Gjykata kushtetuese

Gjykata kushtetuese

XII. GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
NOCIONET KRYESORE:
Kushtetutshmëria; ligjshmëria; supremacioni i kushtetutës; Gjykata
kushtetuese ; kontrolli abstrakt ( i drejtëpërdrejt ) i kushtetutshmërisëë ;
kontrolli konkret ( indirekt, i tërthortë ) i kushtetutshmërisëë ; kontrolli
paraprak i kushtetutshmërisë ; kontrolli akcesor ( represiv ) i kushtutshmërisë;
kontrolli normativ; konflikti i kompetencës; konflikti pozitiv i kompetencës;
konflikti negativ i kompetencës; anulimi i aktit juridik; ndërprerja e aktit
juridik.
PYETJE:
1. Si është pozita e Gjykatës kushtetuese të RM-së në raport me sistemin
gjyqësor?
2. Kush i zgjedh anëtarët e Gjykates Kushtetuese të RM-së?
3. Kush i propozon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të RM-së?
4. Sa zgjat mandati i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te RM-së?
5. Në çka konsiston kontrolli normativ që është në kompetencë të Gjykatës
Kushtetuese te RM-së?
6. Cilat liri dhe të drejta i mbron Gjykata Kushtetuese e RM-së?
7. Çka është konflikti i kompetencës?
8. Çfarë lloje të konfliktit të kompetencës ekzistojnë?
9. Ndërmjet cilëve organe Gjykata kushtetuese RM-së e zgjidh konfliktin e
kompetencës?
10. Çfare roli ka Gjykata Kushtetuese e RM-së në procedurën e konstatimit të
përgjegjësisë së kryetarit të shtetit?
11. Në cilat raste ndërpritet mandati i gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të RM-
së
12. Çka do të thotë që një akt juridik të ndërpritet?
13. Çka do të thotë anulimi i aktit juridik?
14. Kush i ekzekuton vendimet e Gjykatës Kushtetuese te RM-së?
15. Çfarë aktesh sjell Gjykata Kushtetuese e RM-së?
1.Format e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
Gjykata Kushtetuese e RM-së është organ që e mbron kushtetutshmërinë
dhe ligjshmërinë. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria paraqesin parime themelore
mbi të cilat duhet të ndërtohet sistemi juridik dhe politik në një shtet. Ato
paraqesin një gjendje ku ka kushte, principe dhe rregulla dhe ligjet që i
permban kushtetuta të respektohen dhe zbatohen ne praktikë.
Permbajtja juridike e kushtetutshmërisë nënkupton harmonizimin e
sistemit juridik dhe hierarkisë së akteve juridike në një shtet, në maje të të cilit
gjendet Kushtetuta. Në thelbin e saj, kushtetutshmëria permba principin e
supremacionit të Kushtetutës, që nënkupton se Kushtetuta është akt më i lartë
juridik në shtet dhe të gjitha aktet e tjera duhet të jenë në pajtim me të.
Përmbajtja politike e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nënkupton se
aktiviteti i organeve të pushtetit shtetëror të jetë në pajtim me dispozitat
kushtetuese dhe ligjore të shtetit. Në këtë mënyrë kushtetutshmëria dhe
ligjshmëria janë principe të rëndësishme për frenimin e arbitraritetit të pushtetit
shtetëror nëpërmjet futjes së tij nën normat juridike të veçanta.
Qëllimi i mbrojtjes së ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë është që të
sigurojë respektimin e së drejtës në një shtet dhe jo vetëm nga ana e qytetarëve ,
por edhe nga udhëheqësit e pushtetit shtetëror , dhe në veçanti nga ana
udhëheqësve të pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv. Ajo nënkupton se
parlamenti në një shtet nuk ka liri të plotë në krijimin e së drejtës, por gjatë
sjelljes së ligjeve dhe akteve të tjera duhet të mbajë llogari që ato të jenë në
harmoni me dispozitat dhe principet e aktit më të lartë të shtetit – kushtetutës. E
njëjta vlen edhe per pushtetin ekzekutiv gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve dhe
gjatë sjelljes së akteve nënligjore që janë në kompetencë të saj.
Sot në teori ekziston konsensus në lidhje me nevojën e ekzistimit të mbrojtjes
së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë . Por , format në të cilat kjo mbrojtje
paraqitet janë të ndryshme. Në varësi të asaj se cili organ e kryen kontrollin e
kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në një shtet, ekzistojnë shumë sisteme:
1. Sistemi i vetëkontrollit të ligjëvënësit. Ky sistem, mbështetet në teorinë e
supremacionit parlamentar dhe në të organi legjislativ, vetë vlerëson se a janë
ligjet në pajtim me kushtetutën. Në këtë sistem çështjen e kushtetutshmërisë së
ndonjë ligji e parashtrojnë deputetët si pyetje paraprake gjatë debatit rreth
ndonjë propozimligji. Ky sistem ekzistonte në sistemet e unitetit të pushtetit në
vendet socialiste ku kuvendi formalisht ishte organ më i lartë i pushtetit.
2. Sistemi i kontrollit të kushtetutshmërisë nga ana e organit te posaçëm politik.
Në shtetet që kanë pranuar këtë sistem, kontrolli i kushtetutshmërisëë dhe
ligjshmërisë është në kompetencën e një organi politik, i cili më shumë ose më
pak është i ndarë nga organi legjislativ. Lloji i organit që e ushtron kontrollin e
kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është i ndryshëm, për shembull. Këshilli i së
drejtës kushtetuese ( në Hungari në vitin 1983), Presidiumi i këshillit të lartë (
Bashkimi Sovjetik në vitin 1974 ) etj. Diskutabile është pyetja se a duhet Këshilli
Kushtetues në Francë të klasifikohet në këtë grup të shteteve apo në grupin e
shteteve ku mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është në kompetencën
e Gjykatës kushtetuese. Këshilli Kushtetues në Francë është një organ i përbërë
nga 3 anëtarë të emëruar nga preisdenti i Republikës, 3 anëtarë të emëruar nga
kryetari i Kuvendit Kombëtar, 3 anëtarë të emëruar nga kryetari i Senatit, si
dhe nga ish- kyetarët e Republikës të cilët janë anëtarë të tij.
3. Sistemi i kontrollit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nga Gjykatat e
rregullta. Ky sistem ekziston në SHBA, Kanada, Australi, Argjentinë, Brazil,
Zelandë e Re dhe në shtete të tjera, ku mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe
ligjshmërisë bëhet gjatë zgjidhjes së ndonjë kontesti konkret nga gjykatat e
rregullta. Dallimi ndërmjet tyre është se a e ushtrojnë kontrollin e
kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, të gjitha gjykatat ose vetëm Gjykata e lartë.
Ky sistem i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është sistem i
kontrollit konkret ( indirekt, i tërthortë ) i kushtetutshmërisë. Në të, çështja e
kushtetutshmërisë paraqitet tërthorazi, si çështje sporadike. Çështja kryesore
është kontesti konkret i paraqitur para Gjykatës. Për shembull , në SHBA gjatë
zgjidhjes së ndonjë kontesti konkret mund të parashtrohet pyetja se, a është ligji
në bazë të të cilit duhet të zgjidhet kontesti në pajtim me kushtetutën. Ne qoftë se
Gjykata vlerëson se ai ligj është në kundërshtim me kushtetutën, ajo nuk e
anulon ligjin formalisht, por nuk e zbaton në rastin konkret. Mangësia kryesore
e këtij sistemi është se përkundër asaj që gjykata ka vlerësuar se një ligj është
kundërkushtetues , nuk e anulon aëtë, por ai ligj vazhdon të jetë në fuqi, që do të
thotë se ndonjë gjykatë tjetër të njëjtin ligjë mund ta trajtojë si të kushtetutshëm
dhe ta zbatojë atë gjatë vendimmarrjes. Kjo sjell në pasiguri juridike duke e
vënë në dyshim parimin e barazisë ligjore të qytetarëve para ligjit dhe organeve
gjyqësore në shtet.
4. Sistem i kontrollit te kushtetutshmërisë nga Gjykatat kushtetuese. Në vendet
që kanë pranuar këtë sistem të kontrollit të kushtetutshmërisëë dhe ligjshmërisë
formohet organ i posaçëm – gjykate kushtetuese, ne kompetencë të së cilës është
