SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  120
1
DY DRINAT (17)
E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE
KULTURORE
Bicaj, Kukës, Tetor, 2015
2
BOTUES:
Essat dhe Muharrem Hamz Bilali
Drejtimi i redaksisë:
DY DRINAT (Essat Hamz Bilali)
Bicaj, Kukës
Shqipëri (Albania), Europe
DY DRINAT (Dardan E. Bilali)
270 Sixh Str.
Palisades Park, NJ 07650
USA
Telefoni dhe Faksi: 201 461 9429
E-mail-i: lumkos@verizon.net
Anëtarë të redaksisë:
Izet Duraku, poet
Rexhep Shahu, poet
Mirjana Përzhita, gazetare
Elmira Muja, gazetare
Blerina Halili, gazetare
Islam Dogjani, gazetar
Kontribues:
Hysen Shehu, poet
Dr. Fejzullah Gjabri, studiues
Isa Halilaj, studiues
Dr. Yrjet Berisha, poet
Sulejman Dida , poet
3
PËRMBAJTJA
1. Essat Bilali, Sr. Sc.
DY TRI FJALË...,5
2. XXXXXXXXXXXX
I'DASHUN, EFENDI TAHIR KERNAJA,......................................9
3. Dr. Yrjet Berisha
POEZIA E BEQIR MUSLIUT,:
(Vazhdon nga numri i kaluar)
POEZIA ME INTERTEKST METAFIZIK,...................................10
4. Dr. Fejzulla Gjabri
TË DHËNA PËR EPOSIN E KRESHNIKËVE
NË VISIN E LUMËS
Information about the Heroic Epos in the
Province of Luma, ........................................................................26
5. Msc. YmerVehapi, inxhi. dipl.xeh.
NJË FAMILJE E MADHE LUMJANO – KOSOVARE,..................39
6. Nga Zudi Hamiti
DËSHMI NGA KURTISH KOLOVERI
I STRAJANIT TË GOSTIVARIT,.................................................43
7. Isa Halilaj, Studiues, “Mësues i Merituar”
Zef Gruda “Artist i Popullit”-
FIGURË E SHQUAR E SHKOLLËS
MUZIKORE SHQIPTARE
Në 25 vjetorin e vdekjes, ...............................................................47
8. Aziz Bytyçi
Doli nga shtypi revista "Dy Drinat"
NGA KORIFENJTË CANA E MUSLIU,
TEK ATDHETARI I TOPOJANIT,...............................................52
4
8. Stavro Skendi
LETËR HISTORIKE....................................................................55
9. Essat Bilali, Sr. Sc.
ZHDUKJA E XHEMË SIMNICËS – GOSTIVARIT,.....................57
10. Nezir Spahija, Paris, Francë,1977
PER NJE SHQYRTIM ME TE MIRE DHE
ME KONKRET TE NGJARJEVE HISTORIKE
TE KRAHINES LUMES GJATE PERPJEKJEVE
PER PAMVARESI KUNDER PUSHTUESVE
TE HUAJ:TURQ DHE SERB:
KRITIKA E ZOTNI TAHIR KOLGJINIT
(SHEJZAT N 4 E 6 1969), ............................................................67
11. Hysen Shehu, poet
PËR NJI NJIQIND VJETOR TE SHTREJTE,..............................93
12. Neshat Bilali, veteran i Luftës & Esat Bilali, Sr. Sc.
NJË LIBËR MONOGRAFI PËR
MUHARREM BAJRAKTARIN,...............................................105
5
DY TRI FJALË...
I nderuari z. Ekrem Bardha,
Ka kohë që e kam marrë letrën tuaj. Atë e kam lexuar me
kujdes dhe jam gëzuar shumë që ishit mirë me shëndet. Ka dashtë
Zoti që edhe unë jam mirë.
Letra e juaj përmbante disa pika, të cilat më nxitën të bëj pak
fjalë.
Së parit, dua të vë në dukje edhe një herë që ndihmesa e juaj
kombëtare si nga ana e juaj ashtu edhe përmes përfaqësuesit të
Kongresit Amerikan, z. Bloomfield, ka qenë e shënuar dhe çdo
atdhetar i vërtetë i ngulimit këtu e di atë dhe e nderon. Po ashtu atë e
kam vënë në dukje edhe unë në letërkëmbimin me juve, të cilat letra
kanë gjetur vend në librin tim, Essat Bilali Letërkëmbimi 1, botuar
më 2014 në Prishtinë, të cilin do t’ua dërgoj së shpejti.
Së dyti, sa i përket asaj se unë me Zërin... nuk jam marrë
shumë me bashkësinë, është e vërtetë dhe kjo i ka shkaqet e saja. Në
rend të parë, revista që kam botuar unë për më shumë se një çerek
qindvejtshi, ka pasur përqendrim tjetër: të jehojë të vërtetën historike
të Kosovës në kundërshtim me atë të falsifikuar serbe. Pastaj, ajo
kishte gjithashtu për qëllim të nxiste kritikën në bashkësi, së cilës i
ishte zënë fryma nga qarqet me botëkuptime politike-ideologjike. Për
këto shkaqe, ajo nuk është marrë me punët e bashkësisë. Por ka edhe
shkaqe të tjera.
Profesor Stavro Skendi, i vetmi me titull të merituar i dhënë
nga instituti ku punonte për veprat që ka pas botuar, jo i vetëquajtur,
në një letër të hapur shpërndarë më. 28 tetor 1969, flet për një
mbledhje të bërë në Palermo të Italisë, një mbledhje shkencore
përkushtuar Skënderbeut, në të cilën ai shkon për të marrë pjesë si
shkencëtar, por që ajo mbledhje shndërrohet në politike. Ndër të
tjera, Prof Skendi shënon se aty u tha se “Vatrës” “Nëse i mungon
shpirti, ne do t’i japim shpirt. Se ç’shpirt kuptonte, gjithë bota
shqiptare e di mirë”. Duke u përpjekur për ta sendërtuar këtë ide, në
një anë, me shtyse nga duar të padukshme, një luftë shumë vjeçare
filloi në bashkësi. Kjo shihet më së miri në Vatër, ku ishin të
përfaqësuara, pos Ballit, të gjitha grupet, të them politike. Sa i përket
6
shoqatës, aty njerëzit akuzoheshin, po nuk u shkoi për shtati atyre, se
bëjnë politikën e Shqipërisë komuniste, se kanë emra anadollakë
dhejanë kundër kësaj feje apo asaj feje. Kjo luftë shkoi aq larg sa u
bënë përpjekje për të rehabilituar (E. Liço) edhe pushtuesin fashist
me shërbëtorët e tyre. Kishte nga ata që thoshin se do të shkojmë në
Shqipëri përmes Jugosllavisë, ndonëse atëherë nuk dihej për
marrëveshjen që kishte qenë bërë...
Kjo gjendje pasqyrohej gjithashtu në bashkësinë e gjerë. Kur
bënim demonstrata kundër politikës shoviniste kundërshqiptare
jugosllave, ndonjëherë grumbulloheshin bukur si shumë njerëz, si në
dy demonstratat e mëdha në New York City dhe një në Washington
D. C. më 1981, ndonëse u përjashtuan të ashtuquajturit agjentë të
Shqipërisë, jo për hir të atdhetarisë, por për të marrë kredit
kapadaillëku, por më së shumti në demonstrata ishim të pakët, sa
shpesh turpëroheshim nga ai numër i vogl në atë bashkësi të madhe,
sepse të gjithë veprimtarët që nuk bënin pjesë në të ashtuquajturat
parti konsideroheshin komunistë, sepse këta tjerët ishin nacionalistë
dhe kështu asnjë shqiptar atdhetar nuk gjendej. Tahir Kërnaja –
Currani, një njeri i mirë dhe atdhetar i kulluar, nuk lejohej të
përhapte në xhami lëndë kundërjugosllave në përkrahje të kauzës
kosovare kombëtare. Të ndjerit Tahir tashmë, i shkruheshin letra
kërcënuese duke e quajtur agjent të Tiranës komuniste për ta
diskredituar. Zëri i Malsisë, i cili bënte shumë zhurmë kundër
Jugosllavisë në përkrahje të kauzës kosovare me malsorët e tij trima
e atdhetarë, quhej Kal Troje i Tiranës komuniste për ta asgjësuar...
Flitej se nuk duhet të luftohej kundër Serbisë, se ajo është e vjetër si
shtet dhe ka shumë përvojë.. Të gjithë ata që ishin veprimtarë kundër
pushtuesit serb ose shikoheshin me dyshim, ose quheshin agjentë të
Tiranës komuniste për dallim, madje edhe shkruheshin letra dhe
dërgoheshin në Shqipëri më vonë me atë përmbajtje nga agjentët e
Serbisë. Kjo lloj propagande shkoi aq larg sa edhe UÇK-ja u quajt
krijesë e Serbisë, madje nga ndonjë veprimtar i njohur dhe po ashtu
nga ndonjë institucion, që më vonë u bënë me llafe mbrojtje e
saj!...Një gjendje e këtillë është jo vetëm për të ardhur keq, por edhe
për t’u vajtuar...Çështja e shenjtë kombëtare përzihej e bëhej lëmsh
me politikën e pa krye..., sigurisht që vinte nga ata që thotë I.
Kadareja që Vuk Drashkoviqi përpiqej të bëhej mik me të për ta
7
shukatur atë, gjë që dihet se ishin shukatur disa të tjerë, madje dikush
edhe duke bashkëpunuar me revan me gjithë vrazhdësinë e
mundshme kundër kosovarëve “stalinista” dhe luftës së tyre, që ishte
luftë kombëtare...
Pra, bashkësia, në përgjithësi, ishte e këtillë, ishte një
mbështjellje ku qeni të zotin nuk e njihte. Por, me dorë në zemër, ka
pasur individë të veçantë në të dhe, sidomos, nga disa intelektualë, të
cilët kanë punuar me gjithë çiltërinë njerëzore dhe atdhetare duke i
kushtuar kauzës kombëtare gjithë mundin e tyre, gjithë kapitalin e
tyre, gjithë shpirtin dhe zemrën e tyre. Këta nuk mund të harrohen,
ashtu siç nuk mund të harrohen ata trima që u rreshtuan në aradhët e
UÇK-së për të luftuar kundër pushtuesit serb të kombit... Pa u
zgjatur, po përmendi vetëm ndihmesën e z. Jo DioGuard-it si
përfaqësues i Kongresit e pastaj edhe vetë dhe veçanërisht me
përkrahje të përfaqësuesit të Kongresit Amerian Tom Lantos-it, e cila
ka bërë ndryshim, gjë që shqiptarët nuk duhet ta harrojnë.
Duke mos pasur vlerësime kritike për bashkësinë,
shumëkush mendonte se bashkësia është e bashkuar dhe atdhetare.
Meqenëse ai grupi që e quante veten Vatër, duke aluduar në klasiken,
bënte shumë zhurmë dhe paraqitej si përfaqësuese e bashkësisë, gjë
që nuk ishte, madje duke shkruar letra diktatoriale për Shqipërinë,
për çfarë disa personalitete shqiptare, ashtu edhe zyrtarët shqiptar,
duke përfshirë edhe Dr. Berishën, mendonin se ajo ishte ashtu siç e
paraqisnin këta. Prandaj mbështeteshin në të, duke e konsideruar si
përfaqësuese e bashkësisë, gjë që nuk ishte. Por nuk kaloi shumë
kohë dhe ata u njohën me të vërtetën. Duke e parë këtë gjendje të
përzier, ata ngelën me gisht në gojë. Po në të vërtetë, kjo nuk duhej
të ndodhte. Si demokratë që mëtonin se ishin, duhej të mbështeteshin
në bashkësinë, ose në një numër veprimtarësh dhe intelektualësh, se
fundja këta ishin ata që mundësuan një ndryshim, jo bashkësia ose
ajo shoqata që quhej Vatër dhe që zgjidhte Arshi Pipën ose ndonjë
pipë tjetër si ai për kryetar të saj...
Duke mos e parë këtë gjendje dhe duke u manipuluar me
demagogjitë e disave, qeveritë demokratike të Shqipërisë i mbyllën
sytë ndaj atij realiteti që duhej të shihej me sy qartë. Por kjo nuk
ndodhi, jo nga ajo se shqiptarët nuk e çmojnë atdhetarinë, por nga se
politika nuk i ka lrjuar, në një anë dhe nga lufta që bëhej gjithashtu
8
në ngulim, nga ana tjetër, për atë se "kur ka hyrë dhelpra në lumë, a e
ka lagur bishtin", e mjegullonin gjendjen. Pikërisht për këtë Kryetari
i Shqipërisë i dekoroi ata që, e thom me keqardhje, nuk kanë pasur
fare merita kombëtare...
Sidoqoftë, për çështjen kombëtare, për Kosovën, nuk duhet
të diskurajohet dhe të thuhet, si disa, se nuk e vlen të luftohet për
Shqiptarinë, por ata duhet ta ndiejnë veten kryelartë, sepse kanë bërë
detyrën e tyre siç thonë ”bëre të mirën dhe hidhe në det, nëse nuk e
di peshku, e di Zoti vetë”...
Duke ju përshëndetur, ju bëj shumë të fala, madje me
atdhetari të kulluar. Dëshiroj nga zemra që të keni shëndet dhe të
jetoni sa më shumë, se Shqiptaria ka nevojë për atdhetarë të vërtetë!
Essat Bilali, Sr. Sc.
270 Sixh St.
Palisades Park, NJ 07650 USA
9
I'DASHUN, EFENDI TAHIR KERNAJA.
Me'vjen shum mir qe 'je ba edhe politikan' botnor tash kohnat e
fundit. 'Bravo te qoft bre burr malcije. Ndigjo se po t’i shkruj nja dy
fjal pse' ta du te miren. dhe jo si ata spijunet e Tiranës qe tallen me
ty.
Te gjitha keta letra dhe telegrame qe na çon zoidnija e juaj poshtë
perpjet, i dijm shum mir se kush i shkrun, kush i perpilon, se aj asht
nji spiju i Tiranes.
Asht mesu spijuni qe te hedhi gurin dhe te meshefi doren, po derikur
ka mend aj qe ta vazhdoj ket veprimtari spijuni anti Shqyptar edhe
anti Amerikane' ne 'favof te Stalinistavet te Tiranes.
Me ndigjo mu i dashun z, Tahir, hiqju atyne punvet se nuk jan pun te
ndershmë ata qe 'po te detyrojn ty me i ba. Te gjith e dijn qe ti nuk je
ne gjendje qe te shkrush letra ne gjuhen Engleze, edhe ne at Shqype
edhe sje ne gjendje.
Aj qe te meson ty me anen e spijunevet te tjer, pse nuk del vet si burr
haptaz dhe t’i shkrujn vet keta telegrame dhe letra bombastikesa per
sy dhe faqe qe te rrejn Kosovaret e trash qe su mesun me at qeveri
majmunash ha la.
Ban si te dush po nji dit kan me te lan rrugvet te botes si ata Homles
qe jan neper N.Y. dhe qeverija nuk ka me te ndihmu masi ti merresh
me nji element shum te ndyt, dhe aj asht elementi Enverist Labo
Ortodoks komunist. Çfar asht kjo Rinija Kosovare kur ti je gjysh e
mi gjysh, kjo asht turp per ty, mlidhe menden njiher e mir dhe qindro
si qindrojn te gjith nacionalistat e ndershem.
Mendoju mir pra, dhe lene strajcen me marrina qe ta ngarkojn lopet e
Gjinokasters le ta majn ata vet strajcen e turpit.
Me/15/5/89
10
POEZIA E BEQIR MUSLIUT
Dr. Yrjet BERISHA:
(Vazhdon nga numri i kaluar)
POEZIA ME INTERTEKST METAFIZIK
Beqir Musliu krijoi sipas traditës
së poezisë klasike dhe
bashkëkohore frënge, që i hap
rrugë lirikës hermetike e
neosimbiliste, poezisë
bashkëkohore evropiane. Në
opusin e tij lirik bie në sy
gërshetimi i lirikave medituese
me motive metafizike, me
intertekste konfesionale. Poeti
në librin “Lulëkuqet...” ka një
vjershë titulluar: “Rekuiem II”,
ndërtuar me motiv meditues, që
paraqet problemin e ekzistencës,
vështirësitë, humbjet e rastit. Në
këto vargje del edhe Krishti, si
arketip i shkëputur nga
intertekstualiteti i shkrimeve të shenjta, duket se “zbret” nga afresket
që t’ua lajë mëkatet e turpin një frati dhe një murgeshe, që puthen
nën afreskun ku ishte portreti i shenjtit. Ata ndëshkohen;
shndërrohen hi e pluhur në Golgotha. (Gol. toponim hebre, Kalvar
top., latin).
Poezia “II. Nokturno” shpreh dilemën e shqiptimit të jetës me
ngjyra shqetësuese. Vargjet e tilla tingëllojnë me ton shprese edhe
atëherë kur troket fatkeqësia:
“Dhe n’at dritare t’kthyeme kah njerzit në rrugë...
E – dersia kumbonaret e qytetit t’rrahin n’mesditë
E t’ngulen në shtiza – si Krishti n’Golgotha
Ju, dilni të gjithë nga shtëpijat, e dashunoni”
11
Si e tillë, kjo lirikë ka motiv dashurie, frymë njerëzore të sinqertë, që
s’fshehet nga askush. Ndjenjat e pastra dalin nga lëvozhga mistike
dhe ireale. Dashuria s’ndalet edhe kur kambanat rrahin në mesditë
për të dhënë kumte lutjesh, lumturie a mort të papritur. Të
dashuruarit edhe mund të ndëshkohen, ashtu siç e pësoi edhe Krishti
në Golgothë. Ka edhe në disa vargje thurur mbi Sermben, që
identifikohen me intertekstin metafizik të njeriut të parë - Adamit,
kur ëndërron parajsën e ndalur të Adamit, e zemra i ngulet në hu. Ky
motiv lexuesit i kujton flijimin e Issa-it në Golgothë. B. Musliu me
këto vargje paraqet sakrificat e poetit romantik që u ngjajnë vuajtjeve
të interteksteve të sipërshënuara nga shkrimet e shenjta.
Në librin “Parabola”, cikli ”Molla e Afërditës”, në disa vargje
subjekti urtak zbulon mollën e Ademit nga miti i lashtë i kopshtit të
Edenit. Kafkat jehojnë si kambanat, si objekt kushtrimi e ftesë.
Portretizohet Ademi, me imazh kompleks nga kopshti i Edenit, që
ndërlidhen me mollën e Afërditës, dhe darka e fshehtë e tradhtisë,
kobit dhe tragjedisë. Në librin: “Darka e magjisë”, poezia “Anatema
A”, subjekti i saj ilustrohet me motiv biblik, mëkate, spastrim,
rrugëtim shenjtëror, intertekst antik, lirikë shpitërore, engjëj në krah
të djathtë, furtuna, zanafilleje, çështje hyjnore të padukshme,
trashëgimia materiale dhe shpirtërore e të parëve të njerëzimit. Lirika
mbyllet me motivin e pendimit, dëshpërimit, kërkim – faljeje për
pasardhësit, që nuk u lënë asgjë në botë, veç pastërtisë e qetësisë së
çiltër shpirtërore, por armiku i dënon nga smira. Vjersha “Anatema
Zh” ka tekst dramatik shkruar në veten e dytë, subjekti lirik me
emrin e Krishtit del njeri i bekuar, i shenjtë, bredh me këmbëngulje
të etshme fushës së lodhshme. Motivi i shiut analizohet si fenomen
atmosferik spastron mumiet egjiptase nga mijëvjeçarët e hershëm.
Ndërkaq, aty shfaqet edhe arketipi tjetër, Juda, nxënësi i Krishtit, i
cili sipas shkrimeve biblike tradhtoi atë, nuk i jep ujë për të pirë,
andaj e ndjek hija e vet, shpirtin e ka të rënduar me mëkat e turp.
Ciklin “Nata e Bartolomeut” hap poezia “Parabola (1)” dhe mbyllet
me “Parabola (2)”, si edhe shtatë vjersha me titull praktik: “Bleni i
parë” – “Bleni i shtatë”. Shikuar sipas analizës intertekstuale, “Nata
...” pasqyron në nivel asociativ vështirësitë e popullit. Kështu, tërë ky
stof lirik thuret në binarë aludues konfesionalë dhe historikë, ku
12
shpalosen mynxyrat, vuajtjet shqiptojnë përbirimin nëpërmjet vrimës
së gjilpërës, shtrati i tradhtisë sjell vdekje, ku bozhuret lulëzojnë pas
plojës. Nata d.m.th. tragjedia sjell fatkeqësi çnjerëzore, kafkat
zhduken. Metafora e kafkave lakohet nëpër shtatë vjersha, frymëzuar
nga gjetjet e rralla arkeologjike, ilustruar me kulla, muze, trëndafilat
që lulëzojnë, vdekja s’përfundon. Mrekullia vishet me gjuhën e
zjarrit, organe njerëzish të vdekur mbijnë bimë. Kullës i shuhet loza.
Këngë vaji ka. Nënat vajtojnë plojën e paparë të përlyer me gjak. Në
ballë lulëzon trëndafili i gjakut (që simbolizon fundin tragjik të
njeriut) nga thikat e kafkat me baltë. Varrezat stolisen nga
duarshtrirët në rrugë. Në fushëbozhure shtohen vdekjet. Zogjtë nëpër
kulla ndërtojnë çerdhe. Shqiptimi i vjershave të tilla herë - herë
shkallëzohet në ambis, hije, teh shpate, ngrirje. Dielli fshihet nga kjo
tragjedi. Gijotina e dashuria rrinë afër njëra- tjetrës. Nusja gjarpër
sjell krushq të zinj. Korbi përhap kob. Prushi djeg. Njeriu bën jetën e
zogut në kafaz. Thikat vallëzojnë, valët e kohës ndahen në sfera
gjaku në det.
Në ciklin “Fushë – Bozhur” ka një poezi: “Me një ushtë të ndiqet
bota përsëri”, që ndërtohet në formë të dialogut, ku poetit vazhdon të
paraqesë tmerret e reminisencës (rikujtesës) historike - konfesionale,
që lexuesit i rikujton vringëllimën e luftës, ushtën që s’zë vrima e
gjilpërës, s’bën punë, kurse dielli vallëzon tehut të shpatës, me frikë,
kob, lëkura e ulkonjës ha krerë. Pastaj satanatë në kremten e
përgjakshme shfaqen si dëshmitarë të heshtur. Profetët mbeten të
mjerë; s’kanë krye e nam, janë të paaftë, humbin besimin e kopesë
(besimtarëve). Teksti mbyllet me shqiptimin e formulës së pagëzimit.
Cikli “Metafizika e Prishtinës (varianti i parë)”, vjersha “Anatema
A”, nis me motivin e udhëtimit të trilluar të heroit lirik, alter ego e
një interteksti nga mitologjia e shkrimeve të shenjata. Udhëtimi
mistik bëhet në shuplakë, në mënyrën fantastike, bredhjet e ndjekura
nga një mijë e një mrekulli. Jeta shtyhet me vështirësi. Nëpër porta të
ndryshme përbirohen engjëj që mishërohen, mbrojnë vlerat e botës.
Kur keqësohen gjërat, shpëtim gjejnë nga trëndafilat që marrin formë
dhe kanë aftësi të të folurit, me forcë magjike dëbohen gjësendet
fizike e abstrakte. Cikli “Metafizika e Prishtinës” (varianti i dytë).
Vargjet e poezisë “Imazhi i tretë”, subjekti ngjashëm me arketipin e
Issa-it, përbirohet kurtheve të padukshme të Magjisë i lidhur në qa
13
Musliut dhe garkuar në shpinë. Ky intetekstualitet është sa metafizik
edhe në konfesional. Këmbët përbirohen vrimës së gjilpërës, në
kopshtin e verdhë fshihet fytyra irnosëse që paraqesin vuajtje,
shikojnë përtej çudisë, treqind palë syshtizë në ëndërr e plagë në
ndjekin. Në shesh llahtarie zhvishet, nuk zgjohet as si i dehur e as si i
vdekur. Mesdita shndërrohet në kambanë shurdhuese.
Kurse cikli “Orfeum” ka poezinë “Anatema A”, të cilën poeti B.
Musliu e shkroi në frymën e tingëllimës, ku mbisundon motivi
metafizik. Vargje shqiptohen pa shfrenim etik e social, babëzi, uri,
darka e magjisë si fundi çnjerëzor, fatkeqësi, vaj, mort, vazhdon
udhëtimi i fshehtë, në kafka alternohen lulebozhuret mitike. Ka udhë,
imazhe ëndrrash, dëshira, shfaqet zjarri i kaltër (i ferrit) në Orfeum,
përbirimi nëpër rrathët e ferrit. Në fund të shëtisë, udhëtari mbetet i
urituri në darkën magjike.
Vjersha “Orfeumi (I)” nis me largimin e kokës nga parajsa, ku edhe
varroset me dhëmbë, krejt i ri. Orfeu si këngëtar mitik, në këtë lirikë
pasqyrohet si figurë metafizike, që për të shpëtuar të dashurën,
sakrifikon të hyjë nëntokë, ecën zbrazësisë së parajsës. Me këmbën e
majtë shkel të këqijat, gënjeshtrat, me këmbën e djathtë shkel
parajsën, i mbërthyer, i robëruar, i masakruar përcillet me këngë
magjepsëse, buzët në gotën e verës i mban, muros zbrazësitë në
krahun e djathtë, lumi nëntokësor vërshon brigjet, do të shpëtojë nga
Pikëllimi, për Euridikën, që në lirikë s’del, por nënkuptohet se
përfundimisht mbetet në Had, i dëshpëruar, i zhgënjyer ai del jashtë
pa atë.
Cikli “Darka e magjisë (Kreu i dytë)” përbëhet nga pesë vjersha,
ndarë në pesë pjesë. Tematika e tyre lidhet me intetrtekste të
shkrimeve të shenjta, gërshetuar me motiv meditues, ku gjakohet
urtësia, mençuria dardane, fusha mugulluese, gjaku i derdhur nëpër
beteja, përgjakjet e nënsqetullave. Shpuza ose hiri i Feniksit
ringjallet në Fushë. Dielli, kjo metaforë astrale, simbolozon shenjtin,
që vëren sfidat e urisë në Darkën e magjisë. Vera derdhet me ibrik të
artë shumëshekullor. Jehonë dasmash të rrejshme, këngëtarët
kremtojnë natën e përgjakshme në Darkën e Kokave, pastaj shfaqet,
shtrohet Magjia e zezë, ndodh metamorfoza; këmbët thyejnë murin
mes thikave. Shpina shndërrohet në sofër grykësish. Ditët numërohen
në përroje gjaku. Interteksti i krijimit të qenieve njerëzore (Hava)
14
rishfaqet nga brinja e thyer e Adamit. Në sofër ulet dielli turpërues,
që shkakton të këqija. Në Darkën e magjisë bota gjunjëzohet nga
mëkatet, vuajtjet e bruzta të Robit, që është arketip i Adamit. Në
nënkokë fshihet sofra ose darka e flisë. Shtizat puthin (vrasin)
shpatullat e Robit të anatemuar nga kopshti parajsor. Magjia pret
gjunjë, ngulfatet në gjumin e parë, pas Darkës për të mos u gdhirë
nga ankthi i fundit në botë. Fajësia, dilema e flijimit të të shenjtit
mbyll këtë cikël poetik.
Libri “Orfeiana”, (2004), është lirikë e vëllimshme e poetit, si në
tematikë, ide, teknikë vargnimi, rrënjët i ka te librat “Parabola”, 1976
e “Darka e magjisë”, 1978. Nën cikli i parë:”Metafizika e sfidimit -
Karta e alkimisë”, hapet me vjershën “Darka e purpurt”, ndërtuar me
disa vargje me tekste dialogu, vështrim - lexim në lëkurën e fytyrës,
ku deshifrohen magjitë, imazhe fushëbetejash, shtrimi i një sofre,
gllabërimi i paqenë. Ky intertekstualitet sërish iu rikthehet
ligjërimeve të shkrimeve të shenjta, që poeti i shndërroi në tekste
lirike. Me motivin e përbirimit nëpër fushë sprovohet subjekti lirik i
lashtësisë. Magjia e panjohur hap kurthe, me duar të subjektit
ringjallet Robi. Fati i shenjtit njëjtësohet me Dardaninë e robëruar,
mbuluar me purpur dhe imazhe të darkës së magjisë.
Në nënciklin “Poetika e përditshmërisë” ka disa poezi, si:
“Parathënia e alkimisë”, “Nga poetika e përditshmërisë, 1”, “Nga
poetika e përditshmërisë, 2”, “Misteri i germave”; stërmbullari i tyre
ka intertestualitet abstrakt, hermetik, fantastik. Këtu pasqyrohet
motivi i hapësirës së bardhë, plagë pa autorësi, vuajtje si të thoit të zi.
Pastaj shfaqet motivi dionisian, vera në kupë sjell lumturi çasti.
Lirika merr motiv mistik; gjakohet dorëshkrimi i mbledhësve të
purpurt që ëndërrojnë, sepse në intertekstin mistik hyhej e dilej
lirisht. Motivi i verës çrregullon ekuilibrin dhe vendosmërinë dhe i
paraprin fatkeqësisë, lëvizjet bëhen me kokë e shpinë ngarkuar me
peshën e intrigave etike, që më vonë zgjojnë ndjenjat e fajësisë,
pendimi shumëshekujsh. Lirika gërshetohet me intertekst mitik,
aktual, lirikë pëshpëritëse etj., me arketipe shkrimesh të shenjta,
mistike, si edhe nga artet dhe shkencat e tjera. Me vorbull imagjinues
dhe me ëndrra industriale, poeti e ilustron me haxhiografi, germa që
krijojnë një Dhjatë fiktive me gjurmë.
15
Të poezia “Misteri i germave”, poeti sfidon shkrimet e tipit magjik.
