SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  33
Télécharger pour lire hors ligne
I. SHPENZIMET SI FORME E AVANCIMEVE DHE KLASIFIKIMI I TYRE
       Njeriu punon në mënyrë të vetëdijshme për të prodhuar të mira materiale. Për këtë aktivitet e
ndërmerr duke përdorur mjetet e punës, vepron në lëndën e parë, ia ndërron formën dhe e benë atë të
përshtatshme për kënaqjen e nevojave të tij. Gjatë këtij procesi, lënda e pare, së bashku me mjetet e
punës, bartë vlerën e vet në prodhim (vlera bartëse), ndërsa vlerën e re e krijon puna e njeriut.
Siç shihet, ne procesin e transformimit të elementeve ne prodhim bëhen edhe angazhime, por pas tij
edhe shpenzime. Pas shpenzimit krijohet vlera, kurse vlera e prodhimit është e përberë nga vlera e tri
elementeve.
Vlera bartëse është transformuese, ndërsa vlera e re është vlerë begatuese. Një pjesë të vlerës se re e
merr punëtori për të rimburshuar energjinë e harxhuar (fizike e psikike) në procesin e riprodhimit, në
mënyre që të jetë i gatshëm që edhe më tutje të prodhoje, duke konsumuar te mira të ndryshme
materiale, te cilat atij i mundësojnë riprodhim në energjinë e harxhuar, kurse pjesa tjetër e vlerës së re
mbetet si mbivlere. Çfarë do të jetë raporti në ndarjen e vlerës së re varet nga ligjshmëritë ekonomike në
ndarjen e rezultateve te punës.
Shprehja e shpenzimeve elementare të prodhimit bëhet në formën natyrale si harxhim riprodhues, me
ç rast bëhet zhdukja e ca kualiteteve përdoruese për prodhim in e kualiteteve të reja përdoruese, për
qëllime të caktuara dhe ne formën financiare si shpenzime.
Shpenzimet janë shprehje monetare e harxhimeve. Këto janë dy forma të deponimeve në riprodhim. Ne
format e deponimeve në riprodhim ndikojnë faktorët objektivë (teknikë, organizative, të tregut e të
tjerë). Vlerat e harxhuara në shpenzime shprehen me anën e çmimeve. Si shihet, shpenzimet e
elementeve të prodhimit janë funksion i harxhimeve dhe çmimeve të tregut.

   1. Shprehja natyrale e shpenzimeve
       Secili nga elementet e prodhimit në riprodhim ka rol dhe rëndësi të veçantë, prandaj është e
       nevojshme që të bëhen shqyrtime të veçanta për harxhimin e të tri elementeve të prodhimit.
       1.1. Harxhimet e materialit
       Materiali me tërë substancën e vet harxhohet në prodhimtari dhe e ndërron formën fizike,
       kimike, mekanike dhe kalon ne prodhimin e ri i cili konsumohet. Pra materiali i humbë
       karakteristikat e mëparshme, e harxhon vlerën e vet si vlerë bartëse, për të kaluar në një vlerë
       tjetër e cila dallon nga ajo e mëparshmja, ngase tani ajo është e ndryshme kualitativisht dhe
       kuantitativisht.
       Materiali futet ne prodhimtari, por a do të harxhohet i tërë me një proces apo do të harxhohet
       pjesë pjesë, varet nga natyra e prodhimtarisë, nga intensiteti i harxhimit dhe nga koha kur
       harxhohet.
       Ne prodhim futen lloje të ndryshme të materialit. Pesha specifike e secilit material në prodhimin
       e ndonjërit nga produktet varet, së pan, nga natyra e procesit të prodhimit. Me fjale të tjera, te
       prodhimi i një produkti, një lloj i materialit ka rëndësi me të madhe me prodhim kundrejt
       materialeve të tjera, që përdoren për ta prodhuar atë produkt, dhe anasjelltas.
       Se sa do të harxhohet material varet nga intensiteti i harxhimit (sasia e harxhimit të materialit
       me një njësi kohe). Intensiteti i harxhimit varet nga ajo se në cilën faze të procesit teknologjik
       bëhet ky harxhim. Normalisht se intensiteti i harxhimeve të materialit është funksion i fazës
       teknologjike në të cilën bëhet edhe prodhimi i produkteve të gatshme. Koha e harxhimit mund të
       jete e pandërprere dhe e ndërprere. Se çfarë do të jete ajo, varet nga karakteristikat e
       prodhimtarisë.
       Duke marrë parasysh ketë specifike të harxhimeve të materialit, harxhimet e materialit ndahen
       si me poshtë:
       harxhimet e materialit kryesor,
       harxhimet e materialit ndihmës,
       harxhimet e energjisë, dhe
       harxhimet e materialit regjie.
1.1.1 Harxhimet e materialit kryesor
Materiali kryesor futet me tërë substancën e vet me prodhimin e ri, nga vetitë e të cilit caktohen
karakteristikat e prodhimit. Duke kaluar nëpër fazat e procesit teknologjik, pëson ndryshime
teknologjike dhe ekonomike, ndërsa madhësia e harxhimit të tij është e lidhur në mënyre proporcionale
me madhësinë e prodhimit. Ky material shpesh quhet edhe material prodhues. Faktorët te cilët ndikojnë
në harxhimet e materialit kryesor janë:
1. karakteristikat e prodhimit,
                                                                                                        1
2. karakteristikat e procesit teknologjik,
3. karakteristikat e mjeteve për pune,
4. karakteristikat e vet materialit dhe
5. kushtet e punës
1. Karakteristikat e prodhimit.
Karakteristikat e prodhimit te ri paraqiten si faktor kryesor, i cili cakton madhësinë e harxhimit të
materialit. Sa do te harxhohet material varet nga madhësia e prodhimit dhe nga vetitë funksionale të
prodhimit.
Cilësia me e lartë e prodhimit kushtëzohet me harxhime me te mëdha te materialit kualitativ. Nëse
prodhimi është me i madh dhe me funksione të ndryshme, pa dyshim se edhe sasia e materialit i cili do
te harxhohet në prodhimin e tij do te jete me e larte.
Ne praktike tentohet shpesh që të kursehet në dëm të cilësisë. Pasojat janë negative, sepse prodhohen
produkte me të meta funksionale apo estetike, te cilat nuk shiten ne treg.
2. Karakteristikat e procesit teknologjik.
Prodhimi mund te realizohet me procese të ndryshime teknologjike. Këto ndryshueshmëri ne
teknologjinë e aplikuar në prodhimtari, padyshim kushtëzojnë edhe harxhime te ndryshme të materialit
kryeson.
3. Karakteristikat e mjeteve për pune.
Çfarë mjetesh për pune do të përdorë ndërmarrja varet nga shume faktorë, por një është e sigurte,
mjetet me efikase dhe me moderne, gjate prodhimit do të harxhojnë me pak material kryesor se sa ato të
cilat janë te një niveli me te ulët teknologjik.
Mjetet për punë janë elemente përcaktuese të kapaciteteve. Kapacitetet përcaktojnë karakteristikat e
procesit teknologjikë, kurse procesi teknologjik përcakton harxhimin e materialit kryesor.
4. Karakteristikat e vet materialit kryesor.
Nëse karakteristikat e materialit janë të duhura, me siguri harxhimi i këtij materiali do te jetë me i
vogël. Nëse ai është i cilësisë jo të duhur, do të harxhohet me tepër sepse paraqitet shkalci, derdhja,
humbja etj.
5. Kushtet e punës.
  Kushtet e punës për prodhimtari duhet të jenë optimale. Çdo ndryshueshmëri nga kushtet normale ne
të cilat punon punëtori, do të thotë çrregullim i ritmit të punës. Ky çrregullim i ritmit të prodhimtarisë,
si rrjedhim i mungesës se kushteve për pune (klima, zhurma, drita, lagështia, vibracioni i truallit etj.),
kushtëzon drejtpërsëdrejti rritje në harxhimin joracional të materialit kryesor.
1.1.2. Harxhimet e materialit ndihmës
Materiali ndihmës futet në procesin teknologjik së bashku me materialin kryesor dhe përcakton
karakteristikat e vet prodhimit. Sasia e materialit ndihmës e cila harxhohet në prodhim është funksion i
prodhimit, gjegjësisht i kohëzgjatjes se procesit teknologjik. Pa harxhimin e këtij lloji të materialit,
prodhim i nuk m und t i ketë te gjitha karakteristikat përdoruese, gjegjësisht funksionale.
Ne prodhim tari harxhohet edhe energjia e cila, për ta realizuar prodhim in, nevojitet që t i vejë në lëvizje
mjetet e punës. Shkalla e harxhimit të energjisë kushtëzohet nga ndikimi i faktorëve teknikë, natyrore e
organizativë. Rritja e prodhimtarisë në ndërmarrje kushtëzon edhe rritje ne harxhimin e energjisë.
Faktorët të cilët ndikojnë në harxhimin e energjisë se repartit janë:
1. karakteristikat e burimeve energjetike,
2. karakteristikat e procesit teknologjik,
3. karakteristikat e mjeteve për pune dhe
4. karakteristikat e materia1it.
Karakteristikat e sipër cekura do të ndikojnë në shkallen e harxhimeve te materialit dhe të energjisë gati
site materiali kryesor.
1.1.3. Harxhimet e materialit te regjisë
Harxhimet e materialit te regjisë paraqiten në ndërmarrje, por nuk janë të lidhura drejt me
prodhimtarinë dhe si të tilla, lajmërohen ne lidhje me afarizmin e tërë ndërmarrjes, që nga ngritja e
ndërmarrjes, gjegjësisht me ngritjen e kapaciteteve.
Ne grupin e këtyre harxhimeve mund të kategorizohen harxhimet e mirëmbajtjes së mjeteve për pune,
kamata në emër të huas, harxhimet e organizimit te punës, harxhimet e përgatitjes së punës, studimi i
lëvizjeve në punë, i punësimit, të ambientit në pune, harxhimet e blerjes, depozitimit dhe të shitjes,
harxhimet e administratës etj.
Varësisht nga dedikimi i tyre, harxhimet e regjisë emërtohen me emra si harxhime te repartit, harxhime
të udhëheqjes me blerjen dhe harxhimet regjisë të administratës.
Si shihet, këto harxhime nuk lidhen drejt me prodhimin, nuk i definojnë vetitë e prodhimit apo te

                                                                                                           2
procesit teknologjik, nuk varen nga prodhimi, por madhësia e lyre është e lidhur me madhësinë e
kapaciteteve disponuese të ndërmarrjeve. Me aplikimin e të rejave shkencore në prodhim, gjegjësisht
me rritjen e deponimeve investuese, këto harxhime rriten e paralelisht me këtë rritet edhe opusi i punëve
përgatitore kryesore e organizative. Nëse rritet prodhimi, atëherë kostoja e tij do të ngarkohet më me
pak shpenzime të regjisë për njësi. Për shkak të përmbajtësish së tyre, këto shpenzime shkaktohen kudo
në ndërmarrje dhe si të tilla ato nuk mund të lidhen drejt me bartësin e tyre, por llogaritja dhe bartja
bëhet për tërë ndërmarrjen.
1.2. Harxhimet e mjeteve për punë
Mjetet për pune, duke punuar, e harxhojnë vlerën e tyre. Ky harxhim i imagjinuar mund te jetë
harxhim fizik dhe moral.
Duke kryer funksionin që e ka ne procesin e prodhimit, mjeti për pune vlerën e vet e bartë gradualisht
në prodhim. Vlera harxhohet edhe nëse mjeti nuk punon, por vlerën përdoruese nuk e ndërron përderisa
ai te përdoret në pune. Pra, gjatësia e ciklit të harxhimit dhe reproduktimit të tij e tejkalon ciklin e
shpenzimit t prodhimit, në pjesëmarrjen e te cilit mjetet harxhohen.
Pos harxhimit fizik, mjeti, duke u përdorur, prishet, thyhet dhe humbe aftësinë e mëparshme
përdoruese. Prandaj, secila formë e harxhimit te mjeteve për punë i ka karakteristikat e Saja.
Harxhimi fizik. Duke punuar mjeti harxhohet e ky harxhim varet nga intensiteti i përdorimit të tij dhe
nga skadimi i kohës së përdorimit. nëse rritet intensiteti i përdorimit te mjeteve, padyshim rritet edhe
niveli i harxhimit fizik për një kohë të caktuar.
Ndërmarrja, për ta aftësuar mjetin për punë normale, shpesh bene zëvendësimin e pjesës së tij, kështu
që për një kohë të caktuar vazhdon të ruaje funksionin e tij me anën e kësaj mirëmbajtjeje.
Prodhimtarinë bashkëkohore e karakterizon përdorimi shumë i gjerë i shkencës dhe teknikës në
prodhimtari, me ç rast m jetet e përdorura gjer me tani mbesin si joefikase, prandaj paraqitet nevoja për
zëvendësimin tyre para kohe me mjete me të reja, edhe pse ato të tanishmet mund të funksionojnë. Dalja
e tille e parakohshme e mjeteve jashtë përdorimit njihet me emrin am onizim m oral ( ekonom ik).
Funksioni i mjeteve për pune është i ndryshueshëm, prandaj me kryerjen e atyre funksioneve marrin
pjesë lloje të ndryshme të mjeteve për punë. Faktorët të cilët kushtëzojnë harxhimin e mjeteve për punë
janë karakteristikat e prodhimit të vet mjeteve për pune, te organizimit të punës, te kualifikimit të
punëtorëve, te kushteve të punës.
Duke mane parasysh ndikimin e karakteristikave ne harxhimin e mjeteve për punë, ato duhet të
angazhohen në prodhim me intensitet të shtuar, me qellim që të zëvendësohen me mjete me
bashkëkohore. Arsy eja qëndron në faktin se faktori kohë këtu është shum ë ndikues në ç vlerësim in e
mjeteve për punë.
1.3. Harxhimet e fuqisë punëtore
Puma si aktivitet i njeriut, gjegjësisht si marrëdhënie e njeriut me natyrën, e transformon lëndën e pare
me prodhim. Njeriu është faktor i gjalle i punës, përkundër faktorëve materiale të prodhimit (mjetet e
punës dhe lënda e punës). Sasia e harxhuar e bioenergjisë se njeriut me procesin e punës paraqet
harxhimin e fuqisë punëtore. Ky harxhimin duhet të behet ne prodhim. Si problem i harxhimit të
bioenergjisë së njeriut paraqitet matja e tij me njësi të caktuar për matje. Ajo njësi është gjatësia kohore
e punës së njeriut. Matja adekuate e harxhimit të bioenergjisë bëhet nëse është:
1. bioenergji e punonjësit, gjegjësisht e prodhuesit individual,
2. që ajo te jetë si sasi e bioenergjisë e prodhuesit individual,
3. qe harxhimi i bioenergjisë te ketë ndodhur në procesin e punës dhe
4. që me këtë harxhim të fuqisë punëtore të bioenergjisë se prodhuesit nuk ndërpriten lidhjet e tij me
ekonominë e ndërmarrjes dhe të prodhuesit kolektiv të cilit i takon ai.
Meqenëse njeriu harxhon energji mendore dhe fizike në punë, duke e vazhduar me tutje aktivitetin e vet,
humbë vlerën e vet përdoruese, prandaj duhet ta riprodhoje atë energji të humbur, duke përmbushur
shumë nevoja me te mira materiale.
Bartës i punës se njeriut është njeriu i gjalle, i cili m e shpirtin e vet dhe m e m undësitë e veta fizike,
mendore dhe shpirtërore vepron në punë, kurse aftësia krijuese dhe gatishm ëria e tij për te dhënë
efekte varet nga momentet reale dhe personale, gjegjësisht nga faktorët përcaktues, të dilet ne një ane
veprojnë drejt në njeriun, kurse në anën tjetër veprojnë zhdrejte nëpërmes të kushteve ne repart
(kushtet teknike), te cilat zvogëlojnë ose rrisin aftësinë efekt dhënëse . Prandaj, përveç karakteristikave
personale te tij, edhe karakteristikat e natyrës teknike e shoqërore veprojnë ne pune nëpërmes njeriut.
Hulumtimi i gjithanshëm i këtyre karakteristikave të njeriut bëhet nëpërmes disiplinave përkatëse
shkencore si psikologjia e punës, fiziologjia etj, me qellim qe ta beje punëtorin sa me efektiv dhe sa me
fryte dhënës me prodhimtari.
Aftësia e njeriut për te dhëne me shume efekte brenda një kohe te caktuar ndërron, si rrjedhim i
kualifikimit te tij për pune dhe si pasojë e ndryshimeve të aftësive te tij për punë, konstitucioni i tij fizike,
                                                                                                                3
gjindëshmëria e tij etj. Harxhimi i energjisë se njeriut ne procesin e punës matet me njësinë e kohës me
gjule, gjegjësisht kilogjulë (kgj). Kjo është njësia mundësive te njeriut qe te liroje energji te nxehtësisë ne
metabolizmin organizimit. Njeriut normal gjate një dite i nevojiten të prodhoje 7.500 kgj energji.
Harxhimet e njeriut varen nga intensiteti i punës. Puma intensive nënkupton harxhim me te shtuar te
energjisë së njeriut në procesin e riprodhimit.. Por, me çfarë intensiteti do ta kryejë punën ai, varet nga
organizimi i punës. Organizimi i punës si përmbledhje e mënyrave gjegjësisht metodave, me ndihmën e
te cilave kryhet puna brenda një kohe te caktuar, zakonisht është nen atë standard.
Vendet ne të cilat harxhohet fuqia punëtore janë: vendet prodhuese dhe vendet joprodhuese. Vendet
prodhuese ne çdo ndërmarrje janë vende ne te cilat punonjësi drejtpërsëdrejti angazhohet ne prodhim
dhe drejtpërsëdrejti e harxhon energjinë e tij fizike e mendore, prandaj edhe puna e tij e bere neper këto
vende quhet pune prodhuese.
Te këto pune ne te cilat prodhohet drejtpërsëdrejti produkti i caktuar krijohet edhe vlera e re. Me fjale te
tjera këto janë vendet teknologjike te punës, ku harxhimet e fuqisë punëtore me pune krijohen ne kohe
dhe hapësire te njëjte me prodhimin, nga madhësia e te cilit varet harxhimi i tij.
Pos vendeve prodhuese apo teknologjike, forca e krahut të punës harxhohet edhe ne vendet joprodhuese.
Vendet joprodhuese ndahen ne vendet përgatitore-kryese dhe në vendet organizative të punës.
Vendet përgatitore-kryese. Ne bazë te ndarjes teknike te punës e me qellim qe të rritet efikasiteti i punës,
behet ndarja e ca punëve me një grup punësh, të cilat i kryejnë disa punëtorë te papërgatitur me
ndërmarrje. Ne grupin e këtyre vendeve të punës kategorizohen punët e konstruksionit te prodhimit, te
përpunimit, të procesit teknologjik, të normimit, te transportit, te depozitimit, te liferimit e te tjera. Se
sa do te ketë këso vendesh te punës ndërmarrja, varet nga shumë faktorë përcaktues. Ata mund te jenë:
natyra e aktivitetit afarist, detajizimi i punës, koha e punës etj.
Harxhimet e fuqisë punëtore, për nga bartësi i tyre - nga prodhimi, janë të ndara në kohë dhe në
hapësirë. Madhësia e harxhimeve të fuqisë punëtore në këto vende është funksion i sasisë së prodhimit.
Vendet organizative te punës. Ne këto vende të punës punëtori punon duke kryer punët e natyrës
udhëheqëse e drejtuese. Shpesh këto grupe të punëve njihen si pune të regjisë.
Kryesit e këtyre punëve janë me kualifikime të larta dhe, duke kryer punët si duhet, prodhimit i
mundësojnë vazhdimësi të pandërprere dhe organizim standard të punës. Madhësia e shpenzimeve të
fuqisë punëtore këtu është ne korrelacion me madhësinë e prodhimtarisë, kurse lidhshmëria me
bartësin në kohë dhe në hapësire është e zhdrejte.
1.4. Kushtëzimi i harxhimeve të elementeve të prodhimit
Harxhimet e te të elementeve te prodhimit bëhen ne prodhimtari, por ky harxhim duhet te jetë
objektivisht i kushtëzuar. Me fjalë të tjera, në prodhimtari bëhet harxhimi i te të elementeve përtej
madhësisë së duhur objektive. Kjo dukuri është rrjedhim i ndikimit te faktorëve natyrorë, teknik e
shoqërore. Ndikimi i këtyre faktorëve është i ndryshueshëm.
Faktori teknik nëpërmes të karakteristikave teknike të mjeteve për pune, gjegjësisht nëpërmes
procesit teknologjik, vepron drejt në harxhimet c elementeve të procesit te prodhimit (karakteristikat e
procesit teknologjik, karakteristikat teknike të kapaciteteve, regjimi i mirëmbajtjes se mjeteve për pune
etj.). Ndikimi ne harxhime i faktorit natyror (ambienti i punës, klima, ajri, nxehtësia, drita, begatia
natyrore e te tjera) është i drejtpërdrejte.
Faktori shoqëror (nëpërmes te nivelit te përgjithshëm të zhvillimit të forcave prodhuese dhe të
sistemit ekonomik) vepron zhdrejtë në harxhimin e elementeve të prodhimit. Por ky ndikim ne harxhime
i faktorëve të përmendur është evident për njësi dhe për tërë madhësinë e prodhimit.
Meqenëse harxhimet e drejtpërdrejta të materialit dhe të fuqisë punëtore për njësi lidhen drejt me
bartësin (prodhimin), me qellim që të zvogëlohen ato sa me tepër për njësi te prodhimit dhe
prodhimtaria të behet me ekonomike duhet te përcaktohen në nivelin e një standardi, si shprehje e
punës së nevojshme shoqërore për prodhimin e dhëne. Mirëpo, kur është fjala për harxhimet e zhdrejta
(harxhimet regjie të materialit dhe te fuqisë punëtore e të mjeteve te punës) ne vendet joprodhuese, ajo
madhësi objektive e nevojshme përcaktohet ne mënyre globale.
Përcaktimi i standardeve ne harxhimet e te të elementeve të prodhimit, nën ndikimin e faktorëve te sipër
cekur, bëhet me qellim qe harxhimet faktike te barazohen me ato objektivisht të nevojshme (standarde).
Ky barazim behet edhe për tere prodhimtarinë. Madhësitë standarde nuk ngelin të pandryshueshme,
por ato ndryshojnë. Ky ndryshim është rezultat i ndërrimit të kushteve objektive ne te cilat punon
ndërmarrja konkrete.
Përveç faktorëve objektive, edhe faktorët subjektivë ndikojnë shumë në zvogëlimin e harxhimeve
nëpërmes faktorit njeri, i cili punon ne kushte të ndryshme të punës, me intensitet të ndryshëm, me
përdorimin e ndryshëm te metodave organizative, me kualifikim të ndryshëm, nën vazhdimësi te
ndryshme te procesit te punës. Prandaj, duke e bere standardizimin e elementeve te përmendura,
arrihet që te prodhohet me shume për njësi te kohës, me harxhime me te vogla.
                                                                                                              4
II. SHPREHJA FINANCIARE E HARXHIMEVE
1. Multiplikatorët në para te harxhimet
Ne kushtet e ekonomisë së tregut, afarizmi i tërësishëm i ndërmarrjeve shprehet në vlerë, kurse rezultati
shprehet në fitim . Rezultatet m und të shprehen në tregues naty rorë (si kategori naty rore) dhe në
tregues verorë (si kategori shoqërore).
Njësitë për paraqitjen e rezultateve në të dy rastet e përmendura janë: në rastin e pare kilogrami,
tonelata, metri etj, ndërsa në rastin e dyte vlera e shprehur ne para.
Ne kushtet shoqërore, kur prodhohet për treg, vlerësimi i rezultateve bëhet në treg. Vlera e prodhimeve
është shprehje monetare e harxhimeve. Ne ekonominë e çdo ndërmarrjeje, veç tjerash, është me interes
të dihen raportet në mes të avancimit në riprodhim dhe të rezultateve. Prandaj, duke i shprehur
avancimet në vlerë (shpenzimet), me anën e çmimeve arrihet deri te matja e ndikimit në rezultate të
këtyre dy elementeve: të1 harxhimeve dhe të çmimeve.
2. Çmimet e mjeteve për prodhim
Çmimet e mjeteve për prodhimin janë ato çmime me të cilat mjetet futen në riprodhim. Mjetet për
prod1im blihen në treg. Shprehja e harxhimeve të mjeteve për punë dhe materialit (Hmjp + Hm),
nëpërmes të çmimeve të tregut (Çt), paraqet shpenzimet e mjeteve për prodhim (Shpmjp).
Shmjp= (Hmjp + Hm) x Çt
Niveli i çminimit te tregut të mjeteve për prodhim do të ndikojë drejtpërsëdrejti në lartësinë e
shpenzimeve të mjeteve për prodhim. Ai çmim do të formohet në treg nën ndikimin e faktorëve të tregut
(kërkesa dhe oferta) si faktorë objektivë, në te cilin ndërmarrja nuk mund t ndikojë fare. Pos faktorit
objektiv, në çmime do të ndikojë edhe faktori subjektiv. Prezantimi i kërkesës apo i ofertës do të bëhet
nëpërmjet të njeriut (si subjekt në tregtim), i cili në këto transaksione do të dallohet nga të tjerët perka
aftësia e tij dhe dituria në njohjen e kushteve të tregut.
Prandaj, si rezultat i kësaj, edhe çmimet e të njëjtave mjete për prodhim do të jene te ndryshme në
shitblerje. Blerja do të behet me çmime me të larta apo me te ulëta se sa çmimet e tregut, si rezultat i
ndikimit të faktorit subjektiv.
çmimi i tregut është çmim objektiv dhe ndryshon nga vlera e mjetit. Ky ndryshim i çmimit të mjetit nga
vlera e tij është rezultat i ndërrimit të raporteve të kërkesës dhe ofertës. Meqenëse faktorët e tregut
veprojnë me intensitet të ndryshueshëm neper tregje, atëherë si çmim objektiv shpesh merret çmimi
mesatar i tregut.
Si shihet, çmimet blerëse te mjeteve për prodhim formohen nga komponentë objektive dhe subjektive.
Si u tha edhe me pare, ndikimi i ndërmarrjes te komponenti i pare objektive ne formimin e çmimeve ne
treg është e kufizuar, kurse në komponentin e dytë mund të ndikojnë në drejtim të rritjes apo te
zvogëlim it te saj. Prandaj, ndërm arrjes, m e qellim qe t i zvogëloje sa m e shum e çm im et blerëse te
mjeteve për prodhim, i mbetet që të ndikoje ne komponentin e dyte te çmimeve, për te realizuar një
çmim me te ulet të blerjes, e nëpërmes tij një rezultat me te lartë në prodhimtari.
Meqenëse komponenti e dyte është komponentë subjektive (organizative), atëherë mbetet si detyre që,
duke i shfrytëzuar këto aftësi organizative, te bëhet blerja me çmime me të ulëta nga te ato tregut. Nga
kjo del se ndërmarrja me aktivitetin e saj duhet te beje zgjedhjen adekuate te politikës se blerjes,
hulumtimin e tregut, zgjedhjen e blerësit, përcaktimin e dinamikës së blerjes e të tjera.
3. Pagat e punëtoreve
Faktori i trete jo material i procesit te punës është fuqia punëtore. Kundërvlera te cilin prodhuesi e merr
në emër te punës së bërë gjate ndarjes se te ardhurave quhet page.
Me qellim që harxhimi i fuqisë punëtore të punës te shprehet at vlerë, paga përdoret si shumëzues
(multiplikator) vlerorë, kurse reprodukimi i fuqisë punëtore të punës bëhet duke i paguar ato ne formë
të pagës. Paga i jepet punëtorit gjatë ndarjes në bazë të punës që ka bërë ai me punën e pranuar
shoqërore në praktikë kjo punë te cilën e ka bërë ai në ndërmarrjen konkrete do të dallojë nga masa e
punës së pranuar, si rrjedhim i shndërrim it të punës konkrete në punën e nevojshm e m esatare në
shoqëri, i mospërputhshmërisë që paraqitet në mes punës së kryer dhe pagës, i mospërputhshmërisë
hapësinore në m es punës së bërë dhe të ardhurave të realizuara . Prandaj, për t u shpërbly er punëtori
për punën e bërë, duhet që të gjitha punët e te njëjtës cilësi dhe intensitet apo te njëjtës cilësi e intensitet
te ndryshuar të shndërrohet në një njësi të përbashkët të m atjes (ekuivalente) .
Ky ekuivalent përcakton distancën në mesin e punëve të ndryshme të cilat duhet t i kry ejnë punëtoret.
Siç shihet, paga paraqitet si kompensim për riprodhimin e bioenergjisë së humbur në pune, kurse
humbja e anergjisë në procesin e punës paraqitet si harxhim i fuqisë punëtore. Shpërblimi i punëtorit
për punën e bërë bëhet në baze te kohës së punës dhe kontributit të dhënë ne suksesin afarist. Pra, paga
e cila u jepet punëtorëve për punën e bere merr rolin e valorizuesil të punës si element hyrës në procesin
e riprodhimit.

