SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  3
Analizë e veprës "Historia e Skënderbeut"
Poema epike "Historia e Skënderbeut"u botua më 1898,dy vjet para vdekjes së Naimit.Kjo vepër e fundit që botoi
ai, mbeti si testamenti i tij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu me frymëzim të fuqishëm idealetpër lirinë e
Shqipërisë dhe për futjen e saj në rrugën e përparimit.
Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë:Perandoria Osmane po shkonte drejtfundittë saj dhe rreziku i
copëtimittë vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh.Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja
kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj,te shqiptarëttë krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si
komb më vete në trojet e lashta stërgjyshore.Vepra e Naimitbënte thirrje dhe nxiste shqiptarëtt`i dilnin zot vendit të
tyre në këto kushte,duke kryer me nder detyrën atdhetare.
Breza të tërë patriotësh kishin ëndërruar të kishin një vepër për heroin kombëtar,Skënderbeun.Këtë dëshirë e
realizoi Naimi me poemën e vet madhore,e cila lëshoi hapur e me forcë kushtrimin për të rrokur armët, për të
shkundur zgjedhën turke e për ta mbrojtur atdheun nga çdo rrezik. Ajo tingëlloi si kushtrim i bashkimittë shqiptarëve
rreth flamurittë Skënderbeut.
Vepra "Historia e Skënderbeut"është një poemë epike e përbërë nga 22 këngë. Ngjarjetndjekin rendin kohor:fillojnë
me dërgimin e djemve të Gjon Kastriotit peng të sulltanitdhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeutdhe pasojate
rënda që ndoqën . Në përgjithësi vepra i përmbahethistorisë,ndonëse ka personazhe të krijuara prej poetit.
Në qendër të poemës është figura e Skënderbeut.Këtë figurë Naimi e ka vizatuar në përputhje me idealin e tij
romantik,në dritën e idealeve të humanizmitevropian e në frymën e Rilindjes.Pra e idealizon figurën e heroi ttonë.
Për Naimin Skënderbeu është personifikim i të gjitha vlerave: i trimërisë,i urtësisë,i bukurisë fizike e morale:
Ishte mbreti bukurisë,
si dielli epte dritë…,
… kish të gjitha mirësitë
dhe të tërë urtësinë,
njerëzin` e dituritë
dhe fuqin` e trimërinë.
Naimi e paraqetSkënderbeun me tiparete një heroi legjendar,të luftëtarit kreshnik dhe të atdhetarit të flaktë, që mbi
gjithçka vë atdheun,edhe mbi interesin e tij.
Në poemë e gjejmë Skënderbeun një udhëheqës me aftësi të rralla,që diti të bashkonte të gjithë shqiptarëtrreth
idealittë madh të lirisë.Ai është organizator dhe strateg i madh në luftë, po aq sa është edhe luftëtar që bie "si rrufe"
mbi armiqtë dhe i shpartallon.Si prijës i urtë popullor ai është simbol i liris ë,i traditave heroike të popullit,i idealeve
shoqërore e demokratike që i kishte vetë poeti.Skënderbeu paraqitetme një botë tepër humane.Është i dashur e i
thjeshtë me njerëzit, ka një mall përvëlues për atdheun kur jeton larg tij, qan me lot të hidhur kur merr vesh vdekjen e
njerëzve të afërt dhe të zezat që e gjetën Shqipërinë.Në çdo çast është njerëzor e fisnik.
Figura e Skënderbeutështë e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqesë të