Sistemi i germave krahasohet me ushtarë ngadhënjyes. Gjaku i
trazuar ndan kohën e artë në simbole, krijon faqet e bardha nga
historia e dhjatës së purpurt, që gurëzohet metaforë në lirikë. Vjersha
“Nga poetika e përditshmërisë, 3”, krijohet nga një intertekst i tipit
didaktik, estetik, sociale dhe strategji njerëzore dhe hyjnore: germat
acarohen, fillimisht krijohet përshtypja se gabimisht yshten,
sulmojnë bardhësinë, shenjtërinë.
Në ciklin “Enigma – Imazhi”, poezia: “Magjia e enigmës”, poeti thur
vargje mbi prekje të buta pa iu zverdhur fytyra, kërkon rrënjët e
mandragorës në farë shpatulle, gjuha ngjitet në qiellzë, arrin të
zgjedhë mrekullitë e botës, lulëzimi në kornizën e kokës së
mandragorës grimcohet në shuplakë. Mendimet çelin zogj
(shumëzohen), varroset shenjtëria. Lirika “T’i zgjidhim memecët”
është me motive udhëtimi nëpër botë. Thika ngulet në mollën e
premtuar të zanafillës. Këto motive gërshetohen me intertekstualite
me subjekte lirike me emrat e Ademit dhe të Havës në kopshtin e
Edenit, mbyllur në farën e fshehtë. Dielli pikon gishtave. Memecët
flasin me gjuhë të zjarrtë. Magjia trilluese sjell vetmi, mposhtje
vetveteje. Nga Hyu, arketip metafizik, kërkojnë shpëtim. Vjersha
“Enigma 3” e shpie lexuesin në kopshtin e Edenit, ku hiri
shndërrohet në melodinë e tre fyejve, bëhet hi (zhduken). Në një
kodër të madhe vështrohen flijimet sfiduese në formë abstrakte.
Dielli purpuror s’rëndohet, mrizon pas veshit si engjëll shekullor,
s’del në fund të magjisë së kënduar, shoqëruar me melodi fyejsh.
“Enigma, 5”, fara adhuron zanafillën e hershme, gjakohet bota,
qetësia e madhe. Alkimistët hulumtojnë barin e zi që të shpëtojnë
veten, andaj bëhen pre e sfidave të enigmave. Kori ia thotë këngës si
magjistarët. Dielli majë koke zë pisk rrotullimet e magjisë
ëndërruese, nënsqetullat mbajnë amshim.
Në nënciklin e tretë “Ligjërimi i parë para mollës”, vjershës “Skaska
(I)” i paraprin një varg – citat, i A. Bosquet. Subjekti që urtësinë ta
shndërrojë në mollë shuplake, të krijojë motive nga flora e shëmtive,
të përbirohet nëpër gjilpërë. Dora del nga sytë. Shëtia mbetet në
gjysmërrugë, kthen në kopsht të lulëzojë t’i shëmbëllejë fytyrës ku
zbulohet zjarrtësia e botës. “Para meje thika”, është lirikë ku molla e
sherrit rri para subjektit lirik, pjata me thikë vezulluese “mbjell” duar
16
lëvoreverdha, fshihet dhe shndërrohet mburojë nga sulmi i zi. Molla
– flia qëndron e pikëllueshme, e pambrojtur para thikës të armikut.
Poezia “U ringjall një legjion”, bota e vogël e gjithësisë ringjall
legjionin magjik të botës. Nga brinja e Ademit lind Hava e Parë,
kopshti i kuq mbyll nënshpatullën, në atë rilindje hyjnore e njerëzore
lulëzon lisi i lashtësisë ose pema e mëkatit, lisi i mollës (Hava). Flora
me gjuhë mbulon për mrekulli legjionin magjik. Krenarë kthehen
ëndërrimtarët zulmëmëdhenj, me lëkurë të zezë, stolisur me perla në
kremten e fshehtë. Mes brinjeve të enjtura zbulohet Hava e Dytë, dhe
mbi krye rritet një kokë gjithësie.
“Tri anët e botës”, në tri horizonte bote purpuri shndrit, e katërta e
errta, fshihet në shpinë, shprishet mrekullia. Tri fytyra portretizohen
në shuplakë, fara e katërt gjarpëruese ngjitet në degët e duarve.
Nëpër trupin e subjektit – Ademit, shtrihet nga sëmundja. Kori –
populli vajton, shtrohet në tri anë bote. Ana e katërt bie në pjatën e
darkës së magjisë, në darkën e tragjedisë. “Kundruall tryezës”
oshtijnë ankesa hyjnish që s’fshehin smirën. Lëkura e trupit shqyhet
përnatë. Mjerimi arrin në kremten e kuqe yllëzuese. “Kopshti i artë ”,
në këto vargje subjekti lirik ëndërron kopshtin e artë të Edenit në
shuplakë, në majëgjuhe vyshket gjarpri. Bota pas Ademit zbulohet në
fyt (nga molla e tij), bekimi i pafalshëm rritet me mëkate që
përhapen në tryezën më të sëmurë se flora. Duart dërrmohen si me
shkopinj. Kërcënohen hiret, ngujohen në arkivol.
Lirika “Në pjatë na shikon”, molla sfidon heroin lirik, zhduket në
shuplakë, në fund do verën e kotë të lirë, vendoset nën brinjë si Hava
mitike, shtrohet në sofrën e zbrazët. Në pjatë shihet viktima e bardhë.
Syrin xheloz e zënë magjitë, grimcohen gjymtyrët e paqena të
qenieve të lashta. “Vesh lëkurën time”, me lëkurën e subjektit molla
vishet, festohet lulëzimi i mërisë, sjellë në pjatë si shëmbëllim i
thikës së artë, mbetet syuritur në kornizë. Duart e kopshtarit i zë
magjia, ëndërron t’i fusë në zemër edhe pse nuk e ka në dorë këtë
veprim, gjakon si magjistar purpurori. Do të shkundë shpirtin e zi.
Vesh lëkurën si këmishë feste subjekti.
“Një kënd purpuror”, rregullohet këndi purpuror, shihet me çudi,
ç’ndodh me mollën e sherrit për popullin e dashur e të urryer nga
molla, me mrekullinë e nëntë të farës - jetës. Sofra shenjtërohet me
uri, dielli ulet nga barra e shpinës tinëzisht në shuplakë, jep një
17
ëndërr pas lulëzimit të shpalljes martir. Zemra e arketipit konfesional
pushtohet me rrjetë e kënd purpuror. “Skaska (II)”, i prin një varg i
poetit frëng A. Boske, që nis me figura e metafora: gjaku urtësinë
shndërron në mollë, shpiken sprova, germat mbesin në gabzherr.
Ademi do ndihmë, molla në hyrjen e nënqetullave, subjekti lirik
sprovohet në lëkurë alikimie, shqiptohen germat e bekuara, mbjellë
nga pararëndësit e paqenë që s’kërkojnë arkën e verdhur me ar.
Nëncikli “Imazh – fara”, në vjershën “Fillimi i imazhit”, zë filli i
farës mugulluese në fushë, jeta lulëzon. Vera mbushet me florë,
lulëzon bozhurja e harruar në shpirt. Mbledhësit e purpurtë gjakojnë
zanafillën e krijimit të njerëzimit. ”Imazhi, 1”, mbyllet në kornizën e
paqenë. Bozhuret hanë dy pjesët e ditës (para e pasdite). Gjakuesit e
alkimisë i zë magjia, kërkojnë lulëzim rrënjëve të Mandragorës, dhe
pinë verën e kobshme. Nga koka s’kërkohet vera, flora e pijshme,
fusha e tharë përdëllia e zezë. Thika i futet zanafillës në farë dhe e zë
ëndrra përbiruese nga dhëmbi e vera hahej kobshëm. Me copa qielli
qëllojnë pas shpinës. Në viset e mbetura zbulohet fara e gjakut,
alkimia zhvillohet në shuplakë, përhapet seanca e shenjtë purpurore.
Poezia “Imazhi, 2” pasqyron kodrën që shndërrohet në fushë të gjërë,
ku ngrihet e zbret heroi lirik, futet në ujë gjoja të lahet, por ndyhet.
Një imazh i lashtë krijon qytetin nga balta e hiri, mbijnë piramida në
hapësirë fushë, përkryhet vera në podium, vuajtjet e gjalla magjia i
kthen në fushë. Ballin kaplon dhimbja e purpurtë, blerimi i lodhur
lulëzon fushës së Mandragorës, ditëve të vështira gishtat i ngjyen me
gjak magjistari që zhvillon sprovat në shuplakën e botës së shpifur,
shfaqen lakuriq dhe turpërohen nga mëkatet e pabëra. “Imazhi, 3”,
fusha e gjerë s’sheh ëndërr, fara e gjakut përtrihet në magji. Balli si
podium shikimi, gjuha ngrin gjatë të kënduarit në amfiteatrin magjik
të Madragorës, dielli kur zbret fle në shuplakë. Butësia nëpërkëmbët,
anatemohet me paturpësi. Mëkati i paqenë në rrënjë fare, merr fund
imazhi i bukur e i shëmtuar.
“Imazhi, 6”, fara mugulluese hedh magji alkiminë e parë të zhdukur,
pas saj përbirohet nëpër vrimën e gjilpërës, zbrazëtia mbjell shëmti
në florën e alkimisë së dytë të zhdukur. Barrë ka shpinën që nga
zanafilla. Qielli mbyllet në metafora, yjet e pluhurosura, dielli
shkrihet si akull në gjuhë. Zbërthejnë 300 mrekulli e 30 lulëzime e
pushtojnë Mandragorën. Kori i shurdhër i udhëtarëve në fushë. Qielli
18
errësohet para dehjes së verës me imazhin e vet. “Imazhi, 7” krijohet
nga nënsqetulla ku rri engjëlli, fusha s’ndërron pamje, fara mugullon
tinëz në Mandragorë, lulëzimet thahen, vera është e zbarazët, blerimi
në gishtërinj prehet, ëndrrat shuhen në blerim, Mandragora
shndërrohet fytyrë e subjektit lirik, para zënies së verës në purpur,
mbyllet sërish në farë yjësore, në rrugë gjurmon zanafilla. “Vazhdimi
i imazhit”, fusha hapet - mbyllet, pamja e mrekullueshme para
zbritjes në Mandragorë, përhapet purpuri në fushë, fara thahet në
përdellesë balsami përkryhet ora e alkimisë. Trillohet fara në alkimi
florë me imazh robërues në tatuazh. Mbledhësit e purpurit gjakojnë
farën e zanafillës. Anatema krerët e paqenë në fushë, fara vështirë
zbret në fytyrë - Mandragorë. Nëncikli “Ligjërimi i dytë para mollës”
ka poezinë “Skaska (1)”, me imazh rrëfimi e personazhe, thikën
kërkojnë gjakësorët, të bëjnë gjakderdhje. Ademi sheh sytë e Havës
purpurore që zbret nga coha, në podium zhvillohet magjia e djallit.
Ka gjasa që nga një sprovë magjistari i purpurtë të ngatërrohet. Hava
gjakon të mbështillej me lëkurën e Ademit si në zanafillë, e
vetëdijshme se gjërat e saj i ngjasojnë atij, se ai e ëndërron në sprovë,
e paralajmëron mbi trajtat apokaliptike të kuqërremta dy mijë vjet më
parë. “Peizazhi i mollës”, peizazhi hapet me rrathët e zinj. Molla ka
emrin mollë - kokë. Martirët flijohen për ngjyrë purpurore, magjia ua
lidh duart në shpinën e zezë. Kopshti sfidon verën e ruajtur.
Perënditë ziliqarë kokën shndërrojnë. “Fara e mollës”, magjistari i
ikën vdekjes. Bota darkon mollën e kuqe, fara zhvillohet në trajtë
molle në kopshtin e vyshkur të dashurisë ku u viktimizuan a
sakrifikohen Ademi e Hava. Në lëkurë molle gatitën trupin me akull,
gjaku zbulohet me alkimi që faraonët e…
Egjiptit gjunjëzohen, hanë fara, molla u mbin në fytin e kuq, molla
ndëshkoi Ademin të jetojë. “Vera e butësisë”, me imazh shenjtërie
zë fill purpuri e pushi përrallor, shirat në shtrihen me forcë titanike,
kopshti gjallëron, thatësia i zë në zgripc, rrufetë vrasin gjethet e
thara, zanafilla shtrohet në sofër gusht mollë. “Darka e fshehtë”,
sfidohet vera, tradhtia në degë stolis mërgimin, largimin –
tëhuajësimin e kuqërremtë në lëkurë globi nëpër anët e botës. Në
alkimi të paparë rri molla e darkës ku hahen gishtat e paqenë. Vdekja
nuk i shëmbëllen mollës sfiduese. Vera e harron mollën në degën e
mërdhirë, zbret zemërmirë në darkën e fshehtë ku kafshohet molla.
19
“Zanafilla e mollës”, molla e syve të Afërditës me hyjneshat tinëzake
përbuzin tryezën e shenjtë. Troja shkatërrohet nga sherri i mollës.
Mbetën pa kopshtin hyjnor të Ademit. “Vetulla qiellore”, molla me
madhësi vështirë e përshkruar. Mbyllet në shenjtëri (madhështi).
“Kopshti i fshehtë”, ai i Edenit, flora me alkimi, Ademi s’e lëshon
pemën e shenjtë (mollën), mbyll gojë e zemër, ajo lëshon rrënjë.
“Skaska (2)”, Molla s’harrohet. Imzoti e kthen në kopsht ku e harroi
Ademi e fisi dinak. Përbirohet subjekti lirik në tri mrekulli: e para
verbon sytë purpurorë, gjatë tri udhëtimeve ëndërron. Në mollën e
dytë ngarkohet barra e shpinës që shkarkohet në skajin e botës së
varfër. Në mollën e tretë ia ha sytë, sheh matanë detit tri mrekulli të
tjera, vizaton kurmin e artë të mollës. Kthehet në retortë alkimie dhe
i kthehen tri varrë në lëkurën e mollës që e përshkruan heroi lirik, një
mijë herë emërtohet nëpërmjet kësaj skaske.
Nëncikli “Imazhi - Obelisku”. Vjersha “Ç’u bë me Darkën e
magjisë”, heroin lirik e shqetëson rrjedha e darkës së magjisë. Dielli
– bari zbret në fron. Në sofër derdhet vera e purpurtë, uria përvidhet
fytyrës, hanë ç’patën, shi pinë në ibrikun e Issait, fara hidhet në fushë
sërish, kokat dykrerëshe mbijnë, siç i paralajmëroi Mandragora.
Nëncikli “Fshehtësia e muraleve”. Poezia “Nëpër birë të gjilpërës”,
kokë, bozhurja sillet rreth kupës së saj të skuqur, përpiqet të ruajë
përsosurinë, legjionet e pagjumësisë tradhtojnë muret, dora e djallit
vizaton një mollë krijuar para Ademit, gjakimi i tij e di tri herë më të
madh, heroi lirik përbirohet vrimës së gjilpërës, do të hajë kokën, kur
s’ka darkë, të mos qeshin së gjalli. Froni i qetësisë sëmuret.
Poemthi “Palestina” pasqyron bijtë mëkatnorë të Ademit e Havës
dinake, në rrafshinë ringjallet vdekja qindvjeçe, mbartur me shpinë
shkretëtirës së Palesitinës, që Darkën e fshehtë nuk e njohën.
Palestina shpiket në natën e korit të të shtatëve të Tebës. Palestinën e
ringjall shën Mussai nga dhjetë urdhërat e shenjta. Perëndia ndan
kokrrat e kokosit kur mungojnë bijtë e Ademit të parë e të Havës së
dytë. Kthehen në rrafshinë, kanë dhimbje gishtash, me nënthonj të
nxirë, shpina me barrën e fajësisë hyjnore e djallëzore. Në botë duan
t’i gjejnë hijet e humbura të bijve të Ademit të mjerë e të Havës së
shenjtë. Nga murana mistike kërkohet Zbulesa e fundit e profecisë.
Subjkti lirik nga nëntoka s’do të humbë si Ademi. Kurse bën mëkate
kur bijtë e Havës dinake i quan qyqarë e të dëlirë që shëtisin nëpër
20
botë, shndërrohen mollë - sherri. Biri i vogël i Ademit, mëkati më i
madh i Havës, udhëton nëpër botë i pamëkatshëm, nuk takon të atin.
Bijtë si të mallkuar që i shpallin, s’takohen në vendin e shenjtë,
shputave varin mëkatin e paqenë të të atit, të emën ndjek shkëlqimi
purpuror. Mëkati i tyre përlyen dyzet bijtë e bijat e Ademit e Havës
në tokën e premtuar (Palestina), mbetën të tetovuar në një lëvore
(sipërfaqe) ranore. Hipin në Olimpin e rrenës së madhe, në piramidën
e lartë të krenarisë së qelbur, pështyjnë Babiloninë e pushtuar e të
shkatërruar. Mëkatnorët udhëtojnë, sfidohen, kërkojnë zanafillën e
gjenealogjisë së popullit të Perëndisë që nga krijimi i botës deri sa
largohen ata.
Poeti vendos edhe pjesën e dytë titulluar “Ky është refreni im për ty
Palestinë”, subjekti vesh lëkurën e Nesimiut të gjorë. Fatamorgana i
vjen në darkë, por shenjtin e rrënon qiriu i fikur. Nesimiu do lëkurën
që të zbresë në kremte të darkojë kokën e vet dhe e lë udhëtimin.
Bijtë kërkojnë kalë të drunjtë, a një kafshë të shenjtë për të zbritur në
Palestinë ose një burak të profetit Muhamed, del grindja e vizatuar në
fleta lakre. Udhëtimi i gjatë vazhdon. Palestina ishte si i biri i vogël i
Ademit e mëkati më i madh i Havës.
Kurse cikli karakteristik “Libri i Zanafillës, 1” , ndërtohet sipas
intertekstualitetit konfesional. Këtë tekst autori e shkroi në formën e
lirikës bashkëkohore amerikane, që nis me thënie religjioze: “në
fillimi qe fjala”. Ademi zbret brinjëve dhe kërkon Havën. Ringjallen
dhimbje. Molla në sofër pikon. Atëbotë, kur e botoi poeti këtë poezi,
të zënit ngojë Ademi e Hava ishte rrezik të prekë rrapullitë (burgjet e
monizmit). Arketipi metafizik mbetet lakuriq, pa gjethe kokosi,
lëkurë irnosëse nga shirat, por jo i pabekuar, i gjorë, i paemër. Libri i
zanafillës lexohet. Ecën zbathur (Imzoti), këmbët i ngjiten për tokë.
Fillojnë haxhillëkun e ecjes së gjatë, brenda gjashtë ditëve Hyji i
krijoi në ditën e në kështjellë. Irodi pëlcet i vetmuar, përsërit
Salomianën, Irodiada pi gjakun e vet e klith. Bukuria shtatë.
Dhimbjet shndërrohen në trajtën e Havës.
Nëncikli “Saloma”, është tekst i shkruar në formë poemthi që ka
narracion, heronj, etj. Subjekti lirik dhe Imzoti vazhdojnë dialogun.
Mbretëron frika, shtangia, gjumi i rëndë i rrakullimës. Me urdhër të
Irodit vallëzohet, rituali kërkon gjak. Xhelati ia heq kokën Johanit
dhe Salomës ia dorëzon kokën. Mbretëria e mpirë vallëzon valle
21
hyjnore. Irodiada dehet. Salomën e shpallin të çmendur. Në mur
shfaqen dy figura shenjtërësh në trajtat e Mërisë e Jeshua Issa Ga
Nocrri. Udhëtojnë, shtrohet darka e Salomës qe dehëse, dhe i dashuri
i saj pi e vallëzon. Në çini ia sjellin kokën - fli të shën Joanit të gjorë.
Herodiada çmendet shkul flokët. Ceremonia e vdekjes së Kipcit
shenjtëror bëhet në darkë, kthehen petkat e Ga Nocrrit në përfundim
të gozhdimit. Takimi hyjnor me Mejremen udhës së Magdallës.
Shkretëtirave të Sinait mbledhësit e purpurtë takojnë Imzotin, nga
brinja e tij krijojnë Salomën për fëmijë, të shtrijnë lozën rrakullimës.
Mbretëria e Irodit gjunjëzohet.
Nëncikli “Libri i Zanafillës, 2”. Poeti me këtë motiv shkroi edhe
dramën “Familja e shenjtë” dhe tregimin “Kabili dhe Habili”, etj.
Vjersha ka tekst të gjatë, paraprirë nga citati: fillimisht fjala”, që nuk
e shqipton Imzoti – Ademi kërkon Havën pa e njohur askush.
Akullnajat në skenë, në frigorifer ruhet gjaku i fisit të anatemuar.
Edeni ka pamje të vjetër. Hava ndjen dhimbje shpine: lind njeriun e
parë. Ademi kur zgjohet sheh gishtat e foshnjës. Lexohet Libri i
Zanafillës, krahasuar me mileniumin e parë. Në Babiloni ndërrojnë
gjuhët nga i dërguari i Hyjit.
Beqir Musliu ka edhe disa vjersha me intretekst mistik, gërshetuar
me lirikën neosimboliste a hermetike. Vjersha “Nga poetika e
përditshme, 5”, s’pushtohet poetika - vrazhdësia e përditshmërisë që
nga zanafilla, pa vërtitje krimbash përrallorë që ripushtojnë me zjarr
e akull, në lëkurë rritet trëndafili tatuazh purpuror, zemra zog e
trembur vdes nga përdëllimi. Fortesa ironizuese ngrihet nga hiri.
Gishtat digjen fshehurazi, dhimbja zë vendin në trëndafil. Sofra
shtrohet për martirë të paemër, mësohen butësi, peshohet në fund
Dorëshkrimi i Mbledhësve të purpurtë. “Mbasthënia e alkimisë”
vendoset në një kopsht letrar, balsam nder a dashuri e përjetshme.
Hieroglifet zhburavisin fushën – jetën ku hahet buka, del uria për
gjak, sofra si e tillë s’duhet të shtrohet. Grykësit shkruajnë histori
letre, alkimi purpurore, këndojnë, udhëtimi shndërrohet në simbol,
shkëpusin metafora nga poetika e përditshmërisë a bota banale.
Nëncikli “Alkimia apo zanafilla”. Poezia “Ligjërata, 1” himnizon
imazhin e një luleje të veçantë Agave, era e së cilës është mbytëse,
kush largohet merr pikën e zezë në ballë. Lirika e tillë na kujton një
poezi të Pol Valeri-ut, titulluar “Gjethi i rënë”, teksti i së cilës
22
pasqyron një botë të re dhe atë të botës që vdes për t’u ringjallur më
vonë. Nëpër gishta pikon purpuri i shenjtë, kur shteren fjalët,
lulëzimi ndihmon. Kopshti thahet nga të pjekurit. Lulja lulëzon
fshehtë si purpuri në fytyrë ngjashëm me fushën e Kosovës. Mbrojtja
bëhet me këmishë purpuri e alkimie. “Ligjërata, 2”, sfidon vetveten
në pasqyrë, përbirohen shumë kalorës legjionesh nëpër rrathë
hyjnorë. Në betejë këmbë vallëzojnë - rrezikojnë nëpër tehun e
shpatës. Vera derdhet. Fitoret e paqena dehen, poeti ironizon me
irealitetin ultraortodoks të kohës së monizmit, kur humbësit
mesjetarë kremtonin humbjen e aleancës ilirike nga pus pushtuesit
turq, që trumbetonin se “veç ata luftuan” (sic). Bozhure këmishat
zëvendësojnë lëkurën. Kryqëzata përhap dyllin e nënsqetullave,
vështirë depërtohet përtej robërisë së lules në vazo. Pelegrinët
njëjtësohen në kornizë. Shpatat në muze s’pajtohen me heshtjen, në
afreskë ringjallet purpuri.
Poezia “Ligjërata, 3” thur lavde e ligjërime të reja, të vdekurit e të
gjallët kthehen nga udhëtimi, vazhdojnë pokuset tërthoreve të
rrezikshme që përfundojnë në kohën e gurit. Tatuazhet ruajnë
Mbledhësit e purpurtë, ku sprova e subjektit lirik njeh hirin. Ai që
s’shkoi në pelegrinazhin e shenjtë përshëndet Imzotin nga mermeri i
paqenë. Në “Ligjëratën, 4”, udhëtari gjakon një vend të zbarkojë
barrën e bota të përfitojë nga pesha e tij. Shfaqet gjakimi purpuror.
Udhëtarët udhëtojnë kornizës së fushës, hapësirën zbusin me bozhure
e gjuhë. Zhurmë kori në amfiteatër antik – ilir, të magjepsur
përmendsh lexojnë fatin në rulet, në majë shpate, nga muzetë e
vjedhura. Këndohet kënga (himni) e rrezikojnë të pinë zanafillën.
Përgjakjet mistike, fantastike vazhdojnë; shihen koka, murana, kori
dëgjohet në amfiteatro antike. “Ligjërata, 5”, për alkiminë shpaloset
trashëgimia purporore e humbur, shfaqen vuajtje e lulëzimi i fshehtë.
Nga retorta e alkimisë shpëton vera, shkrihen akuj nënsqetullave të
dyllta, lules ia zë vendin shkëlqimi purpuror. Në brohorimën e fushës
shfaqet beteja. Vjersha “Ligjërata, 6”, njerëzit s’e shpëtojnë
lulëzimin, lugina s’ecën me këmbë, koha e keqe mërgon në
lulëkuqen sfiduese. Pokusi i alkimisë vazhdon ëndrrën e zezë. Imazhi
i kuqërremtë harrohet. Udhëtimi i shpëton sfidës, pastron ditët nga
njolla trëndafilash. Mbledhësit e purpurtë zbulojnë botën dhe
shpërlajnë verdhësinë e gishtave me prekje të zeza.
23
Nëncikli “Fyelli apo mbi anatominë e fjalëve”. Vjersha “Këndimi i
parë”, alkimia zhvillohet pasi vera s’ka forcë shenjtërimi, në lëkurë
lexohet trishtimi, në tatuazh sfidohet shëmtia, pokuset premtojnë
profeci, në çast s’ndeshen njerëz të anatemuar. Mëkatet, ëndrrat,
gjërat e trilluara shfaqen shpejt. Dhembja, vdekja, kënga shkaktojnë
ftohtësi. Zogu i përgjumur ngrihet nga hiri mu si Feniksi. Në lirikën
“Hiri”, poeti gërsheton vargjet me intertekstualitet nga miti i
ringjalljes së tre fyelltarëve nga hi. Motiv orfeian, ku këngëtarët
hutohen nga ndriçimi. Prushi s’le fytyrat e pastra të alkimisë që
përbiron urtësive, banorët duan natën e vet. Gjërat materiale digjen,
purpuri shndërrohet në hi. Subjekti lirik ka tatuazh talisman në
shuplakë. Kipci shpëton në pasqyrë dhe përgatit vetëvrasjen e Ikarit
në fytyrë.
Vjersha “Shëmtia”, ka heshtje, apati, ringjallje në trilemë. Bota merr
pamje të gjorë. Hiri bëhet fjalë. Shëmtia largohet. Udha e shenjtë
fsheh purpurin. Sizifi përjashtohet nga ora e alkimisë, lulja me vesë
vështirë lulëzon, shëmtia i gëlltit. “Urtësia”, koka ruan urtësinë,
marazi i gjuhës lidhet me magji guri, mëson fshehtësinë e barit
balsamues. Alkimia sprovohet dhe kthehet purpuri. Koha mbyllet në
hirin e sezamit. Vera e zezë trashëgohet në lëkurën me tatuazh.
Gjërat treten, mbetet urtësia, gur – safir (i çmuar). Poezia
“Ndriçimi”, në ferr shkel gjithkush, hiri himnizon zjarrin e vdekur.
Heroi lirik i thur lavde ferrit. Falënderon kokën për vargun (këngën).
Në purpurin e zjarrit lahen e shpërlahen duart në hi (pas krimit të
kryer, gjakësori nga interteksti i shkrimeve të shenjta pastron duart
dhe fajin ia lë popullit të pafajshëm). Vjersha “Falendërimi”, koha e
lashtë ndriçon hirin në zjarr. Fytyra me lot pastrohet, vera e zhdukur
mbetet, s’ka uratë.
Mëria s’durohet në botë. Mbetet imazhi i luftës purpurore në tatuazh.
“Tragjika”, s’mashtron veç bukurinë, fyelli tinëzisht përbiron
(mynxyros) shëmtinë. Deti i thellë vizatohet në gjumë. Me limfë
gjaku ngrihet dollia për shpëtim bozhuresh. Khajamin takon në
dafrungën hyjnore. Vjersha “Fyell”, stinët plakin këngët e pamëkatë,
gishtat ringjallin melodi, ëndërrohet purpuri i shenjtë magjik, kur
s’ka gjëra të denja për zjarr dashurie s’duhet gjakuar. Muranat
dokumentojnë mitin e të humburve në shenjtin Albanopol, kënga me
alkimi në fytyrë i shëmbëllen vetes në pasqyrë. Nëncikli mbyllet me
24
poezinë “Vazhdimi i këndimit”, për dafrungë hyjnore ngrihet dolli,
interpretohet afreska e Imzotit në mur. Subjekti lirik përbirohet në
purpur, Imzoti gjatë peligrinazhit mbërrin në skëterrë. Të njohurit
përgatisin alkiminë, shpina s’ka shenja vulash. Ferri i ndjek në…
parajsë. Në murim flora, flet për ngrohtësinë (pranverën), kënaqet me
ëndrra, lule, vesë. Shfajësimet – mëkatet digjen në zjarr. Martirët në
shuplakë u ngjajnë atyre të antikës.
