2. Përmbatja
1 Kuptimi i zgjedhjes
2 Përgatitja e zgjedhjes
3 Metodat e përcaktimit të zgjedhjes
3. Kuptimi i zgjedhjes - Kuptimi i zgjedhjes
Zgjedhja ka të bëjë me përcaktimin e entiteteve, të njësive, të objekteve ose individëve nga
një popullim apo univers i caktuar, nga të cilët merren disa njohuri në lidhje me të gjithë
popullimin, veçanërisht për qëllim të bërjes së parashikimeve të mbështetur në përfundimet
statistikore të kërkimit.
4. Kuptimi i zgjedhjes - Arsyet e mos zgjedhjes së popullimit
Arsyeja Nr.1: Kostoja shumë e lartë e studimit.
Arsyeja Nr.2: Dinamika mjaft e lartë e popullimit.
5. Kuptimi i zgjedhjes - Përparësitë e përdorimit të zgjedhjes
Kostoja është më e ulët
Mbledhja e të dhënave është më e shpejtë
Është më e lehtë të sigurohet homogjeniteti
Përmirësohet saktësia dhe cilësia e të dhënave
6. Përgatitja e zgjedhjes - Përcaktimi i popullimit
Kriteret e përcaktimit të popullimit të referuar
Njësia e
Elementi
zgjedhjes
K1 K2
K4 K3
Shtrirja kohore Lokalizimi
7. Përgatitja e zgjedhjes - Përcaktimi i popullimit
Karakteristikat e kërkimit në varësi të vëllimit të zgjedhjes
Kushet që favorizojnë
Karakteristikat e kërkimit
Zgjedhja e madhe Zgjedhja e vogël
Buxheti i madh i vogël
Koha e lirë e shkurtër e gjatë
Vëllimi i popullimit i madh i vogël
Varianca e variablave të studiuara e vogël e madhe
Kostoja e gabimeve të zgjedhjes e ulët e lartë
Kostoja e gabimeve të vrojtimit e lartë e ulët
Natyra e matjes e lodhshme jo e lodhshme
Interesi për situatat individuale po jo
8. Përgatitja e zgjedhjes - Përcaktimi i popullimit
Gabimet që rrjedhin nga përcaktimi i vëllimit të zgjedhjes
Gabimet e zgjedhjes Gabimet e vrojtimit
Të harruarit e një ose më shumë
objekteve të rëndësishme, që e kthejnë Përfshin të gjitha gabimet e tjera që nuk
zgjedhjen në jopërfaqësuese. përfshihen në gabimin e zgjedhjes.
9. Përgatitja e zgjedhjes - Përcaktimi i zgjedhjes
Hapat e përcaktimit të zgjedhjes
Popullimi mund të jetë i fundëm apo i pafundëm
Njësitë e zgjedhjes mund të jenë gjeografike, ndërtimi, sociale apo
indivudale.
Kjo njihet edhe si “korniza e zgjedhjes” nga e cila do të
tërhiqet kampioni
Madhësia e zgjedhjes është optimale kur përmbush kërkesat e
efikasitetit të përfaqësimit, të besueshmërisë dhe të fleksibilitetit.
10. Përgatitja e zgjedhjes - Përcaktimi i zgjedhjes
Hapat e përcaktimit të zgjedhjes
Përafrimi i parametrave statistikorë të kampionit me parametrat e
popullimit
Janë një faktor mjaft i rëndësishëm të cilët mund të çojnë në
përdorimin e zgjedhjeve jo-probabilitare.
Duhet të vendoset në lidhjet me teknikat që do të përdoren në lidhje
me përzgjedhjen e elementëve të zgjedhjes
11. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes
Metodat e zgjedhjes
Metodat rastësore Metodat empirike
Zgjedhje e thjeshtë Zgjedhje e përshtatur
Kompleksiteti
Rastësia
Zgjedhje sistematike Zgjedhje paraprake
Përpjestimore
Zgjedhje tipike Zgjedhje “top dëbore”
Jopërpjestimore
Zgjedhje në seri Një nivel Zgjedhje sipas kuotave
Dy nivele
12. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja rastësore
Zgjedhja rastësore ose probabilitare është ajo “sipas së cilës nuk ka rëndësi se cili element i popullimit të
synuar mund t’i përkasë zgjedhjes dhe kjo me një probabilitet të njohur më parë, përgjithësisht i njëjtë për të
gjithë elementët.
Implikimet e zgjedhjes rastësore janë:
Ajo i jep çdo elementi të popullimit një probabilitet të barabartë për të qenë pjesë e zgjedhjes dhe të gjitha
zgjedhjet e mundëshme janë të pavarura nga njëra-tjetra.
Ajo i jep çdo kombinimi të mundshëm të zgjedhjes një probabilitet të barabartë për të qenë i zgjedhur.
13. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja rastësore
1. Zgjedhja rastësore e thjeshtë
Çdo individ i përzgjedhur në popullim duhet të ketë të njëjtin probabilitet si të tjerët, (të
njohur më parë) për të figuruar në zgjedhje.
Një krahasim i mirë është tirazhi i llotos, ku çdo individ është i përfaqësuar nga një top.
Këtu shkelet një kriter bazë, pasi çdo pjesë nuk ka të njëjtat probabilitete zgjedhje.
14. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja rastësore
2. Zgjedhja rastësore sistematike
Aplikohet më mirë në situatat zinxhir të prodhimit, ku nuk është lista reale e emrave të popullimit.
Operohet si në vijim:
Llogaritet një interval sondazhi N/n, dhe një koefiçient sondazhi n/N, ku N-totali i
popullimit dhe n - vëllimi i zgjedhjes.