mbrojtja e kushtetutës përmes kontrollit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
së ligjeve në një vend. Ajo ushtron kontroll abstrakt ( të drejtepërdrejt ) të
kushtetutshmërisë, që nënkupton se çështja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
së ndonjë akti të caktuar është kontesti kryesor, përkatësisht ajo nuk del nga
ndonjë kontest konkret. Në të drejtën e karahasuar kushtetuese ky sistem i
mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, i cili për herë të parë është
zbatuar në Austri me Kushtetutën e vitit 1920, është më i përfaqësuar. Por në
zbatimin konkret të tij ekzistojnë modifikime të ndryshme.
Varësisht nga koha se kur ushtrohet kontrolli i kushtetutshmërisë dhe
ligjshmërisë , mbrojtja kushtetuese – gjyqësore mund të jetë papaprake (
preventive ) dhe akcesore ( represive ).
Kontrolli paraprak ( preventive ) i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
ushtrohet para hyrjes në fuqi të aktit pajtueshmëria e të cilit vlerësohet nëse
është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet. Ky kontroll paraprak mund të bëhet
në disa mënyra, për shembull, në disa shtete kushtetutshmëria e ligjeve mund të
kontestohet në periudhën ndërmjet sjelljes së ligjeve dhe kohës kur hyjnë në fuqi
ato. Në shtetet e tjera, nga gjykata kushtetuese mund të kërkohet mendim për
kushtetutshmërinë e ligjit gjatë procedurës së sjelljes së tij. Shembulli i tretë
është vlerësimi i kushtetutshmërisë së ndonjë marrëvëshjeje ndërkombëtare,
para se kjo të ratifikohet.
Kontrolli ( represiv) akcesor kryhet pas sjelljes së ligjit dhe pas hyrjes në fuqi
të tij. Ky lloj i mbrojtjes gjyqësoro - kushtetues i kushtetutshmërisë dhe
ligjshmërisë është më i përdorur. I njëjti është prezent edhe në sistemin
kushtetues të RM-së.
2. Pozita, përbërja dhe zgjedhja e Gjykatës Kushtetuese të RM-së.
Gjykata kushtetuese e RM-së është organ i veçantë dhe i pavarur në
sistemin kushtetues të vendit. Është organ që gjendet jashte kuadrit të gjyqësisë
së rregullt.
Përbëhet nga nëntë gjyqtarë të cilët i zgjedh Kuvendi i RM-së. Sipas
Amendamentit XV të Kushtetutës të RM-së, Kuvendi zgjedh gjashtë gjyqtarë të
Gjykatës Kushtetuese të RM-së me shumicë votash nga numri i pergjithshëm i
deputetëve (shumicë absolute ). Kuvendi i zgjedh tre gjyqtarë me shumicë votash
nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjatë së cilës duhet të ketë shumicë nga
numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët u përkasin bashkësive që nuk janë
shumicë në RM.
Gjatë procedurës të propozimit të gjyqtarëve të Gjykatës kushtetuese
janë të kyçura më tepër organe dhe atë: 2 gjyqtarë i propozon kryetari i RM-së,
2 gjyqtarë i propozon Këshilli gjyqësor Republikan dhe 5 gjyqtarë i propozon
vetë Kuvendi, – komisioni për zgjidhje dhe emërime. Gjyqtarët zgjidhen nga
radhët e juristëve eminentë. Mandati i tyre zgjat 9 vjet, pa rizgjedhje.
Gjyqtarit të Gjykatës kushtetuese i pushon detyra nëse:
• paraqet dorëheqje;
• dënohet për vepër penale me dënim të burgimit pa kusht më së paku 6
muaj;
• përgjithmonë e humb aftësinë për ushtrimin e funksionit, që konstatohet
nga Gjykata kushtetuese.
Gjykata kushtetuese zgjedh kryetarin e gjykatës nga radhët e saj me mandat
prej 3 vitesh, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Funksioni gjyqtar i Gjykatës kushtetuese është i papajtueshëm me ushtrimin
e ndonjë funksioni a profesioni publik ose me anëtarësimin në ndonjë parti
politike.
Gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese gëzojnë imunitet. Për imunitetin e tyre
vendos Gjykata kushtetuese.
Gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese nuk i nënshtrohen obligimit në forcat e
armatosura.
3. Kompetenca e Gjykatës kushtetuese
Gjykata kushtetuese në RM në kompetencën e saj ka të drejta dhe
detyrime.
3.1. Kontrolli normativ - kontrolli i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
Kjo është kompetenca themelore e të gjitha Gjykatave kushtetuese dhe e
Gjykatës kushtetuese të RM-së. Objekt i kontrollit janë ligjet, normat e tjera dhe
marrëveshjet kolektive. Sipas Kushtetutës së RM-së, Gjykata kushtetuese e RM-së
vendos për pajtueshmërinë :
• e ligjeve me Kushtetutën ;
• dhe normave të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe
ligjet.
Qëllimi i kësaj kompetence të Gjykatës kushtetuese është që të sigurojë
pajtueshmëri të rrendit juridik në RM, përkatësisht të sigurohet respektimi i
parimeve kushtetuese gjatë sjelljes së akteve të tjera më të ulta. Procedura për
vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit dhe kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
së ndonjë norme tjetër ose ndonjë akti tjetër të përgjithshëm ngrihet me vendim
të Gjykatës kushtetuese me shkas të iniciativës së paraqitur. Çdo kush mund të
paraqesë iniciativë për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë
dhe ligjshmërisë. Edhe vetë Gjykata kushtetuese mund të ngrejë procedurë për
vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të ndonjë akti të caktuar
juridik. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të ndonjë
akti përfshin disa faza. Pas pranimit të iniciativës për ngritjen e procedurës,
fillon procedura paraprake në të cilën kryhen veprime përgatitore, caktohet
gjyqtari që do ta udhëheqë procedurën paraprake në të cilën ai e vlerëson
iniciativën për ngritjen e procedurës, gjatë të cilës mund t’i thërret të gjithë
pjesëmarrësit në procedurë dhe persona të tjerë të interesuar në bisedë
konsultative dhe nga ato të kërkojë sqarime. Pas përfundimit të procedurës
paraprake, gjyqëtari është i detyruar të përgatisë referat që përmban të dhëna
për kohën kur është paraqitur iniciativa, çfarë kërkese është parqitur, cilat
përgatitje janë kryer, cilat konteste juridike dhe çështje faktike janë paraqitur
gjatë punës me lëndën, përshkrimi i praktikës gjyqësore - kushtetuese me
mendim dhe propozim për mënyrën e zgjidhjes së kërkesës së parashtruar.
Referatet shqyrtohen në seancën e Gjykatës kushtetuese. Vendimet sillen me
shumicë votash nga numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të Gjykatës kushtetuese,
vetëm nëse me Kushtetutë dhe Rregulloren e Gjykatës kushtetuese nuk është e
rregulluar ndryshe. Gjyqtari që ka votuar kundër vendimit të sjellë mund ta
veçoj mendimin e tij dhe ta arsyetojë me shkrim. Kjo publikohet në “ Buletinin e
Gjykatës ”.
Për qartësimin e gjendjes faktike dhe juridike për lëndë të caktuara, Gjykata
kushtetuese mund, në çdo fazë të procedurës, të vendosë të mbajë seancë
përgatitore. Në seancën përgatitore thirren pjesëmarrësit në procedurë, organe
dhe organizata profesioniste, punëtorë shkencorë dhe profesionistë që do t’i
caktojë Gjykata. Në shqyrtimin e seancës përgatitore mund të parashtrohen
pyetje, te shprehen mendime dhe komente në lidhje me çështjet dhe rrethanat
kontestuese të rëndësishme për marrjen e vendimit.
Gjykata mund të vendosë që shqyrtimi gjyqsor të jetë i hapur, ku përpos
pjesëmarrësve në procedurë thirren edhe organe dhe organizata të caktuara,
punëtorë shkencorë dhe profesionistë, dhe informohen edhe mjetet e informimit
publik.
Kur pas mbajtjes së shqyrtimit publik, përkatësisht pas seancës së mbajtur,
Gjykata kushtetuese do të konstatojë se lënda është e sqaruar mirë, kalohet në
këshillim dhe votim, i cili kryhet pa prezencën e publikut.
3.2. Mbrojtja e lirive dhe e të drejtave të caktuara
Për dallim nga Gjykatat kushtetuese në botë të cilat i mbrojnë të gjitha të
