SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  12
Télécharger pour lire hors ligne
INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

PROGRAM ORIENTUES
PËR MATURËN SHTETËRORE

(Provim me zgjedhje)

LËNDA:
GJUHË ANGLEZE

Viti shkollor: 2013 -2014

Tiranë
Janar, 2014
1. UDHËZUES I PËRGJITHSHËM MBI PROGRAMIN E PROVIMIT
KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR LËNDËN E
GJUHËS ANGLEZE DHE MBI PËRDORIMIN E TIJ NGA MËSUESIT

Ky program orientues mbështetet në standardet e arritjes së mësimit të gjuhës angleze
dhe bazuar në udhëzimin e datës 26/12/2013 të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit ‘Për
Zhvillimin e Provimeve të Maturës Shtetërore’ ku gjuha e huaj është përcaktuar
provim (lëndë) me zgjedhje. Niveli i njohurive i përket nivelit B2 sipas dokumentit
evropian “Kuadri i Përbashkët Evropian i referencave për Gjuhët.

Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e provimit të Maturës Shtetërore për
gjuhën angleze, është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë
gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik ashtu edhe në aspektin
gjuhësor (gramatikor, leksikor) dhe funksional.

Ky program duhet të nxisë inspirim dhe sfidë për të gjithë nxënësit dhe t’i përgatisë
ata për të ardhmen. Programi Orientues është ndërtuar duke pasur parasysh nevojat e
nxënësve si dhe zhvillimet e tyre personale.
Synimet e Programit
Ky program synon:


Të ndihmojë nxënësin në përgatitjen e tij për provimin e maturës në gjuhën
angleze.



Të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit dhe
për t’u dhënë orientimet e duhura nxënësve.



Vlerësimin e njëkohshëm të 2 aftësive kryesore (nga katër aftësi që ka gjuha e
huaj) dhe dy konceptet bazë, që janë: të lexuarit dhe të kuptuarit dhe të
shprehurit me shkrim.



Të japë orientime për specialistët e gjuhës angleze që merren me hartimin e
testeve të Maturës Shtetërore.

2


Vlerësimin e të kuptuarit dhe të shprehurit me anë të strukturave gjuhësore
bazë, aftësinë për të përdorur gjuhën që është e përshtatshme për anglishten
standarde (në aspektin e saj morfologjik, sintaksor, leksikor dhe funksional).



Të matë aftësinë për të përdorur formimin gjuhësor në mënyrë të pavarur, në
mënyrë korrekte dhe të përshtatshme në situatën e komunikimit me shkrim
duke shprehur aftësinë e organizimit të ideve, mbrojtjes së ideve të tyre me
shembuj dhe argumenta nga jeta e tyre.

Udhëzime praktike mbi përdorimin e programit
Për përdorimin e këtij programi mësuesi duhet të ketë parasysh specifikën e gjuhës së
huaj, ku nxënësi në provim do të përballet me situata të reja ose me pjesë të reja
leximi por tematika, gramatika dhe funksionet gjuhësore do të jenë po ato.
Kur flitet për tematikën kryesore në program (p.sh:” Life of famous people”) kjo nuk
do të thotë që në provim do të ketë pasazhe nga mësimet që ka në libër (p.sh David
Copperfield, Jony Deep etc). Në provim mund të dalë jeta e një figure tjetër të shquar
në atë fushë. Kështu që mësuesi duhet t’i përgatisë nxënësit që të kenë njohuri dhe një
bagazh të konsiderueshëm leksikor për temat që janë të përfshira në program (sports
and entertainment, food, health and safety, travel time, environmental issues, modern
living etc.).
Përsa i përket gramatikës, mësuesi duhet t’i përgatisë nxënësit që të jenë në gjendje të
zgjidhin ushtrime mbi aspektet kryesore gramatikore (passive voice, conditionals,
reported speech, verb tenses and their commbination in compound sentences, adverbs
and adjectives comparisons, connectors, etc.) duke dalë nga konteksti i mësimeve ku
trajtohen këto probleme. Mësuesi duhet t’i verë theksin anës praktike të zgjidhjes së
ushtrimeve, duke i trajtuar këto ushtrime në forma të ndryshme, herë me tipe
ushtrimesh me alternativa, e herë tipe ushtrimesh të hapura, ku më të spikaturat janë
sentence transformation, error correction, etj.
Funksionet gjuhësore duhet të trajtohen në mënyrë sa më të larmishme duke përdorur
situata nga të gjitha fushat e jetës por duke ruajtur formatet dhe shprehjet që jepen në
tekstet mësimore. Nxënësi duhet të jetë i përgatitur kryesisht për këto funksione
gjuhësore:
3
-

expressing their interests,

-

talking about different fields of arts,

-

contrasting ideas or comparing their ideas with thoshe of ther people,

-

recommending places,

-

making assumptions and suggestions (proposals, comments).

