Të gjeturat më të vjetra (rreth 3000 vite) për popullsinë e Rrafshnaltës së Peshterit rrjedhin nga vendbanimi Delimexhë. Sipas mendimit të shumë shkencëtarëve dhe hulumtuesve, banorët më të vjetër të kësaj treve në tërësi kanë qenë të fisit Iliro-Dardan. Janë toponimet e shumta të kësaj treve që na i përkujtojnë Ilirët. Emërtimet: Ras, Ibar, Pešter, Biševo, Vapa, Lim etj.,janë me prejardhje shqipe (rrasë- ploča, (lumi Ibër)Ibar-i bardhë, Lum-Lim, Vapa- vapë, (Pešter)Peshë-težina, ter-terësi,thatësi).
Gadishulli ballkanik ka qenë në ballë të ekspansionit romak duke filluar nga shekulli i VII-të. Dihet mirë që Romakët shumë herët e kanë eksploatuar minierën e hekurit në Glluhavicë
1. Historia e lashtë shqiptare e Peshterit
Ismet Azizi
Të gjeturat më të vjetra(rreth 3000 vite) për popullsinë e Rrafshnaltës së Peshterit rrjedhin nga
vendbanimi Delimexhë. Sipas mendimit të shumë shkencëtarëve dhe hulumtuesve, banorët më të
vjetër të kësaj treve në tërësi kanë qenë të fisit Iliro-Dardan. Janë toponimet e shumta të kësaj
treve që na i përkujtojnë Ilirët. Emërtimet: Ras, Ibar, Pešter, Biševo, Vapa, Lim etj.,janë me
prejardhje shqipe (rrasë- ploča, (lumi Ibër)Ibar-i bardhë, Lum-Lim, Vapa- vapë, (Pešter)Peshë-
težina, ter-terësi,thatësi).1
Gadishulli ballkanik ka qenë në ballë të ekspansionit romak duke filluar nga shekulli i VII-të.
Dihet mirë që Romakët shumë herët e kanë eksploatuar minierën e hekurit në Glluhavicë.
Pra, Peshteri ka qenë pjesë përbërëse e provincës së Dardanisë, e cila ka përfshirë një pjesë të
madhe të Maqedonisë, në jug të Shkupit, Kosovën dhe territorin shqiptar deri në Nish, ndërsa në
perëndim tërë Sanxhakun. Në këtë kohë gati e tërë popullata ilire pothuajse ka qenë e
romanizuar. Në kohën e ndarjes së Perandorisë Romake, në at të Lindjes dhe Perëndimit, territori
i Sanxhakut është gjetur në kufirin e ndarjes në mes këtyre dy Perandorive.
Depërtimi i sllavëve të jugut në këto hapësira është bërë gjatë shekullit të VII-të kur u okupua
popullsia autoktone dhe për një kohë gjatë një numër i konsideruar është sllavizuar, duke
ndërruar edhe fenë. Edhe në këto anë popullsia është ndarë në katolikë dhe ortodoksë (Aleksiqët
nga Borikovci afër Bajevicës, Jakovljeviqët nga Znushe, Qurqiqët nga Rogozna, Glloxhoviqët
nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqët nga Dolova).
Diku rreth 100 vite para ardhjes së osmanëve pjesa më e madhe e territorit të Sanxhakut i ka
takuar Bosnjës. Me ardhjen e osmanëve popullsia vendase shqiptare, dhe siç thonë disa
historianë boshnjak, popullsia bogumile, pranuan islamin si shpëtim nga depërtimi i misionarëve
katolikë dhe ortodoksë, megjithëse bogumilët shumë çka në besimin e tyre fetar kishin pika të
përbashkëta me besimin islam. Okupimi i Sanxhakut dhe Malit të Zi ka zgjatë gati 100 vjet.
Dokumenti i parë i shkruar në histori është i vitit 1396dhe ka të bëjë me Glluahavicën ku gjendej
Kadiu i cili i kishte shkruar sundimtarit të Dubrovnikut. Kjo letër nuk është ruajtur, por është
ruajtur përgjigjja e sundimtarit të Dubrovnikut dërguar kadiut të Glluhavicës me datën 28 mars
1396.
