SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  16
Universiteti “Haxhi Zeka” –Pejë
Vlersonë:
•Prof.Dr.Artan Nimani
•MCs.Alma Shehu
Punuar nga:
•Agon Berisha
•Arian Shala
•Duresa Bytyqi
•Drilon Bardhaj
PUNIM SEMINARIK
Lënda:Mikroekonomi
TEMA: Reklamimi dhe zhvillimi i produktit në tregun konkurrues
HYRJE
Në këtë punim seminarik do mundohemi qe ta trajtojm reklamimin e produkteve dhe sa është e
rendesishme reklamimi në zhvillimin e produkteve ne treget konkuruese. Se sa ndikon reklamimi i
produkteve ne zhvillimin e tyre ne treget konkuruese.
Funksioni i Marketingu
Fjala marketing rrjedh nga gjuha angleze përkatësisht nga fjala “market” që dmth. “treg” dhe
shtesës “ing” që ka kuptime nga më të ndryshmet si proces, aksion, takim për të fituar etj. Por
në në një përkthim të përgjithësuar mund të jetë “tregtim”.
Marketingu është kuptimi i nevojave të klientëve dhe shëndrrimi i tyre në atë mënyrë, në të
cilën produktet konceptohen, zhvillohen dhe plasohen, por duhet të ekzistoj strategjia për
distribuim dhe promovim, për të kënaqur dhe joshur klientët. Prandaj themi se marketingu
është i fokusuar në klientin.
Reklama. tashmë është e pranishme kudo: në televizione, gazeta, revista, radio, fletëpalosje,
internet, në stenda dhe afishe. Është një nga elementet më të rëndësishme për suksesin e një
biznesi.
Një logo, një slogan, një imazh, të shoqëruar nga elemente të tjera ndihmëse, që synojnë të
japin pamje atraktive për t’u afruar gjithmonë e më tepër tek konsumatori dhe për të lënë
gjurmë në kujtesën e tij.
Zgjedhjet janë të ndryshme: pak fjalë, që mbahen mend lehtë, një zë i njohur për publikun drejt
të cilit përcillet mesazhi dhe një imazh (më shpesh një fytyrë e bukur femre) që të fton të bësh
zgjedhjen e saj për një produkt të caktuar.
Por si krijohet një reklamë, cili është qëllimi i saj, cilat janë elementet e rëndësishme që merren
parasysh për të sjellë një mesazh të suksesshëm.
Reklamimi
Reklama, si instrument i marketingut është një nga elementet më me ndikim që tërheq
konsumatorët në blerjen e produkteve dhe shërbimeve si në shitoret tradicionale gjithashtu
edhe në ato elektronike.
Realizimet e reklamave nga kompanitë e njohura botërore bëhen duke u bazuar në vetë
dëshirat e konsumatorëve.
Nevojat e tyre studiohen mirë, dëshira e tyre për të konsumuar diçka emocionalisht studiohet
gjithashtu, por më i rëndësishëm për kompanitë është studimi i reagimeve pas “konsumimit” të
reklamave. Ky reagim është elementi kryesor i cili e përcjell konsumatorin gjatë gjithë kohës.
Tendenca gjithnjë e më e madhe e kompanive të cilat mund të lejojnë buxhet të mirëfilltë për
reklamë është krijimi i asociacioneve të cilat do të bëjnë që konsumatorët të ndjejnë ndikimin e
reklamave për një kohë mundësisht sa më të gjatë.
Ajo që mund të vërehet në ditët e sodit është se shumë kompani ndajnë buxhet sa për të
shpalosur reklamat e tyre nëpër media të ndryshme ose përmes stendave të afishimit e
fletushkave të shpërndara drejtpërdrejtë në shtëpitë e konsumatorëve.
Reklama është një nga elementët që kërkojnë investimet më të mëdha të marketingut për
shumicën e kompanive.
Mbajmë parasysh që me reklama nuk kuptojmë vetëm videot që shfaqen në TV por çdo mënyrë
publiciteti të paguar nga kompania, ku përfshihen gazetat, billbordet, reklamat online, etj.
Reklamat më të mira nuk janë thjesht kreative, ato e shesin produktin. Vetëm kreativiteti nuk
mjafton. Arti ndihmon që reklama të mbahet mend, të krijojë një ndjenjë të caktuar tek njerëzit,
por as këto nuk mjaftojnë.
Një reklamë e mirë duhet të komunikojë gjënë e duhur që do të bëjë që njerëzit ta kërkojnë, ta
besojnë dhe ta blejnë atë produkt.
Pra, një ndërthurje midis idesë, kreativitetit, artit dhe mesazhit të duhur e bëjnë një reklamë
gati perfekte.
Por edhe elementët e një reklame të shkëlqyer duhet të rinovohen ose nuk do të jepen më
rezultatet e pritura. Elementë të tillë mund të jenë: personazhet, slloganet, apo lloji i mesazhit
Ata që konceptojnë reklamat kanë metodë të ndryshme se si i krijojnë ato. Një metodë është
lidhja e një marke në mënyrë të drejtpërdrejtë me një përfitim apo përcaktim të vetëm.
Qëllimi i reklamës nuk duhet të jetë tregimi i fakteve rreth një produkti, por shitja e një
zgjidhjeje ose një ëndrre. Reklama i duhet adresuar aspiratave të konsumatorëve.
Katër praktikat më të mira për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve në rrjetet
sociale
Katër praktikat më të mira për reklamimin e produkteve janë:
1. Mendoni se kujt po i drejtoheni (Target-grupi)
Fatmirësisht rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook etj. kanë sofistikuar programet kyç të kësaj
kategorie të cilat ju lejojnë të shënjëstroni grupin e duhur të njerëzve bazuar te demografia,
vendndodhja dhe prirjet e ngjashme, mes variablave të tjerë.