idealizuar,duke ia kundërvënë gjendjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e
Skënderbeutpërmblidhte gjithë "mirësitë"e "begatitë",atëherë mbretëronte urtësia,paqja,kamja,nderi,shpresa.
Paraqitja e ideale e së kaluarës kishte një funksion të caktuar.Duke i ballafaquar dyepokat, Naimi thekson se
pushteti osman e ndërpreu procesin e zhvillimite të qytetërimit të Shqipërisë,e hodhi këtë në errësirë.Pra, pushtimi
osman do të duhej shporrur sa më parë dhe epoka e lavdishme e Skënderbeutduhej përtërirë.
Naimi evokon shpirtin heroik e liridashës të shqiptarëve,traditate tyre të bashkimit,evokon epokën dhe Skënderbeun
vetëm e vetëm që:
T`i ap dritë Shqipërisë
Nga shpirt` i ndritshëm i tija,
pra, duke na i paraqitur ato si një model të përsosur,t’i frymëzonte bashkatdhetarëtpër ta çliruar e qytetëruar
atdheun e tyre si dikur. Si demokrat,Naimi e paraqetpopullin si një forcë të gjallë që i udhëhequr nga një hero si
Skënderbeu,korr fitore dhe tregon heroizëm e patriotizëm të pashoq.
Një ide e rëndësishme e poemës,tepër aktuale në fund të shekullitXIX, ishte ajo se liria fitohet vetëm me anë të
luftës së armatosur.Gjithë poema e prodhon këtë ide, por me një ndjenjë të veçantë spikatajo në fjalët e Kamanit:
Kurrë s`trembetShqipëria,
nukë vdiq, po është e gjallë
tjetër përgjigjje Turqia
nukë do, përveç me pallë.
Fjala e Kamanitnë kuvendin e burrave të mbledhur nga Gjon Kastrioti,është himn për trimërinë dhe lirinë,ajo
tingëllonte si thirrje për të rrokur armët:
Trimëria,trimëria
mban lirin` e mëmëdhenë!
Kamani nuk është person historik,por figurë e krijuar nga poeti me shumë dashuri e mjeshtëri.Ai tipizon shqiptarin
trim, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut, të gatshëm të japë edhe jetën.
Në poemë ka edhe shumë personazhe të tjera, portrete të njerëzve të afërt dhe të bashkëluftëtarëve të Skënderbeut,
si dhe të armiqve osmanë.Këta të fundit, sidomos sulltanët,jepen me tipare krejttë kundërta me ato të Skënderbeut
dhe të shqiptarëve.
"Historia e Skënderbeut"u bë një nga veprat më të dashura gjatë Rilindjes,sepse u përgjigjej aspiratave liridashëse
që vlonin në popull.Ajo themeloi në letërsinë tonë traditën e poezisë epike.
Poema ka shumë vlera artistike të qëndrueshme.Ajo të rrëmben me gjerësinë e rrëfimit,me gjallërinë e vizatimit të
shumë skenave.Të tilla janë ato të kuvendeve, të veprimtarisë së gjithanshme të Skënderbeut,të betejave, ndonëse,
ndonjëherë,bie në përsëritje situatash.Herë-herë gjejmë pamje dramatike të theksuar.E tillë është ajo në këngën e
V-të, që fillon me vargjet:
Krujë, o qytet i bekuar,
prite, prite Skënderbenë!…
Në poemë hasim herë-herë,portretizime të goditura të personazheve,siç është sidomos ai i Kamanit,një pasuri
figurash stilistike,si epitete,krahasime,similituda etj.
Gjuha e veprës është afër gjuhës së popullit,me mjete të shumta shprehëse,e pastruar nga fjalëte huaja dhe me
mjaftfjalë të krijuara nga vetë poeti. Shprehjetfrazeologjike,me mjaftngarkesë emocionale,gjenden dendur në
poemë.
"Historia e Skënderbeut"mbetetnjë nga veprat më të rëndësishme të Naimit.Me të u ushqyen dhe u rritën breza të
tërë atdhetarësh e luftëtarësh.