Nëncikli “Zanafilla apo alkimia”. Vjersha “Ligjërata, 1”, zanafillës
s’i flet për alkimi, s’shkarkon barrën e shpinës, këmbët shërojnë
verëra parahistorie. Kryeneçët sfidohen, të harrojnë në gojëdhëna
përhirtëse, t’i kthejnë në podium Ballkani, këmbët në Kosovë,
lexohen dorëshkrimet e mbledhësve të purpurtë gjetur në kor një ditë
para Orfeianës. “Ligjërata, 2”, nga ligjëratat e alkimisë krijohet kori i
lirë, të humburit drekojnë në mesditë në bozhure për të marrë forcë,
por kryet ua do obelisku (statujat ngrihen në sheshe). Balta e
Kosovës u ngjitet fshputave. Sofra ur s’shuan, shputave të këmbëve
vera lulëzon, majë gishtash purpurohej dielli nëpër fushë. Kori i lirë
shpëton nga këngët. Kosova ngjitet pas zanafillës së shputave.
Alkimia zhvillohet tri herë për të mposhtur veten e të zëvendësojë
bozhuren. “Ligjërata, 5”, vështirësi kohë në gur epokë, lënë tridhjetë
e tri herë alkiminë. Emri – qeniet, kërcënohen prore. Lajmëtarët e
Apokalipsit kremtojnë zhdukjen e martirëve të paqenë. Historia
vizaton tatuazh në ballë, për kohën të rilexohet në gur. Bozhurin e
merr mortja. Gjuha ha kremte të paqena. Flijimi merr trajtë të shenjtë
puprurore.
Poezia “Ligjërata, 6”, është një tekst në formë lutjeje për verën, lulen
e Kosovës. Gjërat sillen rreth emrave të zanafillës. Fushë-Kosova me
gjak strehohet në një retortë alkimie, në botën e rrafshtë. Dashuria
për verë e lule është e pashuar. Purpuri duket pluhur ashtëror, këmbët
zbulohen nga hiri i gjallë kur subjekti njëjtësohet me lulebozhure.
Vjersha “Ligjërata, 7”, maestro bekohet me germë rikrijuar tri herë.
Ngjyhet këmisha e purpurtë, heq mynxyra në eksperiment alkimik.
Ringrihet intreteksti metafizik në beteja vetë i treqindti në kremten e
kuqe - luftë. Vera pihet, Imzotit çdo gjë i mungon. Tri seanca
zhvillohen në Orfeianë, e katërta e zë pisk Imzotin zanafilla, që e
rikthen të pergamenë dhe lexohet Manueli i fshehtë, i ndaluar si
dorëshkrim i mbledhësve të purpurtë përsosë bukurinë e të zhvillojë
25
një alkimi të shenjtë, gjaku shndërrohet në Lirikat me këtë intertekst,
kur i krijoi e botoi poeti, me tepër u trajtuan si lirika hermetike, me
motive konfesionale. Kritika tradicionale këtë lirikë nuk e përfilli, e
arti i tij atëbotë shikohej me mosbesim. Poeti i vetëdijshëm se arti
s’njeh kufij, s’përfilli rregulla, andaj nuk i bëhej vonë për shijen e
penave oborrtare – moniste, që u rritën e u afirmuan nën tutelën e
politikës e jo të poetikës.
26
Dr. Fejzulla Gjabri
TË DHËNA PËR EPOSIN E
KRESHNIKËVE NË VISIN E LUMËS
Information about the Heroic Epos in the
Province of Luma
Dr. Fejzulla Gjabri
Qendra kombëtare e veprimtarive folklorike Tiranë
Përmbajtja e shkurtër.
Në ketë kumtesë është
shqyrtuar gjendja e
sotme e këngëve
kreshnike në Lumë,
duke u bazuar në
kërkimet që janë bërë
në shekullin e 20-të
dhe në dhjetëvjeçarin
e parë të shek. 21-të.
Në fillim është
përcaktuar terreni i
kërkimit, Luma, duke bërë një krahasim dhe me disa fshatra
rreth saj, si në Has dhe Dibër. Janë evidencuar këngë të botuara
dhe të mbledhura në viset e Lumës, disa këngëtarë me veglën e
lahutës, si arketipi më i vjetër, apo edhe me vegla tjera të
mëvonshme.
Për hartimin e këtij punimi janë shfrytëzuar botimet e
deritanishme, anketa, bisedat direkte me artistë popullorë, si
dhe njoftime nga bashkëpunëtorë e kolegë, me synimin për të
argumentuar ciklin e kreshnikëve dhe praninë e lahutës në
Lumë dhe rrethinat e saj.
27
Hyrje
Këngët në përgjithësi janë vlerë kulturore. Kultura
shqiptare, së pari ajo shpirtërore tradicionale falë studimeve që
janë bërë shekuj përpara deri në ditët tona, jep pamjen e një
etnie kulturore të zhvilluar dukshëm. Kjo kulturë i ka kryer më
së miri të gjitha funksionet shoqërore në kompaktësimin e
kombit dhe identitetit të tij. Dihet se pa kulturën shpirtërore
nuk do të kishim komb, nuk do kishim troje shqiptare. Në
argument, po ritregoj të shkurtuar udhëtimin e Mbretit Zog në
Himarë në vitet ’30, kur himarjotët në takim me Mbretin i
kërkojnë: Së pari t’i ndihmojë për botimin në disqe të disa
këngëve të të parëve të tyre dhe së dyti, i kërkuan për t’u dhënë
autonomi. Ai pranon kërkesën e parë dhe për të dytën u thotë
se do ta shqyrtonte kolegjialisht. U botuan këngët në Paris dhe,
kur shkojnë disa përfaqësues për të marrë këngët e botuara,
ndër ta Neço Muka1, i kujtojnë kërkesën për autonomi. Zogu
merr gramafonin dhe ua ve përpara për të dëgjuar këngët. Ishin
këngët që kishin kënduar vetë ata dhe të parët e tyre. Të gjitha
ishin shqip dhe u thotë: “Ndigjoni këngët. Nëse ato flasin si
unë dhe ju, janë këngë shqipe dhe ne jemi shqiptarë”. Kaq
mjaftoi që himarjotët të largohen shqiptarë.(1)
Me të drejtë studiuesit e kanë përcaktuar folklorin pjesë
e kulturës tradicionale, sy, zë dhe vesh i kombit. Epika
legjendare, si krijimtaria artistike më e hershme ka lëshuar
rrënjë në çdo cep të trojeve shqiptare.
Terreni i kërkimit
Kërkimi është bërë në krahinën e Lumës. Të paktën deri
tani, Luma nuk është konsideruar si krahinë epike e cilësuar në
ciklin e Mujit e Halit. Ndërsa krijimtaria epike në tërsi me
1
Neço Muka, himarjot, këngëtar dhe poet i njohur popullor në Himarë dhe
më tej.
28
gjithë llojet e saj është mjaft e pasur e aktualisht aktive, si dhe
një pjesë e kësaj pasurie është mbledhur e trajtuar në një
vëllim2 dhe herëpashere në shtyp.
Luma është dokumentuar së pari në fund të shek.XVI
(1571 -1591), si nahije e Sanxhakut të Dukagjinit. Në sh. XVII
e përmend F. Bardhi si cakun më lindor të dioqezës katolike të
Sapës (Zadrimës)3
Ndërsa Hahn ka shënuar i pari versionin se Krahina e
Lumës e ka marrë emrin nga Përroi i Lumës. Ai shënon:
“Lugina e këtij përroi përbën madje pjesën kryesore të të gjithë
këtij territori, gjë që për mendimin tonë, i gjithë ky rreth e ka
marrë emrin prej tij, pra prej luginës…”4
Kështu, emri i krahinës së Lumës është i lidhur me
apelativin ‘lum’ (lum-i, lum-a) dhe ky vjen prej lat. Flumen,
sipas G. Meyer, të cilin e ka cituar Çabej: “Tipi Lumë që
emërton një krahinë gjeo-etnografike është një krijim vendës
nga “lum” (em.) dhe ky nga apelitivi latin “flumen” (G.
Meyer), ose një formë e ndikuar prej shumësit, si një shumës i
singularizuar, ...”5.
Luma si krahinë etnografike kufizohet nga këto rrethina
etnografike: Hasi (v,vp), Malziu, Fani e Oroshi (p), Reçi e
m’Ujë e m’Uja (j), Reka, Gora e Opoja (l), Vërrini i Prizrenit
(v). Gjeografikisht kufizohet: në Veri me përroin e Poslishtit;
në Jug me përroin e Veleshicës, Drinin e Zi, Qafën e Drajës e
përroin e Mallës; në Lindje kufiri shkon nga Maja e Koritnikut,
në Kallabak, në Korab e bie nëpërmjet lumit të Veleshicës në
Dri të Zi; në Perëndim. Luma shkon deri në Malin e Zepës,
Qafën e Komit, Truellin e Surrojt, përroin e Kalimashit; në VP,
2
Vëllimi i përgatitur nga Sh. Hoxha, “Epikë legjendare nga rrethi i
Kukësit”,T. 1983, si dhe revista e almanakë, botime të Pallatit Kulturës,
Kukës.
3
Relacione II, fq. 345.
4
Hahn, “Reise Durch Die Gabiete Des Drin Und Vardar”, Vien, fq. 80)
5
Studime etimologjike, vëll. I
29
prej andej kufizohet me Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i
Fierzës)6
Organizimi shoqëror ka qenë bërë me pleqësi dhe në
raste organizimi të përgjithshëm (si luftërat), me bajrakë. Luma
ka pasur 7 bajrakë: Bajraku i Rrafshës (me bajraktarin në
Bicaj), Bajraku i Tejdrines (Bajraktari në Ujmisht dhe më pas
në Domaj), Bajraku i Qafës (me baraktar Gjinin në fshatin
Bushtricë), Bajraku i Kalisit (Bajraktari në Zallë-Kalis),
Bajraku i Radomirës(bajraktari në Tejs), Bajraku i Çajës
(Bajraktari në Fshat), Bajraku i Topojanit (Bajraktari në
Brekijë). Organizimi i fundit në bazë të këtyre bajrakëve është
bërë në vitin 1912, në betejën e Qafës Kolesjanit, në luftë
kundër serbëve.7
Krijimtaria shpirtërore popullore, (gojore, koreografiko-
muzikore) është mjaft e pasur dhe e dallueshme nga vise të
tjera përqark. Mbizotërojnë baladat, lirika grarishte dhe kënga
historike; janë të njohura vallet e burrave si kolloçojat,
gishtm’gishtja, krahem’krahja, shkrepza e tjera. Nga veglat
muzikore veçojmë fyejt, çiftelia, curlja e lodra, bishnica etj.
Është thënë nga studiues se “mungon cikli i kreshnikëve dhe
lahuta”(*), për të cilën do flitet në ketë trajtesë.
Zhvillimi
Hasi dhe Luma janë dy zona etnografike, që i ka lidhur
fqinjësia jo vetëm gjeografike, por historia e përbashkët dhe
administrata shtetërore, që, pothuajse një shekull e kanë të
përbashkët. Para Luftës së dytë Botërore Luma dhe Hasi bënin
esë n ë n/Prefekturën e Kosovës, më pas në një rreth e tani në
një qark. Meqë jemi tek trashëgimia shpirtërore festivalet
folklorike i kanë zhvilluar e i zhvillojnë në. Përbërj të. një
6
Shih Sh. Hoxha, “Bajrakët e Lumës”, T. 2001.
7
. Po aty.
30
grupi të përbashkët, ku shpalosin vlerat e artit. popullor po
s’bashku. Një ndikim tjetër kulturor mes Lumës dhe.
Hasit ka qenë popullimi pas vitit 1960 i fushës së Hasit
dhe qytezës së Krumës me banorë lumjanë, që u punësuan në
fermën e Krumës së bashku me familjet e tyre. Një ndër ata
banorë thotë se: “Na pëlqejnë këngët e Hasit, por ne s’mund të
këndojmë si ata”*.
Duke veçuar nga Eposi, ciklin e këngëve të Mujit e
Halilit, aktualisht i pranishëm është në Has, ndërsa në Lumë
gjenden vetëm gjurmë. Në Dibër gjurmët e këtij cikli janë edhe
më të zbehta.
Pikërisht, nisur nga ky konstatim, duam të bëjmë një
vlerësim të pranisë së poezisë dhe prozës së epikës legjendare,
duke veçuar gjurmët e ciklit të Mujit dhe Halilit, si dhe të
mënyrës së interpretimit me vegla muzikore apo ndryshe, të
gjurmëve e lahutës, për të arritur në një përfundim. Përsa u
takon këngëve legjendare dhe baladave, veç ciklit të Mujit e
Halilit, në Lumë kanë qenë dhe janë të pranishme edhe në ditët
e sotme. Ato bëjnë jetë folklorike në çdo fshat dhe janë të
evidentuara*.
2a. Baza e këtij punimi janë botimet nga autorë
lumjanë, të cilët japin informacion të mjaftueshëm për gjendjen
e këtyre këngëve. Ndër këto botime janë: Vëllimi “Epikë
legjendare nga rrethi i Kukësit,8 Vëllimi “Dri, o Dri”9, F.
Gjabri, Tiranë, 2000; “Qamil Hoxha, jeta dhe vepra”, Sh.
Hoxha, T.2009; “Shtigjeve ë kohës”, I. Halili, T.2010;
Dorëshkrime nga S. Dida10; Njoftimi i Elez Brahës më 1936, se
“ka këngë kreshnikësh, që për fat të keq po zbehen…”11.
8
Sh. Hoxha, “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit”, T. 1983
9
F. Gjabri, “Dri, o Dri”, T.2000
10
Elez Braha, “Darsma në Lumë, T.2008(në “Darsma në Lumë, T.2008),
botuar në Bukuresht në gazetën “Ylliria”, në tre numra,
11
Dorëshkrime nga S.Dida, Arkiv personal
31
Kohët e fundit, siç na njofton studiuesi Prof. dr. Zymer
Neziri, në Koleksionin e Albert Llordit, në Harvard, ndodhet
një grup këngësh të mbledhura nga bashkëpunëtori Qamil
Hoxha, nga Luma.12
Sigurisht nuk janë vetëm këto botime, pasi pjesë të tyre
ka në shtypin e shkruar dhe në vëllimet folklorike “Visaret e
Kombit’ etj.
2b. Përmbledhja “Epikë legjendare nga rrethi i
Kukësit”, botim i vitit 1983, raporti i këngëve epike Has-Lumë
është 80 me 5, ku në hyrje, autori Sh. Hoxha, thotë: Luma
është më e varfër me këngët e kreshnikëve, ku ato të ciklit të
Mujit e Halilit janë mjaft të zbeta”13. Megjithatë, autori na ka
dhënë një material të vlefshëm për pasurinë e kësaj
trashëgimie, si në Has e në Lumë. Vetë fjala ‘Epikë’, e
vendosur titull i vëllimit, është në shumësin e pashquar, që
tregon se nuk është gjithë epika lumjane. Nga ky vëllim
seleksionojmë tekstet e këngëve të Lumës: “Jemin Plaki çka
ish kanë” – Topojan; “Çika e Plake Jemin Agës” – Kollovoz,
“Halili i vogël Çajë, “Hasan Aga i ri vret Bajlozin” – Novosej,
“Motra liron vllaznit prej burgi” – Kalis, Çika e Ferat Pashës
vret Kralin” – Matranxh-Bushtricë.14
Veç këtyre teksteve të këngëve, janë shënuar dhe 7
tregime legjendare në prozë, si: Arnaut Osmani, “Ali
Bajraktari”, “Halili i Vogël i del n’mejdan Maxharrit”,”Muja
shpëton Halilin”, “Halili pret kralin” dhe “Fundi i
kreshnikëve”15. Nëse në poezitë kemi ndryshime në
Vpërmbajtje dhe në personazhe, në prozë përsonazhet janë të
përafërta ose dhe të njëjtë me ato të ciklit të Mujit dhe Halilit.
12
Gjurmime Albanologjike, folklor dhe etnologji, 38, Prishtinë, 2009, f.
142)
13
Cituar, Hyrja
14
Cituar, nga fq.155-177
15
Po aty, fq. 182-2001
32
Në botimin “Dri, o Dri”, botuar në vitin 2000, janë një
grup legjendash në prozë që lidhen me Mujin e Halilin si dhe
me kreshnikë të tjerë. Vetëm me ciklin e Mujin janë këto
tregime: “Forca e Mujit”, “Veni ku u shituen krushqit”, “Ku
hupi Muja” dhe “Zanat apin uha”. Tregimi “Ku hupi Muja”,
tregon daljen dhe përdorimin e armëve me përfundimin: “Ja
m’u këtu në bjeshkë hupi Muja. Bjeri vendit me këmbë dhe ban
bum-bum, që tregon se poshtë ka boshllëk” (Brekijë).16 (Dri, o
Dri, F. Gjabri, T. 2000, f.__)
Informacioni që japin këto tregime, flet për një bazë të
jetës folklorike të këngëve për kreshnikë.
Informacionin më të plotë për këngët e kreshnikëve,
veças të ciklit të Mujit e Halilit në Lumë, e gjejmë në
Koleksionin e A .Llord, në Harvard. Duke u mbështetur në të
dhënën e Z. Nezirit për këtë koleksion, studiuesi I.Halili
shënon: “Në Bicaj, A. Lordi nëpërmjet Qamilit (Hoxha), takoi
një nga këngëtarët e njohur të Ciklit të Kreshnikëve, Dalip
Ramadanin, prej të cilit dëgjoi dhe regjistroi vetëm 57 vargje.
... Llordi shprehu mirënjohjen për ketë dhe për këngëtarë dhe
lahutarë të tjerë... ”. *(Shtigje të kohës, I. Halili, T. 2010,
f.171). Pra, sipas këtij njoftimi, këngët e Mujit dhe të Halilit, si
dhe këngët tjera të kreshnikëve të shoqëruara me lahutë, kanë
qenë të pranishme në Lumë. Megjithatë, duhet pritur që të dalin
në dritë e të botohen gjitha materialet e A. Llordit, që të kemi
këngët kreshnike të bartësve lumjanë.
2. Anketa përmbante disa pyetje të shkurtra si: Shënoni
titujt e këngëve të kreshnikëve dhe me ç’vegla muzikore janë
kënduar; Jepni një këngë dhe kush e këndon; kush ka patur
lahutë në shtëpi dhe nga e ka marrë e ndonjë veçanti tjetër, si
tregime në prozë etj.
16
Arkiv Personal
33
Pyetjeve iu përgjigjën disa nga ish punonjësit e
kulturës, miq të mi, mësues etj. Nga Brekija u përgjigjën dy
vetë, dy nga Topojani, dy nga Ujmishti, si dhe Mësuesi i
Merituar Isa Halilaj. Disa nga të dhënat e tyre do shënohen në
ketë material.
Nga anketa del se ka dhe këngë të tjera kreshnikësh, si
“Djali i vetëm merr kalanë”, që i kushtohet një djali që, kur
rritet “shkon e hyn në kullat e kralit, merr të bijën e tij dhe
jeton në bjeshkët e Mdhoja”(Çajë). Ose ka këngë që afrohen
me epikën historike, por ka aspekte legjende, duke zgjatur
dorën 10 metra, kap për fyti kralin”(Vilë) -15) etj.
3. Shtrirja e këngëve brenda Lumës
Këngët janë në disa fshatra, që përafërsisht
përfaqësohet gjithë krahina. Ato gjenden në fshatin Kalis në
jug e deri në Nangë në Veri dhe nga Topojani e Kollovozi në
lindje e në fshatrat e dy anëve të Drinit Zi, Vilë dhe Sinë
(Dibër).
Në Kollovoz: Fort m’ish plak-e Jemin Aga,/ E shkrujke
ni letër Felike Maxharri:/ “Ti çi je Aga Jemin Aga,/ no
n’mejdan ti për me m’dalë,/ no kije çikën Plak-e me ma
dhanë”17, ku vargjet përkojnë me ato të Gjergj Elez Alisë.
Me Halilin e ciklit, ngjashmëria është te një këngë
mbledhur në fshatin Çajë. Citojmë: “... Sa shpejt krali ka
lajmërue: se të gjithë n’mejdan me dalë,/ nësër varet Halili
xhallë’/..., duke përfunduar: “... se për kto ban,/vetëm shpata
ato i lan”18. punë Një shtrirje më të gjerë ka proza legjendare.
Në përgatitjet festivalit FK, Gjirokastër 1978, në konkurrim
brenda rrethit të Dibrës u paraqitën dy lahutarë nga Sina (Dibra
e Poshtme, në të e. majtë të
17
Cituar fq. 159
18
Cituar, f.167
34
4 Gjurmët e Lahutës dhe të interpretimit
Drinit Zi). Nga të dhënat që jep Shaban Xhajku(1947-
2010), punonjës kulture në Peshkopi, thotë: “Ata morën pjesë
vetëm në festivalin e rrethit dhe nuk u klasifikua në
Gjirokastër. Lahutarët ishin Rustem Pashnjari dhe Halit
Krashi. Të dy nga fise të hershme të Sinës”.19
Në fshatin Ujmisht (Lumë), në familjen e Destan
Halilit, tregohet se ka patur lahutë. Lahutë ka patur në fshatin
Fshat (Grykë-Çajë-nahije e Lumës) në familjen Shtini, që i
binte dhe këndonte Mehmet Shtini. Gjithashtu, në festivale
lokale janë paraqitur lahutarët Myrtë Sefa nga Topojani,
Milaim Baftjari dhe Rrahim Dani nga Lojmja (Dollovisht,
nahije e Lumës). Të tre këta këngëtarë këndonin me lahutë në
vitet 1950-1960. Deri në këto vitet e fundit, në familjen e
Xhemali Izetit në Topojan, lahuta mbahet e varur në mur.
Këngë të kreshnikëve këndonin dhe Jahe Rrahmani me të
vëllanë Sedë Rrahmani (Mhole-Bicaj), që në dasma përdornin
dhe lahutën. Në Bicaj këngët e kreshnikëve janë kënduar në
vitet 1930-1940 nga Nur Sadiku dhe Dalip Rrahmani.20
Kur i pyet për lahutën, të thonë: “E kemi nga të parët”,
duke sqaruar se këngët i këndonin me lahutë të parët e tyre.
4a. Interpretimi i këngëve është dëgjuar edhe pa vegël
muzikore dhe herë pas here në mes vargjesh i bihej fyellit. Kjo
mënyrë është konstatuar në familjen Brenolli në Çajë, kur
këngëtari Dali Imer Brenolli (Vjeç 50, viti 1981) këndoi
këngën “Halili i Vogël”, pas disa vargjeve i binte fyellit.
Gjithashtu është dëgjuar në Kalis edhe shoqërimi me çifteli.21
Më çifteli kanë shoqëruar këngët kreshnike vëllezërit
Karanxha nga Topojani, në vitet 70-80. Në këngët: Hasan Aga
19
Treguar nga Shaban Xhajku, Peshkopi, punonjës kulture, vjeç 63, viti
2010
20
Të dhënat janë marrë nga Mesuesi i Merituar Isa Halili, Bicaj.
21
Anketa: Shaban Shira 90 vjeç, Gështej Kalis, 2009
35
i Ri vret Balozin” e kanë kënduar me çifteli në vitin 1978, në
fazën përgatitore për në festival.22
4b. Interpretimi recitativ në viset e Lumës, sipas të
anketuarëve, “ndigjohet fort rrallë dhe vetëm tek njerëzit me
shkollë. Recitonte Latif Jata që kishte punuar në Malësine e
Gjakovës, nëpunës i Zogut. Mbaj mend disa vargje që i thojte
shpesh: Fort po shniste ai djell e pak po nxehte, /Bash ditë
dimini kishte qillue,/ Kanë marrë udhë trimat e kanë shkue,/
Udhë kanë marrë e shkue n’krajli,/ bash pëmrena kralit me i
hi/..., e do fjalë tjera që unë s’i mbaj mend” – thotë treguesi.23
Raste tjera të recitimit janë dëgjuar “... o kur s’kishte vegla, o
kur kërkojshin mexhlisi”24.
4c. Tregimet dëgjohen zakonisht pas këngës në mjedise
odash. Kur këndohet kënga, dalin pyetje, nga ata që s’e kanë
kuptuar qartë, pra mesazhi nuk është marrë në masën e duhur
nga dhënësi i tij. Atëhere fillon tregimi në prozë. Shkas të të
treguarit në prozë bëhen dhe diskutimet në mjedise me përbërje
nga vise të ndryshme. “Tregonte gjyshi se njerëzit shumë heret
kanë qenë ma të fortë. Thojte se Muja kish kanë fort i fortë, po
kish takue një njeri me patllake dhe e pyetën: Xhit asht kjo? I
thotë se kjo të shpon i. Bane provë n’dorë teme! - i thotë Muja.
Dora e madhe sa trupi jem, u shpue e doli pak xhak. Muja tha: -
S’paskem ven ma ktu e hupi n’gjeshkë. Ja mu gat ati guri, po
22
Dëshmi e E.Allarajt, punonjës kulture në Kukës në vitet 1975-90
23
Treguar Xhetan Jata, viti 2008, vjeç 65. Latif Jata, xhaxhai i Xhetanit,
lindi më 1883 dhe vdiq në vitin 1978, njohës i disa gjuhëve të huaja. Në
vitin 1915 ka qenë përkthyes në Vjenë në një delegacion me krerët e
Shqipërisë së Veriut. Ka shërbyer në detyra ushtarake ushtarak në kohën e
Zogut dhe pas Luftës së dytë Botërore ka kryer detyra të rëndësishme, si
n/prefekt e drejtor në ndërmarrje bujqësore në Kukës)
24
Shënuar në librin “Dri, o Dri”, Tiranë, 2000, fq. 15
36
t’i biesh me kamë fort, ban bum-bum, si me kanë bosh nër
tâ”25.
5. Së fundmi, bazuar në këto konstatime, ndarjen e
zonave që jep Qemal Haxhihasani, në cilën zonë hynë Luma?
Epikologu i njohur Qemal Haxhihasani, Lumën e
përcakton si zonë “...ku kanë depërtue një tog elementesh nga
zona verilindore e trevës së mirëfilltë” dhe e klasifikon në
zonën e dytë, nënndarja c (zona lindore), kur zonë të mirfilltë
quan anën e djathtë të Drinit (Drini i Bashkuar- F.GJ). Citojmë:
“Krahinat në të djathtë të këtij lumi (Lumi Dri), me përjashtim
të katundeve të Gropës së Shkodrës, përbëjnë trevën e mirfilltë
të cilklit të kreshnikëve. Aty elementet e këtij cikli njihen si një
trashëgimi e lashtë autoktone...”26
Mendoj se nga gjurmët e këngëve të kreshnikëve Muji e
Halil, të lahutës, krahasimisht me gjendja e sotme të tyre, mund
të thuhet se kemi një kalim nga ‘zonë aktive’ të këtyre këngëve
në ‘zonë arkive’. Kjo se: a. Mjaft fise në tregimet gojore
paraqiten se e kanë prejardhjen nga zona sot aktive. Kështu në
Kalis gjysma e kësaj komune ‘janë Berishë’, Fisi Gjini në
Bushtricë, ardhë nga Hasi,*(shënime të autorit). Fisi Hasa në
Vilë, thuhet se asht nip në Vilë që ka ardhë nga Hasi, fisi
Dervishi (brenda Peposhit) në fshatin Lusën, vjen nga Berisha*
(L. Dokuzi, “E vërteta mbi Lusnën”, T.2006, f.26) e shumë fise
25
Treguar në vitin 1982 nga S. B esa, Buzmadhe, vjeç 60, Shënuar në
disertacionin me temë: F. Gjabri, “Nëpër legjendat e Drinit Zi”, T. 2006)
26
Kosguni, sipas studiuesit francez Zhenep, “ka depërtuar nga Lindja me
legjendat e veta deri në Evropë”. Për lidhjen mes figurës së zanës dhe një
figure që jep forcë nga qumështi i gjirit, thotë: “Në një udhëtim të largët një
djalë të ri e merr urija dhe takon një egrese (qënie e përçudshme). Ajo
kishte hedhurgjinjtë sipër shpatullave dhe bluante drithë. ... Djali pi sisën e
djathtë dhe ngopet. E falenderon dhe ajo i thotë: Ti pive sisën time dhe do
bëhesh i fortë...”. Zhenep thotë se variante të tilla janë zbuluar në disa vise
të Lindjes ...., Egjipt, në Kostandinopojë, por edhe në Shqipëri.... (Gennep,
“La formation des legendes”, Paris 1901, f.50).
37
të tjera në Lumë, thuhet se vijnë nga Malësia e Gjakovës e më
tej. Gjithashtu aty ku erdhën gjetën shtratin e këngëve të
kreshnikëve, pasi thuhet se “na e kanë lënë të parët” dhe jo ‘na
e sollën këto që erdhën’*.
b. Në mendimin e shumë studiuesve dhe të drejtuesve
politikë të pas Luftës së Dytë Botërore, ka ekzistuar mendimi
se ‘në Lumë nuk ka këngë të Mujit e Halilit e veçanërisht që
këndohen me lahutë’. Për ketë ‘arsye’ nuk janë lejuar të dalin
në festivale kombëtare këngë të tilla e lahuta, siç u theksua më
lart.
Përfundim
Në ketë material sollëm shembuj për të vërtetuar se në
Lumë ka këngë te Eposit të kreshnikëve, ka gjurmë të ciklit të
Mujit e Halilit, edhe pse janë të rralla. Ato nuk praktikohen më
si këngë, por, si për të dëshmuar ekzistencën e tyre dikur, sillen
në prozë në formë tregimi. Proza legjendare dhe motërzimet e
tyre të ciklit të Mujit e Halilit praktikohen në raste të veçanta
si: kur nuk mund të përdoren veglat muzikore (si lodra dhe
curlja), çiftelia e vegla të tjera, siç është rasti i grumbullimeve
në raste miqësish, vdekje apo në përkujtime. Në ketë lloj
krijimtarie artistike popullore, dallohen tri veçoritë kryesore të
këtij zhanri: epizmi, fryma heroike dhe legjendariteti.
Për hershmërinë e këngëve dhe tregimeve legjendare,
ndërmjetësit (bartësit) thonë: “Janë të kohës së Kosgunit”(25),
duke dhënë idenë e një hershmërie të madhe të papërcaktuar27.