Përsa i përket të shkruarit mësuesi duhet të ushtrojë nxënësit e tij që të dinë të
organizojnë me të tëra elementët forma të ndryshme eseje ose kompozimi jo letrar.
Ata duhet të përgatiten që të ndërtojnë paragrafë të saktë nga ana strukturore dhe
leksikore, dhe paragrafë në një njësi të unifikuar (ese’ ose thjesht kompozim).
Gjithashtu mësuesi duhet të përgatisë nxënësit që të jenë të aftë të përmbledhin me
shkrim një përvojë personale duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tyre në një tekst
koherent.
2.

Aftësitë dhe njohuritë që duhet të zotërojë nxënësi maturant për të qenë
i përgatitur për Provimin e Maturës në gjuhën angleze si lëndë me
zgjedhje.

Nxënësi i ushtrohet provimit të Maturës në Gjuhën angleze duhet të demonstrojë
aftësitë dhe njohuritë e tij si më poshtë vijon:
2.1 Të Lexuarit dhe të Kuptuarit (Reading Comprehension)

Vlerësimi i këtij komponenti do të bëhet mbi bazën e një teksti të panjohur mbi të
cilin do të ndërtohen pyetje që do të testojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një
pjesë letrare ose jo letrare, dhe për të gjykuar mbi të.
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe kuptojë në mënyrë globale tekste për të
gjetur informacionin e kërkuar; për të mbledhur informacionet që i kërkohen nga
pjesë të ndryshme të një teksti, apo tekste të ndryshme për të përmbushur një detyrë
apo kërkesë të caktuar.
Më poshtë po rradhisim disa aspekte të leximit:


Marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë.



Reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të
duhur prej tij.
4


Paraqitja e elementëve provues që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi.



Thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj.



Formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës.



Zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementëve që
justifikojnë përgjigjen e dhënë.



Kuptimin global të tekstit (në tërësi).



Kuptimi i thelluar: gjetja e të pashprehurës ose idesë që nënkuptohet,
qëndrimin e autorit, etj.



Plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit.



Gjetjen e fjalëve referuese.



Zgjidhjen e ushtrimeve leksikore dhe gramatikore rreth tekstit.

2.2 Të Shprehurit me Shkrim (Writing)

Në provimin e maturës nxënësi duhet të jetë në gjendje të prodhojë tekste të shkruara
mbi një gamë të gjerë temash duke i lidhur elementët në mënyrë lineare, duhet të jetë
në gjendje të bëjë përshkrime të hollësishme mbi tema të njohura, të tregojë me
shkrim përvojat e tij duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij, të përshkruajë një
ngjarje, një udhëtim real apo imagjinar, të tregojë një histori, të shkruajë ese’ mbi
tema të ndryshme, të shkruajë një letër personale apo zyrtare, të bëjë komentin e një
filmi qartë, të shkruajë një informacion duke u nisur nga shënimet e marra etj.
Për vlerësimin e kësaj aftësie nxënësi duhet të paraqesë një produkt të shkruar prej
120-150 fjalësh, në të cilin duhet të zhvillojë një temë mbi një çështje me interes të
përgjithshëm e duke marrë shkas nga pjesa e panjohur ose që nuk ka lidhje me të.
Nxënësi do të vlerësohet për: përmbajtjen, leksikun, korrektësinë gramatikore si dhe
strukturën e koherencën.
Të shprehurit me shkrim përfshin:


të shprehurit me shkrim në formën e një eseje për një gamë të gjerë temash të
njohura e komplekse që janë trajtuar ndër vite. (agrumentative essays giving
for/against opinion and solutions to problems);

5


një produkt të shkruar saktë nga ana gramatikore dhe të strukturuar mirë (short
letters, application or recommendation letters, summaries of texts, reports,
reviews and short articles);



lidhjen në mënyrë koherente të informacioneve nga burime të ndryshme;



shprehjen e pikëpamjeve në formë të argumentuar;



përdorimin e një repertori të gjerë leksikor;



komente me shkrim për probleme të ndryshme (stories, descriptions of people,
places, events and objects).

2.3 Përdorimi i Gjuhës (The Use of English)
Në këtë program njohuritë kryesore që nxënësi ka marrë, janë të dhëna përmes fushës
tematike të mëposhtme, e cila është e ndarë në linja dhe nën-linja sipas tematikës së
zhvilluar dhe elementëve gramatikorë, të cilët zhvillohen në mënyrë spirale gjatë
viteve të shkollës së mesme dhe jepen të detajuara në program.
Shprehitë
Shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar janë dhënë përmes akteve dhe funksioneve
komunikative. Ato tregojnë se cilat janë shprehitë kryesore që një nxënës ka fituar
përmes realizimit të programit lëndor dhe që ai është i aftë të shprehë.

6
Tipet e ushtrimeve të rekomanduara për çdo fushë

Të lexuarit dhe të Kuptuarit (Reading Comprehension)

-

Pyetje mbi përmbajtjen e tekstit.

-

Ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash.

-

Plotësimi i vendit bosh me informacionin e duhur (Sentence or phrase
completion).

-

Ushtrime me përgjigje po/jo.

-

Ushtrime me e vërtetë/e rreme (True or False).

-

Ushtrime me disa alternativa (Multiple Choice, përzgjedhje e alternativës
së saktë nga 4 ose 5 alternativat e dhëna).

