SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  24
Të dhëna paraprake
 Emri i plotë
 Shteti Sublim Osman
 Gjuha zyrtare
 Turko-otomane (e shkruar me alfabet arab),
 Gjuhë të folura
 Shqip., arabisht, greqisht,armenisht, hebrais
ht, rusisht,serbisht etj.
 Kryeqyteti
 Söğüt (1302–26)
Brusa (1326–65)
Edirne (1365–1453)
Stamboll (1453–1922)
 Valuta
 Akçe, Para, Kuruş, Lira,Sultanî
 Politika
 Forma e qeverisjes
 Kalifat
 Statusi
 Perandori e madhe
 Popullsia
 ~30-35.000.000 ban. (1600)
 ~35.350.000 ban. (1856)
~20.884.000 ban. (1906)
~18.520.000 ban. (1914)
~14.629.000 ban. (1918)
 Sipërfaqja
 ~4.800 km² (1299)
 ~5.200.000 km² (Shekulli XVI)
~3.400.000 km² (1900)
783.562 km² (1923)
 Themelimi
 1299
 Qeverisja e ndërmjetme
 1402–1414
 Republika e Turqisë
 29 tetor, 1923
Perandoria Osmane
 Perandoria Osmane (1299 - 1923), është shteti paraardhës i Republikës
së Turqisë së sotme dhe një nga perandoritë më të mëdha të historisë.
Përfshinte 22,9 milion km² në majë të lulëzimit në shekullin XVI duke mbajtur
të pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në Evropë.
Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë
fushata ushtarake. Brenda perandorisë mbizotëronte rendi ushtarak dhe
aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit të shtetit.Një ndër
sundimtarët më të fuqishem ishte Sulltan Sylejmani ndryshe nga turqit quhej
Kanuni Sulltan Sylejman.
 Kryeqyteti : Stambolli (Konstandinopoja)
 Shekujt XVI dhe XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në
shekujt XVIII dhe XIX luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë
shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë
qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli
shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre. Lëvizjet nacionaliste turke shpallën
Republikën e Turqisë në territorin e mbetur, i cili kryesisht banohej nga populli
turk.
Historia
 Pas vdekjes së Sulltanit Selxhuk Anadolli ishte i ndarë si një mozaik ku çdo
pjesë e Anadollit ishte si një shtet i pavarur,kjo ndarje e Anadollit dhe disa
pjesëve të Turqisë ndodhi gjatë fillimit të vitit 1300 e deri në fund të këtij
shekulli.Keto shtete të ndara të Anadollit quheshin Emiratet e Gazit.Emiratet e
Gazit apo shtetet e ndara ishin të udhehequra nga Osmani I (1258 - 1326) ku
edhe mori emrin Perandoria Osmane nga Sulltani Osman I (1258-1326),si
themelues i Perandorisë Osmane ai tha dhe qellimi i tij ishte: "Unë si
themeluesi i kesaj Perandorie,do te zgjeroj kufijte e Perandorisë Osmane drejt
Perandorisë Osmane.Me këto reforma pjesët e ndara të Anadollit tashmë ishin
të bashkuara.Pas vdekjes së Sulltan Osmanit I Perandoria Osmane filloi të
zgjerohej prej mesdheut Lindor e deri në Ballkan.Djali i Sulltan Osmanit
Orhani pas shumë sukseseve të bëra ai pushtoi Bursën dhe Bursa u bë
kryeqyteti i kësaj Perandorie.Rënia e Bursës nënkuptonte humbjen e kotrollin
Bizantin mbi Anadollin.Fitorja Osmane në Kosovë në vitin 1389 në mënyrë
efektive shënoi fundin e pushtetit serb në rajon duke hapur rrugën për
zgjerimin e Perandorisë Osmane në Evropë.Beteja e Nikopolit ne vitin 1396 mes
forcave Otomane dhe Kryqtareve ne Bullgari ishte beteja e cila Perandoria
Osmane i dha fund kryqëzatave të asaj kohe në fund të shekullit XIV.
Shtrirja Gjeografike e Perandorisw
Osmane(1300-1923)
Lidhja e Shenjtë
 Në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhja e Shenjtë”.
Në koalicion merrnin pjesëAustria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy
vjetësh hyri edhe Rusia.Gjendja e shtetit osman ishte keqësuar edhe më shumë.
Në letër ushtria osmane llogaritej rreth 300 000 veta, kurse në të vërtetë nuk i
kalonte të 160 000 vetat. Përsa i përket armatimit dhe stërvitjes së ushtarakëve
kishte të meta të mëdha. Më e keqe ishte gjendja e spahinjve. Forcat e Lidhjes
së Shenjtë filluan luftën në vitin 1686.Ushtritë austriake morën Budën që kishte
160 vjet që ndodhej në duart e osmanëve, thyen në Mohaç ushtrinë osmane, në
vendin ku më 1526 u vendos fati i Hungarisë dhe pushtuan Beogradin; në Vidin
pranë Danubit, u thye flota osmane. Në përparimin e shpejtë të ushtrisë
austriake ndikoi edhe qëndrimi i ushtrisë osmane. Jeniçerët dhe një pjesë e
ushtarëve të kategorive të tjera u rebeluan, braktisën frontin dhe u kthyen në
Stamboll. Ushtria veneciane u hodh në sulm në More dhe në Dalmaci. Brenda
një kohe të shkurtër në duart e venecianëve ra gjithë Moreja.Në suksesin e
forcave të Lidhjes së Shenjtë ndikoi dhe lufta çlirimtare e popujve
të Ballkanit për të flakur zgjedhën osmane. U ngritën serbë, bullgarë, grekë
dheshqiptarë. Ata iu përgjigjën thirrjes së perandorit austriak për të luftuar
kundër osmanëve. Kryengritje të fuqishme shpërthyen në rajone të Tërnovës e
të Sofjes nëBullgari. Bojari rumun doli hapur kundër pushtetit qendror.
Vendet pjesmarrëse në Lidhjen e Shenjtë
Lufta Osmano-Austriake
 Luftën më të gjatë shteti osman e zhvilloi me Austrinë. Lufta filloi në vitin 1683.
Pretekst ishte përkrahja që i bëri Austria grupit kundërosman. Ushtria osmane
arrinte mbi 170 000 veta kurse ushtria austro-polake deri 63000 veta. Në
ushtrinë osmane ishin marrë me forcë persona që nuk kishin kapur armë me
dorë: si shërbëtorë, zejtarë, tregtarë etj. Ushtria osmane me në krye
sulltan Mehmetin IV dhe vezirin e madh, Kara Mustafa pashën, hynë në
territoret hungareze që ndodheshin nën Austrinë. Sulltani synonte të merrte
Vjenën.Rrethimi i Vjenës zgjati dy muaj. Atë e mbronin 13000 veta si zejtarë,
studentë, banorë të tjerë e fshatarë të krahinave përreth. Ndonëse nuk ishin të
armatosur mirë ata i qëndruan ushtrisë osmane. Gjatë sulmeve për pushtimin e
Vjenës sulltani humbi pothuajse 1/4 e ushtrisë. Më 12 shator ushtria osmane u
sulmua edhe nga një ushtri prej 25000 vetësh e përbërë nga polakë, ukrainas
dhe kazakë e komanduar nga mbreti polak Jan Sobeski.Të vënë midis dy
zjarreve, osmanët pësuan disfatë, lanë 20000 të vrarë dhe 3000 topa. Veziri i
madh mezi shpëtoi kokën dhe u tërhoq në Beograd. Atje u ekzekutua me
urdhrin e sulltanit. Mbreti polak ndoqi ushtrinë gjatë tërheqjes dhe e theu atë
edhe një herë në Brigjet e Danubit. Kjo disfatë e ushtrisë osmane ngjjalli
shpresa për dëbimin e osmanëve nga Evropa. Por realizimi i kësaj kërkonte
bashkimin e forcave të disa sheteteve.
Konflikti me Rusinë
 Një nga këto shtete ishte Rusia. Ajo filloi të marrë nën “mbrojtje” të krishterët.
Si kundërpërgjigje qeveria osmane filloi të përkrahë armiqtë e Rusisë. Një nga
këta armiq ishte mbreti suedez Karli XII dhe disa persona të tjerë. Me ta qeveria