Një spot mediatik social i suksesshëm bazohet në të dhënat e konsumatorëve të saj.
2. Jo çdo spot duhet të jetë publik
Shumica e reklamave me të cilat ndesheni, duhën gjykuar nese vlejnë për t’u shpërndarë. Kjo,
sepse shumica e reklamave nuk janë gjithnjë argetuese, por janë të formuluara për të
përmbushur një qëllim të përcaktuar nga firma e interesuar. Çdo reklamë, duhet të merrni në
konsideratë nese ka dçika publike në të.
Mos harroni se nuk është e rëndësishme që reklama juaj të jetë tërësisht publike.
Ka njerez qe nuk bejne gje tjeter vecse studiojne performancen e reklamave sociale gjate gjithe
kohes. Ndaj, merrni keshillen e tyre nese doni te reklamoni dicka dhe se paku gjysma e rruges
suaj drejt suksesit, te jete e garantuar.
3. Spotet sociale nuk kanë pse të duken si reklama
Facebook Promoted Posts dhe Twitter’s Promoted Tweets duken më tepër si komunikim me
konsumatorët sesa si reklama. Kjo për shkak të dizenjimit të tyre. Rrjetet më të mëdha sociale
po i kushtojnë më tepër rëndësi spoteve locale që kanë një përmbajtje të caktuar për
konsumatorët e një vendi të caktuar.
Për këtë lloj medium, kreativiteti dhe planifikimi janë tepër të kërkuara. Të ndash me publikun
duke treguar interes, duhet te ndërtosh edhe besimin me konsumatorët gjithashtu.
4. Bëjini spotet të aplikueshëm në telefonat mobile
Duke qënë se rrjetet më të mëdha sociale janë përshtatur edhe në telefona, është e kotë ta
anashkalosh këtë kërkesë të konsumatorit. Qëllimi kryesor duhet të shfaqet brenda 90
karaktereve të para të shkrimit, në mënyrë që konsumatori të njihet me mesazhin kryesor,
përndryshe do të humbë përqëndrimin. Sigurohuni se fotot apo videot punojnë dhe përshtaten
edhe në telefonat mobile.
Pesë efekte negative të reklamave
1. Kostot e fshehura
Një konsumator duhet të dijë që reklamat kushtojnë shumë dhe se paratë me të cilat ato
mundësohen vine nga vetë ai. Kur dikush blen një produkt, ai paguan për njësinë e
produktit, paketimin, kostot e zhvillimit, të mirëmbajtjes së makinerive, pagesën e
punonjësve që e kanë prodhuar, etj. Por përveç këtyre, në momentin që një produkt blihet,
në çmim është përfshirë edhe reklama që është paguar nga kompania për atë produkt.
2. Mashtrimi i klientëve
Të gjithë reklamuesit e dinë që nuk mund të thonë gënjeshtra pa limit në reklamat që prodhojnë
dhe që sipas ligjeve në shumë shtete pretendimet e tyre duhet të mbështeten në statistika
konkrete. Megjithatë, reklamuesit shpesh e shtrembërojnë të vërtetën mbi produktet e tyre.
Gjatë reklamimit, kompania mund ta ekzagjerojë me veçanti të caktuara të produkteve, duke e
bërë atë të duket shumë më cilësor se ç’është në të vërtetë. Sigurisht, veçantitë negative të një
produkti nuk përmenden kurrë. Kështu, reklamat mund të mashtrojnë shumë njerëz, sidomos
për një grupmoshë të re që shpenzon orë të tëra përpara televizorit apo internetit dhe përballet
kudo me reklama të tilla agresive dhe mashtruese.
3. Kushtëzimi dhe vendosja e një “mode”
Në mënyrë që të hipnotizojnë një masë të madhe njerëzish, kompanitë duhet të krijojnë një
“modë” të caktuar që konsumatorët do të duhet të ndjekin. Ky është një nga qëllimet më të
mëdha të reklamave të ditëve të sotme.reklamuesit kanë zbuluar se nëse prodhojnë një produkt
dhe bëjnë që produkti i tyre t’i bëjë klientët e lumtur, shitjet do të shpërthejnë. Për të bërë që
klientët të besojnë se një produkt i bën të lumtur, reklamuesitt i bombardojnë ata me imazhe
dhe me deklarata të pavërteta gjatë gjithë ditës, derisa njerëzit të fillojnë t’i besojnë ato gjëra.
Këtu mund të kihen parasysh reklamat tipike të pajisjeve stërvitëse që shërbejnë për dobësim
apo për të mbajtur trupin në formë Në këto reklama merren për të prezantuar produktet, njerëz
me trup perfekt, të cilët nuk e kanë arritur atë fizik me anë të produktit që reklamojnë, por me
stërvitje intensive gjatë një periudhe të gjatë kohe.
Pasi arrihet të vendoset “moda”, kushtëzimi mund të fillojë. Konsumatorët bëhen të varur ndaj
produkteve për të cilat në fakt nuk kanë fare nevojë.
5. Degradimi i artit
Një tjetër efekt negativ i reklamave është degradimi i tmerrshëm i disa prej formave të artit. Nuk
ka më kreativitet të pastër nëpër televizione. Çdo gjë që sheh apo dëgjon, tashmë ka për qëllim të
shesë diçka. Aktorët ndërsa luajnë pjesën e tyre në film, prezantojnë edhe produkte që
konsumatorët duhet të blejnë, duke dashur ta kthejnë përdorimin e tyre në “modën”. Një film që
zgjat 90 minuta, zgjatet në dy orë për shkak të reklamave që transmetohen në mes (përveç
reklamës së përfshirë në skenat e filmit). Nëpër ndeshje futbolli, nëpër emisione argëtuese apo
debati, nëpër çdo faqe interneti, kudo, ka hapësira të pafundme me reklama.
Por kjo është vetëm gjysma e së keqes. Shumica e reklamave janë tërësisht të trasha dhe të
krijuara me aspak imagjinatë apo origjinalitet. Nuk janë argëtuese, apo kreative dhe të mos flasim