1
Grup Autorësh: Novi Pazar i Okolina, Beograd 1967. Faqe 90.
2. Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës, e cila ka zgjatë nga viti
1683 deri në vitin 1699, ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së
Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja
e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është
shpërngulur popullsia e besimit islam ndërsa ajo katolike e fisit Kelmend në drejtim të veriut në
3. Srem2
( Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak) dhe Shumadisë ( prej nga është gjyshi i
Karagjorgjes, Xhin Marash Klimenti)3
. Përkundër vështirësive, në këto vise arritën të mbijetojnë
fiset Shkreli, Hoti, Gruda,Shala, Kuqi, Kastrati, Muriqi, Lajqi, Gucia, Plakiqi etj. Këto fise, deri
vonë, nuk pranuan islamin.
Ndërsa një shkrim i vjetër, i cili përmend vendbanimin Tutin, një ndër vendet më të mëdha të
Peshterit, është ai i udhëpërshkruesit Irbi dhe Mekenzi, nga viti 1868.
" Roja e Sanxhaklinjëve na e tërhoqi vëmendjen, posaçërisht në një kodër, dhe na tha se në këtë
trevë janë dhjetëra fshatra të cilat nuk e kanë pranuar sulltanin dhe as që kanë paguar taksat deri
par disa viteve. Ne e pyetëm;" po tash fshatarët a paguajnë taksa"?
" Jo në tërësi”, na u përgjigjën. " Por nuk mundën më t’i sundojnë fqinjët e tyre dhe se më nuk
po shkon si ka shkuar më parë".
Dialogu që pasoi është me rëndësi pasi që zbulon fakte në lidhje me përbërjen etnike dhe
religjioze të popullsisë të asaj treve.
" A janë ata fshatarë boshnjak apo shqiptar?" " Janë të përzier. Kufiri i vërtetë në mes tyre është
Rozhaja por do të gjeni shqiptarë të përzier me boshnjakët gjithkund këtu pari deri në Sjenicë".
" A ka të krishterë këtu pari"? kishin pyetur kalimtarët. Përgjigja ishte: " Ka, por pak, shumë
pak".4
Pas okupimit të Bosnjës dhe Hercegovinës që ndodhi në vitin 1878 dhe pas dëbimit të popullsisë
boshnjake,së pari nga Nikshiqi dhe Kollashini, në Peshter u vendos një numër i madh i
muhaxhirëve boshnjakë nga Bosnja. Kjo shpërngulje e muhaxhirëve nga Bosnja dhe
Hercegovina dukshëm ka ndikuar në forcimin e strukturës etnike boshnjake dhe në zhvillimin e
vetëdijes së sanxhaklinjëve musliman - boshnjakëve të Sanxhakut. Në këtë kohë, pra në vitin
1877, vjen edhe te ndarja, përherë të parë,e Sanxhakut nga Bosnja.
Nga Kongresi i Berlinit (1878) deri te Luftërat Ballkanike,Sanxhaku ka qenë pjesë e Vilajetit të
Kosovës me qendër në Shkup. Kjo është periudha e sulmeve dhe terrorit të cilat i kanë kryer
grupet paramilitare serbe dhe malazeze. Një situatë e tillë i ka detyruar sanxhaklinjtë që të
mbrojnë jetën dhe qëndrimin në vendin e tyre. Periudha më e vështirë ka qenë ajo e okupimit të
Sanxhakut nga serbët dhe malazezët në vitin 1912. Ky terror është bërë me pretekst të dorëzimit
të armëve që është udhëhequr nga Boško Boskovič5
. Për këto arsye, gjatë Luftërave Ballkanike
2
M. Kostič," Arnautsko naselje u Sremu",Juzna Srbuija, IV, Skoplje 1923
3
M. Bošnjak-S. Jakovleviċ; Karađorđevici, SkrivenaIstoria; http://www.scribd.com/doc/233285064/Milorad-
Bo%C5%A1njak-Slobodan-Jakovljevi%C4%87-KARA%C4%90OR%C4%90EVI%C4%86I-skrivena-istorija
4
Esad Dzudzevic,Bosnjaci tutina kroz istoriju,1998, Tutin
5
H. Avdiċ, Pložaj muslimana u Sandžaku, 1912-1942, Sarajevo 1991,faqe.34-36
4. dhe Luftës s I-rë Botërore, ka pas humbje të popullsisë, gjegjësisht shtim negativ të popullsisë,
për herë të parë dhe të fundit.