osmane kishte arritur marrëveshje për luftë të përbashkët.Në nëntor të
vitit 1710 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane mbasi Porta e Lartë nuk
pranoi kërkesën e carit rus për të dëbuar mbretin sudez nga territori i
Perandorisë Osmane. Cari rus me anë të letrave u përpoq të ngrejë në luftë
kundër pushtetit qendror grekët, serbët, bullgarët e malazezët.Rusia bëri disa
marrëveshje të fshehta me bojarët e Vllahisë e të Moldavisë. Sundimtari i
Vllahisë duhej të hidhte një ushtri prej 30000 vetash në anën e Rusisë, të
furnizonte ushtrinë ruse me rezerva ushqimore dhe të ngrinte serbët e
bullgarët në luftë kundër sulltanit. Rusia duhej ta njihte atë si sundimtar të
pavarur. Sundimtari i Moldavisë do të hidhte në luftë 10000 veta me kusht që
kufijtë lindorë të shtriheshin deri në lumin Dniester dhe Moldavia të ruante
autonominë e brendshme. Për organizimin e kryengritjes në Ballkan u dërguan
në brigjet e Adriatikut Miloradoviçi. Oravtjet e saj dështuan. As sundimtarët e
provincave rumune nuk e mbajtën fjalën.
Disfata Ruse
 Forcat ndërluftuese ishin të pabarabarta. Forcat ruse nuk i kaloni 38000 vetat,
kurse forcat osmane arrinin mbi 100000 veta.
 Në këto kushte ushtria ruse u rrethua në verën e vitit 1711 në lumin Prut në Jasi.
Cari rus u detyrua të kërkojë paqe: Kushtet e paqes ishin të rënda për Rusinë.
Ajo duhet të
 Kthente Azovin.
 Mos përzihej në çështjen e Polonisë
 Privohej nga e drejta për të bërë tregti në Detin e Zi.
 Rruga tregtare kufizohej vetëm në tokë. Së fundi ajo humbiste të drejtën për të
mbajtur përfaqësues në Stamboll. Porta e Lartë ishte e detyruar të largonte
Karlin XII nga territori i perandorisë, por Rusia duhet ta lejonte atë të tërhiqej
përmes territorit të saj për në Suedi. Si Rusia dhe shteti osman nuk kishin
ndërmend të zbatonin këto vendime. Mosmarrëveshjet arritën gati në
shpërthimin e luftës, por në verën e vitit 1713 në Adrianopojë u arrit një paqe
për 25 vjet. Shtatë vjet më vonë u nënshkrua një paqe e përjetshme midis këtyre
shteteve në Kostandinopojë.
Pjetri i madh
Lufta kundër Venedikut
 Pas sukseseve në luftë me Rusinë, shteti osman nisi luftën
kundër Venedikut. Ai kërkonte të kthente Morenë dhe ishujt e
Arkipelagut, të shkëputura nga paqja e Karlovacit që ndodheshin në
duart e venecianëve. Ai shfrytëzoi edhe gjendjen e krijuar në këto
rajone. Popullsia greke e këtyre rajoneve ishte e pakënaqur nga sundimi
venecian. Përveç shtypjes dhe grabitjes ajo ishte e pakënaqur edhe për
shkak se ai kishte dëmtuar tregtinë dhe kisha katolike nuk merrte
parasysh ndjenjat fetare të saj. Në këto kushte popullsia e këtyre
rajoneve i priti forcat osmane si çlirimtare. Këto të fundit ia arritën
qëllimit.Venediku i kërkoi ndihmë Papës dhe Austrisë. Papa u bëri
thirrje vendeve katolike të ndihmonin Venedikun. Si aleate e “Lidhjes
së Shenjtë” dhe garantuese e paqes së Karlovaçit, Austria i kërkoi
shtetit osman të zbatonte kushtet e asaj marrëveshje. Shteti osman nuk
pranoi. Atëherë në luftë hyri edhe Austria. Ushtria austriake u solli
forcave osmane disa disfata në Petervarat, Timishuarë e Beograd. Në
duart e austriakëve ra një pjesë e Serbisë me Beogradin, Banati dhe
rajone të tjera.
Marrëveshjet për paqje
 Vazhdimi i mëtejshëm i luftës do të ishte me pasoja për
Perandorinë Osmane. Franca ishte e interesuar që Austria, forcat
ushtarake t’i përqendronte në Lindje. Prandaj ishte për zgjatjen e
luftës. Anglia e Holanda ishin për kthimin në kufijtë e para
luftës. Austria kërkonte gjithë Serbinë, Bosnjën, Moldavinë,
Vllahinë dhe Besarabinë. Megjithatë Porta e Lartë dhe
ndërmjetësit e pushimit të luftës shfrytëzuan vështirësitë e
Austrisë për shkak të kontradiktave me Spanjën për Sicilinë dhe
e detyruan atë të bënte disa lëshime.Në fillim të qershorit 1718 në
afërsi të qytetit të vogël Pozharevac (Pasaroviç) u hap konferenca
e paqes. Përveç palëve ndërluftuese morën pjesë përfaqësues të
Holandës dhe të Anglisë. Bisedimet përfunduan me nënshkrimin
e traktateve politike dhe tregtare midis kësaj të fundit dhe
Venedikut.
 Austria në marrëveshje
 Sipas marrëveshjes politike, Austria siguroi Banatin, një pjesë të
Serbisë me Beogradin, Bosnjën Veriore e Vllahinë e Vogël,
garantonte lirinë e besimit për katolikët në të gjithë Perandorinë
Osmane; kurse sipas marrëveshjes tregtare shtetasit austriakë
kishin të drejtë të tregtonin në gjithë territorin e perandorisë, në
Danub e në portat e Detit të Zi. Dogana për import dhe eksport
ishte 3%. Tregtarët austriakë çliroheshin nga taksa e detyrimet e
tjera që jepnin tregtarët e vendeve të tjera. Austria kishte të drejtë
të vendoste në portet dhe në qendrat tregtare konsuj dhe agjentë
tregtarë. Ata gëzonin kapitulacionet si francezët dhe anglezët.
Tregtarët austriakë gëzonin më shumë privilegje se vetë tregtarët
turq.
 Venediku në marrëveshje
 Venediku, sipas marrëveshjes, humbi Morenë dhe një varg
ishujsh të Arkipelagut. Ato i kaluan Perandorisë Osmane. Për t’i
kompensuar humbjet territoriale, tarifat doganore për tregtarët
venecianë u ulën nga 5 në 3 për qind.
Maria Teresa e Austrisë
Rifillimi i konfliktit me Rusine
 Paqja nuk vazhdoi gjatë. Pjetri I shfrytëzoi humbjen e osmanëve
nga austriakët dhe venecianët për të forcuar ndikimin në rrethet
e Kaukazit. Pas një lufte të shkurtër me Iranin, sipas paqes së
vitit 1723, Rusia mori qytetet Derbend e Baku me rrethet e tyre.
Kjo cenoi interesat e shtetit osman.Forcat osmane hynë në Gruzi,
morën Tbilisin dhe vazhduan drejt Lindjes. Një ushtri tjetër me
30000 veta u nis drejt hanit të Erevanit. Pasi theu qëndresën e
kundërshtarit ajo pushtoi Erevanin. Cari rus nuk ishte në gjendje
të largonte forcat osmane. Prandaj u përpoq ta zgjidhte çështjen
me rrugë paqësore. Meqenë se forcat osmane ndeshën një
qëndresë të madhe në rrugën e pushtimeve, sulltani pranoi
propozimin e carit.Në verën e vitit 1724 në Stamboll u nënshkrua
marrëveshja midis Rusisë dhe shtetit osman për ndarjen e
zotërimeve iraniane në Kaukaz. Me Rusinë u bashkuan territoret
pranë detit Kaspik, kurse Gruzia, Shirvani, Erevani e një pjesë e
Azerbaixhanit iranian njohën sundimin osman.
Konflikti me Iranin
 Shteti osman në këtë periudhë zhvilloi luftëra të gjata me Iranin. Pas
nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë ushtria osmane hyri në Iranin
Perëndimor. Ajo ndeshi në një qëndresë të fortë të fshatarësisë dhe të banorëve
të qyteteve të atyre territoreve. Megjithatë kjo qëndresë nuk vazhdoi
gjatë.Shkaku ishte lufta për fronin e shahut. Në vitin 1725 si rezultat i kësaj lufte