pastaj për mungesën totale të artit në to.
4. Çensurimi
Kompanitë duan që reklamat e tyre të shfaqen në kanale televizive apo faqe interneti që kanë
një përmbajtje të caktuar, sepse kërkojnë që t’ia paraqesin produktin një audience të caktuar.
Shumica e mediave janë bërë tërësisht të varura prej reklamuesve të mëdhenj, aq sa ndryshojnë
apo çensurojnë edhe programacionin e vet për hir të tyre. Për shembull asnjë
drejtues emisioni nuk mund të thot kurrë: “Në djall këto reklamat!”, madje shpesh drejtuesi
është i gatshëm t’i kërkojë shikuesve që të mos ndërrojnë kanal gjatë hapësirës së reklamave.
Promovimi dhe plani i reklamimit
Zakonisht pjesa e reklamimit dhe e promovimit e planit të marketingut përshkruan si të ofrohet
propozimi unik i shitjes konsumatorëve të synuar.
Një ide duhet të theksohet në planin e marketingut:
Reklamimi – Qasja më e mirë për reklamim është që të mendohet për media dhe cilat media do
të jenë më efikase në arritjen e tregut të shënjestruar. Pastaj duhet të merret vendim lidhur me
sasinë e buxhetit vjetor që do të shpenzohet në reklamim, duke i sqaruar shpenizmin për secilin
medium.
Promovimi i shitjes – Nëse është e nevojshme për biznesin, mund t’i përfshini aktivitetet e
promovimit të shitjes në planin e reklamimit dhe promovimit, siç janë:
 Ofrimi i mostrave falas
 Kuponat
 Pikat e blerjes
 Demonstrimet e produkteve
Materialet e marketingut – Çdo biznes duhet të përfshijë disa prej këtyre në planet e tyre të
promovimit. Materiali më i zakonshëm i marketingut është karta e biznesit, broshurat,
pamfletet, fletushkat e informacioneve dhe fletat e shërbimit.
Publiciteti – Pjesë e këtij seksioni është përshkrimi i planifikimit të publicitetit. Komunikatat për
shtyp janë mënyra e vetme që njerëzit ta hapin fjalën rreth biznesit, por ekzistojnë edhe mënyra
të tjera:
 Lansimi i produktit
 Ngjarjet e posaçme duke përfshirë komunitetin
 Shkrimi i artikujve
 Marrja dhe shfrytëzimi i dëshmive
UEB-site i biznesit – Nëse biznesi ka apo do të ketë UEB-site, duhet dhënë një përshkrim se si
UEB-site përshtatet në reklamim dhe të tregohet plani i promovimit.
Ekspozimet tregtare – ekspozimet tregtare mund të jenë promovim i shkëqyeshëm dhe rast për
shitje.
Veprimtaritë e tjera promovuese
Veprimtaritë promovuese nuk kanë kufij. Veprimtaritë e tjera siç është mbajtja e kursit,
sponsorimi i një ngjarjeje të komunitetit apo bërja e kampanjës përmes imejllave janë gjithashtu
të mundshme. Qëllimi është që të planifikohen dhe të realizohen një sërë veprimesh
promovuese, të cilat do të komunikojnë me konsumatorët potencial. Promovimi efikas nuk
duhet të jetë i shtrenjtë!
Rëndësia e imazhit në marketing
Fotografia është një ndër elementët më të rëndësishëm të fushatave reklamuese dhe
marketingut në përgjithësi. Ajo mund të bëjë që një klient potencial të vazhdojë të interesohet
për produktin ose ta harrojë atë menjëherë. Shprehja e famshme e vjetër “Një foto vlen sa 1,000
fjalë” është më se e vërtetë. Njerëzit sot duan gjëra të shpejta dhe të qarta. Nëse diçka nuk i
plotëson këto kushte, atëherë ata kalojnë te tjetra.
Fotot e mira e kapin menjëherë vëmendjen e audiencës dhe pas kësaj pike, kësaj audience është
më e lehtë t’ia transmetosh pjesën tjetër të mesazhit.
Një foto ideale për reklamë duhet të transmetojë të njëjtin mesazh që transmeton tek audienca
edhe një spot televiziv 30 sekondash, në të cilin ka edhe të folur, muzikë dhe efekte vizuale nga
më të shumëllojshmet. Këtu qëndron vështirësia. Mënyra më e mirë për të realizuar diçka të tillë
është nëpërmjet artit. Jo çdo njeri ka sy për fotografi. Ashtu siç jo çdo njeri është i zoti për
gjithçka.
Një fotograf i mirë nuk duhet të fiksojë thjesht një imazh, por duhet të kapë momentin, ndjesinë
dhe të krijojë mesazhin që e bën një fushatë reklame jo të mirë, por të shkëlqyer.
Këshilla për ju menaxherë është që së pari të përfshini edhe fotografitë në fushatat reklamuese
(për t’u përdorur në billboarde, revista, internet, etj. E së dyti, që të zgjidhni fotografët e duhur
për të realizuar ato foto, që të jenë sa më të goditura, të kapshme dhe tërheqëse për njerëzit.
PЁRFUNDIMI
Nga kjo që u tha më lart kuptuam se marketing dhe reklamimi nuk jan e njejta gjë dhe se si arrihet
deri te faza e fundit e reklamimit te produktve se cilat janë punet qe kryej deri te ardhja e plasimit
te atij produkti per reklamim. Po ashtu kuptuam se reklamimi luan një rol kyq në hapat e par të
pasimit të atij produkti dhe bën tërheqjen e konsmatorvë. Po ashtu kuptuam se reklamta kan
efektet e tyr positive dhe negative.
LITERATURA
Nexhmi Rexha, Bazat e Marketingut, Kapitulli X Plani I Marketingut
Boshko Jaqovski, Makreting, Shkup 2000
Shkëputur nga “Udhëheqja me marketingun” F. Kotler, Boshko Jaqovski,
Makreting, Shkup 2000
Faleminderit për vëmendje

