SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  16
Muri I Berlinit,
Simboli I Luftes se Ftohte
Legjenda dhe Historia
• Ndodhi më 9 nëntor 1989, më shumë se 28 vjet pasi hodhi themelet, më
13 gusht 1961. Në historiografinë botërore e shkencat politike, tashmë ka
hyrë si një nocion specifik e shumë i famshëm: Muri i Berlinit. Ata që e
rrëzuan hynë në histori, por duket se protagonistët ishin më të shumtë se
ç’mendohet. Pikësëpari, vetë populli gjerman. Paradoksalisht ndërtimi i tij,
që deri në atë kohë, përbënte padyshim njërën nga ngjarjet më të mëdha
(gjithsesi, në terma negativë) historike të shekullit të kaluar për mbarë
njerëzimin, u fokusua nga rrëzimi i tij, ngjarje që ia zuri menjëherë vendin e
u kthye në mit. Ish-kancelari Helmut Kohl në librin e tij më të ri me kujtime,
thotë se ishte kolapsi ekonomik që e detyroi Gorbaçovin t’i bënte mirë
hesapet e t’u hapte rrugë reformave që çuan në fund edhe në rrëzimin e
murit.
Dikush tjetër thotë se ishin milionat e markave gjermano-
perëndimore të derdhura në kontot e Kremlinit. Shumëkush
thotë se ishin padyshim konstelacionet e reja politike botërore,
pikësëpari këmbëngulja e SHBA-së, e dikush tjetër mendon se
ishte dëshira mbarëpopullore, disidenca e deri te roli i kishave
që kishin arritur të kryenin një lloj “pjekjeje”, një ndërgjegjësim
kolektiv drejt lirisë, që do ta çonte regjimin e vjetër
pashmangshmërisht në atë hulli. Shumëkush, me apo pa dashje,
harron kontributet e atyre që dhanë edhe jetën për të kaluar në
botën e lirë, duke lënë pas një mesazh të fortë për ish-
gjermanolindorët. Por ndoshta, mund të jenë edhe të gjitha
arsyet së bashku. Ndërkohë, gjermanët prej shumë vitesh flasin
edhe për “gabime” në procesin e ribashkimit gjerman.
Sidoqoftë, në brendësi të shpirtit të tyre, ata duket se jo vetëm
që s’janë penduar, por vijojnë ta shohin “rrëzimin” si aktin më
madhor e më të lumtur në historinë e tyre
Muri I Berlinit
• Muri i Berlinit (gjermanisht Berliner Mauer) ishte nje
barriere e ndertuar nga republika demokratike e
Gjermanise.U ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua
më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë
mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria
komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës,
për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve
nga blloku lindor në Perëndim. Ishte një barrierë prej
betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin
duke e ndarë më dysh për 28 vjet. Në të bënin pjesë
dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të
famshmen "Pikëkalimi Çarli". Konsiderohej si linja e hekurt
midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftës
së ftohtë.
Ku nis historia?
• Në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në maj të vitit 1945, Gjermania,
duke u bazuar në vendimet e marra në Konferencën e Jaltës, u nda në katër “zona
pushtimi”, që duhet të kontrolloheshin nga katër fuqitë aleate: SHBA-ja, Bashkimi
Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca. Në mënyrë analoge, u vendos që Berlini, si
ish-kryeqyteti i Rajhut të mundur gjerman, të ndahej gjithashtu në katër zona. Në
vitin 1948, nuk do të vononte të vinte sinjali i parë i madh i rrezikut komunist kur
Berlini Perëndimor iu nënshtrua bllokadës staliniste, e cila, gjithsesi, u përballua me
sukses falë ndihmës amerikane pas lënies së lirë të korridorit ajror. Në vitin 1949, u
