2. • Viti i Ri e ka prejardhjen në Babiloni, Azi…
Babilonasit paganë, 4000 vjet më parë, e festonin ndërrimin e
viteve në ditën e Pranverës, kur Hëna ishte e plotë, kur nata e dita
janë të barabarta, kur natyra rilindë mbas dimrit të gjatë…
• Prejardhja e Vitit të Ri në Evropë
Viti i Ri në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej
Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000
vjetëve. Në vitin 274, Perandori romak pagan, Aurelian, e shpalli
ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të
Pamposhtur). Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake
pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të
lashtë, i cili quhej Mithra.
3. • Mithra, prej të cilit lindi religjioni Mithraizmi, që ishte hyu
pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25
dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, prej 25
dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej për nder
të hyjnisë Janus, hyu i dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka
prejardhjen emri i muajit të parë të vitit-Janari, që është
dera, hyrja në Vitin e Ri!
• Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Perandorinë Romake,
zgjaste një javë. Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në
librin e tij: "Paganism in the Christian Festivals", (Paganizmi
në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: "Të gjithë
festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar
tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me
dafina dhe me bimë e pemë me blerim të përhershëm;
midis miqve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një
periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo
lloj argëtimi…"
4. • A ka lidhje Plaku i Krishtlindjeve me Jezuin dhe lindjen e tij?
• Tradita: Në mjaft vende, Plaku i Krishtlindjeve shihet si ai që u sjell
dhurata fëmijëve. Shpesh, fëmijët me anë të letrave i kërkojnë atij
dhurata, që sipas traditës, i bën me ndihmën e elfëve në qendrën e
tij në Polin e Veriut.
• Origjina: Sipas pikëpamjes së përhapur, miti i Plakut të
Krishtlindjeve ose i Santa Klausit e ka origjinën nga shën Nikolas,
kryepeshkopi i Mirës në Azinë e Vogël, Turqia e sotme. «Gati çdo gjë
e shkruar për shën Nikolasin bazohet në legjenda»,—thotë The
Christmas Encyclopedia. Emri «Santa Klaus» mund ta ketë origjinën
nga fjala Sinterklaas,një formë e ndryshuar e versionit në holandisht
të emrit «shën Nikolas». Nga ana historike dhe biblike, Santa Klausi
nuk ka asgjë të përbashkët me Jezu Krishtin.
•
5. • Çfarë thotë Bibla? «Tani që keni flakur tej gënjeshtrën,
secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij.» ‘Të afërmit’
tanë më të ngushtë janë pjesëtarët e familjes.
(Efesianëve 4:25) Bibla thotë edhe se duhet ‘ta duam të
vërtetën’, ‘të themi të vërtetën që kemi në zemër’.
(Zakaria 8:19; Psalmi 15:2) Në fakt, t’u themi fëmijëve
që Plaku i Krishtlindjeve (ose fëmija Jezu) është ai që
sjell dhuratat për Krishtlindje, mund të duket si një lojë
naive, por a është e drejtë ose e mençur të mashtrosh
fëmijët, edhe pa pasur qëllim të keq? A nuk ju duket
paradoksale që një rast që mendohet se bëhet për
nder të Jezuit, kthehet në një rast për të mashtruar
fëmijët?
•
6. • Përse gëzimi dhe argëtimi?
Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt
paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e
shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritës
ishte sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatej ata gëzoheshin dhe festonin,
duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe se
pranvera, vera, po afrohet!
Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që
ka prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun
pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besimi pagan iranian i
Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…!
Kjo është arsyeja e paarsyeshme e pavetëdijshme, pse edhe sot e kësaj
dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë
kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, …!
7. • Përse zbukurimi, dekorimi?
Për nder të kësaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtëpitë, fshatrat, qytetet
me bredha, pisha, me blerim të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe
populli, siç dihet, siç shihet, jepet pas çdo lloj argëtimi-deri te shfrenimi…!
Përse zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse
popujt paganë të Evropës, para krishterimit, besonin se pemët e gjelbra, siç janë
bredhi, pisha, të cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në
dimër, kanë diçka hyjnore.
Popujt paganë evropianë besonin në qëndresën e tyre, i adhuronin ato si krijesa
hyjnore, që nuk do t'i lënë pasdore..!
Prandaj, porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar
se, meqë ato i qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t'i ndihmojnë edhe atyre të
mjerëve të qëndrojnë…!
8. • Dhuratat.
• Arsyeja se pse te gjithe I pelqejne kaq shume
keto 2 festa jane edhe dhuratat e shumta qe
presin poshte bredhit diten e hapjes. Edhe kjo
eshte tradite e hershme qe daton me origjinen
e festave.
9. • Gjeli I detit me pershesh dhe bakllavaja .
• Ushqimi tradicional per shqiptaret ne kete
feste eshte gjeli me pershesh . Origjina e tyre
eshte vendase pasi ne bote , kryesisht SHBA
gjeli perdoret ne diten e falenderimeve ndersa
origjina e bakllaves eshte turke .