u vra uzurpatori i fronit Afganas Mahmuti. Vendin e tij e zuri i vëllai thjeshtër i
quajtur Ashraf. Në radhë të parë ai duhet të likuidonte çrregullimet në vend, të
ndërpriste grabitjet dhe dhunën ndaj popullsisë, të vendoste disiplinën në
ushtri. Për këto arsye ishte i detyruar të kishte marrëdhënie të mira me shtetin
osman. Në tetor të vitit 1727 u arrit një paqe me kushte të rënda për
Iranin :Shahu njihte sulltanin Ahmet III (1703-1730) si halif të gjithë
myslimanëve sunitë.Ai vetë e konsideronte veten si vasal të sulltanit.Perandoria
Osmane mori mjaft territore të tjera, afro 2/5 e territorit të Iranit, përveç atyre
që mori në marrëveshjen me Pjetrin I.Masat popullore u bënë qëndresë
osmanëve. Në krye të tyre doli një njeri nga shtresat e ulëta, Halil Patrona, i cili
në vitin1730 u shkaktoi osmanëve disa humbje, shpërtheu më 28
shtator 1730 gjithashtu me mbështetjen e regjimentit të pestë të Jeniçerëve.
Ahmeti III
Rifillimi i luftës me Rusinë
 Marrëdhëniet me Rusinë nuk u normalizuan. Cari rus kërkonte
të çlirohej nga vendimet e marrëveshjeve të Adrianopojës dhe të
Kostandinopojës. Në radhë të parë kërkonte të dilte në Detin e
Zi. Pretekst ishin sulmet e tatarëve të Krimesë në territorin e
Rusisë. Në vitin 1735 një ushtri prej 20000 vetash tatare u dynd
në territorin e Rusisë. Si kundërpërgjigje Rusia organizoi dy
ekspedita kundër hanit të Krimesë, ku e para përfundoi pa
sukses për Rusinë. Ushtria ruse gjatë fushatës së dytë arriti deri
në kryeqytetin e hanit të Krimesë dhe mori Azovin.Në luftë
kundër shtetit osman në vitin 1737 hyri edhe Austria si aleate e
Rusisë. Ushtria austriake hyri në Bosnjë, Serbi, Vllahi dhe vuri
dorë mbi një varg qytetesh. Në këto kushte forcat ruse arritën
suksese të reja në Krime, duke pushtuar disa qendra të
rëndësishme tregtare në brigjet e Detit të Zi. Në kushtet e luftës
në dy fronte shteti osman u detyrua të kërkojë paqe.
Pëpjekje për marrëveshje
 Në verën e vitit 1737 palët ndërluftuese u ulën në tavolinën
e bisedimeve. Përveç tyre në bisedime morën pjesë si
vëzhgues përfaqësues të Anglisë e të Holandës. Gjatë
bisedimeve nuk u gjet një gjuhë e përbashkët.
 Rusia kërkonte
 T’i jepeshin rajonet midis lumenjve Don e Danub
 Të ktheheshin Moldavia e Vllahia në principata të pavarura
nën mbrojtjen e Rusisë
 Lundrimin e lirë të anijeve ruse në Detin e Zi.
 Austria pretendonte për territore të Moldavisë, Vllahisë,
Serbisë e Bosnjës.
 Porta e Lartë nuk pranoi asnjë nga këto kërkesa. Kështu,
pas një armëpushimi të shkurtër, lufta rifilloi përsëri.
Lufta në Shqipëri
 Në këto rrethana të favorshme, ushtria austriake përparoi në
Bullgari dhe në tokat e shqiptarëve. Në Prishtinë forcat austriake
u pritën nga 5000 kryengritës shqiptarë, kurse në Prizren nga
6000 kryengritës të tjerë shqiptarë. Në betejën e Kaçanikut 2
janar 1690 ushtria austriake së bashku me kryengritësit
shqiptarë pësunan disfatë. Pas kësaj ushtritë osmane, brenda një
kohe të shkurtër, arritën të pushtonin qytetet e Rrafshit të
Dukagjinit dhe të Kosovës.Shqiptarët luftuan përkrah
austriakëve në Novobërdë e në disa qytete të tjera. Këto beteja
përfunduan me fitoren e ushtrisë osmane. Pas këtyre disfatave,
me austriakët u tërhoqën nga Kosova mjaft kryengritës. Faktin e
largimit të mjaft kryengritësve nga Kosova e shfrytëzoi më vonë
monarkia serbe e cila krijoi legjendën e së ashtuquajturës
“shpërngulja e serbëve” nga Kosova dhe popullimin e saj prej
shqiptarëve. Historiografia shqiptare me argumente shkencore
ka hedhur poshtë këtë tezë anti-shqiptare.
Coptimi i Perandorisë Osmane
 Sukseset e ushtrive austriake e shqetësuan Francën, prandaj ajo u hodh në luftë kundër
Austrisë. Austria, duke mos qenë në gjendje të luftonte në dy fronte, u tërhoq nga lufta
me shtetin osman. Kështu brenda një kohe të shkurtër forcat osmane u shkaktuan
humbje forcave austriake dhe i dëbuan nga Bullgaria, Serbia, Kosova e Transilvania.
Ndërkohë edhe anëtarja e katërt e Lidhjes, Rusia zhvilloi luftë me Perandorinë Osmane.
Në vitet 1686-1687 dy ekspeditat e saj kundër Krimesë përfunduan në disfatë. Pas shumë
përpjekjeve një dhjetëvjeçar më vonë ajo mori Azovin.Në këto kushte gjendja e
Perandorisë Osmane u keqësua shumë. Prandaj sulltani kërkoi paqe. E interesuar për
luftë ishte edhe Austria. Anglia e Holanda, si armike të Francës, ndonëse mështetnin
Austrinë, ishin për përfundimin e luftës. Për këto arsye në vitin 1698 në Karlovac të
Sllovenisë u thirr konferenca për hartimin e kushteve të paqes midis shtetit osman dhe
“Lidhjes së Shenjtë”. Më 26 janar të vitit 1699 u arrit një paqe për 25 vjet me Austrinë,
Poloninë e Venedikun. Austria mori pothuajse gjithë territorin e Hungarisë që deri para
luftës i përkiste shtetit osman, Transilvaninë dhe Slloveninë. Polonia mori bregun e
djathtë të Ukrainës, kurse Venediku vuri nën sundim Morenë. Gjashtë kështjella në
Dalmaci dhe një radhë ishujsh të arkipelagut.Nuk vonoi shumë edhe Rusia bëri paqe me
shtetin osman në verën e vitit 1700. Sipas kushteve të paqes Rusia mori Azovin me
territorin përreth, fitoi të drejtën të lundrojë në Detin e Zi dhe të mbajë ambasador në
kryeqytetin osman, si gjithë shtetet e tjera. Fetarët rusë kishin të drejtë të vizitonin
vendet e shenjta në Palestinë.
Përfundimet
 Këto ishin shkëputjet e para nga perandoria Osmane. Ato i sollën
dëme të mëdha morale dhe materiale. Ato treguan se Perandoria
Osmane nuk ishte në gjendje t’u bënte ballë koalicioneve
evropiane. Kështu prestigji i perandorisë në arenën
ndërkombëtare ra. Jo më të vogla ishin dëmet materiale. Me
shkëputjen e krahinave të lartpërmendura shteti humbi një fond
toke me të cilën kishte kënaqur mijëra spahinj dhe e kishte
burim të ardhurash. Ata u detyruan të largohen nga ato territore,
pasi lanë timaret, ziametet dhe hasset. Shetei humbi një
kontingjent ushtarak prej 32000 vetash.Si rezultat i rënies së
Perandorisë Osmane, në Lindjen e Afërme u forcua edhe më
shume pozita e shteteve më të mëdha të Evropës perëndimore.
Në këtë periudhë ishte rritur ndikimi i Anglisë dhe i Holandës.
Perandoria Osmane në gjysmën e
parë shek. XVIII-XIX
 Ngjarjet ne shek.XVII e keqësuan shumë gjendjen të
brendshme dhe të jashtme e Perandorisë Osmane.
Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të
pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të
tjera filluan të marrin nën “mbrojtje” popullsi të
krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto
arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh
në disa luftëra me shtetet të vetme ose me disa shtet së
bashku.