Contenu connexe

Tendances

Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
Arlinda
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
GencRashiti
 
Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt   Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt
Arber Here
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
anndos
 

Tendances (20)

Kimia-Qeliza Shtazore
Kimia-Qeliza ShtazoreKimia-Qeliza Shtazore
Kimia-Qeliza Shtazore
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Siguria rrugore
Siguria rrugoreSiguria rrugore
Siguria rrugore
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet Gjeometrike
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisë
 
Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt   Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Ulliam shekspir
Ulliam shekspirUlliam shekspir
Ulliam shekspir
 

Similaire à Analizë e veprës

Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Diana Lamaj
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Marjan DODAJ
 

Similaire à Analizë e veprës (20)

Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot Skenderbeu
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Biografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadares
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 

Analizë e veprës

  • 1. Analizë e veprës "Historia e Skënderbeut" Poema epike "Historia e Skënderbeut"u botua më 1898,dy vjet para vdekjes së Naimit.Kjo vepër e fundit që botoi ai, mbeti si testamenti i tij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu me frymëzim të fuqishëm idealetpër lirinë e Shqipërisë dhe për futjen e saj në rrugën e përparimit. Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë:Perandoria Osmane po shkonte drejtfundittë saj dhe rreziku i copëtimittë vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh.Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj,te shqiptarëttë krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete në trojet e lashta stërgjyshore.Vepra e Naimitbënte thirrje dhe nxiste shqiptarëtt`i dilnin zot vendit të tyre në këto kushte,duke kryer me nder detyrën atdhetare. Breza të tërë patriotësh kishin ëndërruar të kishin një vepër për heroin kombëtar,Skënderbeun.Këtë dëshirë e realizoi Naimi me poemën e vet madhore,e cila lëshoi hapur e me forcë kushtrimin për të rrokur armët, për të shkundur zgjedhën turke e për ta mbrojtur atdheun nga çdo rrezik. Ajo tingëlloi si kushtrim i bashkimittë shqiptarëve rreth flamurittë Skënderbeut. Vepra "Historia e Skënderbeut"është një poemë epike e përbërë nga 22 këngë. Ngjarjetndjekin rendin kohor:fillojnë me dërgimin e djemve të Gjon Kastriotit peng të sulltanitdhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeutdhe pasojate rënda që ndoqën . Në përgjithësi vepra i përmbahethistorisë,ndonëse ka personazhe të krijuara prej poetit. Në qendër të poemës është figura e Skënderbeut.Këtë figurë Naimi e ka vizatuar në përputhje me idealin e tij romantik,në dritën e idealeve të humanizmitevropian e në frymën e Rilindjes.Pra e idealizon figurën e heroi ttonë. Për Naimin Skënderbeu është personifikim i të gjitha vlerave: i trimërisë,i urtësisë,i bukurisë fizike e morale: Ishte mbreti bukurisë, si dielli epte dritë…, … kish të gjitha mirësitë dhe të tërë urtësinë, njerëzin` e dituritë dhe fuqin` e trimërinë. Naimi e paraqetSkënderbeun me tiparete një heroi legjendar,të luftëtarit kreshnik dhe të atdhetarit të flaktë, që mbi gjithçka vë atdheun,edhe mbi interesin e tij. Në poemë e gjejmë Skënderbeun një udhëheqës me aftësi të rralla,që diti të bashkonte të gjithë shqiptarëtrreth idealittë madh të lirisë.Ai është organizator dhe strateg i madh në luftë, po aq sa është edhe luftëtar që bie "si rrufe" mbi armiqtë dhe i shpartallon.Si prijës i urtë popullor ai është simbol i liris ë,i traditave heroike të popullit,i idealeve shoqërore e demokratike që i kishte vetë poeti.Skënderbeu paraqitetme një botë tepër humane.