                                                                                                               5
Shpenzimet e fuqisë punëtore (Shfp) janë rezultat i shumëzimit të harxhimeve të fuqisë punëtore (Hfp)
dhe ë pagës për njësi te kohës (Pnjk).
Meqenëse paga, e cila i jepet punëtorit për njësi të punës, paraqitet si mesatare e prodhuesit të
kualifikimeve të caktuara dhe si shprehje objektive, atëherë ne formimin e saj veprojnë edhe faktorët
subjektive, në të cilët mund të ndikohet në drejtim të caktuar.
Madhësia e ndarjes në paga nga fitimi në ndërmarrje varet nga proporcionet ne të cilat shkohet. Se sa
do të ndajë ndërmarrja për paga varet nga akumulimi, nga konsumi i përgjithshëm, nga ndarja për
rezerva e te tjera. Pra, si shihet, pagat në përbërjen e shpenzimeve te fuqisë punëtore merren si tregues
financiar


III. KLASIFIKIMI I SHPENZIM EVE
     Shpenzime janë shprehje monetare e harxhimeve të elementeve të prodhimit. Ato janë kategori e
përbëre. Përderisa Fugen Schmalenbach është i mendimit se shpenzimet kane karakterin e vlerës
bartëse, ato të vete përmbajnë harxhimin e të mirave materiale për krijimin e vlerave të reja.
   Shimun Babiq është i mendimit se shpenzimet paraqiten Si zhdukje e vetëdijshme e të mirave
materiale në procesin e prodhimit, me qëllim që të ndërrim me atë proces te prodhohen produkte edhe
me te dobishme apo shërbime. Ose, shpjegimi për shpenzimet nga Dimitrije Peroviq, i cili mendon se
shpenzimet janë një shprehje monetare e vlerës së punës së harxhuar dhe të harxhimeve te të gjitha
mjeteve dhe gjerave, me qellim te prodhimit ose të krijimit të efektit. Këtu ky autor merr dhe i futë edhe
shpenzimet e gatishmërisë se kapaciteteve. Këto shpenzime gjithsesi duhet të jene të lidhura me
rendimentin e efektit të caktuar afarist dhe nuk guxojnë të tejkalojnë madhësinë e caktuar, nëse
dëshirohet te arrihet ndonjë efekt i paracaktuar.
Pos harxhimeve të elementeve te prodhimit dhe shprehjes së tyre të vlerë nëpërmes te çmimeve,
shpenzimet në vete përbejnë edhe disa elemente, ë cilat kategorizohen si shpenzime (kamata,
kontributet, tatimet).
Rëndësia e shpenzimeve është e madhe tek udhëheqja me dinamikën e tyre për arritjen e një rezultati
me të mire afarist. Prandaj, çdo udhëheqje në drejtim të zvogëlimit të tyre në tersi apo për njësi të
prodhimit është shumë e mirëseardhur për ndërmarrjen, sepse ajo e rritë akumulimin e saj, zgjeron
bazën materiale, rrite aftësinë konkurrente në treg etj. Përveç përmbajtësish së shpenzimeve në
kuptimin e ngushtë e të gjerë dhe të rëndësisë së tyre, shpesh në përdorim gjenden edhe shprehjet të cilat
nuk janë shpenzime si: Të dhënat, shpagimet dhe të dalat.
Shpagimet paraqiten te të gjitha pagesat me para të gatshme nëpërmes arkës, pa marrë parasysh
qëllimin (blerja e mallit me para të gats1me, pagesa me para ndokujt, dhënia hua etj.)
Të dhënat janë dhëniet që i bëhen ndokujt në ndërmarrje apo jashtë saj ne para apo ne material. Të
dhënat nuk përputhen në kohe e as në hapësirë me shpagimet.
Te dalat janë dhënie të pakthyeshme te parasë apo gjërave të ndryshme. Të dhënat e qëllimshme dhe jo
të qëllimshme paraqiten site dhëna në ndërmarrje, kurse shpenzimet paraqiten vetëm tek ajo pjese e të
dhënave e cila është e mundur që të kalkulohet te kostoja e prodhimit apo e shërbimit!
Të dhënat ndahen ne të dhëna afariste (shpenzimet, të dalat e jashtëzakonshme, te cilat nuk llogariten
në koston e prodhimit), kurse të dalat e jashtëzakonshme (penaltitë, gjobat, dëmet elementare, humbjet
apo fitimet e paraqitura me bilanc në kohën e vlerësimit të pasurisë, çregjistrimet e kërkesave të
dyshimta apo kontestuese etj) paraqiten në afarizëm të ndërmarrjes, varësisht nga efikasiteti i punës në
ndërmarrje, kurse t dhënat jo afariste nuk i paraqiten ndërmarrjes në lidhje me afarizmin e saj, por ato
janë rezultat i përcaktimeve të ndonjë qëllimi tjetër (donacionet dhe ndihmat të cilat u jepen të tjerëve,
klubeve, shoqatave etj.).
Në teori dhe në praktikë shpenzimet ndahen në lloje sipas shumë kritereve. Nga përcaktimi i kritereve
varet qëllimi i analizës dhe udhëheqjes me shpenzimet.
Shpenzimet ndahen sipas elementeve të prodhimit, sipas vendeve ku krijohen ato, sipas lidhshmërisë së
tyre me bartësin, sipas funksioneve, sipas dinamikës së prodhimit etj. Duke i ndare shpenzimet sipas
kritereve të sipër cekura, duhet njohur karakteristikat e hollësishme të tyre.
1. Shpenzimet e elementeve të prodhimit
Prodhohet duke i shpenzuar elementet e prodhimit si: materialin, mjetet e punës dhe fuqinë punëtore.
Procesi i prodhimit realizohet ashtu që në material bëhen ndërrime teknologjike (ndërrohet forma dhe
përmbajtja) me qëllim të krijimit të cilësive të reja përdoruese për kënaqjen e nevojave shoqërore. Gjate
këtij procesi duet të ekzistojnë përputhshmëri sasiore, cilësore dhe kohore të këtyre elementeve dhe
udhëhiqet e drejtohet me prodhimin në drejtim të realizimit të objektivit.
Por në procesin e harxhimit të çdo elementi të prodhimit ka momente që meritojnë t veçohen dhe te

                                                                                                            6
analizohen.
1.1. Shpenzimet e mjeteve për punë
Edhe mjetet për punë marrin pjesë në prodhime dhe harxhohen sukcesivisht neper shumë procese to
riprodhimit shoqëror. Por, për dallim nga materiali, mjetet për punë harxhimin e tyre e manifestojnë,
siç dihet, në formë të harxhimit fizik, harxhimit ekonomik dhe si vazhdimësi e mjetit për të funksionuar,
duke e m irëm bajtur atë, m e ç rast paraqiten edhe disa shpenzime regjie!
Duke i marre parasysh këto momente, konstatohet se shpenzimet e mjeteve për punë janë shprehje
monetare te harxhimeve të mjeteve/ Harxhimet e mjeteve llogariten si amortizim. Pra, shpenzimet e
mjeteve për punë janë rezultat i harxhimeve dhe i çmimeve blerëse. madhësia e shpenzimeve e cila do të
ngarkoje prodhimin është jo e sakte, por e supozuar, ato barten gradualisht, ne koston e prodhimit në
shumë procese të prodhimit. Se sa do të barten këto shpenzime (amortizimi) varet nga qëndrueshmëria
e mjetit dhe numri i prodhimeve që mund të prodhohen në to.
Ndërsa me sa shpenzime (amortizime) do të ngarkohet një njësi e prodhimit, varet nga shpenzimet
(amortizimi) vjetor i mjetit dhe nga sasia e prodhimit.
1.2. Shpenzimet e materialit
Këto shpenzime janë shprehje në para e harxhimeve të materialit. Pra, duke i shumëzuar sasitë e
harxhuara të materialit me çmimin blerës në një periudhe fitohen shpenzimet e materialit.
Në shpenzime të materialit bëjnë pjesë:: lënda e pare, materiali, energjia elektrike dhe materiali i
regjisë. Këto shpenzime janë të varura me prodhimtarinë, ndërsa disa të tjera, si shpenzimet regjie,
materiali për përvetësimin e prodhimit të ri, ose për konstruksionin e prodhimit, ngelin fikse dhe
mbulohen nga të hyrat e tërësishme, kurse shpenzimet e transportit apo të mbrojtjes janë shpenzime
proporcionale.
Roli i shpenzimeve të materialit, te ndërmarrjet intensive me material, është i madh, prandaj çdo
kursim drejtpërsëdrejti reflektohet në rezultatin afarist. Meqenëse shpenzimet e materialit shkaktohen
kryesisht në vendet teknologjike, përdorimi i mjeteve më produktive dhe zëvendësimi i materialeve
ekzistuese me materiale të reja mbetet detyre permanente e çdo ndërmarrjeje në perspektive.
1.3. Shpenzimet e fuqisë punëtore
Shpenzimet e punës janë shprehje vlerore e harxhimeve te fuqisë punëtore, gjegjësisht Si page për të
bërë llogarinë në bazë të sasisë dhe cilësisë së punës së bërë në vendin e punës. Me fjalë të tjera, këto
shpenzime janë funksion i punës (shpenzime të fuqisë punëtore) dhe i pagës e cila i jepet punëtorit për
njësinë e punës.
Këto shpenzime llogariten në koston e prodhimit. Madhësia e tyre varet nga faktorët që i shkaktojnë.
Faktorët që i shkaktojnë këto shpenzime janë faktorët shoqëror dhe faktorët teknike. Faktori shoqëror
vepron nëpërmes politikes afariste te cilën e udhëheq ndërmarrja në përcaktimin e proporcioneve për
ndarjen në paga, kurse madhësia e pagës varet nga kushtet ekzistuese, te cilat ndryshojnë nga
ndërmarrja ne ndërmarrje, ne lidhje me kualifikimin, intensitetin, organizimin, kushtet e punës etj.
Prandaj, me qellim të caktimit te një matësi sa me adekuat, me ndihmën e të cilit sigurohet një
ekuivalent i harxhimit të fuqisë punëtore në njësi kohore, shërbehemi me standardet ne kualifikim,
intensitet, organizim dhe kushte të punës. Pra, shpenzimet objektive duhet zbritur në nivelin e
shpenzimeve faktike.
Përveç angazhim it të drejte në prodhim , m e ç rast punëtori prodhon produkte, duke pasuruar vlerën me
vlerën e re, nga kjo vlerë e re e krijuar, nëpërmes të çmimit shitës, behet riprodhimi i harxhimit. Duhet
të tentohet qe, për hire të humanizmit te punës së njeriut, puna e gjallë e tij te zëvendësohet me punën e
makinave.
2. Vendi i shpenzimeve dhe lidhshmëria e tyre me bartësin
Vendet ku kryhet procesi i prodhimit ndahen në vendet prodhuese (teknologjike) dhe ne vendet jo
prodhuese (jo teknologjike). Kjo ndarje behet nga aspekti i lidhshmërisë se shpenzimeve me bartësin
(prodhimin), gjegjësisht me efektet dhe rezultatet.
Shpenzimet e drejtpërdrejta janë ato shpenzime te cilat shkaktohen në vendet prodhuese dhe, pa
kurrfarë baze te kushtëzimit në ndërmarrje, llogariten për prodhime apo për shërbime. Duke
shumëzuar harxhimet prodhuese me çmimet e elementeve të procesit te punës, fitohen shpenzimet te
cilat radhiten sipas prodhimeve, pa kurrfarë përllogaritjesh te tjera plotësuese. Ne grupin e këtyre
shpenzimeve hyjnë shpenzimet e drejtpërdrejta te materialit prodhues, shpenzimet e drejtpërdrejta të
punës dhe shpenzimet e tjera të drejtpërdrejta.
Shpenzimet e zhdrejta (regjie).
Ne grupin e shpenzimeve te zhdrejta (regjie) bëjnë pjesë shpenzimet e përgjithshme te prodhimit. Këto
shpenzime ndahen nëpër vendet e punës, ndërsa barten ne bartës sipas çelësave te ndryshëm.
Shpenzimet e përgjithshme te prodhimit janë: materiali i repartit, materiali për pastrim ndriçimi, te

                                                                                                         7
marrat e punëtorëve te mirëmbajtja e mjeteve për pune, transporti i brendshëm, shpenzimet e mbrojtjes
teknike ne punë etj.
Këto shpenzime janë shpenzime te përbashkëta për tere ndërmarrjen, prandaj edhe quhen shpenzime te
përbashkëta. Karakteristike e tyre është se këto shpenzime paraqiten edhe para se të filloje procesi i
prodhimit dhe madhësia e tyre nuk është e varur me madhësinë e prodhimit. Për nga përmbajtja, disa
nga këto shpenzime janë fikse e disa proporcionale. Bartja e tyre me çmimin e prodhimit behet me anën
e çelësave, te cilët duhet të jene te përbashkët për tere ndërmarrjen, apo mund te jene edhe te
ndryshueshme për disa funksione te ndërmarrjes. Si çelësa mund te jene: sasia e prodhimit, norma e
punës, paga e punëtoreve prodhues, çmimet shitëse etj.
Shpenzimet e zhdrejta ndahen ne shpenzimet e zhdrejta te repartit (shpenzimet e përgjithshme te
prodhimit) dhe në shpenzimet e zhdrejta te drejtimit dhe te shitjes. Përveç shpenzimeve te zhdrejta, të
cilat paraqiten ose shkaktohen ne lidhje me prodhimin, shpenzimet e zhdrejta të drejtimit dhe te shitjes
paraqiten jashtë suazave te prodhimit, por lidhur me prodhimin. Këto shpenzime janë te përbashkëta
për tere prodhimin, por për nga llogaritja me rezultatin janë te zhdrejta. Ne këto shpenzime llogariten:
shpenzimet e blerjes, të magazinimet, te udhëheqjes, te administratës, te shitjes etj. Për nga karakteri,
këto shpenzime janë fikse.
3. Llogaritja e shpenzimeve sipas bartësve
Shpenzim et duhet te llogariten për nga vendet dhe për nga bartësit e ty re. Bartës të shpenzimeve
nënkuptohen efektet përfundimtare, gjegjësisht rezultatet e punës ne ndërmarrje, të cilat kane karakter
te prodhim tarisë së m allit . Nëse është efekti rezultat bartës i shpenzim eve, prapëseprapë efekti
(rezultati) nuk është shpenzimin. Kuptimi i efektit (rezultatit) është i kundërt me kuptimin e
shpenzim eve. Derisa m e shpenzim e kuptojm ë harxhimin e caktuar të të mirave materiale, me efektet
(rezultatet) përcaktojmë krijimin e vlerës. çdo krijimi i vlerave nuk është efekt (rezultat) por vetëm
efekt, i cili rezulton nga objektivi i ndërm arrjes .
Duke i krahasuar vlerat të cilat ndërmarrja i fiton nga prodhimi ose nga shërbimi që e ka bërë, në
njërën anë, dhe vlerat të cilat i ka harxhuar për të krijuar fitimin, fitohet ndryshimi, i cili na bën me dije
se çfarë rezultatesh ka arritur ndërmarrja për një kohë.
Efektet e realizuara mund te shprehen edhe në prodhime. Siç u pa edhe me pare, nga aspekti i bartjes,
shpenzimet ndahen në shpenzime të drejtpërdrejta ose në shpenzime prodhuese dhe në shpenzime
joprodhuese apo regjie.
Shpenzimet e drejtpërdrejta.
Qe në momentin e paraqitjes për to dihet bartësi. Duke përdorur normativin teknik, saktësohen.
shpenzimet për njësinë e prodhimit. Ne grupin e shpenzimeve te drejtpërdrejta bën pjesë materiali
prodhues. Ky material hyn drejt në prodhim dhe përmban tërë substancën e tij. Po ashtu edhe energjia
elektrike harxhohet për prodhimin e atij produkti, por nuk hyn në përbërjen e prodhimit si material
kryesor. Materiali ndihmës i ndihmon prodhimit, por edhe ky nuk futet në substance. Pagat të cilat u
jepen punëtorëve futen në shpenzimet e drejtpërdrejta. Nëse llogaritja e amortizimit bëhet duke
përdorur sistemin funksional, pra nëse llogaritet për njësinë e prodhimit, edhe ky pozicion i
shpenzimeve llogaritet si supozim i drejtë.
Qëllimi i ndarjes së shpenzimeve për kah bartësit është dhënia e informatave objektive për ekonomitetin
e afarizmit.
Shpenzimet e zhdrejta (shpenzimet regjie).
Përkundër shpenzimeve të drejtpërdrejta, këto shpenzime nuk mund te lidhen me bartësin, i cili
paraqitet si efekt (prodhimi) i drejtpërdrejtë, por ato kalkulohen zhdrejtë ne koston e prodhimit. Kjo
lidhje behet ne ketë mënyrë: pasi të mblidhen shpenzimet sipas vendeve ku krijohen, ato ndahen nëpër
bartës te tyre në bazë te çelësave.
Këto shpenzime paraqiten nëpër tërë ndërmarrjen gjate funksionimit te saj e bile edhe kur ajo nuk
punon fare. Për t i radhitur m ire shpenzim et e përgjithshm e dhe për t i lidhur m e bartësin, është e
nevojshme që këto shpenzime te ndahen në shpenzimet e përgjithshme te prodhimit dhe ne shpenzimet e
udhëheqjes dhe të blerjes.
Duke ditur përbërjen e këtyre llojeve të shpenzimeve, duhet qasur procesit të bartjes ne prodhime si
shkaktar. Kjo bartje e shpenzimeve të përgjithshme të prodhimit behet me së shpeshti me anën e
çelësave. Si çelës merret raporti i pagës, e cila u jepet punëtorëve (si shpenzime te drejtpërdrejta) me
rezultatin (prodhimin).
Radhitja e shpenzimeve të zhdrejta të udhëheqjes dhe të blerjes behet po ashtu me çelësa. Si çelësa me se
shpeshti merren pagat e punëtoreve prodhues dhe shpenzimet e materialit prodhues. Çelësi fitohet duke
krahasuar shpenzimet e përgjithshme të udhëheqjes dhe të shitblerjes me shpenzimet e drejtpërdrejta.
Me anën e këtij koeficienti (duke mane parasysh pjesëmarrjen e shpenzimeve të drejtpërdrejta ne
prodhim) shpenzimet barten, lidhen ne prodhim.
                                                                                                             8
IV. SHPENZIMET DHE SHKALLA E
                         SHFRYTEZIMIT TE KAPACITETEVE
Prodhimtari bashkëkohore karakterizohet me aplikimin e një niveli me të lartë të të arriturave
shkencore në prodhimtari, në të cilën gjejnë përdorim shumë pajisje dhe makineri të ndryshme.
Të arriturat e reja teknike shumë shpejt zhvillohen, përdorimi i te cilave zëvendëson punën e njeriut,
duke shtuar rezultatet e punës nëpërmes të shpenzimeve dhe duke bërë humanizmin e punës në tërësi.
Meqenëse këto pajisje teknike kane vlerë të madhe, pjesëmarrja e tyre ne prodhim rritë rolin e
shpenzimeve të mjeteve për pune në strukturën e të gjitha shpenzimeve në ndërmarrje.
Pajisshmëria teknike ndikon ne ekonomizim e prodhimit:
1. me madhësinë e vlerës së saj, e shprehur me lartësinë e amortizimit, të sigurimit, te shpenzimeve të
mirëmbajtjes së mjeteve në pune e në shpenzime të ngjashme,
2. me lartësinë e shpenzimeve të funksionit të lyre, si shpenzimet e shërbimeve që u bëhen pajisjeve,
shpenzimet e energjisë dhe shpenzimet e repartit,
3. me shpenzimet e pjesëmarrjes se faktorëve të tjerë të prodhimit në procesin e prodhimit.
Ndërm arrja, si parakusht që të m bijetojë, gjithsesi duhet t u adaptohet ndry shim eve të m ëdha që
ndodhin në treg. Por, investimet në vlera te mëdha ne kapacitete vështirësojnë ate proces, prandaj është
e nevojshme që, në situatën e dhënë, çdo ndërmarrje ta hartojë strategjinë e vet, ne mënyrë që, me
politiken e vet afariste, t u adaptohet këty re situatave.
Duke u nisur nga ky problem, ndërmarrja nxitet që të shikojë këtë dukuri, por nga prizma e
shpenzimeve, me qellim që te sjellë vendime me meritore për një afarizëm të qëlluar.