Contenu connexe

Tendances

Markat dhe Menaxhimi i Markave
Markat dhe Menaxhimi i MarkaveMarkat dhe Menaxhimi i Markave
Markat dhe Menaxhimi i MarkaveKujtim Hameli
 
Polika e promocionit x
Polika e promocionit xPolika e promocionit x
Polika e promocionit xZana Agushi
 
2.politika e promocionit_ui_re
2.politika e promocionit_ui_re2.politika e promocionit_ui_re
2.politika e promocionit_ui_reGashi Besnik
 
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre KursiBeiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre KursiKetiGjipali
 
Testi i dyte promocioni
Testi i dyte promocioniTesti i dyte promocioni
Testi i dyte promocioniValdet Shala
 
Shqiprim Jashari Punim ne Marketing, 7p,
Shqiprim Jashari Punim ne Marketing, 7p,Shqiprim Jashari Punim ne Marketing, 7p,
Shqiprim Jashari Punim ne Marketing, 7p,Shqiprim Jashari
 
Pdfslide.net punim seminarik-55b0cd262e832
Pdfslide.net punim seminarik-55b0cd262e832Pdfslide.net punim seminarik-55b0cd262e832
Pdfslide.net punim seminarik-55b0cd262e832INVA SHAHOLLI
 
Mardheniet publike ( marketing )
Mardheniet publike ( marketing )Mardheniet publike ( marketing )
Mardheniet publike ( marketing )Sabir Asipi
 

Tendances (9)

Markat dhe Menaxhimi i Markave
Markat dhe Menaxhimi i MarkaveMarkat dhe Menaxhimi i Markave
Markat dhe Menaxhimi i Markave
 
Polika e promocionit x
Polika e promocionit xPolika e promocionit x
Polika e promocionit x
 
2.politika e promocionit_ui_re
2.politika e promocionit_ui_re2.politika e promocionit_ui_re
2.politika e promocionit_ui_re
 
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre KursiBeiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
Beiersdorf AG (NIVEA) Detyre Kursi
 
Testi i dyte promocioni
Testi i dyte promocioniTesti i dyte promocioni
Testi i dyte promocioni
 
Shqiprim Jashari Punim ne Marketing, 7p,
Shqiprim Jashari Punim ne Marketing, 7p,Shqiprim Jashari Punim ne Marketing, 7p,
Shqiprim Jashari Punim ne Marketing, 7p,
 
Pdfslide.net punim seminarik-55b0cd262e832
Pdfslide.net punim seminarik-55b0cd262e832Pdfslide.net punim seminarik-55b0cd262e832
Pdfslide.net punim seminarik-55b0cd262e832
 
Mardheniet publike ( marketing )
Mardheniet publike ( marketing )Mardheniet publike ( marketing )
Mardheniet publike ( marketing )
 
Marketingu
MarketinguMarketingu
Marketingu
 

En vedette

Mikroekonomi oferta dhe kerkersa
Mikroekonomi oferta dhe kerkersaMikroekonomi oferta dhe kerkersa
Mikroekonomi oferta dhe kerkersaVeton Sopjani
 
Punimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomiPunimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomiArben
 
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.Libra Islame
 
Ardit Rexhmataj Pashalleqet
Ardit Rexhmataj PashalleqetArdit Rexhmataj Pashalleqet
Ardit Rexhmataj PashalleqetArdit Rexhmataj
 
Kris Ushe Pashalleku i Janines
Kris Ushe Pashalleku i JaninesKris Ushe Pashalleku i Janines
Kris Ushe Pashalleku i Janineslira kuca
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresGencRashiti
 
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Festim Çollaku
 
Punim seminarik nga lenda ekonomi
Punim seminarik nga lenda ekonomiPunim seminarik nga lenda ekonomi
Punim seminarik nga lenda ekonomiGezim Shabani
 
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaEriona Mustafa
 
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Luljeta
 
Projekt ekonomi
Projekt ekonomiProjekt ekonomi
Projekt ekonomiSajad Alla
 
Nocioni i firmave
Nocioni i firmaveNocioni i firmave
Nocioni i firmaveMenaxherat
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 

En vedette (20)

Mikroekonomi oferta dhe kerkersa
Mikroekonomi oferta dhe kerkersaMikroekonomi oferta dhe kerkersa
Mikroekonomi oferta dhe kerkersa
 
Punimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomiPunimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomi
 
Mikroekonomi kurbat
Mikroekonomi kurbatMikroekonomi kurbat
Mikroekonomi kurbat
 
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.
 
Ardit Rexhmataj Pashalleqet
Ardit Rexhmataj PashalleqetArdit Rexhmataj Pashalleqet
Ardit Rexhmataj Pashalleqet
 
Kris Ushe Pashalleku i Janines
Kris Ushe Pashalleku i JaninesKris Ushe Pashalleku i Janines
Kris Ushe Pashalleku i Janines
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
 
Histori
HistoriHistori
Histori
 
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''
 
Punim seminarik nga lenda ekonomi
Punim seminarik nga lenda ekonomiPunim seminarik nga lenda ekonomi
Punim seminarik nga lenda ekonomi
 
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
 
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
 
Projekt ekonomi
Projekt ekonomiProjekt ekonomi
Projekt ekonomi
 
Ekonomi
EkonomiEkonomi
Ekonomi
 
Ndermarrjet
NdermarrjetNdermarrjet
Ndermarrjet
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Nocioni i firmave
Nocioni i firmaveNocioni i firmave
Nocioni i firmave
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 

Similaire à Presentation mikroekonomi

Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tijRestaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tijDiellza Haxhimehmeti
 
Koncepti marketingut
Koncepti marketingutKoncepti marketingut
Koncepti marketingutMenaxherat
 
Marketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutMarketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutbujar30
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personaleVilma Hoxha
 
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
Tipologjia e marketingut   pjesa e iiTipologjia e marketingut   pjesa e ii
Tipologjia e marketingut pjesa e iiekonomia
 
MARKETINGU I PROJEKTIT
MARKETINGU I PROJEKTITMARKETINGU I PROJEKTIT
MARKETINGU I PROJEKTITMenaxherat
 
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYREPOLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRESabirRramanaj
 
Marketingu Per Bizneset E Vogla
Marketingu Per Bizneset E VoglaMarketingu Per Bizneset E Vogla
Marketingu Per Bizneset E VoglaMenaxherat
 
Europa Perendimore, Kosova dhe evoluimi i Marketingut
Europa Perendimore, Kosova dhe evoluimi i MarketingutEuropa Perendimore, Kosova dhe evoluimi i Marketingut
Europa Perendimore, Kosova dhe evoluimi i MarketingutBesart Krasniqi
 
Bazat e marketingut punimi i produktit
Bazat e marketingut punimi  i produktitBazat e marketingut punimi  i produktit
Bazat e marketingut punimi i produktitVeton Sopjani
 
Njohuribazemarketing
NjohuribazemarketingNjohuribazemarketing
NjohuribazemarketingArta Kurti
 
Njohuri Baze Marketing
Njohuri  Baze  MarketingNjohuri  Baze  Marketing
Njohuri Baze MarketingMenaxherat
 
Njohuri Baze Marketing
Njohuri Baze MarketingNjohuri Baze Marketing
Njohuri Baze MarketingMenaxherat
 
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01valmirejetishi
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajAtlantida Marketing Club
 
Tema 4 Marrdheniet Publike dhe Mix Marketingu.pptx
Tema 4 Marrdheniet Publike dhe Mix Marketingu.pptxTema 4 Marrdheniet Publike dhe Mix Marketingu.pptx
Tema 4 Marrdheniet Publike dhe Mix Marketingu.pptxlandigushi1
 

Similaire à Presentation mikroekonomi (20)

Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tijRestaurant Ibri dhe marketingu i tij
Restaurant Ibri dhe marketingu i tij
 
C00d
C00dC00d
C00d
 
c00d
c00dc00d
c00d
 
Koncepti marketingut
Koncepti marketingutKoncepti marketingut
Koncepti marketingut
 
Marketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutMarketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregut
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personale
 
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
Tipologjia e marketingut   pjesa e iiTipologjia e marketingut   pjesa e ii
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
 
MARKETINGU I PROJEKTIT
MARKETINGU I PROJEKTITMARKETINGU I PROJEKTIT
MARKETINGU I PROJEKTIT
 
Marketing1
Marketing1Marketing1
Marketing1
 
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYREPOLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
POLITIKA E PORDUKTIT DHE SHPERNDARJA E TYRE
 
Marketingu Per Bizneset E Vogla
Marketingu Per Bizneset E VoglaMarketingu Per Bizneset E Vogla
Marketingu Per Bizneset E Vogla
 
Europa Perendimore, Kosova dhe evoluimi i Marketingut
Europa Perendimore, Kosova dhe evoluimi i MarketingutEuropa Perendimore, Kosova dhe evoluimi i Marketingut
Europa Perendimore, Kosova dhe evoluimi i Marketingut
 
Bazat e marketingut punimi i produktit
Bazat e marketingut punimi  i produktitBazat e marketingut punimi  i produktit
Bazat e marketingut punimi i produktit
 
Njohuribazemarketing
NjohuribazemarketingNjohuribazemarketing
Njohuribazemarketing
 
Njohuri Baze Marketing
Njohuri  Baze  MarketingNjohuri  Baze  Marketing
Njohuri Baze Marketing
 
Njohuri Baze Marketing
Njohuri Baze MarketingNjohuri Baze Marketing
Njohuri Baze Marketing
 
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
 
marketing mars 2015
marketing mars 2015marketing mars 2015
marketing mars 2015
 
Tema 4 Marrdheniet Publike dhe Mix Marketingu.pptx
Tema 4 Marrdheniet Publike dhe Mix Marketingu.pptxTema 4 Marrdheniet Publike dhe Mix Marketingu.pptx
Tema 4 Marrdheniet Publike dhe Mix Marketingu.pptx
 

Plus de Duresa M. Bytyqi

Punim seminarik informatik
Punim seminarik informatikPunim seminarik informatik
Punim seminarik informatikDuresa M. Bytyqi
 
Universiteti publik e drejta biznesore
Universiteti publik e drejta biznesoreUniversiteti publik e drejta biznesore
Universiteti publik e drejta biznesoreDuresa M. Bytyqi
 
Prezantimi bazat e informatikes
Prezantimi bazat e informatikesPrezantimi bazat e informatikes
Prezantimi bazat e informatikesDuresa M. Bytyqi
 
Prezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesorePrezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesoreDuresa M. Bytyqi
 
Prezantimi bazat e biznesit
Prezantimi bazat e biznesitPrezantimi bazat e biznesit
Prezantimi bazat e biznesitDuresa M. Bytyqi
 

Plus de Duresa M. Bytyqi (7)

Presentation menaxhment
Presentation menaxhmentPresentation menaxhment
Presentation menaxhment
 
Punim seminarik informatik
Punim seminarik informatikPunim seminarik informatik
Punim seminarik informatik
 
Universiteti publik e drejta biznesore
Universiteti publik e drejta biznesoreUniversiteti publik e drejta biznesore
Universiteti publik e drejta biznesore
 
Prezantimi bazat e informatikes
Prezantimi bazat e informatikesPrezantimi bazat e informatikes
Prezantimi bazat e informatikes
 
Prezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesorePrezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesore
 
Prezantimi bazat e biznesit
Prezantimi bazat e biznesitPrezantimi bazat e biznesit
Prezantimi bazat e biznesit
 