Contenu connexe

Tendances

Shqiperia Turistike
Shqiperia TuristikeShqiperia Turistike
Shqiperia Turistikeolinuhi
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt ElbasaniAnisa Kreka
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeAlejandro Ferit Shehu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
SkenderbeuArlinda
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuAnja Cami
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEAltin Emiri
 
Shqiperia
ShqiperiaShqiperia
Shqiperiakoralda
 

Tendances (20)

Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Shqiperia Turistike
Shqiperia TuristikeShqiperia Turistike
Shqiperia Turistike
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt Elbasani
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Siguria rrugore
Siguria rrugoreSiguria rrugore
Siguria rrugore
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Dialektet e shqipes
Dialektet e shqipesDialektet e shqipes
Dialektet e shqipes
 
Ulliam shekspir
Ulliam shekspirUlliam shekspir
Ulliam shekspir
 
MEGALI IDEA DHE NACERTANIA
MEGALI IDEA DHE NACERTANIAMEGALI IDEA DHE NACERTANIA
MEGALI IDEA DHE NACERTANIA
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
 
Durresi
DurresiDurresi
Durresi
 
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
 
Shqiperia
ShqiperiaShqiperia
Shqiperia
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
 

En vedette

Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
DOMINIMI I BOTES
DOMINIMI I BOTESDOMINIMI I BOTES
DOMINIMI I BOTESEGLI TAFA
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitEGLI TAFA
 
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI.DETYRE NE HISTORI 10. QERSHOR 2013.XHENIS TRESKA, PATR...
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI.DETYRE NE HISTORI 10. QERSHOR 2013.XHENIS TRESKA, PATR...GJIMNAZI ERNEST KOLIQI.DETYRE NE HISTORI 10. QERSHOR 2013.XHENIS TRESKA, PATR...
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI.DETYRE NE HISTORI 10. QERSHOR 2013.XHENIS TRESKA, PATR...SHKOLLA "ALBANET"
 
Ejercisio 4 Jose David Vela Castro
Ejercisio 4 Jose David Vela CastroEjercisio 4 Jose David Vela Castro
Ejercisio 4 Jose David Vela CastroMaria Teresa
 
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-JugosllavisëValon Pecani
 
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI DETYRE NE HISTORI 11 Edra KATI konceptet e historise
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI DETYRE NE HISTORI 11 Edra KATI konceptet e historiseGJIMNAZI ERNEST KOLIQI DETYRE NE HISTORI 11 Edra KATI konceptet e historise
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI DETYRE NE HISTORI 11 Edra KATI konceptet e historiseSHKOLLA "ALBANET"
 
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI PREZANTIM kl 11 2013
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI PREZANTIM  kl 11 2013GJIMNAZI ERNEST KOLIQI PREZANTIM  kl 11 2013
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI PREZANTIM kl 11 2013SHKOLLA "ALBANET"
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat BoteroreDenis Lezo
 

En vedette (13)

Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
DOMINIMI I BOTES
DOMINIMI I BOTESDOMINIMI I BOTES
DOMINIMI I BOTES
 
Maria Theresa
Maria TheresaMaria Theresa
Maria Theresa
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
 
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI.DETYRE NE HISTORI 10. QERSHOR 2013.XHENIS TRESKA, PATR...
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI.DETYRE NE HISTORI 10. QERSHOR 2013.XHENIS TRESKA, PATR...GJIMNAZI ERNEST KOLIQI.DETYRE NE HISTORI 10. QERSHOR 2013.XHENIS TRESKA, PATR...
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI.DETYRE NE HISTORI 10. QERSHOR 2013.XHENIS TRESKA, PATR...
 