1. Shpenzimet fikse
Këto shpenzime nuk ndryshojnë në masë me ndryshimin e prodhimtarisë, kurse për njësi bien me rritjen
e prodhimit. Paraqiten që në fillim të afarizmit të ndërmarrjes, pa marrë parasysh a punojnë
kapacitetet e instaluara apo jo e shpesh në literaturën ekonomike quhen edhe shpenzime të kapacitetit.
1.1. Kuptimi i shpenzimeve fikse dhe ndarja e tyre
Shpenzimet fikse (të pandryshueshme) përfshijnë ato shpenzime të ndërmarrjes apo te pjesëve te saj të
cilat mendohet se nuk do te ndryshojnë në masë, por vetëm për një kohe të shkurtër. Ne grupin e
shpenzimeve fikse bëjnë pjese këto kategori: amortizimi kohor, shpenzimet e sigurimit, shpenzimet e
qirasë, pagat te cilat u jepen punëtorëve në regji, kamata, kontributet dhe anëtarësitë e tjera!
Pandryshueshmëria e këtyre shpenzimeve është afatshkurtër, sepse ne një afat me të gjate kohor këto
shpenzime fitojnë karakterin ndryshues. Po ashtu, edhe vendimet e ndonjërit nga organet e
ndërmarrjes, shpesh sjellin aso vendimesh me te cilat ndërrojnë karakterin e pandryshueshëm te këtyre
shpenzimeve, duke i bere ato si shpenzime të ndryshueshme (pagat e punëtorëve).
Shpenzimet fikse janë rrjedhim i politikes së ndërmarrjes me ngritjen e kapaciteteve ne periudhën
aktuale dhe te marrjes se ndonjë vendimi për periudhat e ardhshme ku iu ndërrohet karakteri
shpenzimeve fikse (shpenzimet fikse diskrecionare), ndërsa shpenzimet aktuale fikse janë funksion i
shfrytëzimit të kapaciteteve ne periudhën gjegjëse, duke tentuar që situatën në lidhje me këto shpenzime
ta përm irësojnë ne drejtim të shfry tëzim it te rezervave të pashfry tëzuara dhe t i zvogëlojnë
shpenzimet në tërësi. Për të realizuar këtë qellim, në ndërmarrje jepen ne shumë për këto lloje të
shpenzimeve (diskrecionale) si në përmirësimin e hulumtimit të tregut, të prodhimit, të organizimit, të
propagandimit etj. Shpenzimet fikse ne tërësi ndahen:
a) në shpenzimet absolute fikse dhe
b) në shpenzimet relative fikse.
a. Shpenzimet absolute fikse. Këto shpenzime nuk ndryshojnë fare ne ndërmarrje, pa marrë
parasysh se a prodhohet apo nuk prodhohet.
Nëpër zonat e punësimit të kapaciteteve, qe nga niveli zero e gjer te maksimumi i mundshëm i
prodhimtarisë, këto shpenzime në asnjë zone nuk ndryshojnë në masë, ndërsa shpenzimet mesatare për
njësi ndryshojnë në proporcion të kundërt me ndërrimin e shkallës së punësimit. Nëse supozojmë se
shpenzimet absolute fikse janë 5.000 njësi, ndërsa mundësia për të prodhuar është 1.000 njësi të
prodhimit, atëherë situata e shprehur përmes grafikonit do të jetë si vijon:




                                                                                                       9
Shpenzimet fikse të tëra

                Shp. përgjithshme



   5.000                                                           Shp. fikse




                 100       500              1000                      Shp. prodhimit
                                               Grafikoni nr. 1

                                    Shpenzimet fikse për njësi të prodhimit

               Shp. përgjithshme




        50



       6,2                                                              Shpnjp

           0      100                                        800      Shp. prodhimit

                                               Grafikoni nr. 2

Nga grafiku shihet se në nivelin zero shpenzimet absolute fikse nuk ndërrojnë dhe janë 5.000 njësi, por
ato mbeten të njëjta edhe nëse prodhohet për 1.000 njësi. Vija paralele në abshisë paraqet këto
shpenzime të pandryshueshme për tërë prodhimin (grafiku 1.).
Ndërsa nëse dukuria vrojtohet për shpenzimet mesatare në njësinë e prodhimit, gjendja do të ndryshoje.
Nëse pjesëtohet shuma e tërësishme e shpenzimeve (5.000) me sasinë e mundshme te prodhimit (1.000)
fitohen shpenzimet mesatare për njësi, të cilat janë (5.000: 1.0( = 50, e nëse prodhohen 800 njësi,
shpenzimet për njësi janë (5.000 : 800) 6,2 para. Kjo shihet nga grafiku numër 2.
Koeficienti i varshmërisë së shpenzimeve apo reagbiliteti (kr) si marrëdhënie në mes të normës se rritjes
së prodhimeve dhe te normës së rritjes së shpenzimeve, te shpenzimet absolutisht fikse e ka vlerën zero. -
Formula e koeficientit të reagbilitetit është:
                          % Sp
                      Kr =
                           % Sp
Nga kjo shihet se shpenzimet absolute fikse ne masë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë për njësi të
prodhimit, që do të thotë se me rritjen e sasisë së prodhimit nëpër zonat e punësimit ato për njësi
shënojnë rënie.
b. Shpenzimet relative fikse.
Këto shpenzime mbesin të pandryshueshme për një nivel të pro4himit ose për një zone te punësimit.
Nëse ndërmarrja dëshiron që ta zgjeroje kapacitetin e saj për te prodhuar me shumë, ajo investon në
mjetet e reja për punë, kështu që karakteri i mëparshëm fiks i këtyre shpenzimeve humbe, sepse
shpenzimet ngritën për një shkalle me te larte. Për këto shpenzimet fikse fitojnë karakter tjetër relativo-
fiks, apo ndryshe quhen edhe shpenzime shkallë-shkalle.
Për nga karakteri këto shpenzime zonale, apo relative të pandryshueshme, janë me tepër te natyrës
organizative te prodhimit dhe më te bëjnë pjese: pagat e punëtoreve ne fazën përgatitore, mirëmbajtja
teknike, kontrolli, pagat e punëtoreve në vendet udhëheqëse te prodhimit, shpenzimet e disa llojeve të
materialit te cilat harxhohen neper vendet administrative apo regjie e të tjera.


                                                                                                        10
Këto shpenzime, siç u tha, janë te karakterit me tepër organizativ, lidhur me një minimum të mbajtjes se
organizimit te prodhimtarisë (te pajisjeve ne gjendje gatishmërie për të prodhuar).
Pas rritjes se prodhimit me mjete te reja, duhet te bëhen përpjekje të reja te natyrës organizative në
prodhim. Pra, menjëherë rriten shpenzimet në një nivel me te larte, por vetëm për atë zone. Shqyrtimi i
këtyre shpenzimeve me gjerësisht ka rendësi ne ndërmarrje sepse një pjese bukur e madhe e tyre bën
pjese ne këto shpenzime.
Ne vazhdim, sa për ilustrim, të shërbehemi me ketë shembull: Nëse supozojmë se do te prodhohet në 10
periudha të caktuara, prodhimi do të vijoje kështu: periudha e pare (I) 200 njësi, e dyta 300, e katërta
400, e pesta 409, e gjashta 600, e shtata 706, e teta 800, e nënta 909 dhe e dhjeta 1000, ndërsa
shpenzimet e tërësishme relative fikse, për zonën e punësimit nga e para e gjer në të tretën, janë 6000,
për zone e dytë nga prodhimtaria 400 e gjer në 706, shpenzimet relative të pandryshueshme janë 7000,
ndërsa për zonën e tretë të punësimit shpenzimet relativisht të pandryshueshme janë 10.000 njësi
monetare. Nga të dhënat llogarisim shpenzimet relativisht të pandryshueshme për njësi sipas
periudhave si vijon: 1-30; II 20; III 20; IV 1,7; V 1,6; VI 1,1; VII 1,0; VIII 12,5, IX 12,4; X 10,0.



                                   Lëvizja e shpenzimeve relative fikse

                 Shp

        1000
                                                      Zona III
          700
                              Zona II
         600
                 Zona I
             0            300                   700                   1000
                                              Grafikoni nr. 3


                                   Lëvizja e shpenzimeve relative fikse

                  Shp

           30




            0             300             700                    1000                Sp

                                              Grafikoni nr. 4
          Siç shihet, në zonën e pare, nga periudha I-III, shpenzimet relativisht të pandryshueshme
lëvizin nga 30 në 20 njësi, he zonën e dyte, nga periudha IV e gjer në te VII-ten shpenzimet janë nga 1,7
gjer në 1,0 njësi dhe në fund, te zona e tretë, nga periudha VII e gjer në të X-ten, shpenzimet relative për
njësi lëvizin nga 12,5 gjer në 10,00.
1.1.2. Ndarja e shpenzimeve fikse ne komponentë objektive e subjektive
Shpenzimet fikse janë shpenzime të paevitueshme dhe janë prore të lidhura me instalimin dhe me
shfrytëzimin e kapaciteteve në ndërmarrje.
Nëse nuk shfrytëzohen kapacitetet sa duhet, bëhet me dije se funksionimi i sistemit mezoekonomik ka
dobësi të natyrës organizative. Si rrjedhim i një situate të tille, shpenzimet e kapacitetit do të ngarkohen
për njësi edhe me një madhësi të re e ajo është komponentë e kushtëzuar organizative e shpenzimeve.
Pra, përveç kushteve objektive ekzistuese, në shfrytëzimin e kapaciteteve edhe kushtet organizative
përcaktojnë madhësinë e shpenzimeve të kapacitetit si shpenzime fikse.
Ne kushtet e përmendura është e nevojshme që to dallohen shpenzimet fikse objektive, shpenzimet fikse

                                                                                                          11
organizativisht te kushtëzuara dhe shpenzimet faktike fikse.
Shpenzimet faktike fikse janë përmbledhje e shpenzimeve objektive fikse (të shpenzimeve te nevojshme)
dhe të shpenzimeve fikse organizativisht të kushtëzuara për shkak të mosshfrytëzimit të kapaciteteve.
Nga kjo del se shpenzimet absolute të pandryshueshme përbëhen nga shpenzimet objektive dhe nga ato
organizativisht të kushtëzuara.
Lëvizja e këtyre shpenzimeve është e kundërt, qe donë të thotë se shpenzimet objektivisht te kushtëzuara
(komponent objektive) ndryshojnë në drejtim të lëvizjes së nivelit të shfrytëzimit të kapacitetit, kurse
komponenti organizativisht e kushtëzuar e shpenzimeve (komponenta organizative) lëvizë në të
kundërtën e lëvizjes së prodhimit.
Shfrytëzimi i kapaciteteve disponuese nën vet optimum është pasojë e mosshfrytëzimit to mundësive
ekzistuese për prodhim dhe rrjedh nga paaftësia e kolektivit për të ndryshuar masat organizative, të
nevojshme për evitimin e një situate të tille.
Shpenzimet e pandryshueshme objektive, të parashikuara për njësi të prodhimit, janë konstante, ndërsa
shpenzimet konstante organizativisht të kushtëzuara (komponenta organizative) janë proporcionalisht
të kundërta me ndërrimin e prodhimit.
Pra, shpenzimet e pandryshueshme (Shpf) përbehen nga komponenti objektive (kosh) dhe nga
komponenta organizative (Korgsh) e shpenzimeve. Shpf = Kosh + Korgsh
Ko-Komponentët

                          Paraqitja grafike e këtyre komponentëve bëhet në vazhdim

                  Shp




                          Ko                       Shfr

                               Kob

              0                                                                        Sp
                                             Grafikoni nr. 5

2. Shpenzimet e kushtëzuara me shfrytëzimin e kapacitetit
Meqenëse shpenzimet fikse lajmërohen me inst1imin e kapaciteteve në ndërmarrje dhe janë të
pandryshueshme, pa mane parasysh se a punojnë mjetet apo jo, shpesh here këto shpenzime quhen edhe
shpenzime të kapacitetit.
Përveç shpenzimeve absolute fikse (konstante), qe paraqiten me përgatitshmerine e kapaciteteve për të
prodhuar me fillimin e aktivitetit të saj, ne ndërmarrje paraqiten shpenzimet variabile ose
proporcionale, të cilat janë të lidhura me funksionimin.

2.1. Shpenzimet variabile dhe dinamika e tyre
Këto shpenzime lëvizin në kaheje të njëjte me prodhimtarinë. Duke prodhuar harxhohet material apo
fuqi punëtore, varësisht nga sasia e prodhimit. Pra këto shpenzime lajmërohen vetëm kur prodhohet, e
nëse nuk prodhohet ato nuk lajmërohen fare.
Nëse prodhohet me më shumë njësi, është e arsyeshme që këto shpenzime të rriten për aq njësi. Kjo donë
të thotë se shpenzimet paralele me tërë madhësinë e lyre lëvizin në drejtim të lëvizjes së prodhimit, kurse
për njësi janë të pandryshueshme.
Shpenzimet paralele (variabile) kane pjesëmarrje me të madhe te ndërmarrjet intensive me material
ose me fuqi punëtore, pra te ndërmarrjet e përbërjes me të ulte të kapitalit, prandaj racionalizimi i
materialit nuk ndikon shume në nivelin e shfrytëzimit të kapacitetit.
Ne këto shpenzime bëjnë pjese shpenzimet e materialit prodhues, pagat e punëtorëve prodhues, energjia
e repartit, materiali paketues e të tjera.
Shpenzimet e tërësishme variabile për njësi të prodhimit shprehen me anën e grafikut 8 dhe 9.


                                                                                                        12
Faktorët te cilët kushtëzojnë ndryshimin ne madhësinë e shpenzimeve variabile janë: 1) faktorët
natyrorë teknikë dhe 2) faktorët shoqërorë.

                                    Lëvizja e shpenzimeve Variabile
                        Shp




                0                                                           Sp


                                Grafikoni nr. 6

1) Faktorët natyrore dhe teknikë, përmes kushteve objektive të harxhimeve të elementeve të prodhimit,
kushtëzojnë drejtpërsëdrejti madhësinë e harxhimeve të materialit kryesor, materialit ndihmës dhe
fuqisë punëtore në vendet prodhuese.
Ne faktorin teknik ndërmarrja nuk mund të ndikojë me masat organizative, por mund të ndikojë me
avancimet plotësuese. Madhësinë e shpenzimeve variabile e karakterizojnë karakteristikat e materialit,
mjeteve për punë, fuqisë punëtore, kushteve të punës etj.

                                Lëvizja e shpenzimeve variabile për njësi

                        Shp




                                                                    Shnjp



                    0                Grafikoni nr. 7                                    Sp

2) Ndikimi i faktorit shoqëror ne shpenzimet paralele (variabile) manifestohet nëpërmes të
çmimeve te materialit, mjeteve për pune dhe nëpërmes të pagës për njësi të punës për punëtorët.
Ky ndikim formohet edhe nëpërmjet të tregut, të ndarjes së fitimit, të sistemit ekonomik, të politikes
ekonom ike etj. Edhe te ky faktor ndërm arrja nuk ka m undësi të ndikojë.
Te dy faktorët e sipër cekur janë të natyrës objektive. Përveç këtyre, edhe faktorët e natyrës subjektive
ndikojnë në ndryshueshmërinë e nivelit të shpenzimeve variabile (paralele) nëpërmjet të marrjes së
masave të duhura të natyrës organizative në drejtim të zvogëlimit të këtyre shpenzimeve për njësi të
prodhimit. Koeficienti i reagbilitetit (varshmerisë) te këto shpenzime gjithmonë është baras me 1.
3. Lëvizja e shpenzimeve në dinamikën e prodhimit
Ne lartësinë e shpenzimeve të tërësishme ndikojnë: sasitë e faktorëve te prodhimit të angazhuar në
procesin e prodhimit, karakteristikat tekniko-teknologjike të prodhimit, çmimet e faktorëve të
prodhimit, angazhimi i punonjësve në përmbushjen e detyrave në prodhim e të tjera.
Nën para supozimin se ndikimi i këtyre faktorëve është i parëndësishëm, shpenzimet e tërësishme do të
jenë funksion i m adhësisë së prodhim tarisë a, çdo rritje apozvoë1im do t i rritë, shpenzim et për njësi.
Shpenzimet e tërësishme janë te përbëra nga shpenzimet e pa ndryshueshme (konstante) dhe nga ato
qe ndryshojnë variabile ose proporcionale.
Nga shpjegimet e dhëna me parë dihet se shpenzimet e pandryshueshme janë konstante r tërë

                                                                                                            13
prodhimtarinë, prandaj ato shënojnë rënie për njësi në zonat e larta te shfrytëzimit te kapaciteteve. Në
fillim të prodhimit, shpenzimet mesatare fikse janë të larta, e në zonat e larta ato shënojnë rënie, por kjo
rënie shënon dobësim atje kah kufiri i epërm i shfrytëzimit te kapaciteteve.
Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme është kryesisht nën ndikimin e (proporcionale), por shpenzimet
variabile rriten me rritjen e prodhimit. Kjo rritje behet deri te një kufi, ku pas të cilit ato fillojnë te
shënojnë rënie. Ne vazhdim është më se e nevojshme që të shqyrtohen lëvizjet e ndryshme të
shpenzimeve tërësishme në funksionin e dinamikës së prodhimit dhe të matet ndikimi i tyre i
ndryshueshëm në rezultatet afariste të ndërmarrjes.
Përfaqësim më të madh shpenzimet e ndërmarrjes variabile (proporcionale) kane te prodhimtaria
intensive me material e me fuqinë punëtore, prandaj çdo përpjekje në drejtim të zvogëlimit te tyre
kushtëzohet me zvogëlimin e prodhimtarisë, e bile edhe me ndërprerjen e saj.
Me qellim që të rriten rezultatet afariste në ndërmarrje përdoren mjetet me efekt dhënëse, ku rritet roli i
shpenzimeve fikse kundrejt atyre proporcionale, prandaj si intencë e përhershme mbetet shfrytëzimi me
i mire i mjeteve dhe zvogëlimi i shpenzimeve për njësi te prodhimit. Arsyeshmëria e modernizimit të
mjeteve qëndron në rritjen e efekteve kundruall deponimeve për arritjen e tyre. Dinamika e
shpenzimeve kushtëzon me të madhe edhe ndryshimin e raporteve ne mes të rezultateve të riprodhimit
dhe të deponimeve.
Përbërja strukturale e shpenzimeve, lëvizja e elementeve përbërëse (llojet e ndryshme ë shpenzueseve)
drejtpërsëdrejti ndryshon raportet në rritjen e shpenzimeve të tërësishme. Nëse struktura e
shpenzimeve të tërësishme është e përbëre me më tepër shpenzime fikse (të pandryshueshme, mundësia
e adaptimit të ndërmarrjes ndryshimeve të tregut me prodhime (ndërrimi i kapacitetit) është e
kufizuar, por ndërmarrjes i mbetet në dispozicion mundësia tjetër, mundësia e rritjes së shkallës së
shfrytëzimit të kapaciteteve dhe zvogëlimi i shpenzimeve fikse, ku drejtpërsëdrejti ndikohet në rritjen e
rezultateve të saja afariste (fitimi). Kur ndërmarrja ne strukturën e saj ka më tepër shpenzime të
ndry shueshm e (variabile, proporcionale), atëherë ka m undësi t ia adaptoje tregut kapacitetet e saja,
por mundësitë që të ndikoje me shumë në lartësinë e deponimeve dhe të përmirësimit të rezultateve janë
fare të vogla ose kurrfarë. Se çfarë përbërje të shpenzimeve do të ketë ndërmarrja gjegjëse varet nga
përbërja organike e kapitalit dhe nga natyra e aktivitetit afarist.
3.1. Shpenzimet e tërësishme
Shpenzimet e tërësishme janë përmbledhje e të gjitha shpenzimeve që janë te paraqitura ne një periudhë
llogaritare. Për nga varshmëria e tyre me prodhimtarinë, ato përbehen prej shpenzimeve te tërësishme
fikse (Shtf) (të pandryshueshme) dhe nga shpenzimet e tërësishme, por të ndryshueshme (Shtp)
(variabile, proporcionale). Pra,    Sht = Shtf + Shtp
Për të udhëhequr me dinamikën e shpenzimeve në suazat e politikes afariste, përveç shpenzimeve në
masë, është e nevojshme që te operohet edhe me shpenzimet mesatare apo me shpenzimet për njësi të
prodhimit. Shpenzimet mesatare janë në realitet kostoja e prodhimit dhe fitohen kur shpenzimet e
tërësishme ndahen për sasinë e prodhimit, ndërsa shpenzimet e tërësishme për njësi të prodhimit
fitohen duke i mbledhur shpenzimet e pandryshueshme me shpenzimet e ndryshueshme për njësi.
Lëvizja e të gjitha shpenzimeve kushtëzohet me strukturën përmbajtjesore të tyre (shpenzimet e
pandryshueshme apo te ndryshueshme) dhe me shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve. Ligjshmërinë ne
lëvizje te shpenzimeve fikse e variabile përcakton lëvizja e shpenzimeve te tërësishme në korrelacion me
ndryshimin e prodhimit. Se si lëvizin shpenzimet e tërësishme shihet nga grafiku si me poshtë:
    Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme dhe variabile           Shf1

                      Shp                                               Sht

                                                                              Shv




                                                                               Shf

              a                                                  shmp

Grafikoni nr. 8                                         shfpm                   Sf


                                                                                                         14
Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme për njësi




                                                                         Slp

                                                                                    Kp



             0              Grafikoni nr. 9                                                Sp
3.1.1. Shpenzimet degresive
Shpenzimet degresive janë shpenzimet te cilat ne masë rriten me ngadalë se sa rritja e madhësisë së
prodhimtarisë. Koeficientin e elasticitetit të shpenzimeve e kane me te vogël se një.
Shpenzimet degresive për njësi (shpenzimet e tërësishme te pjesëtuara me sasinë e prodhimit) shënojnë
rënie me rritjen e madhësisë së prodhimit, pra, te ky lloj i shpenzimeve, shpenzimet për njësi për sasinë
plotësuese të prodhimit janë me ulëta se sa shpenzimet mesatare.
Shpenzimet degresive variabile janë: shpenzimet e energjisë së repartit, shpenzimet e materialit
ndihmës etj.
Shpenzimet degresive paraqiten me tepër te ndërmarrjet intensive me mjete për pune. Përveç
shpenzimeve të sipër cekura, tendencë rënieje tregojnë edhe shpenzimet e regjisë së shitjes. Me rritjen e
prodhimtarisë në ndërmarrje tentohet që sa me racionalist të shfrytëzohen deponimet e riprodhimit. Se
si lëvizin këto shpenzime do të shihet nga të dhënat tabelore dhe nga grafiket në vazhdim.

                  Lëvizja e shpenzimeve te tërësishme për njësi neper zonat e punësimit
                                                                                    Shpenzimet për
       Sasia e prodhimit në copë            Shpenzimet e tërësishme
                                                                                        njësi
                   100                                40.000                             400
                   200                                80.000                              400
                   500                               140.000                              280
                   700                               180.000                              271
                   800                               200.000                              250
                   900                               220.000                              244
                  10000                              240.000                              240
                                                    Tabela nr.1

                                                                                    Shpenzimet për
           Sasia e Prodhimit                    Shpenzimet e tëra
                                                                                         njësi
           copë           indeksi            para           indeksi                 para      indeksi
           1000             100             240.000           100                   240         100
            700              70             180.000            75                   257         123
            100              10             40.000             22                   400         150
                                                  Tabela nr.2

Nga të dhënat e përpiluara shihet qartë se sasia e prodhimit shënon rënie nga 100% në 70% dhe në
fund në 10%, ndërsa edhe shpenzimet degresive (rënëse) shënojnë rënie për 75% në rastin e dytë
kundrejt atij të parit, apo kundrejt rastit të dytë, por, siç shihet nga të dhënat ne tabela, të dy dukuritë
shënojnë rënie (prodhimi dhe shpenzimet rënëse), mirëpo dinamika e rënies së shpenzimeve është me e
madhe (75%) se sa ajo e prodhimit (70%).
3.1.2. Shpenzimet progresive (rritëse)
Këto shpenzime karakterizohen me një rritje me të shpejtuar se sa rritja e prodhimit. Rritje me te


                                                                                                           15
shpejtuar këto shpenzime kane në masë dhe për njësi të prodhimit.
Progresioni i shpenzimeve ne ndërmarrje paraqitet si shenjë e çrregullimeve ne prodhim, si rrjedhim i
dobësive organizative në lidhje me mospërputhjen e detyrave dhe kapaciteteve disponuese.

                               Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme degresive

                         Shp



            240000

            120000                                                 Shv


             40000

                     0                Grafikoni nr. 10                       Sp



                                 Lëvizja e shpenzimeve degresive për njësi

                         Shp



               400



              240                                           Shvnjp


                    0          100              500                      1000       Sp
                                         Grafikoni nr. 10

           Këto shpenzime paraqiten në rastin e mbi ngarkimeve te kapaciteteve disponuese në
shfrytëzim si: puna e punëtorëve përtej orarit, rritja e shartit të prodhimit, prishja dhe thyerja e
mjeteve për punë, rritja e shpenzimeve të mirëmbajtjes se mjeteve për pune, rritja e numrit të
ndërtesave të punës, shpenzimet plotësuese qe i paraqiten shërbimit të shitjes, te kushtëzuara me mos
përputhshmërinë e prodhimit e të shitjes. Në këto shpenzime bëjnë pjese edhe premitë, skontoja, rabati,
reklama, reprezentacioni, hulumtimi i tregut e të tjera.
Lëvizja e shpenzimeve progresive shihet me mire me ndihmën e shembullit të formuluar si vijon:

               Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme progresive dhe për njësi të prodhimit


              Sasia e prodhimit në       Shpenzimet e tërësishme         Shpenzimet mesatare
                      copë                     progresive            Progresive     variabile
                 70             100           280           100         40               100
                 90             102           600           213         66               165
                110             157          15000          535        136               340
                120             171         375000         1330        312               780
                                                Tabela nr.3
                               Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme progresive
                                                                                                      16
Sht

                                                  Shtv
                37000




                15000



                      0      70        90   110    120                       Sp

                                       Grafikoni nr. 11




                        Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme progresive dhe për njësi

                            Shpnjp


                    320                                        Shpvnjp


                    140


                    60

                     20

                        0         70        90        110       120                  Sp

                                                  Grafikoni nr. 12


Nga të dhënat e tabelës shihet se shpenzimet progresive (rritëse) shënojnë rritje më të madhe se sa rritja
e prodhimtarisë. Kjo rritje me dinamike e shpenzimeve progresive është me e madhe për njësi te
prodhimit te shpenzimet e tërësishme.
3.1.3. Varshmeria e shpenzimeve
Te çdo ndërmarrje, si kapaciteti ashtu edhe shpenzimet ndryshojnë gjate afarizmit, pa marrë parasysh
kohën e vrojtimit të dukurisë. Por, si do të gjenden shpenzimet sipas llojeve të tyre, apo shpenzimet e
tërësishme me ndryshimin e prodhimtarisë, gjegjësisht me ndryshimin e nivelit të shfrytëzimit të
kapaciteteve, varet aga elasticiteti i shpenzimeve. Për të matur këtë elasticitet (rritja, ngecja apo rënia)
shërbehemi me koeficientin e elasticitetit, ndërsa ato shpenzime të cilat ngecin gjate zvogëlimit të
prodhimtarisë quhen edhe shpenzime të (shërbime ngeceshe).
Ne ngecjen e shpenzimeve të ngecjeve ndikojnë shpenzimet e pandryshueshme dhe shpenzimet e
ndryshueshme.
Ne ndërmarrje ngecja e shpenzimeve paraqitet kur dëshirohet të rritet prodhimtaria në kuadrin e
kapacitetit disponues e për këtë qellim me vone deponohet në vlerë për zgjerimin e fyteve të ngushta,
apo në objekte të reja te magazinimit, ose për gjetjen dhe shfrytëzimin e burimeve të reja energjetike, të
cilat do te përdoren dhe kështu do të vijë deri te rritja e shpenzimeve te tërësishme. Mirëpo nëse pas
këtyre deponimeve plotësuese prodhimi shënon rënie, atëherë shpenzimet e tërësishme ngecin në rënie.