-

Ushtrime ku i kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur
nga teksti i dhënë.

-

Ushtrime ku i kërkohet reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe
nxjerrja e informacionit të duhur prej tij.

-

Vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve
(Arrangement of paragraphs).

-

Ushtrime ku i kërkohet paraqitja e elementëve provues që mbështesin
idenë e dhënë nga vetë nxënësi.

-

Ushtrime ku i kërkohet thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e
sinonimit të saj.

-

Ushtrime ku i kërkohet formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja
e moralit të pjesës.

-

Ushtrime ku i kërkohet zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe
paraqitja e elementëve që justifikojnë përgjigjen e dhënë.

Përdorimi i Gjuhës (Use of English Grammar and Vocabulary)

-

Ushtrime me zëvendësim, zëvendësimi i një fjale me të ngjashmen e saj.

-

Ushtrime transformimi, shprehja e një fjalie me një strukturë tjetër por
duke ruajtur kuptimin e fjalisë.

-

Ushtrime me shumë zgjedhje/ alternativa (Multiple choice).
7
-

Ushtrime me plotësime vendesh bosh, vendosja e fjalës së duhur.

-

Ushtrime me ndërtim fjalish.

-

Ushtrime me gjetje dhe korrigjime gabimesh, bashkim i një funksioni me
strukturën përkatëse, etj.

-

Matching (përshtatje).

Të Shkruarit (Writing)

-

Shkrimi i një e-mail-i, ku i tregohet një miku rreth një eksperience që ka
lënë mbresa.

-

Përmbledhje e një filmi, libri, ose historie.

-

Aplikime ose rekomandime për një punë part-time (kohë të pjesshme).

-

Shkrimi i një eseje përshkruese ose argumentuese me tërë fazat e ndërtimit
të saj.

-

Raporte ku shprehet një vlerësim ose një propozim.

-

Shprehja e mendimit rreth një çështjeje të caktuar.

Struktura e Provimit në përqindje
Aspektet Gjuhësore që do të vlerësohen

Përqindja

Reading and Comprehension

40%

Të Kuptuarit e një teksti të shkruar (letrar ose
joletrar)

Use of English (Grammar and Vocabulary)
Përdorimi i Gjuhës (gramatika dhe leksiku)

40%

Writing
Të Shkruarit (ese’ ose krijim, një letër, kërkesë,
përshkrim, artikull, përmbledhje, etj.)

8

20%
3. Përmbajtja e Programit
Fushat tematike dhe leksiku
Kjo rubrikë e programit grupon linjat kryesore si edhe nën-linjat, të cilat janë të
përbashkëta për mësimin e gjuhës së huaj. Ato reflektojnë interesat dhe motivimin e
nxënësve dhe përfshijnë gjithë sferën e marrëdhënieve familje-shoqëri-nxënës; sferën
publike dhe sferën profesionale si edhe aspektin kulturor e qytetërimin.
Përmbajtja tematike është mbështetur në programin lëndor dhe tekstet shkollore të
gjuhës angleze. Tematika e mëposhtme, e parashikuar për provimin e maturës, do të
përfshijë temat bazë dhe nëntema të marra nga kurrikula dhe tekstet.
Duke pasur parasysh se shkollat e zhvillojnë mësimin me libra të ndryshëm, tematika
është formuluar në mënyrë përgjithësuese dhe jo sipas titujve të mësimeve me të cilët
nxënësit janë familjarizuar, por sigurisht përfshin të gjitha njohuritë e përvetësuara
përmes këtyre teksteve:
Tematika (topics)


Personal identification



Home and Family



Education, School



Work & Business



Culture, Cilivisation



Science, Technology



Leisure Activities



Holidays, Travelling



Human Body, Health



Shopping



Food and Drink



Public Services



Weather, Climate, Plants & Animals



Sociopolitical Issues



Nature and the Environment

9


Language

Leksiku
Programi ka karakter tematik. Në bazë të temës, përzgjidhet dhe integrohet në të
përmbajtja leksikore e domosdoshme, aktet gjuhësore si edhe strukturat gramatikore
që mundësojnë realizimin e komunikimit. Nxënësi duhet të zotërojë një repertor
leksikor të mjaftueshëm për t’u përballuar me sukses dhe për t’u shprehur lirshëm dhe
saktë me shkrim.
Aktet dhe funksionet komunikative
Sugjerohen aktet dhe funksionet e mëposhtme, të cilët shërbejnë si mënyrë orientuese
për hartimin e testit dhe vlerësimin e nxënësve. Aktet dhe funksionet komunikative
japin shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar deri më tani.


Expressing interests on something



Expressing and eliciting preferences



Expressing obligation, permission and prohibition



Giving personal information or advice to someone



Expressing opinions; agreeing, or disagreeing



Suggesting, and taking a decision



Asking about/recommending places



Talking about experiences



Expressing regrets and wishes



Giving apologies



Expressing condition



Expressing possibility, probability, certainty



Expressing similiarities/differences, and contrasts



Stating hypotheses, making assumptions and suggestions



Expressing concern, repeating and confirming

Elementët dhe strukturat gramatikore

10
Për një komunikim të saktë nga ana gramatikore, si me gojë ashtu edhe me shkrim,
sugjerohet të punohet në mënyrë të përqendruar mbi strukturat dhe çështjet
gramatikore më të rëndësishme të trajtuara ndër vite.