Për ketë do të shkonte më mirë konstatimi i Çabejt, i cili thotë
se për këngë të tilla: “Koha, e vjetër a e mesme, kjo nuk do të
jetë e mundur të caktohet kurrë.”28 Gjurmët e lahutës janë të
27
E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, SGj,V, f.122Shënime të
autorit
28
. E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, SGj,V, f.122
38
dukshme në disa fshatra, gjë që tregon se ajo ka qenë një vegël
muzikore në përdorim në Lumë. Ajo gjendet tashmë vetëm e
varur në mur apo, dhe vetëm në tregimet e trashëgimtarëve
përdoruesve të saj. 30-40 vjet përpara, edhe kur ka tëntuar të
dalë në skenat e festivaleve, është shmangur me pretendimin se
“nuk është tradita jonë”. Aty ku ajo gjendet, trashëgimtarët në
gjitha të rastet nuk thonë “e ka sjellë baba a gjyshi nga andej”29
Flitet se ka pas dhe lahutëpunues në fshatin Fshat, të
cilët në ditët tona janë me banim në Buzëmadhe (fshatra në
Grykë-Çajë, në Lumë); por nuk provohet me emra konkretë.
Në bazë të dhënave të konsultuara, duket se këngët e
kreshnikëve deri vonë (së paku deri në vitet ’60-të të shek. 20-
të) kanë bërë jetë folklorike në disa vise të Lumës, ndërsa tani
bëjnë jetë vetëm arkivore.
Prishtinë, 29.08.2010
29
Shënime të autorit
39
NJË FAMILJE E MADHE
LUMJANO - KOSOVARE
Tungjatjeta Daja Neshat
Po të shkruaj një histori të shkurt
të familjes tonë Vehapi-Qehaja.
Jemi të ardhur në Topojan nga malësia e Shkodrës. Në
fshatin Skaj jetonte i pari i ynë në fukarallëk të madh. Një ditë i
vjen mysafir një udhëtar dhe mbetet për darkë. I zoti i shtëpisë
nuk kishte vorbë për t’i qit ca koka pasul me i zie për dark
prandaj shkoi te kojshia me ia lyp vorbën e pasulit. Kojshia i
tha se nuk mundem me ta dhënë vorbën se ma then. Ky i thotë
ti lëshoi trojet nëse ta thej vorbën, prandaj edhe ia jep kojshia
vorbën. Ky posa e ven vorbën në zjarr ajo kërcet e thyhet. Ky i
ban do bukë atij mysafiri e në sabah e përcjell mysafirin dhe i
thot gruas veshi fëmijt e bahuni gati se duhet me i lëshua trojet
se e thyem vorbën e kojshis e ashtu i kena lan fjalët. Gruaja i
merë fëmijë e do tesha sa kanë pas me një kal e shkon i thotë
kojshis: "Kojshi unë ta theva vorbën e pasi të kam thanë se ti
lëshoi trojet i pash hajrin se unë shkova". Ky e lut të mos shkoi
për një vorbë por ky nuk pranon sepse donë me e qua në vend
fjalën e dhënë.
Ky ecë me fëmijët dhe gruan disa ditë e net derisa arin
në fushën e Topojanit aty kah akshami e ndez një zjarr për me
u nxeh dhe me hëngër pak kaçamak. Nga tymi i zjarrit
mbulohet një pjesë e rrafshit Topojanit dhe këtë e vëren një
plak i vendit dhe u thot djemve se kush është ai njeri që ka kall
atë zjarr. Djemtë i thonë "Babë është një fukara me do fëmijë të
vegjël e një grue". Plaku thotë jo nuk qenka fukara por qenka
pasanik i madh. Nuk ka me shkua një kohë e gjatë e ky ka me e
marrë krejt këtë lafshën që e mbuloi tymi. Ky i shkret e ndërton
ni kolibe e fillon të punoi e të mbjellë toka të lëna shterpë. Dal
ngadalë ky fillon të shkoi në kurbet në Selanik e Tiran e një
40
ditë shkojnë me vjedhë kuaj e dhen. Këtij i takon një kalë pasi
ishin disa shok. Natën kur bien me fjet ky sheh një andër ku i
thotë qu e lëshoje kalin. Ky ngrihet dhe e lëshon kalin dhe me
këto dhen fillon tregtinë me Selanik. Dal ngadalë i bën 40.000
copë dhen dhe i blen tre dyqane në Selanik. Ndërkohë e blenë
gati gjysmën e Topojanit dhe ishte ba financues i njohur i 7
bajraqeve të Lumës. U jepte njerëzve dorgj pa fajde vetëm nëse
blejnë tokë, kije (qe) apo për martesë. Në ndërkohë shkon në
Edrene të Turqisë në kufi me bullgarin dhe atje blen 500 hektar
vilajet ky ishte baba Vehap i cili kishte katër djem. Ishte viti
1850.
Kurë kthehet në Topojan dhe u tregon djemve se ka ble
tokë në Edrene. Pasi ishte shumë larg djemtë nuk pranojnë me
shkue prandaj detyrohet me shkua dhe me e shit dhe kthehet në
Ferizaj e kishte pas një byrazer dhe i tregon se është i
interesuar me ble tokë në Kosovë. Ai e dërgon te begu i
Banullës i cili kishte 500 hektar tokë në Robovc afër Lipjani. E
blenë kët tokë dhe vjen në Lipjan në kafen e Lipjanit dhe aty e
gjen në kafe begun e Sodollit i cili kishte qenë rakigji-pijanec,
ky e pyet a ka tokë me shit begu i thotë po sepse nuk besonte se
ky qehaja- çoban me tirq e opinga do të kishte 500 copë lira ari
në ato duqit që i mbante të varur në qafë. Baba Vehap i thotë
kafegjisë piqe nga një kafe për mysafirët se unë paguaj pasi po
biejë vilajet 500 hektar për 500 lira. Begu i bije pishman dhe
nuk pranon por ky i thot kafegjis bjere drasën që t'ia numroi
500 lira.
Pasi kthehet në Topojan dhe u tregon djemve se ka ble
tokë 500 hekter në Robovc e 500 hekter në Sodoll. Djemtë e
pyesin se çfarë vendi ishte ai thotë: "Si tua shpjegoi Stamboli
kam pa e Sodoll skam pa".
Pasi kishte shumë pasuri e dhen u thotë djemve blen ka
një shpi në Prizeren sepse Prizereni është për sefallëk Sodollin
e keni magje buke kurse për zor e keni Topojanin.
41
Kur sëmundet për me vdes djemtë ishin mërzit shumë e
ky u thotë: "mos u mërzitni se borgjli me gjakovar nuk ju kam
lanë, mikë në Kosovë nuk ju kam lanë edhe tokë nër ujë (vade)
nuk u kam lan. Këto nuk qiten në krye se tjerat i zgjidhni vet".
Djemtë e Vehapit ishin katër: Ahmeti, Gjela, Zeqiri e
Ramadani. Këta e ndan tokën e Sopdollit në katër hise në vitin
1905. Pas luftës parë botërore Kosovën e okupun Serbia dhe në
vitin 1921 mer reformën e parë agrare ku u mer tokat
shqiptarve dhe i bjen shkijet, edhe neve na i marrin 400 hektar
dhe e krijojnë katundin e kolonistave malazez në Sodoll.
Reforma e dytë agrare bëhet në vitin 1931 me 16 maj. Daja
Shemë Hashani vjen prej Prizereni dhe me gërshan të dhenve e
pret kryetarin e reformës agrare dhe një shka tjetër të cilët
kishin ardhë tani me na i marr krejt tokën. Prishet komisioni
dhe na mbeterni në Sodoll me pojata e me dhen sepse shtëpit i
kishim në Prizeren.
Në Prizeren kishte ardhë babagjyshi Tosuni me djemtë
e Mahmutit pasi me 20.11.1913 baba Ahmet dhe Mahmutin i
vrajn shkijet në Taure dhe Topojan. Babgjyshi Tosuni vendos
me ra në Prizren sepse Topojani u bar afsh me tokë nga
masakrat serbe.
Me grunin si e mernin prej Sodolli baba Tosun blen një
shpi për veti dhe një shpi ma te miren (kete qe e ka Avdili sot)
në Prizeren kurse Rrahimi dhe Bajrami mbeten nëTaure.
Tusuni kishte dy djem Ahmetin dhe Sadikin. Rrahimi
kishte dy djem: Zylfin dhe Ramizin, Mahmuti kishte vetëm
Selimin kurse Bajrami kishte vetëm Zenllahin dhe katër vajza
emrat e të cilave nuk i diej.
Baba im Ahmeti ka 4 djem: Ymerin, Enverin dhe
Skenderin. Sadiku kishte 2 djem Nuralin dhe Elhamin. Zylfi
kishte 1 djal Osmanin, Ramizi kishte 5 djem Rrahimin Qazimin
Mejdin, Rrahmanin dhe Musën. Selimi kishte 4 djem Avdilin,
Mahmutin, AQvnin dhe Saqmin. Zenllahi kishte 2 djem Esadin
dhe Bakin.
42
Tani brezi i ynë unë Ymeri kam një djalë Ilirin. Enveri
ka 2 djem Armendin dhe Leutrimin, Skenderi ka 2 djemë
Lumjanin dhe Flamurin, Nazmija ka 2 djem Edlirin dhe
Kastriotin. Osmani ka 3 djem Mehmetin, Bujarin dhe Tasimin.
Rrahimi ka 3 djem Halili, Naserin dhe Rasimin. Qazimi ka 1
djalë Gazmendin. Mejdia ka 3 djem. Rrahmani ka 2 djem.
Musa ka 2 djem. Avdili ka dy djem, Mahmuti ka 1 djal. Avnia
ka 1 djal, Samia ka ni djal. Esati ka 3 djem. Bakija ka 3
djem.Tani fëmijët tanë se nga sa fëmi kan nuk i diej për ata në
Topopjan tani edhe ata jan shpërngul në Tiran.
Daja Neshat në pika të shkurta jam mundue sado pak ta
përshkruaj historin e trungut tanë familjar.
Përshëndetje të përzemërta nga
Msc. Ymer Vehapi, inxhi. dipl. xeh.
43
DËSHMI NGA KURTISH KOLOVERI
I STRAJANIT TË GOSTIVARIT
Nga Zudi Hamiti
Më 14 prill 1949, arrestimet e pa
mëshirshme nga agjentët e OZN-ës
serbo-sllave kanë ndodhur. Kurtish
Koloveri, i lindur në vitin 1918 në
fshatin Strajan të Gostivarit, tani
me vendbanim në qytetin e
Gostivarit, është njëri që dëshmon
për atë fushatë të egër. Xha
Kurtishi rrëfen se si e arrestuan
agjentët e OZN-ës, në Minierën
mbi Vrutok të Gostivarit, ku punonte pa pagesë. Xha Kurtishi
tregon se po e shfrytëzonin djersën e tij nga shkaku se vëllai i
xha Kurtishit, Sutki Koloveri, ka qenë vullnetar i Xhemë
Gostivarit. Prandaj, simbas tij edhe hakmerreshin agjentët e
OZN-ës ndaj tij dhe familjes së tij, "Më 14 prill 1949, duke
punuar në minierën e fshatit Vrutok, papritmas erdhën tre
agjentë të OZN-ës ku bisedonin për arrestimin tim me
drejtorin, i cili e kishte emrin Zote nga Gostivari dhe me
inxhinierin, i cili ishte i ardhur nga Serbia me mbiemrin Çupiç,
thotë xha Kurtishi. Çdo gjë kishte qenë vonë për xha Kurtishin
nga tre agjentët e OZN-ës.
Njërin e njihja mirë, Ai emrin e kishte Marçe dhe ishte nga
fshati Beliçicë të Gostivarit. Duart m'i lidhën me litar dhe më
dërguan në Gostivarë. Xha Kurtishi rrëfen për natën e pare të
arrestimit të tii. Thotë që agjentët silleshin mirë për të më
bindur që të tregoj se ku ështe vëllai im Sutki Koleveri dhe për
Rrahman Ali Qeehaja
44
disa bashkëveprimtarë të Xhemë Hasës. Në disa raste agjentët
më afronin poste dhe para për të më mashtruar që t’i pranoja se
kush ka vepruar me vëllaun tim dhe me Xhemë Gostivarin. Por
ai thotë që u ka thënë agjentëve haptazi edhe sikur të më vritni
asgjë s'pranoj dhe s'kemi gjakë shqiptari tepër me ua falë juve.
Pasi mbaron me fjalët e tia, krye agjenti me emrin Marçe filloi
të më rrahë pa mëshirë duke më thanë se ke me vdekur në burg.
Më 17 prill 1949, xha Kurtishin e transferojn në burgun e
kalasë së Shkupit. Atje xha Kurtishi takon disa veprimtarë
shqiptarë të arestuar, si Sali Lisin nga fshati. Dobëridoll,
Hashim Vrutoku nga fshati. Vrutok, Idriz Lushin nga fshati
Vrapçisht, Rahman Qehajën nga fshati Kalisht.
Xha Kurtishi rrëfen pikllueshëm edhe sot e kësaj dite me
shpirtin e trazuar nga vrasja barbare e Rahman Qehajës nga
fshati Kalisht i Gostivarit. Rahman Qehajën për çdo ditë e
merrshin nga dhoma e burgut dhe e nxjerrshin në korridor dhe
e rrihnin me shufra të hekurit. Nga rrahja e përditshme, në
muajin mars 1950 Rahman Qahajën e nxorën përsëri nga
dhoma disa gardijanë me krye agjentin Marçe Beliçica dhe e
tortururonin disa ore radhazi dhe e kthyen në qeli të vdekur ku
Rahman Qahaja qëndroi katër ditë i vdekur në dhomën ku
ishim na të arestuar. Pas katër ditëve krye agjenti me emrin
Marçe më urdhëroi që ta marr kufomën e Rahman Qehajës dhe
ta çoj në Bodrumin e burgut. Unë zbatova urdhërin e
gjakpirësit duke e çuar kufomën e Rahmanit në vendin e
caktuar. Atje vërejta nji numër të madh të vrarësh që mund të
them se kishte mbi 200 të vrarë. Akoma nuk më harrohet ajo
erë e gjakut të vrarëve dhe pasi që më kthyen nga Bodrumi i
burgut, Marçeja më tha para të burgosurve tregoju shokëve të
tu se çka ke parë në bodrum se edhe juve ai fat ju pret
nëqoftëse s'pranoni t’i tregoni emrat e ballistave që kanë
vepruar me Xhemë Hasën dhe me Hamëz Rexhepin.
Ka mesi i vitit 1950 në qelinë e burgut përsëri erdhi krye
agjenti Marçe dhe na urdhëroi mua dhe Sali Lisin që të dilnim
45
jashtë për të na pushkatuar, edhe nji s'provë për të na bindur që
të pranojmë atë që donte Marçeja. Por kur panë që ne ishim të
gatshëm edhe të vdisnim, atëherë ata na urdhëruan që të hipnim
në furgonin ushtarak dhe na dërguan në monopol të Tetovës,
ku po atë ditë edhe më liruan nga burgu, kurse Sali Lisin e
dënuan dhe vuajti disa vite burg, por tash mundë të them se
Sali Lisi përsëri është kthye në jetë, me që sot shkolla e fshatit
Dobërdoll e mori emrin e tij dhe futi në Historiografinë
shqiptare emrin e tij. Xha Kurtishi thotë tash mund të vdesë i
rehatshëm dhe e ndiej veten të çliruar nga shkaku se atë që e
mbajta në vete tashë më do ta mbajë populli im si kujtesë e
vuajtjeve të popullit shqiptar në kazamatet serbo-sllave.
Intervistoi pas shkatrrimit të komunizmit z. Zudi Hamiti,
Gostivar.
Shënim: Rrahman Ali Qehaja ka qenë fytyrë e dalluar e
Kalishtit të Gostivarit. Familja e tij e madhe ishte njëra nga më
të dhënat ndaj fesë. Si e këtillë, ajo kurrë nuk punonte të
premteve, se e kalonte kohën duke u falur dhe lutur. Kurse qetë
dhe kualët atë ditë ua jepte të vobegëtëve për t’i përdorur. Për
këtë, në Pollog thuhej se “Para se të përmendet emri i Rahman
Qehajës, duhe të merret avdes”!
Rrahman Qehaja ka qenë dhëndurr i Ahmet Iljaz Qehajës nga
Topojani i Lumës, nipa të të cilit ishin Hamëz e Dostan
Rexhepi. Ai po ashtu ishte dhëndur i Bilalëve të Bicajve të
Lumës, me që bashkëshortja e tij ishte mbesë e tyre. Si i këtillë,
që nga vjeshta vitit 1941, ai i mori nga bjeshka e Bicajt për t’i
ruajtur dhentë e Hamëz Rexhepit. Pastaj, me arratisjen e
Hamëzit dhe të Dostanit (prill, 1942), kur Hamëzi e vazhdoi
veprimtarinë në Pollog, Rrahman Qehaja e mbajti atë për një
kohë në shtëpinë e vet dhe, duke e përkrahur çiltërisht me tërë
fshatin e tij Kalisht, e njoftoi, me miqët e tij dhe, duke e
paraqitur atë si fetar, si njeri i një oxhaku të përmendur në
Lumë, e paraqiti edhe te paria e vendit, me besimin se ai do ta
ndihmonte visin nga plaçkitësit, që e kishin zënë për fyti
46
popullin dhe ishin duke ia shkyer gabzherrin, një ndërmmarrje
që Hamëzi e kreu për disa vite me arritje. Pastaj, pas
shkatrrimit të familjes së Hamëz Rexhepit, Rrahman Qehaja,
me bujari dhe guxim, i mori edhe fëmijët e tij (pranverë 1948)
për t’i shpëtuar nga zhdukja që i kërcënonte...
Prandaj, pas pushtimit të vendit nga serbo-maqedonët, OZN-a
bëri atë që bëri kundër Rrahman Qehajës… Por ajo, megjithatë,
nuk ia arriti qëllimit, sepse Rrahman Ali Qehaja ka lënë dy
djem, Avdiun dhe Shabanin, me plot e përplot nipa e mbesa…
Qoftë i paharrur kujtimi i atij burri, Rrahman Ali Qehajës, nga
Kalishti i Gostivarit!
47
Zef Gruda “Artist i Popullit”-
FIGURË E SHQUAR
E SHKOLLËS MUZIKORE SHQIPTARE
Në 25 vjetorin e vdekjes
Isa Halilaj, Studiues
“Mësues i Merituar”
U mbushën 25 vjet, kur ra një yll, u nda nga jeta “Artisti i
Popullit” Zef Gruda muzikanti i shquar i shkollës se muzikës
shqiptare. Shkodra e kulturës ka dhënë shumë figura të shquara për
kulturën, artin e muzikën shqiptare. Një prej tyre është edhe Zef
Gruda.
Ai lindi më 1927 dhe u
edukua ne qytetin Shkodër e herët u
njoh si një nga përfaqësuesit e denjë
në shkollën e Muzikës Shqiptare.
Rrjedh nga një familje atdhetare.
Me mbarimin e Kolegjit të
Jezuitëve të këtij qyteti, ku kishte
fituar bazat e kulturës europiane
perëndimore ai arriti të zotëronte
italishten dhe gjermanishten të cilat i
hapën horizont të mjaftueshëm për
jetën. Po vazhdimi i shkollës për
Zefin ishte një “mollë e ndalueme”
për motive politike të kohës. Tregoi
talent të rrallë në fanfarën e atij
Kolegji, duke qenë zotërues virtuoz i
klarinetës dhe veglave të tjera
frymore.
Isa Halilaj
48
Kur me fanfarën e Kolegjit punoi kompozitori i talentuar
Prek Jakova, i sapo kthyer nga studimet e larta në Itali, ndër talentet
e reja që zgjodhi, qe muzikanti i ri si shumë premtues Zef Gruda.
Ndër shokët e tij, po thuaj të një niveli, qenë të mirënjohurit Tonin
Rrota, Çesk Zadea. Tonin Arapi. Tish Daia, Simon Gjoni, Pjetër
Dungu, Abdulla Grimci, Lekë Kaçaj e Gjon Kujxhin të njohur si
kontribues të shquar të muzikës shqiptare, të gjithë këto ish-nxënës të
At Martin Gjoka (1890 – 1940) kompozitori i Simfonisë dhe
Operës së parë shqiptare.
Me krijimin e
Filarmonisë Shqiptare, fill pas
Çlirimit, një nga më të mirët në
përzgjedhjen e bërë ndër
muzikantët e vendit, ishte edhe
Zef Gruda që zuri vend si
oboist i parë i orkestrës. Duke
parë aftësitë e tij profesionale,
atij iu besua edhe drejtimi i
orkestrës së Estradës së
Shtetit si dhe një formacion
orkestral, ku këndonin të gjithë
këngëtarët lirik të shkolluar
jashtë shtetit si: sopranoja
Marie Kraja, Kristaq Antoni,
Zihni Berati, Isuf Pelingu,
Jorgjia Truja, etj. Zefi mori
pjesë edhe në Bandën
Frymore të Ushtrisë si instrumentist dhe si asistent dirigjent i saj.
Në këto detyra artistike ai bashkëpunonte me Dhora Lekën, një
muzikante e talentuar dhe e përgatitur profesionalisht. Por, në kulmin
e krijimtarisë së tyre artistike e krijuese, që të dy këto, në një
konferencë të Partisë së Punës për Tiranën u cilësuan si antistalinistë.
E për këtë shkak, Zef Gruda u dënua me 10 vjet burg, ndërsa Dhora u
internua në Gjirokastër.
Mbas kryerjes së dënimit, Zefi vendoset në Durrës si
muzikant, natyrisht, i mbykqyrur si njeri me hije në biografi politike.
Por falë aftësive profesionale, aty i ngakrohet detyra e drejtorit të
At Martin Gjoka (1890 – 1940)
49
orkestrës dhe hapi edhe një kurs për mësimin e instrumentistëve të
veglave frymore. Mirëpo, ne Durrës duke u parë me syrin e njerkës,
nuk iu krijuan as kushtet elementare të jetesës. Në këto rrethana, ai iu
përgjigj kërkesës për të punuar në rrethin e largët malor të Kukësit.
Kështu, më 1 Tetor 1961 Zefi filloi punën si drejtor i
orkestrës së Estradës Profesioniste të qytetit të Kukësit. Aty u
mirëprit dhe që në premierën e parë që dha kjo trupë e përgatitur nga
ai në Kukës dhe në turneun që bëri nëpër Shqipëri, u provua se ajo
udhëhiqej artistikisht nga një muzikant i talentuar dhe i aftë për të
përgatitur trupën profesioniste e amatore aq të nevojshme për kohën.
Zefi, në Qarkun e Kukësit, ku qëndroi shumë kohë, me
pasion mblodhi e njohu në hollësi folklorin muzikor të Kukësit,
Hasit e Tropojës si dhe të Kosovës, traditë të cilën do ta vazhdonte
edhe kompozitori i talentuar Aleksandër Lalo që edhe ky si
Muharrem Fejzo ka punuar pas tij në Kukës. Pikërisht kjo pasuri e
madhe burimore me vlera të jashtëzakonshme u bë shkak që Zefit t’i
lindëte ideja për krijimin e një formacioni muzikor me instrumente
popullor të temperuar. Këtë formacion ai e realizoj me ndihmën e
mjeshtrit të punimit të veglave popullore kordofone Mahmut Çeliku
dhe instrumentistit Sheqer Ademi.
Zef Gruda (në saks) dhe orkestra e tij e temperuar, Kukës 1976
50
Kështu, në vitin 1964 hyri ne jetën koncertore muzikore të
vendit një formacion i ri orkestral nga temperimi dhe modulimi i
instrumenteve kordofonë të traditës. Ky novacion i shënuar artistik i
Zef Grudës u mirëprit nga publiku artdashës, kolegët dhe muzikantët
në Kukës e në mbarë vendin. U ftua ky formacion për të marrë pjesë
edhe në veprimtaritë kombëtare muzikore. Ai ka shoqeruar shumë
këngëtare të mirënjohur si: Vaçe Zela, Naile Hoxha, Sali Brari,
Qemal Kërtusha e të tjerë. Më 1966 Orkestra e temperuar e Zef
Grudës mori pjesë në festivalin e Radio Tiranës e më pas në RTSH.
Me 1968 kjo orkestër mori medaljen e artë në Festivalin Folklorik të
Gjirokastrës, kurse me 1969 mori çmimin e pare si ansambël i
Kukësit në takimin e Vlorës, po ashtu më 1970 në Durrës, dhe më
1971 mori pjesë në Festivalin e parë të këngëssë ushtarit si dhe në
Fastivale dhe takime të tjera në vazhdim. Deri sa Zef Gruda e mbylli
punën e tij me këtë formacion muzikor në Festivalin e 16-te ne
RTSH.
Veç këtij formacioni instrumental të llojit të veçantë, me
vlera të njohura brenda dhe jashtë vendit, Zef Gruda ngriti edhe
Bandën Frymore të qytetit Kukës. Gjithashtu nuk mund të lemë pa
përmendur se ky formacion muzikor ka kryer me sukses edhe dy
veprimtari të rëndësishme vjetore zonale si: Festivali i Këngës në
Radio Kukës më 1970 e më 1974 me pjesëmarrjen e këngëtarëve të
rretheve Kukës, Tropojë, Peshkopi, Pukë dhe grupi kosovar i
Rrashbullit me të famshmin Dervish Shaqja. Po kështu, Zefi është
nismëtar dhe organizator i Festivalit të parë për fatosa e pionierë
në Kukës, i cili që nga 1970 u kthye ne traditë e vijon edhe në këto
vite.
Pas daljes ne pension, Zefi familjarisht vendoset në qytetin e
lindjes në Shkodër. Edhe këtu sedra profesionale e nxit për t’ju vënë
punës deri edhe për ngritjen e një formacioni tjetër popullor për
këngën qytetare shkodrane. Për këtë orkestroi shumë këngë
shkodrane për bandën frymore. Shkodra e mirëpriti. Po jo si më parë,
raportet e komunikimit shoqëror po edhe profesional kishin
ndryshuar mjaft me kohën e rinisë së tij. Edhe në këto kushte ai nuk
e ndërpreu punën. Por në kulmin e kësaj pune krijuese dhe të
shpresës se erërave të demokracisë, për të cilën kishte ëndërruar
gjithë jetës, që do të hapnin shtigje të reja edhe në Shqipëri, në prag
51
të agimit të saj, më 9 mars 1989 ai mbylli sytë përgjithmonë, duke i
lënë shkollës së muzikës shqiptare gjithë përvojën e krijimtarinë e tij
muzikore.
Për kontribut të veçantë në zhvillimin e kulturës dhe artit
muzikor kombëtar, Presidenca e Republikës së Shqipërisë i dha
titullin e lartë “Artist i Popullit”, pas vdekjes. Ky vlerësim është
shprehje e shtetit demokratik edhe për ata artistë të cilët u
persekutuan nga regjimi komunist, ndonëse kontribuuan me
përkushtim e me gjithë forcën e talentit të tyre për kulturën
kombëtare.
Nuk mund të lëmë pa theksuar se vlera e figurave të kësaj
natyre çmohet edhe nga gjurmët që lanë pas vdekjes në vendet ku
kanë punuar.
Në këtë kuptim puna e krijimtaria muzikore e Zef Grudës në Kukës,
ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm si kujtim po veçanërisht në
pasurimin arkivor të Shtëpisë Kulturës Qytetit Kukës, në Radio
Kukës e, më e rëndësishmja në përgatitjen e një brezi të ri të
kualifikuar muzikantësh e instrumentalistësh si: Binak Elezi, Hamdi
Gjana, Petrit Sinamati, Din Vukaj, Luan Pëzhita, Bashkim
Doda, Islam Beqiri, Shpresa Çurçiali, Kozeta Mezini e tjerë.
Dëshmi e kësaj vlere të këtij muzikanti të shquar është edhe krijimi
në shkurt të vitit 1991 i Asamblit Artistik “Jehona e Gjalicës” të
Kukësit, me bazë orkestrën “Zef Gruda” e regjizurën e Bilbil
Herenit të cilin e ka drejtuar ish nxënësi i tij, muzikanti i ri e i
talentuar Petrit Sinamati pasuar nga i nipi Parid Sinamati. Kjo
trupë e njohur për disa vite, me veprimtaritë koncertale brenda dhe
jashtë Shqipërisë ka synuar ta mbaj dhe ta zhvillojë më tej punën që
krijoi, vite më parë, kompozitori dhe dirigjenti i paharruar, Zef
Gruda.
Tiranë, Mars 2014
52
Doli nga shtypi revista "Dy Drinat"
NGA KORIFENJTË CANA E MUSLIU, TEK
ATDHETARI I TOPOJANIT
Aziz Bytyçi
Doli nga shtypi numri i 16-të i revistës "DY DRINAT”. Një gjak, një
gjuhë e një zakon, një popull i ndarë një shekull, në vitin 1998 të
shekullit të kaluar Dy Drinat u bashkua. Drini i Bardh i Dukagjinit
dhe Drini i Zi i Lumës ishte ëndërr e kamotshme, sepse ishin motër e
vëlla. Lumjani sojnik nga oxhaku i bjlalajve të Bicajve të Kukësit,
edhe pse ishte shumë vite dhe është duke jetuar përtej oqeanit
atlantik në Amerikën e largët, ai filloj ta botoj revistën "Dy Drinat"
që nga viti 1998 e deri më sot. Ky kontribut i madh i Essat e Hamëz
Bilalit krijoi lexues të shumtë nga të katër anët e atdheu. Berat Batiu
poet nga Prizreni dhe kryeredaktor i revistës për fëmijë "FIDANI”,
thotë se doli nga shtypi revista tashmë me një traditë disavjeçare.
