SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  2
PREJARDHJA ARBËRESHE
Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohës se tij, historian i dëgjuar francez i cili ka shkruar dhe
historinë e revolucionit francez dhe që më vonë u bë President i Francës. Në kujtimet e tij, Adolf
Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më
1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t'i uruar mirëseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti
është me origjinë arbëreshe.Mbi origjinën e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert
d'Angely me origjinë nga Korsika në veprën e tij 'Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të
pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve'. Libër prej 7 vëllimesh dhe i
arrirë pas mbi 30 vjet pune. Në faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu
si ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu. Ky profesor i dëgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetër i
Bonapartit ka qenë 'Kalë-miri' dhe jo Kalimeros, ana e mirë si e bënë grekërit.
ENCIKLOPEDIA GREKE
Sipas enciklopedisë së madhe greke 'Piros' vëllimi i tretë, Athinë 1929, faqe 413-425, thuhet se:
Shtrirja e shqiptarëve në drejtim të Peloponezit (Moresë) është zgjeruar nga shekulli XIV. Sipas
kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan krahina banimi të reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati,
Hekali, Lopësi. Edhe sot dihet që një lagje e Himarës është shpërngulur në krahinën e Pelopenezit
dhe krijuan Manin. Shqiptarët qëndruan në Peloponez (në More) rreth grekërve dhe mbiemri i
Napoleonit (Kalë-mirë) është kuptuar shtrembërisht nga grekërit në kallomeros (ana e mirë).Me
zbritjen e vazhdueshme të ushtrive të panumërta osmane në Peloponez, një pjesë e shqiptarëve u
largua nëpërmjet detit drejt Italisë së Jugut e arritën deri në Korsikë. Stërgjyshi i Napoleon
Bonapartit, sipas shpjegimeve që i jep ish-presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinë nga një
fshat i tillë arbëresh i Korsikës.Edhe avokati i dëgjuar korsikan, mbrojtës i Gjergj Dimitrovit, në gjyqin
e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenë nga një katund arbëresh. Kjo faktohet nga vetë goja e tij kur iu
përgjigj jurisë franceze: Unë do të shkoj në Laipcig dhe do të mbroj Gjergj Dimitrovin. Në qoftë se do
të më vrasin, haka do të më merret si arbëresh që jam në origjinë.Dëshmia më interesante vjen nga
një aristokrate franceze me origjinë maniote, dukesha D'Abrantes, lindur në Montpelje me emrin
Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga një familje me origjinë maniote, e cila për
shkak të gjakmarrjeve të shumta me klanet e fuqishme të Manit vendosi të shpërngulej dhe të
vendosej në Korsikë, ashtu si shumë familje të tjera nga Mani, 150 vjet para periudhës së
Napoleonit. Në kujtimet e saj të përmbledhura në 28 volume, me titull 'Revolucioni, Perandoria dhe
restaurimi', ajo formuloi teorinë e pranuar nga historianët e kohës të prejardhjes korsikano-maniote
të familjes Buonaparte. Ishte ajo që deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte një italianizim i fjalës
greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Për sa kohë ishte gjallë