Raport hulumtimi
Raport hulumtimiRaport hulumtimi
Raport hulumtimi
 

Presentation mikroekonomi

  • 1. Universiteti “Haxhi Zeka” –Pejë Vlersonë: •Prof.Dr.Artan Nimani •MCs.Alma Shehu Punuar nga: •Agon Berisha •Arian Shala •Duresa Bytyqi •Drilon Bardhaj PUNIM SEMINARIK Lënda:Mikroekonomi TEMA: Reklamimi dhe zhvillimi i produktit në tregun konkurrues
  • 2. HYRJE Në këtë punim seminarik do mundohemi qe ta trajtojm reklamimin e produkteve dhe sa është e rendesishme reklamimi në zhvillimin e produkteve ne treget konkuruese. Se sa ndikon reklamimi i produkteve ne zhvillimin e tyre ne treget konkuruese.
  • 3. Funksioni i Marketingu Fjala marketing rrjedh nga gjuha angleze përkatësisht nga fjala “market” që dmth. “treg” dhe shtesës “ing” që ka kuptime nga më të ndryshmet si proces, aksion, takim për të fituar etj. Por në në një përkthim të përgjithësuar mund të jetë “tregtim”. Marketingu është kuptimi i nevojave të klientëve dhe shëndrrimi i tyre në atë mënyrë, në të cilën produktet konceptohen, zhvillohen dhe plasohen, por duhet të ekzistoj strategjia për distribuim dhe promovim, për të kënaqur dhe joshur klientët. Prandaj themi se marketingu është i fokusuar në klientin. Reklama. tashmë është e pranishme kudo: në televizione, gazeta, revista, radio, fletëpalosje, internet, në stenda dhe afishe. Është një nga elementet më të rëndësishme për suksesin e një biznesi. Një logo, një slogan, një imazh, të shoqëruar nga elemente të tjera ndihmëse, që synojnë të japin pamje atraktive për t’u afruar gjithmonë e më tepër tek konsumatori dhe për të lënë gjurmë në kujtesën e tij. Zgjedhjet janë të ndryshme: pak fjalë, që mbahen mend lehtë, një zë i njohur për publikun drejt të cilit përcillet mesazhi dhe një imazh (më shpesh një fytyrë e bukur femre) që të fton të bësh zgjedhjen e saj për një produkt të caktuar. Por si krijohet një reklamë, cili është qëllimi i saj, cilat janë elementet e rëndësishme që merren parasysh për të sjellë një mesazh të suksesshëm.
  • 4. Reklamimi Reklama, si instrument i marketingut është një nga elementet më me ndikim që tërheq konsumatorët në blerjen e produkteve dhe shërbimeve si në shitoret tradicionale gjithashtu edhe në ato elektronike. Realizimet e reklamave nga kompanitë e njohura botërore bëhen duke u bazuar në vetë dëshirat e konsumatorëve. Nevojat e tyre studiohen mirë, dëshira e tyre për të konsumuar diçka emocionalisht studiohet gjithashtu, por më i rëndësishëm për kompanitë është studimi i reagimeve pas “konsumimit” të reklamave. Ky reagim është elementi kryesor i cili e përcjell konsumatorin gjatë gjithë kohës. Tendenca gjithnjë e më e madhe e kompanive të cilat mund të lejojnë buxhet të mirëfilltë për reklamë është krijimi i asociacioneve të cilat do të bëjnë që konsumatorët të ndjejnë ndikimin e reklamave për një kohë mundësisht sa më të gjatë. Ajo që mund të vërehet në ditët e sodit është se shumë kompani ndajnë buxhet sa për të shpalosur reklamat e tyre nëpër media të ndryshme ose përmes stendave të afishimit e fletushkave të shpërndara drejtpërdrejtë në shtëpitë e konsumatorëve.
  • 5. Reklama është një nga elementët që kërkojnë investimet më të mëdha të marketingut për shumicën e kompanive. Mbajmë parasysh që me reklama nuk kuptojmë vetëm videot që shfaqen në TV por çdo mënyrë publiciteti të paguar nga kompania, ku përfshihen gazetat, billbordet, reklamat online, etj. Reklamat më të mira nuk janë thjesht kreative, ato e shesin produktin. Vetëm kreativiteti nuk mjafton. Arti ndihmon që reklama të mbahet mend, të krijojë një ndjenjë të caktuar tek njerëzit, por as këto nuk mjaftojnë. Një reklamë e mirë duhet të komunikojë gjënë e duhur që do të bëjë që njerëzit ta kërkojnë, ta besojnë dhe ta blejnë atë produkt. Pra, një ndërthurje midis idesë, kreativitetit, artit dhe mesazhit të duhur e bëjnë një reklamë gati perfekte. Por edhe elementët e një reklame të shkëlqyer duhet të rinovohen ose nuk do të jepen më rezultatet e pritura. Elementë të tillë mund të jenë: personazhet, slloganet, apo lloji i mesazhit Ata që konceptojnë reklamat kanë metodë të ndryshme se si i krijojnë ato. Një metodë është lidhja e një marke në mënyrë të drejtpërdrejtë me një përfitim apo përcaktim të vetëm. Qëllimi i reklamës nuk duhet të jetë tregimi i fakteve rreth një produkti, por shitja e një zgjidhjeje ose një ëndrre. Reklama i duhet adresuar aspiratave të konsumatorëve.
