Çfarë ata kane te përbashkët është se ata janë prodhime të punës. Kështu që gjatë procesit të shkëmbimit të prodhimeve, procese prodhimi krejtësisht pa lidhje vihen përballe njeri-tjetrit. Prodhimi i mallrave është një sistem marrëdhëniesh shoqërore ku prodhuesiet individuale prodhojnë prodhime te ndryshme (ndarja shoqërore e punës); dhe ku te tera prodhimet vihen përballe njeri-tjetrit ne procesin e shkëmbimit. Rrjedhimisht, çfarë te gjitha mallrat kane te përbashkët nuk është puna konkrete e shpenzuar ne një degë të caktuar të prodhimit, jo puna e një lloji te veçante, por puna njerëzore abstrakte (d.m.th. puna njerëzore në teresi). Teresia e fuqisë punëtore e një shoqërie të dhëne, e përfaqësuar nepermjet teresise së vlerës të tere mallrave, është po e njëjta fuqi-punëtore njerëzore: me miliona akte shkëmbimi e provojnë këtë fakt. Kështu që çdo mall i veçante përfaqëson vetëm një pjese të kohës së punës shoqërisht të nevojshme. Shkalla e vlerës përcaktohet nga sasia e punës shoqërisht e nevojshme; ose e thëne ndryshe, nga koha e punës shoqërisht e nevojshme për prodhimin e një malli te caktuar, te një vlere- përdorimi të caktuar. MBIVLERA Në një faze te caktuar zhvillimi te prodhimit te mallrave paraja shnderohet ne kapital. Formala e qarkullimit te mallrave është M-P-M (mall-para-mall), d.m.th. shitja e një malli behet me qellim per te blere nje mall tjeter. Perkundrazi, formula e pergjithshme e kapitalit eshte P-M-P, d.m.th. blerja behet me qellim per te shitur (me fitim). Marx e quan rritjen e vleres origjinale te parave mbivlere. Kjo ‘‘rritje’’ e parave gjate qarkullimit kapitalist eshte e mirenjohur. Eshte kjo ‘‘rritje’’ qe e shnderon parane ne kapital, d.m.th. ne nje maredhenie sociale prodhimi speciale (e percaktuar historikisht). Mbivlera nuk mund te lindi nga qarkullimi i mallrave, sepse tek ky i fundit ndodh vetem shkembimi i ekuivalenteve; nuk mund te lindi nga nje rritje e cmimeve, sepse ne kete rast te humburit dhe fitimtaret mes shitesve dhe bleresve do te ekuilibronin njeri-tjetrin, ndersa cfare kemi ketu nuk eshte nje fenomen i shkeputur, por nje fenomen masiv, mesatar, social. Me qellim qe te gjeneroje mbivlere i zoti i parave ‘‘duhet te gjeje ne treg nje mall, vlera-e-perdorimit e te cilit zoteron vetine e vecante e te qenit nje burim vlere’’ – nje mall procesi i konsumit i te cilit eshte njekohesisht edhe nje process krijimi vlere.
  • 3. DENISA CAUSHI 3 KRITIKË KAPITALIZMIT Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar. Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë "proletarët". Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë "kapitalistë" ose "borgjezë". (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia. Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë "mbiprodhim" dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek "mbi- punimi". INFLUENCA E MARKSIT Marksi dhe Engelsi mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe prezantojnë një analizë komplekse të historisë dhe shoqërisë nga prizmi i marrdhënieve midis klasave. Ndjekësit e Marksit dhe Engelsit i kanë përmbledhur teoritë e tyre në një degë filozofie politike dhe ekonomike të ashtuquajtur Marksizëm. Sidoqoftë ka pasur gjithmonë konflikt në interpretimin e shkrimeve Marksiste dhe aplikimin e koncepteve të tij në ngjarjet dhe konditat aktuale (pra duhet bërë dallimi midis "Marksizmit" dhe "ajo çka besonte Marksi; për shëmbull pak para se të vdiste, më 1883, Marksi i shkruante një letër liderit të punëtorëve Francezë (Jules Guesde) ku e akuzonte atë dhe nipin e tij për "ndryshime të rëndësishme të fjalive dhe ideve" dhe gjithashtu e mohonte vlerën e reformave; për të cituar Marksin"nësë ky është Marksizmi, atherë unë nuk jam Marksist"). Pra teorikisht, termi Marksist përdoret për të përshkruar ato që mbështesin gjuhën konceptuale të Marksit (p.sh. model prodhimi, klasë, komoditete) për të përshkruar shoqeritë te ndryshme (atë kapitaliste për shëmbull) ose për të përshkruar ato individë të cilët besojnë se revolucioni i proletariatit është e vetmja mënyre për të arritur në një shoqëri komuniste. Përplasja midis sistemeve Filozofike të Marksit dhe ombrellës së termave "Marksiste" shpeshherë ngatërrohet si për shëmbull njëanshmëria ndaj studimeve të Marksit gjate Luftës së Ftohtë në Amerikë për arsye te kuptimit që ky term kishte ne Bashkimin Sovietik.