Verb Tenses:

Present Tenses, Past Tenses, Future Tenses, Perfect Tenses, Continuous Tenses


Gerund and Infinitive Verb Patterns:

(She hates washing up. The teacher asked me to revise the topic once again.


Reported Speech (positive, interrogative and imperative forms)



Active and Passive Voice: (present, past, future, perfect)



Conditionals: (0, 1st, 2nd, and 3rd, conditional sentences (verb tenses and
their
combinations)



Modal Verbs (may, might, should, have to, must, ought to, could)



Adjectives (comparison degrees, and different ways of comparison)
Adjective + preposition combinations.



Prepositions and Idiomatic Prepositional Expressions, and Phrasal Verbs



Adverbs & Adverbial Clauses (purpose, time, reason, concession, manner,
place)



Connectors (above all, such as, then, therefore, whereas, instead, furthermore,

however, even so, etc.)

Note to students:
You must think about the language you want to use. It is not enough just to
memorize lists of expressions or to memorise the texts from your coursebook. You
11
need to be able to adapt your knowledge to the situation. Language is a creative
process.
If you have worked steadily and sensibly during the course then the ‘Matura Exam’
should come as a surprise to you.

12

Contenu connexe

Similaire à Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhje

HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.pptHARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.pptisli5
 
Arsimi fillor programi i trajnimit
Arsimi fillor programi i trajnimit Arsimi fillor programi i trajnimit
Arsimi fillor programi i trajnimit shkelqimcakoni
 
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).pptHARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).pptisli5
 
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docprogrami-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docBurim Guri
 
Teoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rastiTeoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rastiValbona Imeraj
 
Projekti duke u perpunuar
Projekti duke u  perpunuarProjekti duke u  perpunuar
Projekti duke u perpunuarMiftar Gashi
 
Mesim plotësues dhe shtues kl.III 201718
Mesim plotësues dhe shtues kl.III  201718Mesim plotësues dhe shtues kl.III  201718
Mesim plotësues dhe shtues kl.III 201718Zekirja Latifi
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorZuhdiHajzeri
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreAlush Kryeziu
 
Antoneta Ramaj
Antoneta RamajAntoneta Ramaj
Antoneta RamajQSA-Tirane
 
Vleresimi permbledhes
Vleresimi permbledhesVleresimi permbledhes
Vleresimi permbledhesAberi Kajo
 
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliTe lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliirena kotobelli
 
Student Learning Outcomes Kollege Biznesi 2022.pptx
Student Learning Outcomes Kollege Biznesi 2022.pptxStudent Learning Outcomes Kollege Biznesi 2022.pptx
Student Learning Outcomes Kollege Biznesi 2022.pptxAfrim Alili
 
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelliirena kotobelli
 
Kurrikula-me-zgjedhje-1-Plani-mesimor-2022-2023-93qwbf (1).doc
Kurrikula-me-zgjedhje-1-Plani-mesimor-2022-2023-93qwbf (1).docKurrikula-me-zgjedhje-1-Plani-mesimor-2022-2023-93qwbf (1).doc
Kurrikula-me-zgjedhje-1-Plani-mesimor-2022-2023-93qwbf (1).docFilani2
 
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombiProjekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombiMarsida Mezja
 
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.docKimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.docStefKot
 

Similaire à Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhje (20)

HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.pptHARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
HARTIMI_i_TESTIT_PERMBLEDHES bazuar ne kompetencaa.ppt
 
Arsimi fillor programi i trajnimit
Arsimi fillor programi i trajnimit Arsimi fillor programi i trajnimit
Arsimi fillor programi i trajnimit
 
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).pptHARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
HARTIMI_i_TESTIEDHES_Adriana_SKE (1).ppt
 
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docprogrami-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
 
Teoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rastiTeoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rasti
 
Projekti duke u perpunuar
Projekti duke u  perpunuarProjekti duke u  perpunuar
Projekti duke u perpunuar
 
Mesim plotësues dhe shtues kl.III 201718
Mesim plotësues dhe shtues kl.III  201718Mesim plotësues dhe shtues kl.III  201718
Mesim plotësues dhe shtues kl.III 201718
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
 
Projekt kurrikular
Projekt kurrikularProjekt kurrikular
Projekt kurrikular
 
Antoneta Ramaj
Antoneta RamajAntoneta Ramaj
Antoneta Ramaj
 
Vleresimi permbledhes
Vleresimi permbledhesVleresimi permbledhes
Vleresimi permbledhes
 
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliTe lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
 
Student Learning Outcomes Kollege Biznesi 2022.pptx
Student Learning Outcomes Kollege Biznesi 2022.pptxStudent Learning Outcomes Kollege Biznesi 2022.pptx
Student Learning Outcomes Kollege Biznesi 2022.pptx
 
