SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  10
Vaçe Zela është një këngëtare shumë e njohur. Vaçe
Zela, artiste e popullit dhe këngëtare me famë të
madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U
zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Kishte
një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite
mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku.
Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që
mbushte me energji skenat shqiptare. Mori pjesë në
të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë
në radio televizion, që prej organizimit të parë, në
vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga
skena si fituese e çmimit të parë me këngën
"Komunistët" (dubluar nga Marina Grabovari). Vaçe
Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në
muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë
këngë pjesë e muzikës së filmave. Ajo është nderuar
me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred
Moisiu.
Festivalet
Në ka një artist, që emri i tij të identifikohet me festivalet e këngës,
pa asnjë dyshim, ai është emri i Vaçe Zelës.
Ajo ishte dhe do mbetet këngëtarja më e madhe e muzikës sonë të
lehtë. Vaçe Zela u rrit dhe u kurorëzua mbretëreshë e këngës
shqiptare, për mëse dy dekada rresht, duke korrur plot 12 çmime të
para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët.
Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën
“Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë
mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.
Atëherë ishte një vajzë e re, vetëm 23 vjeç. “Kisha ndrojtje ta
këndoja atë këngë. Kisha frikë ta këndoja se isha e pamartuar dhe
si mund t’i këndoja lindjes së fëmijës së parë?”, kujton këngëtarja
nga festivali i parë. Sot duket paradoksale, por Vaçen nuk donin ta
pranonin në festival. Ishte frika mos bënte dallime të dukshme me
këngëtarët e tjerë, jo aq të njohur në interpretimin e këngës.
Megjithatë festivalet rrodhën njëri pas tjetrit, nga viti në vit dhe Vaçja
ishte gjithnjë prezente me zërin e saj. Këngë si “Djaloshi dhe shiu”,
“Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë
të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres
gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tana ilegale”, etj,
kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare.
Siç ka thënë edhe vetë këngëtarja,
ajo “ka lindur në një familje ku
kënga ishte ulur këmbëkryq në
shpirtrat e të gjithëve”. Të parët që
zbuluan talentin e Vaçes ishin
mësuesit e shkollës 7-vjeçare. Ajo
nuk ishte e talentuar vetëm në
muzikë por kishte talent edhe në
pikturë e teatër.
Ishte dhjetë vjeç kur nisi të
këndonte vetë të gjitha ato këngë
myzeqare që kishte dëgjuar nëpër
shtëpi nga e ëma dhe nga të gjithë
pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët
ishin qejflinj të muzikës. Në çezmën
e një prej lagjeve të Lushnjës ajo
do mahniste të tjerët me zërin e saj,
ndërsa këndonte krejt shkujdesur.
Vaçja ishte nxënëse shkolle,
atëherë kur veshi një fustan të
bardhë nusërie të sajuar me dorë, e
doli me të në një koncert shkolle.
Shpejt ajo u bë artistja e vogël e
qytetit myzeqar.
Të gjithë besonin se ajo do të bëhej një
artiste e madhe, megjithëse prindërve të
saj nuk u pëlqente shumë ideja që vajza e
tyre të merrte një udhë të tillë. Megjithëse
asnjëherë nuk u përpoqën ta ndalnin
Vaçen nga pasioni i saj.
Kështu vajza u nis drejt Liceut Artistik të
Tiranës, për të plotësuar dëshirën që e
mbante mbërthyer fort. I ngjiti shkallët e
asaj shkolle me shumë ndrojtje, ndërsa në
duar shtrëngonte një valixhe të vogël
mbushur me plaçka. Por nuk qe e thënë.
Nuk ia dhanë të drejtën për ta filluar atë
shkollë. Më pas do t'i kthehej edhe një
herë Tiranës, për të provuar shansin në
dyert e ndonjë gjimnazi. Ndërsa nisi
studimet në shkollën "Qemal Stafa" nisi të
mësojë edhe kitarën, e cila më pas u bë
pjesë e pandarë e jetës së saj.
Një mikja e Vaçes, Violeta Librazhdi,
shoqe e shkollës dhe e gjithë jetës së
këngëtares së madhe, ka shkruar një libër
mjaft interesant kushtuar këngëtares.
“Kujtoj ditët kur për herë të parë pashë Vaçen me
një kitarë në duar, me të cilën ajo këndoi gjatë në
dhomën e saj, këngë që nuk mundej t’i këndonte
dot në skenë. Ishin këngë spanjolle, italiane e
amerikane që i kishte mësuar “vjedhurazi” nga
radio. Pas dritares së shtëpisë ishin mbledhur me
dhjetëra njerëz dhe dëgjonin vajzën që këndonte
aq ëmbël. Vonë e kishin kuptuar se të tjerët ishin
ngulur pas dritares. Ne nisëm të qeshnim, ndërsa
njerëzit duartrokisnin pa pushim. Pak kohë pas këtij
“koncerti” të thjeshtë, në rrugët e Tiranës do të
ngjiteshin afishet “Këndon Vaçe Zela”…e kështu
pas kësaj shfaqej çdo herë në skenat e Tiranës e
jashtë saj”.
Ishte kjo kitarë me të cilën kohë më pas ajo fitoi