Tërhiqet rastësisht një numër midis 1 dhe N/n
Përzgjidhen sistamitikisht individët i, i + N/n, i + 2N/n
Efekti pozitiv parashtrohet me lista në rang zbritës, ndërkohë që efekti negativ lidhet me lista më rang
sezonal (Rasti i Vitit të Ri)
15. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja rastësore
4. Zgjedhja rastësore në seri
Zgjedhja e rastit në seri realizohet në tri etapa:
Ndarja e popullimit në seri bashkërisht ekskluzive dhe kolektivisht të plota, sipas një
kriteri të vënë më parë.
Tërheqja rastësore e thjeshtë e një kampioni të tillë të serive.
Zvogëlimi në çdo seri të marrë.
Kjo metodë përdoret në rastet kur është e vështirë të sigurohet një listë e plotë e popullimit të
studiuar. Duhet të kihet parasysh efekti i serisë. Rasti i studimit të konsumit të verës.
16. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja empirike
Zgjedhja empirike ose joprobabilitare është një proçedurë e përcaktimit të zgjedhjes sipas së cilës nuk ka
ndonjë bazë për vlerësimin e probabilitetit që çdo element i popullimit ka për të qenë i përfshirë në zgjedhje.
Elementët e zgjedhjes përzgjidhen nga popullimi sipas gjykimit të kërkuesit shkencor, kështu që ekziston rreziku
i paragjykimit subjektiv të elementëve të popullimit që do të përbëjnë zgjedhjen kur përdoret kjo teknikë.
17. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja empirike
1. Zgjedhja empirike e përshtatur
Merret një kampion i tillë, kur asgjë nuk bëhet për të siguruar se elementët që e përbëjnë zotërojnë
mjaft nga karakteristikat e dëshiruara.
Një kampion i përshtatur quhet dhe “kampion aksidental”, sepse është nxjerrë nga elementë të
rastësishëm në vendin dhe në çastin kur informacioni është mbledhur.
Hamendje mbi përfaqësueshmërinë e një kampioni , synon të shpjegojë që një kampion i vëllimeve të
mëdha nuk është e nevojshme që të ngjajë në strukturë dhe në përbërje me popullimin e studiuar.
18. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja empirike
2. Zgjedhja empirike paraprake
Ka të bëjë me përzgjedhjen e individëve, përpara se të pyeten dhe të kuptohet se kush mund të jenë
mbajtësit e informacioneve vendimtare për kërkimin.
Kjo lloj zgjedhje përdoret me tolerancë, sepse asgjë nuk garanton përfaqësueshmërinë reale të
zgjedhjes.
Fakti i përdorimit prej ekspertëve krijon mundësinë dhe në të njëjtën kohë një siguri edhe më të
madhe për një informacion të pasur.
19. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja empirike
3. Zgjedhja empirike “top-dëborë”
Zgjedhja e shumëfishë “top dëborë” përfshin përdorimin e metodave probabilitare për një përzgjedhje
fillestare të elementëve të kampionit dhe pastaj shtimin e shumëfishtë të njësive të zgjedhjes
nëpërmjet përdorimit të informacionit të siguruar nga elementët fillestarë.
Reduktimi i madhësisë së zgjedhjes dhe kostot e ulëta janë përparësitë e kësaj metode zgjedhjeje.
Zgjedhja “top dëborë” mund të përdoret për çështje të tilla si identifikimi i ekspertëve në një fushë të
caktuar, produkte, proçese prodhuese, metoda të marrdhënieve me konsumatorët.
20. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja empirike
4. Zgjedhja empirike sipas kuotave
Zgjedhja sipas kuotave konsiston në kërkimin e strukturës së popullimit sipas kritereve të zgjedhura
empirike (koutat).
Kuotat paraqesin variablat e tipizimit. Ndryshimi është që individët kryejnë tipizimin dhe nuk zgjidhen
rastësisht, por në përshtatje me kërkimin.
Kuotat mund të jenë të thjeshta ose të kryqëzuara dhe duhet të ndërtohen mbi bazën e të dhënave të
sigurta, me ndikim në ndarjen e popullimit sipas kritereve të zgjedhura. Kriteret më të përdorura janë
sociodemografike dhe në veçanti gjinia, mosha dhe profesioni.
21. Metodat e përcaktimit të zgjedhjes - Zgjedhja empirike
4. Zgjedhja empirike sipas kuotave
Të metat e zgjedhjes empirike sipas kuotave përfshijnë:
Nuk merr parasysh një kriter tipizimi të rëndësishëm.
Kriteret e shumëfishta
Traditat e kërkuesve
22. Detyrat e grupeve të kërkimit
Grupi 1: Cilët janë 5 bizneset më të mëdha të distribucionit në Shqipëri?
Grupi 2: Cilët janë 5 industritë më të mëdha në Shqipëri?
Grupi 3: Cilët janë 5 aktorët shqiptarë me më shumë filma?
Grupi 4: Cilët janë 5 futbollistët shqiptarë me më shumë gola?
Grupi 5: Cilët janë 5 njerëzit më të pasur në Shqipëri?
23. Detyrat e grupeve të kërkimit
Grupi 6: Cilët janë 5 markat më të përdorura të makinave në Shqipëri?
Grupi 7: Cilët janë 5 zonat më të rëndësishme turistike në Shqipëri?
Grupi 8: Cilët janë 5 festat më të rëndësishme për Shqiptarët?
Grupi 9: Cilët janë 5 femrat më të rëndësishme në Shqipëri?
Grupi 10: Cilët janë 5 veset kryesore të Shqiptarëve?