Modul mesimor 1
Modul mesimor 1Modul mesimor 1
Modul mesimor 1
 
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelli
 
Kurrikula-me-zgjedhje-1-Plani-mesimor-2022-2023-93qwbf (1).doc
Kurrikula-me-zgjedhje-1-Plani-mesimor-2022-2023-93qwbf (1).docKurrikula-me-zgjedhje-1-Plani-mesimor-2022-2023-93qwbf (1).doc
Kurrikula-me-zgjedhje-1-Plani-mesimor-2022-2023-93qwbf (1).doc
 
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombiProjekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
 
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.docKimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
Kimia 10 - Plani mesimor2022-2023.doc
 
Gati per test
Gati per testGati per test
Gati per test
 

Plus de Ismail Memushaj

Rregulla të përgjithshme gjatë punës në laborator
Rregulla të përgjithshme gjatë punës në laboratorRregulla të përgjithshme gjatë punës në laborator
Rregulla të përgjithshme gjatë punës në laboratorIsmail Memushaj
 
Rezultatet e Provimit të Matematikës MATURA SHTETËRORE 2014
Rezultatet e Provimit të Matematikës MATURA SHTETËRORE 2014Rezultatet e Provimit të Matematikës MATURA SHTETËRORE 2014
Rezultatet e Provimit të Matematikës MATURA SHTETËRORE 2014Ismail Memushaj
 
Rezultatet e Provimit të Letërsisë MATURA SHTETËRORE 2014
Rezultatet e Provimit të Letërsisë MATURA SHTETËRORE 2014Rezultatet e Provimit të Letërsisë MATURA SHTETËRORE 2014
Rezultatet e Provimit të Letërsisë MATURA SHTETËRORE 2014Ismail Memushaj
 
Programi Orientues 2013-2014,Matematike e thelluar
Programi Orientues 2013-2014,Matematike e thelluarProgrami Orientues 2013-2014,Matematike e thelluar
Programi Orientues 2013-2014,Matematike e thelluarIsmail Memushaj
 
Programi Orientues 2013-2014, Matematike Berthame
Programi Orientues 2013-2014, Matematike BerthameProgrami Orientues 2013-2014, Matematike Berthame
Programi Orientues 2013-2014, Matematike BerthameIsmail Memushaj
 
Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët
Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarëtAmaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët
Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarëtIsmail Memushaj
 
High school 'hasan tahsini'
High school 'hasan tahsini'High school 'hasan tahsini'
High school 'hasan tahsini'Ismail Memushaj
 
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESIDUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESIIsmail Memushaj
 

Plus de Ismail Memushaj (12)

Rregulla të përgjithshme gjatë punës në laborator
Rregulla të përgjithshme gjatë punës në laboratorRregulla të përgjithshme gjatë punës në laborator
Rregulla të përgjithshme gjatë punës në laborator
 
Kompania Digitalb sha
Kompania Digitalb sha Kompania Digitalb sha
Kompania Digitalb sha
 
Rezultatet e Provimit të Matematikës MATURA SHTETËRORE 2014
Rezultatet e Provimit të Matematikës MATURA SHTETËRORE 2014Rezultatet e Provimit të Matematikës MATURA SHTETËRORE 2014
Rezultatet e Provimit të Matematikës MATURA SHTETËRORE 2014
 
Rezultatet e Provimit të Letërsisë MATURA SHTETËRORE 2014
Rezultatet e Provimit të Letërsisë MATURA SHTETËRORE 2014Rezultatet e Provimit të Letërsisë MATURA SHTETËRORE 2014
Rezultatet e Provimit të Letërsisë MATURA SHTETËRORE 2014
 
Alpet shqiptare
Alpet shqiptareAlpet shqiptare
Alpet shqiptare
 
Programi Orientues 2013-2014,Matematike e thelluar
Programi Orientues 2013-2014,Matematike e thelluarProgrami Orientues 2013-2014,Matematike e thelluar
Programi Orientues 2013-2014,Matematike e thelluar
 
Programi Orientues 2013-2014, Matematike Berthame
Programi Orientues 2013-2014, Matematike BerthameProgrami Orientues 2013-2014, Matematike Berthame
Programi Orientues 2013-2014, Matematike Berthame
 
Fenix JA REKALAME
Fenix JA  REKALAMEFenix JA  REKALAME
Fenix JA REKALAME
 
Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët
Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarëtAmaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët
Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët
 
High school 'hasan tahsini'
High school 'hasan tahsini'High school 'hasan tahsini'
High school 'hasan tahsini'
 
Kuptimi i ngjyrave
Kuptimi i ngjyraveKuptimi i ngjyrave
Kuptimi i ngjyrave
 
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESIDUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
 

