SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  14
Télécharger pour lire hors ligne
Mbledhur nga: Marjan Dodaj
RRETH VETURAVE NË KOSOVË
automjeteveiRegjistrimi
teknikKontrollimi
rimitsiguePolisa
iHomologim
kufitarSigurimi
e gjelbërti/(kartoni)Kartela
Patent Shoferi
2 | F a q e
1. Regjistrimi i automjeteve
Regjistrimi i automjeteve në Kosovë bëhet në Qendrën për Automjeteve në kuadër të Agjencisë për
Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të
pronarit.
PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT NEVOJITEN DOKUMENTET SI NË VIJIM:
1. Dëshmia mbi pronësinë e automjetit,
2. Fatura e prodhuesit – shitësit të automjetit,
3. Dokumenti origjinal i shtetit përkatës,
4. Dokumenti i identifikimit të lëshuar nga organet e Kosovës,
5. Polica e sigurimit e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit;
6. Dokumenti unik doganor, në raste të veçanta edhe vendimi doganor,
7. Dëshmia mbi pagesën e taksës,
8. Dëshmia mbi pagesën e taksës rrugore dhe ekologjike për automjetin,
9. Certifikatën e kontrollit teknik të automjetit të lëshuar nga subjekti i licencuar nga organi kompetent, e
cila nuk duhet të jetë më e vjetër se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit,
Automjetet e reja të cilat marrin pjesë në komunikacionin rrugor do t’i nënshtrohen kontrollit teknik gjatë
muajit në të cilin i kalon afati prej 24 muajsh nga kontrolli i parë teknik.
PËR AUTOMJETET TË CILAT BARTIN MALLRA TË RREZIKSHME NEVOJITET edhe
certifikata e ADR-së, e cila nuk mund të jetë më e vjetër se një (1) vit.
NËSE JANË DISA BASHKËPRONARË TË AUTOMJETIT, automjeti regjistrohet në emër të njërit
bashkëpronarë me një deklaratë me shkrim prej bashkëpronarëve të tjerë, të vërtetuar nga organi kompetent,
Kërkesën për regjistrim të automjetit e paraqet pronari i automjetit ose personi i autorizuar me autorizim të
vërtetuar në gjykatë ose te noteri.
PËR AUTOMJETET E NDËRMARRJEVE PUBLIKE nevojitet autorizimi nga ndërmarrja publike.
Automjetet në pronësi të personave fizik regjistrohen në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit, ndërsa
automjetet në pronësi të personave juridik regjistrohen në bazë të certifikatës së biznesit,
Dëshmia mbi pagesën e taksës komunale për automjetin.
PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT PËR HERË TË PARË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
nevojitet edhe certifikata e homologimit.
Nëse pala nuk posedon dokumentin origjinal mund të prezantoj fotokopjen e dokumentit të vërtetuar nga
shteti përkatës ose dokument tjetër origjinal, i cili prezanton mjaftueshëm të dhënat e automjetit në fjalë.
PËR MJETIN E PUNËS - TRAKTOR, për të cilët pala nuk posedon dokument, të cilët kanë ekzistuar në
Kosovë para 10 qershorit 1999, pala mund ta regjistrojë traktorin me deklaratën e dy dëshmitarëve të
vërtetuar në gjykatë ose nga noteri.
PËR AUTOMJETET E REGJISTRUARA NË KOSOVË PARA 10 QERSHORIT 1999 mund të bëhet
ri-regjistrimi. Për këtë kategori të automjeteve përpos dokumentit origjinal, nevojiten këto dokumente:
Dokumenti mbi regjistrimin e automjetit, nga regjistrimi i fundit, Në rastet kur mungon CRA (Certifikata e
regjistrimit të automjetit) për çfarëdo arsye atëherë nevojitet kopja e vërtetuar e dosjes e cila lëshohet nga
organi kompetent i ngarkuar me arkivat të cilat i përmbajnë këto lëndë në DRA (Drejtoria për regjistrimin e
automjeteve).
3 | F a q e
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR VAZHDIMIN E REGJISTRIMIT ËSHTË:
1. Certifikata e regjistrimit të automjetit,
2. Certifikata e rregullsisë teknike e automjetit,
3. Polica e sigurimit dhe dëshmia e pagesës në bankë, ndërsa për institucionet shtetërore dhe kompanitë
publike nevojitet vetëm marrëveshja në mes të kompanisë dhe institucioneve (profaktura e sigurimit),
4. Prezantimi i dokumentit të identifikimit të pronarit,
5. Dëshmia mbi pagesat e taksave,
6. Kërkesa për vazhdimin e regjistrimit mund të bëhet maksimalisht pesëmbëdhjetë (15) ditë para kalimit
të afatit të regjistrimit të mëparshëm.
7. Qendra e regjistrimit të automjeteve është e obliguar të bëj vazhdimin e regjistrimit të automjetit nga
data e skadimit të afatit të regjistrimit.
8. Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditë nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit, pronari i
automjetit është i detyruar të paguaj taksën administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, ashtu siç është
përcaktuar në vendimin për tarifa.
9. Në rastet kur tridhjetë (30) ditë pas skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit është ditë feste apo ditë
vikendi, pala nuk e paguan dyfishin e taksës administrative në ditën e parë të punës.
Ç’LAJMËRIMI I AUTOMJETIT
1. Për ç’lajmërim të automjetit nevojitet:
2. Dorëzimi i targave të regjistrimit në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve,
3. Kërkesa për ç’lajmërim të automjetit,
4. Prezentimi i Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit,
5. Certifikata e Regjistrimit të Automjeteve, e ç’lajmëruar, në origjinal i kthehet palës, ku evidentohet
data e ç’lajmërimit,
6. Pala ka të drejtë të bëj ç’lajmërimin brenda 30 ditëve pas skadimit të afatit të vazhdimit. Ç’lajmërim i
automjetit bëhet në bazën e të dhënave.
7. Pala është e obliguar ta bëj ç’lajmërimin e automjetit në këto raste:
8. Në rastin e mos vazhdimit të regjistrimit, amortizimit, dëmtimit, aksidentit dhe daljes së automjetit
jashtë funksionit për çfarëdo arsye, bëhet ç’lajmërimi dhe kthimi i targave me kërkesën e palës,
9. Nëse automjeti është vjedhur, duhet të sjellë raportin e policisë si dëshmi për ç’lajmërim,
10. Pas skadimit të vlefshmërisë së regjistrimit brenda afatit 30 ditë, nëse këto automjete nuk regjistrohen
ose nuk ç’lajmërohen, atëherë do të kalojnë në automjete pasive në bazën e të dhënave mbi regjistrimin
e automjeteve,
11. Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditësh pronari i automjetit është i detyruar të paguaj taksën
administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 10 të këtij
udhëzimi administrativ.
HUMBJA APO VJEDHJA E TARGAVE APO CERTIFIKATËS SE REGJISTRIMIT TË
AUTOMJETIT
Në rastin e humbjes apo vjedhjes së Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave të regjistrimit
pronari apo përdoruesi i automjetit duhet të lajmëroj në stacionin më të afërt policor. Policia pas lajmërimit
të rastit, duhet ta lëshoj dokumentin për humbjen apo vjedhjen e Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit
ose targave, sipas pohimit të lajmëruesit.
Ky dokument duhet t’i përmbaj të dhënat e mjaftueshme për pronarin, automjetin, Certifikata e Regjistrimit
të Automjetit ose targat.
Në rastin e dëmtimit të Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave, pala duhet që këto (Certifikata
ose targat e dëmtuara), t’ia prezantoj Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe më pas ai e merr
Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit të re ose targat e reja të cilat i paguan sipas vendimit mbi tarifat,
4 | F a q e
ndërsa Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit të dëmtuar ose targat arkivohen në Qendrat e Regjistrimit të
Automjeteve.
Për ndërrim të Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave bëhet kërkesa me shkrim.
RIREGJISTRIMI I AUTOMJETIT
Në rastin kur automjeti është i ç’lajmëruar dhe kërkohet nga pala të bëhet riregjistrimi, nevojiten këto
dokumente:
1. Certifikata e Regjistrimit të Automjetit, e ç’lajmëruar;
2. Kontrollimi teknik;
3. Polica e sigurimit dhe dëshmia mbi pagesën;
4. Pagesa e taksave administrative sipas vendimit mbi tarifat.
5. Në rast të ndërrimit të pronarit kërkohet kontrata e shitblerjes, kontrata mbi dhuratën, akti i
trashëgimisë, dokumenti me anën e të cilit është fituar pronësia.
6. Automjetet që shiten në ankand publik të cilat më parë janë konfiskuar nga organet kompetente, mund
të riregjistrohen me vendim ekzekutiv të gjykatës, vendimin e organeve të ndjekjes, si dhe aktin e
shitblerjes të Shërbimit Doganor të Kosovës.
7. Në këto raste transaksioni i ndryshimit të pronësisë bartet tek blerësi fituesi në ankandet e rregullta
publike i cili më parë duhet të kryej obligimet sipas paragrafit 1 të këtij neni.
8. Automjetet e institucioneve shtetërore të cilat shiten në ankand publik kontraktohen vetëm përmes
institucionit përkatës, kontraktuesi mund t’ia bartë kontratën edhe palës së tretë me kontratë të veçantë.
9. Për automjetet që më parë janë ç’lajmëruar dhe duhet të bëhet bartja e pronësisë, edhe nëse blerësi i
takon një komune tjetër, mund të riregjistrohet në QRA (Qendra e Regjistrimit të Automjeteve) në
bazë të vendbanimit ose vendqëndrimit të qytetarit.
10. Automjetet e ç’lajmëruara mund ta bëjnë riregjistrimin duke përfshirë taksat për riregjistrim. Automjetet
të cilat për një arsye apo tjetër janë regjistruar në mënyrë jo të rregullt i nënshtrohen procesit të
legalizimit, pas përfundimit të procedurave administrative dhe ligjore.
TARGAT PROVUESE
Dhënia e targave provuese nuk nënkupton regjistrim të automjetit. Por, dhënia e targave provuese është
mundësi për kyçje në komunikacionin rrugorë për kohën e përcaktuar sipas këtij neni. Targat provuese
mund të jepen për automjete motorike dhe bashkëngjitëse. Me rastin e dhënies së targave provuese, palës i
lëshohet një vërtetim nga Qendra e Regjistrimit te Automjeteve.
Targat provuese për automjete duhet të kenë dimensione 340 x 200 mm.
Targat provuese jepen nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve sipas kërkesës së pronarit të automjetit,
në këto raste:
Për automjete të reja;
Për automjete të përdorura dhe të riparuara me të cilat kryhet vozitja provuese për testimin e automjetit dhe
gjendjes së tij;
1. Automjetet që lëvizin nga selia e ndërmarrjes prodhuese deri në selinë e ndërmarrjes që i shet;
2. Për automjetet që lëvizin në panaire, autosallone për qëllim të shitjes;
3. Automjetet që lëvizin për t’i dërguar në kontrollim teknik të cilave iu ka skaduar regjistrimi.
Për lëshimin e targave provuese kërkohen këto dokumente:
5 | F a q e
Dëshmia mbi pronësinë;
1. Kërkesa për lejimin e targave provuese;
2. Dëshmia mbi pagesën e taksave administrative;
3. Pagesa e targave provuese;
4. Dëshmia mbi pagesën e sigurimit ndaj palëve të treta.
5. Me rastin e dhënies së targave provuese pronarit i lëshohet vërtetimi për shfrytëzimin e targave i cili
përmban:
6. Emrin dhe mbiemrin e poseduesit të automjetit;
7. Qëllimin e përdorimit të automjetit;
8. Llojin e automjetit, marka, modeli, numri i identifikues i automjetit, ngjyra dhe afati i përdorimit të
targave provuese
9. Targat provuese lëshohen me afat deri në 15 ditë për automjetet e zhdoganuara.
10. Targat provuese mund të lëshohen sipas kërkesës së palës në QRA (Qendra e Regjistrimit të -
Automjeteve) më të afërt me pikën kufitare të hyrjes së mjetit motorik.
NDËRRIMI I PRONARIT TË AUTOMJETIT
Në rast të ndërrimit të pronarit, pronarit të ri i kërkohen këto dokumente:
Kërkesa për ndërrim pronari;
1. Kontrata e shitblerjes apo dokument tjetër të vërtetuar nga gjykata ose kompanitë e licencuara ose
nga noteri që dëshmon mbi fitimin e pronësisë në pajtim me ligjin;