"Dy Drinat", kjo revistë që me publikimet e veta ndër vite ka zgjuar
kureshtjen e lexuesit për shumë tema interesante nga lëmit e
ndryshme të jetës njerëzore. Ndër të tjera thotë se nuk i fle shpirti pa
thënë se kjo revistë që nga numri i parë e deri më tani për shumë
tema nxiti debate të frytshme, më të mira të zbardhjes së të vërtetës
historike për shumë ngjarje që e shoqëruan popullin tonë. Që nga
viti 1998 e deri në këtë vit të numrit të l6 me radhë të revistës
kontribute të shumta dhanë poetë, profesorë universitar, intelektualë
të mëdhenj nga Kosova në shkrimet e tyre shkencore në revistën "Dy
Drinat". Në këtë numër të radhës pos tjerash mund të lexoni prof. dr.
Sadri Fetiun "Fatin e njeriut", në prozën e Ramadan Rexhepit.
Krahas shkrimeve të ndryshme publicistike dhe eseistike ai ka botuar
në Suedi në vitin 2004 romanin "Dilemat e Emrush Dokos". Duke i
pasur parasysh këto tri vepra, mund të konstatojmë se Ramadan
Rexhepi hynë në radhën e shkrimtareve të letërsisë shqipe që e ka
krijuar individualitetin e veçantë krijuese si prozator, vepra e të cilit
meriton të studiohet në mënyrë të plotë analitike. Radhazi më pastaj
te kjo revistë e bashkimit të një populli të ndarë nga regjimi i
shekullit të kaluar, kemi bashkëpunëtorë të ngushtë të Prizrenit që
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015

Contenu connexe

Similaire à Dy drinat 17 2015

Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!#MesueseAurela Elezaj
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetAlbi Muca
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMarjan DODAJ
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiInternet VloraAlb
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAndi Belegu
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovBerat Gashi
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke DabajMarjan DODAJ
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 
Kongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësKongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësargjen
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 

Similaire à Dy drinat 17 2015 (20)

Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
P.histori
P.historiP.histori
P.histori
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
PKSH
PKSHPKSH
PKSH
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Kongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësKongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicës
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 

Dy drinat 17 2015

  • 1. 1 DY DRINAT (17) E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE KULTURORE Bicaj, Kukës, Tetor, 2015
  • 2. 2 BOTUES: Essat dhe Muharrem Hamz Bilali Drejtimi i redaksisë: DY DRINAT (Essat Hamz Bilali) Bicaj, Kukës Shqipëri (Albania), Europe DY DRINAT (Dardan E. Bilali) 270 Sixh Str. Palisades Park, NJ 07650 USA Telefoni dhe Faksi: 201 461 9429 E-mail-i: lumkos@verizon.net Anëtarë të redaksisë: Izet Duraku, poet Rexhep Shahu, poet Mirjana Përzhita, gazetare Elmira Muja, gazetare Blerina Halili, gazetare Islam Dogjani, gazetar Kontribues: Hysen Shehu, poet Dr. Fejzullah Gjabri, studiues Isa Halilaj, studiues Dr. Yrjet Berisha, poet Sulejman Dida , poet
  • 3. 3 PËRMBAJTJA 1. Essat Bilali, Sr. Sc. DY TRI FJALË...,5 2. XXXXXXXXXXXX I'DASHUN, EFENDI TAHIR KERNAJA,......................................9 3. Dr. Yrjet Berisha POEZIA E BEQIR MUSLIUT,: (Vazhdon nga numri i kaluar) POEZIA ME INTERTEKST METAFIZIK,...................................10 4. Dr. Fejzulla Gjabri TË DHËNA PËR EPOSIN E KRESHNIKËVE NË VISIN E LUMËS Information about the Heroic Epos in the Province of Luma, ........................................................................26 5. Msc. YmerVehapi, inxhi. dipl.xeh. NJË FAMILJE E MADHE LUMJANO – KOSOVARE,..................39 6. Nga Zudi Hamiti DËSHMI NGA KURTISH KOLOVERI I STRAJANIT TË GOSTIVARIT,.................................................43 7. Isa Halilaj, Studiues, “Mësues i Merituar” Zef Gruda “Artist i Popullit”- FIGURË E SHQUAR E SHKOLLËS MUZIKORE SHQIPTARE Në 25 vjetorin e vdekjes, ...............................................................47 8. Aziz Bytyçi Doli nga shtypi revista "Dy Drinat" NGA KORIFENJTË CANA E MUSLIU, TEK ATDHETARI I TOPOJANIT,...............................................52
  • 4. 4 8. Stavro Skendi LETËR HISTORIKE....................................................................55 9. Essat Bilali, Sr. Sc. ZHDUKJA E XHEMË SIMNICËS – GOSTIVARIT,.....................57 10. Nezir Spahija, Paris, Francë,1977 PER NJE SHQYRTIM ME TE MIRE DHE ME KONKRET TE NGJARJEVE HISTORIKE TE KRAHINES LUMES GJATE PERPJEKJEVE PER PAMVARESI KUNDER PUSHTUESVE TE HUAJ:TURQ DHE SERB: KRITIKA E ZOTNI TAHIR KOLGJINIT (SHEJZAT N 4 E 6 1969), ............................................................67 11. Hysen Shehu, poet PËR NJI NJIQIND VJETOR TE SHTREJTE,..............................93 12. Neshat Bilali, veteran i Luftës & Esat Bilali, Sr. Sc. NJË LIBËR MONOGRAFI PËR MUHARREM BAJRAKTARIN,...............................................105
  • 5. 5 DY TRI FJALË... I nderuari z. Ekrem Bardha, Ka kohë që e kam marrë letrën tuaj. Atë e kam lexuar me kujdes dhe jam gëzuar shumë që ishit mirë me shëndet. Ka dashtë Zoti që edhe unë jam mirë. Letra e juaj përmbante disa pika, të cilat më nxitën të bëj pak fjalë. Së parit, dua të vë në dukje edhe një herë që ndihmesa e juaj kombëtare si nga ana e juaj ashtu edhe përmes përfaqësuesit të Kongresit Amerikan, z. Bloomfield, ka qenë e shënuar dhe çdo atdhetar i vërtetë i ngulimit këtu e di atë dhe e nderon. Po ashtu atë e kam vënë në dukje edhe unë në letërkëmbimin me juve, të cilat letra kanë gjetur vend në librin tim, Essat Bilali Letërkëmbimi 1, botuar më 2014 në Prishtinë, të cilin do t’ua dërgoj së shpejti. Së dyti, sa i përket asaj se unë me Zërin... nuk jam marrë shumë me bashkësinë, është e vërtetë dhe kjo i ka shkaqet e saja. Në rend të parë, revista që kam botuar unë për më shumë se një çerek qindvejtshi, ka pasur përqendrim tjetër: të jehojë të vërtetën historike të Kosovës në kundërshtim me atë të falsifikuar serbe. Pastaj, ajo kishte gjithashtu për qëllim të nxiste kritikën në bashkësi, së cilës i ishte zënë fryma nga qarqet me botëkuptime politike-ideologjike. Për këto shkaqe, ajo nuk është marrë me punët e bashkësisë. Por ka edhe shkaqe të tjera. Profesor Stavro Skendi, i vetmi me titull të merituar i dhënë nga instituti ku punonte për veprat që ka pas botuar, jo i vetëquajtur, në një letër të hapur shpërndarë më. 28 tetor 1969, flet për një mbledhje të bërë në Palermo të Italisë, një mbledhje shkencore përkushtuar Skënderbeut, në të cilën ai shkon për të marrë pjesë si shkencëtar, por që ajo mbledhje shndërrohet në politike. Ndër të tjera, Prof Skendi shënon se aty u tha se “Vatrës” “Nëse i mungon shpirti, ne do t’i japim shpirt. Se ç’shpirt kuptonte, gjithë bota shqiptare e di mirë”. Duke u përpjekur për ta sendërtuar këtë ide, në një anë, me shtyse nga duar të padukshme, një luftë shumë vjeçare filloi në bashkësi. Kjo shihet më së miri në Vatër, ku ishin të përfaqësuara, pos Ballit, të gjitha grupet, të them politike. Sa i përket
  • 6. 6 shoqatës, aty njerëzit akuzoheshin, po nuk u shkoi për shtati atyre, se bëjnë politikën e Shqipërisë komuniste, se kanë emra anadollakë dhejanë kundër kësaj feje apo asaj feje. Kjo luftë shkoi aq larg sa u bënë përpjekje për të rehabilituar (E. Liço) edhe pushtuesin fashist me shërbëtorët e tyre. Kishte nga ata që thoshin se do të shkojmë në Shqipëri përmes Jugosllavisë, ndonëse atëherë nuk dihej për marrëveshjen që kishte qenë bërë... Kjo gjendje pasqyrohej gjithashtu në bashkësinë e gjerë. Kur bënim demonstrata kundër politikës shoviniste kundërshqiptare jugosllave, ndonjëherë grumbulloheshin bukur si shumë njerëz, si në dy demonstratat e mëdha në New York City dhe një në Washington D. C. më 1981, ndonëse u përjashtuan të ashtuquajturit agjentë të Shqipërisë, jo për hir të atdhetarisë, por për të marrë kredit kapadaillëku, por më së shumti në demonstrata ishim të pakët, sa shpesh turpëroheshim nga ai numër i vogl në atë bashkësi të madhe, sepse të gjithë veprimtarët që nuk bënin pjesë në të ashtuquajturat parti konsideroheshin komunistë, sepse këta tjerët ishin nacionalistë dhe kështu asnjë shqiptar atdhetar nuk gjendej. Tahir Kërnaja – Currani, një njeri i mirë dhe atdhetar i kulluar, nuk lejohej të përhapte në xhami lëndë kundërjugosllave në përkrahje të kauzës kosovare kombëtare. Të ndjerit Tahir tashmë, i shkruheshin letra kërcënuese duke e quajtur agjent të Tiranës komuniste për ta diskredituar. Zëri i Malsisë, i cili bënte shumë zhurmë kundër Jugosllavisë në përkrahje të kauzës kosovare me malsorët e tij trima e atdhetarë, quhej Kal Troje i Tiranës komuniste për ta asgjësuar... Flitej se nuk duhet të luftohej kundër Serbisë, se ajo është e vjetër si shtet dhe ka shumë përvojë.. Të gjithë ata që ishin veprimtarë kundër pushtuesit serb ose shikoheshin me dyshim, ose quheshin agjentë të Tiranës komuniste për dallim, madje edhe shkruheshin letra dhe dërgoheshin në Shqipëri më vonë me atë përmbajtje nga agjentët e Serbisë. Kjo lloj propagande shkoi aq larg sa edhe UÇK-ja u quajt krijesë e Serbisë, madje nga ndonjë veprimtar i njohur dhe po ashtu nga ndonjë institucion, që më vonë u bënë me llafe mbrojtje e saj!...Një gjendje e këtillë është jo vetëm për të ardhur keq, por edhe për t’u vajtuar...Çështja e shenjtë kombëtare përzihej e bëhej lëmsh me politikën e pa krye..., sigurisht që vinte nga ata që thotë I. Kadareja që Vuk Drashkoviqi përpiqej të bëhej mik me të për ta
  • 7. 7 shukatur atë, gjë që dihet se ishin shukatur disa të tjerë, madje dikush edhe duke bashkëpunuar me revan me gjithë vrazhdësinë e mundshme kundër kosovarëve “stalinista” dhe luftës së tyre, që ishte luftë kombëtare... Pra, bashkësia, në përgjithësi, ishte e këtillë, ishte një mbështjellje ku qeni të zotin nuk e njihte. Por, me dorë në zemër, ka pasur individë të veçantë në të dhe, sidomos, nga disa intelektualë, të cilët kanë punuar me gjithë çiltërinë njerëzore dhe atdhetare duke i kushtuar kauzës kombëtare gjithë mundin e tyre, gjithë kapitalin e tyre, gjithë shpirtin dhe zemrën e tyre. Këta nuk mund të harrohen, ashtu siç nuk mund të harrohen ata trima që u rreshtuan në aradhët e UÇK-së për të luftuar kundër pushtuesit serb të kombit... Pa u zgjatur, po përmendi vetëm ndihmesën e z. Jo DioGuard-it si përfaqësues i Kongresit e pastaj edhe vetë dhe veçanërisht me përkrahje të përfaqësuesit të Kongresit Amerian Tom Lantos-it, e cila ka bërë ndryshim, gjë që shqiptarët nuk duhet ta harrojnë. Duke mos pasur vlerësime kritike për bashkësinë, shumëkush mendonte se bashkësia është e bashkuar dhe atdhetare. Meqenëse ai grupi që e quante veten Vatër, duke aluduar në klasiken, bënte shumë zhurmë dhe paraqitej si përfaqësuese e bashkësisë, gjë që nuk ishte, madje duke shkruar letra diktatoriale për Shqipërinë, për çfarë disa personalitete shqiptare, ashtu edhe zyrtarët shqiptar, duke përfshirë edhe Dr. Berishën, mendonin se ajo ishte ashtu siç e paraqisnin këta. Prandaj mbështeteshin në të, duke e konsideruar si përfaqësuese e bashkësisë, gjë që nuk ishte. Por nuk kaloi shumë kohë dhe ata u njohën me të vërtetën. Duke e parë këtë gjendje të përzier, ata ngelën me gisht në gojë. Po në të vërtetë, kjo nuk duhej të ndodhte. Si demokratë që mëtonin se ishin, duhej të mbështeteshin në bashkësinë, ose në një numër veprimtarësh dhe intelektualësh, se fundja këta ishin ata që mundësuan një ndryshim, jo bashkësia ose ajo shoqata që quhej Vatër dhe që zgjidhte Arshi Pipën ose ndonjë pipë tjetër si ai për kryetar të saj... Duke mos e parë këtë gjendje dhe duke u manipuluar me demagogjitë e disave, qeveritë demokratike të Shqipërisë i mbyllën sytë ndaj atij realiteti që duhej të shihej me sy qartë. Por kjo nuk ndodhi, jo nga ajo se shqiptarët nuk e çmojnë atdhetarinë, por nga se politika nuk i ka lrjuar, në një anë dhe nga lufta që bëhej gjithashtu
  • 8. 8 në ngulim, nga ana tjetër, për atë se "kur ka hyrë dhelpra në lumë, a e ka lagur bishtin", e mjegullonin gjendjen. Pikërisht për këtë Kryetari i Shqipërisë i dekoroi ata që, e thom me keqardhje, nuk kanë pasur fare merita kombëtare... Sidoqoftë, për çështjen kombëtare, për Kosovën, nuk duhet të diskurajohet dhe të thuhet, si disa, se nuk e vlen të luftohet për Shqiptarinë, por ata duhet ta ndiejnë veten kryelartë, sepse kanë bërë detyrën e tyre siç thonë ”bëre të mirën dhe hidhe në det, nëse nuk e di peshku, e di Zoti vetë”... Duke ju përshëndetur, ju bëj shumë të fala, madje me atdhetari të kulluar. Dëshiroj nga zemra që të keni shëndet dhe të jetoni sa më shumë, se Shqiptaria ka nevojë për atdhetarë të vërtetë! Essat Bilali, Sr. Sc. 270 Sixh St. Palisades Park, NJ 07650 USA
  • 9. 9 I'DASHUN, EFENDI TAHIR KERNAJA. Me'vjen shum mir qe 'je ba edhe politikan' botnor tash kohnat e fundit. 'Bravo te qoft bre burr malcije. Ndigjo se po t’i shkruj nja dy fjal pse' ta du te miren. dhe jo si ata spijunet e Tiranës qe tallen me ty. Te gjitha keta letra dhe telegrame qe na çon zoidnija e juaj poshtë perpjet, i dijm shum mir se kush i shkrun, kush i perpilon, se aj asht nji spiju i Tiranes. Asht mesu spijuni qe te hedhi gurin dhe te meshefi doren, po derikur ka mend aj qe ta vazhdoj ket veprimtari spijuni anti Shqyptar edhe anti Amerikane' ne 'favof te Stalinistavet te Tiranes. Me ndigjo mu i dashun z, Tahir, hiqju atyne punvet se nuk jan pun te ndershmë ata qe 'po te detyrojn ty me i ba. Te gjith e dijn qe ti nuk je ne gjendje qe te shkrush letra ne gjuhen Engleze, edhe ne at Shqype edhe sje ne gjendje. Aj qe te meson ty me anen e spijunevet te tjer, pse nuk del vet si burr haptaz dhe t’i shkrujn vet keta telegrame dhe letra bombastikesa per sy dhe faqe qe te rrejn Kosovaret e trash qe su mesun me at qeveri majmunash ha la. Ban si te dush po nji dit kan me te lan rrugvet te botes si ata Homles qe jan neper N.Y. dhe qeverija nuk ka me te ndihmu masi ti merresh me nji element shum te ndyt, dhe aj asht elementi Enverist Labo Ortodoks komunist. Çfar asht kjo Rinija Kosovare kur ti je gjysh e mi gjysh, kjo asht turp per ty, mlidhe menden njiher e mir dhe qindro si qindrojn te gjith nacionalistat e ndershem. Mendoju mir pra, dhe lene strajcen me marrina qe ta ngarkojn lopet e Gjinokasters le ta majn ata vet strajcen e turpit. Me/15/5/89
  • 10. 10 POEZIA E BEQIR MUSLIUT Dr. Yrjet BERISHA: (Vazhdon nga numri i kaluar) POEZIA ME INTERTEKST METAFIZIK Beqir Musliu krijoi sipas traditës së poezisë klasike dhe bashkëkohore frënge, që i hap rrugë lirikës hermetike e neosimbiliste, poezisë bashkëkohore evropiane. Në opusin e tij lirik bie në sy gërshetimi i lirikave medituese me motive metafizike, me intertekste konfesionale. Poeti në librin “Lulëkuqet...” ka një vjershë titulluar: “Rekuiem II”, ndërtuar me motiv meditues, që paraqet problemin e ekzistencës, vështirësitë, humbjet e rastit. Në këto vargje del edhe Krishti, si arketip i shkëputur nga intertekstualiteti i shkrimeve të shenjta, duket se “zbret” nga afresket që t’ua lajë mëkatet e turpin një frati dhe një murgeshe, që puthen nën afreskun ku ishte portreti i shenjtit. Ata ndëshkohen; shndërrohen hi e pluhur në Golgotha. (Gol. toponim hebre, Kalvar top., latin). Poezia “II. Nokturno” shpreh dilemën e shqiptimit të jetës me ngjyra shqetësuese. Vargjet e tilla tingëllojnë me ton shprese edhe atëherë kur troket fatkeqësia: “Dhe n’at dritare t’kthyeme kah njerzit në rrugë... E – dersia kumbonaret e qytetit t’rrahin n’mesditë E t’ngulen në shtiza – si Krishti n’Golgotha Ju, dilni të gjithë nga shtëpijat, e dashunoni”
  • 11. 11 Si e tillë, kjo lirikë ka motiv dashurie, frymë njerëzore të sinqertë, që s’fshehet nga askush. Ndjenjat e pastra dalin nga lëvozhga mistike dhe ireale. Dashuria s’ndalet edhe kur kambanat rrahin në mesditë për të dhënë kumte lutjesh, lumturie a mort të papritur. Të dashuruarit edhe mund të ndëshkohen, ashtu siç e pësoi edhe Krishti në Golgothë. Ka edhe në disa vargje thurur mbi Sermben, që identifikohen me intertekstin metafizik të njeriut të parë - Adamit, kur ëndërron parajsën e ndalur të Adamit, e zemra i ngulet në hu. Ky motiv lexuesit i kujton flijimin e Issa-it në Golgothë. B. Musliu me këto vargje paraqet sakrificat e poetit romantik që u ngjajnë vuajtjeve të interteksteve të sipërshënuara nga shkrimet e shenjta. Në librin “Parabola”, cikli ”Molla e Afërditës”, në disa vargje subjekti urtak zbulon mollën e Ademit nga miti i lashtë i kopshtit të Edenit. Kafkat jehojnë si kambanat, si objekt kushtrimi e ftesë. Portretizohet Ademi, me imazh kompleks nga kopshti i Edenit, që ndërlidhen me mollën e Afërditës, dhe darka e fshehtë e tradhtisë, kobit dhe tragjedisë. Në librin: “Darka e magjisë”, poezia “Anatema A”, subjekti i saj ilustrohet me motiv biblik, mëkate, spastrim, rrugëtim shenjtëror, intertekst antik, lirikë shpitërore, engjëj në krah të djathtë, furtuna, zanafilleje, çështje hyjnore të padukshme, trashëgimia materiale dhe shpirtërore e të parëve të njerëzimit. Lirika mbyllet me motivin e pendimit, dëshpërimit, kërkim – faljeje për pasardhësit, që nuk u lënë asgjë në botë, veç pastërtisë e qetësisë së çiltër shpirtërore, por armiku i dënon nga smira. Vjersha “Anatema Zh” ka tekst dramatik shkruar në veten e dytë, subjekti lirik me emrin e Krishtit del njeri i bekuar, i shenjtë, bredh me këmbëngulje të etshme fushës së lodhshme. Motivi i shiut analizohet si fenomen atmosferik spastron mumiet egjiptase nga mijëvjeçarët e hershëm. Ndërkaq, aty shfaqet edhe arketipi tjetër, Juda, nxënësi i Krishtit, i cili sipas shkrimeve biblike tradhtoi atë, nuk i jep ujë për të pirë, andaj e ndjek hija e vet, shpirtin e ka të rënduar me mëkat e turp. Ciklin “Nata e Bartolomeut” hap poezia “Parabola (1)” dhe mbyllet me “Parabola (2)”, si edhe shtatë vjersha me titull praktik: “Bleni i parë” – “Bleni i shtatë”. Shikuar sipas analizës intertekstuale, “Nata ...” pasqyron në nivel asociativ vështirësitë e popullit. Kështu, tërë ky stof lirik thuret në binarë aludues konfesionalë dhe historikë, ku
  • 12. 12 shpalosen mynxyrat, vuajtjet shqiptojnë përbirimin nëpërmjet vrimës së gjilpërës, shtrati i tradhtisë sjell vdekje, ku bozhuret lulëzojnë pas plojës. Nata d.m.th. tragjedia sjell fatkeqësi çnjerëzore, kafkat zhduken. Metafora e kafkave lakohet nëpër shtatë vjersha, frymëzuar nga gjetjet e rralla arkeologjike, ilustruar me kulla, muze, trëndafilat që lulëzojnë, vdekja s’përfundon. Mrekullia vishet me gjuhën e zjarrit, organe njerëzish të vdekur mbijnë bimë. Kullës i shuhet loza. Këngë vaji ka. Nënat vajtojnë plojën e paparë të përlyer me gjak. Në ballë lulëzon trëndafili i gjakut (që simbolizon fundin tragjik të njeriut) nga thikat e kafkat me baltë. Varrezat stolisen nga duarshtrirët në rrugë. Në fushëbozhure shtohen vdekjet. Zogjtë nëpër kulla ndërtojnë çerdhe. Shqiptimi i vjershave të tilla herë - herë shkallëzohet në ambis, hije, teh shpate, ngrirje. Dielli fshihet nga kjo tragjedi. Gijotina e dashuria rrinë afër njëra- tjetrës. Nusja gjarpër sjell krushq të zinj. Korbi përhap kob. Prushi djeg. Njeriu bën jetën e zogut në kafaz. Thikat vallëzojnë, valët e kohës ndahen në sfera gjaku në det. Në ciklin “Fushë – Bozhur” ka një poezi: “Me një ushtë të ndiqet bota përsëri”, që ndërtohet në formë të dialogut, ku poetit vazhdon të paraqesë tmerret e reminisencës (rikujtesës) historike - konfesionale, që lexuesit i rikujton vringëllimën e luftës, ushtën që s’zë vrima e gjilpërës, s’bën punë, kurse dielli vallëzon tehut të shpatës, me frikë, kob, lëkura e ulkonjës ha krerë. Pastaj satanatë në kremten e përgjakshme shfaqen si dëshmitarë të heshtur. Profetët mbeten të mjerë; s’kanë krye e nam, janë të paaftë, humbin besimin e kopesë (besimtarëve). Teksti mbyllet me shqiptimin e formulës së pagëzimit. Cikli “Metafizika e Prishtinës (varianti i parë)”, vjersha “Anatema A”, nis me motivin e udhëtimit të trilluar të heroit lirik, alter ego e një interteksti nga mitologjia e shkrimeve të shenjata. Udhëtimi mistik bëhet në shuplakë, në mënyrën fantastike, bredhjet e ndjekura nga një mijë e një mrekulli. Jeta shtyhet me vështirësi. Nëpër porta të ndryshme përbirohen engjëj që mishërohen, mbrojnë vlerat e botës. Kur keqësohen gjërat, shpëtim gjejnë nga trëndafilat që marrin formë dhe kanë aftësi të të folurit, me forcë magjike dëbohen gjësendet fizike e abstrakte. Cikli “Metafizika e Prishtinës” (varianti i dytë). Vargjet e poezisë “Imazhi i tretë”, subjekti ngjashëm me arketipin e Issa-it, përbirohet kurtheve të padukshme të Magjisë i lidhur në qa
  • 13. 13 Musliut dhe garkuar në shpinë. Ky intetekstualitet është sa metafizik edhe në konfesional. Këmbët përbirohen vrimës së gjilpërës, në kopshtin e verdhë fshihet fytyra irnosëse që paraqesin vuajtje, shikojnë përtej çudisë, treqind palë syshtizë në ëndërr e plagë në ndjekin. Në shesh llahtarie zhvishet, nuk zgjohet as si i dehur e as si i vdekur. Mesdita shndërrohet në kambanë shurdhuese. Kurse cikli “Orfeum” ka poezinë “Anatema A”, të cilën poeti B. Musliu e shkroi në frymën e tingëllimës, ku mbisundon motivi metafizik. Vargje shqiptohen pa shfrenim etik e social, babëzi, uri, darka e magjisë si fundi çnjerëzor, fatkeqësi, vaj, mort, vazhdon udhëtimi i fshehtë, në kafka alternohen lulebozhuret mitike. Ka udhë, imazhe ëndrrash, dëshira, shfaqet zjarri i kaltër (i ferrit) në Orfeum, përbirimi nëpër rrathët e ferrit. Në fund të shëtisë, udhëtari mbetet i urituri në darkën magjike. Vjersha “Orfeumi (I)” nis me largimin e kokës nga parajsa, ku edhe varroset me dhëmbë, krejt i ri. Orfeu si këngëtar mitik, në këtë lirikë pasqyrohet si figurë metafizike, që për të shpëtuar të dashurën, sakrifikon të hyjë nëntokë, ecën zbrazësisë së parajsës. Me këmbën e majtë shkel të këqijat, gënjeshtrat, me këmbën e djathtë shkel parajsën, i mbërthyer, i robëruar, i masakruar përcillet me këngë magjepsëse, buzët në gotën e verës i mban, muros zbrazësitë në krahun e djathtë, lumi nëntokësor vërshon brigjet, do të shpëtojë nga Pikëllimi, për Euridikën, që në lirikë s’del, por nënkuptohet se përfundimisht mbetet në Had, i dëshpëruar, i zhgënjyer ai del jashtë pa atë. Cikli “Darka e magjisë (Kreu i dytë)” përbëhet nga pesë vjersha, ndarë në pesë pjesë. Tematika e tyre lidhet me intetrtekste të shkrimeve të shenjta, gërshetuar me motiv meditues, ku gjakohet urtësia, mençuria dardane, fusha mugulluese, gjaku i derdhur nëpër beteja, përgjakjet e nënsqetullave. Shpuza ose hiri i Feniksit ringjallet në Fushë. Dielli, kjo metaforë astrale, simbolozon shenjtin, që vëren sfidat e urisë në Darkën e magjisë. Vera derdhet me ibrik të artë shumëshekullor. Jehonë dasmash të rrejshme, këngëtarët kremtojnë natën e përgjakshme në Darkën e Kokave, pastaj shfaqet, shtrohet Magjia e zezë, ndodh metamorfoza; këmbët thyejnë murin mes thikave. Shpina shndërrohet në sofër grykësish. Ditët numërohen në përroje gjaku. Interteksti i krijimit të qenieve njerëzore (Hava)
  • 14. 14 rishfaqet nga brinja e thyer e Adamit. Në sofër ulet dielli turpërues, që shkakton të këqija. Në Darkën e magjisë bota gjunjëzohet nga mëkatet, vuajtjet e bruzta të Robit, që është arketip i Adamit. Në nënkokë fshihet sofra ose darka e flisë. Shtizat puthin (vrasin) shpatullat e Robit të anatemuar nga kopshti parajsor. Magjia pret gjunjë, ngulfatet në gjumin e parë, pas Darkës për të mos u gdhirë nga ankthi i fundit në botë. Fajësia, dilema e flijimit të të shenjtit mbyll këtë cikël poetik. Libri “Orfeiana”, (2004), është lirikë e vëllimshme e poetit, si në tematikë, ide, teknikë vargnimi, rrënjët i ka te librat “Parabola”, 1976 e “Darka e magjisë”, 1978. Nën cikli i parë:”Metafizika e sfidimit - Karta e alkimisë”, hapet me vjershën “Darka e purpurt”, ndërtuar me disa vargje me tekste dialogu, vështrim - lexim në lëkurën e fytyrës, ku deshifrohen magjitë, imazhe fushëbetejash, shtrimi i një sofre, gllabërimi i paqenë. Ky intertekstualitet sërish iu rikthehet ligjërimeve të shkrimeve të shenjta, që poeti i shndërroi në tekste lirike. Me motivin e përbirimit nëpër fushë sprovohet subjekti lirik i lashtësisë. Magjia e panjohur hap kurthe, me duar të subjektit ringjallet Robi. Fati i shenjtit njëjtësohet me Dardaninë e robëruar, mbuluar me purpur dhe imazhe të darkës së magjisë. Në nënciklin “Poetika e përditshmërisë” ka disa poezi, si: “Parathënia e alkimisë”, “Nga poetika e përditshmërisë, 1”, “Nga poetika e përditshmërisë, 2”, “Misteri i germave”; stërmbullari i tyre ka intertestualitet abstrakt, hermetik, fantastik. Këtu pasqyrohet motivi i hapësirës së bardhë, plagë pa autorësi, vuajtje si të thoit të zi. Pastaj shfaqet motivi dionisian, vera në kupë sjell lumturi çasti. Lirika merr motiv mistik; gjakohet dorëshkrimi i mbledhësve të purpurt që ëndërrojnë, sepse në intertekstin mistik hyhej e dilej lirisht. Motivi i verës çrregullon ekuilibrin dhe vendosmërinë dhe i paraprin fatkeqësisë, lëvizjet bëhen me kokë e shpinë ngarkuar me peshën e intrigave etike, që më vonë zgjojnë ndjenjat e fajësisë, pendimi shumëshekujsh. Lirika gërshetohet me intertekst mitik, aktual, lirikë pëshpëritëse etj., me arketipe shkrimesh të shenjta, mistike, si edhe nga artet dhe shkencat e tjera. Me vorbull imagjinues dhe me ëndrra industriale, poeti e ilustron me haxhiografi, germa që krijojnë një Dhjatë fiktive me gjurmë.