                                                                                                          17
Te shpenzimet variabile (proporcionale) nuk paraqitet ngecja sepse ato lëvizin në kahje me lëvizjen e
prodhimtarisë.
Shpenzimet relative-fikse i paraqiten ndërmarrjes në periudha pak me te gjata ose ne periudha me të
gjata kohore. Kur thuhet kështu, mendohet në atë se ato nuk ndryshojnë ne një periudhë të caktuar
kohore. Ndërmarrja, siç dihet, zgjerohet duke investuar në kapacitetet e saja prodhuese, por gjithnjë
duke u orientuar për një afat te gjate në kërkesat që vijnë nga tregu për prodhimet. Ne raste të tilla do
te rriten shpenzimet relative-fikse, ndërsa nëse këto kërkesa shënojnë rënie, atëherë shpenzimet
relative-fikse do te ngecin.
Ngecja (varshmëria, remantiteti) duhet gjithmonë te shikohet te rritja apo zvogëlimi i shfrytëzimit te
kapaciteteve në kohë te gjate.
Shpenzimet absolutikisht te pandryshueshme (absolute fikse) nuk kane elasticitet, kurse shpenzimet e
tërësishme do te jene elastike apo me pak elastike, varësisht nga përmbajtja strukturore e shpenzimeve
te ndryshueshme apo te pandryshueshme.
Shkalla e larte e ngecjes së shpenzimeve, përmes rritjes se kostos mesatare të prodhimit dhe rritjes së
gjithmbarshme të shpenzimeve, vështirëson apo dobëson afarizmin e ndërmarrjes, duke zvogëluar
fitimin. Faktorët të cilët kushtëzojnë remantitetin (ngecjen) e shpenzimeve janë të ndryshëm. Sipas
Meleroviqit janë:
1. faktorët juridikë,
2. faktorët socialë dhe ekonomikë,
3. faktorët prodhues e politike,
4. faktorët organizativ dhe
5. faktorët psikologjike.


                          Lëvizja e ngecjes shprehet me anën e grafikeve: 16 dhe 17.




                                                                    E

                      L                                 D

                                              C

                                  B

                Sht       A



                      0        Sp1         Sp2         Sp3         Sp4

                                              Grafikoni nr. 13




                                                       Shp



               Shf


                      0             Grafikoni nr. 14         Sp
                                                                                                        18
Ky koeficient është si marrëdhënie në mes te normës së rritjes së shpenzimeve dhe normës se
rritjes së prodhimit. Pos koeficientit sintetik të reagbilitetit (elasticitetit, varshmërisë, ngecjes)
reagbiliteti mund të matet me anën e koeficienteve të veçantë to shpenzimeve fikse (të
pandryshueshme), relative fikse, proporcionale, mesatare fikse, proporcionale, mesatare të tërësishme
e të tjera.
Vlerat e këtij koeficienti janë:
për shpenzimet e pandryshueshme = 0,
për shpenzimet e ndryshueshme (proporcionale ose variabile) =1,
për shpenzimet rritëse (progresive) = 1,
për shpenzimet rënëse (degresive), kurse për shpenzimet e tjera ky koeficient sillet në mes zeros dhe
njëshit.
4. Lëvizja e shpenzimeve dhe zonat e shfrytëzimit të kapaciteteve
Te lëvizja e shpenzimeve në shfrytëzimin e kapaciteteve është e domosdóshme që te përcaktohen pikat,
kurbat e dinam ikës së shpenzim eve dhe zonat e dinam ikës së shpenzim eve. Pikat në kurbat e dinam ikës
se shpenzimeve kane rendësi shume madhe tek analiza e shpenzimeve kufitare (margjinave).
Këto i paraqesin ato momente në te cilat dinamika e shpenzimeve kalon nga një tendence në tjetrën, kur
ndërmarrja arrin gjer te në kufi i caktuar në marrëdhëniet ekonomike, nëpërmjet të dinamikës së
shpenzimeve. Kornand Meleroviqi i definon gjashte pika kritike në dinamikën e shpenzimeve: pika e
minimumit të prodhimit, kufiri i pika e fitimit maksimal, kufiri i epërm i rentabilitetit dhe pika e
prodhimit maksimal. Zonat e punësimit ne dinamiken e shpenzimeve i definoi Eugen Shmalenbar, sipas
të cilit ato janë: zona e degresionit, zona e proporcionalitetit dhe zona e progresionit te shpenzimeve.
4.1. Zona e degresionit
Me fillimin e aktivitetit të saj, ndërmarrja i ka vetëm shpenzimet e paevitueshme (fikse) si shpenzime të
kapacitetit, mirëpo, duke vazhduar prodhimtarinë, shpenzimet e tërësishme gjithnjë vijnë duke u shtuar
shpenzimet e tërësishme, me elemente të reja të shpenzimeve të ndryshueshme (variabile), te cilat janë
në korrelacion të drejtpërdrejtë me madhësinë e prodhimit, si për tërë madhësinë e tyre apo për njësi të
prodhimit.
Nga kjo del se nëpër disa momente të afarizmit të ndërmarrjes ndryshon gjendja sasiore e shpenzimeve
e p0 ashtu edhe ajo përmbajtjesore, e cila nuk është e parëndësishme për ndërmarrjen si sistem
mezoekonomik.
Prandaj, ndërmarrja është e interesuar që përherë te orientohet në shfrytëzimin maksimal të
kapaciteteve të reja instaluese, në m ëny rë që shpenzim et e pandry shueshm e t i zvogëloje sa me tepër për
njësi të prodhimit dhe ta evitojë progresionin e shpenzimeve të cilat, pas një zone të caktuar, mund të
kalojnë në rritje dinamike kundrejt rritjes së prodhimtarisë, si pasojë e një pjesëmarrjeje me te madhe
në strukture te shpenzimeve variabile (të ndryshueshme).
Duke përparuar shpenzimet kah progresioni, dobësohet degresioni i shpenzim eve fikse, m e ç rast fillojnë
të rriten shpenzimet e tërësishme mesatare dhe rritja e mëtutjeshme e nivelit të shfrytëzimit te
kapaciteteve do te behet e paarsyeshme.
Me fjalë tjera, zona e degresionit është zone e papunësisë së, mjaftueshme të kapaciteteve disponuese.
Kjo zone fillon nga niveli zero i aktivitetit të gjere tek ajo pike e afarizmit tek e cila sendërtohen
shpenzimet minimale për njësi të prodhimit.
Pra, gjate kësaj zone, shpenzimet rriten me një intensitet më te ngadalësuar se sa intensiteti i rritjes së
prodhimit dhe janë më të ulëta për njësi të prodhimit.
4.2. Zona proporcionale (optimale)
Nga zona e degresionit si zone rënëse e shpenzimeve në ndërmarrje kalohet nëpër një nivel (pike te
prodhimit) në te cilën shpenzimet për njësi te prodhimit janë me te ulëta.
Mirëpo, deri te kjo pike e optimumit, disa shpenzime shkojnë (lëkunden kah degresioni, e në te njëjtën
kohë, disa shpenzime te tjera brenda shpenzimeve të tërësishme shkojnë në progresion. Për shkak të
lëvizjeve të tilla, në disa shpenzime, nga dy drejtimet e kundërta (progresioni dhe degresioni) arrihet
deri te kompensimi i tyre.
Zona e optimumit në afarizëm te shpenzimet mund te jete e gjere apo shume e ngushte ose vetëm në një
pike te afarizmit.
Se sa do të jetë kjo zone varet nga përputhshmëria në shfrytëzimin e kapaciteteve. Nëse kjo harmoni në
mes te pjesëve analitike të kapaciteteve është e madhe, atëherë edhe kjo zone është me e gjere, dhe
anasjelltas.
Te zona optimale ose proporcionale shpenzimet e tërësishme rriten në proporcion me rritjen e
prodhimit. Pra, te, kjo zone, siç u cek edhe me lartë, efektet pozitive te degresionit barazohen me rritjen
e shpenzimeve progresive variabile. Gjatë tere kësaj zone kostoja e prodhimit për njësi mbetet e njëjtë

                                                                                                          19
dhe është me e ulet. Te kjo zone ndryshimi në mes te çmimit të kostos dhe atij të shitjes është me i madh
dhe koeficienti i ndryshimit të shpenzimeve ne kuadrin e kapacitetit te dhënë është i barabartë me
koeficientin e ndryshimit të prodhimit.
Zona e optimumit të prodhimit (zona proporcionale) nuk është madhësi përgjithmonë e arritur (e
përcaktuar) dhe e pandryshueshme, por kjo do të ndryshoje me vetë dëshirën e ndërmarrjes apo nen
ndikimin e faktorëve te ndryshëm, që veprojnë ne ndërmarrje nga jashtë si: ndryshimet në tregun e
lëndëve te para dhe te materialit, ndryshimet në tregun e prodhimeve të gatshme, ndryshimet ne
politiken ekonomike të ndërmarrjes konkrete e të tjera.
Te zona optimale nuk është e thëne që gjithmonë te arrihet fitim me i madh në ndërmarrje sepse fitimi,
siç dihet, varet nga shpenzimet, nga çmimet shitëse dhe nga sasia e prodhimeve të shitura.
Shpesh ndodh edhe fenomeni qe fitimi me i madh ne afarizëm te realizohet nen apo mbi zonën. e
optimumit. Te zona e opitmumit, nga aspekti i shpenzimeve, shfrytëzimi i kapaciteteve është optimal.
Përkufizimi i kësaj zone behet si i përafërt. Ne ndërmarrjen me më shumë shpenzime te
pandryshueshme (fikse) kjo zone endet aty afro 80-90% te shfrytzueshmërise se kapacitetit disponues,
kurse te ndërmarrjet e tjera, te cilat disponojnë me më pak shpenzime fikse, kjo shkallë e optimumit në
shfrytëzimin e kapacitetit është afro 60-80%.
4.3. Zona e progresionit
Rritja e prodhimit vazhdon te zona vijuese e progresionit tek e cila shpenzimet plotësuese për
prodhimtarinë e rritur janë me te larta se sa kursime në shpenzimet fikse (të pandryshueshme).
me fjalë tjera, rritja e mëtutjeshme e prodhimit mund te behet vetëm në saje të shpenzimeve plotësuese.
Te zona e progresionit shpenzim et rriten për shkak të m bingarkim it të kapaciteteve m e ç rast
shkaktohen shpenzime te tepërta, si ato në mbeturina, nga prishjet e shpeshta të makinave etj.
Shpenzimet e tërësishme shënojnë rritje më të shpejtuar se sa rritja e prodhimit. Këso rritjesh te
shpejtuara se sa prodhimit. Këso rritjesh të shpejtuara shënojnë edhe shpenzimet për njësinë e
prodhimit. Te kjo zone duhet te dallohet rritja progresive të vetëm disa lloje shpenzimesh, apo te të
gjitha shpenzimet në ndërmarrje. Progresioni i shpenzimeve duhet të dallohet si progresion i
shpenzim eve brenda një zone të njëjte te shfrytëzimit te kapaciteteve dhe si progresion një zonë të re të
shfrytëzimin e kapaciteteve (zgjerimi i kapaciteteve ekzistuese dhe rritja e masës së shpenzimeve fikse).
Kufijtë e kësaj zone fillojnë nga zona e optimumit e deri te shfrytëzimi maksimal i kapaciteteve.

                       Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme

       Shp




             100


               0           1      2         3      4                       Sp

                                                 Grafikoni nr. 15

                                      Zonat e shpenzimeve të tërësishme


                       zona e digresionit       zona e progresit

                                                 sht
                                                       shd

                                                             shpp
                   0
Grafikoni nr. 16                                                     shf



                                                                                                        20
Pesha specifike e shpenzimeve variabile (të ndryshueshme) rritet dhe është me e madhe te kjo zone.
Edhe te kjo zone vjen aksioma e përmendur me pare se kufijtë e saj ndërrojnë me ndryshimin apo me
zgjerimin e kapaciteteve ne ndërmarrje. Tejkalimin e kësaj zone të papreferuar ndërmarrja e bën nëse
zvogëlon kapacitetin në nivelin optimal të shfrytëzimit, apo nëse ate kapacitet e perfeksionon me mjete
me te reja dhe me produktive, kundrejt mjeteve të gjertanishme dhe me aplikimin e organizimit me te
mire te prodhimit. Rëndësia e përcjelljes së dinamikës së shpenzimeve në ndërmarrje për ta shtuar
fitimin, në përcaktimin e kapacitetit optimal dhe në zvogëlimin e shpenzimeve për njësi të prodhimit
është shumë e madhe. Nga grafikoni do të shihet se si lëvizin shpenzimet e tërësishme dhe për njësi në te
të zonat e shpenzimeve.
                                 Lëvizja e shpenzimeve mesatare
                          Shp
                          zona e digresionit     zona e progresionit


                                                                 Shp max




                     0                  Grafikoni nr. 17                    Sp

5. Shpenzimet kufitare (margjinare)

Ne teorinë bashkëkohore të shpenzimeve, shpenzimet kufitare zënë një vend shume te rëndësishëm, duke
u shërbyer me to si instrument në aprovimin e vendimeve racionale ne afarizmin e ndërmarrjes, si në
sferën e prodhimit ashtu edhe në atë te këmbimit.
Kornaut Meleroviqi është i m endim it se teoria e shpenzim eve të shtresës përm ban bërtham ën e teorisë
bashkëkohore te shpenzimeve dhe është bazë për përsosjen e kalkulimeve dhe në të menduarit për
kalkulime. Shpenzimet e shtresës paraqiten si element dinamik i shpenzimeve dhe për këtë i përgjigjen
karakterit dinamik të ekonomisë bashkëkohore. Shpenzimet kufitare fiton shumë ne peshe, sidomos në
prodhimtarinë bashkëkohore, të cilën e karakterizon përdorimi i gjerë i mjeteve të mekanizuara dhe të
automatizuara të prodhimit.
Shpenzimet kufitare njihen edhe me emërtime të ndryshme si shpenzime diferenciale, apo shpenzime të
një shtrese të prodhimit.
Shpenzimet plotësuese të cilat paraqiten si rezultat i rritjes së një shtese kufitare të prodhimit quhen
shpenzime te shtresës.
Siç shihet, shpenzim et e shtresës përfshijnë shpenzim et e shtresave të ndry shm e të prodhim it, pa m arrë
parasysh se për cilën shtresë është fjala te kapaciteti prodhues. Shpenzimet e shtresës mund te
paraqiten si të tëra dhe për njësi.
Shpenzimet e shtresës të paraqitura në shumën e tërësishme njihen si shpenzime diferenciale, e nëse
shpenzimet e shtresës paraqiten për njësi të prodhimit atëherë fjala është për shpenzimet kufitare. Pra,
 teprica në shpenzim et e tërësishm e, por te niveli i ri i punësim it ndaj shpenzim eve të nivelit m e të ulët të
punësim it paraqiten si shpenzim e diferenciale, ose shpenzim et diferenciale paraqiten si teprice ne
shpenzim et te ndërm arrja e cila duhet t i barte nëse e rrite prodhim tarinë, e të cilat nuk do të ishte e
dety ruar t i barte nëse nuk e rritë prodhim tarinë .
Siç dihet, shpenzimet variabile paraqiten me paraqitjen e prodhimit për një njësi apo për një shtresë të
prodhimit. Duke i krahasuar këto shpenzime si shpenzime ndryshuese, me prodhimin plotësues fitohen
shpenzimet margjinare (kufitare).
Shpenzimet kufitare (margjinare, diferenciale) llogariten duke filluar nga funksioni i prodhimit
(shkalles së shfrytëzimit e kapaciteteve) se Shp=f(sp), ndërsa shpenzimet mesatare për njësi janë:
Shpnjp = shpt/Sp, kurse shpenzimet kufitare fitohen duke e bërë derivacionin e shpenzimeve të
tërësishme
                  dsht
        Shk =                   ku është
                  dSp
dsht - paraqiten si shpenzime diferenciale, kurse
dsp - paraqiten si shtresa kufitare të prodhimit, ose

                                                                                                               21
sht                     dsht - shp
        Shpk =              ;    Shpk =
                    Sp                          Sp

Shpenzimet kufitare dallohen nga shpenzimet variabile për njësi.
Derisa shpenzimet variabile për njësi fitohen duke i pjesëtuar shpenzimet e tërësishme variabile (Shv)
me tërë sasinë e prodhimit (Sp), shpenzimet kufitare për prodhimtarinë e asaj shtese janë shpenzime
mesatare variabile të shtesës se fundit të prodhimit (Shpv).
                     Shpv
             Shm =
                       Sp
  Duke filluar nga ligjshmëritë e lëvizjes se shpenzimeve me dinamiken e prodhimit neper zona të
punësimit, mund te konstatohet se shpenzimet kufitare, me rastin e rritjes së prodhimeve në zonën e
digresionit te prodhimtaria fillestare në ate zone, do të jenë me te ulëta nga shpenzimet mesatare për
njësi te prodhimit.
Këtu kostoja e prodhimit e shtresës rritëse të prodhimit do të jetë më e vogël se sa kostoja e prodhimit
nga niveli i mëparshëm i sasisë së prodhimit. Ne vazhdim të shfrytëzimit te kapaciteteve arrihet që te
barazohen shpenzimet kufitare ne ato mesatare. Kjo dukuni paraqitet në zonën optimale të shfrytëzimit
te kapaciteteve.
Rritja intensive në shpenzimet kufitare hetohet sidomos ne zonën e progresionit. Arsyeja është se rritet
pjesëmarrja e shpenzimeve fikse, si rrjedhim i mbingarkimit mbi nivelin në shfrytëzimin e kapaciteteve
në ndërmarrje mbi nivelin, kur shpenzimet e kapacitetit janë me të ulëta.
Shpenzimet kufitare janë baras me shpenzimet variabile për njësi të prodhimit, nëse shpenzimet
variabile gjenden ne proporcion, kurse shpenzimet kufitare do të jenë me te vogla se sa shpenzimet
variabile për njësi të prodhimit, nëse shpenzimet variabile janë degresive. Edhe shpenzimet kufitare
janë me te mëdha se sa shpenzimet variabile për njësi, nëse shpenzimet variabile do te gjenden ne
progresion.
Duke vërejtur lëvizjen e shpenzimeve kufitare ne ndërmarrje aprovohen shumë vendime ne politiken
afariste, sidom os ne lidhje m e çm im in shitës, m e te cilin shpaguhet rritja e prodhimit, gjegjësisht
pranimi i porosive të reja, kur kapaciteti prodhues në ndërmarrje nuk është mjaft i shfrytëzuar dhe kur
çm im et në treg nuk janë m e te volitshm e apo për te bere diferencim in e çm im eve dhe të dam pingut, ose
për te vendosur se a do te prodhohet pavarësisht ndonjë prodhim, apo do te aplikohet ndonjë ndërresë
në prodhim etj. Metodat për llogaritjen e shpenzimeve kufitare (margjinare) janë: metoda e
kontabilitetit, metoda e interpolimit, metoda e trendit dhe metoda e kuadrantit. Për te pare se si
llogariten këto shpenzime, shërbehemi me një shembull te përpiluar, të ilustruar edhe përmes
grafikonit.



                          Lëvizja e shpenzimeve kufitare nëpër zonat e punësimit

               Shv               Sp          Sht. mes        Shpvnjp           Shk
             400.000              20             0               -               -
             400.000              20          80.000          20.000          20.000
             784.000              30          29.667          59.334          38.400
            11.16000              40          77.900          52.900          33.200
            11.492000             50          62.984          42.984          33.200
            18.64000              60          64.410          47.734          71.520
            22.40000              70          60.571          46.285          37.600
            26.68000              80          58.350          45.850          42.800
            30.92000              90          56.578          45.466          42.400
            38.44000             100          58.440          48A40           75.200
            45.84000             110          59.854          50.764          74.000

                                       Tabela nr. 4



                                                                                                          22
Shpenzimet e tërësishme në 000          Sp       Shpenzimet mesatar në 000
               F            V          T                       F        V       Të tëra
             10,000         0        1.000           0          -        0         -
             10,000       4000      14.000          20         50       20        80
             10,000       7800      17.800          30         33       59        92
             10,000      11.160     21.160          40         25       52        77
             10,000      11.492     21.492          50         20       42        62
             10,000      18.640     28.640          60         16       47        64
             10,000      22,400     32.400          70         14       46        60
             10,000      26.680     36.680          80         12       45        58
             10,000      30.920     40.920          90         11       45        56
             10,000      38.440     48.440         100         10       48        58
             10,000      45.840     35.840         110          9       50        59

                                  Tabela nr. 5




                                      Lëvizja e shpenzimeve kufitare

                                                                Sh.k
                      80
                      70                                           V
                      60
                      50                                               f
                      40
                      30
                      20
                      10
                        0          50          100    110                   Sp
                                             Grafikoni nr. 18

6. Pikat kritike ne afarizmin e ndërmarrjes
Politika e zhvillimit të ndërmarrjes, veç tjerash, bazohet në lëvizjen e shpenzimeve nëpër zonat e
punësimit, duke u adaptuar kuantitativisht dhe kualitativisht me kapacitetet e saja në një qellim, që sa
m e tepër t i përgjigjet atij niveli m e shpenzim e sa m e të vogla për njësi të prodhimit dhe ta rrisë në
maksimum fitimin.
Siç shihet, vendoset për prodhimtarinë me të cilën do të realizohet një diferencë me e madhe në mes te të
hyrave të tërësishme dhe shpenzimeve të tërësishme. Prandaj, është me rëndësi të shihet se si gjendet
ndërmarrja, duke i marre parasysh këto komponentë: prodhimi, shpenzimet e prodhimit, çmimet e
tregut dhe rezultati financiar.
Ndërmarrja ne procesin e aktivitetit të saj, për te arritur një nivel të caktuar te prodhimit, tenton që te
beje kombinimin me të mire kuantitativ-kualitativ të faktorëve të prodhimit. Por, sa do të jetë kjo
madhësi, nëse merret parasysh mos zgjerimi i kapaciteteve i cili do t i siguroje asaj rezultat maksimal
financiar - fitim maksimal?. Përgjigja në realizimin e kërkesës së parashtruar jepet duke analizuar
raportet ekzistuese në mes të sasive optimale të prodhimit, shpenzimeve minimale për njësinë e
prodhimit, çmimeve te tregut dhe raporteve të shpenzimeve me çmimin e tregut.
Te gjitha këto madhësi kane ndikim në njëra tjetrën. Këto raporte ndërrojnë nëpër zonat e punësimit.
Ndërmarrja, kur nuk ka kërkesa të mjaftueshme për prodhimin e saj, sërish shkon kah adaptimi në
drejtim të zvogëlimit te kapaciteteve apo kah rritja e kapaciteteve të saja, nëse rritet kërkesa në treg për
prodhimet e saj. Ky adaptim mund .te jetë afatshkurtër ose afatgjate dhe bëhet me numër të
pandryshueshëm të faktorëve te prodhimit apo në strukturë të njëjte te faktorëve të prodhimit ose të
adaptimit total të ndërmarrjes. Adaptimet e tilla në ndërmarrje bëhen me qellim që të zvogëlohen
                                                                                                         23
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste

Contenu connexe

Tendances

Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
Menaxherat
 
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
coupletea
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Menaxherat
 
Detyra kontabilitet 2
Detyra kontabilitet 2Detyra kontabilitet 2
Detyra kontabilitet 2
Menaxherat
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Bessnik Latifi
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Fisnik Morina
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
Muhamet Sopa
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
Bessnik Latifi
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka
Menaxherat
 

Tendances (20)

Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - Permbledhje
 
Pytje ne Kontabilitet
Pytje ne KontabilitetPytje ne Kontabilitet
Pytje ne Kontabilitet
 
Makroekonomia slides
Makroekonomia slidesMakroekonomia slides
Makroekonomia slides
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrjeTema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
 
Prezantimi i kostove
Prezantimi i kostovePrezantimi i kostove
Prezantimi i kostove
 
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
 
Shpenzimet
ShpenzimetShpenzimet
Shpenzimet
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
 
Detyra kontabilitet 2
Detyra kontabilitet 2Detyra kontabilitet 2
Detyra kontabilitet 2
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Elasticiteti i kerkeses_dhe_i_ofertes
Elasticiteti i kerkeses_dhe_i_ofertesElasticiteti i kerkeses_dhe_i_ofertes
Elasticiteti i kerkeses_dhe_i_ofertes
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka
 
Bazat e Menaxhmentit
Bazat e MenaxhmentitBazat e Menaxhmentit
Bazat e Menaxhmentit
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistike
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
 
Menaxhment Financiar
Menaxhment FinanciarMenaxhment Financiar
Menaxhment Financiar
 

En vedette

L 2- kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
L 2-  kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeveL 2-  kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
L 2- kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
Hamit Agushi
 
Vecorite fundamentale te shpenzimeve dhe te hyrave
Vecorite fundamentale te shpenzimeve dhe te hyraveVecorite fundamentale te shpenzimeve dhe te hyrave
Vecorite fundamentale te shpenzimeve dhe te hyrave
ekonomia
 
çmimet,objektivat dhe strategjite e caktimit te tyre (marketing)
çmimet,objektivat dhe strategjite e caktimit te tyre (marketing)çmimet,objektivat dhe strategjite e caktimit te tyre (marketing)
çmimet,objektivat dhe strategjite e caktimit te tyre (marketing)
Sabir Asipi
 
Kontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigjeKontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigje
coupletea
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave
Menaxherat
 
Menaxhment strategjik java-13
Menaxhment strategjik java-13Menaxhment strategjik java-13
Menaxhment strategjik java-13
Gazmir Rrahmani
 

En vedette (20)

L 2- kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
L 2-  kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeveL 2-  kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
L 2- kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
 