2. Certifikata e Regjistrimit të Automjetit, e pronarit paraprak;
3. Policën e sigurimit në emër të pronarit të ri me dëshmi për pagesën e kryer;
4. Certifikatën mbi konfirmimin e rregullsisë teknike në emër të pronarit të ri, nëse automjeti nuk ka
vazhdim;
5. Dokumentin e identifikimit personal të shitësit dhe blerësit, kurse në rastin kur kontrata e shitblerjes
vërtetohet nga gjykata ose noteri, dokumentet e identifikimit nuk janë të domosdoshme.
XHAMAT E HIJEZUAR
Xhamat e hijezuar mund t’i gëzojnë të gjithë qytetarët vetëm për ato automjete të cilat si të tilla janë të
prodhuara nga vet prodhuesi i mjetit motorik.
Evidentimi i posedimit të xhamave të hijezuar pas konstatimit të gjendjes teknike shënohet në CRA
(Certifikata e Regjistrimit të Automjeteve) në rubrikën “ shënime”.
Vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim në xhamat e automjeteve është e ndaluar, përveç rasteve kur
përcaktohet me vendim të ministrit.
QRA (Qendra e Regjistrimit të Automjeteve) mban evidencat mbi regjistrimin e automjeteve në arkivin
përkatës si dhe në programin elektronik për bazën e të dhënave mbi regjistrimin e automjeteve.
Arkiva e automjeteve përbëhet nga dosjet e automjeteve të cilat mbahen dhe rregullohen sipas numrit të
targës të regjistruesit të automjetit. Evidenca mbi regjistrimin e automjetit ruhet në arkivat e QRA(Qendra e
Regjistrimit të Automjeteve), deri 30 vite. Ndërsa vazhdimet e regjistrimit të automjetit ruhen deri në 3 vite.
Evidentimi i të dhënave mbi regjistrimin e automjetit në programin elektronik bëhet sipas kërkesave për
regjistrim të automjetit në QRA(Qendra e Regjistrimit të Automjeteve).DRAPSH mban evidencat e të
dhënave elektronike mbi regjistrimin e automjeteve të të gjitha QKRA ose ne sistemin online.
6 | F a q e
LLOJET E TARGAVE NË KOSOVË
Për të gjitha llojet e rimorkiove dhe për motoçikleta, jepet vetëm një targë. Targat horizontale të
automjeteve duhet të jenë me ngjyrë të bardhë retroreflektuese, numrat dhe shkronjat me ngjyrë të zezë,
ndërsa korniza me ngjyrë të zezë me gjerësi 4 mm. Në të gjitha targat horizontale në pjesën e parë
vertikaletë targës e cila është ngjyrë e katërt, vendoset kodi i Republikës së Kosovës, RKS, me ngjyrë ari.
Në pjesën e dytë të targës shënohen shifrat e rajonit përkatës, të cilat kanë këtë domethënie:
01-- për rajonin e Prishtinës | 02-- për rajonin e Mitrovicës | 03-- për rajonin e Pejës
| 04-- për rajonin e Prizrenit | 05-- për rajonin e Ferizajt | 06-- për rajonin e Gjilanit |
07-- për rajonin e Gjakovës
2. Kontrollimi teknik
Kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve në Kosovë e bëjnë Qendrat e Kontrollimit Teknik të
Automjeteve, të cilat janë të licencuara nga Ministria e Infrastrukturës.
1. Kontrollimi teknik i automjeteve mund të jetë: kontrollimi teknik i rregullt, periodik dhe i
jashtëzakonshëm. Kontrollimi teknik i rregullt bëhet pas kalimit të afatit të regjistrimit të automjetit dhe
kryhet një herë në vit. Kontrollimi teknik periodik bëhet në afate të caktuara periodike çdo gjashtë (6) muaj
për këto kategori:
1. automjetet e transportit publik,
2. automjetet e transportit për mallra me masë mbi 7.5 t,
3. automjetet e transportit të mallrave të rrezikshme,
4. automjetet e zjarrfikësve,
5. automjetet e policisë,
6. automjetet e ambulancës,
7. automjetet për aftësimin e kandidatëve për shofer (auto shkollat),
8. auto-taksitë dhe
9. auto-rent-a-car.
Kontrollimi teknik i jashtëzakonshëm ka për qëllim verifikimin e gjendjes se rregullsisë teknike të
automjetit sipas urdhëresës të personit zyrtar të autorizuar nga policia.
ORARI I PUNËS
Qendrat e Kontrollimit teknik punojnë pesë ditë në javë (e hënë – e premte). Vikendet (dita e shtunë-diel)
dhe festat shtetërore nuk janë ditë pune. Orari i punës është prej ora 8:00 deri në ora 17:00.
INSPEKTUESIT
Programi për inspektues të qendrave të kontrollimit teknik
Ky program zhvillohet duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 2005/10
7 | F a q e
QËLLIMI I TRAJNIMIT
Trajnimi ka për qëllim që kandidatëve t`ju ofrojë njohuri të mjaftueshme në mësimin teorik dhe punën
praktike, për të qenë profesionalisht të përgatitur për punë si inspektues të licencuar në këto qendra.
KUSHTET PËR KONKURIM
Personeli (Inspektuesi) i kontrollimit teknik të automjeteve duhet që sipas kushteve të parapara me ligj dhe
Udhëzimit Administrativ nr. 2006/10 të MTPT-së (tash MI-së), të ketë të kryer shkollën e mesme teknike të
këtyre drejtimeve:
1. Makinerisë,
2. Automekanikë,
3. Autoelektricistë,
4. Komunikacionit.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR TRAJNIM
1. Diploma e shkollës së mesme (origjinale ose e vërtetuar në komunë),
2. Patentë shoferi (fotokopje),
3. Fletëparaqitja,
4. Pagesa e trajnimit.
ÇKA NËNKUPTON KY TRAJNIM
Në vendin tonë ka dhjetëra qendra të licencuara për kontrollimin teknik të automjeteve. Përveç kushteve
fizike dhe pajisjeve teknike, këtyre qendrave në vazhdimësi ju nevojiten punëtorë (inspektues) të kualifikuar
për të punuar në inspektimin e mjeteve motorike.
ÇKA PAS PËRFUNDIMIT TË TRAJNIMIT
Pas përfundimit të trajnimit nga pjesa teorike dhe puna praktike në QKTA, kandidatët të cilët me sukses e
kalojnë provimin përfundimtar do të marrin certifikatat përkatëse dhe në bazë të këtyre certifikatave, MTPT-
ja (tani Ministria e Infrastrukturës) lëshon licencat për inspektues. Trajnimi organizohet për të gjitha vijat e
kontrollimit teknik.
3.Polica e sigurimit
Përgjegjëse për sigurimet e mjeteve motorike në vendin tonë është Byroja Kosovare e Sigurimeve. Byroja
Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga 10 kompanitë e sigurimit të licencuara për të
operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga
Autopërgjegjësia.
Byroja Kosovare e Sigurimit është organizatë profesionale me cilësinë e personit juridik e themeluar për
qëllime jofitimprurëse. Qeveria e Republikës së Kosovës i njeh institucionit tonë statusin e Byrosë
Nacionale të Sigurimit me të drejta të pakufizuara, në cilësi të byrosë paguese dhe byrosë trajtuese, që
garanton përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtarë të sigurimit.
Byroja financohet nga anëtaret e saj dhe veprimtaria e së cilës mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës.
Në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimit funksionon Fondi i Kompenzimit, Sigurimi Kufitar, Qendra
Informative e Sigurimit dhe Kartoni i Gjelbër.
8 | F a q e
4.Homologimi
Homologimi në kuptimin e këtij udhëzimi administrativë është proces që përcakton mjetin si tërësi sipas
rregullave të homologimit të pajisjeve dhe pjesëve të automjeteve dhe atyre bashkangjitëse. (theksime sipas
ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës www.mi-ks.net)
SHENJA PËRSHKRIMI I KATEGORIVE
L
MOPEDËT DHE MOTOÇIKLETAT
Automjetet rrugore me më pak se 4 rrotë
L1 Automjetet me 2 rrotë, me vëllim punues të motorit ≤ 50 cm3 dhe shpejtësi ≤ 50
km/h
L2 Automjetet me 3 rrotë, me vëllim punues të motorit ≤ 50 cm3 dhe shpejtësi ≤ 50
km/h
L3 Automjetet me 2 rrotë, me vëllim punues të motorit > 50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h
L4
Automjetet me 3 rrotë,me rrotat e vendosura simetrikisht në raport me boshtin
gjatësor të automjetit, me vëllim punues të motorit >50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h
L5
Automjetet me 3 rrotë,me rrotat e vendosura simetrikisht në raport me boshtin
gjatësor të automjetit, me vëllim punues të motorit >50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h
M
AUTOMJETET PERSONALE DHE AUTOBUSAT
Automjetet për bartjen e personave me së paku 4 rrotë gjegjësisht automjetet me tri
rrotë nëse masa më e madhe e lejuar > 1000 kg.
M1
Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më së shumti
edhe 8 ulëse
M2
Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më shumë se
8 ulëse dhe masa më e madhe e lejuar ≤ 5000 kg
M3
Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më shumë se
8 ulëse dhe masa më e madhe e lejuar > 5000 kg
N
AUTOMJETET TRANSPORTUESE
Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me së paku 4 rrotë, gjegjësisht
automjetet me tri rrotë nëse masa më e madhe e lejuar > 1000 kg
N1 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar ≤
3500 kg
N2
Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar
>3500 kg dhe <12000 kg
N3
Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar
>12000 kg
O
MJETET QË BASHKANGJITEN
Rimorkiot duke përfshirë edhe gjysëmrimorkiot
O1
Rimorkiot me një bosht me masë më të madhe të lejuar < 750 kg,përveç
gjysmërimorkiove
O2 Rimorkiot me masë më të madhe të lejuar ≤ 3500 kg përveç rimorkiove të kategorisë
O1
O3 Rimorkiot me masë më të madhe të lejuar >3500 kg mirëpo ≤ 10000 kg
O4 Rimorkiot të cilave masa më e madhe e lejuar është > 10000 kg
9 | F a q e
5.Sigurimi kufitar
Sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë
Kosova aktualisht nuk është pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, pasi neni 4.2 i Kushtetutës së Këshillit të
Byrove thekson se një byro e cila synon të anëtarësohet në Këshillin e Byrove, duhet të jetë byroja e një
shteti i cili është i njohur ndërkombëtarisht dhe është i anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Motoristët e mjeteve kosovare të cilët dëshirojnë t’i kalojnë kufijtë, si dhe motoristët të cilët dëshirojnë të
hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me sigurim kufitar.
Ky është shpjegimi zyrtar i dhënë nga Këshilli i Byrove të Kartonit të Gjelbër lidhur me rastin e Kosovës.
Ky shpjegim mund të gjendet në faqen e internetit të këtij këshilli, www.cobx.org, gjegjësisht në këtë link.
Departamenti i Sigurimit Kufitar të Autopërgjegjësisë (DSKA) është pjesë e strukturës organizative të
Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS). Ky departament merret me shitjen e policave kufitare të
autopërgjegjësisë (TPL). Këto polica lëshohen për të gjitha automjetet me tabela të huaja, gjatë hyrjes dhe
qëndrimit të tyre në Kosovë.
Tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë janë unike dhe aplikohen sipas llojit të automjeteve. Që nga
data 26.12.11 BKS aplikon tarifa të veçanta të sigurimit kufitar me Republikën e Serbisë. Njëashtu nga data
01.07.12 BKS aplikon tarifa të veçanta të sigurimit kufitar me Republikën e Malit të Zi.
Departamenti i Sigurimi Kufitar të Autopërgjegjësisë i ka pikat e shitjes në të gjitha pikat hyrëse (pikat
kufitare) të Kosovës ku shitet ky lloj sigurimi. Po ashtu, shitja e policës së sigurimit bëhet edhe në Prishtinë,
në zyrat qendrore të BKS-së.
Ekzistojnë gjithsej 13 pika të tilla të shitjes së policave kufitare:
1. Pika e shitjes në Prishtinë - zyrat qendrore të BKS-së
2. Pika e shitjes në Podujevë - Merdar
3. Pika e shitjes në Mitrovicë
4. Pika e shitjes në Glloboçicë
5. Pika e shitjes në Hanin e Elezit
6. Pika e shitjes në Prizren – Vërmicë
7. Pika e shitjes në Pejë - Kullë
8. Pika e shitjes në Gjakovë - Qafë Morinë dhe Qafë Prush
9. Pika e shitjes në Kamenicë - Dheu i Bardhë
10. Pika e shitjes në Gjilan - Muqibabë
11. Pika e shitjes në Mutivodë
12. Pika e shitjes në Leposaviq - Jarinjë
13. Pika e shitjes në Zubin Potok - Bërnjakë