  • 6. Katër praktikat më të mira për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve në rrjetet sociale Katër praktikat më të mira për reklamimin e produkteve janë: 1. Mendoni se kujt po i drejtoheni (Target-grupi) Fatmirësisht rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook etj. kanë sofistikuar programet kyç të kësaj kategorie të cilat ju lejojnë të shënjëstroni grupin e duhur të njerëzve bazuar te demografia, vendndodhja dhe prirjet e ngjashme, mes variablave të tjerë. Një spot mediatik social i suksesshëm bazohet në të dhënat e konsumatorëve të saj. 2. Jo çdo spot duhet të jetë publik Shumica e reklamave me të cilat ndesheni, duhën gjykuar nese vlejnë për t’u shpërndarë. Kjo, sepse shumica e reklamave nuk janë gjithnjë argetuese, por janë të formuluara për të përmbushur një qëllim të përcaktuar nga firma e interesuar. Çdo reklamë, duhet të merrni në konsideratë nese ka dçika publike në të. Mos harroni se nuk është e rëndësishme që reklama juaj të jetë tërësisht publike. Ka njerez qe nuk bejne gje tjeter vecse studiojne performancen e reklamave sociale gjate gjithe kohes. Ndaj, merrni keshillen e tyre nese doni te reklamoni dicka dhe se paku gjysma e rruges suaj drejt suksesit, te jete e garantuar.
  • 7. 3. Spotet sociale nuk kanë pse të duken si reklama Facebook Promoted Posts dhe Twitter’s Promoted Tweets duken më tepër si komunikim me konsumatorët sesa si reklama. Kjo për shkak të dizenjimit të tyre. Rrjetet më të mëdha sociale po i kushtojnë më tepër rëndësi spoteve locale që kanë një përmbajtje të caktuar për konsumatorët e një vendi të caktuar. Për këtë lloj medium, kreativiteti dhe planifikimi janë tepër të kërkuara. Të ndash me publikun duke treguar interes, duhet te ndërtosh edhe besimin me konsumatorët gjithashtu. 4. Bëjini spotet të aplikueshëm në telefonat mobile Duke qënë se rrjetet më të mëdha sociale janë përshtatur edhe në telefona, është e kotë ta anashkalosh këtë kërkesë të konsumatorit. Qëllimi kryesor duhet të shfaqet brenda 90 karaktereve të para të shkrimit, në mënyrë që konsumatori të njihet me mesazhin kryesor, përndryshe do të humbë përqëndrimin. Sigurohuni se fotot apo videot punojnë dhe përshtaten edhe në telefonat mobile.
  • 8. Pesë efekte negative të reklamave 1. Kostot e fshehura Një konsumator duhet të dijë që reklamat kushtojnë shumë dhe se paratë me të cilat ato mundësohen vine nga vetë ai. Kur dikush blen një produkt, ai paguan për njësinë e produktit, paketimin, kostot e zhvillimit, të mirëmbajtjes së makinerive, pagesën e punonjësve që e kanë prodhuar, etj. Por përveç këtyre, në momentin që një produkt blihet, në çmim është përfshirë edhe reklama që është paguar nga kompania për atë produkt. 2. Mashtrimi i klientëve Të gjithë reklamuesit e dinë që nuk mund të thonë gënjeshtra pa limit në reklamat që prodhojnë dhe që sipas ligjeve në shumë shtete pretendimet e tyre duhet të mbështeten në statistika konkrete. Megjithatë, reklamuesit shpesh e shtrembërojnë të vërtetën mbi produktet e tyre. Gjatë reklamimit, kompania mund ta ekzagjerojë me veçanti të caktuara të produkteve, duke e bërë atë të duket shumë më cilësor se ç’është në të vërtetë. Sigurisht, veçantitë negative të një produkti nuk përmenden kurrë. Kështu, reklamat mund të mashtrojnë shumë njerëz, sidomos për një grupmoshë të re që shpenzon orë të tëra përpara televizorit apo internetit dhe përballet kudo me reklama të tilla agresive dhe mashtruese.
  • 9. 3. Kushtëzimi dhe vendosja e një “mode” Në mënyrë që të hipnotizojnë një masë të madhe njerëzish, kompanitë duhet të krijojnë një “modë” të caktuar që konsumatorët do të duhet të ndjekin. Ky është një nga qëllimet më të mëdha të reklamave të ditëve të sotme.reklamuesit kanë zbuluar se nëse prodhojnë një produkt dhe bëjnë që produkti i tyre t’i bëjë klientët e lumtur, shitjet do të shpërthejnë. Për të bërë që klientët të besojnë se një produkt i bën të lumtur, reklamuesitt i bombardojnë ata me imazhe dhe me deklarata të pavërteta gjatë gjithë ditës, derisa njerëzit të fillojnë t’i besojnë ato gjëra. Këtu mund të kihen parasysh reklamat tipike të pajisjeve stërvitëse që shërbejnë për dobësim apo për të mbajtur trupin në formë Në këto reklama merren për të prezantuar produktet, njerëz me trup perfekt, të cilët nuk e kanë arritur atë fizik me anë të produktit që reklamojnë, por me stërvitje intensive gjatë një periudhe të gjatë kohe. Pasi arrihet të vendoset “moda”, kushtëzimi mund të fillojë. Konsumatorët bëhen të varur ndaj produkteve për të cilat në fakt nuk kanë fare nevojë.
  • 10. 5. Degradimi i artit Një tjetër efekt negativ i reklamave është degradimi i tmerrshëm i disa prej formave të artit. Nuk ka më kreativitet të pastër nëpër televizione. Çdo gjë që sheh apo dëgjon, tashmë ka për qëllim të shesë diçka. Aktorët ndërsa luajnë pjesën e tyre në film, prezantojnë edhe produkte që konsumatorët duhet të blejnë, duke dashur ta kthejnë përdorimin e tyre në “modën”. Një film që zgjat 90 minuta, zgjatet në dy orë për shkak të reklamave që transmetohen në mes (përveç reklamës së përfshirë në skenat e filmit). Nëpër ndeshje futbolli, nëpër emisione argëtuese apo debati, nëpër çdo faqe interneti, kudo, ka hapësira të pafundme me reklama. Por kjo është vetëm gjysma e së keqes. Shumica e reklamave janë tërësisht të trasha dhe të krijuara me aspak imagjinatë apo origjinalitet. Nuk janë argëtuese, apo kreative dhe të mos flasim pastaj për mungesën totale të artit në to. 4. Çensurimi Kompanitë duan që reklamat e tyre të shfaqen në kanale televizive apo faqe interneti që kanë një përmbajtje të caktuar, sepse kërkojnë që t’ia paraqesin produktin një audience të caktuar. Shumica e mediave janë bërë tërësisht të varura prej reklamuesve të mëdhenj, aq sa ndryshojnë apo çensurojnë edhe programacionin e vet për hir të tyre. Për shembull asnjë drejtues emisioni nuk mund të thot kurrë: “Në djall këto reklamat!”, madje shpesh drejtuesi është i gatshëm t’i kërkojë shikuesve që të mos ndërrojnë kanal gjatë hapësirës së reklamave.