Programi Orientues 2013-2014, Gjuhe angleze me zgjedhje

  • 1. INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE (Provim me zgjedhje) LËNDA: GJUHË ANGLEZE Viti shkollor: 2013 -2014 Tiranë Janar, 2014
  • 2. 1. UDHËZUES I PËRGJITHSHËM MBI PROGRAMIN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR LËNDËN E GJUHËS ANGLEZE DHE MBI PËRDORIMIN E TIJ NGA MËSUESIT Ky program orientues mbështetet në standardet e arritjes së mësimit të gjuhës angleze dhe bazuar në udhëzimin e datës 26/12/2013 të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit ‘Për Zhvillimin e Provimeve të Maturës Shtetërore’ ku gjuha e huaj është përcaktuar provim (lëndë) me zgjedhje. Niveli i njohurive i përket nivelit B2 sipas dokumentit evropian “Kuadri i Përbashkët Evropian i referencave për Gjuhët. Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën angleze, është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik ashtu edhe në aspektin gjuhësor (gramatikor, leksikor) dhe funksional. Ky program duhet të nxisë inspirim dhe sfidë për të gjithë nxënësit dhe t’i përgatisë ata për të ardhmen. Programi Orientues është ndërtuar duke pasur parasysh nevojat e nxënësve si dhe zhvillimet e tyre personale. Synimet e Programit Ky program synon:  Të ndihmojë nxënësin në përgatitjen e tij për provimin e maturës në gjuhën angleze.  Të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit dhe për t’u dhënë orientimet e duhura nxënësve.  Vlerësimin e njëkohshëm të 2 aftësive kryesore (nga katër aftësi që ka gjuha e huaj) dhe dy konceptet bazë, që janë: të lexuarit dhe të kuptuarit dhe të shprehurit me shkrim.  Të japë orientime për specialistët e gjuhës angleze që merren me hartimin e testeve të Maturës Shtetërore. 2
  • 3.  Vlerësimin e të kuptuarit dhe të shprehurit me anë të strukturave gjuhësore bazë, aftësinë për të përdorur gjuhën që është e përshtatshme për anglishten standarde (në aspektin e saj morfologjik, sintaksor, leksikor dhe funksional).  Të matë aftësinë për të përdorur formimin gjuhësor në mënyrë të pavarur, në mënyrë korrekte dhe të përshtatshme në situatën e komunikimit me shkrim duke shprehur aftësinë e organizimit të ideve, mbrojtjes së ideve të tyre me shembuj dhe argumenta nga jeta e tyre. Udhëzime praktike mbi përdorimin e programit Për përdorimin e këtij programi mësuesi duhet të ketë parasysh specifikën e gjuhës së huaj, ku nxënësi në provim do të përballet me situata të reja ose me pjesë të reja leximi por tematika, gramatika dhe funksionet gjuhësore do të jenë po ato. Kur flitet për tematikën kryesore në program (p.sh:” Life of famous people”) kjo nuk do të thotë që në provim do të ketë pasazhe nga mësimet që ka në libër (p.sh David Copperfield, Jony Deep etc). Në provim mund të dalë jeta e një figure tjetër të shquar në atë fushë. Kështu që mësuesi duhet t’i përgatisë nxënësit që të kenë njohuri dhe një bagazh të konsiderueshëm leksikor për temat që janë të përfshira në program (sports and entertainment, food, health and safety, travel time, environmental issues, modern living etc.). Përsa i përket gramatikës, mësuesi duhet t’i përgatisë nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin ushtrime mbi aspektet kryesore gramatikore (passive voice, conditionals, reported speech, verb tenses and their commbination in compound sentences, adverbs and adjectives comparisons, connectors, etc.) duke dalë nga konteksti i mësimeve ku trajtohen këto probleme. Mësuesi duhet t’i verë theksin anës praktike të zgjidhjes së ushtrimeve, duke i trajtuar këto ushtrime në forma të ndryshme, herë me tipe ushtrimesh me alternativa, e herë tipe ushtrimesh të hapura, ku më të spikaturat janë sentence transformation, error correction, etj. Funksionet gjuhësore duhet të trajtohen në mënyrë sa më të larmishme duke përdorur situata nga të gjitha fushat e jetës por duke ruajtur formatet dhe shprehjet që jepen në tekstet mësimore. Nxënësi duhet të jetë i përgatitur kryesisht për këto funksione gjuhësore: 3
  • 4. - expressing their interests, - talking about different fields of arts, - contrasting ideas or comparing their ideas with thoshe of ther people, - recommending places, - making assumptions and suggestions (proposals, comments). Përsa i përket të shkruarit mësuesi duhet të ushtrojë nxënësit e tij që të dinë të organizojnë me të tëra elementët forma të ndryshme eseje ose kompozimi jo letrar. Ata duhet të përgatiten që të ndërtojnë paragrafë të saktë nga ana strukturore dhe leksikore, dhe paragrafë në një njësi të unifikuar (ese’ ose thjesht kompozim). Gjithashtu mësuesi duhet të përgatisë nxënësit që të jenë të aftë të përmbledhin me shkrim një përvojë personale duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tyre në një tekst koherent. 2. Aftësitë dhe njohuritë që duhet të zotërojë nxënësi maturant për të qenë i përgatitur për Provimin e Maturës në gjuhën angleze si lëndë me zgjedhje. Nxënësi i ushtrohet provimit të Maturës në Gjuhën angleze duhet të demonstrojë aftësitë dhe njohuritë e tij si më poshtë vijon: 2.1 Të Lexuarit dhe të Kuptuarit (Reading Comprehension) Vlerësimi i këtij komponenti do të bëhet mbi bazën e një teksti të panjohur mbi të cilin do të ndërtohen pyetje që do të testojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një pjesë letrare ose jo letrare, dhe për të gjykuar mbi të. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe kuptojë në mënyrë globale tekste për të gjetur informacionin e kërkuar; për të mbledhur informacionet që i kërkohen nga pjesë të ndryshme të një teksti, apo tekste të ndryshme për të përmbushur një detyrë apo kërkesë të caktuar. Më poshtë po rradhisim disa aspekte të leximit:  Marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë.  Reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij. 4