Për policën kufitare të sigurimit të autopërgjegjësisë
1. Çka është sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë?
Sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë është sigurim, i cili është i obliguar me ligj për të gjitha mjetet motorike
me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Arsyet për blerjen e këtij sigurimi
janë se Republika e Kosovës nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër, dhe si rrjedhojë,
asnjë karton i gjelbër i cilit do shteti në botë nuk vlen në Republikën e Kosovës, përveç Republikës së
10 | F a q e
Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, shtete me të cilat Kosova ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit
për njohje reciproke të sigurimeve.
2. Çka mbulon sigurimi kufitar?
Sigurimi kufitar i mbulon të gjitha dëmet ndaj palëve të treta, të cilat shkaktohen nga pronarët e mjeteve
motorike me tabela të huaja që kanë sigurim të vlefshëm kufitar. Ky sigurim nuk i mbulon dëmet e
shkaktuara në automjetin e shkaktarit të dëmit, dëmet e shkaktuara nga personat e panjohur (N/N ose godit
dhe ik), dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, si dhe dëmet e shkaktuara nga vetë poseduesi i këtij
sigurimi, vetërrokullisja, kafshët në rrugë etj.
3. Në rast të aksidentit në trafik, ku duhet të lajmërohet poseduesi i sigurimit kufitar valid?
Në rast të aksidentit për të cilin poseduesi i sigurimit kufitar nuk është shkaktar (fajtor), atëherë poseduesi i
sigurimit kufitar fillimisht duhet ta lajmërojë Policinë e Trafikut dhe pastaj ta adresojë kërkesën e tij për
kompensim të dëmit te kompania e sigurimit në të cilën është i siguruar, e që mund të jetë secila nga
kompanitë e sigurimit e licencuar për të operuar në tregun e sigurimeve në Republikën e Kosovës.
4. Kush do t’ia kompensojë dëmin poseduesit të policës kufitare të sigurimit, nëse shkaktari nuk ka sigurim?
Në rastin kur shkaktari i një dëmi nuk ka sigurim valid ndaj palëve të treta, dëmin e shkaktuar e mbulon
Fondi i Kompensimit sipas dispozitave ligjore në fuqi. Në raste të tilla, pala e dëmtuar, respektivisht
poseduesi i sigurimit valid kufitar, duhet të paraqitet pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit, për të bërë
fotografimin e mjetit motorik të dëmtuar, si dhe për të plotësuar kërkesën për kompensim të dëmit.
5. Kush do t’ia kompensojë dëmin poseduesit të policës kufitare të sigurimit nëse edhe shkaktari posedon
sigurim valid kufitar?
Edhe në raste të tilla, dëmin do ta kompensojë Fondi i Kompensimit sipas dispozitave ligjore në fuqi. Pala e
dëmtuar, respektivisht poseduesi i sigurimit valid kufitar, duhet të paraqitet pranë Byrosë Kosovare të
Sigurimit, për të bërë fotografimin e mjetit motorik të dëmtuar, si dhe për të plotësuar kërkesën për
kompensim të dëmit.
6. Deri në çfarë vlere do të kompensohet pala e tretë e dëmtuar në një aksident trafiku, nëse shkaktari
posedon sigurim kufitar valid?
Vlera e sigurimit për një rast dëmi është e përcaktuar sipas dispozitave ligjore të aplikueshme në Republikën
e Kosovës. Në përputhje me këto dispozita ligjore, çdo kompani e sigurimit dhe Byroja Kosovare e
Sigurimit do ta kompensojnë palën e tretë nëse dëmi i shkaktuar është përgjegjësi/detyrim i njërit nga
entitetet e përmendura më sipër.
11 | F a q e
6.Kartela e gjelbërt
Kartoni i Gjelbër është ekuivalent me Certifikatat e Sigurimit Motorik të të gjitha vendeve që i viziton një
motorist i huaj. Si e tillë, është e pranueshme pa asnjë pengesë ose çmim të veçantë nga autoritetet e të
gjitha vendeve për të cilat Kartoni i Gjelbër është valid.
Kartoni i Gjelbër garanton se motoristët vizitues kanë së paku mbulesë minimale të sigurimit të detyrueshëm
të palës së tretë, i nevojshëm sipas ligjeve të vendeve që i vizitojnë.
Cilat janë objektivat e sistemit të Kartonit të Gjelbër?
• Të siguroj që viktimat e palës së tretë të aksidenteve në trafikun rrugor mos të dëmtohen nga fakti që
lëndimet apo dëmtimet e shkaktuara nga ata janë shkaktuar nga motoristët vizitorë, sesa nga motoristët
rezidentë në të njejtin vend.
• Motoristët t'i shmangen nevojës së pajisjes me mbulesë siguruese në të gjitha hyrjet e vendeve që ata i
vizitojnë.
Si arrihen këto objektiva?
• Nëpërmjet aktiviteteve të Byrove të Kartonit të Gjelbër të themeluara në bazë të ligjeve dhe rregulloreve
në secilin prej 46 vendeve pjesëmarrës në sistemin e Kartonit të Gjelbër.
• Të gjitha Byrotë e Kartonit të Gjelbër operojnë me miratimin dhe aprovimin e qeverive të tyre.
Çdo byro e Kartonit të Gjelbër ka dy funksione:
• Si "Byro e vendit të aksidentit”, ka përgjegjësinë në përputhshmëri me kushtet ligjore kombëtare për
Sigurimin e Detyrueshëm të Palës së Tretë, për trajtimin dhe rregullimin e dëmeve që paraqiten nga
aksidentet e shkaktuara nga motoristët vizitorë.
• Si "Byro garantuese” garanton Certifikatat e Siguruesve Motorikë – ("Kartonët e Gjelbër”), të lëshuara
palëve nga kompanitë e sigurimeve anëtare të Byrosë.
Byrotë Nacionale bashkëpunojnë në mes veti në bazë të rregullimeve të brendshme, të nënshkruara nga të
dyja palët.*
*Marrë nga ueb faqja zyrtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër - www.cobx.org
12 | F a q e
Patentë Shoferi
Informator për pajisje me patentë shofer
Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me Patentë shofer të Republikës së Kosovës për
herë të parë dhe shtim të kategorive.
Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB
Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive bëhet në
njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto
raste kërkohen këto dokumente:
1. Certifikata mbi dhënien e provimit,
2. Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,
3. Certifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj atij personi,
4. Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,
5. Fletëpagesa me shumë prej 20 euro,
6. Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale,
7. Certifikatën Shëndetësore.
Kriteri i moshës për pajisje me patentë shofer për herë të parë
1. T'i ketë mbushur 14 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë M;
2. T'i ketë mbushur 16 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe T;
3. T'i ketë mbushur 18 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, B1, B dhe C1;
4. T'i ketë mbushur 19 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë B+E, C dhe C1+E;
5. T'i ketë mbushur 20 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë C+E;
6. T'i ketë mbushur 21 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, D1, D1+E, D dhe D+E;
Të dhënat në patentë shofer duhet të jenë të njëjta si në letërnjoftim:
1. Mbiemri
2. Emri
3. Data dhe Vendi i lindjes
4. Numri personal
5. Fotografia
Nëse këto të dhëna nuk përputhen me ato të letërnjoftimit, qytetari është i obliguar të
ndërrojë patentë shoferin në pajtim me të dhënat e letërnjoftimit.
Për pajisje me patentë shofer të republikës së Kosovës nevojiten këto dokumente:
për ndërrim, korrigjim, të humbur si dhe vazhdim
Sipas udhëzimit administrativ Nr. 22/2008-MPB
Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferë të republikës se
Kosovës.
Kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut .
1. Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen pasaportës se Republikës se Kosovës me afat
vlefshmërie.
2. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale ( A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E. D.
DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).
3. Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje qe nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit.
(Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).
4. Raporti policor i cili nuk mund të jetë me i vjetër 6 muaj.(Ky dokument kërkohet në rast
se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut ).
5. Fletëpagesa prej 15 Euro.
13 | F a q e
6.
Për ndërrimin e patentë shoferit të ish RFJ-së- brenda Kosovës me patentë shofer të
republikës se Kosovës.
Kopjen e vërtetuar të patentë shoferit të ish RFJ –së.
1. Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen e pasaportës se Republikës se Kosovës me afat
vlefshmërie.
2. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. (A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E . D.
DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).
3. Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin komunal për patentë shoferin e ish RFJ e
nënshkruar dhe vërtetuar nga Zyrtari i ZSHPSH-së.
4. Fletëpagesa prej 15 euro.
Për përmirësimin e gabimeve në patentë shoferë të republikës së Kosovës.
1. Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.
2. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës me gabime.
3. Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.
4. Fletëpagesa prej 15 euro
( Korrigjimin e patentë shoferit mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë
ndryshimin e të dhënave personale , ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së
letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë
ndryshim.
Për pajisje me patentë shoferë të republikës së Kosovës pas humbjes vjedhjes ose
dëmtimit .
1. Certifikata nga Gjykata Komunale për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj
qytetarit që e ka të humbur Patentë Shoferin.
2. Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6
muaj.
3. Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.
4. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës në raste dëmtimi.
5. Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.
6. Fletëpagesa prej 15 euro.
Për vazhdimin e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.
Kërkesa e cila plotësohet në Zyrën e Shpërndarjes së Patentë shoferëve.
1. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.
2. Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose të pasaportës së Republikës së
Kosovës me afat vlefshmërie.
3. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. ( A1. A. C1. C. CE. D1. D. DE), si
dhe për të gjithë kandidatët më të vjetër se 65 vite edhe për kategorinë B,BE.
4. Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit.
(Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka humbur patentë shoferin e Republikës së
Kosovës tre muaj para skadimit të vlefshmërisë së Patentë Shoferit ).
5. Raporti policor i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj.
(Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).
6. Fletëpagesa prej 15 euro.
14 | F a q e
TELEFONA ME RËNDËSI NË QENDRAT PËR REGJISTRIMIN E
AUTOMJETEVE NË KOSOVË
Telefonat e qendrave për regjistrim të automjeteve
Pozita Nr. tel Centrex Nr. fax
Shef i DRA -së 038 211-502 30981 19-007
QRA Prishtinë 30638
QRA Gjilan 0280/22712
QRA Pejë 039/33575
QRA Rahovec 029/23023
QRA Mitrovicë 028/30660
DRA Gjakovë 0390/26415
QRA Prizren 029/623-023
QRA Ferizaj 0290/27444
QRA Graqanicë 064/1380822
QRA Suharekë 029/71764
QRA Fushë-Kosovë 038/565-494
Telefonat në Divizionin për Patentë-Shofer
Titulli i vendit të punës Tel. fiks Centrex Tel. fax
Shef i Divizionit 038 211 693 30 653
Shef i sektorit për pranimin e aplikacioneve 038 212 742 30 893
Kordinatori 038 212 750 30 555 038 212 750
ks.org/?page=1,44-http://www.mpbVegeza:

Contenu connexe

Tendances

Kontabiliteti 1 qershor 2006
Kontabiliteti 1 qershor 2006Kontabiliteti 1 qershor 2006
Kontabiliteti 1 qershor 2006
Hamit Agushi
 
2.s.a financimi i korporates me aksione
2.s.a  financimi i korporates me aksione2.s.a  financimi i korporates me aksione
2.s.a financimi i korporates me aksione
Menaxherat
 
Detyra kontabilitet 2
Detyra kontabilitet 2Detyra kontabilitet 2
Detyra kontabilitet 2
Menaxherat
 
2 kontabiliteti i dividendit
2 kontabiliteti i dividendit2 kontabiliteti i dividendit
2 kontabiliteti i dividendit
Menaxherat
 
Kontabiliteti 1 marsi 2006
Kontabiliteti 1 marsi 2006Kontabiliteti 1 marsi 2006
Kontabiliteti 1 marsi 2006
Hamit Agushi
 
Ushtrime viti i parë
Ushtrime viti i parëUshtrime viti i parë
Ushtrime viti i parë
coupletea
 
K6 blerja dhe shitja e mallrave dhe sh+½rbimeve
K6 blerja dhe shitja e mallrave dhe sh+½rbimeveK6 blerja dhe shitja e mallrave dhe sh+½rbimeve
K6 blerja dhe shitja e mallrave dhe sh+½rbimeve
Hamit Agushi
 
Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1
Menaxherat
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produkti
Veton Sopjani
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Menaxherat
 

Tendances (20)

Kontabiliteti 1 qershor 2006
Kontabiliteti 1 qershor 2006Kontabiliteti 1 qershor 2006
Kontabiliteti 1 qershor 2006
 
2.s.a financimi i korporates me aksione
2.s.a  financimi i korporates me aksione2.s.a  financimi i korporates me aksione
2.s.a financimi i korporates me aksione
 
Detyra kontabilitet 2
Detyra kontabilitet 2Detyra kontabilitet 2
Detyra kontabilitet 2
 
Doganat
DoganatDoganat
Doganat
 
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
 
2 kontabiliteti i dividendit
2 kontabiliteti i dividendit2 kontabiliteti i dividendit
2 kontabiliteti i dividendit
 
Kontabilitet
KontabilitetKontabilitet
Kontabilitet
 
Kontabiliteti 1 marsi 2006
Kontabiliteti 1 marsi 2006Kontabiliteti 1 marsi 2006
Kontabiliteti 1 marsi 2006
 
Për dëmin pasuror dhe jopasuror në lidhje me aksident automobilistike.
Për dëmin pasuror dhe jopasuror në lidhje me aksident automobilistike.Për dëmin pasuror dhe jopasuror në lidhje me aksident automobilistike.
Për dëmin pasuror dhe jopasuror në lidhje me aksident automobilistike.
 