Napoleoni, ai nuk e përgënjeshtroi tezën e dukeshës për origjinën e tij.
SHQIPJA DHE NAPOLEONI
Një nga gjeneralët më besnikë të Napoleon Bonapartit, ka qenë edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni
e qortonte Nejin, fjalët i shoqëronte dhe me disa sharje të një gjuhe të huaj, që mareshal Neji dhe
shokët nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhë? Përgjigjia e kësaj pyetje eshte tek vepra e Leo
Freundrich, 'Golgota Shqiptare' në faqen 37.
A E NJIHTE NAPOLEON BONAPARTI HISTORINË E SHQIPËRISË?
Në hartat topografike ushtarake të tij, trevat tokësore që shtriheshin qysh nga Sllovenia deri në Detin
Jon Napoleoni i kishte quajtur Iliri. Edhe sot në Slloveni mjaft hotele dhe rrugë janë emërtuar me
fjalën Iliri. Ky perandor i lindur në Korsikë, konkretisht në Ajaccio, e ka ditur se shqiptarët dhe
korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidhje me besën, hakmarrjen, mikëpritjen etj. Prandaj për
të mbrojtur përfaqësuesit e tij, si Pukëvillin e të tjerë, në shtetin autonom të pashallëkut shqiptar të
Janinës së Ali Pashë Tepelenës, nuk ishin të rastit këshillimet e vazhdueshme që Napoleon
Bonaparti i jepte konsullit të vet që të ruhej nga dinakëritë e Aliut, duke i thënë: 'Ruaju në qoftë se
nuk ta ka hedhur'. Megjithate ai e ndihmoi Ali Pashanë ne çdo drejtim shteteror dhe ushtarak.
SI SHPJEGOHEN MASAKRAT QË KANË KRYER FORCAT FRANCEZE NË EGJIPT KU MIDIS
TË MASAKRUARËVE KA PASUR EDHE SHQIPTARË?
Ushtarët francezë kanë zhvilluar luftime të përgjakshme me ushtrine osmane, sidomos në Tabor,
gjatë pranverës së vitit 1799. Gjithashtu, beteja të përgjakshme janë zhvilluar edhe në ujërat e
Egjiptit në afërsi të Abukirit ku forcat detare franceze, të komanduara nga admirali Brueys, u
ndeshën rreptazi edhe me forcat detare angleze të komanduara nga admirali i dëgjuar Orcio Nelson.
Në të gjitha këto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe në luftimet tokësore,
francezët pësuan humbje të mëdha në ushtarë, sepse nuk ishin mësuar me dherat afrikane. Atje u
vra edhe gjenerali i dalluar Kleber.Forcat ushtarake frenceze, të egërsuara, me në krye gjeneralin
Andreossi, kërkonin me këmbëngulje të arrinin fitoren, duke mos kursyer kështu edhe masakrat
masive. Midis ushtarëve osmanllinj në Egjipt ka patur edhe mjaft luftëtarë shqiptarë. Ata vazhdonin
t´i mbronin me trimëri kështjellat që iu ishin besuar. Komanda ushtarake franceze, me në krye
Andreossin, në pamundësi për t´i hedhur në dorë kështjellat me forcën e armëve, u premtoi të
rrethuarëve, luftëtarëve shqiptarë, si të huaj që ishin se do t´i linin të lirë të largoheshin së bashku
me armët e tyre, mjaft që ata të dorëzonin kështjellat. Shqiptarët e besuan një gjë të tillë dhe dolën
kështu nga kështjellat të armatosur, por general Andreossi i preu në besë, i çarmatosi rrugës dhe një
pjesë të tyre e pushkatoi në deltën e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu në dijeni, e dënoi
pabesinë e gjeneralit të tij dhe e përkufizonte këtë fitore me masakër me këto fjalë: 'Ushtari francez
nuk është mësuar të korrë fitoren mbi kundërshtarët, duke i mashtruar dhe çarmatosur në befasi'.
Njëkohësisht, këtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurësh të çmuar që vetë ja kishte dhënë.