themelua (fillimisht e ndarë në tri zona) Republika Federale Gjermane, dhe në Lindje,
si reagim ndaj këtij hapi, u themelua në zonën sovjetike të pushtimit, një shtet i ri me
emrin: Republika Demokratike Gjermane. Mes RDGJ-së e RFGJ-së, fillimisht në kufi u
vendosën vetëm ushtarë apo policë të kontrollit kufitar, dhe më pas nga ana e RDGJ-
së u ndërtuan me mijëra kilometra klone me tela me gjemba. Formalisht, Berlini
gëzonte statusin e veçantë të një zone të demilitarizuar deri në atë kohë, të ndarë në
katër sektorë, dhe ishte i pavarur nga të dyja shtetet gjermane, gjë e cila në praktikë,
sigurisht, nuk duket se zuri vend kurrë. Thellimi i krizës që po sillte me vete Lufta e
Ftohtë, frika për kryengritje popullore masive si ajo e 17 qershorit 1953 në RDGJ,
embargoja ndaj bllokut lindor, lufta permanente diplomatike e ndërsjellë dhe
kërcënimet e shumta e të shpeshta për të nisur një luftë të re, sollën edhe forcimin e
madje hermetizmin e kufijve të RDGJ-së.
“Arsyet” e vendimit për të ngritur
murin
• Qysh nga themelimi i RDGJ-së e deri në momentin që akoma nuk ishte
ndërtuar muri, numri i qytetarëve të saj që arratiseshin drejt RFGJ-së po njihte
vetëm rritje. Duke ia nisur nga viti 1952, kufiri i brendshëm mes RDGJ-së dhe
RFGJ-së, ishte siguruar vazhdimisht me gardhe e tela me gjemba: ishte ngritur
ndërkohë një zonë e gjerë ndalimi (sigurie) prej pesë kilometrash, që nuk
mund të kalohej pa leje të posaçme. Deri në kufi, kishte gjithashtu një rrip
sigurie 500 metra të gjatë, pas të cilit (tani vinte kufiri) ishte ngritur një rrip
tjetër më i fortë kontrolli prej dhjetë metrash. Ndërkohë, si një paradoks i
vërtetë, qëndronte akoma hapur zona e sektorëve mes Lindjes e Perëndimit
në Berlin, që sipas marrëveshjes nuk i nënshtrohej kontrollit, pasi ishte e lirë
për të katër fuqitë dhe banorët e Berlinit. Mes viteve 1949–1961, kjo e çarë
shkaktoi largimin e një mase shumë të madhe njerëzish, që vlerësohet të ketë
kapur shifrën e rreth 2,6 milionë personave, të cilët po linin kështu RDGJ-në
për një jetë më të mirë në RFGJ
• . Kështu, vetëm në dy javët e para të gushtit 1961, u larguan prej Berlinit
Lindor 47 433 vetë. Përveç tyre, për shumë polakë e çekë, kufiri mes
Berlinit Lindor e atij Perëndimor ishte bërë ndërkohë vërtet “Porta për në
Parajsë”. Rreth 50 000 qytetarë të Berlinit Lindor punonin asokohe në
pjesën perëndimore të qytetit dhe duhej të kalonin përditë në rrugët e
linjat e qarkullimit publik që lidhnin akoma dy pjesët e tij. Por paradoksi
është se atyre u leverdiste të punonin në Perëndim e të jetonin në Lindje,
(ia vlen të kujtojmë këtu se niveli i këmbimit mes markës gjermano-
perëndimore e asaj lindore, shpesh arrinte raportin 4/1). Kështu ndodhte
që ky kontingjent të favorizuarish, ta bënte përditë këtë itinerar e të mos
mendonte për arrati të përhershme në Perëndim, siç vepronin shumë të
tjerë. Më 4 gusht 1961, grupimit të njerëzve që përmendëm më sipër iu
ndalua me anë të një urdhri të posaçëm nga autoritet e RDGJ-së, të kalonin
pa u regjistruar dhe gjithashtu u detyruan të paguanin në të ardhmen
qiratë e kostot e jetesës së tyre në marka perëndimore (DM). Por qysh para
fillimit të ndërtimit të murit, Policia Popullore kontrollonte në pjesën
lindore të Berlinit, në mënyrë intensive, rrugët e mjetet e qarkullimit që të
çonin në perëndim, për të dyshuar për arrati dhe gjithashtu edhe për
kontrabandistë.
Ndërtimi i murit