Ejercisio 4 Jose David Vela Castro
Ejercisio 4 Jose David Vela CastroEjercisio 4 Jose David Vela Castro
Ejercisio 4 Jose David Vela Castro
 
Kei Ushe
Kei Ushe Kei Ushe
Kei Ushe
 
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI DETYRE NE HISTORI 11 Edra KATI konceptet e historise
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI DETYRE NE HISTORI 11 Edra KATI konceptet e historiseGJIMNAZI ERNEST KOLIQI DETYRE NE HISTORI 11 Edra KATI konceptet e historise
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI DETYRE NE HISTORI 11 Edra KATI konceptet e historise
 
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI PREZANTIM kl 11 2013
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI PREZANTIM  kl 11 2013GJIMNAZI ERNEST KOLIQI PREZANTIM  kl 11 2013
GJIMNAZI ERNEST KOLIQI PREZANTIM kl 11 2013
 
Greqia e lashte
Greqia e lashteGreqia e lashte
Greqia e lashte
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
 

Similaire à Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Alesia 06
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
 
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIRusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIErollMustafi
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeukoralda
 
Skenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroSkenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroDetjon Korro
 
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaSerbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaGenta Jusufi
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareDenis Lezo
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresGencRashiti
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuFizioterapeut
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1Ferdi Nuredini
 

Similaire à Dominimi i botes pj3(perandria osmane) (20)

Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIRusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
Skenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroSkenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon Korro
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedoniaSerbia ,mali i zi dhe maqedonia
Serbia ,mali i zi dhe maqedonia
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
MAQEDONIA
MAQEDONIAMAQEDONIA
MAQEDONIA
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
 
KOSOVA
KOSOVAKOSOVA
KOSOVA
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 

Plus de EGLI TAFA

Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukatEGLI TAFA
 
Albania (English Version)
Albania (English Version)Albania (English Version)
Albania (English Version)EGLI TAFA
 
Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantineEGLI TAFA
 
Perandoria romake
Perandoria romakePerandoria romake
Perandoria romakeEGLI TAFA
 
Kombetarja shqiptare e futbollit
Kombetarja shqiptare e futbollitKombetarja shqiptare e futbollit
Kombetarja shqiptare e futbollitEGLI TAFA
 
Lufta II boterore
Lufta II boteroreLufta II boterore
Lufta II boteroreEGLI TAFA
 
Shqiperia pj5 e fundit
Shqiperia pj5 e  funditShqiperia pj5 e  fundit
Shqiperia pj5 e funditEGLI TAFA
 
Lufta i boterore
Lufta i boteroreLufta i boterore
Lufta i boteroreEGLI TAFA
 
Shqiperia pj4
Shqiperia pj4Shqiperia pj4
Shqiperia pj4EGLI TAFA
 
Shqiperia pj3
Shqiperia pj3Shqiperia pj3
Shqiperia pj3EGLI TAFA
 
Shqiperia PJ1
Shqiperia PJ1Shqiperia PJ1
Shqiperia PJ1EGLI TAFA
 
Trekendeshi i bermudes
Trekendeshi i bermudesTrekendeshi i bermudes
Trekendeshi i bermudesEGLI TAFA
 
Tingulli trent
Tingulli trentTingulli trent
Tingulli trentEGLI TAFA
 

Plus de EGLI TAFA (20)

Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukat
 
Albania (English Version)
Albania (English Version)Albania (English Version)
Albania (English Version)
 
Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantine
 
Perandoria romake
Perandoria romakePerandoria romake
Perandoria romake
 
Fiskultur
FiskulturFiskultur
Fiskultur
 
Kombetarja shqiptare e futbollit
Kombetarja shqiptare e futbollitKombetarja shqiptare e futbollit
Kombetarja shqiptare e futbollit
 
Lufta II boterore
Lufta II boteroreLufta II boterore
Lufta II boterore
 
Universi
UniversiUniversi
Universi
 
Shqiperia pj5 e fundit
Shqiperia pj5 e  funditShqiperia pj5 e  fundit
Shqiperia pj5 e fundit
 
Lufta i boterore
Lufta i boteroreLufta i boterore
Lufta i boterore
 
Shqiperia pj4
Shqiperia pj4Shqiperia pj4
Shqiperia pj4
 
Atomi
AtomiAtomi
Atomi
 
Shqiperia pj3
Shqiperia pj3Shqiperia pj3
Shqiperia pj3
 
Shqiperia PJ1
Shqiperia PJ1Shqiperia PJ1
Shqiperia PJ1
 
Unikatil
UnikatilUnikatil
Unikatil
 
Ufo
UfoUfo
Ufo
 
Trekendeshi i bermudes
Trekendeshi i bermudesTrekendeshi i bermudes
Trekendeshi i bermudes
 
Masonet
MasonetMasonet
Masonet
 
Tingulli trent
Tingulli trentTingulli trent
Tingulli trent
 

Dominimi i botes pj3(perandria osmane)