  • 15. 15 Të poezia “Misteri i germave”, poeti sfidon shkrimet e tipit magjik. Sistemi i germave krahasohet me ushtarë ngadhënjyes. Gjaku i trazuar ndan kohën e artë në simbole, krijon faqet e bardha nga historia e dhjatës së purpurt, që gurëzohet metaforë në lirikë. Vjersha “Nga poetika e përditshmërisë, 3”, krijohet nga një intertekst i tipit didaktik, estetik, sociale dhe strategji njerëzore dhe hyjnore: germat acarohen, fillimisht krijohet përshtypja se gabimisht yshten, sulmojnë bardhësinë, shenjtërinë. Në ciklin “Enigma – Imazhi”, poezia: “Magjia e enigmës”, poeti thur vargje mbi prekje të buta pa iu zverdhur fytyra, kërkon rrënjët e mandragorës në farë shpatulle, gjuha ngjitet në qiellzë, arrin të zgjedhë mrekullitë e botës, lulëzimi në kornizën e kokës së mandragorës grimcohet në shuplakë. Mendimet çelin zogj (shumëzohen), varroset shenjtëria. Lirika “T’i zgjidhim memecët” është me motive udhëtimi nëpër botë. Thika ngulet në mollën e premtuar të zanafillës. Këto motive gërshetohen me intertekstualite me subjekte lirike me emrat e Ademit dhe të Havës në kopshtin e Edenit, mbyllur në farën e fshehtë. Dielli pikon gishtave. Memecët flasin me gjuhë të zjarrtë. Magjia trilluese sjell vetmi, mposhtje vetveteje. Nga Hyu, arketip metafizik, kërkojnë shpëtim. Vjersha “Enigma 3” e shpie lexuesin në kopshtin e Edenit, ku hiri shndërrohet në melodinë e tre fyejve, bëhet hi (zhduken). Në një kodër të madhe vështrohen flijimet sfiduese në formë abstrakte. Dielli purpuror s’rëndohet, mrizon pas veshit si engjëll shekullor, s’del në fund të magjisë së kënduar, shoqëruar me melodi fyejsh. “Enigma, 5”, fara adhuron zanafillën e hershme, gjakohet bota, qetësia e madhe. Alkimistët hulumtojnë barin e zi që të shpëtojnë veten, andaj bëhen pre e sfidave të enigmave. Kori ia thotë këngës si magjistarët. Dielli majë koke zë pisk rrotullimet e magjisë ëndërruese, nënsqetullat mbajnë amshim. Në nënciklin e tretë “Ligjërimi i parë para mollës”, vjershës “Skaska (I)” i paraprin një varg – citat, i A. Bosquet. Subjekti që urtësinë ta shndërrojë në mollë shuplake, të krijojë motive nga flora e shëmtive, të përbirohet nëpër gjilpërë. Dora del nga sytë. Shëtia mbetet në gjysmërrugë, kthen në kopsht të lulëzojë t’i shëmbëllejë fytyrës ku zbulohet zjarrtësia e botës. “Para meje thika”, është lirikë ku molla e sherrit rri para subjektit lirik, pjata me thikë vezulluese “mbjell” duar
  • 16. 16 lëvoreverdha, fshihet dhe shndërrohet mburojë nga sulmi i zi. Molla – flia qëndron e pikëllueshme, e pambrojtur para thikës të armikut. Poezia “U ringjall një legjion”, bota e vogël e gjithësisë ringjall legjionin magjik të botës. Nga brinja e Ademit lind Hava e Parë, kopshti i kuq mbyll nënshpatullën, në atë rilindje hyjnore e njerëzore lulëzon lisi i lashtësisë ose pema e mëkatit, lisi i mollës (Hava). Flora me gjuhë mbulon për mrekulli legjionin magjik. Krenarë kthehen ëndërrimtarët zulmëmëdhenj, me lëkurë të zezë, stolisur me perla në kremten e fshehtë. Mes brinjeve të enjtura zbulohet Hava e Dytë, dhe mbi krye rritet një kokë gjithësie. “Tri anët e botës”, në tri horizonte bote purpuri shndrit, e katërta e errta, fshihet në shpinë, shprishet mrekullia. Tri fytyra portretizohen në shuplakë, fara e katërt gjarpëruese ngjitet në degët e duarve. Nëpër trupin e subjektit – Ademit, shtrihet nga sëmundja. Kori – populli vajton, shtrohet në tri anë bote. Ana e katërt bie në pjatën e darkës së magjisë, në darkën e tragjedisë. “Kundruall tryezës” oshtijnë ankesa hyjnish që s’fshehin smirën. Lëkura e trupit shqyhet përnatë. Mjerimi arrin në kremten e kuqe yllëzuese. “Kopshti i artë ”, në këto vargje subjekti lirik ëndërron kopshtin e artë të Edenit në shuplakë, në majëgjuhe vyshket gjarpri. Bota pas Ademit zbulohet në fyt (nga molla e tij), bekimi i pafalshëm rritet me mëkate që përhapen në tryezën më të sëmurë se flora. Duart dërrmohen si me shkopinj. Kërcënohen hiret, ngujohen në arkivol. Lirika “Në pjatë na shikon”, molla sfidon heroin lirik, zhduket në shuplakë, në fund do verën e kotë të lirë, vendoset nën brinjë si Hava mitike, shtrohet në sofrën e zbrazët. Në pjatë shihet viktima e bardhë. Syrin xheloz e zënë magjitë, grimcohen gjymtyrët e paqena të qenieve të lashta. “Vesh lëkurën time”, me lëkurën e subjektit molla vishet, festohet lulëzimi i mërisë, sjellë në pjatë si shëmbëllim i thikës së artë, mbetet syuritur në kornizë. Duart e kopshtarit i zë magjia, ëndërron t’i fusë në zemër edhe pse nuk e ka në dorë këtë veprim, gjakon si magjistar purpurori. Do të shkundë shpirtin e zi. Vesh lëkurën si këmishë feste subjekti. “Një kënd purpuror”, rregullohet këndi purpuror, shihet me çudi, ç’ndodh me mollën e sherrit për popullin e dashur e të urryer nga molla, me mrekullinë e nëntë të farës - jetës. Sofra shenjtërohet me uri, dielli ulet nga barra e shpinës tinëzisht në shuplakë, jep një
  • 17. 17 ëndërr pas lulëzimit të shpalljes martir. Zemra e arketipit konfesional pushtohet me rrjetë e kënd purpuror. “Skaska (II)”, i prin një varg i poetit frëng A. Boske, që nis me figura e metafora: gjaku urtësinë shndërron në mollë, shpiken sprova, germat mbesin në gabzherr. Ademi do ndihmë, molla në hyrjen e nënqetullave, subjekti lirik sprovohet në lëkurë alikimie, shqiptohen germat e bekuara, mbjellë nga pararëndësit e paqenë që s’kërkojnë arkën e verdhur me ar. Nëncikli “Imazh – fara”, në vjershën “Fillimi i imazhit”, zë filli i farës mugulluese në fushë, jeta lulëzon. Vera mbushet me florë, lulëzon bozhurja e harruar në shpirt. Mbledhësit e purpurtë gjakojnë zanafillën e krijimit të njerëzimit. ”Imazhi, 1”, mbyllet në kornizën e paqenë. Bozhuret hanë dy pjesët e ditës (para e pasdite). Gjakuesit e alkimisë i zë magjia, kërkojnë lulëzim rrënjëve të Mandragorës, dhe pinë verën e kobshme. Nga koka s’kërkohet vera, flora e pijshme, fusha e tharë përdëllia e zezë. Thika i futet zanafillës në farë dhe e zë ëndrra përbiruese nga dhëmbi e vera hahej kobshëm. Me copa qielli qëllojnë pas shpinës. Në viset e mbetura zbulohet fara e gjakut, alkimia zhvillohet në shuplakë, përhapet seanca e shenjtë purpurore. Poezia “Imazhi, 2” pasqyron kodrën që shndërrohet në fushë të gjërë, ku ngrihet e zbret heroi lirik, futet në ujë gjoja të lahet, por ndyhet. Një imazh i lashtë krijon qytetin nga balta e hiri, mbijnë piramida në hapësirë fushë, përkryhet vera në podium, vuajtjet e gjalla magjia i kthen në fushë. Ballin kaplon dhimbja e purpurtë, blerimi i lodhur lulëzon fushës së Mandragorës, ditëve të vështira gishtat i ngjyen me gjak magjistari që zhvillon sprovat në shuplakën e botës së shpifur, shfaqen lakuriq dhe turpërohen nga mëkatet e pabëra. “Imazhi, 3”, fusha e gjerë s’sheh ëndërr, fara e gjakut përtrihet në magji. Balli si podium shikimi, gjuha ngrin gjatë të kënduarit në amfiteatrin magjik të Madragorës, dielli kur zbret fle në shuplakë. Butësia nëpërkëmbët, anatemohet me paturpësi. Mëkati i paqenë në rrënjë fare, merr fund imazhi i bukur e i shëmtuar. “Imazhi, 6”, fara mugulluese hedh magji alkiminë e parë të zhdukur, pas saj përbirohet nëpër vrimën e gjilpërës, zbrazëtia mbjell shëmti në florën e alkimisë së dytë të zhdukur. Barrë ka shpinën që nga zanafilla. Qielli mbyllet në metafora, yjet e pluhurosura, dielli shkrihet si akull në gjuhë. Zbërthejnë 300 mrekulli e 30 lulëzime e pushtojnë Mandragorën. Kori i shurdhër i udhëtarëve në fushë. Qielli
  • 18. 18 errësohet para dehjes së verës me imazhin e vet. “Imazhi, 7” krijohet nga nënsqetulla ku rri engjëlli, fusha s’ndërron pamje, fara mugullon tinëz në Mandragorë, lulëzimet thahen, vera është e zbarazët, blerimi në gishtërinj prehet, ëndrrat shuhen në blerim, Mandragora shndërrohet fytyrë e subjektit lirik, para zënies së verës në purpur, mbyllet sërish në farë yjësore, në rrugë gjurmon zanafilla. “Vazhdimi i imazhit”, fusha hapet - mbyllet, pamja e mrekullueshme para zbritjes në Mandragorë, përhapet purpuri në fushë, fara thahet në përdellesë balsami përkryhet ora e alkimisë. Trillohet fara në alkimi florë me imazh robërues në tatuazh. Mbledhësit e purpurit gjakojnë farën e zanafillës. Anatema krerët e paqenë në fushë, fara vështirë zbret në fytyrë - Mandragorë. Nëncikli “Ligjërimi i dytë para mollës” ka poezinë “Skaska (1)”, me imazh rrëfimi e personazhe, thikën kërkojnë gjakësorët, të bëjnë gjakderdhje. Ademi sheh sytë e Havës purpurore që zbret nga coha, në podium zhvillohet magjia e djallit. Ka gjasa që nga një sprovë magjistari i purpurtë të ngatërrohet. Hava gjakon të mbështillej me lëkurën e Ademit si në zanafillë, e vetëdijshme se gjërat e saj i ngjasojnë atij, se ai e ëndërron në sprovë, e paralajmëron mbi trajtat apokaliptike të kuqërremta dy mijë vjet më parë. “Peizazhi i mollës”, peizazhi hapet me rrathët e zinj. Molla ka emrin mollë - kokë. Martirët flijohen për ngjyrë purpurore, magjia ua lidh duart në shpinën e zezë. Kopshti sfidon verën e ruajtur. Perënditë ziliqarë kokën shndërrojnë. “Fara e mollës”, magjistari i ikën vdekjes. Bota darkon mollën e kuqe, fara zhvillohet në trajtë molle në kopshtin e vyshkur të dashurisë ku u viktimizuan a sakrifikohen Ademi e Hava. Në lëkurë molle gatitën trupin me akull, gjaku zbulohet me alkimi që faraonët e… Egjiptit gjunjëzohen, hanë fara, molla u mbin në fytin e kuq, molla ndëshkoi Ademin të jetojë. “Vera e butësisë”, me imazh shenjtërie zë fill purpuri e pushi përrallor, shirat në shtrihen me forcë titanike, kopshti gjallëron, thatësia i zë në zgripc, rrufetë vrasin gjethet e thara, zanafilla shtrohet në sofër gusht mollë. “Darka e fshehtë”, sfidohet vera, tradhtia në degë stolis mërgimin, largimin – tëhuajësimin e kuqërremtë në lëkurë globi nëpër anët e botës. Në alkimi të paparë rri molla e darkës ku hahen gishtat e paqenë. Vdekja nuk i shëmbëllen mollës sfiduese. Vera e harron mollën në degën e mërdhirë, zbret zemërmirë në darkën e fshehtë ku kafshohet molla.
  • 19. 19 “Zanafilla e mollës”, molla e syve të Afërditës me hyjneshat tinëzake përbuzin tryezën e shenjtë. Troja shkatërrohet nga sherri i mollës. Mbetën pa kopshtin hyjnor të Ademit. “Vetulla qiellore”, molla me madhësi vështirë e përshkruar. Mbyllet në shenjtëri (madhështi). “Kopshti i fshehtë”, ai i Edenit, flora me alkimi, Ademi s’e lëshon pemën e shenjtë (mollën), mbyll gojë e zemër, ajo lëshon rrënjë. “Skaska (2)”, Molla s’harrohet. Imzoti e kthen në kopsht ku e harroi Ademi e fisi dinak. Përbirohet subjekti lirik në tri mrekulli: e para verbon sytë purpurorë, gjatë tri udhëtimeve ëndërron. Në mollën e dytë ngarkohet barra e shpinës që shkarkohet në skajin e botës së varfër. Në mollën e tretë ia ha sytë, sheh matanë detit tri mrekulli të tjera, vizaton kurmin e artë të mollës. Kthehet në retortë alkimie dhe i kthehen tri varrë në lëkurën e mollës që e përshkruan heroi lirik, një mijë herë emërtohet nëpërmjet kësaj skaske. Nëncikli “Imazhi - Obelisku”. Vjersha “Ç’u bë me Darkën e magjisë”, heroin lirik e shqetëson rrjedha e darkës së magjisë. Dielli – bari zbret në fron. Në sofër derdhet vera e purpurtë, uria përvidhet fytyrës, hanë ç’patën, shi pinë në ibrikun e Issait, fara hidhet në fushë sërish, kokat dykrerëshe mbijnë, siç i paralajmëroi Mandragora. Nëncikli “Fshehtësia e muraleve”. Poezia “Nëpër birë të gjilpërës”, kokë, bozhurja sillet rreth kupës së saj të skuqur, përpiqet të ruajë përsosurinë, legjionet e pagjumësisë tradhtojnë muret, dora e djallit vizaton një mollë krijuar para Ademit, gjakimi i tij e di tri herë më të madh, heroi lirik përbirohet vrimës së gjilpërës, do të hajë kokën, kur s’ka darkë, të mos qeshin së gjalli. Froni i qetësisë sëmuret. Poemthi “Palestina” pasqyron bijtë mëkatnorë të Ademit e Havës dinake, në rrafshinë ringjallet vdekja qindvjeçe, mbartur me shpinë shkretëtirës së Palesitinës, që Darkën e fshehtë nuk e njohën. Palestina shpiket në natën e korit të të shtatëve të Tebës. Palestinën e ringjall shën Mussai nga dhjetë urdhërat e shenjta. Perëndia ndan kokrrat e kokosit kur mungojnë bijtë e Ademit të parë e të Havës së dytë. Kthehen në rrafshinë, kanë dhimbje gishtash, me nënthonj të nxirë, shpina me barrën e fajësisë hyjnore e djallëzore. Në botë duan t’i gjejnë hijet e humbura të bijve të Ademit të mjerë e të Havës së shenjtë. Nga murana mistike kërkohet Zbulesa e fundit e profecisë. Subjkti lirik nga nëntoka s’do të humbë si Ademi. Kurse bën mëkate kur bijtë e Havës dinake i quan qyqarë e të dëlirë që shëtisin nëpër
  • 20. 20 botë, shndërrohen mollë - sherri. Biri i vogël i Ademit, mëkati më i madh i Havës, udhëton nëpër botë i pamëkatshëm, nuk takon të atin. Bijtë si të mallkuar që i shpallin, s’takohen në vendin e shenjtë, shputave varin mëkatin e paqenë të të atit, të emën ndjek shkëlqimi purpuror. Mëkati i tyre përlyen dyzet bijtë e bijat e Ademit e Havës në tokën e premtuar (Palestina), mbetën të tetovuar në një lëvore (sipërfaqe) ranore. Hipin në Olimpin e rrenës së madhe, në piramidën e lartë të krenarisë së qelbur, pështyjnë Babiloninë e pushtuar e të shkatërruar. Mëkatnorët udhëtojnë, sfidohen, kërkojnë zanafillën e gjenealogjisë së popullit të Perëndisë që nga krijimi i botës deri sa largohen ata. Poeti vendos edhe pjesën e dytë titulluar “Ky është refreni im për ty Palestinë”, subjekti vesh lëkurën e Nesimiut të gjorë. Fatamorgana i vjen në darkë, por shenjtin e rrënon qiriu i fikur. Nesimiu do lëkurën që të zbresë në kremte të darkojë kokën e vet dhe e lë udhëtimin. Bijtë kërkojnë kalë të drunjtë, a një kafshë të shenjtë për të zbritur në Palestinë ose një burak të profetit Muhamed, del grindja e vizatuar në fleta lakre. Udhëtimi i gjatë vazhdon. Palestina ishte si i biri i vogël i Ademit e mëkati më i madh i Havës. Kurse cikli karakteristik “Libri i Zanafillës, 1” , ndërtohet sipas intertekstualitetit konfesional. Këtë tekst autori e shkroi në formën e lirikës bashkëkohore amerikane, që nis me thënie religjioze: “në fillimi qe fjala”. Ademi zbret brinjëve dhe kërkon Havën. Ringjallen dhimbje. Molla në sofër pikon. Atëbotë, kur e botoi poeti këtë poezi, të zënit ngojë Ademi e Hava ishte rrezik të prekë rrapullitë (burgjet e monizmit). Arketipi metafizik mbetet lakuriq, pa gjethe kokosi, lëkurë irnosëse nga shirat, por jo i pabekuar, i gjorë, i paemër. Libri i zanafillës lexohet. Ecën zbathur (Imzoti), këmbët i ngjiten për tokë. Fillojnë haxhillëkun e ecjes së gjatë, brenda gjashtë ditëve Hyji i krijoi në ditën e në kështjellë. Irodi pëlcet i vetmuar, përsërit Salomianën, Irodiada pi gjakun e vet e klith. Bukuria shtatë. Dhimbjet shndërrohen në trajtën e Havës. Nëncikli “Saloma”, është tekst i shkruar në formë poemthi që ka narracion, heronj, etj. Subjekti lirik dhe Imzoti vazhdojnë dialogun. Mbretëron frika, shtangia, gjumi i rëndë i rrakullimës. Me urdhër të Irodit vallëzohet, rituali kërkon gjak. Xhelati ia heq kokën Johanit dhe Salomës ia dorëzon kokën. Mbretëria e mpirë vallëzon valle
  • 21. 21 hyjnore. Irodiada dehet. Salomën e shpallin të çmendur. Në mur shfaqen dy figura shenjtërësh në trajtat e Mërisë e Jeshua Issa Ga Nocrri. Udhëtojnë, shtrohet darka e Salomës qe dehëse, dhe i dashuri i saj pi e vallëzon. Në çini ia sjellin kokën - fli të shën Joanit të gjorë. Herodiada çmendet shkul flokët. Ceremonia e vdekjes së Kipcit shenjtëror bëhet në darkë, kthehen petkat e Ga Nocrrit në përfundim të gozhdimit. Takimi hyjnor me Mejremen udhës së Magdallës. Shkretëtirave të Sinait mbledhësit e purpurtë takojnë Imzotin, nga brinja e tij krijojnë Salomën për fëmijë, të shtrijnë lozën rrakullimës. Mbretëria e Irodit gjunjëzohet. Nëncikli “Libri i Zanafillës, 2”. Poeti me këtë motiv shkroi edhe dramën “Familja e shenjtë” dhe tregimin “Kabili dhe Habili”, etj. Vjersha ka tekst të gjatë, paraprirë nga citati: fillimisht fjala”, që nuk e shqipton Imzoti – Ademi kërkon Havën pa e njohur askush. Akullnajat në skenë, në frigorifer ruhet gjaku i fisit të anatemuar. Edeni ka pamje të vjetër. Hava ndjen dhimbje shpine: lind njeriun e parë. Ademi kur zgjohet sheh gishtat e foshnjës. Lexohet Libri i Zanafillës, krahasuar me mileniumin e parë. Në Babiloni ndërrojnë gjuhët nga i dërguari i Hyjit. Beqir Musliu ka edhe disa vjersha me intretekst mistik, gërshetuar me lirikën neosimboliste a hermetike. Vjersha “Nga poetika e përditshme, 5”, s’pushtohet poetika - vrazhdësia e përditshmërisë që nga zanafilla, pa vërtitje krimbash përrallorë që ripushtojnë me zjarr e akull, në lëkurë rritet trëndafili tatuazh purpuror, zemra zog e trembur vdes nga përdëllimi. Fortesa ironizuese ngrihet nga hiri. Gishtat digjen fshehurazi, dhimbja zë vendin në trëndafil. Sofra shtrohet për martirë të paemër, mësohen butësi, peshohet në fund Dorëshkrimi i Mbledhësve të purpurtë. “Mbasthënia e alkimisë” vendoset në një kopsht letrar, balsam nder a dashuri e përjetshme. Hieroglifet zhburavisin fushën – jetën ku hahet buka, del uria për gjak, sofra si e tillë s’duhet të shtrohet. Grykësit shkruajnë histori letre, alkimi purpurore, këndojnë, udhëtimi shndërrohet në simbol, shkëpusin metafora nga poetika e përditshmërisë a bota banale. Nëncikli “Alkimia apo zanafilla”. Poezia “Ligjërata, 1” himnizon imazhin e një luleje të veçantë Agave, era e së cilës është mbytëse, kush largohet merr pikën e zezë në ballë. Lirika e tillë na kujton një poezi të Pol Valeri-ut, titulluar “Gjethi i rënë”, teksti i së cilës
  • 22. 22 pasqyron një botë të re dhe atë të botës që vdes për t’u ringjallur më vonë. Nëpër gishta pikon purpuri i shenjtë, kur shteren fjalët, lulëzimi ndihmon. Kopshti thahet nga të pjekurit. Lulja lulëzon fshehtë si purpuri në fytyrë ngjashëm me fushën e Kosovës. Mbrojtja bëhet me këmishë purpuri e alkimie. “Ligjërata, 2”, sfidon vetveten në pasqyrë, përbirohen shumë kalorës legjionesh nëpër rrathë hyjnorë. Në betejë këmbë vallëzojnë - rrezikojnë nëpër tehun e shpatës. Vera derdhet. Fitoret e paqena dehen, poeti ironizon me irealitetin ultraortodoks të kohës së monizmit, kur humbësit mesjetarë kremtonin humbjen e aleancës ilirike nga pus pushtuesit turq, që trumbetonin se “veç ata luftuan” (sic). Bozhure këmishat zëvendësojnë lëkurën. Kryqëzata përhap dyllin e nënsqetullave, vështirë depërtohet përtej robërisë së lules në vazo. Pelegrinët njëjtësohen në kornizë. Shpatat në muze s’pajtohen me heshtjen, në afreskë ringjallet purpuri. Poezia “Ligjërata, 3” thur lavde e ligjërime të reja, të vdekurit e të gjallët kthehen nga udhëtimi, vazhdojnë pokuset tërthoreve të rrezikshme që përfundojnë në kohën e gurit. Tatuazhet ruajnë Mbledhësit e purpurtë, ku sprova e subjektit lirik njeh hirin. Ai që s’shkoi në pelegrinazhin e shenjtë përshëndet Imzotin nga mermeri i paqenë. Në “Ligjëratën, 4”, udhëtari gjakon një vend të zbarkojë barrën e bota të përfitojë nga pesha e tij. Shfaqet gjakimi purpuror. Udhëtarët udhëtojnë kornizës së fushës, hapësirën zbusin me bozhure e gjuhë. Zhurmë kori në amfiteatër antik – ilir, të magjepsur përmendsh lexojnë fatin në rulet, në majë shpate, nga muzetë e vjedhura. Këndohet kënga (himni) e rrezikojnë të pinë zanafillën. Përgjakjet mistike, fantastike vazhdojnë; shihen koka, murana, kori dëgjohet në amfiteatro antike. “Ligjërata, 5”, për alkiminë shpaloset trashëgimia purporore e humbur, shfaqen vuajtje e lulëzimi i fshehtë. Nga retorta e alkimisë shpëton vera, shkrihen akuj nënsqetullave të dyllta, lules ia zë vendin shkëlqimi purpuror. Në brohorimën e fushës shfaqet beteja. Vjersha “Ligjërata, 6”, njerëzit s’e shpëtojnë lulëzimin, lugina s’ecën me këmbë, koha e keqe mërgon në lulëkuqen sfiduese. Pokusi i alkimisë vazhdon ëndrrën e zezë. Imazhi i kuqërremtë harrohet. Udhëtimi i shpëton sfidës, pastron ditët nga njolla trëndafilash. Mbledhësit e purpurtë zbulojnë botën dhe shpërlajnë verdhësinë e gishtave me prekje të zeza.
  • 23. 23 Nëncikli “Fyelli apo mbi anatominë e fjalëve”. Vjersha “Këndimi i parë”, alkimia zhvillohet pasi vera s’ka forcë shenjtërimi, në lëkurë lexohet trishtimi, në tatuazh sfidohet shëmtia, pokuset premtojnë profeci, në çast s’ndeshen njerëz të anatemuar. Mëkatet, ëndrrat, gjërat e trilluara shfaqen shpejt. Dhembja, vdekja, kënga shkaktojnë ftohtësi. Zogu i përgjumur ngrihet nga hiri mu si Feniksi. Në lirikën “Hiri”, poeti gërsheton vargjet me intertekstualitet nga miti i ringjalljes së tre fyelltarëve nga hi. Motiv orfeian, ku këngëtarët hutohen nga ndriçimi. Prushi s’le fytyrat e pastra të alkimisë që përbiron urtësive, banorët duan natën e vet. Gjërat materiale digjen, purpuri shndërrohet në hi. Subjekti lirik ka tatuazh talisman në shuplakë. Kipci shpëton në pasqyrë dhe përgatit vetëvrasjen e Ikarit në fytyrë. Vjersha “Shëmtia”, ka heshtje, apati, ringjallje në trilemë. Bota merr pamje të gjorë. Hiri bëhet fjalë. Shëmtia largohet. Udha e shenjtë fsheh purpurin. Sizifi përjashtohet nga ora e alkimisë, lulja me vesë vështirë lulëzon, shëmtia i gëlltit. “Urtësia”, koka ruan urtësinë, marazi i gjuhës lidhet me magji guri, mëson fshehtësinë e barit balsamues. Alkimia sprovohet dhe kthehet purpuri. Koha mbyllet në hirin e sezamit. Vera e zezë trashëgohet në lëkurën me tatuazh. Gjërat treten, mbetet urtësia, gur – safir (i çmuar). Poezia “Ndriçimi”, në ferr shkel gjithkush, hiri himnizon zjarrin e vdekur. Heroi lirik i thur lavde ferrit. Falënderon kokën për vargun (këngën). Në purpurin e zjarrit lahen e shpërlahen duart në hi (pas krimit të kryer, gjakësori nga interteksti i shkrimeve të shenjta pastron duart dhe fajin ia lë popullit të pafajshëm). Vjersha “Falendërimi”, koha e lashtë ndriçon hirin në zjarr. Fytyra me lot pastrohet, vera e zhdukur mbetet, s’ka uratë. Mëria s’durohet në botë. Mbetet imazhi i luftës purpurore në tatuazh. “Tragjika”, s’mashtron veç bukurinë, fyelli tinëzisht përbiron (mynxyros) shëmtinë. Deti i thellë vizatohet në gjumë. Me limfë gjaku ngrihet dollia për shpëtim bozhuresh. Khajamin takon në dafrungën hyjnore. Vjersha “Fyell”, stinët plakin këngët e pamëkatë, gishtat ringjallin melodi, ëndërrohet purpuri i shenjtë magjik, kur s’ka gjëra të denja për zjarr dashurie s’duhet gjakuar. Muranat dokumentojnë mitin e të humburve në shenjtin Albanopol, kënga me alkimi në fytyrë i shëmbëllen vetes në pasqyrë. Nëncikli mbyllet me
  • 24. 24 poezinë “Vazhdimi i këndimit”, për dafrungë hyjnore ngrihet dolli, interpretohet afreska e Imzotit në mur. Subjekti lirik përbirohet në purpur, Imzoti gjatë peligrinazhit mbërrin në skëterrë. Të njohurit përgatisin alkiminë, shpina s’ka shenja vulash. Ferri i ndjek në… parajsë. Në murim flora, flet për ngrohtësinë (pranverën), kënaqet me ëndrra, lule, vesë. Shfajësimet – mëkatet digjen në zjarr. Martirët në shuplakë u ngjajnë atyre të antikës. Nëncikli “Zanafilla apo alkimia”. Vjersha “Ligjërata, 1”, zanafillës s’i flet për alkimi, s’shkarkon barrën e shpinës, këmbët shërojnë verëra parahistorie. Kryeneçët sfidohen, të harrojnë në gojëdhëna përhirtëse, t’i kthejnë në podium Ballkani, këmbët në Kosovë, lexohen dorëshkrimet e mbledhësve të purpurtë gjetur në kor një ditë para Orfeianës. “Ligjërata, 2”, nga ligjëratat e alkimisë krijohet kori i lirë, të humburit drekojnë në mesditë në bozhure për të marrë forcë, por kryet ua do obelisku (statujat ngrihen në sheshe). Balta e Kosovës u ngjitet fshputave. Sofra ur s’shuan, shputave të këmbëve vera lulëzon, majë gishtash purpurohej dielli nëpër fushë. Kori i lirë shpëton nga këngët. Kosova ngjitet pas zanafillës së shputave. Alkimia zhvillohet tri herë për të mposhtur veten e të zëvendësojë bozhuren. “Ligjërata, 5”, vështirësi kohë në gur epokë, lënë tridhjetë e tri herë alkiminë. Emri – qeniet, kërcënohen prore. Lajmëtarët e Apokalipsit kremtojnë zhdukjen e martirëve të paqenë. Historia vizaton tatuazh në ballë, për kohën të rilexohet në gur. Bozhurin e merr mortja. Gjuha ha kremte të paqena. Flijimi merr trajtë të shenjtë puprurore. Poezia “Ligjërata, 6”, është një tekst në formë lutjeje për verën, lulen e Kosovës. Gjërat sillen rreth emrave të zanafillës. Fushë-Kosova me gjak strehohet në një retortë alkimie, në botën e rrafshtë. Dashuria për verë e lule është e pashuar. Purpuri duket pluhur ashtëror, këmbët zbulohen nga hiri i gjallë kur subjekti njëjtësohet me lulebozhure. Vjersha “Ligjërata, 7”, maestro bekohet me germë rikrijuar tri herë. Ngjyhet këmisha e purpurtë, heq mynxyra në eksperiment alkimik. Ringrihet intreteksti metafizik në beteja vetë i treqindti në kremten e kuqe - luftë. Vera pihet, Imzotit çdo gjë i mungon. Tri seanca zhvillohen në Orfeianë, e katërta e zë pisk Imzotin zanafilla, që e rikthen të pergamenë dhe lexohet Manueli i fshehtë, i ndaluar si dorëshkrim i mbledhësve të purpurtë përsosë bukurinë e të zhvillojë
  • 25. 25 një alkimi të shenjtë, gjaku shndërrohet në Lirikat me këtë intertekst, kur i krijoi e botoi poeti, me tepër u trajtuan si lirika hermetike, me motive konfesionale. Kritika tradicionale këtë lirikë nuk e përfilli, e arti i tij atëbotë shikohej me mosbesim. Poeti i vetëdijshëm se arti s’njeh kufij, s’përfilli rregulla, andaj nuk i bëhej vonë për shijen e penave oborrtare – moniste, që u rritën e u afirmuan nën tutelën e politikës e jo të poetikës.