Ushtrime viti i parë
Ushtrime viti i parëUshtrime viti i parë
Ushtrime viti i parë
 
K6 blerja dhe shitja e mallrave dhe sh+½rbimeve
K6 blerja dhe shitja e mallrave dhe sh+½rbimeveK6 blerja dhe shitja e mallrave dhe sh+½rbimeve
K6 blerja dhe shitja e mallrave dhe sh+½rbimeve
 
Te Dalat Publike
Te Dalat PublikeTe Dalat Publike
Te Dalat Publike
 
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesitDetyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
 
Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1
 
Transaksionet me kredi
Transaksionet me krediTransaksionet me kredi
Transaksionet me kredi
 
Detyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flowDetyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flow
 
Periudha intra operatore/Anestezia
Periudha intra operatore/Anestezia Periudha intra operatore/Anestezia
Periudha intra operatore/Anestezia
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produkti
 
Kontratë mbi qiranë
Kontratë mbi qiranëKontratë mbi qiranë
Kontratë mbi qiranë
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetit
 

En vedette

si behet nje Autorizim shembull
si behet nje Autorizim  shembullsi behet nje Autorizim  shembull
si behet nje Autorizim shembull
Nasuf GËRMIZAJ
 
Bazat e te_dhenave_pdf
Bazat e te_dhenave_pdfBazat e te_dhenave_pdf
Bazat e te_dhenave_pdf
coupletea
 
Sample Memorandum
Sample MemorandumSample Memorandum
Sample Memorandum
tpresley
 

En vedette (11)

si behet nje Autorizim shembull
si behet nje Autorizim  shembullsi behet nje Autorizim  shembull
si behet nje Autorizim shembull
 
Autorizim
AutorizimAutorizim
Autorizim
 
Leter motivimi
Leter motivimi Leter motivimi
Leter motivimi
 
Kontrollimi Teknik I Automjeteve Te Lehta
Kontrollimi Teknik I Automjeteve Te LehtaKontrollimi Teknik I Automjeteve Te Lehta
Kontrollimi Teknik I Automjeteve Te Lehta
 
Konventa evropiane
Konventa evropianeKonventa evropiane
Konventa evropiane
 
Autoshkolla testi Pyetjet me pergjigje
Autoshkolla testi Pyetjet me pergjigjeAutoshkolla testi Pyetjet me pergjigje
Autoshkolla testi Pyetjet me pergjigje
 
Hyrje ne matlab
Hyrje ne matlabHyrje ne matlab
Hyrje ne matlab
 
Bazat e te_dhenave_pdf
Bazat e te_dhenave_pdfBazat e te_dhenave_pdf
Bazat e te_dhenave_pdf
 
Bazat themelore te programit Matlab
Bazat themelore te programit MatlabBazat themelore te programit Matlab
Bazat themelore te programit Matlab
 
ushtrime matlab
ushtrime matlab ushtrime matlab
ushtrime matlab
 
Sample Memorandum
Sample MemorandumSample Memorandum
Sample Memorandum
 

Plus de Marjan Dodaj

Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Marjan Dodaj
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Marjan Dodaj
 

Plus de Marjan Dodaj (20)

Libra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkimLibra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkim
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
 
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
Martiret shqiptare
Martiret shqiptareMartiret shqiptare
Martiret shqiptare
 
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
 
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota SwitzerlandKur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
 
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në ZvicërShkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
 
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen RrokutSaint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
 
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme   Fshatrat e Rekes se EpermeReka e Eperme   Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
 
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së EpërmeReka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
 
A e dini se
A e dini seA e dini se
A e dini se
 
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesUdhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
 
Albanian Books Collections
Albanian Books CollectionsAlbanian Books Collections
Albanian Books Collections
 
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
 
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSINFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
 