drejtat kushtetuese, Gjykata kushtetuese e RM-së mbron vetëm disa liri dhe të
drejta, si :
• e drejta e bindjes, mendimit dhe shprehjes së lirë të mendimit;
• veprimtaria dhe bashkimi politik;
• ndalimi i diskriminimit të qytetarëve në bazë të gjinisë, racë, religjionit,
përkatësisë kombëtare, sociale dhe politike.
Çdo qytetar që mendon se ndonjë nga këto të drejta i janë cënuar me ndonjë
akt individual ose veprim, mund të kërkojë mbrojtje nga Gjykata kushtetuese
në një afat prej 2 muajsh nga dita e dorëzimit të aktit përfundimtar ose të aktit
individual të formës së prerë, përkatësisht nga dita e njoftimit për ndërmarrjen e
veprimit me anë të të cilit është bërë cënimi, por jo më shumë se 5 vjet nga dita e
marrjes së tij.
Në kërkesën e tij, qytetari duhet t’i theksojë shkaqet në bazë të të cilave
kërkon mbrojtje, aktet ose veprimet me të cilat ato jane cënuar, faktet dhe
provat ku bazohet kërkesa etj. Kjo kërkesë i dërgohet për përgjigje organit që
ka sjellë aktin individual, përkatësisht organit që ka ndërmarrë veprimin me të
cilin ato të drejta janë cënuar në afat prej 3 ditësh nga dita e paraqitjes. Pastaj
caktohet shqyrtimi publik në të cilën thirren palët pjesëmarrëse në procedurë
dhe avokati popullor, dhe sipas nevojës edhe persona të tjerë, organe dhe
organizata. Gjatë procedurës, Gjykata kushtetuese mund të sjellë vendim për
pezullimin e ekzekutimit të aktit individual ose veprimit deri në sjelljen e
vendimit përfundimtar.
3.3. Zgjidhja e konfliktit të kompetencave
Gjykatat kushtetuese në shumë shtete janë edhe gjykata të cilat zgjidhin
konteste mbi kompetencën. Konflikti i kompetencës është një situat kur dy ose
më shumë organe deklarojnë se ndërmarrja e një aktiviteti të caktuar është në
kompetencën e tyre – ky është konflikt pozitiv i kompetencës. Konflikti i
kompetencës ekziston edhe atëherë kur dy ose më shumë organe deklarojnë se
ndërmarrja e një aktiviteti të caktuar nuk është në kompetencën e tyre – ky
është konflikt negativ i kompetencës. Gjykata kushtetuese në RM vendos mbi
konfliktin e kompetencave:
• bartësve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor;
• organeve të Republikës dhe njësive të vetëqeverisjes lokale.
Propozim për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës mund të paraqesë secili
nga organet ndërmjet të cilëve ka ndodhur konflikti dhe secili organ që për
shkak të pranimit ose refuzimit të kompetencës së disa organeve nuk mund ta
realizojë të drejtën e tij. Propozimi mund të paraqitet nga ana e organeve që
gjenden në kontest që kur njëri nga organet me akt përfundimtar ose të formës
së prerë e pranon ose e refuzon kompetencën. Personi i cili nuk mund ta
realizojë të drejtën mund të paraqesë propozim që kur të dy organet do të sjellin
aktin përfundimtar ose të formës së prerë për pranimin ose refuzimin e
kompetencës. Në këto konteste, Gjykata kushtetuese me vendim e përcakton
organin kompetent për vendosjen mbi lëndën.
3.4. Vendimmarrja mbi përgjegjësinë e presidentit të RM-së
Gjykata kushtetuese e RM-së vendos mbi përgjegjësinë e presidentit të
RM-së. Procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit të RM-së e
ngre Kuvendi i RM-së me 2/3 e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i
deputetëve. Propozimi, që përmban përshkrimin dhe faktet për shkeljen e
Kushtetutës dhe ligjit që i ngarkohet presidentit të RM-së, i paraqitet Gjykatës
kushtetuese të RM-së. Gjykata kushtetuese kërkon mendim nga presidenti i
Republikës për pretendimet nga propozimi i Kuvendit. Vendimin për
përgjegjësinë e presidentit të RM-së për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në
ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij. Gjykata kushtetuese e sjell me 2/3 e
shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i gjyqtarëve. Gjykata kushtetuese
në rrugë zyrtare e konstaton debutimin e kushteve për ndërprerjen e funksionit
president i Republikës përshkak të vdekjes, dorëheqjes, pamundësisë së
përhershme të ushtrimit të funksionit ose ndërprerjen e mandatit me forcën e
Kushtetutës. Kjo bëhet mbi bazën e akteve, konstatimeve, mendimeve të
ekspertëve të medicinës ose institucioneve të tjera, në pajtim me ligjin.
3.5. Vendimmarrja mbi kushtetutshmërinë e programeve dhe statuteve të
partive politike dhe të shoqatave të qytetarëve
Gjykata kushtetuese e RM-së vendos edhe për kushtetutshmërinë e
programeve dhe statutëve të partive politike dhe të shoqatave të qytetarëve.
Kushtetuta e RM-së garanton lirinë e shoqatave të qytetarëve për arsye të
realizimit të të drejtave politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe bindjeve të
tjera të tyre. Por, programet dhe aktivitetet e shoqatave të qytetarëve dhe të
partive politike nuk mund të drejtohen nga prishja e rendit kushtetues të
Republikës dhe nga nxitja ose thirrja për agresion ushtarak ose ngjalljen e
urejtjes nacionale, racore, fetare dhe jotolerancës. Kushtetuta e RM-së ndalon
edhe shoqatat ushtarake ose gjysmëushtarake që nuk u përkasin forcave të
armatosura të RM-së. Në kompetencën e gjykates kushtetuese bie edhe e drejta,
në qoftë se konstaton se programet dhe statutet e partive politike dhe të
shoqatave të qytetarëve janë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, t’i
anulojë ose t’i ndërprejë ato.
4. Karakteri dhe efekti juridik i vendimeve të Gjykates kushtetuese
Gjykata kushtetuese sjell vendime, aktvendime dhe përfundime.
Gjykata kushtetuese sjell vendime kur vendos për esencën e punës: për
anulimin ose shpalljen e pavlefshme të ndonjë akti, për mbrojtjen e lirive dhe të
drejtave që janë vendosur në kompetencën e saj, për zgjidhjen e konfliktit të
kompetencës, për konstatimin e përgjegjësisë së kryetarit të shtetit etj.
Gjykata kushtetuese sjell aktvendim: për ngritjen e procedurës, për
ndërprerjen e procedurës, për hedhjen poshtë të iniciativave, propozimeve dhe
kërkesës, për ndërprerjen e ekzekutimit të akteve të caktuara etj.
Gjykata kushtetuese sjellë përfundime: për aktivitetet që ndërmeren gjatë
procedurës.
Vendimet e Gjykatës kushtetuese u dërgohen pjesëmarrësve në procedurë
dhe shpallen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë vendosjes për kushtetutshmërinë e ligjit ose për kushtetutshmërinë
dhe ligjshmërinë e ndonjë norme ose akti të përgjithshëm, kontratës kolektive,
statutit ose programit, gjykata kushtetuese të njëjtat mund t’i ndërpresë ose t’i
anulojë. Vendimi për ndërprerjen e një akti të caktuar do të thotë që ai nuk është
më në fuqi dhe nuk zbatohet nga momenti i shpalljes së vendimit të Gjykatës
kushtetuese në “ Gazetën zyrtare të RM-së ”. Vendimi për anulimin e një akti të
caktuar ka për qëllim t’i mënjanojë edhe pasojat juridike që kanë ngjarë nga
akti i shpallur si i anuluar, përkatësishtë të prodhojë efekt sikur ky akt asnjëherë
nuk ka ekzistuar.
Vendimet e Gjykatës kushtetuese janë përfundimtare dhe ekzekutive.
Vendimet e Gjykatës kushtetuese i zbaton sjellësi i ligjit, normës tjetër ose
aktit të përgjithshëm që me vendim të Gjykatës është anuluar ose shpallur i
pavlefshëm.
Vendimet me të cilat Gjykata vendos për mbrojtjen e lirive dhe të
drejtave të përcaktuara me Kushtetutë i ekzekuton organi ose organizata që ka
sjellë aktin individual që me vendim të Gjykatës është shpallur i pavlefshëm,
përkatësisht organi ose organizata që ka ndërmarrë aktivitetin të cilin Gjykata
kushtetuese me vendim e ka ndaluar.