Është i dashur e i thjeshtë me njerëzit, ka një mall përvëlues për atdheun kur jeton larg tij, qan me lot të hidhur kur merr vesh vdekjen e njerëzve të afërt dhe të zezat që e gjetën Shqipërinë.Në çdo çast është njerëzor e fisnik. Figura e Skënderbeutështë e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqesë të idealizuar,duke ia kundërvënë gjendjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeutpërmblidhte gjithë "mirësitë"e "begatitë",atëherë mbretëronte urtësia,paqja,kamja,nderi,shpresa. Paraqitja e ideale e së kaluarës kishte një funksion të caktuar.Duke i ballafaquar dyepokat, Naimi thekson se pushteti osman e ndërpreu procesin e zhvillimite të qytetërimit të Shqipërisë,e hodhi këtë në errësirë.Pra, pushtimi osman do të duhej shporrur sa më parë dhe epoka e lavdishme e Skënderbeutduhej përtërirë. Naimi evokon shpirtin heroik e liridashës të shqiptarëve,traditate tyre të bashkimit,evokon epokën dhe Skënderbeun
  • 2. vetëm e vetëm që: T`i ap dritë Shqipërisë Nga shpirt` i ndritshëm i tija, pra, duke na i paraqitur ato si një model të përsosur,t’i frymëzonte bashkatdhetarëtpër ta çliruar e qytetëruar atdheun e tyre si dikur. Si demokrat,Naimi e paraqetpopullin si një forcë të gjallë që i udhëhequr nga një hero si Skënderbeu,korr fitore dhe tregon heroizëm e patriotizëm të pashoq. Një ide e rëndësishme e poemës,tepër aktuale në fund të shekullitXIX, ishte ajo se liria fitohet vetëm me anë të luftës së armatosur.Gjithë poema e prodhon këtë ide, por me një ndjenjë të veçantë spikatajo në fjalët e Kamanit: Kurrë s`trembetShqipëria, nukë vdiq, po është e gjallë tjetër përgjigjje Turqia nukë do, përveç me pallë. Fjala e Kamanitnë kuvendin e burrave të mbledhur nga Gjon Kastrioti,është himn për trimërinë dhe lirinë,ajo tingëllonte si thirrje për të rrokur armët: Trimëria,trimëria mban lirin` e mëmëdhenë! Kamani nuk është person historik,por figurë e krijuar nga poeti me shumë dashuri e mjeshtëri.Ai tipizon shqiptarin trim, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut, të gatshëm të japë edhe jetën. Në poemë ka edhe shumë personazhe të tjera, portrete të njerëzve të afërt dhe të bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, si dhe të armiqve osmanë.Këta të fundit, sidomos sulltanët,jepen me tipare krejttë kundërta me ato të Skënderbeut dhe të shqiptarëve. "Historia e Skënderbeut"u bë një nga veprat më të dashura gjatë Rilindjes,sepse u përgjigjej aspiratave liridashëse që vlonin në popull.Ajo themeloi në letërsinë tonë traditën e poezisë epike. Poema ka shumë vlera artistike të qëndrueshme.Ajo të rrëmben me gjerësinë e rrëfimit,me gjallërinë e vizatimit të shumë skenave.Të tilla janë ato të kuvendeve, të veprimtarisë së gjithanshme të Skënderbeut,të betejave, ndonëse, ndonjëherë,bie në përsëritje situatash.Herë-herë gjejmë pamje dramatike të theksuar.E tillë është ajo në këngën e V-të, që fillon me vargjet: Krujë, o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbenë!… Në poemë hasim herë-herë,portretizime të goditura të personazheve,siç është sidomos ai i Kamanit,një pasuri figurash stilistike,si epitete,krahasime,similituda etj. Gjuha e veprës është afër gjuhës së popullit,me mjete të shumta shprehëse,e pastruar nga fjalëte huaja dhe me
  • 3. mjaftfjalë të krijuara nga vetë poeti. Shprehjetfrazeologjike,me mjaftngarkesë emocionale,gjenden dendur në poemë. "Historia e Skënderbeut"mbetetnjë nga veprat më të rëndësishme të Naimit.Me të u ushqyen dhe u rritën breza të tërë atdhetarësh e luftëtarësh.