• Plani për ndërtimin e murit në Berlin ishte një sekret shtetëror për
regjimin e RDGJ-së. Muri nisi të ndërtohej pas urdhrit të kryesisë politike
të SED-it (Partisë së Socialistëve të Bashkuar të RDGJ-së) nën vëzhgimin e
rreptë e mbikëqyrjen e forcave të Policisë e Ushtrisë (Nationale
Volksarmee) nga punëtorë të ndërtimit, pavarësisht deklaratës së bërë
afro dy muaj më parë nga sekretari i parë i partisë-shtet, Walter Ulbricht,
në një konferencë ndërkombëtare për shtyp në Berlinin Lindor më 15
qershor 1961, i cili pas pyetjes së bërë nga një gazetare e huaj (në fakt
gjermanoperëndimorja Annamarie Doherr), për ndarjen e qytetit, iu
përgjigj tekstualisht kështu: “Unë e kuptoj kështu pyetjen Tuaj: se ka njerëz
në RFGJ që dëshirojnë që ne të mobilizojmë punëtorët e ndërtimit të
kryeqytetit të RDGJ-së, për të ngritur një mur. Mesa di unë, nuk ekziston
ndonjë ide e tillë, e punëtorët e ndërtimit në kryeqytetin e RDGJ-së,
kryesisht merren me ndërtimin e ndërtesave për banim, e po përpiqen të
përmbushin më së miri synimin që i kanë caktuar vetes. Askush nukka
ndërmend të ngrejë një mur!”.
Reagimet e aleatëve e të
gjermano-perëndimorëve
• Konrad Adenauer bëri thirrje në të njëjtën ditë me anë të radios, që
popullsia të ruante qetësinë dhe iu bashkua një qëndrimi relativisht
të butë, konform qëndrimeve zyrtare të fuqive aleate, të cilat duket
se ishin plotësisht të papërgatitura për një hap të tillë nga
sovjetikët. Vetëm kryebashkiaku i Berlinit asokohe, Willy Brandt, i
cili më pas do të bëhej një ndër politikanët më të famshëm në vend,
mundi të protestonte në mënyrë energjike ndaj këtij akti, por
gjithsesi, pa sukses, sepse tashmë fati ishte vulosur. Reagimet e
aleatëve nga ana tjetër, në fakt ishin shumë të vonuara: u deshën
20 orë pas fillimit të ndërtimit të murit, që forcat ushtarake të tyre
të shfaqnin një prezencë serioze në vendkomandat e postblloqet
përballë trupave sovjetike. Dhe do të duheshin gjithashtu, 72 orë që
protesta diplomatike zyrtare e aleatëve të mbërrinte në Moskë.
Renia e Murit
• Muri i Berlinit ra në natën e 9 nëntorit duke u gdhirë e premte 10
nëntor 1989, pas më shumë se 28 vjetësh ekzistencë. Për rënien e
murit, asokohe kontribuan – përveç situatës së nderë ekonomike e
politike dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë (si Perestrojka, afrimi
i qëndrimeve mes SHBA-së e BS-së, si dhe prag-rrënimi i vetë BS) –
më parë edhe demonstratat masive të popullsisë së RDGJ-së, e cila
kërkonte më shumë liri e të drejta, në kuadër të reformave
demokratizuese që kishin nisur ndërkohë në Bashkimin Sovjetik, e
që ishin parë me skepticizëm nga udhëheqja kryeneçe
gjermanolindore. Kështu, mijëra nënshtetas të RDGJ-së nisën
rrugëtimin e tyre drejt perëndimit, duke shkelur më parë në
territoret e ambasadave të RFGJ-së në Pragë e Varshavë, e më pas
edhe nëpërmjet territorit të Hungarisë e Çekosllovakisë, të cilat
asokohe në këtë aspekt kishin qenë më liberale e kishin lënë të lirë
kufijtë ndarës me shtetet perendimore.
• .Pas disa zhvillimesh të tjera dhe një projektligji të hartuar nga
qeveria e RDGJ-së për moskufizimin e lirisë së lëvizjes, më datë 9
nëntor, një konferencë për shtyp me anëtarin e Byrosë Politike,
Gunter Shabovski në Berlinin Lindor, e cila transmetohej edhe nga
televizioni shtetëror i RDGJ-së, dhe ku merrnin pjesë edhe gazetarë
të huaj, u bë në një farë mënyre edhe shkak për rrëzimin (ndoshta të