  • 1.
  • 2. Të dhëna paraprake  Emri i plotë  Shteti Sublim Osman  Gjuha zyrtare  Turko-otomane (e shkruar me alfabet arab),  Gjuhë të folura  Shqip., arabisht, greqisht,armenisht, hebrais ht, rusisht,serbisht etj.  Kryeqyteti  Söğüt (1302–26) Brusa (1326–65) Edirne (1365–1453) Stamboll (1453–1922)  Valuta  Akçe, Para, Kuruş, Lira,Sultanî  Politika  Forma e qeverisjes  Kalifat  Statusi  Perandori e madhe  Popullsia  ~30-35.000.000 ban. (1600)  ~35.350.000 ban. (1856) ~20.884.000 ban. (1906) ~18.520.000 ban. (1914) ~14.629.000 ban. (1918)  Sipërfaqja  ~4.800 km² (1299)  ~5.200.000 km² (Shekulli XVI) ~3.400.000 km² (1900) 783.562 km² (1923)  Themelimi  1299  Qeverisja e ndërmjetme  1402–1414  Republika e Turqisë  29 tetor, 1923
  • 3. Perandoria Osmane  Perandoria Osmane (1299 - 1923), është shteti paraardhës i Republikës së Turqisë së sotme dhe një nga perandoritë më të mëdha të historisë. Përfshinte 22,9 milion km² në majë të lulëzimit në shekullin XVI duke mbajtur të pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në Evropë. Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë fushata ushtarake. Brenda perandorisë mbizotëronte rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit të shtetit.Një ndër sundimtarët më të fuqishem ishte Sulltan Sylejmani ndryshe nga turqit quhej Kanuni Sulltan Sylejman.  Kryeqyteti : Stambolli (Konstandinopoja)  Shekujt XVI dhe XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt XVIII dhe XIX luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre. Lëvizjet nacionaliste turke shpallën Republikën e Turqisë në territorin e mbetur, i cili kryesisht banohej nga populli turk.
  • 4. Historia  Pas vdekjes së Sulltanit Selxhuk Anadolli ishte i ndarë si një mozaik ku çdo pjesë e Anadollit ishte si një shtet i pavarur,kjo ndarje e Anadollit dhe disa pjesëve të Turqisë ndodhi gjatë fillimit të vitit 1300 e deri në fund të këtij shekulli.Keto shtete të ndara të Anadollit quheshin Emiratet e Gazit.Emiratet e Gazit apo shtetet e ndara ishin të udhehequra nga Osmani I (1258 - 1326) ku edhe mori emrin Perandoria Osmane nga Sulltani Osman I (1258-1326),si themelues i Perandorisë Osmane ai tha dhe qellimi i tij ishte: "Unë si themeluesi i kesaj Perandorie,do te zgjeroj kufijte e Perandorisë Osmane drejt Perandorisë Osmane.Me këto reforma pjesët e ndara të Anadollit tashmë ishin të bashkuara.Pas vdekjes së Sulltan Osmanit I Perandoria Osmane filloi të zgjerohej prej mesdheut Lindor e deri në Ballkan.Djali i Sulltan Osmanit Orhani pas shumë sukseseve të bëra ai pushtoi Bursën dhe Bursa u bë kryeqyteti i kësaj Perandorie.Rënia e Bursës nënkuptonte humbjen e kotrollin Bizantin mbi Anadollin.Fitorja Osmane në Kosovë në vitin 1389 në mënyrë efektive shënoi fundin e pushtetit serb në rajon duke hapur rrugën për zgjerimin e Perandorisë Osmane në Evropë.Beteja e Nikopolit ne vitin 1396 mes forcave Otomane dhe Kryqtareve ne Bullgari ishte beteja e cila Perandoria Osmane i dha fund kryqëzatave të asaj kohe në fund të shekullit XIV.
  • 5. Shtrirja Gjeografike e Perandorisw Osmane(1300-1923)
  • 6. Lidhja e Shenjtë  Në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhja e Shenjtë”. Në koalicion merrnin pjesëAustria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia.Gjendja e shtetit osman ishte keqësuar edhe më shumë. Në letër ushtria osmane llogaritej rreth 300 000 veta, kurse në të vërtetë nuk i kalonte të 160 000 vetat. Përsa i përket armatimit dhe stërvitjes së ushtarakëve kishte të meta të mëdha. Më e keqe ishte gjendja e spahinjve. Forcat e Lidhjes së Shenjtë filluan luftën në vitin 1686.Ushtritë austriake morën Budën që kishte 160 vjet që ndodhej në duart e osmanëve, thyen në Mohaç ushtrinë osmane, në vendin ku më 1526 u vendos fati i Hungarisë dhe pushtuan Beogradin; në Vidin pranë Danubit, u thye flota osmane. Në përparimin e shpejtë të ushtrisë austriake ndikoi edhe qëndrimi i ushtrisë osmane. Jeniçerët dhe një pjesë e ushtarëve të kategorive të tjera u rebeluan, braktisën frontin dhe u kthyen në Stamboll. Ushtria veneciane u hodh në sulm në More dhe në Dalmaci. Brenda një kohe të shkurtër në duart e venecianëve ra gjithë Moreja.Në suksesin e forcave të Lidhjes së Shenjtë ndikoi dhe lufta çlirimtare e popujve të Ballkanit për të flakur zgjedhën osmane. U ngritën serbë, bullgarë, grekë dheshqiptarë. Ata iu përgjigjën thirrjes së perandorit austriak për të luftuar kundër osmanëve. Kryengritje të fuqishme shpërthyen në rajone të Tërnovës e të Sofjes nëBullgari. Bojari rumun doli hapur kundër pushtetit qendror.
  • 7. Vendet pjesmarrëse në Lidhjen e Shenjtë
  • 8. Lufta Osmano-Austriake  Luftën më të gjatë shteti osman e zhvilloi me Austrinë. Lufta filloi në vitin 1683. Pretekst ishte përkrahja që i bëri Austria grupit kundërosman. Ushtria osmane arrinte mbi 170 000 veta kurse ushtria austro-polake deri 63000 veta. Në ushtrinë osmane ishin marrë me forcë persona që nuk kishin kapur armë me dorë: si shërbëtorë, zejtarë, tregtarë etj. Ushtria osmane me në krye sulltan Mehmetin IV dhe vezirin e madh, Kara Mustafa pashën, hynë në territoret hungareze që ndodheshin nën Austrinë. Sulltani synonte të merrte Vjenën.Rrethimi i Vjenës zgjati dy muaj. Atë e mbronin 13000 veta si zejtarë, studentë, banorë të tjerë e fshatarë të krahinave përreth. Ndonëse nuk ishin të armatosur mirë ata i qëndruan ushtrisë osmane. Gjatë sulmeve për pushtimin e Vjenës sulltani humbi pothuajse 1/4 e ushtrisë. Më 12 shator ushtria osmane u sulmua edhe nga një ushtri prej 25000 vetësh e përbërë nga polakë, ukrainas dhe kazakë e komanduar nga mbreti polak Jan Sobeski.Të vënë midis dy zjarreve, osmanët pësuan disfatë, lanë 20000 të vrarë dhe 3000 topa. Veziri i madh mezi shpëtoi kokën dhe u tërhoq në Beograd. Atje u ekzekutua me urdhrin e sulltanit. Mbreti polak ndoqi ushtrinë gjatë tërheqjes dhe e theu atë edhe një herë në Brigjet e Danubit. Kjo disfatë e ushtrisë osmane ngjjalli shpresa për dëbimin e osmanëve nga Evropa. Por realizimi i kësaj kërkonte bashkimin e forcave të disa sheteteve.