Vecorite fundamentale te shpenzimeve dhe te hyrave
Vecorite fundamentale te shpenzimeve dhe te hyraveVecorite fundamentale te shpenzimeve dhe te hyrave
Vecorite fundamentale te shpenzimeve dhe te hyrave
 
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"
 
PROJEKT DETYR
PROJEKT DETYRPROJEKT DETYR
PROJEKT DETYR
 
çmimet,objektivat dhe strategjite e caktimit te tyre (marketing)
çmimet,objektivat dhe strategjite e caktimit te tyre (marketing)çmimet,objektivat dhe strategjite e caktimit te tyre (marketing)
çmimet,objektivat dhe strategjite e caktimit te tyre (marketing)
 
Nehar Islami- Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvmNehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
Nehar Islami- Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
 
Kontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigjeKontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigje
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave
 
Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVEANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
 
çmimi
çmimiçmimi
çmimi
 
Cmimet
CmimetCmimet
Cmimet
 
Menaxhment strategjik java-13
Menaxhment strategjik java-13Menaxhment strategjik java-13
Menaxhment strategjik java-13
 
Te Dalat Publike
Te Dalat PublikeTe Dalat Publike
Te Dalat Publike
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
 
Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1
 
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesitDetyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 

Plus de ekonomia

K o n t r o ll i
K o n t r o ll i K o n t r o ll i
K o n t r o ll i
ekonomia
 
Struktura organizacionale
Struktura organizacionaleStruktura organizacionale
Struktura organizacionale
ekonomia
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
ekonomia
 
Teoria e kerkeses
Teoria e kerkesesTeoria e kerkeses
Teoria e kerkeses
ekonomia
 
Menaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i burimeve njerezoreMenaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i burimeve njerezore
ekonomia
 
Mjetet dhe teknikat e planifikimit
Mjetet dhe teknikat e planifikimitMjetet dhe teknikat e planifikimit
Mjetet dhe teknikat e planifikimit
ekonomia
 
Mjetet dhe teknikat e planifikimit
Mjetet dhe teknikat e planifikimitMjetet dhe teknikat e planifikimit
Mjetet dhe teknikat e planifikimit
ekonomia
 
Mjedisi organizacional
Mjedisi organizacionalMjedisi organizacional
Mjedisi organizacional
ekonomia
 
Ligjerata e 13 & info
Ligjerata e 13 & infoLigjerata e 13 & info
Ligjerata e 13 & info
ekonomia
 
Organizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjesOrganizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjes
ekonomia
 
Marketing 14 sh.personale dhe promocioni
Marketing 14 sh.personale dhe promocioni Marketing 14 sh.personale dhe promocioni
Marketing 14 sh.personale dhe promocioni
ekonomia
 
Ekonomia, shoqeria dhe ndermarrja
Ekonomia, shoqeria dhe ndermarrjaEkonomia, shoqeria dhe ndermarrja
Ekonomia, shoqeria dhe ndermarrja
ekonomia
 
Bazat teorike te procesit te qeverisjes ekonomike te ndermarrjes si sistem
Bazat teorike te procesit te qeverisjes ekonomike te ndermarrjes si sistemBazat teorike te procesit te qeverisjes ekonomike te ndermarrjes si sistem
Bazat teorike te procesit te qeverisjes ekonomike te ndermarrjes si sistem
ekonomia
 
Ndermarrja dhe ndermarresia
Ndermarrja dhe ndermarresiaNdermarrja dhe ndermarresia
Ndermarrja dhe ndermarresia
ekonomia
 
Nje veshtrim mbi sh.e
Nje veshtrim mbi sh.eNje veshtrim mbi sh.e
Nje veshtrim mbi sh.e
ekonomia
 
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
Tipologjia e marketingut   pjesa e iiTipologjia e marketingut   pjesa e ii
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
ekonomia
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be
ekonomia
 
Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4
ekonomia
 
Strategjite segmentimi i tregut
Strategjite   segmentimi i tregutStrategjite   segmentimi i tregut
Strategjite segmentimi i tregut
ekonomia
 

Plus de ekonomia (20)

K o n t r o ll i
K o n t r o ll i K o n t r o ll i
K o n t r o ll i
 
Struktura organizacionale
Struktura organizacionaleStruktura organizacionale
Struktura organizacionale
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
 
Teoria e kerkeses
Teoria e kerkesesTeoria e kerkeses
Teoria e kerkeses
 
Menaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i burimeve njerezoreMenaxhimi i burimeve njerezore
Menaxhimi i burimeve njerezore
 
Mjetet dhe teknikat e planifikimit
Mjetet dhe teknikat e planifikimitMjetet dhe teknikat e planifikimit
Mjetet dhe teknikat e planifikimit
 
Mjetet dhe teknikat e planifikimit
Mjetet dhe teknikat e planifikimitMjetet dhe teknikat e planifikimit
Mjetet dhe teknikat e planifikimit
 
Mjedisi organizacional
Mjedisi organizacionalMjedisi organizacional
Mjedisi organizacional
 
Ligjerata e 13 & info
Ligjerata e 13 & infoLigjerata e 13 & info
Ligjerata e 13 & info
 
Organizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjesOrganizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjes
 
Marketing 14 sh.personale dhe promocioni
Marketing 14 sh.personale dhe promocioni Marketing 14 sh.personale dhe promocioni
Marketing 14 sh.personale dhe promocioni
 
Ekonomia, shoqeria dhe ndermarrja
Ekonomia, shoqeria dhe ndermarrjaEkonomia, shoqeria dhe ndermarrja
Ekonomia, shoqeria dhe ndermarrja
 
Bazat teorike te procesit te qeverisjes ekonomike te ndermarrjes si sistem
Bazat teorike te procesit te qeverisjes ekonomike te ndermarrjes si sistemBazat teorike te procesit te qeverisjes ekonomike te ndermarrjes si sistem
Bazat teorike te procesit te qeverisjes ekonomike te ndermarrjes si sistem
 
Ndermarrja dhe ndermarresia
Ndermarrja dhe ndermarresiaNdermarrja dhe ndermarresia
Ndermarrja dhe ndermarresia
 
Nje veshtrim mbi sh.e
Nje veshtrim mbi sh.eNje veshtrim mbi sh.e
Nje veshtrim mbi sh.e
 
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
Tipologjia e marketingut   pjesa e iiTipologjia e marketingut   pjesa e ii
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be
 
Vb
VbVb
Vb
 
Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4
 
Strategjite segmentimi i tregut
Strategjite   segmentimi i tregutStrategjite   segmentimi i tregut
Strategjite segmentimi i tregut
 