dhe të drejtën e studimit në degën e dramës, të
cilën nuk e çoi dot deri në fund, pasi u mor më
shumë me pasionin e fëmijërisë së saj, këngën.
Karriera
U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në
atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve
Popullore. Këngët e bukura të vendlindjes gjetën te Vaçja një
interpretuese të madhe. Kudo ku dha shfaqje, në qytete e fshatra,
apo edhe jashtë shtetit, ajo u mirëprit për zërin e bukur dhe
melodioz. Jo më kot u quajt “Bilbili i Myzeqesë”, por shumë shpejt
u bë i gjithë Shqipërisë, sepse këndoi me të njëjtën dashuri e
pasion këngën e të gjitha krahinave të vendit.
Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe
Valleve popullore jashtë shtetit, si në Francë, Greqi, Itali, Turqi,
Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një
publik mjaft të gjerë. Shtypi i këtyre vendeve e ka vlerësuar mjaft
lart.
Kalimi nga muzika popullore në muzikën e lehtë qe i natyrshëm.
Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra
këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.
Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku
ka interpretuar shumë këngë, si pjesë e muzikës së filmave.
Një karrierë që u ndërpre në vitin 1991, vit që shënon edhe
ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një
koncert për shqiptarët që jetonin atje.
Vaçe Zela, është konsideruar nga të gjithë
brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë
Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës.
Atëherë kur Shqipëria kishte vetëm
errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan
dritës.
Vaçe Zela kishte aftësi të jashtëzakonshme
për ta përvetësuar dhe riprodhuar çdo
melodi, qoftë edhe me njëherë të dëgjuar
nga radioja. Ajo kishte aftësinë për ta bërë
këngën të prekshme për çdo mjedis dhe
arrinte të ruante besnikërinë ndaj
nuancave, qofshin ato dhe nga tradita e
popujve të tjerë. Qenë këto vite kur njerëzit
mezi siguronin bukën dhe rrobën e varfër
të trupit, ndërsa, sipas rrëfimit të mikes së
saj, “këngëtaren italianët e kërkonin ta
blinin me shifra marramendëse, ndërkohë
që shteti e dënonte me “lirinë” e të
kënduarit vetëm brenda kufijve shtetërorë.
Njerëzit e donin Vaçe Zelën. Afishet kudo
reklamonin emrin e saj, ndërsa biletat
shiteshin sa hap e mbyll sytë.
Një këngë për Vaçe Zelën
Ishte viti 1993 kur këngëtari nga Kosova Naim Krasniqi do të këndonte në
skenën e festivalit të 32-të të këngës, një këngë kushtuar këngëtares së
madhe. Kënga mbante titulli “Jetën ma dhurove” dhe vargjet e saj ishin vërtet
emocionuese. (Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale/ Nga skena jehonte aj’
zá në fush’ e male/ Ooo Vaçe Zela k’saj toke të plaguar/Jetë i dhurove, e
mbajte të zgjuar.)
Që nga festivali i 19-të, kur këndoi dhe si përherë shkëlqeu dhe u vlerësua me
çmimin e parë për këngën “Shoqet tona ilegale”, Vaçe Zela i kishte munguar
skenës së festivale. Dhe publiku kishte mall për të, për praninë e saj. E ja tani,
ajo sërish ndodhej në një sallë festivali, vërtet si spektatore, por ishte aty. U
mallëngjye, nuk e priste t'i bëhej një nder i tillë. Një këngë kushtuar asaj. U
mallëngjye edhe krejt publiku në sallë. Ovacionet për këngëtaren nuk
pushonin. Ndërkohë që dridhërima zemre përjetonin miliona shqiptarë nëpër
botë që ndiqnin nga ekranet festivalin e këngës. Prania e Vaçe Zelës në një
festival, qoftë edhe me një këngë kushtuar asaj, kur ajo prej vitesh, që nga
festivali i parë kishte qenë zonjë e festivaleve dhe këngës shqiptare, mjaftonte
si fakt që shqiptarët ta ndienin edhe një herë praninë e “mbretëreshës”.
Rasti i fundit i pranisë së saj në atmosferën e festivalit ishte viti 1999. Festivali
i 38-të i këngës. E ftuan nga Zvicra si kryetare e jurisë, ku jetonte prej vitesh
dhe kurohej për sëmundjen e saj, megjithëse mjekët e këshilluan të mos
udhëtonte ajo nuk donte të humbiste emocionet e festivalit. Po aty e nderuan
me çmimin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.
Çmimet
Është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë
në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive
në Amerikë. Në Paris është krahasuar me Edith Piaf, ndërsa në Itali
me këngëtaren e madhe, Mina. Çmimet në adresë të artistes janë të
panumërta. “Artiste e merituar”, në vitin 1973, “Artiste e Popullit”, në
1977, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te
çmimi më i lartë, “Nderi Kombit”.
Këngët e saj këndohen vazhdimisht nga brezat e rinj të këngëtarëve,
por janë të pakrahasueshëm gjithsesi me atë vokal, që vetëm Vaçe e
kishte. Artistja thotë se ndihet mirë sa herë që në Shqipëri dikush
kujtohet dhe vlerëson punën e saj. Është emocionuar gjithmonë edhe
pse në të shumtën e rasteve çmimet i janë dhënë në mungesë të saj.
Vace zela 1