  • 9. Konflikti me Rusinë  Një nga këto shtete ishte Rusia. Ajo filloi të marrë nën “mbrojtje” të krishterët. Si kundërpërgjigje qeveria osmane filloi të përkrahë armiqtë e Rusisë. Një nga këta armiq ishte mbreti suedez Karli XII dhe disa persona të tjerë. Me ta qeveria osmane kishte arritur marrëveshje për luftë të përbashkët.Në nëntor të vitit 1710 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane mbasi Porta e Lartë nuk pranoi kërkesën e carit rus për të dëbuar mbretin sudez nga territori i Perandorisë Osmane. Cari rus me anë të letrave u përpoq të ngrejë në luftë kundër pushtetit qendror grekët, serbët, bullgarët e malazezët.Rusia bëri disa marrëveshje të fshehta me bojarët e Vllahisë e të Moldavisë. Sundimtari i Vllahisë duhej të hidhte një ushtri prej 30000 vetash në anën e Rusisë, të furnizonte ushtrinë ruse me rezerva ushqimore dhe të ngrinte serbët e bullgarët në luftë kundër sulltanit. Rusia duhej ta njihte atë si sundimtar të pavarur. Sundimtari i Moldavisë do të hidhte në luftë 10000 veta me kusht që kufijtë lindorë të shtriheshin deri në lumin Dniester dhe Moldavia të ruante autonominë e brendshme. Për organizimin e kryengritjes në Ballkan u dërguan në brigjet e Adriatikut Miloradoviçi. Oravtjet e saj dështuan. As sundimtarët e provincave rumune nuk e mbajtën fjalën.
  • 10. Disfata Ruse  Forcat ndërluftuese ishin të pabarabarta. Forcat ruse nuk i kaloni 38000 vetat, kurse forcat osmane arrinin mbi 100000 veta.  Në këto kushte ushtria ruse u rrethua në verën e vitit 1711 në lumin Prut në Jasi. Cari rus u detyrua të kërkojë paqe: Kushtet e paqes ishin të rënda për Rusinë. Ajo duhet të  Kthente Azovin.  Mos përzihej në çështjen e Polonisë  Privohej nga e drejta për të bërë tregti në Detin e Zi.  Rruga tregtare kufizohej vetëm në tokë. Së fundi ajo humbiste të drejtën për të mbajtur përfaqësues në Stamboll. Porta e Lartë ishte e detyruar të largonte Karlin XII nga territori i perandorisë, por Rusia duhet ta lejonte atë të tërhiqej përmes territorit të saj për në Suedi. Si Rusia dhe shteti osman nuk kishin ndërmend të zbatonin këto vendime. Mosmarrëveshjet arritën gati në shpërthimin e luftës, por në verën e vitit 1713 në Adrianopojë u arrit një paqe për 25 vjet. Shtatë vjet më vonë u nënshkrua një paqe e përjetshme midis këtyre shteteve në Kostandinopojë.
  • 12. Lufta kundër Venedikut  Pas sukseseve në luftë me Rusinë, shteti osman nisi luftën kundër Venedikut. Ai kërkonte të kthente Morenë dhe ishujt e Arkipelagut, të shkëputura nga paqja e Karlovacit që ndodheshin në duart e venecianëve. Ai shfrytëzoi edhe gjendjen e krijuar në këto rajone. Popullsia greke e këtyre rajoneve ishte e pakënaqur nga sundimi venecian. Përveç shtypjes dhe grabitjes ajo ishte e pakënaqur edhe për shkak se ai kishte dëmtuar tregtinë dhe kisha katolike nuk merrte parasysh ndjenjat fetare të saj. Në këto kushte popullsia e këtyre rajoneve i priti forcat osmane si çlirimtare. Këto të fundit ia arritën qëllimit.Venediku i kërkoi ndihmë Papës dhe Austrisë. Papa u bëri thirrje vendeve katolike të ndihmonin Venedikun. Si aleate e “Lidhjes së Shenjtë” dhe garantuese e paqes së Karlovaçit, Austria i kërkoi shtetit osman të zbatonte kushtet e asaj marrëveshje. Shteti osman nuk pranoi. Atëherë në luftë hyri edhe Austria. Ushtria austriake u solli forcave osmane disa disfata në Petervarat, Timishuarë e Beograd. Në duart e austriakëve ra një pjesë e Serbisë me Beogradin, Banati dhe rajone të tjera.
  • 13. Marrëveshjet për paqje  Vazhdimi i mëtejshëm i luftës do të ishte me pasoja për Perandorinë Osmane. Franca ishte e interesuar që Austria, forcat ushtarake t’i përqendronte në Lindje. Prandaj ishte për zgjatjen e luftës. Anglia e Holanda ishin për kthimin në kufijtë e para luftës. Austria kërkonte gjithë Serbinë, Bosnjën, Moldavinë, Vllahinë dhe Besarabinë. Megjithatë Porta e Lartë dhe ndërmjetësit e pushimit të luftës shfrytëzuan vështirësitë e Austrisë për shkak të kontradiktave me Spanjën për Sicilinë dhe e detyruan atë të bënte disa lëshime.Në fillim të qershorit 1718 në afërsi të qytetit të vogël Pozharevac (Pasaroviç) u hap konferenca e paqes. Përveç palëve ndërluftuese morën pjesë përfaqësues të Holandës dhe të Anglisë. Bisedimet përfunduan me nënshkrimin e traktateve politike dhe tregtare midis kësaj të fundit dhe Venedikut.
  • 14.  Austria në marrëveshje  Sipas marrëveshjes politike, Austria siguroi Banatin, një pjesë të Serbisë me Beogradin, Bosnjën Veriore e Vllahinë e Vogël, garantonte lirinë e besimit për katolikët në të gjithë Perandorinë Osmane; kurse sipas marrëveshjes tregtare shtetasit austriakë kishin të drejtë të tregtonin në gjithë territorin e perandorisë, në Danub e në portat e Detit të Zi. Dogana për import dhe eksport ishte 3%. Tregtarët austriakë çliroheshin nga taksa e detyrimet e tjera që jepnin tregtarët e vendeve të tjera. Austria kishte të drejtë të vendoste në portet dhe në qendrat tregtare konsuj dhe agjentë tregtarë. Ata gëzonin kapitulacionet si francezët dhe anglezët. Tregtarët austriakë gëzonin më shumë privilegje se vetë tregtarët turq.  Venediku në marrëveshje  Venediku, sipas marrëveshjes, humbi Morenë dhe një varg ishujsh të Arkipelagut. Ato i kaluan Perandorisë Osmane. Për t’i kompensuar humbjet territoriale, tarifat doganore për tregtarët venecianë u ulën nga 5 në 3 për qind.
  • 15. Maria Teresa e Austrisë
  • 16. Rifillimi i konfliktit me Rusine  Paqja nuk vazhdoi gjatë. Pjetri I shfrytëzoi humbjen e osmanëve nga austriakët dhe venecianët për të forcuar ndikimin në rrethet e Kaukazit. Pas një lufte të shkurtër me Iranin, sipas paqes së vitit 1723, Rusia mori qytetet Derbend e Baku me rrethet e tyre. Kjo cenoi interesat e shtetit osman.Forcat osmane hynë në Gruzi, morën Tbilisin dhe vazhduan drejt Lindjes. Një ushtri tjetër me 30000 veta u nis drejt hanit të Erevanit. Pasi theu qëndresën e kundërshtarit ajo pushtoi Erevanin. Cari rus nuk ishte në gjendje të largonte forcat osmane. Prandaj u përpoq ta zgjidhte çështjen me rrugë paqësore. Meqenë se forcat osmane ndeshën një qëndresë të madhe në rrugën e pushtimeve, sulltani pranoi propozimin e carit.Në verën e vitit 1724 në Stamboll u nënshkrua marrëveshja midis Rusisë dhe shtetit osman për ndarjen e zotërimeve iraniane në Kaukaz. Me Rusinë u bashkuan territoret pranë detit Kaspik, kurse Gruzia, Shirvani, Erevani e një pjesë e Azerbaixhanit iranian njohën sundimin osman.