Hyrje ne shpenzimet afariste

  • 1. I. SHPENZIMET SI FORME E AVANCIMEVE DHE KLASIFIKIMI I TYRE Njeriu punon në mënyrë të vetëdijshme për të prodhuar të mira materiale. Për këtë aktivitet e ndërmerr duke përdorur mjetet e punës, vepron në lëndën e parë, ia ndërron formën dhe e benë atë të përshtatshme për kënaqjen e nevojave të tij. Gjatë këtij procesi, lënda e pare, së bashku me mjetet e punës, bartë vlerën e vet në prodhim (vlera bartëse), ndërsa vlerën e re e krijon puna e njeriut. Siç shihet, ne procesin e transformimit të elementeve ne prodhim bëhen edhe angazhime, por pas tij edhe shpenzime. Pas shpenzimit krijohet vlera, kurse vlera e prodhimit është e përberë nga vlera e tri elementeve. Vlera bartëse është transformuese, ndërsa vlera e re është vlerë begatuese. Një pjesë të vlerës se re e merr punëtori për të rimburshuar energjinë e harxhuar (fizike e psikike) në procesin e riprodhimit, në mënyre që të jetë i gatshëm që edhe më tutje të prodhoje, duke konsumuar te mira të ndryshme materiale, te cilat atij i mundësojnë riprodhim në energjinë e harxhuar, kurse pjesa tjetër e vlerës së re mbetet si mbivlere. Çfarë do të jetë raporti në ndarjen e vlerës së re varet nga ligjshmëritë ekonomike në ndarjen e rezultateve te punës. Shprehja e shpenzimeve elementare të prodhimit bëhet në formën natyrale si harxhim riprodhues, me ç rast bëhet zhdukja e ca kualiteteve përdoruese për prodhim in e kualiteteve të reja përdoruese, për qëllime të caktuara dhe ne formën financiare si shpenzime. Shpenzimet janë shprehje monetare e harxhimeve. Këto janë dy forma të deponimeve në riprodhim. Ne format e deponimeve në riprodhim ndikojnë faktorët objektivë (teknikë, organizative, të tregut e të tjerë). Vlerat e harxhuara në shpenzime shprehen me anën e çmimeve. Si shihet, shpenzimet e elementeve të prodhimit janë funksion i harxhimeve dhe çmimeve të tregut. 1. Shprehja natyrale e shpenzimeve Secili nga elementet e prodhimit në riprodhim ka rol dhe rëndësi të veçantë, prandaj është e nevojshme që të bëhen shqyrtime të veçanta për harxhimin e të tri elementeve të prodhimit. 1.1. Harxhimet e materialit Materiali me tërë substancën e vet harxhohet në prodhimtari dhe e ndërron formën fizike, kimike, mekanike dhe kalon ne prodhimin e ri i cili konsumohet. Pra materiali i humbë karakteristikat e mëparshme, e harxhon vlerën e vet si vlerë bartëse, për të kaluar në një vlerë tjetër e cila dallon nga ajo e mëparshmja, ngase tani ajo është e ndryshme kualitativisht dhe kuantitativisht. Materiali futet ne prodhimtari, por a do të harxhohet i tërë me një proces apo do të harxhohet pjesë pjesë, varet nga natyra e prodhimtarisë, nga intensiteti i harxhimit dhe nga koha kur harxhohet. Ne prodhim futen lloje të ndryshme të materialit. Pesha specifike e secilit material në prodhimin e ndonjërit nga produktet varet, së pan, nga natyra e procesit të prodhimit. Me fjale të tjera, te prodhimi i një produkti, një lloj i materialit ka rëndësi me të madhe me prodhim kundrejt materialeve të tjera, që përdoren për ta prodhuar atë produkt, dhe anasjelltas. Se sa do të harxhohet material varet nga intensiteti i harxhimit (sasia e harxhimit të materialit me një njësi kohe). Intensiteti i harxhimit varet nga ajo se në cilën faze të procesit teknologjik bëhet ky harxhim. Normalisht se intensiteti i harxhimeve të materialit është funksion i fazës teknologjike në të cilën bëhet edhe prodhimi i produkteve të gatshme. Koha e harxhimit mund të jete e pandërprere dhe e ndërprere. Se çfarë do të jete ajo, varet nga karakteristikat e prodhimtarisë. Duke marrë parasysh ketë specifike të harxhimeve të materialit, harxhimet e materialit ndahen si me poshtë: harxhimet e materialit kryesor, harxhimet e materialit ndihmës, harxhimet e energjisë, dhe harxhimet e materialit regjie. 1.1.1 Harxhimet e materialit kryesor Materiali kryesor futet me tërë substancën e vet me prodhimin e ri, nga vetitë e të cilit caktohen karakteristikat e prodhimit. Duke kaluar nëpër fazat e procesit teknologjik, pëson ndryshime teknologjike dhe ekonomike, ndërsa madhësia e harxhimit të tij është e lidhur në mënyre proporcionale me madhësinë e prodhimit. Ky material shpesh quhet edhe material prodhues. Faktorët te cilët ndikojnë në harxhimet e materialit kryesor janë: 1. karakteristikat e prodhimit, 1
  • 2. 2. karakteristikat e procesit teknologjik, 3. karakteristikat e mjeteve për pune, 4. karakteristikat e vet materialit dhe 5. kushtet e punës 1. Karakteristikat e prodhimit. Karakteristikat e prodhimit te ri paraqiten si faktor kryesor, i cili cakton madhësinë e harxhimit të materialit. Sa do te harxhohet material varet nga madhësia e prodhimit dhe nga vetitë funksionale të prodhimit. Cilësia me e lartë e prodhimit kushtëzohet me harxhime me te mëdha te materialit kualitativ. Nëse prodhimi është me i madh dhe me funksione të ndryshme, pa dyshim se edhe sasia e materialit i cili do te harxhohet në prodhimin e tij do te jete me e larte. Ne praktike tentohet shpesh që të kursehet në dëm të cilësisë. Pasojat janë negative, sepse prodhohen produkte me të meta funksionale apo estetike, te cilat nuk shiten ne treg. 2. Karakteristikat e procesit teknologjik. Prodhimi mund te realizohet me procese të ndryshime teknologjike. Këto ndryshueshmëri ne teknologjinë e aplikuar në prodhimtari, padyshim kushtëzojnë edhe harxhime te ndryshme të materialit kryeson. 3. Karakteristikat e mjeteve për pune. Çfarë mjetesh për pune do të përdorë ndërmarrja varet nga shume faktorë, por një është e sigurte, mjetet me efikase dhe me moderne, gjate prodhimit do të harxhojnë me pak material kryesor se sa ato të cilat janë te një niveli me te ulët teknologjik. Mjetet për punë janë elemente përcaktuese të kapaciteteve. Kapacitetet përcaktojnë karakteristikat e procesit teknologjikë, kurse procesi teknologjik përcakton harxhimin e materialit kryesor. 4. Karakteristikat e vet materialit kryesor. Nëse karakteristikat e materialit janë të duhura, me siguri harxhimi i këtij materiali do te jetë me i vogël. Nëse ai është i cilësisë jo të duhur, do të harxhohet me tepër sepse paraqitet shkalci, derdhja, humbja etj. 5. Kushtet e punës. Kushtet e punës për prodhimtari duhet të jenë optimale. Çdo ndryshueshmëri nga kushtet normale ne të cilat punon punëtori, do të thotë çrregullim i ritmit të punës. Ky çrregullim i ritmit të prodhimtarisë, si rrjedhim i mungesës se kushteve për pune (klima, zhurma, drita, lagështia, vibracioni i truallit etj.), kushtëzon drejtpërsëdrejti rritje në harxhimin joracional të materialit kryesor. 1.1.2. Harxhimet e materialit ndihmës Materiali ndihmës futet në procesin teknologjik së bashku me materialin kryesor dhe përcakton karakteristikat e vet prodhimit. Sasia e materialit ndihmës e cila harxhohet në prodhim është funksion i prodhimit, gjegjësisht i kohëzgjatjes se procesit teknologjik. Pa harxhimin e këtij lloji të materialit, prodhim i nuk m und t i ketë te gjitha karakteristikat përdoruese, gjegjësisht funksionale. Ne prodhim tari harxhohet edhe energjia e cila, për ta realizuar prodhim in, nevojitet që t i vejë në lëvizje mjetet e punës. Shkalla e harxhimit të energjisë kushtëzohet nga ndikimi i faktorëve teknikë, natyrore e organizativë. Rritja e prodhimtarisë në ndërmarrje kushtëzon edhe rritje ne harxhimin e energjisë. Faktorët të cilët ndikojnë në harxhimin e energjisë se repartit janë: 1. karakteristikat e burimeve energjetike, 2. karakteristikat e procesit teknologjik, 3. karakteristikat e mjeteve për pune dhe 4. karakteristikat e materia1it. Karakteristikat e sipër cekura do të ndikojnë në shkallen e harxhimeve te materialit dhe të energjisë gati site materiali kryesor. 1.1.3. Harxhimet e materialit te regjisë Harxhimet e materialit te regjisë paraqiten në ndërmarrje, por nuk janë të lidhura drejt me prodhimtarinë dhe si të tilla, lajmërohen ne lidhje me afarizmin e tërë ndërmarrjes, që nga ngritja e ndërmarrjes, gjegjësisht me ngritjen e kapaciteteve. Ne grupin e këtyre harxhimeve mund të kategorizohen harxhimet e mirëmbajtjes së mjeteve për pune, kamata në emër të huas, harxhimet e organizimit te punës, harxhimet e përgatitjes së punës, studimi i lëvizjeve në punë, i punësimit, të ambientit në pune, harxhimet e blerjes, depozitimit dhe të shitjes, harxhimet e administratës etj. Varësisht nga dedikimi i tyre, harxhimet e regjisë emërtohen me emra si harxhime te repartit, harxhime të udhëheqjes me blerjen dhe harxhimet regjisë të administratës. Si shihet, këto harxhime nuk lidhen drejt me prodhimin, nuk i definojnë vetitë e prodhimit apo te 2
  • 3. procesit teknologjik, nuk varen nga prodhimi, por madhësia e lyre është e lidhur me madhësinë e kapaciteteve disponuese të ndërmarrjeve. Me aplikimin e të rejave shkencore në prodhim, gjegjësisht me rritjen e deponimeve investuese, këto harxhime rriten e paralelisht me këtë rritet edhe opusi i punëve përgatitore kryesore e organizative. Nëse rritet prodhimi, atëherë kostoja e tij do të ngarkohet më me pak shpenzime të regjisë për njësi. Për shkak të përmbajtësish së tyre, këto shpenzime shkaktohen kudo në ndërmarrje dhe si të tilla ato nuk mund të lidhen drejt me bartësin e tyre, por llogaritja dhe bartja bëhet për tërë ndërmarrjen. 1.2. Harxhimet e mjeteve për punë Mjetet për pune, duke punuar, e harxhojnë vlerën e tyre. Ky harxhim i imagjinuar mund te jetë harxhim fizik dhe moral. Duke kryer funksionin që e ka ne procesin e prodhimit, mjeti për pune vlerën e vet e bartë gradualisht në prodhim. Vlera harxhohet edhe nëse mjeti nuk punon, por vlerën përdoruese nuk e ndërron përderisa ai te përdoret në pune. Pra, gjatësia e ciklit të harxhimit dhe reproduktimit të tij e tejkalon ciklin e shpenzimit t prodhimit, në pjesëmarrjen e te cilit mjetet harxhohen. Pos harxhimit fizik, mjeti, duke u përdorur, prishet, thyhet dhe humbe aftësinë e mëparshme përdoruese. Prandaj, secila formë e harxhimit te mjeteve për punë i ka karakteristikat e Saja. Harxhimi fizik. Duke punuar mjeti harxhohet e ky harxhim varet nga intensiteti i përdorimit të tij dhe nga skadimi i kohës së përdorimit. nëse rritet intensiteti i përdorimit te mjeteve, padyshim rritet edhe niveli i harxhimit fizik për një kohë të caktuar. Ndërmarrja, për ta aftësuar mjetin për punë normale, shpesh bene zëvendësimin e pjesës së tij, kështu që për një kohë të caktuar vazhdon të ruaje funksionin e tij me anën e kësaj mirëmbajtjeje. Prodhimtarinë bashkëkohore e karakterizon përdorimi shumë i gjerë i shkencës dhe teknikës në prodhimtari, me ç rast m jetet e përdorura gjer me tani mbesin si joefikase, prandaj paraqitet nevoja për zëvendësimin tyre para kohe me mjete me të reja, edhe pse ato të tanishmet mund të funksionojnë. Dalja e tille e parakohshme e mjeteve jashtë përdorimit njihet me emrin am onizim m oral ( ekonom ik). Funksioni i mjeteve për pune është i ndryshueshëm, prandaj me kryerjen e atyre funksioneve marrin pjesë lloje të ndryshme të mjeteve për punë. Faktorët të cilët kushtëzojnë harxhimin e mjeteve për punë janë karakteristikat e prodhimit të vet mjeteve për pune, te organizimit të punës, te kualifikimit të punëtorëve, te kushteve të punës. Duke mane parasysh ndikimin e karakteristikave ne harxhimin e mjeteve për punë, ato duhet të angazhohen në prodhim me intensitet të shtuar, me qellim që të zëvendësohen me mjete me bashkëkohore. Arsy eja qëndron në faktin se faktori kohë këtu është shum ë ndikues në ç vlerësim in e mjeteve për punë. 1.3. Harxhimet e fuqisë punëtore Puma si aktivitet i njeriut, gjegjësisht si marrëdhënie e njeriut me natyrën, e transformon lëndën e pare me prodhim. Njeriu është faktor i gjalle i punës, përkundër faktorëve materiale të prodhimit (mjetet e punës dhe lënda e punës). Sasia e harxhuar e bioenergjisë se njeriut me procesin e punës paraqet harxhimin e fuqisë punëtore. Ky harxhimin duhet të behet ne prodhim. Si problem i harxhimit të bioenergjisë së njeriut paraqitet matja e tij me njësi të caktuar për matje. Ajo njësi është gjatësia kohore e punës së njeriut. Matja adekuate e harxhimit të bioenergjisë bëhet nëse është: 1. bioenergji e punonjësit, gjegjësisht e prodhuesit individual, 2. që ajo te jetë si sasi e bioenergjisë e prodhuesit individual, 3. qe harxhimi i bioenergjisë te ketë ndodhur në procesin e punës dhe 4. që me këtë harxhim të fuqisë punëtore të bioenergjisë se prodhuesit nuk ndërpriten lidhjet e tij me ekonominë e ndërmarrjes dhe të prodhuesit kolektiv të cilit i takon ai. Meqenëse njeriu harxhon energji mendore dhe fizike në punë, duke e vazhduar me tutje aktivitetin e vet, humbë vlerën e vet përdoruese, prandaj duhet ta riprodhoje atë energji të humbur, duke përmbushur shumë nevoja me te mira materiale. Bartës i punës se njeriut është njeriu i gjalle, i cili m e shpirtin e vet dhe m e m undësitë e veta fizike, mendore dhe shpirtërore vepron në punë, kurse aftësia krijuese dhe gatishm ëria e tij për te dhënë efekte varet nga momentet reale dhe personale, gjegjësisht nga faktorët përcaktues, të dilet ne një ane veprojnë drejt në njeriun, kurse në anën tjetër veprojnë zhdrejte nëpërmes të kushteve ne repart (kushtet teknike), te cilat zvogëlojnë ose rrisin aftësinë efekt dhënëse . Prandaj, përveç karakteristikave personale te tij, edhe karakteristikat e natyrës teknike e shoqërore veprojnë ne pune nëpërmes njeriut. Hulumtimi i gjithanshëm i këtyre karakteristikave të njeriut bëhet nëpërmes disiplinave përkatëse shkencore si psikologjia e punës, fiziologjia etj, me qellim qe ta beje punëtorin sa me efektiv dhe sa me fryte dhënës me prodhimtari. Aftësia e njeriut për te dhëne me shume efekte brenda një kohe te caktuar ndërron, si rrjedhim i kualifikimit te tij për pune dhe si pasojë e ndryshimeve të aftësive te tij për punë, konstitucioni i tij fizike, 3
  • 4. gjindëshmëria e tij etj. Harxhimi i energjisë se njeriut ne procesin e punës matet me njësinë e kohës me gjule, gjegjësisht kilogjulë (kgj). Kjo është njësia mundësive te njeriut qe te liroje energji te nxehtësisë ne metabolizmin organizimit. Njeriut normal gjate një dite i nevojiten të prodhoje 7.500 kgj energji. Harxhimet e njeriut varen nga intensiteti i punës. Puma intensive nënkupton harxhim me te shtuar te energjisë së njeriut në procesin e riprodhimit.. Por, me çfarë intensiteti do ta kryejë punën ai, varet nga organizimi i punës. Organizimi i punës si përmbledhje e mënyrave gjegjësisht metodave, me ndihmën e te cilave kryhet puna brenda një kohe te caktuar, zakonisht është nen atë standard. Vendet ne të cilat harxhohet fuqia punëtore janë: vendet prodhuese dhe vendet joprodhuese. Vendet prodhuese ne çdo ndërmarrje janë vende ne te cilat punonjësi drejtpërsëdrejti angazhohet ne prodhim dhe drejtpërsëdrejti e harxhon energjinë e tij fizike e mendore, prandaj edhe puna e tij e bere neper këto vende quhet pune prodhuese. Te këto pune ne te cilat prodhohet drejtpërsëdrejti produkti i caktuar krijohet edhe vlera e re. Me fjale te tjera këto janë vendet teknologjike te punës, ku harxhimet e fuqisë punëtore me pune krijohen ne kohe dhe hapësire te njëjte me prodhimin, nga madhësia e te cilit varet harxhimi i tij. Pos vendeve prodhuese apo teknologjike, forca e krahut të punës harxhohet edhe ne vendet joprodhuese. Vendet joprodhuese ndahen ne vendet përgatitore-kryese dhe në vendet organizative të punës. Vendet përgatitore-kryese. Ne bazë te ndarjes teknike te punës e me qellim qe të rritet efikasiteti i punës, behet ndarja e ca punëve me një grup punësh, të cilat i kryejnë disa punëtorë te papërgatitur me ndërmarrje. Ne grupin e këtyre vendeve të punës kategorizohen punët e konstruksionit te prodhimit, te përpunimit, të procesit teknologjik, të normimit, te transportit, te depozitimit, te liferimit e te tjera. Se sa do te ketë këso vendesh te punës ndërmarrja, varet nga shumë faktorë përcaktues. Ata mund te jenë: natyra e aktivitetit afarist, detajizimi i punës, koha e punës etj. Harxhimet e fuqisë punëtore, për nga bartësi i tyre - nga prodhimi, janë të ndara në kohë dhe në hapësirë. Madhësia e harxhimeve të fuqisë punëtore në këto vende është funksion i sasisë së prodhimit. Vendet organizative te punës. Ne këto vende të punës punëtori punon duke kryer punët e natyrës udhëheqëse e drejtuese. Shpesh këto grupe të punëve njihen si pune të regjisë. Kryesit e këtyre punëve janë me kualifikime të larta dhe, duke kryer punët si duhet, prodhimit i mundësojnë vazhdimësi të pandërprere dhe organizim standard të punës. Madhësia e shpenzimeve të fuqisë punëtore këtu është ne korrelacion me madhësinë e prodhimtarisë, kurse lidhshmëria me bartësin në kohë dhe në hapësire është e zhdrejte. 1.4. Kushtëzimi i harxhimeve të elementeve të prodhimit Harxhimet e te të elementeve te prodhimit bëhen ne prodhimtari, por ky harxhim duhet te jetë objektivisht i kushtëzuar. Me fjalë të tjera, në prodhimtari bëhet harxhimi i te të elementeve përtej madhësisë së duhur objektive. Kjo dukuri është rrjedhim i ndikimit te faktorëve natyrorë, teknik e shoqërore. Ndikimi i këtyre faktorëve është i ndryshueshëm. Faktori teknik nëpërmes të karakteristikave teknike të mjeteve për pune, gjegjësisht nëpërmes procesit teknologjik, vepron drejt në harxhimet c elementeve të procesit te prodhimit (karakteristikat e procesit teknologjik, karakteristikat teknike të kapaciteteve, regjimi i mirëmbajtjes se mjeteve për pune etj.). Ndikimi ne harxhime i faktorit natyror (ambienti i punës, klima, ajri, nxehtësia, drita, begatia natyrore e te tjera) është i drejtpërdrejte. Faktori shoqëror (nëpërmes te nivelit te përgjithshëm të zhvillimit të forcave prodhuese dhe të sistemit ekonomik) vepron zhdrejtë në harxhimin e elementeve të prodhimit. Por ky ndikim ne harxhime i faktorëve të përmendur është evident për njësi dhe për tërë madhësinë e prodhimit. Meqenëse harxhimet e drejtpërdrejta të materialit dhe të fuqisë punëtore për njësi lidhen drejt me bartësin (prodhimin), me qellim që të zvogëlohen ato sa me tepër për njësi te prodhimit dhe prodhimtaria të behet me ekonomike duhet te përcaktohen në nivelin e një standardi, si shprehje e punës së nevojshme shoqërore për prodhimin e dhëne. Mirëpo, kur është fjala për harxhimet e zhdrejta (harxhimet regjie të materialit dhe te fuqisë punëtore e të mjeteve te punës) ne vendet joprodhuese, ajo madhësi objektive e nevojshme përcaktohet ne mënyre globale. Përcaktimi i standardeve ne harxhimet e te të elementeve të prodhimit, nën ndikimin e faktorëve te sipër cekur, bëhet me qellim qe harxhimet faktike te barazohen me ato objektivisht të nevojshme (standarde). Ky barazim behet edhe për tere prodhimtarinë. Madhësitë standarde nuk ngelin të pandryshueshme, por ato ndryshojnë. Ky ndryshim është rezultat i ndërrimit të kushteve objektive ne te cilat punon ndërmarrja konkrete. Përveç faktorëve objektive, edhe faktorët subjektivë ndikojnë shumë në zvogëlimin e harxhimeve nëpërmes faktorit njeri, i cili punon ne kushte të ndryshme të punës, me intensitet të ndryshëm, me përdorimin e ndryshëm te metodave organizative, me kualifikim të ndryshëm, nën vazhdimësi te ndryshme te procesit te punës. Prandaj, duke e bere standardizimin e elementeve te përmendura, arrihet që te prodhohet me shume për njësi te kohës, me harxhime me te vogla. 4
  • 5. II. SHPREHJA FINANCIARE E HARXHIMEVE 1. Multiplikatorët në para te harxhimet Ne kushtet e ekonomisë së tregut, afarizmi i tërësishëm i ndërmarrjeve shprehet në vlerë, kurse rezultati shprehet në fitim . Rezultatet m und të shprehen në tregues naty rorë (si kategori naty rore) dhe në tregues verorë (si kategori shoqërore). Njësitë për paraqitjen e rezultateve në të dy rastet e përmendura janë: në rastin e pare kilogrami, tonelata, metri etj, ndërsa në rastin e dyte vlera e shprehur ne para. Ne kushtet shoqërore, kur prodhohet për treg, vlerësimi i rezultateve bëhet në treg. Vlera e prodhimeve është shprehje monetare e harxhimeve. Ne ekonominë e çdo ndërmarrjeje, veç tjerash, është me interes të dihen raportet në mes të avancimit në riprodhim dhe të rezultateve. Prandaj, duke i shprehur avancimet në vlerë (shpenzimet), me anën e çmimeve arrihet deri te matja e ndikimit në rezultate të këtyre dy elementeve: të1 harxhimeve dhe të çmimeve. 2. Çmimet e mjeteve për prodhim Çmimet e mjeteve për prodhimin janë ato çmime me të cilat mjetet futen në riprodhim. Mjetet për prod1im blihen në treg. Shprehja e harxhimeve të mjeteve për punë dhe materialit (Hmjp + Hm), nëpërmes të çmimeve të tregut (Çt), paraqet shpenzimet e mjeteve për prodhim (Shpmjp). Shmjp= (Hmjp + Hm) x Çt Niveli i çminimit te tregut të mjeteve për prodhim do të ndikojë drejtpërsëdrejti në lartësinë e shpenzimeve të mjeteve për prodhim. Ai çmim do të formohet në treg nën ndikimin e faktorëve të tregut (kërkesa dhe oferta) si faktorë objektivë, në te cilin ndërmarrja nuk mund t ndikojë fare. Pos faktorit objektiv, në çmime do të ndikojë edhe faktori subjektiv. Prezantimi i kërkesës apo i ofertës do të bëhet nëpërmjet të njeriut (si subjekt në tregtim), i cili në këto transaksione do të dallohet nga të tjerët perka aftësia e tij dhe dituria në njohjen e kushteve të tregut. Prandaj, si rezultat i kësaj, edhe çmimet e të njëjtave mjete për prodhim do të jene te ndryshme në shitblerje. Blerja do të behet me çmime me të larta apo me te ulëta se sa çmimet e tregut, si rezultat i ndikimit të faktorit subjektiv. çmimi i tregut është çmim objektiv dhe ndryshon nga vlera e mjetit. Ky ndryshim i çmimit të mjetit nga vlera e tij është rezultat i ndërrimit të raporteve të kërkesës dhe ofertës. Meqenëse faktorët e tregut veprojnë me intensitet të ndryshueshëm neper tregje, atëherë si çmim objektiv shpesh merret çmimi mesatar i tregut. Si shihet, çmimet blerëse te mjeteve për prodhim formohen nga komponentë objektive dhe subjektive. Si u tha edhe me pare, ndikimi i ndërmarrjes te komponenti i pare objektive ne formimin e çmimeve ne treg është e kufizuar, kurse në komponentin e dytë mund të ndikojnë në drejtim të rritjes apo te zvogëlim it te saj. Prandaj, ndërm arrjes, m e qellim qe t i zvogëloje sa m e shum e çm im et blerëse te mjeteve për prodhim, i mbetet që të ndikoje ne komponentin e dyte te çmimeve, për te realizuar një çmim me te ulet të blerjes, e nëpërmes tij një rezultat me te lartë në prodhimtari. Meqenëse komponenti e dyte është komponentë subjektive (organizative), atëherë mbetet si detyre që, duke i shfrytëzuar këto aftësi organizative, te bëhet blerja me çmime me të ulëta nga te ato tregut. Nga kjo del se ndërmarrja me aktivitetin e saj duhet te beje zgjedhjen adekuate te politikës se blerjes, hulumtimin e tregut, zgjedhjen e blerësit, përcaktimin e dinamikës së blerjes e të tjera. 3. Pagat e punëtoreve Faktori i trete jo material i procesit te punës është fuqia punëtore. Kundërvlera te cilin prodhuesi e merr në emër te punës së bërë gjate ndarjes se te ardhurave quhet page. Me qellim që harxhimi i fuqisë punëtore të punës te shprehet at vlerë, paga përdoret si shumëzues (multiplikator) vlerorë, kurse reprodukimi i fuqisë punëtore të punës bëhet duke i paguar ato ne formë të pagës. Paga i jepet punëtorit gjatë ndarjes në bazë të punës që ka bërë ai me punën e pranuar shoqërore në praktikë kjo punë te cilën e ka bërë ai në ndërmarrjen konkrete do të dallojë nga masa e punës së pranuar, si rrjedhim i shndërrim it të punës konkrete në punën e nevojshm e m esatare në shoqëri, i mospërputhshmërisë që paraqitet në mes punës së kryer dhe pagës, i mospërputhshmërisë hapësinore në m es punës së bërë dhe të ardhurave të realizuara . Prandaj, për t u shpërbly er punëtori për punën e bërë, duhet që të gjitha punët e te njëjtës cilësi dhe intensitet apo te njëjtës cilësi e intensitet te ndryshuar të shndërrohet në një njësi të përbashkët të m atjes (ekuivalente) . Ky ekuivalent përcakton distancën në mesin e punëve të ndryshme të cilat duhet t i kry ejnë punëtoret. Siç shihet, paga paraqitet si kompensim për riprodhimin e bioenergjisë së humbur në pune, kurse humbja e anergjisë në procesin e punës paraqitet si harxhim i fuqisë punëtore. Shpërblimi i punëtorit për punën e bërë bëhet në baze te kohës së punës dhe kontributit të dhënë ne suksesin afarist. Pra, paga e cila u jepet punëtorëve për punën e bere merr rolin e valorizuesil të punës si element hyrës në procesin e riprodhimit. 5
  • 6. Shpenzimet e fuqisë punëtore (Shfp) janë rezultat i shumëzimit të harxhimeve të fuqisë punëtore (Hfp) dhe ë pagës për njësi te kohës (Pnjk). Meqenëse paga, e cila i jepet punëtorit për njësi të punës, paraqitet si mesatare e prodhuesit të kualifikimeve të caktuara dhe si shprehje objektive, atëherë ne formimin e saj veprojnë edhe faktorët subjektive, në të cilët mund të ndikohet në drejtim të caktuar. Madhësia e ndarjes në paga nga fitimi në ndërmarrje varet nga proporcionet ne të cilat shkohet. Se sa do të ndajë ndërmarrja për paga varet nga akumulimi, nga konsumi i përgjithshëm, nga ndarja për rezerva e te tjera. Pra, si shihet, pagat në përbërjen e shpenzimeve te fuqisë punëtore merren si tregues financiar III. KLASIFIKIMI I SHPENZIM EVE Shpenzime janë shprehje monetare e harxhimeve të elementeve të prodhimit. Ato janë kategori e përbëre. Përderisa Fugen Schmalenbach është i mendimit se shpenzimet kane karakterin e vlerës bartëse, ato të vete përmbajnë harxhimin e të mirave materiale për krijimin e vlerave të reja. Shimun Babiq është i mendimit se shpenzimet paraqiten Si zhdukje e vetëdijshme e të mirave materiale në procesin e prodhimit, me qëllim që të ndërrim me atë proces te prodhohen produkte edhe me te dobishme apo shërbime. Ose, shpjegimi për shpenzimet nga Dimitrije Peroviq, i cili mendon se shpenzimet janë një shprehje monetare e vlerës së punës së harxhuar dhe të harxhimeve te të gjitha mjeteve dhe gjerave, me qellim te prodhimit ose të krijimit të efektit. Këtu ky autor merr dhe i futë edhe shpenzimet e gatishmërisë se kapaciteteve. Këto shpenzime gjithsesi duhet të jene të lidhura me rendimentin e efektit të caktuar afarist dhe nuk guxojnë të tejkalojnë madhësinë e caktuar, nëse dëshirohet te arrihet ndonjë efekt i paracaktuar. Pos harxhimeve të elementeve te prodhimit dhe shprehjes së tyre të vlerë nëpërmes te çmimeve, shpenzimet në vete përbejnë edhe disa elemente, ë cilat kategorizohen si shpenzime (kamata, kontributet, tatimet). Rëndësia e shpenzimeve është e madhe tek udhëheqja me dinamikën e tyre për arritjen e një rezultati me të mire afarist. Prandaj, çdo udhëheqje në drejtim të zvogëlimit të tyre në tersi apo për njësi të prodhimit është shumë e mirëseardhur për ndërmarrjen, sepse ajo e rritë akumulimin e saj, zgjeron bazën materiale, rrite aftësinë konkurrente në treg etj. Përveç përmbajtësish së shpenzimeve në kuptimin e ngushtë e të gjerë dhe të rëndësisë së tyre, shpesh në përdorim gjenden edhe shprehjet të cilat nuk janë shpenzime si: Të dhënat, shpagimet dhe të dalat. Shpagimet paraqiten te të gjitha pagesat me para të gatshme nëpërmes arkës, pa marrë parasysh qëllimin (blerja e mallit me para të gats1me, pagesa me para ndokujt, dhënia hua etj.) Të dhënat janë dhëniet që i bëhen ndokujt në ndërmarrje apo jashtë saj ne para apo ne material. Të dhënat nuk përputhen në kohe e as në hapësirë me shpagimet. Te dalat janë dhënie të pakthyeshme te parasë apo gjërave të ndryshme. Të dhënat e qëllimshme dhe jo të qëllimshme paraqiten site dhëna në ndërmarrje, kurse shpenzimet paraqiten vetëm tek ajo pjese e të dhënave e cila është e mundur që të kalkulohet te kostoja e prodhimit apo e shërbimit! Të dhënat ndahen ne të dhëna afariste (shpenzimet, të dalat e jashtëzakonshme, te cilat nuk llogariten në koston e prodhimit), kurse të dalat e jashtëzakonshme (penaltitë, gjobat, dëmet elementare, humbjet apo fitimet e paraqitura me bilanc në kohën e vlerësimit të pasurisë, çregjistrimet e kërkesave të dyshimta apo kontestuese etj) paraqiten në afarizëm të ndërmarrjes, varësisht nga efikasiteti i punës në ndërmarrje, kurse t dhënat jo afariste nuk i paraqiten ndërmarrjes në lidhje me afarizmin e saj, por ato janë rezultat i përcaktimeve të ndonjë qëllimi tjetër (donacionet dhe ndihmat të cilat u jepen të tjerëve, klubeve, shoqatave etj.). Në teori dhe në praktikë shpenzimet ndahen në lloje sipas shumë kritereve. Nga përcaktimi i kritereve varet qëllimi i analizës dhe udhëheqjes me shpenzimet. Shpenzimet ndahen sipas elementeve të prodhimit, sipas vendeve ku krijohen ato, sipas lidhshmërisë së tyre me bartësin, sipas funksioneve, sipas dinamikës së prodhimit etj. Duke i ndare shpenzimet sipas kritereve të sipër cekura, duhet njohur karakteristikat e hollësishme të tyre. 1. Shpenzimet e elementeve të prodhimit Prodhohet duke i shpenzuar elementet e prodhimit si: materialin, mjetet e punës dhe fuqinë punëtore. Procesi i prodhimit realizohet ashtu që në material bëhen ndërrime teknologjike (ndërrohet forma dhe përmbajtja) me qëllim të krijimit të cilësive të reja përdoruese për kënaqjen e nevojave shoqërore. Gjate këtij procesi duet të ekzistojnë përputhshmëri sasiore, cilësore dhe kohore të këtyre elementeve dhe udhëhiqet e drejtohet me prodhimin në drejtim të realizimit të objektivit. Por në procesin e harxhimit të çdo elementi të prodhimit ka momente që meritojnë t veçohen dhe te 6
