Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 5 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Publicité

Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu

  1. 1. PunIM sEMINARIK Mesuesi,ja:Sulejman berisha Nxënesi:LIRIGzonSalihu JETA DHE VEPRA E SKENDERBERUT
  2. 2. Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërise lindi në vitin 1403. i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e jëma ishte Vojsava. U mor si janicer (rob) gjatë përhapjes se perandorisë otomane, së bashku me tre vëllezërit e tij si një garanci besnikërie dhe nënshtrimi të të atit të tij ndaj sulltanit turk. Gjergji, falë zgjuarsisë dhe trimërisë së tij, fitoi favorizimin e sulltanit. U edukua në oborrin e Muhamedit B’ , dhe u emërua si Sanxhak Bej (komandat trupash) më i ri në të gjithë ushtrinë otomane. Që nga mosha e tij fëminore , Sulltani e admironte trimërinë e tij por edhe karakteristika të tjera që ebënin të ngjashëm me Aleksandrin e Madh dhe për këtë arsye i dha titullin Skënderbeu (iskender Bej), domethënë Aleksandër Beu.
  3. 3. Pas vdekjes së të Atit të tij, vëndlindja e tij ju dha një tjetër komandanti, dicka që e bëri Skënderbeun të zemërohej. Megjithatë mbajti inatin e tij duke pritur shansin më të mirë për tu kthyer në atdhe. Ky shans erdhi në vitin 1443. Arrestoi sekretarin e sulltanit dhe e detyroi të shkruante dhe të firmoste një urdhër të sulltanit kundrejt komandantit turk të Krujës, me të cilin ai do ti dorëzonte Skënderbeut kalanë dhe gjithcka përreth , dhe më pas ai do kthehej në tek sulltani. Kështu me një trupë të vogël 300 kalorësish shqiptarë besnikë dhe me urdhrin e sulltanit takoi komandantin i cili ja dorëzoi menjëherë kalanë dhe kështu gjatë natës, luftëtarët shqiptarë vranë të gjithë ushtarët turq që ndodheshin brënda kalasë. Kryengritja që filloi në Krujë u përhap menjëherë në të gjithë Shqipërinë, ku kudo u përzunë ushtarët turq. Vetëm në qytetet e mëdha turqit rezistuan pak më shumë. Skënderbeu ftoi të gjithë prijësat e forcave shqiptare dhe në një kuvend të përgjithshëm ku u zgjodh dhe si komandanti i përgjithsëm i forcavë shqiptare, dhe si rezultat i këtij kuvendi në pak ditë do të mblidheshin në Krujë 12.000 luftëtarë të armatosur dhe kështu do të fillontë ekspedita antiturke.
  4. 4. Fitoret filluan të kurorëzojnë ekspeditat, duke bërë turqit të mos arrijnë as të mos rezistojnë , madje në shumë qytete turqit u dorëzuan pa luftuar. Në të gjithë Shqipërinë, Skënderbeu u bë i njohur si Cliruesi dhe flamuri i tij, Shqiponja Dykrenare në fondin e kuq inkurajonte luftëtarët shqiptarë. Korrikun e vitit 1443, Mbreti i Hungarisë kërkon ndihmë nga prijësi shqiptar i cili mblodhi një ushtri që përbëhej nga 15.000 luftëtarë. Vuri forcat e tij në ngushticat e Devrës, sepse besonte në një pushtim të Maqëdonisë nga turqit. Parashikimet e tij dolën të vërteta sepse 40.000 turq nën urdhrat e Ali Pashës u shfaqën përpara ushtrisë së tij. Skënderbeu sulmoi i pari. Turqit u masakruan dhe pasi u tërhoqën, lanë pas 22.000 të vdekur. Gushtin e të njëjtit vit, Skënderbeu, komandant i 30.000 luftëtarëve filloi aleancën me Ladislavin. Despoti i Serbisë i frikësuar nga kjo ushtri e madhe nuk i lejoi të kalonin nga tokat e tij, dicka që bëri Skënderbeun të vonohej në betejën e Varnës ku ushtria kristiane ra dhe bashkë me të edhe Mbreti Ladislav. Për tu hakmarrë për mosbesnikërinë e despotit të Serbisë, Skënderbeu mori me luftë Serbinë Jugore dhe pastaj u kthye në Shqipëri. Pas kësaj akoma edhe Venecia ju kthye kundër, e frikësuar për fuqinë e tij por Papa dhe mbretërit e tjerë nuk pushuan së bazuari tek ai për luftën kundër turqve. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

×