Contenu connexe

Tendances

Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Fatjon Cane
 
Kultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet populloreKultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet populloreMario Peleshka
 
Siguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetenis vladi
 
Analiza letrare
Analiza letrareAnaliza letrare
Analiza letrareon2012
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeS Gashi
 
LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA
 LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA
LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA#MesueseAurela Elezaj
 
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!#MesueseAurela Elezaj
 
Projekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiMarinela Abedini
 
Kompozitoret shqiptare
Kompozitoret shqiptare Kompozitoret shqiptare
Kompozitoret shqiptare Kristina Xani
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeAlejandro Ferit Shehu
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreJuljan Tahiri
 
Statistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitetStatistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitetMelissa Cani
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxSalviAlmadhi2
 
PROJEKT EMILIANO VLADI
PROJEKT EMILIANO VLADIPROJEKT EMILIANO VLADI
PROJEKT EMILIANO VLADIEmilianoVladi
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutmelissa cani
 

Tendances (20)

Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Kultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet populloreKultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet popullore
 
Siguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internet
 
Algoritmet
AlgoritmetAlgoritmet
Algoritmet
 
Analiza letrare
Analiza letrareAnaliza letrare
Analiza letrare
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA
 LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA
LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA
 
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
 
Projekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - Elektriciteti
 
Kompozitoret shqiptare
Kompozitoret shqiptare Kompozitoret shqiptare
Kompozitoret shqiptare
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika Rrugore
 
Statistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitetStatistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitet
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
 
PROJEKT EMILIANO VLADI
PROJEKT EMILIANO VLADIPROJEKT EMILIANO VLADI
PROJEKT EMILIANO VLADI
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Amerika veriut
Amerika veriutAmerika veriut
Amerika veriut
 

En vedette

Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Marjan DODAJ
 
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
 
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...Vilma Hoxha
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitAnida Ago
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 

En vedette (7)

Vace Zela
Vace Zela Vace Zela
Vace Zela
 
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
Xhevdet Bytyqi - libri PËRMBLEDHJE E 1200 TEKSTE KËNGËSH SHQIPE TË MUZIKËS PO...
 