  • 11. Promovimi dhe plani i reklamimit Zakonisht pjesa e reklamimit dhe e promovimit e planit të marketingut përshkruan si të ofrohet propozimi unik i shitjes konsumatorëve të synuar. Një ide duhet të theksohet në planin e marketingut: Reklamimi – Qasja më e mirë për reklamim është që të mendohet për media dhe cilat media do të jenë më efikase në arritjen e tregut të shënjestruar. Pastaj duhet të merret vendim lidhur me sasinë e buxhetit vjetor që do të shpenzohet në reklamim, duke i sqaruar shpenizmin për secilin medium. Promovimi i shitjes – Nëse është e nevojshme për biznesin, mund t’i përfshini aktivitetet e promovimit të shitjes në planin e reklamimit dhe promovimit, siç janë:  Ofrimi i mostrave falas  Kuponat  Pikat e blerjes  Demonstrimet e produkteve
  • 12. Materialet e marketingut – Çdo biznes duhet të përfshijë disa prej këtyre në planet e tyre të promovimit. Materiali më i zakonshëm i marketingut është karta e biznesit, broshurat, pamfletet, fletushkat e informacioneve dhe fletat e shërbimit. Publiciteti – Pjesë e këtij seksioni është përshkrimi i planifikimit të publicitetit. Komunikatat për shtyp janë mënyra e vetme që njerëzit ta hapin fjalën rreth biznesit, por ekzistojnë edhe mënyra të tjera:  Lansimi i produktit  Ngjarjet e posaçme duke përfshirë komunitetin  Shkrimi i artikujve  Marrja dhe shfrytëzimi i dëshmive UEB-site i biznesit – Nëse biznesi ka apo do të ketë UEB-site, duhet dhënë një përshkrim se si UEB-site përshtatet në reklamim dhe të tregohet plani i promovimit. Ekspozimet tregtare – ekspozimet tregtare mund të jenë promovim i shkëqyeshëm dhe rast për shitje. Veprimtaritë e tjera promovuese Veprimtaritë promovuese nuk kanë kufij. Veprimtaritë e tjera siç është mbajtja e kursit, sponsorimi i një ngjarjeje të komunitetit apo bërja e kampanjës përmes imejllave janë gjithashtu të mundshme. Qëllimi është që të planifikohen dhe të realizohen një sërë veprimesh promovuese, të cilat do të komunikojnë me konsumatorët potencial. Promovimi efikas nuk duhet të jetë i shtrenjtë!
  • 13. Rëndësia e imazhit në marketing Fotografia është një ndër elementët më të rëndësishëm të fushatave reklamuese dhe marketingut në përgjithësi. Ajo mund të bëjë që një klient potencial të vazhdojë të interesohet për produktin ose ta harrojë atë menjëherë. Shprehja e famshme e vjetër “Një foto vlen sa 1,000 fjalë” është më se e vërtetë. Njerëzit sot duan gjëra të shpejta dhe të qarta. Nëse diçka nuk i plotëson këto kushte, atëherë ata kalojnë te tjetra. Fotot e mira e kapin menjëherë vëmendjen e audiencës dhe pas kësaj pike, kësaj audience është më e lehtë t’ia transmetosh pjesën tjetër të mesazhit. Një foto ideale për reklamë duhet të transmetojë të njëjtin mesazh që transmeton tek audienca edhe një spot televiziv 30 sekondash, në të cilin ka edhe të folur, muzikë dhe efekte vizuale nga më të shumëllojshmet. Këtu qëndron vështirësia. Mënyra më e mirë për të realizuar diçka të tillë është nëpërmjet artit. Jo çdo njeri ka sy për fotografi. Ashtu siç jo çdo njeri është i zoti për gjithçka. Një fotograf i mirë nuk duhet të fiksojë thjesht një imazh, por duhet të kapë momentin, ndjesinë dhe të krijojë mesazhin që e bën një fushatë reklame jo të mirë, por të shkëlqyer. Këshilla për ju menaxherë është që së pari të përfshini edhe fotografitë në fushatat reklamuese (për t’u përdorur në billboarde, revista, internet, etj. E së dyti, që të zgjidhni fotografët e duhur për të realizuar ato foto, që të jenë sa më të goditura, të kapshme dhe tërheqëse për njerëzit.
  • 14. PЁRFUNDIMI Nga kjo që u tha më lart kuptuam se marketing dhe reklamimi nuk jan e njejta gjë dhe se si arrihet deri te faza e fundit e reklamimit te produktve se cilat janë punet qe kryej deri te ardhja e plasimit te atij produkti per reklamim. Po ashtu kuptuam se reklamimi luan një rol kyq në hapat e par të pasimit të atij produkti dhe bën tërheqjen e konsmatorvë. Po ashtu kuptuam se reklamta kan efektet e tyr positive dhe negative.
  • 15. LITERATURA Nexhmi Rexha, Bazat e Marketingut, Kapitulli X Plani I Marketingut Boshko Jaqovski, Makreting, Shkup 2000 Shkëputur nga “Udhëheqja me marketingun” F. Kotler, Boshko Jaqovski, Makreting, Shkup 2000