  • 7. analizohen. 1.1. Shpenzimet e mjeteve për punë Edhe mjetet për punë marrin pjesë në prodhime dhe harxhohen sukcesivisht neper shumë procese to riprodhimit shoqëror. Por, për dallim nga materiali, mjetet për punë harxhimin e tyre e manifestojnë, siç dihet, në formë të harxhimit fizik, harxhimit ekonomik dhe si vazhdimësi e mjetit për të funksionuar, duke e m irëm bajtur atë, m e ç rast paraqiten edhe disa shpenzime regjie! Duke i marre parasysh këto momente, konstatohet se shpenzimet e mjeteve për punë janë shprehje monetare te harxhimeve të mjeteve/ Harxhimet e mjeteve llogariten si amortizim. Pra, shpenzimet e mjeteve për punë janë rezultat i harxhimeve dhe i çmimeve blerëse. madhësia e shpenzimeve e cila do të ngarkoje prodhimin është jo e sakte, por e supozuar, ato barten gradualisht, ne koston e prodhimit në shumë procese të prodhimit. Se sa do të barten këto shpenzime (amortizimi) varet nga qëndrueshmëria e mjetit dhe numri i prodhimeve që mund të prodhohen në to. Ndërsa me sa shpenzime (amortizime) do të ngarkohet një njësi e prodhimit, varet nga shpenzimet (amortizimi) vjetor i mjetit dhe nga sasia e prodhimit. 1.2. Shpenzimet e materialit Këto shpenzime janë shprehje në para e harxhimeve të materialit. Pra, duke i shumëzuar sasitë e harxhuara të materialit me çmimin blerës në një periudhe fitohen shpenzimet e materialit. Në shpenzime të materialit bëjnë pjesë:: lënda e pare, materiali, energjia elektrike dhe materiali i regjisë. Këto shpenzime janë të varura me prodhimtarinë, ndërsa disa të tjera, si shpenzimet regjie, materiali për përvetësimin e prodhimit të ri, ose për konstruksionin e prodhimit, ngelin fikse dhe mbulohen nga të hyrat e tërësishme, kurse shpenzimet e transportit apo të mbrojtjes janë shpenzime proporcionale. Roli i shpenzimeve të materialit, te ndërmarrjet intensive me material, është i madh, prandaj çdo kursim drejtpërsëdrejti reflektohet në rezultatin afarist. Meqenëse shpenzimet e materialit shkaktohen kryesisht në vendet teknologjike, përdorimi i mjeteve më produktive dhe zëvendësimi i materialeve ekzistuese me materiale të reja mbetet detyre permanente e çdo ndërmarrjeje në perspektive. 1.3. Shpenzimet e fuqisë punëtore Shpenzimet e punës janë shprehje vlerore e harxhimeve te fuqisë punëtore, gjegjësisht Si page për të bërë llogarinë në bazë të sasisë dhe cilësisë së punës së bërë në vendin e punës. Me fjalë të tjera, këto shpenzime janë funksion i punës (shpenzime të fuqisë punëtore) dhe i pagës e cila i jepet punëtorit për njësinë e punës. Këto shpenzime llogariten në koston e prodhimit. Madhësia e tyre varet nga faktorët që i shkaktojnë. Faktorët që i shkaktojnë këto shpenzime janë faktorët shoqëror dhe faktorët teknike. Faktori shoqëror vepron nëpërmes politikes afariste te cilën e udhëheq ndërmarrja në përcaktimin e proporcioneve për ndarjen në paga, kurse madhësia e pagës varet nga kushtet ekzistuese, te cilat ndryshojnë nga ndërmarrja ne ndërmarrje, ne lidhje me kualifikimin, intensitetin, organizimin, kushtet e punës etj. Prandaj, me qellim të caktimit te një matësi sa me adekuat, me ndihmën e të cilit sigurohet një ekuivalent i harxhimit të fuqisë punëtore në njësi kohore, shërbehemi me standardet ne kualifikim, intensitet, organizim dhe kushte të punës. Pra, shpenzimet objektive duhet zbritur në nivelin e shpenzimeve faktike. Përveç angazhim it të drejte në prodhim , m e ç rast punëtori prodhon produkte, duke pasuruar vlerën me vlerën e re, nga kjo vlerë e re e krijuar, nëpërmes të çmimit shitës, behet riprodhimi i harxhimit. Duhet të tentohet qe, për hire të humanizmit te punës së njeriut, puna e gjallë e tij te zëvendësohet me punën e makinave. 2. Vendi i shpenzimeve dhe lidhshmëria e tyre me bartësin Vendet ku kryhet procesi i prodhimit ndahen në vendet prodhuese (teknologjike) dhe ne vendet jo prodhuese (jo teknologjike). Kjo ndarje behet nga aspekti i lidhshmërisë se shpenzimeve me bartësin (prodhimin), gjegjësisht me efektet dhe rezultatet. Shpenzimet e drejtpërdrejta janë ato shpenzime te cilat shkaktohen në vendet prodhuese dhe, pa kurrfarë baze te kushtëzimit në ndërmarrje, llogariten për prodhime apo për shërbime. Duke shumëzuar harxhimet prodhuese me çmimet e elementeve të procesit te punës, fitohen shpenzimet te cilat radhiten sipas prodhimeve, pa kurrfarë përllogaritjesh te tjera plotësuese. Ne grupin e këtyre shpenzimeve hyjnë shpenzimet e drejtpërdrejta te materialit prodhues, shpenzimet e drejtpërdrejta të punës dhe shpenzimet e tjera të drejtpërdrejta. Shpenzimet e zhdrejta (regjie). Ne grupin e shpenzimeve te zhdrejta (regjie) bëjnë pjesë shpenzimet e përgjithshme te prodhimit. Këto shpenzime ndahen nëpër vendet e punës, ndërsa barten ne bartës sipas çelësave te ndryshëm. Shpenzimet e përgjithshme te prodhimit janë: materiali i repartit, materiali për pastrim ndriçimi, te 7
  • 8. marrat e punëtorëve te mirëmbajtja e mjeteve për pune, transporti i brendshëm, shpenzimet e mbrojtjes teknike ne punë etj. Këto shpenzime janë shpenzime te përbashkëta për tere ndërmarrjen, prandaj edhe quhen shpenzime te përbashkëta. Karakteristike e tyre është se këto shpenzime paraqiten edhe para se të filloje procesi i prodhimit dhe madhësia e tyre nuk është e varur me madhësinë e prodhimit. Për nga përmbajtja, disa nga këto shpenzime janë fikse e disa proporcionale. Bartja e tyre me çmimin e prodhimit behet me anën e çelësave, te cilët duhet të jene te përbashkët për tere ndërmarrjen, apo mund te jene edhe te ndryshueshme për disa funksione te ndërmarrjes. Si çelësa mund te jene: sasia e prodhimit, norma e punës, paga e punëtoreve prodhues, çmimet shitëse etj. Shpenzimet e zhdrejta ndahen ne shpenzimet e zhdrejta te repartit (shpenzimet e përgjithshme te prodhimit) dhe në shpenzimet e zhdrejta te drejtimit dhe te shitjes. Përveç shpenzimeve te zhdrejta, të cilat paraqiten ose shkaktohen ne lidhje me prodhimin, shpenzimet e zhdrejta të drejtimit dhe te shitjes paraqiten jashtë suazave te prodhimit, por lidhur me prodhimin. Këto shpenzime janë te përbashkëta për tere prodhimin, por për nga llogaritja me rezultatin janë te zhdrejta. Ne këto shpenzime llogariten: shpenzimet e blerjes, të magazinimet, te udhëheqjes, te administratës, te shitjes etj. Për nga karakteri, këto shpenzime janë fikse. 3. Llogaritja e shpenzimeve sipas bartësve Shpenzim et duhet te llogariten për nga vendet dhe për nga bartësit e ty re. Bartës të shpenzimeve nënkuptohen efektet përfundimtare, gjegjësisht rezultatet e punës ne ndërmarrje, të cilat kane karakter te prodhim tarisë së m allit . Nëse është efekti rezultat bartës i shpenzim eve, prapëseprapë efekti (rezultati) nuk është shpenzimin. Kuptimi i efektit (rezultatit) është i kundërt me kuptimin e shpenzim eve. Derisa m e shpenzim e kuptojm ë harxhimin e caktuar të të mirave materiale, me efektet (rezultatet) përcaktojmë krijimin e vlerës. çdo krijimi i vlerave nuk është efekt (rezultat) por vetëm efekt, i cili rezulton nga objektivi i ndërm arrjes . Duke i krahasuar vlerat të cilat ndërmarrja i fiton nga prodhimi ose nga shërbimi që e ka bërë, në njërën anë, dhe vlerat të cilat i ka harxhuar për të krijuar fitimin, fitohet ndryshimi, i cili na bën me dije se çfarë rezultatesh ka arritur ndërmarrja për një kohë. Efektet e realizuara mund te shprehen edhe në prodhime. Siç u pa edhe me pare, nga aspekti i bartjes, shpenzimet ndahen në shpenzime të drejtpërdrejta ose në shpenzime prodhuese dhe në shpenzime joprodhuese apo regjie. Shpenzimet e drejtpërdrejta. Qe në momentin e paraqitjes për to dihet bartësi. Duke përdorur normativin teknik, saktësohen. shpenzimet për njësinë e prodhimit. Ne grupin e shpenzimeve te drejtpërdrejta bën pjesë materiali prodhues. Ky material hyn drejt në prodhim dhe përmban tërë substancën e tij. Po ashtu edhe energjia elektrike harxhohet për prodhimin e atij produkti, por nuk hyn në përbërjen e prodhimit si material kryesor. Materiali ndihmës i ndihmon prodhimit, por edhe ky nuk futet në substance. Pagat të cilat u jepen punëtorëve futen në shpenzimet e drejtpërdrejta. Nëse llogaritja e amortizimit bëhet duke përdorur sistemin funksional, pra nëse llogaritet për njësinë e prodhimit, edhe ky pozicion i shpenzimeve llogaritet si supozim i drejtë. Qëllimi i ndarjes së shpenzimeve për kah bartësit është dhënia e informatave objektive për ekonomitetin e afarizmit. Shpenzimet e zhdrejta (shpenzimet regjie). Përkundër shpenzimeve të drejtpërdrejta, këto shpenzime nuk mund te lidhen me bartësin, i cili paraqitet si efekt (prodhimi) i drejtpërdrejtë, por ato kalkulohen zhdrejtë ne koston e prodhimit. Kjo lidhje behet ne ketë mënyrë: pasi të mblidhen shpenzimet sipas vendeve ku krijohen, ato ndahen nëpër bartës te tyre në bazë te çelësave. Këto shpenzime paraqiten nëpër tërë ndërmarrjen gjate funksionimit te saj e bile edhe kur ajo nuk punon fare. Për t i radhitur m ire shpenzim et e përgjithshm e dhe për t i lidhur m e bartësin, është e nevojshme që këto shpenzime te ndahen në shpenzimet e përgjithshme te prodhimit dhe ne shpenzimet e udhëheqjes dhe të blerjes. Duke ditur përbërjen e këtyre llojeve të shpenzimeve, duhet qasur procesit të bartjes ne prodhime si shkaktar. Kjo bartje e shpenzimeve të përgjithshme të prodhimit behet me së shpeshti me anën e çelësave. Si çelës merret raporti i pagës, e cila u jepet punëtorëve (si shpenzime te drejtpërdrejta) me rezultatin (prodhimin). Radhitja e shpenzimeve të zhdrejta të udhëheqjes dhe të blerjes behet po ashtu me çelësa. Si çelësa me se shpeshti merren pagat e punëtoreve prodhues dhe shpenzimet e materialit prodhues. Çelësi fitohet duke krahasuar shpenzimet e përgjithshme të udhëheqjes dhe të shitblerjes me shpenzimet e drejtpërdrejta. Me anën e këtij koeficienti (duke mane parasysh pjesëmarrjen e shpenzimeve të drejtpërdrejta ne prodhim) shpenzimet barten, lidhen ne prodhim. 8
  • 9. IV. SHPENZIMET DHE SHKALLA E SHFRYTEZIMIT TE KAPACITETEVE Prodhimtari bashkëkohore karakterizohet me aplikimin e një niveli me të lartë të të arriturave shkencore në prodhimtari, në të cilën gjejnë përdorim shumë pajisje dhe makineri të ndryshme. Të arriturat e reja teknike shumë shpejt zhvillohen, përdorimi i te cilave zëvendëson punën e njeriut, duke shtuar rezultatet e punës nëpërmes të shpenzimeve dhe duke bërë humanizmin e punës në tërësi. Meqenëse këto pajisje teknike kane vlerë të madhe, pjesëmarrja e tyre ne prodhim rritë rolin e shpenzimeve të mjeteve për pune në strukturën e të gjitha shpenzimeve në ndërmarrje. Pajisshmëria teknike ndikon ne ekonomizim e prodhimit: 1. me madhësinë e vlerës së saj, e shprehur me lartësinë e amortizimit, të sigurimit, te shpenzimeve të mirëmbajtjes së mjeteve në pune e në shpenzime të ngjashme, 2. me lartësinë e shpenzimeve të funksionit të lyre, si shpenzimet e shërbimeve që u bëhen pajisjeve, shpenzimet e energjisë dhe shpenzimet e repartit, 3. me shpenzimet e pjesëmarrjes se faktorëve të tjerë të prodhimit në procesin e prodhimit. Ndërm arrja, si parakusht që të m bijetojë, gjithsesi duhet t u adaptohet ndry shim eve të m ëdha që ndodhin në treg. Por, investimet në vlera te mëdha ne kapacitete vështirësojnë ate proces, prandaj është e nevojshme që, në situatën e dhënë, çdo ndërmarrje ta hartojë strategjinë e vet, ne mënyrë që, me politiken e vet afariste, t u adaptohet këty re situatave. Duke u nisur nga ky problem, ndërmarrja nxitet që të shikojë këtë dukuri, por nga prizma e shpenzimeve, me qellim që te sjellë vendime me meritore për një afarizëm të qëlluar. 1. Shpenzimet fikse Këto shpenzime nuk ndryshojnë në masë me ndryshimin e prodhimtarisë, kurse për njësi bien me rritjen e prodhimit. Paraqiten që në fillim të afarizmit të ndërmarrjes, pa marrë parasysh a punojnë kapacitetet e instaluara apo jo e shpesh në literaturën ekonomike quhen edhe shpenzime të kapacitetit. 1.1. Kuptimi i shpenzimeve fikse dhe ndarja e tyre Shpenzimet fikse (të pandryshueshme) përfshijnë ato shpenzime të ndërmarrjes apo te pjesëve te saj të cilat mendohet se nuk do te ndryshojnë në masë, por vetëm për një kohe të shkurtër. Ne grupin e shpenzimeve fikse bëjnë pjese këto kategori: amortizimi kohor, shpenzimet e sigurimit, shpenzimet e qirasë, pagat te cilat u jepen punëtorëve në regji, kamata, kontributet dhe anëtarësitë e tjera! Pandryshueshmëria e këtyre shpenzimeve është afatshkurtër, sepse ne një afat me të gjate kohor këto shpenzime fitojnë karakterin ndryshues. Po ashtu, edhe vendimet e ndonjërit nga organet e ndërmarrjes, shpesh sjellin aso vendimesh me te cilat ndërrojnë karakterin e pandryshueshëm te këtyre shpenzimeve, duke i bere ato si shpenzime të ndryshueshme (pagat e punëtorëve). Shpenzimet fikse janë rrjedhim i politikes së ndërmarrjes me ngritjen e kapaciteteve ne periudhën aktuale dhe te marrjes se ndonjë vendimi për periudhat e ardhshme ku iu ndërrohet karakteri shpenzimeve fikse (shpenzimet fikse diskrecionare), ndërsa shpenzimet aktuale fikse janë funksion i shfrytëzimit të kapaciteteve ne periudhën gjegjëse, duke tentuar që situatën në lidhje me këto shpenzime ta përm irësojnë ne drejtim të shfry tëzim it te rezervave të pashfry tëzuara dhe t i zvogëlojnë shpenzimet në tërësi. Për të realizuar këtë qellim, në ndërmarrje jepen ne shumë për këto lloje të shpenzimeve (diskrecionale) si në përmirësimin e hulumtimit të tregut, të prodhimit, të organizimit, të propagandimit etj. Shpenzimet fikse ne tërësi ndahen: a) në shpenzimet absolute fikse dhe b) në shpenzimet relative fikse. a. Shpenzimet absolute fikse. Këto shpenzime nuk ndryshojnë fare ne ndërmarrje, pa marrë parasysh se a prodhohet apo nuk prodhohet. Nëpër zonat e punësimit të kapaciteteve, qe nga niveli zero e gjer te maksimumi i mundshëm i prodhimtarisë, këto shpenzime në asnjë zone nuk ndryshojnë në masë, ndërsa shpenzimet mesatare për njësi ndryshojnë në proporcion të kundërt me ndërrimin e shkallës së punësimit. Nëse supozojmë se shpenzimet absolute fikse janë 5.000 njësi, ndërsa mundësia për të prodhuar është 1.000 njësi të prodhimit, atëherë situata e shprehur përmes grafikonit do të jetë si vijon: 9
  • 10. Shpenzimet fikse të tëra Shp. përgjithshme 5.000 Shp. fikse 100 500 1000 Shp. prodhimit Grafikoni nr. 1 Shpenzimet fikse për njësi të prodhimit Shp. përgjithshme 50 6,2 Shpnjp 0 100 800 Shp. prodhimit Grafikoni nr. 2 Nga grafiku shihet se në nivelin zero shpenzimet absolute fikse nuk ndërrojnë dhe janë 5.000 njësi, por ato mbeten të njëjta edhe nëse prodhohet për 1.000 njësi. Vija paralele në abshisë paraqet këto shpenzime të pandryshueshme për tërë prodhimin (grafiku 1.). Ndërsa nëse dukuria vrojtohet për shpenzimet mesatare në njësinë e prodhimit, gjendja do të ndryshoje. Nëse pjesëtohet shuma e tërësishme e shpenzimeve (5.000) me sasinë e mundshme te prodhimit (1.000) fitohen shpenzimet mesatare për njësi, të cilat janë (5.000: 1.0( = 50, e nëse prodhohen 800 njësi, shpenzimet për njësi janë (5.000 : 800) 6,2 para. Kjo shihet nga grafiku numër 2. Koeficienti i varshmërisë së shpenzimeve apo reagbiliteti (kr) si marrëdhënie në mes të normës se rritjes së prodhimeve dhe te normës së rritjes së shpenzimeve, te shpenzimet absolutisht fikse e ka vlerën zero. - Formula e koeficientit të reagbilitetit është: % Sp Kr = % Sp Nga kjo shihet se shpenzimet absolute fikse ne masë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë për njësi të prodhimit, që do të thotë se me rritjen e sasisë së prodhimit nëpër zonat e punësimit ato për njësi shënojnë rënie. b. Shpenzimet relative fikse. Këto shpenzime mbesin të pandryshueshme për një nivel të pro4himit ose për një zone te punësimit. Nëse ndërmarrja dëshiron që ta zgjeroje kapacitetin e saj për te prodhuar me shumë, ajo investon në mjetet e reja për punë, kështu që karakteri i mëparshëm fiks i këtyre shpenzimeve humbe, sepse shpenzimet ngritën për një shkalle me te larte. Për këto shpenzimet fikse fitojnë karakter tjetër relativo- fiks, apo ndryshe quhen edhe shpenzime shkallë-shkalle. Për nga karakteri këto shpenzime zonale, apo relative të pandryshueshme, janë me tepër te natyrës organizative te prodhimit dhe më te bëjnë pjese: pagat e punëtoreve ne fazën përgatitore, mirëmbajtja teknike, kontrolli, pagat e punëtoreve në vendet udhëheqëse te prodhimit, shpenzimet e disa llojeve të materialit te cilat harxhohen neper vendet administrative apo regjie e të tjera. 10
  • 11. Këto shpenzime, siç u tha, janë te karakterit me tepër organizativ, lidhur me një minimum të mbajtjes se organizimit te prodhimtarisë (te pajisjeve ne gjendje gatishmërie për të prodhuar). Pas rritjes se prodhimit me mjete te reja, duhet te bëhen përpjekje të reja te natyrës organizative në prodhim. Pra, menjëherë rriten shpenzimet në një nivel me te larte, por vetëm për atë zone. Shqyrtimi i këtyre shpenzimeve me gjerësisht ka rendësi ne ndërmarrje sepse një pjese bukur e madhe e tyre bën pjese ne këto shpenzime. Ne vazhdim, sa për ilustrim, të shërbehemi me ketë shembull: Nëse supozojmë se do te prodhohet në 10 periudha të caktuara, prodhimi do të vijoje kështu: periudha e pare (I) 200 njësi, e dyta 300, e katërta 400, e pesta 409, e gjashta 600, e shtata 706, e teta 800, e nënta 909 dhe e dhjeta 1000, ndërsa shpenzimet e tërësishme relative fikse, për zonën e punësimit nga e para e gjer në të tretën, janë 6000, për zone e dytë nga prodhimtaria 400 e gjer në 706, shpenzimet relative të pandryshueshme janë 7000, ndërsa për zonën e tretë të punësimit shpenzimet relativisht të pandryshueshme janë 10.000 njësi monetare. Nga të dhënat llogarisim shpenzimet relativisht të pandryshueshme për njësi sipas periudhave si vijon: 1-30; II 20; III 20; IV 1,7; V 1,6; VI 1,1; VII 1,0; VIII 12,5, IX 12,4; X 10,0. Lëvizja e shpenzimeve relative fikse Shp 1000 Zona III 700 Zona II 600 Zona I 0 300 700 1000 Grafikoni nr. 3 Lëvizja e shpenzimeve relative fikse Shp 30 0 300 700 1000 Sp Grafikoni nr. 4 Siç shihet, në zonën e pare, nga periudha I-III, shpenzimet relativisht të pandryshueshme lëvizin nga 30 në 20 njësi, he zonën e dyte, nga periudha IV e gjer në te VII-ten shpenzimet janë nga 1,7 gjer në 1,0 njësi dhe në fund, te zona e tretë, nga periudha VII e gjer në të X-ten, shpenzimet relative për njësi lëvizin nga 12,5 gjer në 10,00. 1.1.2. Ndarja e shpenzimeve fikse ne komponentë objektive e subjektive Shpenzimet fikse janë shpenzime të paevitueshme dhe janë prore të lidhura me instalimin dhe me shfrytëzimin e kapaciteteve në ndërmarrje. Nëse nuk shfrytëzohen kapacitetet sa duhet, bëhet me dije se funksionimi i sistemit mezoekonomik ka dobësi të natyrës organizative. Si rrjedhim i një situate të tille, shpenzimet e kapacitetit do të ngarkohen për njësi edhe me një madhësi të re e ajo është komponentë e kushtëzuar organizative e shpenzimeve. Pra, përveç kushteve objektive ekzistuese, në shfrytëzimin e kapaciteteve edhe kushtet organizative përcaktojnë madhësinë e shpenzimeve të kapacitetit si shpenzime fikse. Ne kushtet e përmendura është e nevojshme që to dallohen shpenzimet fikse objektive, shpenzimet fikse 11
  • 12. organizativisht te kushtëzuara dhe shpenzimet faktike fikse. Shpenzimet faktike fikse janë përmbledhje e shpenzimeve objektive fikse (të shpenzimeve te nevojshme) dhe të shpenzimeve fikse organizativisht të kushtëzuara për shkak të mosshfrytëzimit të kapaciteteve. Nga kjo del se shpenzimet absolute të pandryshueshme përbëhen nga shpenzimet objektive dhe nga ato organizativisht të kushtëzuara. Lëvizja e këtyre shpenzimeve është e kundërt, qe donë të thotë se shpenzimet objektivisht te kushtëzuara (komponent objektive) ndryshojnë në drejtim të lëvizjes së nivelit të shfrytëzimit të kapacitetit, kurse komponenti organizativisht e kushtëzuar e shpenzimeve (komponenta organizative) lëvizë në të kundërtën e lëvizjes së prodhimit. Shfrytëzimi i kapaciteteve disponuese nën vet optimum është pasojë e mosshfrytëzimit to mundësive ekzistuese për prodhim dhe rrjedh nga paaftësia e kolektivit për të ndryshuar masat organizative, të nevojshme për evitimin e një situate të tille. Shpenzimet e pandryshueshme objektive, të parashikuara për njësi të prodhimit, janë konstante, ndërsa shpenzimet konstante organizativisht të kushtëzuara (komponenta organizative) janë proporcionalisht të kundërta me ndërrimin e prodhimit. Pra, shpenzimet e pandryshueshme (Shpf) përbehen nga komponenti objektive (kosh) dhe nga komponenta organizative (Korgsh) e shpenzimeve. Shpf = Kosh + Korgsh Ko-Komponentët Paraqitja grafike e këtyre komponentëve bëhet në vazhdim Shp Ko Shfr Kob 0 Sp Grafikoni nr. 5 2. Shpenzimet e kushtëzuara me shfrytëzimin e kapacitetit Meqenëse shpenzimet fikse lajmërohen me inst1imin e kapaciteteve në ndërmarrje dhe janë të pandryshueshme, pa mane parasysh se a punojnë mjetet apo jo, shpesh here këto shpenzime quhen edhe shpenzime të kapacitetit. Përveç shpenzimeve absolute fikse (konstante), qe paraqiten me përgatitshmerine e kapaciteteve për të prodhuar me fillimin e aktivitetit të saj, ne ndërmarrje paraqiten shpenzimet variabile ose proporcionale, të cilat janë të lidhura me funksionimin. 2.1. Shpenzimet variabile dhe dinamika e tyre Këto shpenzime lëvizin në kaheje të njëjte me prodhimtarinë. Duke prodhuar harxhohet material apo fuqi punëtore, varësisht nga sasia e prodhimit. Pra këto shpenzime lajmërohen vetëm kur prodhohet, e nëse nuk prodhohet ato nuk lajmërohen fare. Nëse prodhohet me më shumë njësi, është e arsyeshme që këto shpenzime të rriten për aq njësi. Kjo donë të thotë se shpenzimet paralele me tërë madhësinë e lyre lëvizin në drejtim të lëvizjes së prodhimit, kurse për njësi janë të pandryshueshme. Shpenzimet paralele (variabile) kane pjesëmarrje me të madhe te ndërmarrjet intensive me material ose me fuqi punëtore, pra te ndërmarrjet e përbërjes me të ulte të kapitalit, prandaj racionalizimi i materialit nuk ndikon shume në nivelin e shfrytëzimit të kapacitetit. Ne këto shpenzime bëjnë pjese shpenzimet e materialit prodhues, pagat e punëtorëve prodhues, energjia e repartit, materiali paketues e të tjera. Shpenzimet e tërësishme variabile për njësi të prodhimit shprehen me anën e grafikut 8 dhe 9. 12
  • 13. Faktorët te cilët kushtëzojnë ndryshimin ne madhësinë e shpenzimeve variabile janë: 1) faktorët natyrorë teknikë dhe 2) faktorët shoqërorë. Lëvizja e shpenzimeve Variabile Shp 0 Sp Grafikoni nr. 6 1) Faktorët natyrore dhe teknikë, përmes kushteve objektive të harxhimeve të elementeve të prodhimit, kushtëzojnë drejtpërsëdrejti madhësinë e harxhimeve të materialit kryesor, materialit ndihmës dhe fuqisë punëtore në vendet prodhuese. Ne faktorin teknik ndërmarrja nuk mund të ndikojë me masat organizative, por mund të ndikojë me avancimet plotësuese. Madhësinë e shpenzimeve variabile e karakterizojnë karakteristikat e materialit, mjeteve për punë, fuqisë punëtore, kushteve të punës etj. Lëvizja e shpenzimeve variabile për njësi Shp Shnjp 0 Grafikoni nr. 7 Sp 2) Ndikimi i faktorit shoqëror ne shpenzimet paralele (variabile) manifestohet nëpërmes të çmimeve te materialit, mjeteve për pune dhe nëpërmes të pagës për njësi të punës për punëtorët. Ky ndikim formohet edhe nëpërmjet të tregut, të ndarjes së fitimit, të sistemit ekonomik, të politikes ekonom ike etj. Edhe te ky faktor ndërm arrja nuk ka m undësi të ndikojë. Te dy faktorët e sipër cekur janë të natyrës objektive. Përveç këtyre, edhe faktorët e natyrës subjektive ndikojnë në ndryshueshmërinë e nivelit të shpenzimeve variabile (paralele) nëpërmjet të marrjes së masave të duhura të natyrës organizative në drejtim të zvogëlimit të këtyre shpenzimeve për njësi të prodhimit. Koeficienti i reagbilitetit (varshmerisë) te këto shpenzime gjithmonë është baras me 1. 3. Lëvizja e shpenzimeve në dinamikën e prodhimit Ne lartësinë e shpenzimeve të tërësishme ndikojnë: sasitë e faktorëve te prodhimit të angazhuar në procesin e prodhimit, karakteristikat tekniko-teknologjike të prodhimit, çmimet e faktorëve të prodhimit, angazhimi i punonjësve në përmbushjen e detyrave në prodhim e të tjera. Nën para supozimin se ndikimi i këtyre faktorëve është i parëndësishëm, shpenzimet e tërësishme do të jenë funksion i m adhësisë së prodhim tarisë a, çdo rritje apozvoë1im do t i rritë, shpenzim et për njësi. Shpenzimet e tërësishme janë te përbëra nga shpenzimet e pa ndryshueshme (konstante) dhe nga ato qe ndryshojnë variabile ose proporcionale. Nga shpjegimet e dhëna me parë dihet se shpenzimet e pandryshueshme janë konstante r tërë 13
  • 14. prodhimtarinë, prandaj ato shënojnë rënie për njësi në zonat e larta te shfrytëzimit te kapaciteteve. Në fillim të prodhimit, shpenzimet mesatare fikse janë të larta, e në zonat e larta ato shënojnë rënie, por kjo rënie shënon dobësim atje kah kufiri i epërm i shfrytëzimit te kapaciteteve. Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme është kryesisht nën ndikimin e (proporcionale), por shpenzimet variabile rriten me rritjen e prodhimit. Kjo rritje behet deri te një kufi, ku pas të cilit ato fillojnë te shënojnë rënie. Ne vazhdim është më se e nevojshme që të shqyrtohen lëvizjet e ndryshme të shpenzimeve tërësishme në funksionin e dinamikës së prodhimit dhe të matet ndikimi i tyre i ndryshueshëm në rezultatet afariste të ndërmarrjes. Përfaqësim më të madh shpenzimet e ndërmarrjes variabile (proporcionale) kane te prodhimtaria intensive me material e me fuqinë punëtore, prandaj çdo përpjekje në drejtim të zvogëlimit te tyre kushtëzohet me zvogëlimin e prodhimtarisë, e bile edhe me ndërprerjen e saj. Me qellim që të rriten rezultatet afariste në ndërmarrje përdoren mjetet me efekt dhënëse, ku rritet roli i shpenzimeve fikse kundrejt atyre proporcionale, prandaj si intencë e përhershme mbetet shfrytëzimi me i mire i mjeteve dhe zvogëlimi i shpenzimeve për njësi te prodhimit. Arsyeshmëria e modernizimit të mjeteve qëndron në rritjen e efekteve kundruall deponimeve për arritjen e tyre. Dinamika e shpenzimeve kushtëzon me të madhe edhe ndryshimin e raporteve ne mes të rezultateve të riprodhimit dhe të deponimeve. Përbërja strukturale e shpenzimeve, lëvizja e elementeve përbërëse (llojet e ndryshme ë shpenzueseve) drejtpërsëdrejti ndryshon raportet në rritjen e shpenzimeve të tërësishme. Nëse struktura e shpenzimeve të tërësishme është e përbëre me më tepër shpenzime fikse (të pandryshueshme, mundësia e adaptimit të ndërmarrjes ndryshimeve të tregut me prodhime (ndërrimi i kapacitetit) është e kufizuar, por ndërmarrjes i mbetet në dispozicion mundësia tjetër, mundësia e rritjes së shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve dhe zvogëlimi i shpenzimeve fikse, ku drejtpërsëdrejti ndikohet në rritjen e rezultateve të saja afariste (fitimi). Kur ndërmarrja ne strukturën e saj ka më tepër shpenzime të ndry shueshm e (variabile, proporcionale), atëherë ka m undësi t ia adaptoje tregut kapacitetet e saja, por mundësitë që të ndikoje me shumë në lartësinë e deponimeve dhe të përmirësimit të rezultateve janë fare të vogla ose kurrfarë. Se çfarë përbërje të shpenzimeve do të ketë ndërmarrja gjegjëse varet nga përbërja organike e kapitalit dhe nga natyra e aktivitetit afarist. 3.1. Shpenzimet e tërësishme Shpenzimet e tërësishme janë përmbledhje e të gjitha shpenzimeve që janë te paraqitura ne një periudhë llogaritare. Për nga varshmëria e tyre me prodhimtarinë, ato përbehen prej shpenzimeve te tërësishme fikse (Shtf) (të pandryshueshme) dhe nga shpenzimet e tërësishme, por të ndryshueshme (Shtp) (variabile, proporcionale). Pra, Sht = Shtf + Shtp Për të udhëhequr me dinamikën e shpenzimeve në suazat e politikes afariste, përveç shpenzimeve në masë, është e nevojshme që te operohet edhe me shpenzimet mesatare apo me shpenzimet për njësi të prodhimit. Shpenzimet mesatare janë në realitet kostoja e prodhimit dhe fitohen kur shpenzimet e tërësishme ndahen për sasinë e prodhimit, ndërsa shpenzimet e tërësishme për njësi të prodhimit fitohen duke i mbledhur shpenzimet e pandryshueshme me shpenzimet e ndryshueshme për njësi. Lëvizja e të gjitha shpenzimeve kushtëzohet me strukturën përmbajtjesore të tyre (shpenzimet e pandryshueshme apo te ndryshueshme) dhe me shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve. Ligjshmërinë ne lëvizje te shpenzimeve fikse e variabile përcakton lëvizja e shpenzimeve te tërësishme në korrelacion me ndryshimin e prodhimit. Se si lëvizin shpenzimet e tërësishme shihet nga grafiku si me poshtë: Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme dhe variabile Shf1 Shp Sht Shv Shf a shmp Grafikoni nr. 8 shfpm Sf 14
  • 15. Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme për njësi Slp Kp 0 Grafikoni nr. 9 Sp 3.1.1. Shpenzimet degresive Shpenzimet degresive janë shpenzimet te cilat ne masë rriten me ngadalë se sa rritja e madhësisë së prodhimtarisë. Koeficientin e elasticitetit të shpenzimeve e kane me te vogël se një. Shpenzimet degresive për njësi (shpenzimet e tërësishme te pjesëtuara me sasinë e prodhimit) shënojnë rënie me rritjen e madhësisë së prodhimit, pra, te ky lloj i shpenzimeve, shpenzimet për njësi për sasinë plotësuese të prodhimit janë me ulëta se sa shpenzimet mesatare. Shpenzimet degresive variabile janë: shpenzimet e energjisë së repartit, shpenzimet e materialit ndihmës etj. Shpenzimet degresive paraqiten me tepër te ndërmarrjet intensive me mjete për pune. Përveç shpenzimeve të sipër cekura, tendencë rënieje tregojnë edhe shpenzimet e regjisë së shitjes. Me rritjen e prodhimtarisë në ndërmarrje tentohet që sa me racionalist të shfrytëzohen deponimet e riprodhimit. Se si lëvizin këto shpenzime do të shihet nga të dhënat tabelore dhe nga grafiket në vazhdim. Lëvizja e shpenzimeve te tërësishme për njësi neper zonat e punësimit Shpenzimet për Sasia e prodhimit në copë Shpenzimet e tërësishme njësi 100 40.000 400 200 80.000 400 500 140.000 280 700 180.000 271 800 200.000 250 900 220.000 244 10000 240.000 240 Tabela nr.1 Shpenzimet për Sasia e Prodhimit Shpenzimet e tëra njësi copë indeksi para indeksi para indeksi 1000 100 240.000 100 240 100 700 70 180.000 75 257 123 100 10 40.000 22 400 150 Tabela nr.2 Nga të dhënat e përpiluara shihet qartë se sasia e prodhimit shënon rënie nga 100% në 70% dhe në fund në 10%, ndërsa edhe shpenzimet degresive (rënëse) shënojnë rënie për 75% në rastin e dytë kundrejt atij të parit, apo kundrejt rastit të dytë, por, siç shihet nga të dhënat ne tabela, të dy dukuritë shënojnë rënie (prodhimi dhe shpenzimet rënëse), mirëpo dinamika e rënies së shpenzimeve është me e madhe (75%) se sa ajo e prodhimit (70%). 3.1.2. Shpenzimet progresive (rritëse) Këto shpenzime karakterizohen me një rritje me të shpejtuar se sa rritja e prodhimit. Rritje me te 15
  • 16. shpejtuar këto shpenzime kane në masë dhe për njësi të prodhimit. Progresioni i shpenzimeve ne ndërmarrje paraqitet si shenjë e çrregullimeve ne prodhim, si rrjedhim i dobësive organizative në lidhje me mospërputhjen e detyrave dhe kapaciteteve disponuese. Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme degresive Shp 240000 120000 Shv 40000 0 Grafikoni nr. 10 Sp Lëvizja e shpenzimeve degresive për njësi Shp 400 240 Shvnjp 0 100 500 1000 Sp Grafikoni nr. 10 Këto shpenzime paraqiten në rastin e mbi ngarkimeve te kapaciteteve disponuese në shfrytëzim si: puna e punëtorëve përtej orarit, rritja e shartit të prodhimit, prishja dhe thyerja e mjeteve për punë, rritja e shpenzimeve të mirëmbajtjes se mjeteve për pune, rritja e numrit të ndërtesave të punës, shpenzimet plotësuese qe i paraqiten shërbimit të shitjes, te kushtëzuara me mos përputhshmërinë e prodhimit e të shitjes. Në këto shpenzime bëjnë pjese edhe premitë, skontoja, rabati, reklama, reprezentacioni, hulumtimi i tregut e të tjera. Lëvizja e shpenzimeve progresive shihet me mire me ndihmën e shembullit të formuluar si vijon: Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme progresive dhe për njësi të prodhimit Sasia e prodhimit në Shpenzimet e tërësishme Shpenzimet mesatare copë progresive Progresive variabile 70 100 280 100 40 100 90 102 600 213 66 165 110 157 15000 535 136 340 120 171 375000 1330 312 780 Tabela nr.3 Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme progresive 16
  • 17. Sht Shtv 37000 15000 0 70 90 110 120 Sp Grafikoni nr. 11 Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme progresive dhe për njësi Shpnjp 320 Shpvnjp 140 60 20 0 70 90 110 120 Sp Grafikoni nr. 12 Nga të dhënat e tabelës shihet se shpenzimet progresive (rritëse) shënojnë rritje më të madhe se sa rritja e prodhimtarisë. Kjo rritje me dinamike e shpenzimeve progresive është me e madhe për njësi te prodhimit te shpenzimet e tërësishme. 3.1.3. Varshmeria e shpenzimeve Te çdo ndërmarrje, si kapaciteti ashtu edhe shpenzimet ndryshojnë gjate afarizmit, pa marrë parasysh kohën e vrojtimit të dukurisë. Por, si do të gjenden shpenzimet sipas llojeve të tyre, apo shpenzimet e tërësishme me ndryshimin e prodhimtarisë, gjegjësisht me ndryshimin e nivelit të shfrytëzimit të kapaciteteve, varet aga elasticiteti i shpenzimeve. Për të matur këtë elasticitet (rritja, ngecja apo rënia) shërbehemi me koeficientin e elasticitetit, ndërsa ato shpenzime të cilat ngecin gjate zvogëlimit të prodhimtarisë quhen edhe shpenzime të (shërbime ngeceshe). Ne ngecjen e shpenzimeve të ngecjeve ndikojnë shpenzimet e pandryshueshme dhe shpenzimet e ndryshueshme. Ne ndërmarrje ngecja e shpenzimeve paraqitet kur dëshirohet të rritet prodhimtaria në kuadrin e kapacitetit disponues e për këtë qellim me vone deponohet në vlerë për zgjerimin e fyteve të ngushta, apo në objekte të reja te magazinimit, ose për gjetjen dhe shfrytëzimin e burimeve të reja energjetike, të cilat do te përdoren dhe kështu do të vijë deri te rritja e shpenzimeve te tërësishme. Mirëpo nëse pas këtyre deponimeve plotësuese prodhimi shënon rënie, atëherë shpenzimet e tërësishme ngecin në rënie. 17
  • 18. Te shpenzimet variabile (proporcionale) nuk paraqitet ngecja sepse ato lëvizin në kahje me lëvizjen e prodhimtarisë. Shpenzimet relative-fikse i paraqiten ndërmarrjes në periudha pak me te gjata ose ne periudha me të gjata kohore. Kur thuhet kështu, mendohet në atë se ato nuk ndryshojnë ne një periudhë të caktuar kohore. Ndërmarrja, siç dihet, zgjerohet duke investuar në kapacitetet e saja prodhuese, por gjithnjë duke u orientuar për një afat te gjate në kërkesat që vijnë nga tregu për prodhimet. Ne raste të tilla do te rriten shpenzimet relative-fikse, ndërsa nëse këto kërkesa shënojnë rënie, atëherë shpenzimet relative-fikse do te ngecin. Ngecja (varshmëria, remantiteti) duhet gjithmonë te shikohet te rritja apo zvogëlimi i shfrytëzimit te kapaciteteve në kohë te gjate. Shpenzimet absolutikisht te pandryshueshme (absolute fikse) nuk kane elasticitet, kurse shpenzimet e tërësishme do te jene elastike apo me pak elastike, varësisht nga përmbajtja strukturore e shpenzimeve te ndryshueshme apo te pandryshueshme. Shkalla e larte e ngecjes së shpenzimeve, përmes rritjes se kostos mesatare të prodhimit dhe rritjes së gjithmbarshme të shpenzimeve, vështirëson apo dobëson afarizmin e ndërmarrjes, duke zvogëluar fitimin. Faktorët të cilët kushtëzojnë remantitetin (ngecjen) e shpenzimeve janë të ndryshëm. Sipas Meleroviqit janë: 1. faktorët juridikë, 2. faktorët socialë dhe ekonomikë, 3. faktorët prodhues e politike, 4. faktorët organizativ dhe 5. faktorët psikologjike. Lëvizja e ngecjes shprehet me anën e grafikeve: 16 dhe 17. E L D C B Sht A 0 Sp1 Sp2 Sp3 Sp4 Grafikoni nr. 13 Shp Shf 0 Grafikoni nr. 14 Sp 18
  • 19. Ky koeficient është si marrëdhënie në mes te normës së rritjes së shpenzimeve dhe normës se rritjes së prodhimit. Pos koeficientit sintetik të reagbilitetit (elasticitetit, varshmërisë, ngecjes) reagbiliteti mund të matet me anën e koeficienteve të veçantë to shpenzimeve fikse (të pandryshueshme), relative fikse, proporcionale, mesatare fikse, proporcionale, mesatare të tërësishme e të tjera. Vlerat e këtij koeficienti janë: për shpenzimet e pandryshueshme = 0, për shpenzimet e ndryshueshme (proporcionale ose variabile) =1, për shpenzimet rritëse (progresive) = 1, për shpenzimet rënëse (degresive), kurse për shpenzimet e tjera ky koeficient sillet në mes zeros dhe njëshit. 4. Lëvizja e shpenzimeve dhe zonat e shfrytëzimit të kapaciteteve Te lëvizja e shpenzimeve në shfrytëzimin e kapaciteteve është e domosdóshme që te përcaktohen pikat, kurbat e dinam ikës së shpenzim eve dhe zonat e dinam ikës së shpenzim eve. Pikat në kurbat e dinam ikës se shpenzimeve kane rendësi shume madhe tek analiza e shpenzimeve kufitare (margjinave). Këto i paraqesin ato momente në te cilat dinamika e shpenzimeve kalon nga një tendence në tjetrën, kur ndërmarrja arrin gjer te në kufi i caktuar në marrëdhëniet ekonomike, nëpërmjet të dinamikës së shpenzimeve. Kornand Meleroviqi i definon gjashte pika kritike në dinamikën e shpenzimeve: pika e minimumit të prodhimit, kufiri i pika e fitimit maksimal, kufiri i epërm i rentabilitetit dhe pika e prodhimit maksimal. Zonat e punësimit ne dinamiken e shpenzimeve i definoi Eugen Shmalenbar, sipas të cilit ato janë: zona e degresionit, zona e proporcionalitetit dhe zona e progresionit te shpenzimeve. 4.1. Zona e degresionit Me fillimin e aktivitetit të saj, ndërmarrja i ka vetëm shpenzimet e paevitueshme (fikse) si shpenzime të kapacitetit, mirëpo, duke vazhduar prodhimtarinë, shpenzimet e tërësishme gjithnjë vijnë duke u shtuar shpenzimet e tërësishme, me elemente të reja të shpenzimeve të ndryshueshme (variabile), te cilat janë në korrelacion të drejtpërdrejtë me madhësinë e prodhimit, si për tërë madhësinë e tyre apo për njësi të prodhimit. Nga kjo del se nëpër disa momente të afarizmit të ndërmarrjes ndryshon gjendja sasiore e shpenzimeve e p0 ashtu edhe ajo përmbajtjesore, e cila nuk është e parëndësishme për ndërmarrjen si sistem mezoekonomik. Prandaj, ndërmarrja është e interesuar që përherë te orientohet në shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të reja instaluese, në m ëny rë që shpenzim et e pandry shueshm e t i zvogëloje sa me tepër për njësi të prodhimit dhe ta evitojë progresionin e shpenzimeve të cilat, pas një zone të caktuar, mund të kalojnë në rritje dinamike kundrejt rritjes së prodhimtarisë, si pasojë e një pjesëmarrjeje me te madhe në strukture te shpenzimeve variabile (të ndryshueshme). Duke përparuar shpenzimet kah progresioni, dobësohet degresioni i shpenzim eve fikse, m e ç rast fillojnë të rriten shpenzimet e tërësishme mesatare dhe rritja e mëtutjeshme e nivelit të shfrytëzimit te kapaciteteve do te behet e paarsyeshme. Me fjalë tjera, zona e degresionit është zone e papunësisë së, mjaftueshme të kapaciteteve disponuese. Kjo zone fillon nga niveli zero i aktivitetit të gjere tek ajo pike e afarizmit tek e cila sendërtohen shpenzimet minimale për njësi të prodhimit. Pra, gjate kësaj zone, shpenzimet rriten me një intensitet më te ngadalësuar se sa intensiteti i rritjes së prodhimit dhe janë më të ulëta për njësi të prodhimit. 4.2. Zona proporcionale (optimale) Nga zona e degresionit si zone rënëse e shpenzimeve në ndërmarrje kalohet nëpër një nivel (pike te prodhimit) në te cilën shpenzimet për njësi te prodhimit janë me te ulëta. Mirëpo, deri te kjo pike e optimumit, disa shpenzime shkojnë (lëkunden kah degresioni, e në te njëjtën kohë, disa shpenzime te tjera brenda shpenzimeve të tërësishme shkojnë në progresion. Për shkak të lëvizjeve të tilla, në disa shpenzime, nga dy drejtimet e kundërta (progresioni dhe degresioni) arrihet deri te kompensimi i tyre. Zona e optimumit në afarizëm te shpenzimet mund te jete e gjere apo shume e ngushte ose vetëm në një pike te afarizmit. Se sa do të jetë kjo zone varet nga përputhshmëria në shfrytëzimin e kapaciteteve. Nëse kjo harmoni në mes te pjesëve analitike të kapaciteteve është e madhe, atëherë edhe kjo zone është me e gjere, dhe anasjelltas. Te zona optimale ose proporcionale shpenzimet e tërësishme rriten në proporcion me rritjen e prodhimit. Pra, te, kjo zone, siç u cek edhe me lartë, efektet pozitive te degresionit barazohen me rritjen e shpenzimeve progresive variabile. Gjatë tere kësaj zone kostoja e prodhimit për njësi mbetet e njëjtë 19
  • 20. dhe është me e ulet. Te kjo zone ndryshimi në mes te çmimit të kostos dhe atij të shitjes është me i madh dhe koeficienti i ndryshimit të shpenzimeve ne kuadrin e kapacitetit te dhënë është i barabartë me koeficientin e ndryshimit të prodhimit. Zona e optimumit të prodhimit (zona proporcionale) nuk është madhësi përgjithmonë e arritur (e përcaktuar) dhe e pandryshueshme, por kjo do të ndryshoje me vetë dëshirën e ndërmarrjes apo nen ndikimin e faktorëve te ndryshëm, që veprojnë ne ndërmarrje nga jashtë si: ndryshimet në tregun e lëndëve te para dhe te materialit, ndryshimet në tregun e prodhimeve të gatshme, ndryshimet ne politiken ekonomike të ndërmarrjes konkrete e të tjera. Te zona optimale nuk është e thëne që gjithmonë te arrihet fitim me i madh në ndërmarrje sepse fitimi, siç dihet, varet nga shpenzimet, nga çmimet shitëse dhe nga sasia e prodhimeve të shitura. Shpesh ndodh edhe fenomeni qe fitimi me i madh ne afarizëm te realizohet nen apo mbi zonën. e optimumit. Te zona e opitmumit, nga aspekti i shpenzimeve, shfrytëzimi i kapaciteteve është optimal. Përkufizimi i kësaj zone behet si i përafërt. Ne ndërmarrjen me më shumë shpenzime te pandryshueshme (fikse) kjo zone endet aty afro 80-90% te shfrytzueshmërise se kapacitetit disponues, kurse te ndërmarrjet e tjera, te cilat disponojnë me më pak shpenzime fikse, kjo shkallë e optimumit në shfrytëzimin e kapacitetit është afro 60-80%. 4.3. Zona e progresionit Rritja e prodhimit vazhdon te zona vijuese e progresionit tek e cila shpenzimet plotësuese për prodhimtarinë e rritur janë me te larta se sa kursime në shpenzimet fikse (të pandryshueshme). me fjalë tjera, rritja e mëtutjeshme e prodhimit mund te behet vetëm në saje të shpenzimeve plotësuese. Te zona e progresionit shpenzim et rriten për shkak të m bingarkim it të kapaciteteve m e ç rast shkaktohen shpenzime te tepërta, si ato në mbeturina, nga prishjet e shpeshta të makinave etj. Shpenzimet e tërësishme shënojnë rritje më të shpejtuar se sa rritja e prodhimit. Këso rritjesh te shpejtuara se sa prodhimit. Këso rritjesh të shpejtuara shënojnë edhe shpenzimet për njësinë e prodhimit. Te kjo zone duhet te dallohet rritja progresive të vetëm disa lloje shpenzimesh, apo te të gjitha shpenzimet në ndërmarrje. Progresioni i shpenzimeve duhet të dallohet si progresion i shpenzim eve brenda një zone të njëjte te shfrytëzimit te kapaciteteve dhe si progresion një zonë të re të shfrytëzimin e kapaciteteve (zgjerimi i kapaciteteve ekzistuese dhe rritja e masës së shpenzimeve fikse). Kufijtë e kësaj zone fillojnë nga zona e optimumit e deri te shfrytëzimi maksimal i kapaciteteve. Lëvizja e shpenzimeve të tërësishme Shp 100 0 1 2 3 4 Sp Grafikoni nr. 15 Zonat e shpenzimeve të tërësishme zona e digresionit zona e progresit sht shd shpp 0 Grafikoni nr. 16 shf 20
  • 21. Pesha specifike e shpenzimeve variabile (të ndryshueshme) rritet dhe është me e madhe te kjo zone. Edhe te kjo zone vjen aksioma e përmendur me pare se kufijtë e saj ndërrojnë me ndryshimin apo me zgjerimin e kapaciteteve ne ndërmarrje. Tejkalimin e kësaj zone të papreferuar ndërmarrja e bën nëse zvogëlon kapacitetin në nivelin optimal të shfrytëzimit, apo nëse ate kapacitet e perfeksionon me mjete me te reja dhe me produktive, kundrejt mjeteve të gjertanishme dhe me aplikimin e organizimit me te mire te prodhimit. Rëndësia e përcjelljes së dinamikës së shpenzimeve në ndërmarrje për ta shtuar fitimin, në përcaktimin e kapacitetit optimal dhe në zvogëlimin e shpenzimeve për njësi të prodhimit është shumë e madhe. Nga grafikoni do të shihet se si lëvizin shpenzimet e tërësishme dhe për njësi në te të zonat e shpenzimeve. Lëvizja e shpenzimeve mesatare Shp zona e digresionit zona e progresionit Shp max 0 Grafikoni nr. 17 Sp 5. Shpenzimet kufitare (margjinare) Ne teorinë bashkëkohore të shpenzimeve, shpenzimet kufitare zënë një vend shume te rëndësishëm, duke u shërbyer me to si instrument në aprovimin e vendimeve racionale ne afarizmin e ndërmarrjes, si në sferën e prodhimit ashtu edhe në atë te këmbimit. Kornaut Meleroviqi është i m endim it se teoria e shpenzim eve të shtresës përm ban bërtham ën e teorisë bashkëkohore te shpenzimeve dhe është bazë për përsosjen e kalkulimeve dhe në të menduarit për kalkulime. Shpenzimet e shtresës paraqiten si element dinamik i shpenzimeve dhe për këtë i përgjigjen karakterit dinamik të ekonomisë bashkëkohore. Shpenzimet kufitare fiton shumë ne peshe, sidomos në prodhimtarinë bashkëkohore, të cilën e karakterizon përdorimi i gjerë i mjeteve të mekanizuara dhe të automatizuara të prodhimit. Shpenzimet kufitare njihen edhe me emërtime të ndryshme si shpenzime diferenciale, apo shpenzime të një shtrese të prodhimit. Shpenzimet plotësuese të cilat paraqiten si rezultat i rritjes së një shtese kufitare të prodhimit quhen shpenzime te shtresës. Siç shihet, shpenzim et e shtresës përfshijnë shpenzim et e shtresave të ndry shm e të prodhim it, pa m arrë parasysh se për cilën shtresë është fjala te kapaciteti prodhues. Shpenzimet e shtresës mund te paraqiten si të tëra dhe për njësi. Shpenzimet e shtresës të paraqitura në shumën e tërësishme njihen si shpenzime diferenciale, e nëse shpenzimet e shtresës paraqiten për njësi të prodhimit atëherë fjala është për shpenzimet kufitare. Pra, teprica në shpenzim et e tërësishm e, por te niveli i ri i punësim it ndaj shpenzim eve të nivelit m e të ulët të punësim it paraqiten si shpenzim e diferenciale, ose shpenzim et diferenciale paraqiten si teprice ne shpenzim et te ndërm arrja e cila duhet t i barte nëse e rrite prodhim tarinë, e të cilat nuk do të ishte e dety ruar t i barte nëse nuk e rritë prodhim tarinë . Siç dihet, shpenzimet variabile paraqiten me paraqitjen e prodhimit për një njësi apo për një shtresë të prodhimit. Duke i krahasuar këto shpenzime si shpenzime ndryshuese, me prodhimin plotësues fitohen shpenzimet margjinare (kufitare). Shpenzimet kufitare (margjinare, diferenciale) llogariten duke filluar nga funksioni i prodhimit (shkalles së shfrytëzimit e kapaciteteve) se Shp=f(sp), ndërsa shpenzimet mesatare për njësi janë: Shpnjp = shpt/Sp, kurse shpenzimet kufitare fitohen duke e bërë derivacionin e shpenzimeve të tërësishme dsht Shk = ku është dSp dsht - paraqiten si shpenzime diferenciale, kurse dsp - paraqiten si shtresa kufitare të prodhimit, ose 21
  • 22. sht dsht - shp Shpk = ; Shpk = Sp Sp Shpenzimet kufitare dallohen nga shpenzimet variabile për njësi. Derisa shpenzimet variabile për njësi fitohen duke i pjesëtuar shpenzimet e tërësishme variabile (Shv) me tërë sasinë e prodhimit (Sp), shpenzimet kufitare për prodhimtarinë e asaj shtese janë shpenzime mesatare variabile të shtesës se fundit të prodhimit (Shpv). Shpv Shm = Sp Duke filluar nga ligjshmëritë e lëvizjes se shpenzimeve me dinamiken e prodhimit neper zona të punësimit, mund te konstatohet se shpenzimet kufitare, me rastin e rritjes së prodhimeve në zonën e digresionit te prodhimtaria fillestare në ate zone, do të jenë me te ulëta nga shpenzimet mesatare për njësi te prodhimit. Këtu kostoja e prodhimit e shtresës rritëse të prodhimit do të jetë më e vogël se sa kostoja e prodhimit nga niveli i mëparshëm i sasisë së prodhimit. Ne vazhdim të shfrytëzimit te kapaciteteve arrihet që te barazohen shpenzimet kufitare ne ato mesatare. Kjo dukuni paraqitet në zonën optimale të shfrytëzimit te kapaciteteve. Rritja intensive në shpenzimet kufitare hetohet sidomos ne zonën e progresionit. Arsyeja është se rritet pjesëmarrja e shpenzimeve fikse, si rrjedhim i mbingarkimit mbi nivelin në shfrytëzimin e kapaciteteve në ndërmarrje mbi nivelin, kur shpenzimet e kapacitetit janë me të ulëta. Shpenzimet kufitare janë baras me shpenzimet variabile për njësi të prodhimit, nëse shpenzimet variabile gjenden ne proporcion, kurse shpenzimet kufitare do të jenë me te vogla se sa shpenzimet variabile për njësi të prodhimit, nëse shpenzimet variabile janë degresive. Edhe shpenzimet kufitare janë me te mëdha se sa shpenzimet variabile për njësi, nëse shpenzimet variabile do te gjenden ne progresion. Duke vërejtur lëvizjen e shpenzimeve kufitare ne ndërmarrje aprovohen shumë vendime ne politiken afariste, sidom os ne lidhje m e çm im in shitës, m e te cilin shpaguhet rritja e prodhimit, gjegjësisht pranimi i porosive të reja, kur kapaciteti prodhues në ndërmarrje nuk është mjaft i shfrytëzuar dhe kur çm im et në treg nuk janë m e te volitshm e apo për te bere diferencim in e çm im eve dhe të dam pingut, ose për te vendosur se a do te prodhohet pavarësisht ndonjë prodhim, apo do te aplikohet ndonjë ndërresë në prodhim etj. Metodat për llogaritjen e shpenzimeve kufitare (margjinare) janë: metoda e kontabilitetit, metoda e interpolimit, metoda e trendit dhe metoda e kuadrantit. Për te pare se si llogariten këto shpenzime, shërbehemi me një shembull te përpiluar, të ilustruar edhe përmes grafikonit. Lëvizja e shpenzimeve kufitare nëpër zonat e punësimit Shv Sp Sht. mes Shpvnjp Shk 400.000 20 0 - - 400.000 20 80.000 20.000 20.000 784.000 30 29.667 59.334 38.400 11.16000 40 77.900 52.900 33.200 11.492000 50 62.984 42.984 33.200 18.64000 60 64.410 47.734 71.520 22.40000 70 60.571 46.285 37.600 26.68000 80 58.350 45.850 42.800 30.92000 90 56.578 45.466 42.400 38.44000 100 58.440 48A40 75.200 45.84000 110 59.854 50.764 74.000 Tabela nr. 4 22
  • 23. Shpenzimet e tërësishme në 000 Sp Shpenzimet mesatar në 000 F V T F V Të tëra 10,000 0 1.000 0 - 0 - 10,000 4000 14.000 20 50 20 80 10,000 7800 17.800 30 33 59 92 10,000 11.160 21.160 40 25 52 77 10,000 11.492 21.492 50 20 42 62 10,000 18.640 28.640 60 16 47 64 10,000 22,400 32.400 70 14 46 60 10,000 26.680 36.680 80 12 45 58 10,000 30.920 40.920 90 11 45 56 10,000 38.440 48.440 100 10 48 58 10,000 45.840 35.840 110 9 50 59 Tabela nr. 5 Lëvizja e shpenzimeve kufitare Sh.k 80 70 V 60 50 f 40 30 20 10 0 50 100 110 Sp Grafikoni nr. 18 6. Pikat kritike ne afarizmin e ndërmarrjes Politika e zhvillimit të ndërmarrjes, veç tjerash, bazohet në lëvizjen e shpenzimeve nëpër zonat e punësimit, duke u adaptuar kuantitativisht dhe kualitativisht me kapacitetet e saja në një qellim, që sa m e tepër t i përgjigjet atij niveli m e shpenzim e sa m e të vogla për njësi të prodhimit dhe ta rrisë në maksimum fitimin. Siç shihet, vendoset për prodhimtarinë me të cilën do të realizohet një diferencë me e madhe në mes te të hyrave të tërësishme dhe shpenzimeve të tërësishme. Prandaj, është me rëndësi të shihet se si gjendet ndërmarrja, duke i marre parasysh këto komponentë: prodhimi, shpenzimet e prodhimit, çmimet e tregut dhe rezultati financiar. Ndërmarrja ne procesin e aktivitetit të saj, për te arritur një nivel të caktuar te prodhimit, tenton që te beje kombinimin me të mire kuantitativ-kualitativ të faktorëve të prodhimit. Por, sa do të jetë kjo madhësi, nëse merret parasysh mos zgjerimi i kapaciteteve i cili do t i siguroje asaj rezultat maksimal financiar - fitim maksimal?. Përgjigja në realizimin e kërkesës së parashtruar jepet duke analizuar raportet ekzistuese në mes të sasive optimale të prodhimit, shpenzimeve minimale për njësinë e prodhimit, çmimeve te tregut dhe raporteve të shpenzimeve me çmimin e tregut. Te gjitha këto madhësi kane ndikim në njëra tjetrën. Këto raporte ndërrojnë nëpër zonat e punësimit. Ndërmarrja, kur nuk ka kërkesa të mjaftueshme për prodhimin e saj, sërish shkon kah adaptimi në drejtim të zvogëlimit te kapaciteteve apo kah rritja e kapaciteteve të saja, nëse rritet kërkesa në treg për prodhimet e saj. Ky adaptim mund .te jetë afatshkurtër ose afatgjate dhe bëhet me numër të pandryshueshëm të faktorëve te prodhimit apo në strukturë të njëjte te faktorëve të prodhimit ose të adaptimit total të ndërmarrjes. Adaptimet e tilla në ndërmarrje bëhen me qellim që të zvogëlohen 23