Recommandé

Gjyqësia kushtetuese par
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
16.3K vues14 diapositives
E DREJTA KUSHTETUESE par
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
28.3K vues170 diapositives
KUSHETUTA FRANCEZE par
KUSHETUTA FRANCEZEKUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZEArdenia Flowers
6.1K vues11 diapositives
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese par
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
7K vues2 diapositives
E drejta kushtetuese par
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese fatmir berisha
10.5K vues61 diapositives
Projekt edukat par
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukatEGLI TAFA
2.3K vues10 diapositives

Contenu connexe

Tendances

Gjyqesia par
GjyqesiaGjyqesia
GjyqesiaFerdi Nuredini
1.3K vues8 diapositives
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” par
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”Arianit Zeqiri
8K vues12 diapositives
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese par
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
38.3K vues237 diapositives
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov par
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
53.8K vues10 diapositives
Ese par
EseEse
EseDonikë Mjaki
6K vues3 diapositives
Parlamentarizmi par
ParlamentarizmiParlamentarizmi
ParlamentarizmiRefik Mustafa
10.1K vues146 diapositives

Tendances(20)

PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” par Arianit Zeqiri
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
Arianit Zeqiri8K vues
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese par MiLchee Fetahi
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
MiLchee Fetahi38.3K vues
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov par Ramadan Ademi
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Ramadan Ademi53.8K vues
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015 par Refik Mustafa
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Refik Mustafa8.7K vues
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli par irena kotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
irena kotobelli2.1K vues
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese par ArberSusuri
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
ArberSusuri7.9K vues
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI par Ramadan Ademi
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Ramadan Ademi20.1K vues
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme par Refik Mustafa
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa6.7K vues
E Drejta Ndërkombtare Private par Refik Mustafa
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
Refik Mustafa6.2K vues
Burimet e Se Drejtes Penale par Refik Mustafa
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
Refik Mustafa3.4K vues
E Drejta e Procedures Administrative par Refik Mustafa
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
Refik Mustafa5.5K vues
Interpretimi i Ligjeve Penale par Refik Mustafa
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
Refik Mustafa5.4K vues

En vedette

Detyre kursi par
Detyre kursiDetyre kursi
Detyre kursiivana paluca
1.6K vues9 diapositives
E drejta kushtetuese_master par
E drejta kushtetuese_masterE drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_masterHAMZA SADRIJA
3.1K vues12 diapositives
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese par
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetueseNasuf GËRMIZAJ
26.7K vues11 diapositives
Juridik pp teste +skript. par
Juridik pp teste +skript.Juridik pp teste +skript.
Juridik pp teste +skript.Arton Feta
56.6K vues185 diapositives
E Drejta Kushtetuese par
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseRefik Mustafa
1.8K vues241 diapositives
Punim Seminarik par
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim SeminarikErmirë Redenica
44.3K vues18 diapositives