  • 5.  Paraqitja e elementëve provues që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi.  Thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj.  Formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës.  Zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementëve që justifikojnë përgjigjen e dhënë.  Kuptimin global të tekstit (në tërësi).  Kuptimi i thelluar: gjetja e të pashprehurës ose idesë që nënkuptohet, qëndrimin e autorit, etj.  Plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit.  Gjetjen e fjalëve referuese.  Zgjidhjen e ushtrimeve leksikore dhe gramatikore rreth tekstit. 2.2 Të Shprehurit me Shkrim (Writing) Në provimin e maturës nxënësi duhet të jetë në gjendje të prodhojë tekste të shkruara mbi një gamë të gjerë temash duke i lidhur elementët në mënyrë lineare, duhet të jetë në gjendje të bëjë përshkrime të hollësishme mbi tema të njohura, të tregojë me shkrim përvojat e tij duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij, të përshkruajë një ngjarje, një udhëtim real apo imagjinar, të tregojë një histori, të shkruajë ese’ mbi tema të ndryshme, të shkruajë një letër personale apo zyrtare, të bëjë komentin e një filmi qartë, të shkruajë një informacion duke u nisur nga shënimet e marra etj. Për vlerësimin e kësaj aftësie nxënësi duhet të paraqesë një produkt të shkruar prej 120-150 fjalësh, në të cilin duhet të zhvillojë një temë mbi një çështje me interes të përgjithshëm e duke marrë shkas nga pjesa e panjohur ose që nuk ka lidhje me të. Nxënësi do të vlerësohet për: përmbajtjen, leksikun, korrektësinë gramatikore si dhe strukturën e koherencën. Të shprehurit me shkrim përfshin:  të shprehurit me shkrim në formën e një eseje për një gamë të gjerë temash të njohura e komplekse që janë trajtuar ndër vite. (agrumentative essays giving for/against opinion and solutions to problems); 5
  • 6.  një produkt të shkruar saktë nga ana gramatikore dhe të strukturuar mirë (short letters, application or recommendation letters, summaries of texts, reports, reviews and short articles);  lidhjen në mënyrë koherente të informacioneve nga burime të ndryshme;  shprehjen e pikëpamjeve në formë të argumentuar;  përdorimin e një repertori të gjerë leksikor;  komente me shkrim për probleme të ndryshme (stories, descriptions of people, places, events and objects). 2.3 Përdorimi i Gjuhës (The Use of English) Në këtë program njohuritë kryesore që nxënësi ka marrë, janë të dhëna përmes fushës tematike të mëposhtme, e cila është e ndarë në linja dhe nën-linja sipas tematikës së zhvilluar dhe elementëve gramatikorë, të cilët zhvillohen në mënyrë spirale gjatë viteve të shkollës së mesme dhe jepen të detajuara në program. Shprehitë Shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar janë dhënë përmes akteve dhe funksioneve komunikative. Ato tregojnë se cilat janë shprehitë kryesore që një nxënës ka fituar përmes realizimit të programit lëndor dhe që ai është i aftë të shprehë. 6
  • 7. Tipet e ushtrimeve të rekomanduara për çdo fushë Të lexuarit dhe të Kuptuarit (Reading Comprehension) - Pyetje mbi përmbajtjen e tekstit. - Ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash. - Plotësimi i vendit bosh me informacionin e duhur (Sentence or phrase completion). - Ushtrime me përgjigje po/jo. - Ushtrime me e vërtetë/e rreme (True or False). - Ushtrime me disa alternativa (Multiple Choice, përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 ose 5 alternativat e dhëna). - Ushtrime ku i kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë. - Ushtrime ku i kërkohet reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij. - Vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve (Arrangement of paragraphs). - Ushtrime ku i kërkohet paraqitja e elementëve provues që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi. - Ushtrime ku i kërkohet thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj. - Ushtrime ku i kërkohet formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës. - Ushtrime ku i kërkohet zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementëve që justifikojnë përgjigjen e dhënë. Përdorimi i Gjuhës (Use of English Grammar and Vocabulary) - Ushtrime me zëvendësim, zëvendësimi i një fjale me të ngjashmen e saj. - Ushtrime transformimi, shprehja e një fjalie me një strukturë tjetër por duke ruajtur kuptimin e fjalisë. - Ushtrime me shumë zgjedhje/ alternativa (Multiple choice). 7