RRETH VETURAVE NE KOSOVE

  • 1. Mbledhur nga: Marjan Dodaj RRETH VETURAVE NË KOSOVË automjeteveiRegjistrimi teknikKontrollimi rimitsiguePolisa iHomologim kufitarSigurimi e gjelbërti/(kartoni)Kartela Patent Shoferi
  • 2. 2 | F a q e 1. Regjistrimi i automjeteve Regjistrimi i automjeteve në Kosovë bëhet në Qendrën për Automjeteve në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit. PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT NEVOJITEN DOKUMENTET SI NË VIJIM: 1. Dëshmia mbi pronësinë e automjetit, 2. Fatura e prodhuesit – shitësit të automjetit, 3. Dokumenti origjinal i shtetit përkatës, 4. Dokumenti i identifikimit të lëshuar nga organet e Kosovës, 5. Polica e sigurimit e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit; 6. Dokumenti unik doganor, në raste të veçanta edhe vendimi doganor, 7. Dëshmia mbi pagesën e taksës, 8. Dëshmia mbi pagesën e taksës rrugore dhe ekologjike për automjetin, 9. Certifikatën e kontrollit teknik të automjetit të lëshuar nga subjekti i licencuar nga organi kompetent, e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit, Automjetet e reja të cilat marrin pjesë në komunikacionin rrugor do t’i nënshtrohen kontrollit teknik gjatë muajit në të cilin i kalon afati prej 24 muajsh nga kontrolli i parë teknik. PËR AUTOMJETET TË CILAT BARTIN MALLRA TË RREZIKSHME NEVOJITET edhe certifikata e ADR-së, e cila nuk mund të jetë më e vjetër se një (1) vit. NËSE JANË DISA BASHKËPRONARË TË AUTOMJETIT, automjeti regjistrohet në emër të njërit bashkëpronarë me një deklaratë me shkrim prej bashkëpronarëve të tjerë, të vërtetuar nga organi kompetent, Kërkesën për regjistrim të automjetit e paraqet pronari i automjetit ose personi i autorizuar me autorizim të vërtetuar në gjykatë ose te noteri. PËR AUTOMJETET E NDËRMARRJEVE PUBLIKE nevojitet autorizimi nga ndërmarrja publike. Automjetet në pronësi të personave fizik regjistrohen në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit, ndërsa automjetet në pronësi të personave juridik regjistrohen në bazë të certifikatës së biznesit, Dëshmia mbi pagesën e taksës komunale për automjetin. PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT PËR HERË TË PARË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS nevojitet edhe certifikata e homologimit. Nëse pala nuk posedon dokumentin origjinal mund të prezantoj fotokopjen e dokumentit të vërtetuar nga shteti përkatës ose dokument tjetër origjinal, i cili prezanton mjaftueshëm të dhënat e automjetit në fjalë. PËR MJETIN E PUNËS - TRAKTOR, për të cilët pala nuk posedon dokument, të cilët kanë ekzistuar në Kosovë para 10 qershorit 1999, pala mund ta regjistrojë traktorin me deklaratën e dy dëshmitarëve të vërtetuar në gjykatë ose nga noteri. PËR AUTOMJETET E REGJISTRUARA NË KOSOVË PARA 10 QERSHORIT 1999 mund të bëhet ri-regjistrimi. Për këtë kategori të automjeteve përpos dokumentit origjinal, nevojiten këto dokumente: Dokumenti mbi regjistrimin e automjetit, nga regjistrimi i fundit, Në rastet kur mungon CRA (Certifikata e regjistrimit të automjetit) për çfarëdo arsye atëherë nevojitet kopja e vërtetuar e dosjes e cila lëshohet nga organi kompetent i ngarkuar me arkivat të cilat i përmbajnë këto lëndë në DRA (Drejtoria për regjistrimin e automjeteve).
  • 3. 3 | F a q e DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR VAZHDIMIN E REGJISTRIMIT ËSHTË: 1. Certifikata e regjistrimit të automjetit, 2. Certifikata e rregullsisë teknike e automjetit, 3. Polica e sigurimit dhe dëshmia e pagesës në bankë, ndërsa për institucionet shtetërore dhe kompanitë publike nevojitet vetëm marrëveshja në mes të kompanisë dhe institucioneve (profaktura e sigurimit), 4. Prezantimi i dokumentit të identifikimit të pronarit, 5. Dëshmia mbi pagesat e taksave, 6. Kërkesa për vazhdimin e regjistrimit mund të bëhet maksimalisht pesëmbëdhjetë (15) ditë para kalimit të afatit të regjistrimit të mëparshëm. 7. Qendra e regjistrimit të automjeteve është e obliguar të bëj vazhdimin e regjistrimit të automjetit nga data e skadimit të afatit të regjistrimit. 8. Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditë nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit, pronari i automjetit është i detyruar të paguaj taksën administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, ashtu siç është përcaktuar në vendimin për tarifa. 9. Në rastet kur tridhjetë (30) ditë pas skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit është ditë feste apo ditë vikendi, pala nuk e paguan dyfishin e taksës administrative në ditën e parë të punës. Ç’LAJMËRIMI I AUTOMJETIT 1. Për ç’lajmërim të automjetit nevojitet: 2. Dorëzimi i targave të regjistrimit në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, 3. Kërkesa për ç’lajmërim të automjetit, 4. Prezentimi i Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit, 5. Certifikata e Regjistrimit të Automjeteve, e ç’lajmëruar, në origjinal i kthehet palës, ku evidentohet data e ç’lajmërimit, 6. Pala ka të drejtë të bëj ç’lajmërimin brenda 30 ditëve pas skadimit të afatit të vazhdimit. Ç’lajmërim i automjetit bëhet në bazën e të dhënave. 7. Pala është e obliguar ta bëj ç’lajmërimin e automjetit në këto raste: 8. Në rastin e mos vazhdimit të regjistrimit, amortizimit, dëmtimit, aksidentit dhe daljes së automjetit jashtë funksionit për çfarëdo arsye, bëhet ç’lajmërimi dhe kthimi i targave me kërkesën e palës, 9. Nëse automjeti është vjedhur, duhet të sjellë raportin e policisë si dëshmi për ç’lajmërim, 10. Pas skadimit të vlefshmërisë së regjistrimit brenda afatit 30 ditë, nëse këto automjete nuk regjistrohen ose nuk ç’lajmërohen, atëherë do të kalojnë në automjete pasive në bazën e të dhënave mbi regjistrimin e automjeteve, 11. Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditësh pronari i automjetit është i detyruar të paguaj taksën administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 10 të këtij udhëzimi administrativ. HUMBJA APO VJEDHJA E TARGAVE APO CERTIFIKATËS SE REGJISTRIMIT TË AUTOMJETIT Në rastin e humbjes apo vjedhjes së Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave të regjistrimit pronari apo përdoruesi i automjetit duhet të lajmëroj në stacionin më të afërt policor. Policia pas lajmërimit të rastit, duhet ta lëshoj dokumentin për humbjen apo vjedhjen e Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave, sipas pohimit të lajmëruesit. Ky dokument duhet t’i përmbaj të dhënat e mjaftueshme për pronarin, automjetin, Certifikata e Regjistrimit të Automjetit ose targat. Në rastin e dëmtimit të Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave, pala duhet që këto (Certifikata ose targat e dëmtuara), t’ia prezantoj Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe më pas ai e merr Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit të re ose targat e reja të cilat i paguan sipas vendimit mbi tarifat,
  • 4. 4 | F a q e ndërsa Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit të dëmtuar ose targat arkivohen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Për ndërrim të Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit ose targave bëhet kërkesa me shkrim. RIREGJISTRIMI I AUTOMJETIT Në rastin kur automjeti është i ç’lajmëruar dhe kërkohet nga pala të bëhet riregjistrimi, nevojiten këto dokumente: 1. Certifikata e Regjistrimit të Automjetit, e ç’lajmëruar; 2. Kontrollimi teknik; 3. Polica e sigurimit dhe dëshmia mbi pagesën; 4. Pagesa e taksave administrative sipas vendimit mbi tarifat. 5. Në rast të ndërrimit të pronarit kërkohet kontrata e shitblerjes, kontrata mbi dhuratën, akti i trashëgimisë, dokumenti me anën e të cilit është fituar pronësia. 6. Automjetet që shiten në ankand publik të cilat më parë janë konfiskuar nga organet kompetente, mund të riregjistrohen me vendim ekzekutiv të gjykatës, vendimin e organeve të ndjekjes, si dhe aktin e shitblerjes të Shërbimit Doganor të Kosovës. 7. Në këto raste transaksioni i ndryshimit të pronësisë bartet tek blerësi fituesi në ankandet e rregullta publike i cili më parë duhet të kryej obligimet sipas paragrafit 1 të këtij neni. 8. Automjetet e institucioneve shtetërore të cilat shiten në ankand publik kontraktohen vetëm përmes institucionit përkatës, kontraktuesi mund t’ia bartë kontratën edhe palës së tretë me kontratë të veçantë. 9. Për automjetet që më parë janë ç’lajmëruar dhe duhet të bëhet bartja e pronësisë, edhe nëse blerësi i takon një komune tjetër, mund të riregjistrohet në QRA (Qendra e Regjistrimit të Automjeteve) në bazë të vendbanimit ose vendqëndrimit të qytetarit. 10. Automjetet e ç’lajmëruara mund ta bëjnë riregjistrimin duke përfshirë taksat për riregjistrim. Automjetet të cilat për një arsye apo tjetër janë regjistruar në mënyrë jo të rregullt i nënshtrohen procesit të legalizimit, pas përfundimit të procedurave administrative dhe ligjore. TARGAT PROVUESE Dhënia e targave provuese nuk nënkupton regjistrim të automjetit. Por, dhënia e targave provuese është mundësi për kyçje në komunikacionin rrugorë për kohën e përcaktuar sipas këtij neni. Targat provuese mund të jepen për automjete motorike dhe bashkëngjitëse. Me rastin e dhënies së targave provuese, palës i lëshohet një vërtetim nga Qendra e Regjistrimit te Automjeteve. Targat provuese për automjete duhet të kenë dimensione 340 x 200 mm. Targat provuese jepen nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve sipas kërkesës së pronarit të automjetit, në këto raste: Për automjete të reja; Për automjete të përdorura dhe të riparuara me të cilat kryhet vozitja provuese për testimin e automjetit dhe gjendjes së tij; 1. Automjetet që lëvizin nga selia e ndërmarrjes prodhuese deri në selinë e ndërmarrjes që i shet; 2. Për automjetet që lëvizin në panaire, autosallone për qëllim të shitjes; 3. Automjetet që lëvizin për t’i dërguar në kontrollim teknik të cilave iu ka skaduar regjistrimi. Për lëshimin e targave provuese kërkohen këto dokumente:
  • 5. 5 | F a q e Dëshmia mbi pronësinë; 1. Kërkesa për lejimin e targave provuese; 2. Dëshmia mbi pagesën e taksave administrative; 3. Pagesa e targave provuese; 4. Dëshmia mbi pagesën e sigurimit ndaj palëve të treta. 5. Me rastin e dhënies së targave provuese pronarit i lëshohet vërtetimi për shfrytëzimin e targave i cili përmban: 6. Emrin dhe mbiemrin e poseduesit të automjetit; 7. Qëllimin e përdorimit të automjetit; 8. Llojin e automjetit, marka, modeli, numri i identifikues i automjetit, ngjyra dhe afati i përdorimit të targave provuese 9. Targat provuese lëshohen me afat deri në 15 ditë për automjetet e zhdoganuara. 10. Targat provuese mund të lëshohen sipas kërkesës së palës në QRA (Qendra e Regjistrimit të - Automjeteve) më të afërt me pikën kufitare të hyrjes së mjetit motorik. NDËRRIMI I PRONARIT TË AUTOMJETIT Në rast të ndërrimit të pronarit, pronarit të ri i kërkohen këto dokumente: Kërkesa për ndërrim pronari; 1. Kontrata e shitblerjes apo dokument tjetër të vërtetuar nga gjykata ose kompanitë e licencuara ose nga noteri që dëshmon mbi fitimin e pronësisë në pajtim me ligjin; 2. Certifikata e Regjistrimit të Automjetit, e pronarit paraprak; 3. Policën e sigurimit në emër të pronarit të ri me dëshmi për pagesën e kryer; 4. Certifikatën mbi konfirmimin e rregullsisë teknike në emër të pronarit të ri, nëse automjeti nuk ka vazhdim; 5. Dokumentin e identifikimit personal të shitësit dhe blerësit, kurse në rastin kur kontrata e shitblerjes vërtetohet nga gjykata ose noteri, dokumentet e identifikimit nuk janë të domosdoshme. XHAMAT E HIJEZUAR Xhamat e hijezuar mund t’i gëzojnë të gjithë qytetarët vetëm për ato automjete të cilat si të tilla janë të prodhuara nga vet prodhuesi i mjetit motorik. Evidentimi i posedimit të xhamave të hijezuar pas konstatimit të gjendjes teknike shënohet në CRA (Certifikata e Regjistrimit të Automjeteve) në rubrikën “ shënime”. Vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim në xhamat e automjeteve është e ndaluar, përveç rasteve kur përcaktohet me vendim të ministrit. QRA (Qendra e Regjistrimit të Automjeteve) mban evidencat mbi regjistrimin e automjeteve në arkivin përkatës si dhe në programin elektronik për bazën e të dhënave mbi regjistrimin e automjeteve. Arkiva e automjeteve përbëhet nga dosjet e automjeteve të cilat mbahen dhe rregullohen sipas numrit të targës të regjistruesit të automjetit. Evidenca mbi regjistrimin e automjetit ruhet në arkivat e QRA(Qendra e Regjistrimit të Automjeteve), deri 30 vite. Ndërsa vazhdimet e regjistrimit të automjetit ruhen deri në 3 vite. Evidentimi i të dhënave mbi regjistrimin e automjetit në programin elektronik bëhet sipas kërkesave për regjistrim të automjetit në QRA(Qendra e Regjistrimit të Automjeteve).DRAPSH mban evidencat e të dhënave elektronike mbi regjistrimin e automjeteve të të gjitha QKRA ose ne sistemin online.
  • 6. 6 | F a q e LLOJET E TARGAVE NË KOSOVË Për të gjitha llojet e rimorkiove dhe për motoçikleta, jepet vetëm një targë. Targat horizontale të automjeteve duhet të jenë me ngjyrë të bardhë retroreflektuese, numrat dhe shkronjat me ngjyrë të zezë, ndërsa korniza me ngjyrë të zezë me gjerësi 4 mm. Në të gjitha targat horizontale në pjesën e parë vertikaletë targës e cila është ngjyrë e katërt, vendoset kodi i Republikës së Kosovës, RKS, me ngjyrë ari. Në pjesën e dytë të targës shënohen shifrat e rajonit përkatës, të cilat kanë këtë domethënie: 01-- për rajonin e Prishtinës | 02-- për rajonin e Mitrovicës | 03-- për rajonin e Pejës | 04-- për rajonin e Prizrenit | 05-- për rajonin e Ferizajt | 06-- për rajonin e Gjilanit | 07-- për rajonin e Gjakovës 2. Kontrollimi teknik Kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve në Kosovë e bëjnë Qendrat e Kontrollimit Teknik të Automjeteve, të cilat janë të licencuara nga Ministria e Infrastrukturës. 1. Kontrollimi teknik i automjeteve mund të jetë: kontrollimi teknik i rregullt, periodik dhe i jashtëzakonshëm. Kontrollimi teknik i rregullt bëhet pas kalimit të afatit të regjistrimit të automjetit dhe kryhet një herë në vit. Kontrollimi teknik periodik bëhet në afate të caktuara periodike çdo gjashtë (6) muaj për këto kategori: 1. automjetet e transportit publik, 2. automjetet e transportit për mallra me masë mbi 7.5 t, 3. automjetet e transportit të mallrave të rrezikshme, 4. automjetet e zjarrfikësve, 5. automjetet e policisë, 6. automjetet e ambulancës, 7. automjetet për aftësimin e kandidatëve për shofer (auto shkollat), 8. auto-taksitë dhe 9. auto-rent-a-car. Kontrollimi teknik i jashtëzakonshëm ka për qëllim verifikimin e gjendjes se rregullsisë teknike të automjetit sipas urdhëresës të personit zyrtar të autorizuar nga policia. ORARI I PUNËS Qendrat e Kontrollimit teknik punojnë pesë ditë në javë (e hënë – e premte). Vikendet (dita e shtunë-diel) dhe festat shtetërore nuk janë ditë pune. Orari i punës është prej ora 8:00 deri në ora 17:00. INSPEKTUESIT Programi për inspektues të qendrave të kontrollimit teknik Ky program zhvillohet duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 2005/10
  • 7. 7 | F a q e QËLLIMI I TRAJNIMIT Trajnimi ka për qëllim që kandidatëve t`ju ofrojë njohuri të mjaftueshme në mësimin teorik dhe punën praktike, për të qenë profesionalisht të përgatitur për punë si inspektues të licencuar në këto qendra. KUSHTET PËR KONKURIM Personeli (Inspektuesi) i kontrollimit teknik të automjeteve duhet që sipas kushteve të parapara me ligj dhe Udhëzimit Administrativ nr. 2006/10 të MTPT-së (tash MI-së), të ketë të kryer shkollën e mesme teknike të këtyre drejtimeve: 1. Makinerisë, 2. Automekanikë, 3. Autoelektricistë, 4. Komunikacionit. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR TRAJNIM 1. Diploma e shkollës së mesme (origjinale ose e vërtetuar në komunë), 2. Patentë shoferi (fotokopje), 3. Fletëparaqitja, 4. Pagesa e trajnimit. ÇKA NËNKUPTON KY TRAJNIM Në vendin tonë ka dhjetëra qendra të licencuara për kontrollimin teknik të automjeteve. Përveç kushteve fizike dhe pajisjeve teknike, këtyre qendrave në vazhdimësi ju nevojiten punëtorë (inspektues) të kualifikuar për të punuar në inspektimin e mjeteve motorike. ÇKA PAS PËRFUNDIMIT TË TRAJNIMIT Pas përfundimit të trajnimit nga pjesa teorike dhe puna praktike në QKTA, kandidatët të cilët me sukses e kalojnë provimin përfundimtar do të marrin certifikatat përkatëse dhe në bazë të këtyre certifikatave, MTPT- ja (tani Ministria e Infrastrukturës) lëshon licencat për inspektues. Trajnimi organizohet për të gjitha vijat e kontrollimit teknik. 3.Polica e sigurimit Përgjegjëse për sigurimet e mjeteve motorike në vendin tonë është Byroja Kosovare e Sigurimeve. Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga 10 kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia. Byroja Kosovare e Sigurimit është organizatë profesionale me cilësinë e personit juridik e themeluar për qëllime jofitimprurëse. Qeveria e Republikës së Kosovës i njeh institucionit tonë statusin e Byrosë Nacionale të Sigurimit me të drejta të pakufizuara, në cilësi të byrosë paguese dhe byrosë trajtuese, që garanton përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtarë të sigurimit. Byroja financohet nga anëtaret e saj dhe veprimtaria e së cilës mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës. Në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimit funksionon Fondi i Kompenzimit, Sigurimi Kufitar, Qendra Informative e Sigurimit dhe Kartoni i Gjelbër.
  • 8. 8 | F a q e 4.Homologimi Homologimi në kuptimin e këtij udhëzimi administrativë është proces që përcakton mjetin si tërësi sipas rregullave të homologimit të pajisjeve dhe pjesëve të automjeteve dhe atyre bashkangjitëse. (theksime sipas ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës www.mi-ks.net) SHENJA PËRSHKRIMI I KATEGORIVE L MOPEDËT DHE MOTOÇIKLETAT Automjetet rrugore me më pak se 4 rrotë L1 Automjetet me 2 rrotë, me vëllim punues të motorit ≤ 50 cm3 dhe shpejtësi ≤ 50 km/h L2 Automjetet me 3 rrotë, me vëllim punues të motorit ≤ 50 cm3 dhe shpejtësi ≤ 50 km/h L3 Automjetet me 2 rrotë, me vëllim punues të motorit > 50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h L4 Automjetet me 3 rrotë,me rrotat e vendosura simetrikisht në raport me boshtin gjatësor të automjetit, me vëllim punues të motorit >50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h L5 Automjetet me 3 rrotë,me rrotat e vendosura simetrikisht në raport me boshtin gjatësor të automjetit, me vëllim punues të motorit >50 cm3 dhe shpejtësi > 50 km/h M AUTOMJETET PERSONALE DHE AUTOBUSAT Automjetet për bartjen e personave me së paku 4 rrotë gjegjësisht automjetet me tri rrotë nëse masa më e madhe e lejuar > 1000 kg. M1 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më së shumti edhe 8 ulëse M2 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më shumë se 8 ulëse dhe masa më e madhe e lejuar ≤ 5000 kg M3 Automjetet për bartjen e personave të cilat përpos ulëses së shoferit kanë më shumë se 8 ulëse dhe masa më e madhe e lejuar > 5000 kg N AUTOMJETET TRANSPORTUESE Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me së paku 4 rrotë, gjegjësisht automjetet me tri rrotë nëse masa më e madhe e lejuar > 1000 kg N1 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar ≤ 3500 kg N2 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar >3500 kg dhe <12000 kg N3 Automjetet transportuese për bartjen e ngarkesës me masë më të madhe të lejuar >12000 kg O MJETET QË BASHKANGJITEN Rimorkiot duke përfshirë edhe gjysëmrimorkiot O1 Rimorkiot me një bosht me masë më të madhe të lejuar < 750 kg,përveç gjysmërimorkiove O2 Rimorkiot me masë më të madhe të lejuar ≤ 3500 kg përveç rimorkiove të kategorisë O1 O3 Rimorkiot me masë më të madhe të lejuar >3500 kg mirëpo ≤ 10000 kg O4 Rimorkiot të cilave masa më e madhe e lejuar është > 10000 kg
  • 9. 9 | F a q e 5.Sigurimi kufitar Sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë Kosova aktualisht nuk është pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, pasi neni 4.2 i Kushtetutës së Këshillit të Byrove thekson se një byro e cila synon të anëtarësohet në Këshillin e Byrove, duhet të jetë byroja e një shteti i cili është i njohur ndërkombëtarisht dhe është i anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Motoristët e mjeteve kosovare të cilët dëshirojnë t’i kalojnë kufijtë, si dhe motoristët të cilët dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me sigurim kufitar. Ky është shpjegimi zyrtar i dhënë nga Këshilli i Byrove të Kartonit të Gjelbër lidhur me rastin e Kosovës. Ky shpjegim mund të gjendet në faqen e internetit të këtij këshilli, www.cobx.org, gjegjësisht në këtë link. Departamenti i Sigurimit Kufitar të Autopërgjegjësisë (DSKA) është pjesë e strukturës organizative të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS). Ky departament merret me shitjen e policave kufitare të autopërgjegjësisë (TPL). Këto polica lëshohen për të gjitha automjetet me tabela të huaja, gjatë hyrjes dhe qëndrimit të tyre në Kosovë. Tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë janë unike dhe aplikohen sipas llojit të automjeteve. Që nga data 26.12.11 BKS aplikon tarifa të veçanta të sigurimit kufitar me Republikën e Serbisë. Njëashtu nga data 01.07.12 BKS aplikon tarifa të veçanta të sigurimit kufitar me Republikën e Malit të Zi. Departamenti i Sigurimi Kufitar të Autopërgjegjësisë i ka pikat e shitjes në të gjitha pikat hyrëse (pikat kufitare) të Kosovës ku shitet ky lloj sigurimi. Po ashtu, shitja e policës së sigurimit bëhet edhe në Prishtinë, në zyrat qendrore të BKS-së. Ekzistojnë gjithsej 13 pika të tilla të shitjes së policave kufitare: 1. Pika e shitjes në Prishtinë - zyrat qendrore të BKS-së 2. Pika e shitjes në Podujevë - Merdar 3. Pika e shitjes në Mitrovicë 4. Pika e shitjes në Glloboçicë 5. Pika e shitjes në Hanin e Elezit 6. Pika e shitjes në Prizren – Vërmicë 7. Pika e shitjes në Pejë - Kullë 8. Pika e shitjes në Gjakovë - Qafë Morinë dhe Qafë Prush 9. Pika e shitjes në Kamenicë - Dheu i Bardhë 10. Pika e shitjes në Gjilan - Muqibabë 11. Pika e shitjes në Mutivodë 12. Pika e shitjes në Leposaviq - Jarinjë 13. Pika e shitjes në Zubin Potok - Bërnjakë Për policën kufitare të sigurimit të autopërgjegjësisë 1. Çka është sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë? Sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë është sigurim, i cili është i obliguar me ligj për të gjitha mjetet motorike me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Arsyet për blerjen e këtij sigurimi janë se Republika e Kosovës nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër, dhe si rrjedhojë, asnjë karton i gjelbër i cilit do shteti në botë nuk vlen në Republikën e Kosovës, përveç Republikës së