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
uji
ujiuji
uji
 
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e Mjedisit
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 

Similaire à Vace zela 1

Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 
Festivali yne popullor
Festivali yne popullorFestivali yne popullor
Festivali yne popullorKlarisa Klara
 
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaMuzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaErdi Dibra
 
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit MulakuMuzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulakugentritmulaku
 
Muzika Popullire
Muzika PopullireMuzika Popullire
Muzika PopullireJamesen
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzikeS Gashi
 
SKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORI
SKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORISKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORI
SKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORIluto40
 
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)Dajana Gjini
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaMarjan DODAJ
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx313klevis
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 

Similaire à Vace zela 1 (20)

Festivali i femijeve
Festivali i femijeve Festivali i femijeve
Festivali i femijeve
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 
Rexho mulliqi
Rexho mulliqiRexho mulliqi
Rexho mulliqi
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Festivali yne popullor
Festivali yne popullorFestivali yne popullor
Festivali yne popullor
 
Muzika
MuzikaMuzika
Muzika
 
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaMuzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
 
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit MulakuMuzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
 
Muzika Popullire
Muzika PopullireMuzika Popullire
Muzika Popullire
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 
SKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORI
SKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORISKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORI
SKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORI
 
Unikatil
UnikatilUnikatil
Unikatil
 
Muzika
MuzikaMuzika
Muzika
 
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
 
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 

Plus de fames design

Teknologjia e se ardhmes
Teknologjia e se ardhmes Teknologjia e se ardhmes
Teknologjia e se ardhmes fames design
 
Qëndresa shqiptare kunder pushtimit italian
Qëndresa shqiptare kunder pushtimit italianQëndresa shqiptare kunder pushtimit italian
Qëndresa shqiptare kunder pushtimit italianfames design
 

Plus de fames design (7)

Apollonia
ApolloniaApollonia
Apollonia
 
Barcaelona
BarcaelonaBarcaelona
Barcaelona
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Bebet epruvet
Bebet epruvetBebet epruvet
Bebet epruvet
 
Teknologjia e se ardhmes
Teknologjia e se ardhmes Teknologjia e se ardhmes
Teknologjia e se ardhmes
 
Qëndresa shqiptare kunder pushtimit italian
Qëndresa shqiptare kunder pushtimit italianQëndresa shqiptare kunder pushtimit italian
Qëndresa shqiptare kunder pushtimit italian
 