Contenu connexe

En vedette

AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at WorkGetSmarter
 

En vedette (20)

AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike RoutesMore than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
 

Napoleon bonaparti, perandori me origjinë arbëreshe

  • 1. PREJARDHJA ARBËRESHE Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohës se tij, historian i dëgjuar francez i cili ka shkruar dhe historinë e revolucionit francez dhe që më vonë u bë President i Francës. Në kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t'i uruar mirëseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe.Mbi origjinën e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert d'Angely me origjinë nga Korsika në veprën e tij 'Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve'. Libër prej 7 vëllimesh dhe i arrirë pas mbi 30 vjet pune. Në faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu. Ky profesor i dëgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetër i Bonapartit ka qenë 'Kalë-miri' dhe jo Kalimeros, ana e mirë si e bënë grekërit. ENCIKLOPEDIA GREKE Sipas enciklopedisë së madhe greke 'Piros' vëllimi i tretë, Athinë 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarëve në drejtim të Peloponezit (Moresë) është zgjeruar nga shekulli XIV. Sipas kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan krahina banimi të reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali, Lopësi. Edhe sot dihet që një lagje e Himarës është shpërngulur në krahinën e Pelopenezit dhe krijuan Manin. Shqiptarët qëndruan në Peloponez (në More) rreth grekërve dhe mbiemri i Napoleonit (Kalë-mirë) është kuptuar shtrembërisht nga grekërit në kallomeros (ana e mirë).Me zbritjen e vazhdueshme të ushtrive të panumërta osmane në Peloponez, një pjesë e shqiptarëve u largua nëpërmjet detit drejt Italisë së Jugut e arritën deri në Korsikë. Stërgjyshi i Napoleon Bonapartit, sipas shpjegimeve që i jep ish-presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinë nga një fshat i tillë arbëresh i Korsikës.Edhe avokati i dëgjuar korsikan, mbrojtës i Gjergj Dimitrovit, në gjyqin e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenë nga një katund arbëresh. Kjo faktohet nga vetë goja e tij kur iu përgjigj jurisë franceze: Unë do të shkoj në Laipcig dhe do të mbroj Gjergj Dimitrovin. Në qoftë se do të më vrasin, haka do të më merret si arbëresh që jam në origjinë.Dëshmia më interesante vjen nga një aristokrate franceze me origjinë maniote, dukesha D'Abrantes, lindur në Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga një familje me origjinë maniote, e cila për shkak të gjakmarrjeve të shumta me klanet e fuqishme të Manit vendosi të shpërngulej dhe të vendosej në Korsikë, ashtu si shumë familje të tjera nga Mani, 150 vjet para periudhës së Napoleonit. Në kujtimet e saj të përmbledhura në 28 volume, me titull 'Revolucioni, Perandoria dhe restaurimi', ajo formuloi teorinë e pranuar nga historianët e kohës të prejardhjes korsikano-maniote të familjes Buonaparte. Ishte ajo që deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte një italianizim i fjalës greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Për sa kohë ishte gjallë Napoleoni, ai nuk e përgënjeshtroi tezën e dukeshës për origjinën e tij. SHQIPJA DHE NAPOLEONI Një nga gjeneralët më besnikë të Napoleon Bonapartit, ka qenë edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni e qortonte Nejin, fjalët i shoqëronte dhe me disa sharje të një gjuhe të huaj, që mareshal Neji dhe shokët nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhë? Përgjigjia e kësaj pyetje eshte tek vepra e Leo Freundrich, 'Golgota Shqiptare' në faqen 37.
  • 2. A E NJIHTE NAPOLEON BONAPARTI HISTORINË E SHQIPËRISË? Në hartat topografike ushtarake të tij, trevat tokësore që shtriheshin qysh nga Sllovenia deri në Detin Jon Napoleoni i kishte quajtur Iliri. Edhe sot në Slloveni mjaft hotele dhe rrugë janë emërtuar me fjalën Iliri. Ky perandor i lindur në Korsikë, konkretisht në Ajaccio, e ka ditur se shqiptarët dhe korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidhje me besën, hakmarrjen, mikëpritjen etj. Prandaj për të mbrojtur përfaqësuesit e tij, si Pukëvillin e të tjerë, në shtetin autonom të pashallëkut shqiptar të Janinës së Ali Pashë Tepelenës, nuk ishin të rastit këshillimet e vazhdueshme që Napoleon Bonaparti i jepte konsullit të vet që të ruhej nga dinakëritë e Aliut, duke i thënë: 'Ruaju në qoftë se nuk ta ka hedhur'. Megjithate ai e ndihmoi Ali Pashanë ne çdo drejtim shteteror dhe ushtarak. SI SHPJEGOHEN MASAKRAT QË KANË KRYER FORCAT FRANCEZE NË EGJIPT KU MIDIS TË MASAKRUARËVE KA PASUR EDHE SHQIPTARË? Ushtarët francezë kanë zhvilluar luftime të përgjakshme me ushtrine osmane, sidomos në Tabor, gjatë pranverës së vitit 1799. Gjithashtu, beteja të përgjakshme janë zhvilluar edhe në ujërat e Egjiptit në afërsi të Abukirit ku forcat detare franceze, të komanduara nga admirali Brueys, u ndeshën rreptazi edhe me forcat detare angleze të komanduara nga admirali i dëgjuar Orcio Nelson. Në të gjitha këto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe në luftimet tokësore, francezët pësuan humbje të mëdha në ushtarë, sepse nuk ishin mësuar me dherat afrikane. Atje u vra edhe gjenerali i dalluar Kleber.Forcat ushtarake frenceze, të egërsuara, me në krye gjeneralin Andreossi, kërkonin me këmbëngulje të arrinin fitoren, duke mos kursyer kështu edhe masakrat masive. Midis ushtarëve osmanllinj në Egjipt ka patur edhe mjaft luftëtarë shqiptarë. Ata vazhdonin t´i mbronin me trimëri kështjellat që iu ishin besuar. Komanda ushtarake franceze, me në krye Andreossin, në pamundësi për t´i hedhur në dorë kështjellat me forcën e armëve, u premtoi të rrethuarëve, luftëtarëve shqiptarë, si të huaj që ishin se do t´i linin të lirë të largoheshin së bashku me armët e tyre, mjaft që ata të dorëzonin kështjellat. Shqiptarët e besuan një gjë të tillë dhe dolën kështu nga kështjellat të armatosur, por general Andreossi i preu në besë, i çarmatosi rrugës dhe një pjesë të tyre e pushkatoi në deltën e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu në dijeni, e dënoi pabesinë e gjeneralit të tij dhe e përkufizonte këtë fitore me masakër me këto fjalë: 'Ushtari francez nuk është mësuar të korrë fitoren mbi kundërshtarët, duke i mashtruar dhe çarmatosur në befasi'. Njëkohësisht, këtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurësh të çmuar që vetë ja kishte dhënë.