Me krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ( 1918) pozita e popullsisë së Sanxhakut në
këtë shtet vështirësohet edhe më tutje. Pa të drejta elementare, të nënçmuar dhe të pa pranuar si
komb dhe si krahinë historike. Sanxhaku vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, për pak kohë, ka
arritur të krijoj autonominë, të cilën komunistët në fund të luftës e suprimuan. Rol të
rëndësishëm në mbrojtjen e popullsisë së Sanxhakut ka luajtur Xhemal Koniqanin në Peshter
ndërsa Aqif Blyta në mbrojtjen e Pazarit nga shfarosja prej çetnikëve të Drazha Mihailoviqit.
Gjatë gjithë periudhës së diktaturës komuniste, Sanxhaku e sidomos Peshteri, i banuar me
shumicë shqiptare, ishin në vazhdimësi të terrorizuar. Sidomos gjatë periudhës së Rankoviqit kjp
popullsi ishte nën presion të paskrupullt të asimilimit.
Rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe në ndriçimin e të vërtetave historike dhe etnografike kanë
lujatur intelektualët e kohës, siç ishin dr. Ejup Mushoviq, Rizvan Reshoviq dhe disa të tjerë.
Në vitet e 90-ta, dhe me shpartallimin e Jugosllavisë, nga terrori me përmasa të gjenocidit,
Sanxhaku pothuajse pas 100 vite të vakuumit zhvillimor në aspektin kulturor dhe nacional, arrti
të trasoj rrugën e krijimit të institucioneve politike, kulturor dhe humanitare. Me krijimin e
Këshillit Kombëtarë Boshnjak të Sanxhakut, në maj të viti 1991, në të gjitha institucionet u vunë
themelet e autonomisë së Sanxhakut. Në tetor të vitit 1991 në Sanxhak është zhvilluar një
referendum popullor ku është votuar për autonominë politike dhe territoriale me të drejtë
bashkimi me Shtetin e Kosovës, apo B dhe H. Rreth 98 % e votuesve janë deklaruar në favor të
kësaj çështjeje të referendumin. Peshterasit, gjatë gjithë këtyre periudhave ka luajtur rolin
kryesor në rrugëtimin e autonomisë së popullit të Sanxhakut.
Nëse i citojmë të gjitha burimet dhe autorët perëndimor, që flasin në favor të faktit se Sanxhaku
ishte gjithmonë pjesë e pandashme e Shqipërisë etnike, do të duhej hapësirë shumë më e madhe.
Të dhënat nga e kaluara e deri më sot janë shembuj të pakt që gjenden në një oqean të madh
faktesh. Në punimet e mëvonshme do të mundemi t”i përmendemi faktet që përfundimisht
vërtetojnë se Peshteri asgjë nuk ka të bëjë me emërtimet artificiale “Stara Serbija” apo “ Stara
Rashka” të prodhuar në shekullin e XIX nga propaganda serbe.
Në këtë treve jeton në vazhdimësi shekullore popullata shqiptare Në asnjë periudhë kohore
historike kjo trevë nuk ishte pa shqiptarë. Shqiptarët mbijetuan në Ukrainë, Siri, Egjipt, Itali,
Dalmaci, pse mos të mbijetojnë edhe në Peshter, gjegjësisht në Sanxhak,territor ky i ngjitur me
popullsinë shumicë shqiptare të Kosovës .