Nënë tereza
Nënë terezaNënë tereza
Nënë tereza
 

Vace zela 1

  • 1. Vaçe Zela është një këngëtare shumë e njohur. Vaçe Zela, artiste e popullit dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Kishte një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Mori pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion, që prej organizimit të parë, në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën "Komunistët" (dubluar nga Marina Grabovari). Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Ajo është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu.
  • 2. Festivalet Në ka një artist, që emri i tij të identifikohet me festivalet e këngës, pa asnjë dyshim, ai është emri i Vaçe Zelës. Ajo ishte dhe do mbetet këngëtarja më e madhe e muzikës sonë të lehtë. Vaçe Zela u rrit dhe u kurorëzua mbretëreshë e këngës shqiptare, për mëse dy dekada rresht, duke korrur plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Atëherë ishte një vajzë e re, vetëm 23 vjeç. “Kisha ndrojtje ta këndoja atë këngë. Kisha frikë ta këndoja se isha e pamartuar dhe si mund t’i këndoja lindjes së fëmijës së parë?”, kujton këngëtarja nga festivali i parë. Sot duket paradoksale, por Vaçen nuk donin ta pranonin në festival. Ishte frika mos bënte dallime të dukshme me këngëtarët e tjerë, jo aq të njohur në interpretimin e këngës. Megjithatë festivalet rrodhën njëri pas tjetrit, nga viti në vit dhe Vaçja ishte gjithnjë prezente me zërin e saj. Këngë si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tana ilegale”, etj, kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare.
  • 3. Siç ka thënë edhe vetë këngëtarja, ajo “ka lindur në një familje ku kënga ishte ulur këmbëkryq në shpirtrat e të gjithëve”. Të parët që zbuluan talentin e Vaçes ishin mësuesit e shkollës 7-vjeçare. Ajo nuk ishte e talentuar vetëm në muzikë por kishte talent edhe në pikturë e teatër. Ishte dhjetë vjeç kur nisi të këndonte vetë të gjitha ato këngë myzeqare që kishte dëgjuar nëpër shtëpi nga e ëma dhe nga të gjithë pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët ishin qejflinj të muzikës. Në çezmën e një prej lagjeve të Lushnjës ajo do mahniste të tjerët me zërin e saj, ndërsa këndonte krejt shkujdesur. Vaçja ishte nxënëse shkolle, atëherë kur veshi një fustan të bardhë nusërie të sajuar me dorë, e doli me të në një koncert shkolle. Shpejt ajo u bë artistja e vogël e qytetit myzeqar.
  • 4. Të gjithë besonin se ajo do të bëhej një artiste e madhe, megjithëse prindërve të saj nuk u pëlqente shumë ideja që vajza e tyre të merrte një udhë të tillë. Megjithëse asnjëherë nuk u përpoqën ta ndalnin Vaçen nga pasioni i saj. Kështu vajza u nis drejt Liceut Artistik të Tiranës, për të plotësuar dëshirën që e mbante mbërthyer fort. I ngjiti shkallët e asaj shkolle me shumë ndrojtje, ndërsa në duar shtrëngonte një valixhe të vogël mbushur me plaçka. Por nuk qe e thënë. Nuk ia dhanë të drejtën për ta filluar atë shkollë. Më pas do t'i kthehej edhe një herë Tiranës, për të provuar shansin në dyert e ndonjë gjimnazi. Ndërsa nisi studimet në shkollën "Qemal Stafa" nisi të mësojë edhe kitarën, e cila më pas u bë pjesë e pandarë e jetës së saj. Një mikja e Vaçes, Violeta Librazhdi, shoqe e shkollës dhe e gjithë jetës së këngëtares së madhe, ka shkruar një libër mjaft interesant kushtuar këngëtares.
  • 5. “Kujtoj ditët kur për herë të parë pashë Vaçen me një kitarë në duar, me të cilën ajo këndoi gjatë në dhomën e saj, këngë që nuk mundej t’i këndonte dot në skenë. Ishin këngë spanjolle, italiane e amerikane që i kishte mësuar “vjedhurazi” nga radio. Pas dritares së shtëpisë ishin mbledhur me dhjetëra njerëz dhe dëgjonin vajzën që këndonte aq ëmbël. Vonë e kishin kuptuar se të tjerët ishin ngulur pas dritares. Ne nisëm të qeshnim, ndërsa njerëzit duartrokisnin pa pushim. Pak kohë pas këtij “koncerti” të thjeshtë, në rrugët e Tiranës do të ngjiteshin afishet “Këndon Vaçe Zela”…e kështu pas kësaj shfaqej çdo herë në skenat e Tiranës e jashtë saj”. Ishte kjo kitarë me të cilën kohë më pas ajo fitoi dhe të drejtën e studimit në degën e dramës, të cilën nuk e çoi dot deri në fund, pasi u mor më shumë me pasionin e fëmijërisë së saj, këngën.