En vedette(8)

E drejta kushtetuese_master par HAMZA SADRIJA
E drejta kushtetuese_masterE drejta kushtetuese_master
E drejta kushtetuese_master
HAMZA SADRIJA3.1K vues
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese par Nasuf GËRMIZAJ
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Nasuf GËRMIZAJ26.7K vues
Juridik pp teste +skript. par Arton Feta
Juridik pp teste +skript.Juridik pp teste +skript.
Juridik pp teste +skript.
Arton Feta56.6K vues
How to Make Awesome SlideShares: Tips & Tricks par SlideShare
How to Make Awesome SlideShares: Tips & TricksHow to Make Awesome SlideShares: Tips & Tricks
How to Make Awesome SlideShares: Tips & Tricks
SlideShare3M vues
Getting Started With SlideShare par SlideShare
Getting Started With SlideShareGetting Started With SlideShare
Getting Started With SlideShare
SlideShare4M vues

Similaire à Gjykata kushtetuese

New microsoft word document (3) par
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)Ardenia Flowers
284 vues4 diapositives
E Drejta Private par
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta PrivateRefik Mustafa
7.4K vues101 diapositives
Integrimi i kosoves par
Integrimi i kosovesIntegrimi i kosoves
Integrimi i kosovesmariokenga
1.6K vues11 diapositives
Burimet e se drejtes par
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtesSelf employed
1K vues5 diapositives
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired) par
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
27.7K vues7 diapositives
Organizimi i procedurave par
Organizimi i proceduraveOrganizimi i procedurave
Organizimi i proceduraveAlbania Energy Association
626 vues15 diapositives

Similaire à Gjykata kushtetuese(20)

Integrimi i kosoves par mariokenga
Integrimi i kosovesIntegrimi i kosoves
Integrimi i kosoves
mariokenga1.6K vues
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired) par Ramadan Ademi
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Ramadan Ademi27.7K vues
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02 par petritzogaj
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
petritzogaj1.8K vues
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje par Refik Mustafa
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa63.1K vues
E Drejta Penale Procedurale par Refik Mustafa
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
Refik Mustafa4.6K vues
Procedura civile2.avni brestovci par JURIST
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
JURIST618 vues
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE par Refik Mustafa
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa76.9K vues
Jurispodenca par JURIST
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
JURIST733 vues
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor'' par Durim Kërhanaj
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Durim Kërhanaj578 vues
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2 par ZuhdiHajzeri
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
ZuhdiHajzeri328 vues
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa. par AlbanFejzullahu2
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
AlbanFejzullahu2463 vues
Lnda drejta penale par zogaj
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
zogaj15K vues

Plus de Ferdi Nuredini

E drejta e procedures penale par
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleFerdi Nuredini
3.1K vues225 diapositives
E drejta sendore (Pyetje) par
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)Ferdi Nuredini
4.4K vues2 diapositives
E drejta trashegimore par
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimoreFerdi Nuredini
2.5K vues10 diapositives
E drejta administrative par
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
6.3K vues40 diapositives
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise] par
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Ferdi Nuredini
1K vues144 diapositives
Historia e se Drejtes 7-1 par
Historia e se Drejtes 7-1Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1Ferdi Nuredini
2K vues14 diapositives

Plus de Ferdi Nuredini(20)

Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise] par Ferdi Nuredini
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Ferdi Nuredini1K vues
e drejta ekologjike Ligjerata 1 par Ferdi Nuredini
e drejta ekologjike Ligjerata 1e drejta ekologjike Ligjerata 1
e drejta ekologjike Ligjerata 1
Ferdi Nuredini1.5K vues
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes par Ferdi Nuredini
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Ferdi Nuredini2.8K vues