parakohshëm) të murit. Kjo, pasi Shabovski nuk ishte i mirinformuar
për përpunimet që po i bëheshin këtij projektligji dhe kur u pyet nga
një gazetar i huaj ( konkretisht: Ricardo Ehrmann nga agjencia italiane
e lajmeve ANSA) se kur hyn në fuqi ky ligj, ai iu përgjigj, ndërsa
shikonte si i hutuar në fletët që i ishin dhënë për të lexuar: “Mesa më
rezulton mua, ky ligj hyn në fuqi qysh tani, menjëherë”.Pas lajmeve të
agjencive të ndryshme e stacioneve televizive gjermanoperëndimore
që kishin dalë me tituj bombastikë si: “Muri është i hapur!” etj., të
përafërta me të, me mijëra qytetarë të Berlinit Lindor vërshuan
kësisoj në vendkalimet kufitare pranë murit dhe kërkuan hapjen e tij.
Në këtë kohë, “në mbrojtje” të murit nuk ishin më as trupat e kufirit
e as nëpunësit e kontrollit të pasaportave, të shoqëruar nga anëtarët
e njësive të veçanta të STASI-t.
• Të gjendur kështu pa urdhra konkrete e udhëzime nga lart, ata nëpunës të
paktë që ishin në postet e duhura, sigurisht, të hutuar e të frikësuar edhe
nga presioni i masës së njerëzve që sa vinte e shtohej, ndërsa ora po
shënonte pak minuta para 23:00, një vendkalim çahet në rrugën
“Bornholm” në Berlin, e më pas, po në atë mënyrë u hapën dhe shtigjet e
tjera të lira, jo vetëm në pjesën e murit, por edhe në pika të ndryshme në
kufirin gjermano-gjerman. Gjatë kësaj mbrëmje, ndërsa kishte kaluar
tashmë mesnata, shumëkush e kishte parë “live” në televizor hapjen e
murit e kështu që dolën nga shtëpitë e vërshuan rrugëve të Berlinit nga të
dyja anët e tij. Turma e madhe e njerëzve, ndërsa ishte duke gdhirë tashmë
data 10 nëntor 1989, në orën dhjetë të mëngjesit u grumbullua më në
qendër, pasi nata gjithsesi sikur “e kishte vënë në gjumë” hapjen e murit.
Shtetasit e RDGJ-së u pritën në këtë mënyrë me lot në sy e krahëhapur nga
vëllezërit e tyre në Berlinin Perëndimor. Nga euforia e përftuar tashmë,
edhe gjermanët e pjesës perëndimore të Berlinit, filluan të godisnin e
shkatërronin me mjete të forta murin. Kur lajmi për hapjen e murit u bë i
njohur tashmë zyrtarisht, dhe Bundestagu në Bon ndërpreu mbledhjen e tij
të planifikuar për buxhetin. Deputetët e tij u ngritën në këmbë dhe ashtu
spontanisht nisën të këndojnë himnin kombëtar.
•
Struktura e murit
• Raporti i STASIt 1989 Ashtu sikurse edhe pjesë të tjera të kufirit gjermano-
gjerman, edhe muri ishte i mirëkontrolluar e mbrojtur në mënyrën më të
sigurt, për ta bërë kështu sa më të vështirë depërtimin e atyre që donin të
arratiseshin. Ai ishte i pajisur me një sistem të tërë sigurie me klone me
tela me gjemba, gropa, pengesa me tanke, pika kontrolli dhe kulla
vëzhgimi. Në dispozicion të murit ishin vënë, sipas një raporti në vitin
1989, rreth 1000 qen të stërvitur. Ky sistem sigurie u përmirësua
(ashpërsua) edhe më shumë me kalimin e viteve. Objektet e shtëpitë që
ndodheshin rastësisht në territorin pranë murit u hodhën në erë për të
pasur kështu një fushëpamje sa më të qartë, e banorët e tyre u
shpërngulën. Sipas një raporti të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (STASI),
në pranverë të vitit 1989, të dhënat për murin rezultonin si më poshtë.
• Gjatësia e murit:
• 41,91 km mur-kufi, 75 prej të cilave me një lartësi prej 3,60 m
• Gjatësia e klonit metalik:
• 68,42 km me lartësi 2,90 m si një paramur mbrojtës
• Gjatësia e rrugës së ndriçuar përreth murit:
• 161 km
• Gjatësia e klonit sinjalizues:
• 113,85 km
• Kulla vëzhgimi (rojash):
• 186
Muri i berlinit,