  • 6. Karriera U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Këngët e bukura të vendlindjes gjetën te Vaçja një interpretuese të madhe. Kudo ku dha shfaqje, në qytete e fshatra, apo edhe jashtë shtetit, ajo u mirëprit për zërin e bukur dhe melodioz. Jo më kot u quajt “Bilbili i Myzeqesë”, por shumë shpejt u bë i gjithë Shqipërisë, sepse këndoi me të njëjtën dashuri e pasion këngën e të gjitha krahinave të vendit. Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore jashtë shtetit, si në Francë, Greqi, Itali, Turqi, Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një publik mjaft të gjerë. Shtypi i këtyre vendeve e ka vlerësuar mjaft lart. Kalimi nga muzika popullore në muzikën e lehtë qe i natyrshëm. Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë, si pjesë e muzikës së filmave. Një karrierë që u ndërpre në vitin 1991, vit që shënon edhe ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje.
  • 7. Vaçe Zela, është konsideruar nga të gjithë brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës. Atëherë kur Shqipëria kishte vetëm errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan dritës. Vaçe Zela kishte aftësi të jashtëzakonshme për ta përvetësuar dhe riprodhuar çdo melodi, qoftë edhe me njëherë të dëgjuar nga radioja. Ajo kishte aftësinë për ta bërë këngën të prekshme për çdo mjedis dhe arrinte të ruante besnikërinë ndaj nuancave, qofshin ato dhe nga tradita e popujve të tjerë. Qenë këto vite kur njerëzit mezi siguronin bukën dhe rrobën e varfër të trupit, ndërsa, sipas rrëfimit të mikes së saj, “këngëtaren italianët e kërkonin ta blinin me shifra marramendëse, ndërkohë që shteti e dënonte me “lirinë” e të kënduarit vetëm brenda kufijve shtetërorë. Njerëzit e donin Vaçe Zelën. Afishet kudo reklamonin emrin e saj, ndërsa biletat shiteshin sa hap e mbyll sytë.
  • 8. Një këngë për Vaçe Zelën Ishte viti 1993 kur këngëtari nga Kosova Naim Krasniqi do të këndonte në skenën e festivalit të 32-të të këngës, një këngë kushtuar këngëtares së madhe. Kënga mbante titulli “Jetën ma dhurove” dhe vargjet e saj ishin vërtet emocionuese. (Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale/ Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male/ Ooo Vaçe Zela k’saj toke të plaguar/Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar.) Që nga festivali i 19-të, kur këndoi dhe si përherë shkëlqeu dhe u vlerësua me çmimin e parë për këngën “Shoqet tona ilegale”, Vaçe Zela i kishte munguar skenës së festivale. Dhe publiku kishte mall për të, për praninë e saj. E ja tani, ajo sërish ndodhej në një sallë festivali, vërtet si spektatore, por ishte aty. U mallëngjye, nuk e priste t'i bëhej një nder i tillë. Një këngë kushtuar asaj. U mallëngjye edhe krejt publiku në sallë. Ovacionet për këngëtaren nuk pushonin. Ndërkohë që dridhërima zemre përjetonin miliona shqiptarë nëpër botë që ndiqnin nga ekranet festivalin e këngës. Prania e Vaçe Zelës në një festival, qoftë edhe me një këngë kushtuar asaj, kur ajo prej vitesh, që nga festivali i parë kishte qenë zonjë e festivaleve dhe këngës shqiptare, mjaftonte si fakt që shqiptarët ta ndienin edhe një herë praninë e “mbretëreshës”. Rasti i fundit i pranisë së saj në atmosferën e festivalit ishte viti 1999. Festivali i 38-të i këngës. E ftuan nga Zvicra si kryetare e jurisë, ku jetonte prej vitesh dhe kurohej për sëmundjen e saj, megjithëse mjekët e këshilluan të mos udhëtonte ajo nuk donte të humbiste emocionet e festivalit. Po aty e nderuan me çmimin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.
  • 9. Çmimet Është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris është krahasuar me Edith Piaf, ndërsa në Itali me këngëtaren e madhe, Mina. Çmimet në adresë të artistes janë të panumërta. “Artiste e merituar”, në vitin 1973, “Artiste e Popullit”, në 1977, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te çmimi më i lartë, “Nderi Kombit”. Këngët e saj këndohen vazhdimisht nga brezat e rinj të këngëtarëve, por janë të pakrahasueshëm gjithsesi me atë vokal, që vetëm Vaçe e kishte. Artistja thotë se ndihet mirë sa herë që në Shqipëri dikush kujtohet dhe vlerëson punën e saj. Është emocionuar gjithmonë edhe pse në të shumtën e rasteve çmimet i janë dhënë në mungesë të saj.