  • 26. 26 Dr. Fejzulla Gjabri TË DHËNA PËR EPOSIN E KRESHNIKËVE NË VISIN E LUMËS Information about the Heroic Epos in the Province of Luma Dr. Fejzulla Gjabri Qendra kombëtare e veprimtarive folklorike Tiranë Përmbajtja e shkurtër. Në ketë kumtesë është shqyrtuar gjendja e sotme e këngëve kreshnike në Lumë, duke u bazuar në kërkimet që janë bërë në shekullin e 20-të dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shek. 21-të. Në fillim është përcaktuar terreni i kërkimit, Luma, duke bërë një krahasim dhe me disa fshatra rreth saj, si në Has dhe Dibër. Janë evidencuar këngë të botuara dhe të mbledhura në viset e Lumës, disa këngëtarë me veglën e lahutës, si arketipi më i vjetër, apo edhe me vegla tjera të mëvonshme. Për hartimin e këtij punimi janë shfrytëzuar botimet e deritanishme, anketa, bisedat direkte me artistë popullorë, si dhe njoftime nga bashkëpunëtorë e kolegë, me synimin për të argumentuar ciklin e kreshnikëve dhe praninë e lahutës në Lumë dhe rrethinat e saj.
  • 27. 27 Hyrje Këngët në përgjithësi janë vlerë kulturore. Kultura shqiptare, së pari ajo shpirtërore tradicionale falë studimeve që janë bërë shekuj përpara deri në ditët tona, jep pamjen e një etnie kulturore të zhvilluar dukshëm. Kjo kulturë i ka kryer më së miri të gjitha funksionet shoqërore në kompaktësimin e kombit dhe identitetit të tij. Dihet se pa kulturën shpirtërore nuk do të kishim komb, nuk do kishim troje shqiptare. Në argument, po ritregoj të shkurtuar udhëtimin e Mbretit Zog në Himarë në vitet ’30, kur himarjotët në takim me Mbretin i kërkojnë: Së pari t’i ndihmojë për botimin në disqe të disa këngëve të të parëve të tyre dhe së dyti, i kërkuan për t’u dhënë autonomi. Ai pranon kërkesën e parë dhe për të dytën u thotë se do ta shqyrtonte kolegjialisht. U botuan këngët në Paris dhe, kur shkojnë disa përfaqësues për të marrë këngët e botuara, ndër ta Neço Muka1, i kujtojnë kërkesën për autonomi. Zogu merr gramafonin dhe ua ve përpara për të dëgjuar këngët. Ishin këngët që kishin kënduar vetë ata dhe të parët e tyre. Të gjitha ishin shqip dhe u thotë: “Ndigjoni këngët. Nëse ato flasin si unë dhe ju, janë këngë shqipe dhe ne jemi shqiptarë”. Kaq mjaftoi që himarjotët të largohen shqiptarë.(1) Me të drejtë studiuesit e kanë përcaktuar folklorin pjesë e kulturës tradicionale, sy, zë dhe vesh i kombit. Epika legjendare, si krijimtaria artistike më e hershme ka lëshuar rrënjë në çdo cep të trojeve shqiptare. Terreni i kërkimit Kërkimi është bërë në krahinën e Lumës. Të paktën deri tani, Luma nuk është konsideruar si krahinë epike e cilësuar në ciklin e Mujit e Halit. Ndërsa krijimtaria epike në tërsi me 1 Neço Muka, himarjot, këngëtar dhe poet i njohur popullor në Himarë dhe më tej.
  • 28. 28 gjithë llojet e saj është mjaft e pasur e aktualisht aktive, si dhe një pjesë e kësaj pasurie është mbledhur e trajtuar në një vëllim2 dhe herëpashere në shtyp. Luma është dokumentuar së pari në fund të shek.XVI (1571 -1591), si nahije e Sanxhakut të Dukagjinit. Në sh. XVII e përmend F. Bardhi si cakun më lindor të dioqezës katolike të Sapës (Zadrimës)3 Ndërsa Hahn ka shënuar i pari versionin se Krahina e Lumës e ka marrë emrin nga Përroi i Lumës. Ai shënon: “Lugina e këtij përroi përbën madje pjesën kryesore të të gjithë këtij territori, gjë që për mendimin tonë, i gjithë ky rreth e ka marrë emrin prej tij, pra prej luginës…”4 Kështu, emri i krahinës së Lumës është i lidhur me apelativin ‘lum’ (lum-i, lum-a) dhe ky vjen prej lat. Flumen, sipas G. Meyer, të cilin e ka cituar Çabej: “Tipi Lumë që emërton një krahinë gjeo-etnografike është një krijim vendës nga “lum” (em.) dhe ky nga apelitivi latin “flumen” (G. Meyer), ose një formë e ndikuar prej shumësit, si një shumës i singularizuar, ...”5. Luma si krahinë etnografike kufizohet nga këto rrethina etnografike: Hasi (v,vp), Malziu, Fani e Oroshi (p), Reçi e m’Ujë e m’Uja (j), Reka, Gora e Opoja (l), Vërrini i Prizrenit (v). Gjeografikisht kufizohet: në Veri me përroin e Poslishtit; në Jug me përroin e Veleshicës, Drinin e Zi, Qafën e Drajës e përroin e Mallës; në Lindje kufiri shkon nga Maja e Koritnikut, në Kallabak, në Korab e bie nëpërmjet lumit të Veleshicës në Dri të Zi; në Perëndim. Luma shkon deri në Malin e Zepës, Qafën e Komit, Truellin e Surrojt, përroin e Kalimashit; në VP, 2 Vëllimi i përgatitur nga Sh. Hoxha, “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit”,T. 1983, si dhe revista e almanakë, botime të Pallatit Kulturës, Kukës. 3 Relacione II, fq. 345. 4 Hahn, “Reise Durch Die Gabiete Des Drin Und Vardar”, Vien, fq. 80) 5 Studime etimologjike, vëll. I
  • 29. 29 prej andej kufizohet me Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i Fierzës)6 Organizimi shoqëror ka qenë bërë me pleqësi dhe në raste organizimi të përgjithshëm (si luftërat), me bajrakë. Luma ka pasur 7 bajrakë: Bajraku i Rrafshës (me bajraktarin në Bicaj), Bajraku i Tejdrines (Bajraktari në Ujmisht dhe më pas në Domaj), Bajraku i Qafës (me baraktar Gjinin në fshatin Bushtricë), Bajraku i Kalisit (Bajraktari në Zallë-Kalis), Bajraku i Radomirës(bajraktari në Tejs), Bajraku i Çajës (Bajraktari në Fshat), Bajraku i Topojanit (Bajraktari në Brekijë). Organizimi i fundit në bazë të këtyre bajrakëve është bërë në vitin 1912, në betejën e Qafës Kolesjanit, në luftë kundër serbëve.7 Krijimtaria shpirtërore popullore, (gojore, koreografiko- muzikore) është mjaft e pasur dhe e dallueshme nga vise të tjera përqark. Mbizotërojnë baladat, lirika grarishte dhe kënga historike; janë të njohura vallet e burrave si kolloçojat, gishtm’gishtja, krahem’krahja, shkrepza e tjera. Nga veglat muzikore veçojmë fyejt, çiftelia, curlja e lodra, bishnica etj. Është thënë nga studiues se “mungon cikli i kreshnikëve dhe lahuta”(*), për të cilën do flitet në ketë trajtesë. Zhvillimi Hasi dhe Luma janë dy zona etnografike, që i ka lidhur fqinjësia jo vetëm gjeografike, por historia e përbashkët dhe administrata shtetërore, që, pothuajse një shekull e kanë të përbashkët. Para Luftës së dytë Botërore Luma dhe Hasi bënin esë n ë n/Prefekturën e Kosovës, më pas në një rreth e tani në një qark. Meqë jemi tek trashëgimia shpirtërore festivalet folklorike i kanë zhvilluar e i zhvillojnë në. Përbërj të. një 6 Shih Sh. Hoxha, “Bajrakët e Lumës”, T. 2001. 7 . Po aty.
  • 30. 30 grupi të përbashkët, ku shpalosin vlerat e artit. popullor po s’bashku. Një ndikim tjetër kulturor mes Lumës dhe. Hasit ka qenë popullimi pas vitit 1960 i fushës së Hasit dhe qytezës së Krumës me banorë lumjanë, që u punësuan në fermën e Krumës së bashku me familjet e tyre. Një ndër ata banorë thotë se: “Na pëlqejnë këngët e Hasit, por ne s’mund të këndojmë si ata”*. Duke veçuar nga Eposi, ciklin e këngëve të Mujit e Halilit, aktualisht i pranishëm është në Has, ndërsa në Lumë gjenden vetëm gjurmë. Në Dibër gjurmët e këtij cikli janë edhe më të zbehta. Pikërisht, nisur nga ky konstatim, duam të bëjmë një vlerësim të pranisë së poezisë dhe prozës së epikës legjendare, duke veçuar gjurmët e ciklit të Mujit dhe Halilit, si dhe të mënyrës së interpretimit me vegla muzikore apo ndryshe, të gjurmëve e lahutës, për të arritur në një përfundim. Përsa u takon këngëve legjendare dhe baladave, veç ciklit të Mujit e Halilit, në Lumë kanë qenë dhe janë të pranishme edhe në ditët e sotme. Ato bëjnë jetë folklorike në çdo fshat dhe janë të evidentuara*. 2a. Baza e këtij punimi janë botimet nga autorë lumjanë, të cilët japin informacion të mjaftueshëm për gjendjen e këtyre këngëve. Ndër këto botime janë: Vëllimi “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit,8 Vëllimi “Dri, o Dri”9, F. Gjabri, Tiranë, 2000; “Qamil Hoxha, jeta dhe vepra”, Sh. Hoxha, T.2009; “Shtigjeve ë kohës”, I. Halili, T.2010; Dorëshkrime nga S. Dida10; Njoftimi i Elez Brahës më 1936, se “ka këngë kreshnikësh, që për fat të keq po zbehen…”11. 8 Sh. Hoxha, “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit”, T. 1983 9 F. Gjabri, “Dri, o Dri”, T.2000 10 Elez Braha, “Darsma në Lumë, T.2008(në “Darsma në Lumë, T.2008), botuar në Bukuresht në gazetën “Ylliria”, në tre numra, 11 Dorëshkrime nga S.Dida, Arkiv personal
  • 31. 31 Kohët e fundit, siç na njofton studiuesi Prof. dr. Zymer Neziri, në Koleksionin e Albert Llordit, në Harvard, ndodhet një grup këngësh të mbledhura nga bashkëpunëtori Qamil Hoxha, nga Luma.12 Sigurisht nuk janë vetëm këto botime, pasi pjesë të tyre ka në shtypin e shkruar dhe në vëllimet folklorike “Visaret e Kombit’ etj. 2b. Përmbledhja “Epikë legjendare nga rrethi i Kukësit”, botim i vitit 1983, raporti i këngëve epike Has-Lumë është 80 me 5, ku në hyrje, autori Sh. Hoxha, thotë: Luma është më e varfër me këngët e kreshnikëve, ku ato të ciklit të Mujit e Halilit janë mjaft të zbeta”13. Megjithatë, autori na ka dhënë një material të vlefshëm për pasurinë e kësaj trashëgimie, si në Has e në Lumë. Vetë fjala ‘Epikë’, e vendosur titull i vëllimit, është në shumësin e pashquar, që tregon se nuk është gjithë epika lumjane. Nga ky vëllim seleksionojmë tekstet e këngëve të Lumës: “Jemin Plaki çka ish kanë” – Topojan; “Çika e Plake Jemin Agës” – Kollovoz, “Halili i vogël Çajë, “Hasan Aga i ri vret Bajlozin” – Novosej, “Motra liron vllaznit prej burgi” – Kalis, Çika e Ferat Pashës vret Kralin” – Matranxh-Bushtricë.14 Veç këtyre teksteve të këngëve, janë shënuar dhe 7 tregime legjendare në prozë, si: Arnaut Osmani, “Ali Bajraktari”, “Halili i Vogël i del n’mejdan Maxharrit”,”Muja shpëton Halilin”, “Halili pret kralin” dhe “Fundi i kreshnikëve”15. Nëse në poezitë kemi ndryshime në Vpërmbajtje dhe në personazhe, në prozë përsonazhet janë të përafërta ose dhe të njëjtë me ato të ciklit të Mujit dhe Halilit. 12 Gjurmime Albanologjike, folklor dhe etnologji, 38, Prishtinë, 2009, f. 142) 13 Cituar, Hyrja 14 Cituar, nga fq.155-177 15 Po aty, fq. 182-2001
  • 32. 32 Në botimin “Dri, o Dri”, botuar në vitin 2000, janë një grup legjendash në prozë që lidhen me Mujin e Halilin si dhe me kreshnikë të tjerë. Vetëm me ciklin e Mujin janë këto tregime: “Forca e Mujit”, “Veni ku u shituen krushqit”, “Ku hupi Muja” dhe “Zanat apin uha”. Tregimi “Ku hupi Muja”, tregon daljen dhe përdorimin e armëve me përfundimin: “Ja m’u këtu në bjeshkë hupi Muja. Bjeri vendit me këmbë dhe ban bum-bum, që tregon se poshtë ka boshllëk” (Brekijë).16 (Dri, o Dri, F. Gjabri, T. 2000, f.__) Informacioni që japin këto tregime, flet për një bazë të jetës folklorike të këngëve për kreshnikë. Informacionin më të plotë për këngët e kreshnikëve, veças të ciklit të Mujit e Halilit në Lumë, e gjejmë në Koleksionin e A .Llord, në Harvard. Duke u mbështetur në të dhënën e Z. Nezirit për këtë koleksion, studiuesi I.Halili shënon: “Në Bicaj, A. Lordi nëpërmjet Qamilit (Hoxha), takoi një nga këngëtarët e njohur të Ciklit të Kreshnikëve, Dalip Ramadanin, prej të cilit dëgjoi dhe regjistroi vetëm 57 vargje. ... Llordi shprehu mirënjohjen për ketë dhe për këngëtarë dhe lahutarë të tjerë... ”. *(Shtigje të kohës, I. Halili, T. 2010, f.171). Pra, sipas këtij njoftimi, këngët e Mujit dhe të Halilit, si dhe këngët tjera të kreshnikëve të shoqëruara me lahutë, kanë qenë të pranishme në Lumë. Megjithatë, duhet pritur që të dalin në dritë e të botohen gjitha materialet e A. Llordit, që të kemi këngët kreshnike të bartësve lumjanë. 2. Anketa përmbante disa pyetje të shkurtra si: Shënoni titujt e këngëve të kreshnikëve dhe me ç’vegla muzikore janë kënduar; Jepni një këngë dhe kush e këndon; kush ka patur lahutë në shtëpi dhe nga e ka marrë e ndonjë veçanti tjetër, si tregime në prozë etj. 16 Arkiv Personal
  • 33. 33 Pyetjeve iu përgjigjën disa nga ish punonjësit e kulturës, miq të mi, mësues etj. Nga Brekija u përgjigjën dy vetë, dy nga Topojani, dy nga Ujmishti, si dhe Mësuesi i Merituar Isa Halilaj. Disa nga të dhënat e tyre do shënohen në ketë material. Nga anketa del se ka dhe këngë të tjera kreshnikësh, si “Djali i vetëm merr kalanë”, që i kushtohet një djali që, kur rritet “shkon e hyn në kullat e kralit, merr të bijën e tij dhe jeton në bjeshkët e Mdhoja”(Çajë). Ose ka këngë që afrohen me epikën historike, por ka aspekte legjende, duke zgjatur dorën 10 metra, kap për fyti kralin”(Vilë) -15) etj. 3. Shtrirja e këngëve brenda Lumës Këngët janë në disa fshatra, që përafërsisht përfaqësohet gjithë krahina. Ato gjenden në fshatin Kalis në jug e deri në Nangë në Veri dhe nga Topojani e Kollovozi në lindje e në fshatrat e dy anëve të Drinit Zi, Vilë dhe Sinë (Dibër). Në Kollovoz: Fort m’ish plak-e Jemin Aga,/ E shkrujke ni letër Felike Maxharri:/ “Ti çi je Aga Jemin Aga,/ no n’mejdan ti për me m’dalë,/ no kije çikën Plak-e me ma dhanë”17, ku vargjet përkojnë me ato të Gjergj Elez Alisë. Me Halilin e ciklit, ngjashmëria është te një këngë mbledhur në fshatin Çajë. Citojmë: “... Sa shpejt krali ka lajmërue: se të gjithë n’mejdan me dalë,/ nësër varet Halili xhallë’/..., duke përfunduar: “... se për kto ban,/vetëm shpata ato i lan”18. punë Një shtrirje më të gjerë ka proza legjendare. Në përgatitjet festivalit FK, Gjirokastër 1978, në konkurrim brenda rrethit të Dibrës u paraqitën dy lahutarë nga Sina (Dibra e Poshtme, në të e. majtë të 17 Cituar fq. 159 18 Cituar, f.167
  • 34. 34 4 Gjurmët e Lahutës dhe të interpretimit Drinit Zi). Nga të dhënat që jep Shaban Xhajku(1947- 2010), punonjës kulture në Peshkopi, thotë: “Ata morën pjesë vetëm në festivalin e rrethit dhe nuk u klasifikua në Gjirokastër. Lahutarët ishin Rustem Pashnjari dhe Halit Krashi. Të dy nga fise të hershme të Sinës”.19 Në fshatin Ujmisht (Lumë), në familjen e Destan Halilit, tregohet se ka patur lahutë. Lahutë ka patur në fshatin Fshat (Grykë-Çajë-nahije e Lumës) në familjen Shtini, që i binte dhe këndonte Mehmet Shtini. Gjithashtu, në festivale lokale janë paraqitur lahutarët Myrtë Sefa nga Topojani, Milaim Baftjari dhe Rrahim Dani nga Lojmja (Dollovisht, nahije e Lumës). Të tre këta këngëtarë këndonin me lahutë në vitet 1950-1960. Deri në këto vitet e fundit, në familjen e Xhemali Izetit në Topojan, lahuta mbahet e varur në mur. Këngë të kreshnikëve këndonin dhe Jahe Rrahmani me të vëllanë Sedë Rrahmani (Mhole-Bicaj), që në dasma përdornin dhe lahutën. Në Bicaj këngët e kreshnikëve janë kënduar në vitet 1930-1940 nga Nur Sadiku dhe Dalip Rrahmani.20 Kur i pyet për lahutën, të thonë: “E kemi nga të parët”, duke sqaruar se këngët i këndonin me lahutë të parët e tyre. 4a. Interpretimi i këngëve është dëgjuar edhe pa vegël muzikore dhe herë pas here në mes vargjesh i bihej fyellit. Kjo mënyrë është konstatuar në familjen Brenolli në Çajë, kur këngëtari Dali Imer Brenolli (Vjeç 50, viti 1981) këndoi këngën “Halili i Vogël”, pas disa vargjeve i binte fyellit. Gjithashtu është dëgjuar në Kalis edhe shoqërimi me çifteli.21 Më çifteli kanë shoqëruar këngët kreshnike vëllezërit Karanxha nga Topojani, në vitet 70-80. Në këngët: Hasan Aga 19 Treguar nga Shaban Xhajku, Peshkopi, punonjës kulture, vjeç 63, viti 2010 20 Të dhënat janë marrë nga Mesuesi i Merituar Isa Halili, Bicaj. 21 Anketa: Shaban Shira 90 vjeç, Gështej Kalis, 2009
  • 35. 35 i Ri vret Balozin” e kanë kënduar me çifteli në vitin 1978, në fazën përgatitore për në festival.22 4b. Interpretimi recitativ në viset e Lumës, sipas të anketuarëve, “ndigjohet fort rrallë dhe vetëm tek njerëzit me shkollë. Recitonte Latif Jata që kishte punuar në Malësine e Gjakovës, nëpunës i Zogut. Mbaj mend disa vargje që i thojte shpesh: Fort po shniste ai djell e pak po nxehte, /Bash ditë dimini kishte qillue,/ Kanë marrë udhë trimat e kanë shkue,/ Udhë kanë marrë e shkue n’krajli,/ bash pëmrena kralit me i hi/..., e do fjalë tjera që unë s’i mbaj mend” – thotë treguesi.23 Raste tjera të recitimit janë dëgjuar “... o kur s’kishte vegla, o kur kërkojshin mexhlisi”24. 4c. Tregimet dëgjohen zakonisht pas këngës në mjedise odash. Kur këndohet kënga, dalin pyetje, nga ata që s’e kanë kuptuar qartë, pra mesazhi nuk është marrë në masën e duhur nga dhënësi i tij. Atëhere fillon tregimi në prozë. Shkas të të treguarit në prozë bëhen dhe diskutimet në mjedise me përbërje nga vise të ndryshme. “Tregonte gjyshi se njerëzit shumë heret kanë qenë ma të fortë. Thojte se Muja kish kanë fort i fortë, po kish takue një njeri me patllake dhe e pyetën: Xhit asht kjo? I thotë se kjo të shpon i. Bane provë n’dorë teme! - i thotë Muja. Dora e madhe sa trupi jem, u shpue e doli pak xhak. Muja tha: - S’paskem ven ma ktu e hupi n’gjeshkë. Ja mu gat ati guri, po 22 Dëshmi e E.Allarajt, punonjës kulture në Kukës në vitet 1975-90 23 Treguar Xhetan Jata, viti 2008, vjeç 65. Latif Jata, xhaxhai i Xhetanit, lindi më 1883 dhe vdiq në vitin 1978, njohës i disa gjuhëve të huaja. Në vitin 1915 ka qenë përkthyes në Vjenë në një delegacion me krerët e Shqipërisë së Veriut. Ka shërbyer në detyra ushtarake ushtarak në kohën e Zogut dhe pas Luftës së dytë Botërore ka kryer detyra të rëndësishme, si n/prefekt e drejtor në ndërmarrje bujqësore në Kukës) 24 Shënuar në librin “Dri, o Dri”, Tiranë, 2000, fq. 15
  • 36. 36 t’i biesh me kamë fort, ban bum-bum, si me kanë bosh nër tâ”25. 5. Së fundmi, bazuar në këto konstatime, ndarjen e zonave që jep Qemal Haxhihasani, në cilën zonë hynë Luma? Epikologu i njohur Qemal Haxhihasani, Lumën e përcakton si zonë “...ku kanë depërtue një tog elementesh nga zona verilindore e trevës së mirëfilltë” dhe e klasifikon në zonën e dytë, nënndarja c (zona lindore), kur zonë të mirfilltë quan anën e djathtë të Drinit (Drini i Bashkuar- F.GJ). Citojmë: “Krahinat në të djathtë të këtij lumi (Lumi Dri), me përjashtim të katundeve të Gropës së Shkodrës, përbëjnë trevën e mirfilltë të cilklit të kreshnikëve. Aty elementet e këtij cikli njihen si një trashëgimi e lashtë autoktone...”26 Mendoj se nga gjurmët e këngëve të kreshnikëve Muji e Halil, të lahutës, krahasimisht me gjendja e sotme të tyre, mund të thuhet se kemi një kalim nga ‘zonë aktive’ të këtyre këngëve në ‘zonë arkive’. Kjo se: a. Mjaft fise në tregimet gojore paraqiten se e kanë prejardhjen nga zona sot aktive. Kështu në Kalis gjysma e kësaj komune ‘janë Berishë’, Fisi Gjini në Bushtricë, ardhë nga Hasi,*(shënime të autorit). Fisi Hasa në Vilë, thuhet se asht nip në Vilë që ka ardhë nga Hasi, fisi Dervishi (brenda Peposhit) në fshatin Lusën, vjen nga Berisha* (L. Dokuzi, “E vërteta mbi Lusnën”, T.2006, f.26) e shumë fise 25 Treguar në vitin 1982 nga S. B esa, Buzmadhe, vjeç 60, Shënuar në disertacionin me temë: F. Gjabri, “Nëpër legjendat e Drinit Zi”, T. 2006) 26 Kosguni, sipas studiuesit francez Zhenep, “ka depërtuar nga Lindja me legjendat e veta deri në Evropë”. Për lidhjen mes figurës së zanës dhe një figure që jep forcë nga qumështi i gjirit, thotë: “Në një udhëtim të largët një djalë të ri e merr urija dhe takon një egrese (qënie e përçudshme). Ajo kishte hedhurgjinjtë sipër shpatullave dhe bluante drithë. ... Djali pi sisën e djathtë dhe ngopet. E falenderon dhe ajo i thotë: Ti pive sisën time dhe do bëhesh i fortë...”. Zhenep thotë se variante të tilla janë zbuluar në disa vise të Lindjes ...., Egjipt, në Kostandinopojë, por edhe në Shqipëri.... (Gennep, “La formation des legendes”, Paris 1901, f.50).