Gjykata kushtetuese

  • 1. XII. GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NOCIONET KRYESORE: Kushtetutshmëria; ligjshmëria; supremacioni i kushtetutës; Gjykata kushtetuese ; kontrolli abstrakt ( i drejtëpërdrejt ) i kushtetutshmërisëë ; kontrolli konkret ( indirekt, i tërthortë ) i kushtetutshmërisëë ; kontrolli paraprak i kushtetutshmërisë ; kontrolli akcesor ( represiv ) i kushtutshmërisë; kontrolli normativ; konflikti i kompetencës; konflikti pozitiv i kompetencës; konflikti negativ i kompetencës; anulimi i aktit juridik; ndërprerja e aktit juridik. PYETJE: 1. Si është pozita e Gjykatës kushtetuese të RM-së në raport me sistemin gjyqësor? 2. Kush i zgjedh anëtarët e Gjykates Kushtetuese të RM-së? 3. Kush i propozon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të RM-së? 4. Sa zgjat mandati i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te RM-së? 5. Në çka konsiston kontrolli normativ që është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese te RM-së? 6. Cilat liri dhe të drejta i mbron Gjykata Kushtetuese e RM-së? 7. Çka është konflikti i kompetencës? 8. Çfarë lloje të konfliktit të kompetencës ekzistojnë? 9. Ndërmjet cilëve organe Gjykata kushtetuese RM-së e zgjidh konfliktin e kompetencës? 10. Çfare roli ka Gjykata Kushtetuese e RM-së në procedurën e konstatimit të përgjegjësisë së kryetarit të shtetit? 11. Në cilat raste ndërpritet mandati i gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të RM- së 12. Çka do të thotë që një akt juridik të ndërpritet? 13. Çka do të thotë anulimi i aktit juridik? 14. Kush i ekzekuton vendimet e Gjykatës Kushtetuese te RM-së? 15. Çfarë aktesh sjell Gjykata Kushtetuese e RM-së?
  • 2. 1.Format e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë Gjykata Kushtetuese e RM-së është organ që e mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria paraqesin parime themelore mbi të cilat duhet të ndërtohet sistemi juridik dhe politik në një shtet. Ato paraqesin një gjendje ku ka kushte, principe dhe rregulla dhe ligjet që i permban kushtetuta të respektohen dhe zbatohen ne praktikë. Permbajtja juridike e kushtetutshmërisë nënkupton harmonizimin e sistemit juridik dhe hierarkisë së akteve juridike në një shtet, në maje të të cilit gjendet Kushtetuta. Në thelbin e saj, kushtetutshmëria permba principin e supremacionit të Kushtetutës, që nënkupton se Kushtetuta është akt më i lartë juridik në shtet dhe të gjitha aktet e tjera duhet të jenë në pajtim me të. Përmbajtja politike e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nënkupton se aktiviteti i organeve të pushtetit shtetëror të jetë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore të shtetit. Në këtë mënyrë kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë principe të rëndësishme për frenimin e arbitraritetit të pushtetit shtetëror nëpërmjet futjes së tij nën normat juridike të veçanta. Qëllimi i mbrojtjes së ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë është që të sigurojë respektimin e së drejtës në një shtet dhe jo vetëm nga ana e qytetarëve , por edhe nga udhëheqësit e pushtetit shtetëror , dhe në veçanti nga ana udhëheqësve të pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv. Ajo nënkupton se parlamenti në një shtet nuk ka liri të plotë në krijimin e së drejtës, por gjatë sjelljes së ligjeve dhe akteve të tjera duhet të mbajë llogari që ato të jenë në harmoni me dispozitat dhe principet e aktit më të lartë të shtetit – kushtetutës. E njëjta vlen edhe per pushtetin ekzekutiv gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve dhe gjatë sjelljes së akteve nënligjore që janë në kompetencë të saj. Sot në teori ekziston konsensus në lidhje me nevojën e ekzistimit të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë . Por , format në të cilat kjo mbrojtje paraqitet janë të ndryshme. Në varësi të asaj se cili organ e kryen kontrollin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në një shtet, ekzistojnë shumë sisteme: 1. Sistemi i vetëkontrollit të ligjëvënësit. Ky sistem, mbështetet në teorinë e supremacionit parlamentar dhe në të organi legjislativ, vetë vlerëson se a janë ligjet në pajtim me kushtetutën. Në këtë sistem çështjen e kushtetutshmërisë së ndonjë ligji e parashtrojnë deputetët si pyetje paraprake gjatë debatit rreth ndonjë propozimligji. Ky sistem ekzistonte në sistemet e unitetit të pushtetit në vendet socialiste ku kuvendi formalisht ishte organ më i lartë i pushtetit. 2. Sistemi i kontrollit të kushtetutshmërisë nga ana e organit te posaçëm politik. Në shtetet që kanë pranuar këtë sistem, kontrolli i kushtetutshmërisëë dhe ligjshmërisë është në kompetencën e një organi politik, i cili më shumë ose më pak është i ndarë nga organi legjislativ. Lloji i organit që e ushtron kontrollin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është i ndryshëm, për shembull. Këshilli i së drejtës kushtetuese ( në Hungari në vitin 1983), Presidiumi i këshillit të lartë ( Bashkimi Sovjetik në vitin 1974 ) etj. Diskutabile është pyetja se a duhet Këshilli Kushtetues në Francë të klasifikohet në këtë grup të shteteve apo në grupin e
  • 3. shteteve ku mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është në kompetencën e Gjykatës kushtetuese. Këshilli Kushtetues në Francë është një organ i përbërë nga 3 anëtarë të emëruar nga preisdenti i Republikës, 3 anëtarë të emëruar nga kryetari i Kuvendit Kombëtar, 3 anëtarë të emëruar nga kryetari i Senatit, si dhe nga ish- kyetarët e Republikës të cilët janë anëtarë të tij. 3. Sistemi i kontrollit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nga Gjykatat e rregullta. Ky sistem ekziston në SHBA, Kanada, Australi, Argjentinë, Brazil, Zelandë e Re dhe në shtete të tjera, ku mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë bëhet gjatë zgjidhjes së ndonjë kontesti konkret nga gjykatat e rregullta. Dallimi ndërmjet tyre është se a e ushtrojnë kontrollin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, të gjitha gjykatat ose vetëm Gjykata e lartë. Ky sistem i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është sistem i kontrollit konkret ( indirekt, i tërthortë ) i kushtetutshmërisë. Në të, çështja e kushtetutshmërisë paraqitet tërthorazi, si çështje sporadike. Çështja kryesore është kontesti konkret i paraqitur para Gjykatës. Për shembull , në SHBA gjatë zgjidhjes së ndonjë kontesti konkret mund të parashtrohet pyetja se, a është ligji në bazë të të cilit duhet të zgjidhet kontesti në pajtim me kushtetutën. Ne qoftë se Gjykata vlerëson se ai ligj është në kundërshtim me kushtetutën, ajo nuk e anulon ligjin formalisht, por nuk e zbaton në rastin konkret. Mangësia kryesore e këtij sistemi është se përkundër asaj që gjykata ka vlerësuar se një ligj është kundërkushtetues , nuk e anulon aëtë, por ai ligj vazhdon të jetë në fuqi, që do të thotë se ndonjë gjykatë tjetër të njëjtin ligjë mund ta trajtojë si të kushtetutshëm dhe ta zbatojë atë gjatë vendimmarrjes. Kjo sjell në pasiguri juridike duke e vënë në dyshim parimin e barazisë ligjore të qytetarëve para ligjit dhe organeve gjyqësore në shtet. 