Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Letersia dhe artet e tjera

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 9 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Publicité

Similaire à Letersia dhe artet e tjera (20)

Publicité

Letersia dhe artet e tjera

  1. 1. PROJEKT TEMA: “ LIDHJA E LETËRSISË ME ARTET E TJERA” LËNDA:GJUHA SHQIPE
  2. 2.  Të dimë se cilat janë të përbashkëtat midis letërsisë dhe arteve të tjera si:muzika,piktura,kinematografia etj.  Të njohim disa vepra artistike(piktura,muzikale,filma) të frymëzuara nga vepra të ndryshme letrare. OBJEKTIVAT
  3. 3.  Raportet midis degëve të ndryshme të artit gjatë zhvillimit të tyre historik gjithnjë kanë ndryshuar. Letërsia, si veprimtari krijuese, me anë të së cilës krijohet vepra letrare si burim kënaqësie dhe e njohjes së veçantë, që në kohët e lashta është lidhur me disa arte si, me muzikën, pikturën etj. Midis këtyre arteve ekzistojnë raporte marrëse dhe dhënëse. Ajo që e dallon letërsinë nga këto arte është gjuha të cilën artet e tjera s’e kanë. Ndikimet e ndërsjella midis arteve i shohim që në lashtësi. Kështu, p.sh. në lashtësi muzika e shoqëronte lirikën, kurse me rastin e recitimit, përcillej me muzikë edhe kënga epike; edhe disa vepra muzikore nuk janë krejt të pavarura nga teksti gjuhësor letrar (opera etj.). Po kështu raportet e letërsisë me artet e tjera shihen edhe në aspektin e trajtimit të një objekti. Kjo ndodh kur një vepër pikturale ose muzikore mund të jetë objekt frymëzimi i një vepre letrare. Ky raport midis letërsisë dhe muzikës ose pikturës shihet edhe në disa periudha të zhvillimit të letërsisë në përgjithësi e të poezisë në veçanti. Kjo vërehet më së miri në poezinë e simbolistëve, të cilët kujdes të veçantë i kanë kushtuar elementit muzikor në poezinë e tyre. Insistimi i simbolostëve në elementet dhe efektet muzikore në poezi e ka ndryshuar vetë natyrën e poezisë, e cila, duke u shërbyer me fjalët, muzikën dhe ngjyrat, dëshiron të jetë e afërt me të gjithë shqisat. Ndenja e unitetit dhe lidhjet e ngushta midis arteve i kanë ndriçuar shumë poetikat dhe teoritë e shumë epokave në zhvillimin e arteve. Megjithatë, fjala, gjuha, mbeten fusha kryesore e letërsië. LETËRSIA DHE ARTET E TJERA
  4. 4. O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Nga piktura mund të vijë frymëzimi për të shkruar një poezi.Nga njëra anë kemi një peisazh fshati, kurse nga ana tjetër disa vargje të poemës Bagëti e Bujqësi të Naim Frashërit.
  5. 5.  Të parat marrëdhënie të muzikës me letërsinë kanë qenë si të ndërsjella.Një situatë më e drejtpërdrejtë e marrëdhënieve të muzikës me letërsinë konstatohet në historinë e muzikës shqiptare, e konkretisht në një pjesë të saj, që lidhet me zhvillimin e këngës patriotike në vitet e Rilindjes. Shkrimtarë si Asdreni, M.Grameno, Th.Mitko, V.Pasha etj. çuditërisht muzikojnë* vetë poezitë e tyre, ndërkohë që edhe një pjesë e madhe e muzikës vokale të krijuar në këtë kohë u vu në shërbim të drejtpërdrejtë të përhapjes së gjuhës dhe letërsisë shqipe.Tani është e qartë se në llojin e tyre, shkrimtarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në gjallërimin e konceptit mbi muzikën si pjesë e kulturës në përgjithësi dhe e asaj kombëtare në mënyrë të veçantë. Kuptohet që detyra e tyre nuk është e njëjtë me detyrën e profesionistit të muzikës, por thjesht një detyrim që mund të lindë nga shtrati i përbashkët i këtyre dy arteve, nga vetëdija e njëjtë e trashëguar nga folk-etnosi, si dhe nga veçoritë e konceptimit të muzikës nga ana e secilit prej tyre. Si thoshte Naim Frashëri:Pa qasuni të këndojmë /se na plasi buz’ e shkretë. LETËRSIA DHE MUZIKA Muzikojnë*-I japin melodi
  6. 6. Nga poezi tw ndryshme mund tw krijohen kwngw tw reja.
  7. 7.  Përshtatja e një libri letrar në film është praktikë shumë e hershme. Është e vërtetë që letërsia e ka ndikuar shumë në kinema.Interesante është se shumica e regjisorëve që praktikonin përshtatjen e romanit në film, nuk këmbëngulnin që filmi t’i ngjante romanit. Një nga kritikët e rëndësishëm që është marrë me këtë problematikë, është George Bluestone. Ai pohonte se nëse ne flasim për përshtatjen e një vepre letrare në film fjalë për fjalë, atëherë kjo do të ishte qesharake. Sipas tij vështërsia kryesore është lidhja e imazhit që transmeton libri me imazhin që na e ofron filmi. LETËRSIA DHE KINEMAJA
  8. 8. Pamje nga sheshxhirimi I filmit “Harry Potter” I bazuar nw romanin me tw njwjtin titull nga autorja J.K.Rowling.
  9. 9. PUNOI:EGLI TAFA

×