  • 17. Konflikti me Iranin  Shteti osman në këtë periudhë zhvilloi luftëra të gjata me Iranin. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë ushtria osmane hyri në Iranin Perëndimor. Ajo ndeshi në një qëndresë të fortë të fshatarësisë dhe të banorëve të qyteteve të atyre territoreve. Megjithatë kjo qëndresë nuk vazhdoi gjatë.Shkaku ishte lufta për fronin e shahut. Në vitin 1725 si rezultat i kësaj lufte u vra uzurpatori i fronit Afganas Mahmuti. Vendin e tij e zuri i vëllai thjeshtër i quajtur Ashraf. Në radhë të parë ai duhet të likuidonte çrregullimet në vend, të ndërpriste grabitjet dhe dhunën ndaj popullsisë, të vendoste disiplinën në ushtri. Për këto arsye ishte i detyruar të kishte marrëdhënie të mira me shtetin osman. Në tetor të vitit 1727 u arrit një paqe me kushte të rënda për Iranin :Shahu njihte sulltanin Ahmet III (1703-1730) si halif të gjithë myslimanëve sunitë.Ai vetë e konsideronte veten si vasal të sulltanit.Perandoria Osmane mori mjaft territore të tjera, afro 2/5 e territorit të Iranit, përveç atyre që mori në marrëveshjen me Pjetrin I.Masat popullore u bënë qëndresë osmanëve. Në krye të tyre doli një njeri nga shtresat e ulëta, Halil Patrona, i cili në vitin1730 u shkaktoi osmanëve disa humbje, shpërtheu më 28 shtator 1730 gjithashtu me mbështetjen e regjimentit të pestë të Jeniçerëve.
  • 19. Rifillimi i luftës me Rusinë  Marrëdhëniet me Rusinë nuk u normalizuan. Cari rus kërkonte të çlirohej nga vendimet e marrëveshjeve të Adrianopojës dhe të Kostandinopojës. Në radhë të parë kërkonte të dilte në Detin e Zi. Pretekst ishin sulmet e tatarëve të Krimesë në territorin e Rusisë. Në vitin 1735 një ushtri prej 20000 vetash tatare u dynd në territorin e Rusisë. Si kundërpërgjigje Rusia organizoi dy ekspedita kundër hanit të Krimesë, ku e para përfundoi pa sukses për Rusinë. Ushtria ruse gjatë fushatës së dytë arriti deri në kryeqytetin e hanit të Krimesë dhe mori Azovin.Në luftë kundër shtetit osman në vitin 1737 hyri edhe Austria si aleate e Rusisë. Ushtria austriake hyri në Bosnjë, Serbi, Vllahi dhe vuri dorë mbi një varg qytetesh. Në këto kushte forcat ruse arritën suksese të reja në Krime, duke pushtuar disa qendra të rëndësishme tregtare në brigjet e Detit të Zi. Në kushtet e luftës në dy fronte shteti osman u detyrua të kërkojë paqe.
  • 20. Pëpjekje për marrëveshje  Në verën e vitit 1737 palët ndërluftuese u ulën në tavolinën e bisedimeve. Përveç tyre në bisedime morën pjesë si vëzhgues përfaqësues të Anglisë e të Holandës. Gjatë bisedimeve nuk u gjet një gjuhë e përbashkët.  Rusia kërkonte  T’i jepeshin rajonet midis lumenjve Don e Danub  Të ktheheshin Moldavia e Vllahia në principata të pavarura nën mbrojtjen e Rusisë  Lundrimin e lirë të anijeve ruse në Detin e Zi.  Austria pretendonte për territore të Moldavisë, Vllahisë, Serbisë e Bosnjës.  Porta e Lartë nuk pranoi asnjë nga këto kërkesa. Kështu, pas një armëpushimi të shkurtër, lufta rifilloi përsëri.
  • 21. Lufta në Shqipëri  Në këto rrethana të favorshme, ushtria austriake përparoi në Bullgari dhe në tokat e shqiptarëve. Në Prishtinë forcat austriake u pritën nga 5000 kryengritës shqiptarë, kurse në Prizren nga 6000 kryengritës të tjerë shqiptarë. Në betejën e Kaçanikut 2 janar 1690 ushtria austriake së bashku me kryengritësit shqiptarë pësunan disfatë. Pas kësaj ushtritë osmane, brenda një kohe të shkurtër, arritën të pushtonin qytetet e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës.Shqiptarët luftuan përkrah austriakëve në Novobërdë e në disa qytete të tjera. Këto beteja përfunduan me fitoren e ushtrisë osmane. Pas këtyre disfatave, me austriakët u tërhoqën nga Kosova mjaft kryengritës. Faktin e largimit të mjaft kryengritësve nga Kosova e shfrytëzoi më vonë monarkia serbe e cila krijoi legjendën e së ashtuquajturës “shpërngulja e serbëve” nga Kosova dhe popullimin e saj prej shqiptarëve. Historiografia shqiptare me argumente shkencore ka hedhur poshtë këtë tezë anti-shqiptare.
  • 22. Coptimi i Perandorisë Osmane  Sukseset e ushtrive austriake e shqetësuan Francën, prandaj ajo u hodh në luftë kundër Austrisë. Austria, duke mos qenë në gjendje të luftonte në dy fronte, u tërhoq nga lufta me shtetin osman. Kështu brenda një kohe të shkurtër forcat osmane u shkaktuan humbje forcave austriake dhe i dëbuan nga Bullgaria, Serbia, Kosova e Transilvania. Ndërkohë edhe anëtarja e katërt e Lidhjes, Rusia zhvilloi luftë me Perandorinë Osmane. Në vitet 1686-1687 dy ekspeditat e saj kundër Krimesë përfunduan në disfatë. Pas shumë përpjekjeve një dhjetëvjeçar më vonë ajo mori Azovin.Në këto kushte gjendja e Perandorisë Osmane u keqësua shumë. Prandaj sulltani kërkoi paqe. E interesuar për luftë ishte edhe Austria. Anglia e Holanda, si armike të Francës, ndonëse mështetnin Austrinë, ishin për përfundimin e luftës. Për këto arsye në vitin 1698 në Karlovac të Sllovenisë u thirr konferenca për hartimin e kushteve të paqes midis shtetit osman dhe “Lidhjes së Shenjtë”. Më 26 janar të vitit 1699 u arrit një paqe për 25 vjet me Austrinë, Poloninë e Venedikun. Austria mori pothuajse gjithë territorin e Hungarisë që deri para luftës i përkiste shtetit osman, Transilvaninë dhe Slloveninë. Polonia mori bregun e djathtë të Ukrainës, kurse Venediku vuri nën sundim Morenë. Gjashtë kështjella në Dalmaci dhe një radhë ishujsh të arkipelagut.Nuk vonoi shumë edhe Rusia bëri paqe me shtetin osman në verën e vitit 1700. Sipas kushteve të paqes Rusia mori Azovin me territorin përreth, fitoi të drejtën të lundrojë në Detin e Zi dhe të mbajë ambasador në kryeqytetin osman, si gjithë shtetet e tjera. Fetarët rusë kishin të drejtë të vizitonin vendet e shenjta në Palestinë.
  • 23. Përfundimet  Këto ishin shkëputjet e para nga perandoria Osmane. Ato i sollën dëme të mëdha morale dhe materiale. Ato treguan se Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje t’u bënte ballë koalicioneve evropiane. Kështu prestigji i perandorisë në arenën ndërkombëtare ra. Jo më të vogla ishin dëmet materiale. Me shkëputjen e krahinave të lartpërmendura shteti humbi një fond toke me të cilën kishte kënaqur mijëra spahinj dhe e kishte burim të ardhurash. Ata u detyruan të largohen nga ato territore, pasi lanë timaret, ziametet dhe hasset. Shetei humbi një kontingjent ushtarak prej 32000 vetash.Si rezultat i rënies së Perandorisë Osmane, në Lindjen e Afërme u forcua edhe më shume pozita e shteteve më të mëdha të Evropës perëndimore. Në këtë periudhë ishte rritur ndikimi i Anglisë dhe i Holandës.
  • 24. Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIX  Ngjarjet ne shek.XVII e keqësuan shumë gjendjen të brendshme dhe të jashtme e Perandorisë Osmane. Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën “mbrojtje” popullsi të krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra me shtetet të vetme ose me disa shtet së bashku.