4. Sistem i kontrollit te kushtetutshmërisë nga Gjykatat kushtetuese. Në vendet që kanë pranuar këtë sistem të kontrollit të kushtetutshmërisëë dhe ligjshmërisë formohet organ i posaçëm – gjykate kushtetuese, ne kompetencë të së cilës është mbrojtja e kushtetutës përmes kontrollit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së ligjeve në një vend. Ajo ushtron kontroll abstrakt ( të drejtepërdrejt ) të kushtetutshmërisë, që nënkupton se çështja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së ndonjë akti të caktuar është kontesti kryesor, përkatësisht ajo nuk del nga ndonjë kontest konkret. Në të drejtën e karahasuar kushtetuese ky sistem i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, i cili për herë të parë është zbatuar në Austri me Kushtetutën e vitit 1920, është më i përfaqësuar. Por në zbatimin konkret të tij ekzistojnë modifikime të ndryshme. Varësisht nga koha se kur ushtrohet kontrolli i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë , mbrojtja kushtetuese – gjyqësore mund të jetë papaprake ( preventive ) dhe akcesore ( represive ). Kontrolli paraprak ( preventive ) i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë ushtrohet para hyrjes në fuqi të aktit pajtueshmëria e të cilit vlerësohet nëse është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet. Ky kontroll paraprak mund të bëhet në disa mënyra, për shembull, në disa shtete kushtetutshmëria e ligjeve mund të kontestohet në periudhën ndërmjet sjelljes së ligjeve dhe kohës kur hyjnë në fuqi ato. Në shtetet e tjera, nga gjykata kushtetuese mund të kërkohet mendim për kushtetutshmërinë e ligjit gjatë procedurës së sjelljes së tij. Shembulli i tretë
  • 4. është vlerësimi i kushtetutshmërisë së ndonjë marrëvëshjeje ndërkombëtare, para se kjo të ratifikohet. Kontrolli ( represiv) akcesor kryhet pas sjelljes së ligjit dhe pas hyrjes në fuqi të tij. Ky lloj i mbrojtjes gjyqësoro - kushtetues i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është më i përdorur. I njëjti është prezent edhe në sistemin kushtetues të RM-së. 2. Pozita, përbërja dhe zgjedhja e Gjykatës Kushtetuese të RM-së. Gjykata kushtetuese e RM-së është organ i veçantë dhe i pavarur në sistemin kushtetues të vendit. Është organ që gjendet jashte kuadrit të gjyqësisë së rregullt. Përbëhet nga nëntë gjyqtarë të cilët i zgjedh Kuvendi i RM-së. Sipas Amendamentit XV të Kushtetutës të RM-së, Kuvendi zgjedh gjashtë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të RM-së me shumicë votash nga numri i pergjithshëm i deputetëve (shumicë absolute ). Kuvendi i zgjedh tre gjyqtarë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjatë së cilës duhet të ketë shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në RM. Gjatë procedurës të propozimit të gjyqtarëve të Gjykatës kushtetuese janë të kyçura më tepër organe dhe atë: 2 gjyqtarë i propozon kryetari i RM-së, 2 gjyqtarë i propozon Këshilli gjyqësor Republikan dhe 5 gjyqtarë i propozon vetë Kuvendi, – komisioni për zgjidhje dhe emërime. Gjyqtarët zgjidhen nga radhët e juristëve eminentë. Mandati i tyre zgjat 9 vjet, pa rizgjedhje. Gjyqtarit të Gjykatës kushtetuese i pushon detyra nëse: • paraqet dorëheqje; • dënohet për vepër penale me dënim të burgimit pa kusht më së paku 6 muaj; • përgjithmonë e humb aftësinë për ushtrimin e funksionit, që konstatohet nga Gjykata kushtetuese. Gjykata kushtetuese zgjedh kryetarin e gjykatës nga radhët e saj me mandat prej 3 vitesh, pa të drejtë rizgjedhjeje. Funksioni gjyqtar i Gjykatës kushtetuese është i papajtueshëm me ushtrimin e ndonjë funksioni a profesioni publik ose me anëtarësimin në ndonjë parti politike. Gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese gëzojnë imunitet. Për imunitetin e tyre vendos Gjykata kushtetuese. Gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese nuk i nënshtrohen obligimit në forcat e armatosura.
  • 5. 3. Kompetenca e Gjykatës kushtetuese Gjykata kushtetuese në RM në kompetencën e saj ka të drejta dhe detyrime. 3.1. Kontrolli normativ - kontrolli i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë Kjo është kompetenca themelore e të gjitha Gjykatave kushtetuese dhe e Gjykatës kushtetuese të RM-së. Objekt i kontrollit janë ligjet, normat e tjera dhe marrëveshjet kolektive. Sipas Kushtetutës së RM-së, Gjykata kushtetuese e RM-së vendos për pajtueshmërinë : • e ligjeve me Kushtetutën ; • dhe normave të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet. Qëllimi i kësaj kompetence të Gjykatës kushtetuese është që të sigurojë pajtueshmëri të rrendit juridik në RM, përkatësisht të sigurohet respektimi i parimeve kushtetuese gjatë sjelljes së akteve të tjera më të ulta. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit dhe kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së ndonjë norme tjetër ose ndonjë akti tjetër të përgjithshëm ngrihet me vendim të Gjykatës kushtetuese me shkas të iniciativës së paraqitur. Çdo kush mund të paraqesë iniciativë për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Edhe vetë Gjykata kushtetuese mund të ngrejë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të ndonjë akti të caktuar juridik. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të ndonjë akti përfshin disa faza. Pas pranimit të iniciativës për ngritjen e procedurës, fillon procedura paraprake në të cilën kryhen veprime përgatitore, caktohet gjyqtari që do ta udhëheqë procedurën paraprake në të cilën ai e vlerëson iniciativën për ngritjen e procedurës, gjatë të cilës mund t’i thërret të gjithë pjesëmarrësit në procedurë dhe persona të tjerë të interesuar në bisedë konsultative dhe nga ato të kërkojë sqarime. Pas përfundimit të procedurës paraprake, gjyqëtari është i detyruar të përgatisë referat që përmban të dhëna për kohën kur është paraqitur iniciativa, çfarë kërkese është parqitur, cilat përgatitje janë kryer, cilat konteste juridike dhe çështje faktike janë paraqitur gjatë punës me lëndën, përshkrimi i praktikës gjyqësore - kushtetuese me mendim dhe propozim për mënyrën e zgjidhjes së kërkesës së parashtruar. Referatet shqyrtohen në seancën e Gjykatës kushtetuese. Vendimet sillen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të Gjykatës kushtetuese, vetëm nëse me Kushtetutë dhe Rregulloren e Gjykatës kushtetuese nuk është e rregulluar ndryshe. Gjyqtari që ka votuar kundër vendimit të sjellë mund ta veçoj mendimin e tij dhe ta arsyetojë me shkrim. Kjo publikohet në “ Buletinin e Gjykatës ”. Për qartësimin e gjendjes faktike dhe juridike për lëndë të caktuara, Gjykata kushtetuese mund, në çdo fazë të procedurës, të vendosë të mbajë seancë përgatitore. Në seancën përgatitore thirren pjesëmarrësit në procedurë, organe dhe organizata profesioniste, punëtorë shkencorë dhe profesionistë që do t’i caktojë Gjykata. Në shqyrtimin e seancës përgatitore mund të parashtrohen