  • 37. 37 të tjera në Lumë, thuhet se vijnë nga Malësia e Gjakovës e më tej. Gjithashtu aty ku erdhën gjetën shtratin e këngëve të kreshnikëve, pasi thuhet se “na e kanë lënë të parët” dhe jo ‘na e sollën këto që erdhën’*. b. Në mendimin e shumë studiuesve dhe të drejtuesve politikë të pas Luftës së Dytë Botërore, ka ekzistuar mendimi se ‘në Lumë nuk ka këngë të Mujit e Halilit e veçanërisht që këndohen me lahutë’. Për ketë ‘arsye’ nuk janë lejuar të dalin në festivale kombëtare këngë të tilla e lahuta, siç u theksua më lart. Përfundim Në ketë material sollëm shembuj për të vërtetuar se në Lumë ka këngë te Eposit të kreshnikëve, ka gjurmë të ciklit të Mujit e Halilit, edhe pse janë të rralla. Ato nuk praktikohen më si këngë, por, si për të dëshmuar ekzistencën e tyre dikur, sillen në prozë në formë tregimi. Proza legjendare dhe motërzimet e tyre të ciklit të Mujit e Halilit praktikohen në raste të veçanta si: kur nuk mund të përdoren veglat muzikore (si lodra dhe curlja), çiftelia e vegla të tjera, siç është rasti i grumbullimeve në raste miqësish, vdekje apo në përkujtime. Në ketë lloj krijimtarie artistike popullore, dallohen tri veçoritë kryesore të këtij zhanri: epizmi, fryma heroike dhe legjendariteti. Për hershmërinë e këngëve dhe tregimeve legjendare, ndërmjetësit (bartësit) thonë: “Janë të kohës së Kosgunit”(25), duke dhënë idenë e një hershmërie të madhe të papërcaktuar27. Për ketë do të shkonte më mirë konstatimi i Çabejt, i cili thotë se për këngë të tilla: “Koha, e vjetër a e mesme, kjo nuk do të jetë e mundur të caktohet kurrë.”28 Gjurmët e lahutës janë të 27 E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, SGj,V, f.122Shënime të autorit 28 . E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, SGj,V, f.122
  • 38. 38 dukshme në disa fshatra, gjë që tregon se ajo ka qenë një vegël muzikore në përdorim në Lumë. Ajo gjendet tashmë vetëm e varur në mur apo, dhe vetëm në tregimet e trashëgimtarëve përdoruesve të saj. 30-40 vjet përpara, edhe kur ka tëntuar të dalë në skenat e festivaleve, është shmangur me pretendimin se “nuk është tradita jonë”. Aty ku ajo gjendet, trashëgimtarët në gjitha të rastet nuk thonë “e ka sjellë baba a gjyshi nga andej”29 Flitet se ka pas dhe lahutëpunues në fshatin Fshat, të cilët në ditët tona janë me banim në Buzëmadhe (fshatra në Grykë-Çajë, në Lumë); por nuk provohet me emra konkretë. Në bazë të dhënave të konsultuara, duket se këngët e kreshnikëve deri vonë (së paku deri në vitet ’60-të të shek. 20- të) kanë bërë jetë folklorike në disa vise të Lumës, ndërsa tani bëjnë jetë vetëm arkivore. Prishtinë, 29.08.2010 29 Shënime të autorit
  • 39. 39 NJË FAMILJE E MADHE LUMJANO - KOSOVARE Tungjatjeta Daja Neshat Po të shkruaj një histori të shkurt të familjes tonë Vehapi-Qehaja. Jemi të ardhur në Topojan nga malësia e Shkodrës. Në fshatin Skaj jetonte i pari i ynë në fukarallëk të madh. Një ditë i vjen mysafir një udhëtar dhe mbetet për darkë. I zoti i shtëpisë nuk kishte vorbë për t’i qit ca koka pasul me i zie për dark prandaj shkoi te kojshia me ia lyp vorbën e pasulit. Kojshia i tha se nuk mundem me ta dhënë vorbën se ma then. Ky i thotë ti lëshoi trojet nëse ta thej vorbën, prandaj edhe ia jep kojshia vorbën. Ky posa e ven vorbën në zjarr ajo kërcet e thyhet. Ky i ban do bukë atij mysafiri e në sabah e përcjell mysafirin dhe i thot gruas veshi fëmijt e bahuni gati se duhet me i lëshua trojet se e thyem vorbën e kojshis e ashtu i kena lan fjalët. Gruaja i merë fëmijë e do tesha sa kanë pas me një kal e shkon i thotë kojshis: "Kojshi unë ta theva vorbën e pasi të kam thanë se ti lëshoi trojet i pash hajrin se unë shkova". Ky e lut të mos shkoi për një vorbë por ky nuk pranon sepse donë me e qua në vend fjalën e dhënë. Ky ecë me fëmijët dhe gruan disa ditë e net derisa arin në fushën e Topojanit aty kah akshami e ndez një zjarr për me u nxeh dhe me hëngër pak kaçamak. Nga tymi i zjarrit mbulohet një pjesë e rrafshit Topojanit dhe këtë e vëren një plak i vendit dhe u thot djemve se kush është ai njeri që ka kall atë zjarr. Djemtë i thonë "Babë është një fukara me do fëmijë të vegjël e një grue". Plaku thotë jo nuk qenka fukara por qenka pasanik i madh. Nuk ka me shkua një kohë e gjatë e ky ka me e marrë krejt këtë lafshën që e mbuloi tymi. Ky i shkret e ndërton ni kolibe e fillon të punoi e të mbjellë toka të lëna shterpë. Dal ngadalë ky fillon të shkoi në kurbet në Selanik e Tiran e një
  • 40. 40 ditë shkojnë me vjedhë kuaj e dhen. Këtij i takon një kalë pasi ishin disa shok. Natën kur bien me fjet ky sheh një andër ku i thotë qu e lëshoje kalin. Ky ngrihet dhe e lëshon kalin dhe me këto dhen fillon tregtinë me Selanik. Dal ngadalë i bën 40.000 copë dhen dhe i blen tre dyqane në Selanik. Ndërkohë e blenë gati gjysmën e Topojanit dhe ishte ba financues i njohur i 7 bajraqeve të Lumës. U jepte njerëzve dorgj pa fajde vetëm nëse blejnë tokë, kije (qe) apo për martesë. Në ndërkohë shkon në Edrene të Turqisë në kufi me bullgarin dhe atje blen 500 hektar vilajet ky ishte baba Vehap i cili kishte katër djem. Ishte viti 1850. Kurë kthehet në Topojan dhe u tregon djemve se ka ble tokë në Edrene. Pasi ishte shumë larg djemtë nuk pranojnë me shkue prandaj detyrohet me shkua dhe me e shit dhe kthehet në Ferizaj e kishte pas një byrazer dhe i tregon se është i interesuar me ble tokë në Kosovë. Ai e dërgon te begu i Banullës i cili kishte 500 hektar tokë në Robovc afër Lipjani. E blenë kët tokë dhe vjen në Lipjan në kafen e Lipjanit dhe aty e gjen në kafe begun e Sodollit i cili kishte qenë rakigji-pijanec, ky e pyet a ka tokë me shit begu i thotë po sepse nuk besonte se ky qehaja- çoban me tirq e opinga do të kishte 500 copë lira ari në ato duqit që i mbante të varur në qafë. Baba Vehap i thotë kafegjisë piqe nga një kafe për mysafirët se unë paguaj pasi po biejë vilajet 500 hektar për 500 lira. Begu i bije pishman dhe nuk pranon por ky i thot kafegjis bjere drasën që t'ia numroi 500 lira. Pasi kthehet në Topojan dhe u tregon djemve se ka ble tokë 500 hekter në Robovc e 500 hekter në Sodoll. Djemtë e pyesin se çfarë vendi ishte ai thotë: "Si tua shpjegoi Stamboli kam pa e Sodoll skam pa". Pasi kishte shumë pasuri e dhen u thotë djemve blen ka një shpi në Prizeren sepse Prizereni është për sefallëk Sodollin e keni magje buke kurse për zor e keni Topojanin.
  • 41. 41 Kur sëmundet për me vdes djemtë ishin mërzit shumë e ky u thotë: "mos u mërzitni se borgjli me gjakovar nuk ju kam lanë, mikë në Kosovë nuk ju kam lanë edhe tokë nër ujë (vade) nuk u kam lan. Këto nuk qiten në krye se tjerat i zgjidhni vet". Djemtë e Vehapit ishin katër: Ahmeti, Gjela, Zeqiri e Ramadani. Këta e ndan tokën e Sopdollit në katër hise në vitin 1905. Pas luftës parë botërore Kosovën e okupun Serbia dhe në vitin 1921 mer reformën e parë agrare ku u mer tokat shqiptarve dhe i bjen shkijet, edhe neve na i marrin 400 hektar dhe e krijojnë katundin e kolonistave malazez në Sodoll. Reforma e dytë agrare bëhet në vitin 1931 me 16 maj. Daja Shemë Hashani vjen prej Prizereni dhe me gërshan të dhenve e pret kryetarin e reformës agrare dhe një shka tjetër të cilët kishin ardhë tani me na i marr krejt tokën. Prishet komisioni dhe na mbeterni në Sodoll me pojata e me dhen sepse shtëpit i kishim në Prizeren. Në Prizeren kishte ardhë babagjyshi Tosuni me djemtë e Mahmutit pasi me 20.11.1913 baba Ahmet dhe Mahmutin i vrajn shkijet në Taure dhe Topojan. Babgjyshi Tosuni vendos me ra në Prizren sepse Topojani u bar afsh me tokë nga masakrat serbe. Me grunin si e mernin prej Sodolli baba Tosun blen një shpi për veti dhe një shpi ma te miren (kete qe e ka Avdili sot) në Prizeren kurse Rrahimi dhe Bajrami mbeten nëTaure. Tusuni kishte dy djem Ahmetin dhe Sadikin. Rrahimi kishte dy djem: Zylfin dhe Ramizin, Mahmuti kishte vetëm Selimin kurse Bajrami kishte vetëm Zenllahin dhe katër vajza emrat e të cilave nuk i diej. Baba im Ahmeti ka 4 djem: Ymerin, Enverin dhe Skenderin. Sadiku kishte 2 djem Nuralin dhe Elhamin. Zylfi kishte 1 djal Osmanin, Ramizi kishte 5 djem Rrahimin Qazimin Mejdin, Rrahmanin dhe Musën. Selimi kishte 4 djem Avdilin, Mahmutin, AQvnin dhe Saqmin. Zenllahi kishte 2 djem Esadin dhe Bakin.
  • 42. 42 Tani brezi i ynë unë Ymeri kam një djalë Ilirin. Enveri ka 2 djem Armendin dhe Leutrimin, Skenderi ka 2 djemë Lumjanin dhe Flamurin, Nazmija ka 2 djem Edlirin dhe Kastriotin. Osmani ka 3 djem Mehmetin, Bujarin dhe Tasimin. Rrahimi ka 3 djem Halili, Naserin dhe Rasimin. Qazimi ka 1 djalë Gazmendin. Mejdia ka 3 djem. Rrahmani ka 2 djem. Musa ka 2 djem. Avdili ka dy djem, Mahmuti ka 1 djal. Avnia ka 1 djal, Samia ka ni djal. Esati ka 3 djem. Bakija ka 3 djem.Tani fëmijët tanë se nga sa fëmi kan nuk i diej për ata në Topopjan tani edhe ata jan shpërngul në Tiran. Daja Neshat në pika të shkurta jam mundue sado pak ta përshkruaj historin e trungut tanë familjar. Përshëndetje të përzemërta nga Msc. Ymer Vehapi, inxhi. dipl. xeh.
  • 43. 43 DËSHMI NGA KURTISH KOLOVERI I STRAJANIT TË GOSTIVARIT Nga Zudi Hamiti Më 14 prill 1949, arrestimet e pa mëshirshme nga agjentët e OZN-ës serbo-sllave kanë ndodhur. Kurtish Koloveri, i lindur në vitin 1918 në fshatin Strajan të Gostivarit, tani me vendbanim në qytetin e Gostivarit, është njëri që dëshmon për atë fushatë të egër. Xha Kurtishi rrëfen se si e arrestuan agjentët e OZN-ës, në Minierën mbi Vrutok të Gostivarit, ku punonte pa pagesë. Xha Kurtishi tregon se po e shfrytëzonin djersën e tij nga shkaku se vëllai i xha Kurtishit, Sutki Koloveri, ka qenë vullnetar i Xhemë Gostivarit. Prandaj, simbas tij edhe hakmerreshin agjentët e OZN-ës ndaj tij dhe familjes së tij, "Më 14 prill 1949, duke punuar në minierën e fshatit Vrutok, papritmas erdhën tre agjentë të OZN-ës ku bisedonin për arrestimin tim me drejtorin, i cili e kishte emrin Zote nga Gostivari dhe me inxhinierin, i cili ishte i ardhur nga Serbia me mbiemrin Çupiç, thotë xha Kurtishi. Çdo gjë kishte qenë vonë për xha Kurtishin nga tre agjentët e OZN-ës. Njërin e njihja mirë, Ai emrin e kishte Marçe dhe ishte nga fshati Beliçicë të Gostivarit. Duart m'i lidhën me litar dhe më dërguan në Gostivarë. Xha Kurtishi rrëfen për natën e pare të arrestimit të tii. Thotë që agjentët silleshin mirë për të më bindur që të tregoj se ku ështe vëllai im Sutki Koleveri dhe për Rrahman Ali Qeehaja
  • 44. 44 disa bashkëveprimtarë të Xhemë Hasës. Në disa raste agjentët më afronin poste dhe para për të më mashtruar që t’i pranoja se kush ka vepruar me vëllaun tim dhe me Xhemë Gostivarin. Por ai thotë që u ka thënë agjentëve haptazi edhe sikur të më vritni asgjë s'pranoj dhe s'kemi gjakë shqiptari tepër me ua falë juve. Pasi mbaron me fjalët e tia, krye agjenti me emrin Marçe filloi të më rrahë pa mëshirë duke më thanë se ke me vdekur në burg. Më 17 prill 1949, xha Kurtishin e transferojn në burgun e kalasë së Shkupit. Atje xha Kurtishi takon disa veprimtarë shqiptarë të arestuar, si Sali Lisin nga fshati. Dobëridoll, Hashim Vrutoku nga fshati. Vrutok, Idriz Lushin nga fshati Vrapçisht, Rahman Qehajën nga fshati Kalisht. Xha Kurtishi rrëfen pikllueshëm edhe sot e kësaj dite me shpirtin e trazuar nga vrasja barbare e Rahman Qehajës nga fshati Kalisht i Gostivarit. Rahman Qehajën për çdo ditë e merrshin nga dhoma e burgut dhe e nxjerrshin në korridor dhe e rrihnin me shufra të hekurit. Nga rrahja e përditshme, në muajin mars 1950 Rahman Qahajën e nxorën përsëri nga dhoma disa gardijanë me krye agjentin Marçe Beliçica dhe e tortururonin disa ore radhazi dhe e kthyen në qeli të vdekur ku Rahman Qahaja qëndroi katër ditë i vdekur në dhomën ku ishim na të arestuar. Pas katër ditëve krye agjenti me emrin Marçe më urdhëroi që ta marr kufomën e Rahman Qehajës dhe ta çoj në Bodrumin e burgut. Unë zbatova urdhërin e gjakpirësit duke e çuar kufomën e Rahmanit në vendin e caktuar. Atje vërejta nji numër të madh të vrarësh që mund të them se kishte mbi 200 të vrarë. Akoma nuk më harrohet ajo erë e gjakut të vrarëve dhe pasi që më kthyen nga Bodrumi i burgut, Marçeja më tha para të burgosurve tregoju shokëve të tu se çka ke parë në bodrum se edhe juve ai fat ju pret nëqoftëse s'pranoni t’i tregoni emrat e ballistave që kanë vepruar me Xhemë Hasën dhe me Hamëz Rexhepin. Ka mesi i vitit 1950 në qelinë e burgut përsëri erdhi krye agjenti Marçe dhe na urdhëroi mua dhe Sali Lisin që të dilnim
  • 45. 45 jashtë për të na pushkatuar, edhe nji s'provë për të na bindur që të pranojmë atë që donte Marçeja. Por kur panë që ne ishim të gatshëm edhe të vdisnim, atëherë ata na urdhëruan që të hipnim në furgonin ushtarak dhe na dërguan në monopol të Tetovës, ku po atë ditë edhe më liruan nga burgu, kurse Sali Lisin e dënuan dhe vuajti disa vite burg, por tash mundë të them se Sali Lisi përsëri është kthye në jetë, me që sot shkolla e fshatit Dobërdoll e mori emrin e tij dhe futi në Historiografinë shqiptare emrin e tij. Xha Kurtishi thotë tash mund të vdesë i rehatshëm dhe e ndiej veten të çliruar nga shkaku se atë që e mbajta në vete tashë më do ta mbajë populli im si kujtesë e vuajtjeve të popullit shqiptar në kazamatet serbo-sllave. Intervistoi pas shkatrrimit të komunizmit z. Zudi Hamiti, Gostivar. Shënim: Rrahman Ali Qehaja ka qenë fytyrë e dalluar e Kalishtit të Gostivarit. Familja e tij e madhe ishte njëra nga më të dhënat ndaj fesë. Si e këtillë, ajo kurrë nuk punonte të premteve, se e kalonte kohën duke u falur dhe lutur. Kurse qetë dhe kualët atë ditë ua jepte të vobegëtëve për t’i përdorur. Për këtë, në Pollog thuhej se “Para se të përmendet emri i Rahman Qehajës, duhe të merret avdes”! Rrahman Qehaja ka qenë dhëndurr i Ahmet Iljaz Qehajës nga Topojani i Lumës, nipa të të cilit ishin Hamëz e Dostan Rexhepi. Ai po ashtu ishte dhëndur i Bilalëve të Bicajve të Lumës, me që bashkëshortja e tij ishte mbesë e tyre. Si i këtillë, që nga vjeshta vitit 1941, ai i mori nga bjeshka e Bicajt për t’i ruajtur dhentë e Hamëz Rexhepit. Pastaj, me arratisjen e Hamëzit dhe të Dostanit (prill, 1942), kur Hamëzi e vazhdoi veprimtarinë në Pollog, Rrahman Qehaja e mbajti atë për një kohë në shtëpinë e vet dhe, duke e përkrahur çiltërisht me tërë fshatin e tij Kalisht, e njoftoi, me miqët e tij dhe, duke e paraqitur atë si fetar, si njeri i një oxhaku të përmendur në Lumë, e paraqiti edhe te paria e vendit, me besimin se ai do ta ndihmonte visin nga plaçkitësit, që e kishin zënë për fyti
  • 46. 46 popullin dhe ishin duke ia shkyer gabzherrin, një ndërmmarrje që Hamëzi e kreu për disa vite me arritje. Pastaj, pas shkatrrimit të familjes së Hamëz Rexhepit, Rrahman Qehaja, me bujari dhe guxim, i mori edhe fëmijët e tij (pranverë 1948) për t’i shpëtuar nga zhdukja që i kërcënonte... Prandaj, pas pushtimit të vendit nga serbo-maqedonët, OZN-a bëri atë që bëri kundër Rrahman Qehajës… Por ajo, megjithatë, nuk ia arriti qëllimit, sepse Rrahman Ali Qehaja ka lënë dy djem, Avdiun dhe Shabanin, me plot e përplot nipa e mbesa… Qoftë i paharrur kujtimi i atij burri, Rrahman Ali Qehajës, nga Kalishti i Gostivarit!
  • 47. 47 Zef Gruda “Artist i Popullit”- FIGURË E SHQUAR E SHKOLLËS MUZIKORE SHQIPTARE Në 25 vjetorin e vdekjes Isa Halilaj, Studiues “Mësues i Merituar” U mbushën 25 vjet, kur ra një yll, u nda nga jeta “Artisti i Popullit” Zef Gruda muzikanti i shquar i shkollës se muzikës shqiptare. Shkodra e kulturës ka dhënë shumë figura të shquara për kulturën, artin e muzikën shqiptare. Një prej tyre është edhe Zef Gruda. Ai lindi më 1927 dhe u edukua ne qytetin Shkodër e herët u njoh si një nga përfaqësuesit e denjë në shkollën e Muzikës Shqiptare. Rrjedh nga një familje atdhetare. Me mbarimin e Kolegjit të Jezuitëve të këtij qyteti, ku kishte fituar bazat e kulturës europiane perëndimore ai arriti të zotëronte italishten dhe gjermanishten të cilat i hapën horizont të mjaftueshëm për jetën. Po vazhdimi i shkollës për Zefin ishte një “mollë e ndalueme” për motive politike të kohës. Tregoi talent të rrallë në fanfarën e atij Kolegji, duke qenë zotërues virtuoz i klarinetës dhe veglave të tjera frymore. Isa Halilaj
  • 48. 48 Kur me fanfarën e Kolegjit punoi kompozitori i talentuar Prek Jakova, i sapo kthyer nga studimet e larta në Itali, ndër talentet e reja që zgjodhi, qe muzikanti i ri si shumë premtues Zef Gruda. Ndër shokët e tij, po thuaj të një niveli, qenë të mirënjohurit Tonin Rrota, Çesk Zadea. Tonin Arapi. Tish Daia, Simon Gjoni, Pjetër Dungu, Abdulla Grimci, Lekë Kaçaj e Gjon Kujxhin të njohur si kontribues të shquar të muzikës shqiptare, të gjithë këto ish-nxënës të At Martin Gjoka (1890 – 1940) kompozitori i Simfonisë dhe Operës së parë shqiptare. Me krijimin e Filarmonisë Shqiptare, fill pas Çlirimit, një nga më të mirët në përzgjedhjen e bërë ndër muzikantët e vendit, ishte edhe Zef Gruda që zuri vend si oboist i parë i orkestrës. Duke parë aftësitë e tij profesionale, atij iu besua edhe drejtimi i orkestrës së Estradës së Shtetit si dhe një formacion orkestral, ku këndonin të gjithë këngëtarët lirik të shkolluar jashtë shtetit si: sopranoja Marie Kraja, Kristaq Antoni, Zihni Berati, Isuf Pelingu, Jorgjia Truja, etj. Zefi mori pjesë edhe në Bandën Frymore të Ushtrisë si instrumentist dhe si asistent dirigjent i saj. Në këto detyra artistike ai bashkëpunonte me Dhora Lekën, një muzikante e talentuar dhe e përgatitur profesionalisht. Por, në kulmin e krijimtarisë së tyre artistike e krijuese, që të dy këto, në një konferencë të Partisë së Punës për Tiranën u cilësuan si antistalinistë. E për këtë shkak, Zef Gruda u dënua me 10 vjet burg, ndërsa Dhora u internua në Gjirokastër. Mbas kryerjes së dënimit, Zefi vendoset në Durrës si muzikant, natyrisht, i mbykqyrur si njeri me hije në biografi politike. Por falë aftësive profesionale, aty i ngakrohet detyra e drejtorit të At Martin Gjoka (1890 – 1940)
  • 49. 49 orkestrës dhe hapi edhe një kurs për mësimin e instrumentistëve të veglave frymore. Mirëpo, ne Durrës duke u parë me syrin e njerkës, nuk iu krijuan as kushtet elementare të jetesës. Në këto rrethana, ai iu përgjigj kërkesës për të punuar në rrethin e largët malor të Kukësit. Kështu, më 1 Tetor 1961 Zefi filloi punën si drejtor i orkestrës së Estradës Profesioniste të qytetit të Kukësit. Aty u mirëprit dhe që në premierën e parë që dha kjo trupë e përgatitur nga ai në Kukës dhe në turneun që bëri nëpër Shqipëri, u provua se ajo udhëhiqej artistikisht nga një muzikant i talentuar dhe i aftë për të përgatitur trupën profesioniste e amatore aq të nevojshme për kohën. Zefi, në Qarkun e Kukësit, ku qëndroi shumë kohë, me pasion mblodhi e njohu në hollësi folklorin muzikor të Kukësit, Hasit e Tropojës si dhe të Kosovës, traditë të cilën do ta vazhdonte edhe kompozitori i talentuar Aleksandër Lalo që edhe ky si Muharrem Fejzo ka punuar pas tij në Kukës. Pikërisht kjo pasuri e madhe burimore me vlera të jashtëzakonshme u bë shkak që Zefit t’i lindëte ideja për krijimin e një formacioni muzikor me instrumente popullor të temperuar. Këtë formacion ai e realizoj me ndihmën e mjeshtrit të punimit të veglave popullore kordofone Mahmut Çeliku dhe instrumentistit Sheqer Ademi. Zef Gruda (në saks) dhe orkestra e tij e temperuar, Kukës 1976
  • 50. 50 Kështu, në vitin 1964 hyri ne jetën koncertore muzikore të vendit një formacion i ri orkestral nga temperimi dhe modulimi i instrumenteve kordofonë të traditës. Ky novacion i shënuar artistik i Zef Grudës u mirëprit nga publiku artdashës, kolegët dhe muzikantët në Kukës e në mbarë vendin. U ftua ky formacion për të marrë pjesë edhe në veprimtaritë kombëtare muzikore. Ai ka shoqeruar shumë këngëtare të mirënjohur si: Vaçe Zela, Naile Hoxha, Sali Brari, Qemal Kërtusha e të tjerë. Më 1966 Orkestra e temperuar e Zef Grudës mori pjesë në festivalin e Radio Tiranës e më pas në RTSH. Me 1968 kjo orkestër mori medaljen e artë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, kurse me 1969 mori çmimin e pare si ansambël i Kukësit në takimin e Vlorës, po ashtu më 1970 në Durrës, dhe më 1971 mori pjesë në Festivalin e parë të këngëssë ushtarit si dhe në Fastivale dhe takime të tjera në vazhdim. Deri sa Zef Gruda e mbylli punën e tij me këtë formacion muzikor në Festivalin e 16-te ne RTSH. Veç këtij formacioni instrumental të llojit të veçantë, me vlera të njohura brenda dhe jashtë vendit, Zef Gruda ngriti edhe Bandën Frymore të qytetit Kukës. Gjithashtu nuk mund të lemë pa përmendur se ky formacion muzikor ka kryer me sukses edhe dy veprimtari të rëndësishme vjetore zonale si: Festivali i Këngës në Radio Kukës më 1970 e më 1974 me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rretheve Kukës, Tropojë, Peshkopi, Pukë dhe grupi kosovar i Rrashbullit me të famshmin Dervish Shaqja. Po kështu, Zefi është nismëtar dhe organizator i Festivalit të parë për fatosa e pionierë në Kukës, i cili që nga 1970 u kthye ne traditë e vijon edhe në këto vite. Pas daljes ne pension, Zefi familjarisht vendoset në qytetin e lindjes në Shkodër. Edhe këtu sedra profesionale e nxit për t’ju vënë punës deri edhe për ngritjen e një formacioni tjetër popullor për këngën qytetare shkodrane. Për këtë orkestroi shumë këngë shkodrane për bandën frymore. Shkodra e mirëpriti. Po jo si më parë, raportet e komunikimit shoqëror po edhe profesional kishin ndryshuar mjaft me kohën e rinisë së tij. Edhe në këto kushte ai nuk e ndërpreu punën. Por në kulmin e kësaj pune krijuese dhe të shpresës se erërave të demokracisë, për të cilën kishte ëndërruar gjithë jetës, që do të hapnin shtigje të reja edhe në Shqipëri, në prag
  • 51. 51 të agimit të saj, më 9 mars 1989 ai mbylli sytë përgjithmonë, duke i lënë shkollës së muzikës shqiptare gjithë përvojën e krijimtarinë e tij muzikore. Për kontribut të veçantë në zhvillimin e kulturës dhe artit muzikor kombëtar, Presidenca e Republikës së Shqipërisë i dha titullin e lartë “Artist i Popullit”, pas vdekjes. Ky vlerësim është shprehje e shtetit demokratik edhe për ata artistë të cilët u persekutuan nga regjimi komunist, ndonëse kontribuuan me përkushtim e me gjithë forcën e talentit të tyre për kulturën kombëtare. Nuk mund të lëmë pa theksuar se vlera e figurave të kësaj natyre çmohet edhe nga gjurmët që lanë pas vdekjes në vendet ku kanë punuar. Në këtë kuptim puna e krijimtaria muzikore e Zef Grudës në Kukës, ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm si kujtim po veçanërisht në pasurimin arkivor të Shtëpisë Kulturës Qytetit Kukës, në Radio Kukës e, më e rëndësishmja në përgatitjen e një brezi të ri të kualifikuar muzikantësh e instrumentalistësh si: Binak Elezi, Hamdi Gjana, Petrit Sinamati, Din Vukaj, Luan Pëzhita, Bashkim Doda, Islam Beqiri, Shpresa Çurçiali, Kozeta Mezini e tjerë. Dëshmi e kësaj vlere të këtij muzikanti të shquar është edhe krijimi në shkurt të vitit 1991 i Asamblit Artistik “Jehona e Gjalicës” të Kukësit, me bazë orkestrën “Zef Gruda” e regjizurën e Bilbil Herenit të cilin e ka drejtuar ish nxënësi i tij, muzikanti i ri e i talentuar Petrit Sinamati pasuar nga i nipi Parid Sinamati. Kjo trupë e njohur për disa vite, me veprimtaritë koncertale brenda dhe jashtë Shqipërisë ka synuar ta mbaj dhe ta zhvillojë më tej punën që krijoi, vite më parë, kompozitori dhe dirigjenti i paharruar, Zef Gruda. Tiranë, Mars 2014
  • 52. 52 Doli nga shtypi revista "Dy Drinat" NGA KORIFENJTË CANA E MUSLIU, TEK ATDHETARI I TOPOJANIT Aziz Bytyçi Doli nga shtypi numri i 16-të i revistës "DY DRINAT”. Një gjak, një gjuhë e një zakon, një popull i ndarë një shekull, në vitin 1998 të shekullit të kaluar Dy Drinat u bashkua. Drini i Bardh i Dukagjinit dhe Drini i Zi i Lumës ishte ëndërr e kamotshme, sepse ishin motër e vëlla. Lumjani sojnik nga oxhaku i bjlalajve të Bicajve të Kukësit, edhe pse ishte shumë vite dhe është duke jetuar përtej oqeanit atlantik në Amerikën e largët, ai filloj ta botoj revistën "Dy Drinat" që nga viti 1998 e deri më sot. Ky kontribut i madh i Essat e Hamëz Bilalit krijoi lexues të shumtë nga të katër anët e atdheu. Berat Batiu poet nga Prizreni dhe kryeredaktor i revistës për fëmijë "FIDANI”, thotë se doli nga shtypi revista tashmë me një traditë disavjeçare. "Dy Drinat", kjo revistë që me publikimet e veta ndër vite ka zgjuar kureshtjen e lexuesit për shumë tema interesante nga lëmit e ndryshme të jetës njerëzore. Ndër të tjera thotë se nuk i fle shpirti pa thënë se kjo revistë që nga numri i parë e deri më tani për shumë tema nxiti debate të frytshme, më të mira të zbardhjes së të vërtetës historike për shumë ngjarje që e shoqëruan popullin tonë. Që nga viti 1998 e deri në këtë vit të numrit të l6 me radhë të revistës kontribute të shumta dhanë poetë, profesorë universitar, intelektualë të mëdhenj nga Kosova në shkrimet e tyre shkencore në revistën "Dy Drinat". Në këtë numër të radhës pos tjerash mund të lexoni prof. dr. Sadri Fetiun "Fatin e njeriut", në prozën e Ramadan Rexhepit. Krahas shkrimeve të ndryshme publicistike dhe eseistike ai ka botuar në Suedi në vitin 2004 romanin "Dilemat e Emrush Dokos". Duke i pasur parasysh këto tri vepra, mund të konstatojmë se Ramadan Rexhepi hynë në radhën e shkrimtareve të letërsisë shqipe që e ka krijuar individualitetin e veçantë krijuese si prozator, vepra e të cilit meriton të studiohet në mënyrë të plotë analitike. Radhazi më pastaj te kjo revistë e bashkimit të një populli të ndarë nga regjimi i shekullit të kaluar, kemi bashkëpunëtorë të ngushtë të Prizrenit që