  • 8. - Ushtrime me plotësime vendesh bosh, vendosja e fjalës së duhur. - Ushtrime me ndërtim fjalish. - Ushtrime me gjetje dhe korrigjime gabimesh, bashkim i një funksioni me strukturën përkatëse, etj. - Matching (përshtatje). Të Shkruarit (Writing) - Shkrimi i një e-mail-i, ku i tregohet një miku rreth një eksperience që ka lënë mbresa. - Përmbledhje e një filmi, libri, ose historie. - Aplikime ose rekomandime për një punë part-time (kohë të pjesshme). - Shkrimi i një eseje përshkruese ose argumentuese me tërë fazat e ndërtimit të saj. - Raporte ku shprehet një vlerësim ose një propozim. - Shprehja e mendimit rreth një çështjeje të caktuar. Struktura e Provimit në përqindje Aspektet Gjuhësore që do të vlerësohen Përqindja Reading and Comprehension 40% Të Kuptuarit e një teksti të shkruar (letrar ose joletrar) Use of English (Grammar and Vocabulary) Përdorimi i Gjuhës (gramatika dhe leksiku) 40% Writing Të Shkruarit (ese’ ose krijim, një letër, kërkesë, përshkrim, artikull, përmbledhje, etj.) 8 20%
  • 9. 3. Përmbajtja e Programit Fushat tematike dhe leksiku Kjo rubrikë e programit grupon linjat kryesore si edhe nën-linjat, të cilat janë të përbashkëta për mësimin e gjuhës së huaj. Ato reflektojnë interesat dhe motivimin e nxënësve dhe përfshijnë gjithë sferën e marrëdhënieve familje-shoqëri-nxënës; sferën publike dhe sferën profesionale si edhe aspektin kulturor e qytetërimin. Përmbajtja tematike është mbështetur në programin lëndor dhe tekstet shkollore të gjuhës angleze. Tematika e mëposhtme, e parashikuar për provimin e maturës, do të përfshijë temat bazë dhe nëntema të marra nga kurrikula dhe tekstet. Duke pasur parasysh se shkollat e zhvillojnë mësimin me libra të ndryshëm, tematika është formuluar në mënyrë përgjithësuese dhe jo sipas titujve të mësimeve me të cilët nxënësit janë familjarizuar, por sigurisht përfshin të gjitha njohuritë e përvetësuara përmes këtyre teksteve: Tematika (topics)  Personal identification  Home and Family  Education, School  Work & Business  Culture, Cilivisation  Science, Technology  Leisure Activities  Holidays, Travelling  Human Body, Health  Shopping  Food and Drink  Public Services  Weather, Climate, Plants & Animals  Sociopolitical Issues  Nature and the Environment 9
  • 10.  Language Leksiku Programi ka karakter tematik. Në bazë të temës, përzgjidhet dhe integrohet në të përmbajtja leksikore e domosdoshme, aktet gjuhësore si edhe strukturat gramatikore që mundësojnë realizimin e komunikimit. Nxënësi duhet të zotërojë një repertor leksikor të mjaftueshëm për t’u përballuar me sukses dhe për t’u shprehur lirshëm dhe saktë me shkrim. Aktet dhe funksionet komunikative Sugjerohen aktet dhe funksionet e mëposhtme, të cilët shërbejnë si mënyrë orientuese për hartimin e testit dhe vlerësimin e nxënësve. Aktet dhe funksionet komunikative japin shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar deri më tani.  Expressing interests on something  Expressing and eliciting preferences  Expressing obligation, permission and prohibition  Giving personal information or advice to someone  Expressing opinions; agreeing, or disagreeing  Suggesting, and taking a decision  Asking about/recommending places  Talking about experiences  Expressing regrets and wishes  Giving apologies  Expressing condition  Expressing possibility, probability, certainty  Expressing similiarities/differences, and contrasts  Stating hypotheses, making assumptions and suggestions  Expressing concern, repeating and confirming Elementët dhe strukturat gramatikore 10
  • 11. Për një komunikim të saktë nga ana gramatikore, si me gojë ashtu edhe me shkrim, sugjerohet të punohet në mënyrë të përqendruar mbi strukturat dhe çështjet gramatikore më të rëndësishme të trajtuara ndër vite.  Verb Tenses: Present Tenses, Past Tenses, Future Tenses, Perfect Tenses, Continuous Tenses  Gerund and Infinitive Verb Patterns: (She hates washing up. The teacher asked me to revise the topic once again.  Reported Speech (positive, interrogative and imperative forms)  Active and Passive Voice: (present, past, future, perfect)  Conditionals: (0, 1st, 2nd, and 3rd, conditional sentences (verb tenses and their combinations)  Modal Verbs (may, might, should, have to, must, ought to, could)  Adjectives (comparison degrees, and different ways of comparison) Adjective + preposition combinations.  Prepositions and Idiomatic Prepositional Expressions, and Phrasal Verbs  Adverbs & Adverbial Clauses (purpose, time, reason, concession, manner, place)  Connectors (above all, such as, then, therefore, whereas, instead, furthermore, however, even so, etc.) Note to students: You must think about the language you want to use. It is not enough just to memorize lists of expressions or to memorise the texts from your coursebook. You 11
  • 12. need to be able to adapt your knowledge to the situation. Language is a creative process. If you have worked steadily and sensibly during the course then the ‘Matura Exam’ should come as a surprise to you. 12