  • 10. 10 | F a q e Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, shtete me të cilat Kosova ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për njohje reciproke të sigurimeve. 2. Çka mbulon sigurimi kufitar? Sigurimi kufitar i mbulon të gjitha dëmet ndaj palëve të treta, të cilat shkaktohen nga pronarët e mjeteve motorike me tabela të huaja që kanë sigurim të vlefshëm kufitar. Ky sigurim nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në automjetin e shkaktarit të dëmit, dëmet e shkaktuara nga personat e panjohur (N/N ose godit dhe ik), dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, si dhe dëmet e shkaktuara nga vetë poseduesi i këtij sigurimi, vetërrokullisja, kafshët në rrugë etj. 3. Në rast të aksidentit në trafik, ku duhet të lajmërohet poseduesi i sigurimit kufitar valid? Në rast të aksidentit për të cilin poseduesi i sigurimit kufitar nuk është shkaktar (fajtor), atëherë poseduesi i sigurimit kufitar fillimisht duhet ta lajmërojë Policinë e Trafikut dhe pastaj ta adresojë kërkesën e tij për kompensim të dëmit te kompania e sigurimit në të cilën është i siguruar, e që mund të jetë secila nga kompanitë e sigurimit e licencuar për të operuar në tregun e sigurimeve në Republikën e Kosovës. 4. Kush do t’ia kompensojë dëmin poseduesit të policës kufitare të sigurimit, nëse shkaktari nuk ka sigurim? Në rastin kur shkaktari i një dëmi nuk ka sigurim valid ndaj palëve të treta, dëmin e shkaktuar e mbulon Fondi i Kompensimit sipas dispozitave ligjore në fuqi. Në raste të tilla, pala e dëmtuar, respektivisht poseduesi i sigurimit valid kufitar, duhet të paraqitet pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit, për të bërë fotografimin e mjetit motorik të dëmtuar, si dhe për të plotësuar kërkesën për kompensim të dëmit. 5. Kush do t’ia kompensojë dëmin poseduesit të policës kufitare të sigurimit nëse edhe shkaktari posedon sigurim valid kufitar? Edhe në raste të tilla, dëmin do ta kompensojë Fondi i Kompensimit sipas dispozitave ligjore në fuqi. Pala e dëmtuar, respektivisht poseduesi i sigurimit valid kufitar, duhet të paraqitet pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit, për të bërë fotografimin e mjetit motorik të dëmtuar, si dhe për të plotësuar kërkesën për kompensim të dëmit. 6. Deri në çfarë vlere do të kompensohet pala e tretë e dëmtuar në një aksident trafiku, nëse shkaktari posedon sigurim kufitar valid? Vlera e sigurimit për një rast dëmi është e përcaktuar sipas dispozitave ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Në përputhje me këto dispozita ligjore, çdo kompani e sigurimit dhe Byroja Kosovare e Sigurimit do ta kompensojnë palën e tretë nëse dëmi i shkaktuar është përgjegjësi/detyrim i njërit nga entitetet e përmendura më sipër.
  • 11. 11 | F a q e 6.Kartela e gjelbërt Kartoni i Gjelbër është ekuivalent me Certifikatat e Sigurimit Motorik të të gjitha vendeve që i viziton një motorist i huaj. Si e tillë, është e pranueshme pa asnjë pengesë ose çmim të veçantë nga autoritetet e të gjitha vendeve për të cilat Kartoni i Gjelbër është valid. Kartoni i Gjelbër garanton se motoristët vizitues kanë së paku mbulesë minimale të sigurimit të detyrueshëm të palës së tretë, i nevojshëm sipas ligjeve të vendeve që i vizitojnë. Cilat janë objektivat e sistemit të Kartonit të Gjelbër? • Të siguroj që viktimat e palës së tretë të aksidenteve në trafikun rrugor mos të dëmtohen nga fakti që lëndimet apo dëmtimet e shkaktuara nga ata janë shkaktuar nga motoristët vizitorë, sesa nga motoristët rezidentë në të njejtin vend. • Motoristët t'i shmangen nevojës së pajisjes me mbulesë siguruese në të gjitha hyrjet e vendeve që ata i vizitojnë. Si arrihen këto objektiva? • Nëpërmjet aktiviteteve të Byrove të Kartonit të Gjelbër të themeluara në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në secilin prej 46 vendeve pjesëmarrës në sistemin e Kartonit të Gjelbër. • Të gjitha Byrotë e Kartonit të Gjelbër operojnë me miratimin dhe aprovimin e qeverive të tyre. Çdo byro e Kartonit të Gjelbër ka dy funksione: • Si "Byro e vendit të aksidentit”, ka përgjegjësinë në përputhshmëri me kushtet ligjore kombëtare për Sigurimin e Detyrueshëm të Palës së Tretë, për trajtimin dhe rregullimin e dëmeve që paraqiten nga aksidentet e shkaktuara nga motoristët vizitorë. • Si "Byro garantuese” garanton Certifikatat e Siguruesve Motorikë – ("Kartonët e Gjelbër”), të lëshuara palëve nga kompanitë e sigurimeve anëtare të Byrosë. Byrotë Nacionale bashkëpunojnë në mes veti në bazë të rregullimeve të brendshme, të nënshkruara nga të dyja palët.* *Marrë nga ueb faqja zyrtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër - www.cobx.org
  • 12. 12 | F a q e Patentë Shoferi Informator për pajisje me patentë shofer Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me Patentë shofer të Republikës së Kosovës për herë të parë dhe shtim të kategorive. Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto raste kërkohen këto dokumente: 1. Certifikata mbi dhënien e provimit, 2. Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, 3. Certifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj atij personi, 4. Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive, 5. Fletëpagesa me shumë prej 20 euro, 6. Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale, 7. Certifikatën Shëndetësore. Kriteri i moshës për pajisje me patentë shofer për herë të parë 1. T'i ketë mbushur 14 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë M; 2. T'i ketë mbushur 16 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe T; 3. T'i ketë mbushur 18 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, B1, B dhe C1; 4. T'i ketë mbushur 19 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë B+E, C dhe C1+E; 5. T'i ketë mbushur 20 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë C+E; 6. T'i ketë mbushur 21 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, D1, D1+E, D dhe D+E; Të dhënat në patentë shofer duhet të jenë të njëjta si në letërnjoftim: 1. Mbiemri 2. Emri 3. Data dhe Vendi i lindjes 4. Numri personal 5. Fotografia Nëse këto të dhëna nuk përputhen me ato të letërnjoftimit, qytetari është i obliguar të ndërrojë patentë shoferin në pajtim me të dhënat e letërnjoftimit. Për pajisje me patentë shofer të republikës së Kosovës nevojiten këto dokumente: për ndërrim, korrigjim, të humbur si dhe vazhdim Sipas udhëzimit administrativ Nr. 22/2008-MPB Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferë të republikës se Kosovës. Kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut . 1. Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen pasaportës se Republikës se Kosovës me afat vlefshmërie. 2. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale ( A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E. D. DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE). 3. Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje qe nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit. (Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut). 4. Raporti policor i cili nuk mund të jetë me i vjetër 6 muaj.(Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut ). 5. Fletëpagesa prej 15 Euro.
  • 13. 13 | F a q e 6. Për ndërrimin e patentë shoferit të ish RFJ-së- brenda Kosovës me patentë shofer të republikës se Kosovës. Kopjen e vërtetuar të patentë shoferit të ish RFJ –së. 1. Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen e pasaportës se Republikës se Kosovës me afat vlefshmërie. 2. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. (A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E . D. DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE). 3. Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin komunal për patentë shoferin e ish RFJ e nënshkruar dhe vërtetuar nga Zyrtari i ZSHPSH-së. 4. Fletëpagesa prej 15 euro. Për përmirësimin e gabimeve në patentë shoferë të republikës së Kosovës. 1. Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie. 2. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës me gabime. 3. Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit. 4. Fletëpagesa prej 15 euro ( Korrigjimin e patentë shoferit mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale , ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim. Për pajisje me patentë shoferë të republikës së Kosovës pas humbjes vjedhjes ose dëmtimit . 1. Certifikata nga Gjykata Komunale për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit që e ka të humbur Patentë Shoferin. 2. Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj. 3. Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie. 4. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës në raste dëmtimi. 5. Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit. 6. Fletëpagesa prej 15 euro. Për vazhdimin e patentë shoferit të Republikës së Kosovës. Kërkesa e cila plotësohet në Zyrën e Shpërndarjes së Patentë shoferëve. 1. Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës. 2. Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose të pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie. 3. Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. ( A1. A. C1. C. CE. D1. D. DE), si dhe për të gjithë kandidatët më të vjetër se 65 vite edhe për kategorinë B,BE. 4. Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit. (Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka humbur patentë shoferin e Republikës së Kosovës tre muaj para skadimit të vlefshmërisë së Patentë Shoferit ). 5. Raporti policor i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj. (Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut). 6. Fletëpagesa prej 15 euro.
  • 14. 14 | F a q e TELEFONA ME RËNDËSI NË QENDRAT PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE NË KOSOVË Telefonat e qendrave për regjistrim të automjeteve Pozita Nr. tel Centrex Nr. fax Shef i DRA -së 038 211-502 30981 19-007 QRA Prishtinë 30638 QRA Gjilan 0280/22712 QRA Pejë 039/33575 QRA Rahovec 029/23023 QRA Mitrovicë 028/30660 DRA Gjakovë 0390/26415 QRA Prizren 029/623-023 QRA Ferizaj 0290/27444 QRA Graqanicë 064/1380822 QRA Suharekë 029/71764 QRA Fushë-Kosovë 038/565-494 Telefonat në Divizionin për Patentë-Shofer Titulli i vendit të punës Tel. fiks Centrex Tel. fax Shef i Divizionit 038 211 693 30 653 Shef i sektorit për pranimin e aplikacioneve 038 212 742 30 893 Kordinatori 038 212 750 30 555 038 212 750 ks.org/?page=1,44-http://www.mpbVegeza: