2. Big Bang, është modeli kozmologjik i kushteve fillestare dhe të mëtejshme të
zhvillimit të Universit që mbështetet nga shpjegimet më të sakta dhe më të
hollësishme, të nxjerra nga provat shkencore dhe vëzhgimet e tashme.
3. Mendimet:
Sipas kozmologëve, termi Big
Bang përgjithësisht lidhet me idenë
se Universi është zgjeruar prej një
gjendjeje fillestare të nxehtë dhe të
dendur në një kohë të caktuar në të
kaluarën (matjet më sakta të
disponueshme në vitin 2009
sugjerojnë se kjo gjendje u ndesh
13.3 deri 13.9 miliard vjet më
pare),dhe vazhdon të zgjerohet edhe
sot.
4. Teoria e Big Bang-ut
Teoria e Big Bangut u zhvillua prej vëzhgimeve në strukturën e Universit dhe
nga konsiderata teoretike. Në vitin 1912 Vesto Slipher mati për herë të parë
spostimin e Doplerit të një "nebule spirale" (nebula spirale është një term i
vjetërsuar i galaksisë spirale), dhe shpejt se zbuloi se të gjitha këto nebula po
largoheshin nga Toka. Ai nuk zotëronte implikimet kozmologjike të këtij fakti,
dhe madje në atë kohë ishte shumë e diskutueshme nëse nebulat ishin spirale
"universe ishujsh" jashtë Rrugës së Qumështit.
5. t
Dhjetë vjet më vonë, Alexander Friedmann, një kozmolog dhe matematikan
rus, nxorri ekuacionet e Friedmanit prej ekuacioneve të Einsteinit në
relativitetin e përgjithshëm, duke treguar se Universi mund të jetë duke u
zgjeruar në contrast me modelin e Universit static të mbrojtur nga Einsteini
në atë kohë.
Në vitin 1924, matjet e Edvin Habëllit në distancat e mëdha në nebulën
siprale më të afërt treguan se këto sisteme gjendeshin në galaktika të
tjera.Duke nxjerrë pavarur nga ekuacionet e Friedmanit në vitin
1927, Georges Lemaître, një fizikant dhe prift katolik belg, parashikoi Lindjen
e Universit.
6.
7. Modeli i Big Bang-ut
Sipas modelit të Big Bangut,
Universi u zgjerua prej një
gjendjeje tmerrësisht të dendur
dhe shume të nxehtë dhe vazhdon
të zgjerohet edhe sot. Grafiku i
mësipër, është konceptimi i një
artisti për zgjerimin e një pjese të
rrafshëttë Universit.
8. Faleminderit për vemendjen tuaj!!!
Relaksojeni vetveten nën tingujt e muzikës sime!!!