Contenu connexe

Tendances

Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesatldddmk
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreMenaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreRiza Haxhiu
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderthe blue bee
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Luan Hykaj
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeArlinda
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKlarisa Klara
 
Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleMatilda Gremi
 

Tendances (20)

Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesat
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Energjia Diellore
Energjia DielloreEnergjia Diellore
Energjia Diellore
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Fusha Magnetike
Fusha MagnetikeFusha Magnetike
Fusha Magnetike
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimoreMenaxhimi i klases ne nje ore mesimore
Menaxhimi i klases ne nje ore mesimore
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunder
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Reklama
ReklamaReklama
Reklama
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globale
 

En vedette

Personalitete gjate luftes se ftohte..
Personalitete gjate luftes se ftohte..Personalitete gjate luftes se ftohte..
Personalitete gjate luftes se ftohte..UnicornzPrincess
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat BoteroreDenis Lezo
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Zana_Ana
 
Lufta i dhe ii boterore
Lufta i dhe ii boteroreLufta i dhe ii boterore
Lufta i dhe ii boterorekajushi
 
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetProteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetKorba Ferizaj
 
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetProteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetBurim Derveni
 
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksiacrregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksiakoralda
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologjiUeda Rrukaj
 
Prezantimi ne powerpoint
Prezantimi ne powerpointPrezantimi ne powerpoint
Prezantimi ne powerpointMegi Vahidi
 

En vedette (15)

Personalitete gjate luftes se ftohte..
Personalitete gjate luftes se ftohte..Personalitete gjate luftes se ftohte..
Personalitete gjate luftes se ftohte..
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 
Lufta i dhe ii boterore
Lufta i dhe ii boteroreLufta i dhe ii boterore
Lufta i dhe ii boterore
 
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetProteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
 
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetProteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
 
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksiacrregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
 
Obeziteti
ObezitetiObeziteti
Obeziteti
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
projekt histori
projekt historiprojekt histori
projekt histori
 
Projekt diplome
Projekt diplome Projekt diplome
Projekt diplome
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Prezantimi ne powerpoint
Prezantimi ne powerpointPrezantimi ne powerpoint
Prezantimi ne powerpoint
 

Muri i berlinit,

  • 1. Muri I Berlinit, Simboli I Luftes se Ftohte
  • 2. Legjenda dhe Historia • Ndodhi më 9 nëntor 1989, më shumë se 28 vjet pasi hodhi themelet, më 13 gusht 1961. Në historiografinë botërore e shkencat politike, tashmë ka hyrë si një nocion specifik e shumë i famshëm: Muri i Berlinit. Ata që e rrëzuan hynë në histori, por duket se protagonistët ishin më të shumtë se ç’mendohet. Pikësëpari, vetë populli gjerman. Paradoksalisht ndërtimi i tij, që deri në atë kohë, përbënte padyshim njërën nga ngjarjet më të mëdha (gjithsesi, në terma negativë) historike të shekullit të kaluar për mbarë njerëzimin, u fokusua nga rrëzimi i tij, ngjarje që ia zuri menjëherë vendin e u kthye në mit. Ish-kancelari Helmut Kohl në librin e tij më të ri me kujtime, thotë se ishte kolapsi ekonomik që e detyroi Gorbaçovin t’i bënte mirë hesapet e t’u hapte rrugë reformave që çuan në fund edhe në rrëzimin e murit.
  • 3. Dikush tjetër thotë se ishin milionat e markave gjermano- perëndimore të derdhura në kontot e Kremlinit. Shumëkush thotë se ishin padyshim konstelacionet e reja politike botërore, pikësëpari këmbëngulja e SHBA-së, e dikush tjetër mendon se ishte dëshira mbarëpopullore, disidenca e deri te roli i kishave që kishin arritur të kryenin një lloj “pjekjeje”, një ndërgjegjësim kolektiv drejt lirisë, që do ta çonte regjimin e vjetër pashmangshmërisht në atë hulli. Shumëkush, me apo pa dashje, harron kontributet e atyre që dhanë edhe jetën për të kaluar në botën e lirë, duke lënë pas një mesazh të fortë për ish- gjermanolindorët. Por ndoshta, mund të jenë edhe të gjitha arsyet së bashku. Ndërkohë, gjermanët prej shumë vitesh flasin edhe për “gabime” në procesin e ribashkimit gjerman. Sidoqoftë, në brendësi të shpirtit të tyre, ata duket se jo vetëm që s’janë penduar, por vijojnë ta shohin “rrëzimin” si aktin më madhor e më të lumtur në historinë e tyre
  • 4. Muri I Berlinit • Muri i Berlinit (gjermanisht Berliner Mauer) ishte nje barriere e ndertuar nga republika demokratike e Gjermanise.U ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim. Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet. Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen "Pikëkalimi Çarli". Konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë.
  • 5. Ku nis historia? • Në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në maj të vitit 1945, Gjermania, duke u bazuar në vendimet e marra në Konferencën e Jaltës, u nda në katër “zona pushtimi”, që duhet të kontrolloheshin nga katër fuqitë aleate: SHBA-ja, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca. Në mënyrë analoge, u vendos që Berlini, si ish-kryeqyteti i Rajhut të mundur gjerman, të ndahej gjithashtu në katër zona. Në vitin 1948, nuk do të vononte të vinte sinjali i parë i madh i rrezikut komunist kur Berlini Perëndimor iu nënshtrua bllokadës staliniste, e cila, gjithsesi, u përballua me sukses falë ndihmës amerikane pas lënies së lirë të korridorit ajror. Në vitin 1949, u themelua (fillimisht e ndarë në tri zona) Republika Federale Gjermane, dhe në Lindje, si reagim ndaj këtij hapi, u themelua në zonën sovjetike të pushtimit, një shtet i ri me emrin: Republika Demokratike Gjermane. Mes RDGJ-së e RFGJ-së, fillimisht në kufi u vendosën vetëm ushtarë apo policë të kontrollit kufitar, dhe më pas nga ana e RDGJ- së u ndërtuan me mijëra kilometra klone me tela me gjemba. Formalisht, Berlini gëzonte statusin e veçantë të një zone të demilitarizuar deri në atë kohë, të ndarë në katër sektorë, dhe ishte i pavarur nga të dyja shtetet gjermane, gjë e cila në praktikë, sigurisht, nuk duket se zuri vend kurrë. Thellimi i krizës që po sillte me vete Lufta e Ftohtë, frika për kryengritje popullore masive si ajo e 17 qershorit 1953 në RDGJ, embargoja ndaj bllokut lindor, lufta permanente diplomatike e ndërsjellë dhe kërcënimet e shumta e të shpeshta për të nisur një luftë të re, sollën edhe forcimin e madje hermetizmin e kufijve të RDGJ-së.
  • 6. “Arsyet” e vendimit për të ngritur murin • Qysh nga themelimi i RDGJ-së e deri në momentin që akoma nuk ishte ndërtuar muri, numri i qytetarëve të saj që arratiseshin drejt RFGJ-së po njihte vetëm rritje. Duke ia nisur nga viti 1952, kufiri i brendshëm mes RDGJ-së dhe RFGJ-së, ishte siguruar vazhdimisht me gardhe e tela me gjemba: ishte ngritur ndërkohë një zonë e gjerë ndalimi (sigurie) prej pesë kilometrash, që nuk mund të kalohej pa leje të posaçme. Deri në kufi, kishte gjithashtu një rrip sigurie 500 metra të gjatë, pas të cilit (tani vinte kufiri) ishte ngritur një rrip tjetër më i fortë kontrolli prej dhjetë metrash. Ndërkohë, si një paradoks i vërtetë, qëndronte akoma hapur zona e sektorëve mes Lindjes e Perëndimit në Berlin, që sipas marrëveshjes nuk i nënshtrohej kontrollit, pasi ishte e lirë për të katër fuqitë dhe banorët e Berlinit. Mes viteve 1949–1961, kjo e çarë shkaktoi largimin e një mase shumë të madhe njerëzish, që vlerësohet të ketë kapur shifrën e rreth 2,6 milionë personave, të cilët po linin kështu RDGJ-në për një jetë më të mirë në RFGJ
  • 7. • . Kështu, vetëm në dy javët e para të gushtit 1961, u larguan prej Berlinit Lindor 47 433 vetë. Përveç tyre, për shumë polakë e çekë, kufiri mes Berlinit Lindor e atij Perëndimor ishte bërë ndërkohë vërtet “Porta për në Parajsë”. Rreth 50 000 qytetarë të Berlinit Lindor punonin asokohe në pjesën perëndimore të qytetit dhe duhej të kalonin përditë në rrugët e linjat e qarkullimit publik që lidhnin akoma dy pjesët e tij. Por paradoksi është se atyre u leverdiste të punonin në Perëndim e të jetonin në Lindje, (ia vlen të kujtojmë këtu se niveli i këmbimit mes markës gjermano- perëndimore e asaj lindore, shpesh arrinte raportin 4/1). Kështu ndodhte që ky kontingjent të favorizuarish, ta bënte përditë këtë itinerar e të mos mendonte për arrati të përhershme në Perëndim, siç vepronin shumë të tjerë. Më 4 gusht 1961, grupimit të njerëzve që përmendëm më sipër iu ndalua me anë të një urdhri të posaçëm nga autoritet e RDGJ-së, të kalonin pa u regjistruar dhe gjithashtu u detyruan të paguanin në të ardhmen qiratë e kostot e jetesës së tyre në marka perëndimore (DM). Por qysh para fillimit të ndërtimit të murit, Policia Popullore kontrollonte në pjesën lindore të Berlinit, në mënyrë intensive, rrugët e mjetet e qarkullimit që të çonin në perëndim, për të dyshuar për arrati dhe gjithashtu edhe për kontrabandistë.
  • 8. Ndërtimi i murit • Plani për ndërtimin e murit në Berlin ishte një sekret shtetëror për regjimin e RDGJ-së. Muri nisi të ndërtohej pas urdhrit të kryesisë politike të SED-it (Partisë së Socialistëve të Bashkuar të RDGJ-së) nën vëzhgimin e rreptë e mbikëqyrjen e forcave të Policisë e Ushtrisë (Nationale Volksarmee) nga punëtorë të ndërtimit, pavarësisht deklaratës së bërë afro dy muaj më parë nga sekretari i parë i partisë-shtet, Walter Ulbricht, në një konferencë ndërkombëtare për shtyp në Berlinin Lindor më 15 qershor 1961, i cili pas pyetjes së bërë nga një gazetare e huaj (në fakt gjermanoperëndimorja Annamarie Doherr), për ndarjen e qytetit, iu përgjigj tekstualisht kështu: “Unë e kuptoj kështu pyetjen Tuaj: se ka njerëz në RFGJ që dëshirojnë që ne të mobilizojmë punëtorët e ndërtimit të kryeqytetit të RDGJ-së, për të ngritur një mur. Mesa di unë, nuk ekziston ndonjë ide e tillë, e punëtorët e ndërtimit në kryeqytetin e RDGJ-së, kryesisht merren me ndërtimin e ndërtesave për banim, e po përpiqen të përmbushin më së miri synimin që i kanë caktuar vetes. Askush nukka ndërmend të ngrejë një mur!”.
  • 9.
  • 10. Reagimet e aleatëve e të gjermano-perëndimorëve • Konrad Adenauer bëri thirrje në të njëjtën ditë me anë të radios, që popullsia të ruante qetësinë dhe iu bashkua një qëndrimi relativisht të butë, konform qëndrimeve zyrtare të fuqive aleate, të cilat duket se ishin plotësisht të papërgatitura për një hap të tillë nga sovjetikët. Vetëm kryebashkiaku i Berlinit asokohe, Willy Brandt, i cili më pas do të bëhej një ndër politikanët më të famshëm në vend, mundi të protestonte në mënyrë energjike ndaj këtij akti, por gjithsesi, pa sukses, sepse tashmë fati ishte vulosur. Reagimet e aleatëve nga ana tjetër, në fakt ishin shumë të vonuara: u deshën 20 orë pas fillimit të ndërtimit të murit, që forcat ushtarake të tyre të shfaqnin një prezencë serioze në vendkomandat e postblloqet përballë trupave sovjetike. Dhe do të duheshin gjithashtu, 72 orë që protesta diplomatike zyrtare e aleatëve të mbërrinte në Moskë.
  • 11. Renia e Murit • Muri i Berlinit ra në natën e 9 nëntorit duke u gdhirë e premte 10 nëntor 1989, pas më shumë se 28 vjetësh ekzistencë. Për rënien e murit, asokohe kontribuan – përveç situatës së nderë ekonomike e politike dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë (si Perestrojka, afrimi i qëndrimeve mes SHBA-së e BS-së, si dhe prag-rrënimi i vetë BS) – më parë edhe demonstratat masive të popullsisë së RDGJ-së, e cila kërkonte më shumë liri e të drejta, në kuadër të reformave demokratizuese që kishin nisur ndërkohë në Bashkimin Sovjetik, e që ishin parë me skepticizëm nga udhëheqja kryeneçe gjermanolindore. Kështu, mijëra nënshtetas të RDGJ-së nisën rrugëtimin e tyre drejt perëndimit, duke shkelur më parë në territoret e ambasadave të RFGJ-së në Pragë e Varshavë, e më pas edhe nëpërmjet territorit të Hungarisë e Çekosllovakisë, të cilat asokohe në këtë aspekt kishin qenë më liberale e kishin lënë të lirë kufijtë ndarës me shtetet perendimore.
  • 12. • .Pas disa zhvillimesh të tjera dhe një projektligji të hartuar nga qeveria e RDGJ-së për moskufizimin e lirisë së lëvizjes, më datë 9 nëntor, një konferencë për shtyp me anëtarin e Byrosë Politike, Gunter Shabovski në Berlinin Lindor, e cila transmetohej edhe nga televizioni shtetëror i RDGJ-së, dhe ku merrnin pjesë edhe gazetarë të huaj, u bë në një farë mënyre edhe shkak për rrëzimin (ndoshta të parakohshëm) të murit. Kjo, pasi Shabovski nuk ishte i mirinformuar për përpunimet që po i bëheshin këtij projektligji dhe kur u pyet nga një gazetar i huaj ( konkretisht: Ricardo Ehrmann nga agjencia italiane e lajmeve ANSA) se kur hyn në fuqi ky ligj, ai iu përgjigj, ndërsa shikonte si i hutuar në fletët që i ishin dhënë për të lexuar: “Mesa më rezulton mua, ky ligj hyn në fuqi qysh tani, menjëherë”.Pas lajmeve të agjencive të ndryshme e stacioneve televizive gjermanoperëndimore që kishin dalë me tituj bombastikë si: “Muri është i hapur!” etj., të përafërta me të, me mijëra qytetarë të Berlinit Lindor vërshuan kësisoj në vendkalimet kufitare pranë murit dhe kërkuan hapjen e tij. Në këtë kohë, “në mbrojtje” të murit nuk ishin më as trupat e kufirit e as nëpunësit e kontrollit të pasaportave, të shoqëruar nga anëtarët e njësive të veçanta të STASI-t.
  • 13. • Të gjendur kështu pa urdhra konkrete e udhëzime nga lart, ata nëpunës të paktë që ishin në postet e duhura, sigurisht, të hutuar e të frikësuar edhe nga presioni i masës së njerëzve që sa vinte e shtohej, ndërsa ora po shënonte pak minuta para 23:00, një vendkalim çahet në rrugën “Bornholm” në Berlin, e më pas, po në atë mënyrë u hapën dhe shtigjet e tjera të lira, jo vetëm në pjesën e murit, por edhe në pika të ndryshme në kufirin gjermano-gjerman. Gjatë kësaj mbrëmje, ndërsa kishte kaluar tashmë mesnata, shumëkush e kishte parë “live” në televizor hapjen e murit e kështu që dolën nga shtëpitë e vërshuan rrugëve të Berlinit nga të dyja anët e tij. Turma e madhe e njerëzve, ndërsa ishte duke gdhirë tashmë data 10 nëntor 1989, në orën dhjetë të mëngjesit u grumbullua më në qendër, pasi nata gjithsesi sikur “e kishte vënë në gjumë” hapjen e murit. Shtetasit e RDGJ-së u pritën në këtë mënyrë me lot në sy e krahëhapur nga vëllezërit e tyre në Berlinin Perëndimor. Nga euforia e përftuar tashmë, edhe gjermanët e pjesës perëndimore të Berlinit, filluan të godisnin e shkatërronin me mjete të forta murin. Kur lajmi për hapjen e murit u bë i njohur tashmë zyrtarisht, dhe Bundestagu në Bon ndërpreu mbledhjen e tij të planifikuar për buxhetin. Deputetët e tij u ngritën në këmbë dhe ashtu spontanisht nisën të këndojnë himnin kombëtar. •
  • 14. Struktura e murit • Raporti i STASIt 1989 Ashtu sikurse edhe pjesë të tjera të kufirit gjermano- gjerman, edhe muri ishte i mirëkontrolluar e mbrojtur në mënyrën më të sigurt, për ta bërë kështu sa më të vështirë depërtimin e atyre që donin të arratiseshin. Ai ishte i pajisur me një sistem të tërë sigurie me klone me tela me gjemba, gropa, pengesa me tanke, pika kontrolli dhe kulla vëzhgimi. Në dispozicion të murit ishin vënë, sipas një raporti në vitin 1989, rreth 1000 qen të stërvitur. Ky sistem sigurie u përmirësua (ashpërsua) edhe më shumë me kalimin e viteve. Objektet e shtëpitë që ndodheshin rastësisht në territorin pranë murit u hodhën në erë për të pasur kështu një fushëpamje sa më të qartë, e banorët e tyre u shpërngulën. Sipas një raporti të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (STASI), në pranverë të vitit 1989, të dhënat për murin rezultonin si më poshtë.
  • 15. • Gjatësia e murit: • 41,91 km mur-kufi, 75 prej të cilave me një lartësi prej 3,60 m • Gjatësia e klonit metalik: • 68,42 km me lartësi 2,90 m si një paramur mbrojtës • Gjatësia e rrugës së ndriçuar përreth murit: • 161 km • Gjatësia e klonit sinjalizues: • 113,85 km • Kulla vëzhgimi (rojash): • 186