  • 6. pyetje, te shprehen mendime dhe komente në lidhje me çështjet dhe rrethanat kontestuese të rëndësishme për marrjen e vendimit. Gjykata mund të vendosë që shqyrtimi gjyqsor të jetë i hapur, ku përpos pjesëmarrësve në procedurë thirren edhe organe dhe organizata të caktuara, punëtorë shkencorë dhe profesionistë, dhe informohen edhe mjetet e informimit publik. Kur pas mbajtjes së shqyrtimit publik, përkatësisht pas seancës së mbajtur, Gjykata kushtetuese do të konstatojë se lënda është e sqaruar mirë, kalohet në këshillim dhe votim, i cili kryhet pa prezencën e publikut. 3.2. Mbrojtja e lirive dhe e të drejtave të caktuara Për dallim nga Gjykatat kushtetuese në botë të cilat i mbrojnë të gjitha të drejtat kushtetuese, Gjykata kushtetuese e RM-së mbron vetëm disa liri dhe të drejta, si : • e drejta e bindjes, mendimit dhe shprehjes së lirë të mendimit; • veprimtaria dhe bashkimi politik; • ndalimi i diskriminimit të qytetarëve në bazë të gjinisë, racë, religjionit, përkatësisë kombëtare, sociale dhe politike. Çdo qytetar që mendon se ndonjë nga këto të drejta i janë cënuar me ndonjë akt individual ose veprim, mund të kërkojë mbrojtje nga Gjykata kushtetuese në një afat prej 2 muajsh nga dita e dorëzimit të aktit përfundimtar ose të aktit individual të formës së prerë, përkatësisht nga dita e njoftimit për ndërmarrjen e veprimit me anë të të cilit është bërë cënimi, por jo më shumë se 5 vjet nga dita e marrjes së tij. Në kërkesën e tij, qytetari duhet t’i theksojë shkaqet në bazë të të cilave kërkon mbrojtje, aktet ose veprimet me të cilat ato jane cënuar, faktet dhe provat ku bazohet kërkesa etj. Kjo kërkesë i dërgohet për përgjigje organit që ka sjellë aktin individual, përkatësisht organit që ka ndërmarrë veprimin me të cilin ato të drejta janë cënuar në afat prej 3 ditësh nga dita e paraqitjes. Pastaj caktohet shqyrtimi publik në të cilën thirren palët pjesëmarrëse në procedurë dhe avokati popullor, dhe sipas nevojës edhe persona të tjerë, organe dhe organizata. Gjatë procedurës, Gjykata kushtetuese mund të sjellë vendim për pezullimin e ekzekutimit të aktit individual ose veprimit deri në sjelljen e vendimit përfundimtar. 3.3. Zgjidhja e konfliktit të kompetencave Gjykatat kushtetuese në shumë shtete janë edhe gjykata të cilat zgjidhin konteste mbi kompetencën. Konflikti i kompetencës është një situat kur dy ose më shumë organe deklarojnë se ndërmarrja e një aktiviteti të caktuar është në kompetencën e tyre – ky është konflikt pozitiv i kompetencës. Konflikti i kompetencës ekziston edhe atëherë kur dy ose më shumë organe deklarojnë se ndërmarrja e një aktiviteti të caktuar nuk është në kompetencën e tyre – ky
  • 7. është konflikt negativ i kompetencës. Gjykata kushtetuese në RM vendos mbi konfliktin e kompetencave: • bartësve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor; • organeve të Republikës dhe njësive të vetëqeverisjes lokale. Propozim për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës mund të paraqesë secili nga organet ndërmjet të cilëve ka ndodhur konflikti dhe secili organ që për shkak të pranimit ose refuzimit të kompetencës së disa organeve nuk mund ta realizojë të drejtën e tij. Propozimi mund të paraqitet nga ana e organeve që gjenden në kontest që kur njëri nga organet me akt përfundimtar ose të formës së prerë e pranon ose e refuzon kompetencën. Personi i cili nuk mund ta realizojë të drejtën mund të paraqesë propozim që kur të dy organet do të sjellin aktin përfundimtar ose të formës së prerë për pranimin ose refuzimin e kompetencës. Në këto konteste, Gjykata kushtetuese me vendim e përcakton organin kompetent për vendosjen mbi lëndën. 3.4. Vendimmarrja mbi përgjegjësinë e presidentit të RM-së Gjykata kushtetuese e RM-së vendos mbi përgjegjësinë e presidentit të RM-së. Procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit të RM-së e ngre Kuvendi i RM-së me 2/3 e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Propozimi, që përmban përshkrimin dhe faktet për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit që i ngarkohet presidentit të RM-së, i paraqitet Gjykatës kushtetuese të RM-së. Gjykata kushtetuese kërkon mendim nga presidenti i Republikës për pretendimet nga propozimi i Kuvendit. Vendimin për përgjegjësinë e presidentit të RM-së për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij. Gjykata kushtetuese e sjell me 2/3 e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i gjyqtarëve. Gjykata kushtetuese në rrugë zyrtare e konstaton debutimin e kushteve për ndërprerjen e funksionit president i Republikës përshkak të vdekjes, dorëheqjes, pamundësisë së përhershme të ushtrimit të funksionit ose ndërprerjen e mandatit me forcën e Kushtetutës. Kjo bëhet mbi bazën e akteve, konstatimeve, mendimeve të ekspertëve të medicinës ose institucioneve të tjera, në pajtim me ligjin. 3.5. Vendimmarrja mbi kushtetutshmërinë e programeve dhe statuteve të partive politike dhe të shoqatave të qytetarëve Gjykata kushtetuese e RM-së vendos edhe për kushtetutshmërinë e programeve dhe statutëve të partive politike dhe të shoqatave të qytetarëve. Kushtetuta e RM-së garanton lirinë e shoqatave të qytetarëve për arsye të realizimit të të drejtave politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe bindjeve të tjera të tyre. Por, programet dhe aktivitetet e shoqatave të qytetarëve dhe të partive politike nuk mund të drejtohen nga prishja e rendit kushtetues të Republikës dhe nga nxitja ose thirrja për agresion ushtarak ose ngjalljen e urejtjes nacionale, racore, fetare dhe jotolerancës. Kushtetuta e RM-së ndalon edhe shoqatat ushtarake ose gjysmëushtarake që nuk u përkasin forcave të armatosura të RM-së. Në kompetencën e gjykates kushtetuese bie edhe e drejta, në qoftë se konstaton se programet dhe statutet e partive politike dhe të shoqatave të qytetarëve janë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, t’i anulojë ose t’i ndërprejë ato.
  • 8. 4. Karakteri dhe efekti juridik i vendimeve të Gjykates kushtetuese Gjykata kushtetuese sjell vendime, aktvendime dhe përfundime. Gjykata kushtetuese sjell vendime kur vendos për esencën e punës: për anulimin ose shpalljen e pavlefshme të ndonjë akti, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave që janë vendosur në kompetencën e saj, për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës, për konstatimin e përgjegjësisë së kryetarit të shtetit etj. Gjykata kushtetuese sjell aktvendim: për ngritjen e procedurës, për ndërprerjen e procedurës, për hedhjen poshtë të iniciativave, propozimeve dhe kërkesës, për ndërprerjen e ekzekutimit të akteve të caktuara etj. Gjykata kushtetuese sjellë përfundime: për aktivitetet që ndërmeren gjatë procedurës. Vendimet e Gjykatës kushtetuese u dërgohen pjesëmarrësve në procedurë dhe shpallen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Gjatë vendosjes për kushtetutshmërinë e ligjit ose për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e ndonjë norme ose akti të përgjithshëm, kontratës kolektive, statutit ose programit, gjykata kushtetuese të njëjtat mund t’i ndërpresë ose t’i anulojë. Vendimi për ndërprerjen e një akti të caktuar do të thotë që ai nuk është më në fuqi dhe nuk zbatohet nga momenti i shpalljes së vendimit të Gjykatës kushtetuese në “ Gazetën zyrtare të RM-së ”. Vendimi për anulimin e një akti të caktuar ka për qëllim t’i mënjanojë edhe pasojat juridike që kanë ngjarë nga akti i shpallur si i anuluar, përkatësishtë të prodhojë efekt sikur ky akt asnjëherë nuk ka ekzistuar. Vendimet e Gjykatës kushtetuese janë përfundimtare dhe ekzekutive. Vendimet e Gjykatës kushtetuese i zbaton sjellësi i ligjit, normës tjetër ose aktit të përgjithshëm që me vendim të Gjykatës është anuluar ose shpallur i pavlefshëm. Vendimet me të cilat Gjykata vendos për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të përcaktuara me Kushtetutë i ekzekuton organi ose organizata që ka sjellë aktin individual që me vendim të Gjykatës është shpallur i pavlefshëm, përkatësisht organi ose organizata që ka ndërmarrë aktivitetin të cilin Gjykata kushtetuese me vendim e ka ndaluar.