SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  6
Télécharger pour lire hors ligne
Hebrenjte ne Shqiperi gjate
Luftes II Boterore
Qellimi i projektit:Nepermjet kerkimit dhe studimit te burimeve konkrete nga
bashkejetesa e hebrenjve me shqiptaret gjate Luftes se Dyte Boterore ,te vleresohet
ndima dhe mikpritja e popullit shqiptar ndaj tyre.
Koha mesimore:3 ore
Rezutatet e te nxenit:
-Zhvillon aftesine dhe shprehite e kerkimit historic
-Zhvillon aftesite e te punuarit ne grup
-Grumbullon dhe menaxhon dokumente historike ne mbehtetje te temesse marre ne
studim .
Burimet :
-Hebrenjte ne Shqiperi .Prania dhe shpetimi . Shaban Sinani , Tirane 2009 .
-Prania historike dhe shpetimi i hebrenjve gjate luftes , Studime dhe dokumente ,
Tirane 2008
Metodologjia : pune individuale , pune ne grup , intervista , shkembim
mendimesh .
Punuan: Suela Dervishi
Sara Likollari
Brikena Haka
Leart Koci
Renato Nikolla
Alfred Kuci
Rikardo Bushi
cili mban emrin “Varri i Çifutit”.
Gojëdhëna tregon se varri i takon një
tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin
1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në
Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole
hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera
arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e
Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov,
Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të
fundittë shekullit të kaluar në Elbasan u
gjet një pllakë guri
në formë trapezoidale në sipërfaqen
e së cilës janë skalitur disa rreshta
me shkrim hebraik të vendosur në
një kornizë. Përreth saj janë 6 yje
me 6 cepa simbole të Yllit të
Davidit. Gjurmë të kulturës dhe
piketimeve hebraike takojmë edhe
në ditët e sotme në lagjen “Kala”.
Një prej tyre është edhe sinagoga
pranë shtëpisë së Dhimitër
Shuteriqit.
Në fund të shekullit XV një pjesë e
hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni
spanjoll e portugez u vendosën në qytetin e
Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë
vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën
mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me
traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë
hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë
ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një
fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili
ruhet në muze. Sipas studimeve dhe
materialeve të grumbulluara nga Visarion
Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm
të kishës ortodokse shqiptare, në
Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i
madh hebrenjsh gjatë sundimit të
Perandorisë Osmane. Në vitin 1930
Visarion Xhuvani shkruan se “ata
kishin një sinagogë, e cila më pas u
përdor si han nga turqit i quajtur me
emrin “Hani i Shehetilës”. Sipas
historianëve dhe arkeologëve, hebrenj
kanë banuar në të gjithë trevën e
Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me
tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të
qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i
Ardhja e hebrenjve ne Shqiperi
Siç është vërtetuar nga dokumentet e gjetura,
hebrenjtë janë dukur në trojet shqiptare në
shekujt e Mesjetës, por nuk përjashtohet
mundësia që ata të kenë ardhur edhe më para se
të fillonte dëbimi i tyre nga Spanja më 1492.
Në fund të shekullit të XIX, në Shqipëri erdhi
një grup hebrenjsh nga Selaniku, të cilët u
vendosën në qytetet bregdetare. Por, me kalimin
e kohës depërtuan edhe në qytete të tjera si në
Gjirokastër, Korçë, Fier etj., ku fituan
nënshtetësinë shqiptare, përvetësuan gjuhën,
zakonet dhe kulturën shqiptare dhe u shkrinë në
përbërjen e popullsisë vendase, duke ruajtur
kombësinë dhe lidhjet midis tyre.
Individë të veçantë dhe grupe të vogla hebrenjsh
kanë ardhur në Shqipëri edhe në vitet 1915 e
1925 dhe në fillim te viteve ’30 të shekullit të
kaluar. Gjithsesi, sipas burimeve historike, ata
erdhën në Shqipëri në dy mënyra: pjesa me e
madhe erdhi me transferim të vendpërqendrimit
dhe një pjesë si të arratisur.
Antisemitizmi ose ndjekja e hebrenjve
mori përmasa te mëdha dhe një egërsi të
papërmbajtur pas ardhjes në fuqi të
fashizmit në vendet e Ballkanit. Kjo është
një nga arsyet që hebrenjtë e këtyre
vendeve, sidomos ata të Jugosllavisë,
kërkuan të vinin në Shqipëri posa panë që
ju afrua rreziku fashist.
Gjithsej, gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç
vërtetohet nga dokumentet e gjetura, në
Shqipëri kanë ardhur 597 hebrenj, nga të
cilët 121 vetë erdhën gjatë viteve 1941-
1942, kurse pjesa tjetër në vitin 1943.
Ardhjen e tyre në Shqipëri, si hebrenj të
ardhur ne formë internimi dhe ilegalisht, e
konsideruan fat të madh.
Ata e dinin se edhe në Shqipëri do të
gjenin pushtuesit fashistë e nazistë, por
shpresonin shumë në mbështetjen dhe
përkrahjen e popullit shqiptar. Se çfarë i
shtynte ata të vinin në Shqipëri dhe ta
shikonin atë si një vend ku mund të
shpëtonin nga shfarosja e ku do të gjenin
mbështetjen
popullore, kjo del nga vetë pohimet e tyre, si përpara
autoriteteve kufitare shqiptare, ashtu edhe nga
bisedat e mëvonshme me ta apo edhe nga deklaratat
e tyre dhënë shtypit tonë.
Hebrenjtë e ardhur në Shqipëri gjatë luftës, ishin në
një gjendje të vështirë edhe nga ana ekonomike. Veç
rrobave te trupit nuk prunë asgjë me vete. Këtë e
dëshmojnë edhe procesverbalet e mbajtura nga
autoritetet kufitare gjatë hyrjes në Shqipëri. Për të
dale nga kjo gjendje e vështire, aq me tepër nga
gjendja politike, atyre u erdhi në ndihmë populli
shqiptar me bujarinë, humanizmin dhe mikpritjen
tradicionale.
Edhe në Shqipërinë e pushtuar nga nazifashistët, u
lëshuan urdhra dhe dekrete për ndjekjen e hebrenjve,
filloi survejimi i rreptë për zbulimin dhe lëvizjet e
tyre, pastaj dhe përpjekjet për t’i shfarosur.
Kështu, Ministria e Punëve të Brendshme
kërkoi nga të gjithë prefekturat ku ishin
përqendruar hebrenjtë që brenda pesë ditëve
ata të nxirreshin nga toka shqiptare. Ju kërkua
te gjithëve të hetonin e te jepnin të dhëna nëse
kishin hebrenj të strehuar. Por, nuk u
denoncua asnjë sepse ata i mbronte populli.
Shqipëria nuk figuroi në listën e vendeve ku
janë shfarosur qindra hebrenj.
Duke patur një armik të përbashkët, nazizmin
gjerman, edhe hebrenjtë morën krahun e
popullit shqiptar në luftën kundër nazi-
fashizmit. Edhe mbasi u larguan nga
Shqipëria për në vendbanimet e përhershme
te tyre, hebrenjtë nuk e harruan atë që bëri
populli shqiptar për ta
Hebrenjte ne qytetin tim
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan
u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh.
Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë
edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat
kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist.
Mes familjeve që strehuan hebrenj
përmenden familja e madhe e
Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil
Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani,
Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko
Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i
mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë
besimin dhe respektin që kishin ata për
shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë
ishin të rrezikshëm dhe mund të
masakronin familjet e tyre, ata sërish
ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë
periudhës së luftës hebrenjtë kanë
qëndruar brenda katër mureve të shtëpive
ku strehoheshin.
Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe
familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin
ndihma materiale dhe ushqimore për
hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u
rikthyen në Elbasan duke ju ofruar
ndihmë banorëve të kësaj lagjeje.
Hebrenjtë i ndihmuan më pas familjet
elbasanase me viza, bursa studimi etj.
Miqësia mes familjeve elbasanase dhe
hebrenjve ka ekzistuar deri vonë.
Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar,
të suksesshëm dhe të respektuar nga të
gjithë. Sipas të dhënave historike dhe
objekteve me karakter arkeologjik, në
Elbasan ka jetuar një komunitet i madh
hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve
në Elbasan hasen në shekullin e XIII,
ndërsa në fund të shekullit XV
dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre
në këtë qytet.
Historia e mëvonshme tregoi se shteti shqiptar nuk adoptoi asnjë ligj të kësaj natyre dhe
se listat e hebrejve nuk u dorëzuan kurrë tek italianët, por se vendi ynë u përkushtua t’i
strehojë ata e t’i ndihmojë për t’u larguar drejt vendeve të sigurta. Ndryshe nga sa ndodhi
në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria nuk dorëzoi asnjë hebre tek fashistët apo
nazistët dhe për këtë ka hyrë në histori si një ndër aktet më rëndësishme humane.
Pak vite më pas, në vitin 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i
konsiderueshëm hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët
gjermanë. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë
dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943.
Marredheniet me Shqiptaret
Dëshmitë historike tregojnë se ndryshe nga
shumica e vendeve të tjera evropiane
Shqipëria u kthye në një oaz shprese për
hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata
thanë thonë se vlerat e forta morale bënë
që shqiptarët të mbronin mysafirët e
përndjekur nga nazizmi.
Këto dokumente që ruhen në arkivin e
shtetit të Shqipërisë, janë dëshmi e
kontributit që shqiptarët dhanë në
shpëtimin e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë
Botërore.
“Për mua Lufta e Dytë Botërore, ai
moment i Shqipërisë, është një moment i
jashtëzakonshëm do të thosha ngritjeje
morale. Ndodh në një kohë kur Evropa
ishte zhytur në barbarizëm, ndodh në një
kohë kur Shqipëria vetë kishte probleme të
jashtëzakonshme. Ishte në një lloj lufte
informale civile midis të djathtës dhe të
majtës, midis nacionalistëve dhe
partizanëve. Ishte një vend i varfëruar tejet
mase nga dy luftërat botërore”, tha për
Zërin e Amerikës, studiuesi njëherësh
drejtuesi i katedrës së Albanologjisë në
Universitetin De Paul, Gazmend Kapllani.
“Në Shqipëri paraardhësit tanë rrezikuan
jetën e tyre, iu ofruan mikëpritjen jo për
një ditë, jo për një muaj por në disa raste
edhe disa vite.
Kjo tregon një kulturë humane, një
harmoni ndërfetare dhe një
sakrificë të pashoqe në atë kohë.
Ndërsa çka më bën shumë krenare
është fakti se këto ndodhën në kohë
të njëjtë, në regjione të ndryshme të
Shqipërisë që nga Mbreti, deri tek
ministri Mehdi Frashëri e njerëzit e
thjeshtë”, tha Teuta Demiri
studiuese e pavarur.
Por si u bë Shqipëria vendi i vetëm në Evropë që hapi dyert për hebrenjtë?
Tanya Domi, profesore në Universitetin Columbia, thotë se rolin kryesor e luajti
“besa”.
“Mendoj se është një përzierje faktorësh, ishte përqafim kulturor i besës, premtimi
për të mbrojtur mysafirin. Pa asnjë dyshim ky ishte një faktor. Egzistojnë prova në
arkivat e Jerusalemit që dëshmojnë këtë. Por kishte edhe përpjekje të mëdha nga
udhëheqësit duke përfshirë edhe vetë Mbretin Zog dhe zyrtarët tjerë në Shqipëri që
lëshuan karta të rreme identiteti për të mbrojtur hebrenjtë”, tha për Zërin e
Amerikës Tanya Domi e Institutit Harriman të Universitetit Columbia.
Sipas studiuesve, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Shqipërinë me
dhjetëfish më shumë hebrenj, krahasuar me numrin që kishte në fillim të luftës.
Shqiperia ,si atdheu i dyte per hebrenjte
Ndërkohë në Shqipëri, qeveria shqiptare,
megjithëse nën pushtimin nazifashist, i
pajisi herbenjtë me pasaporta shqiptare
duke i kthyer në shqiptarë për t’i shpëtuar
nga holokausti i tmerrshëm nazist. Është
fakt i njohur historik, momenti kur një në
Qarkore e vitit 1939, e lëshuar nga
Ministria e Brendshme shqiptare,
parashikonte regjistrimin e të gjithë
shtetasve izraelitë që jetonin në Shqipëri,
me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në
mbrojtje. Qarkorja e Ministrisë së
Brendshme i drejtohet të gjitha
prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë
të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të
gjitha të dhënat personale. Dokumenti i
marrë nga Arkiva e Shtetit, i vitit 1939,
dëshmon për përpjekjet e shtetit shqiptar
për të marrë në mbrojtje shtetasit hebrenj.
Në përgjigje të qarkores, Prefektura e
Rrethit Vlorë, paraqet pranë Ministrisë,
listën me emrat e hebrenjve që gjendeshin
në këtë Prefekturë në atë kohë
Qeveria shqiptare e asaj kohe, ishte nën
pushtimin fashist, më 14 maj 1939
Ministria e Brendshme Shqiptare, kishte
shpërndarë një urdhëresë në të gjithë
prefekturat e Shqipërisë, ku kërkonte të
hartoheshin listat me hebrejtë që jetonin
në vendin tonë si nënshtetas shqiptarë,
pra që rezultonin nën zyrat e gjendjeve
civile, si dhe ata që banonin apo
punonin në Shqipëri, por nuk kishin
nënshtetësi shqiptare.
Ishte koha, kur kishte vetëm një muaj
që Shqipëria ishte pushtuar nga Italia
fashiste, kur po diskutohej unifikimi i
ligjeve me Italinë. Në atë kohë Italia e
kishte hartuar dhe miratuar dekretin
kundër hebrenjve, i cili përbëhej nga 21
nene, në të katërtin e të cilëve thuhej:
“Hebrejtë e huaj që në datën e shpalljes
së këtij dekreti gjenden në Mbretëri,
duhet të lëshojnë menjëherë territorin e
saj, brenda një muaji (pastaj 6 muaj)
nga data e botimit të vetë dekretit.”

Contenu connexe

Tendances

Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Zana_Ana
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeAn An
 
Evropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. GjeografiaEvropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. GjeografiaLili Salca
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Biodiversity projekt
Biodiversity  projektBiodiversity  projekt
Biodiversity projektFacebook
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slideFre Nkly
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëKlajdi Proko
 
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptareTrazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptareKlodjan Hoxha
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Ke Keiss
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetSindi_haka
 
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo DiazUdhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo Diazkoralda
 
Rajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreRajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreKlevi Hoxha
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt ElbasaniAnisa Kreka
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 

Tendances (20)

Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!
 
Holokausti
HolokaustiHolokausti
Holokausti
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Evropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. GjeografiaEvropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. Gjeografia
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Përcaktori
PërcaktoriPërcaktori
Përcaktori
 
Biodiversity projekt
Biodiversity  projektBiodiversity  projekt
Biodiversity projekt
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slide
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e Energjisë
 
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptareTrazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjet
 
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo DiazUdhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
 
Rajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreRajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes Perendimore
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt Elbasani
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
 

Similaire à HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf

Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurKleeviPro
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.Marjan Dodaj
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfMarjan DODAJ
 
Prejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarvePrejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarveJURIST
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëIsmet Azizi
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorSuzana Muja
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriMarjan Dodaj
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritGezim Zim
 

Similaire à HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf (20)

Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
P.histori
P.historiP.histori
P.histori
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
 
Prejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarvePrejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarve
 
shqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqishqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqi
 
Religion in Albania
Religion in AlbaniaReligion in Albania
Religion in Albania
 
Master
MasterMaster
Master
 
Master
MasterMaster
Master
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisë
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim Nderkulturor
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 

HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf

  • 1. Hebrenjte ne Shqiperi gjate Luftes II Boterore
  • 2. Qellimi i projektit:Nepermjet kerkimit dhe studimit te burimeve konkrete nga bashkejetesa e hebrenjve me shqiptaret gjate Luftes se Dyte Boterore ,te vleresohet ndima dhe mikpritja e popullit shqiptar ndaj tyre. Koha mesimore:3 ore Rezutatet e te nxenit: -Zhvillon aftesine dhe shprehite e kerkimit historic -Zhvillon aftesite e te punuarit ne grup -Grumbullon dhe menaxhon dokumente historike ne mbehtetje te temesse marre ne studim . Burimet : -Hebrenjte ne Shqiperi .Prania dhe shpetimi . Shaban Sinani , Tirane 2009 . -Prania historike dhe shpetimi i hebrenjve gjate luftes , Studime dhe dokumente , Tirane 2008 Metodologjia : pune individuale , pune ne grup , intervista , shkembim mendimesh . Punuan: Suela Dervishi Sara Likollari Brikena Haka Leart Koci Renato Nikolla Alfred Kuci Rikardo Bushi cili mban emrin “Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të fundittë shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit.
  • 3. Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve të grumbulluara nga Visarion Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse shqiptare, në Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin një sinagogë, e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin “Hani i Shehetilës”. Sipas historianëve dhe arkeologëve, hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i Ardhja e hebrenjve ne Shqiperi Siç është vërtetuar nga dokumentet e gjetura, hebrenjtë janë dukur në trojet shqiptare në shekujt e Mesjetës, por nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë ardhur edhe më para se të fillonte dëbimi i tyre nga Spanja më 1492. Në fund të shekullit të XIX, në Shqipëri erdhi një grup hebrenjsh nga Selaniku, të cilët u vendosën në qytetet bregdetare. Por, me kalimin e kohës depërtuan edhe në qytete të tjera si në Gjirokastër, Korçë, Fier etj., ku fituan nënshtetësinë shqiptare, përvetësuan gjuhën, zakonet dhe kulturën shqiptare dhe u shkrinë në përbërjen e popullsisë vendase, duke ruajtur kombësinë dhe lidhjet midis tyre. Individë të veçantë dhe grupe të vogla hebrenjsh kanë ardhur në Shqipëri edhe në vitet 1915 e 1925 dhe në fillim te viteve ’30 të shekullit të kaluar. Gjithsesi, sipas burimeve historike, ata erdhën në Shqipëri në dy mënyra: pjesa me e madhe erdhi me transferim të vendpërqendrimit dhe një pjesë si të arratisur. Antisemitizmi ose ndjekja e hebrenjve mori përmasa te mëdha dhe një egërsi të papërmbajtur pas ardhjes në fuqi të fashizmit në vendet e Ballkanit. Kjo është një nga arsyet që hebrenjtë e këtyre vendeve, sidomos ata të Jugosllavisë, kërkuan të vinin në Shqipëri posa panë që ju afrua rreziku fashist. Gjithsej, gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç vërtetohet nga dokumentet e gjetura, në Shqipëri kanë ardhur 597 hebrenj, nga të cilët 121 vetë erdhën gjatë viteve 1941- 1942, kurse pjesa tjetër në vitin 1943. Ardhjen e tyre në Shqipëri, si hebrenj të ardhur ne formë internimi dhe ilegalisht, e konsideruan fat të madh. Ata e dinin se edhe në Shqipëri do të gjenin pushtuesit fashistë e nazistë, por shpresonin shumë në mbështetjen dhe përkrahjen e popullit shqiptar. Se çfarë i shtynte ata të vinin në Shqipëri dhe ta shikonin atë si një vend ku mund të shpëtonin nga shfarosja e ku do të gjenin mbështetjen
  • 4. popullore, kjo del nga vetë pohimet e tyre, si përpara autoriteteve kufitare shqiptare, ashtu edhe nga bisedat e mëvonshme me ta apo edhe nga deklaratat e tyre dhënë shtypit tonë. Hebrenjtë e ardhur në Shqipëri gjatë luftës, ishin në një gjendje të vështirë edhe nga ana ekonomike. Veç rrobave te trupit nuk prunë asgjë me vete. Këtë e dëshmojnë edhe procesverbalet e mbajtura nga autoritetet kufitare gjatë hyrjes në Shqipëri. Për të dale nga kjo gjendje e vështire, aq me tepër nga gjendja politike, atyre u erdhi në ndihmë populli shqiptar me bujarinë, humanizmin dhe mikpritjen tradicionale. Edhe në Shqipërinë e pushtuar nga nazifashistët, u lëshuan urdhra dhe dekrete për ndjekjen e hebrenjve, filloi survejimi i rreptë për zbulimin dhe lëvizjet e tyre, pastaj dhe përpjekjet për t’i shfarosur. Kështu, Ministria e Punëve të Brendshme kërkoi nga të gjithë prefekturat ku ishin përqendruar hebrenjtë që brenda pesë ditëve ata të nxirreshin nga toka shqiptare. Ju kërkua te gjithëve të hetonin e te jepnin të dhëna nëse kishin hebrenj të strehuar. Por, nuk u denoncua asnjë sepse ata i mbronte populli. Shqipëria nuk figuroi në listën e vendeve ku janë shfarosur qindra hebrenj. Duke patur një armik të përbashkët, nazizmin gjerman, edhe hebrenjtë morën krahun e popullit shqiptar në luftën kundër nazi- fashizmit. Edhe mbasi u larguan nga Shqipëria për në vendbanimet e përhershme te tyre, hebrenjtë nuk e harruan atë që bëri populli shqiptar për ta Hebrenjte ne qytetin tim Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj. Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë. Sipas të dhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në Elbasan hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre në këtë qytet.
  • 5. Historia e mëvonshme tregoi se shteti shqiptar nuk adoptoi asnjë ligj të kësaj natyre dhe se listat e hebrejve nuk u dorëzuan kurrë tek italianët, por se vendi ynë u përkushtua t’i strehojë ata e t’i ndihmojë për t’u larguar drejt vendeve të sigurta. Ndryshe nga sa ndodhi në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria nuk dorëzoi asnjë hebre tek fashistët apo nazistët dhe për këtë ka hyrë në histori si një ndër aktet më rëndësishme humane. Pak vite më pas, në vitin 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943. Marredheniet me Shqiptaret Dëshmitë historike tregojnë se ndryshe nga shumica e vendeve të tjera evropiane Shqipëria u kthye në një oaz shprese për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata thanë thonë se vlerat e forta morale bënë që shqiptarët të mbronin mysafirët e përndjekur nga nazizmi. Këto dokumente që ruhen në arkivin e shtetit të Shqipërisë, janë dëshmi e kontributit që shqiptarët dhanë në shpëtimin e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Për mua Lufta e Dytë Botërore, ai moment i Shqipërisë, është një moment i jashtëzakonshëm do të thosha ngritjeje morale. Ndodh në një kohë kur Evropa ishte zhytur në barbarizëm, ndodh në një kohë kur Shqipëria vetë kishte probleme të jashtëzakonshme. Ishte në një lloj lufte informale civile midis të djathtës dhe të majtës, midis nacionalistëve dhe partizanëve. Ishte një vend i varfëruar tejet mase nga dy luftërat botërore”, tha për Zërin e Amerikës, studiuesi njëherësh drejtuesi i katedrës së Albanologjisë në Universitetin De Paul, Gazmend Kapllani. “Në Shqipëri paraardhësit tanë rrezikuan jetën e tyre, iu ofruan mikëpritjen jo për një ditë, jo për një muaj por në disa raste edhe disa vite. Kjo tregon një kulturë humane, një harmoni ndërfetare dhe një sakrificë të pashoqe në atë kohë. Ndërsa çka më bën shumë krenare është fakti se këto ndodhën në kohë të njëjtë, në regjione të ndryshme të Shqipërisë që nga Mbreti, deri tek ministri Mehdi Frashëri e njerëzit e thjeshtë”, tha Teuta Demiri studiuese e pavarur.
  • 6. Por si u bë Shqipëria vendi i vetëm në Evropë që hapi dyert për hebrenjtë? Tanya Domi, profesore në Universitetin Columbia, thotë se rolin kryesor e luajti “besa”. “Mendoj se është një përzierje faktorësh, ishte përqafim kulturor i besës, premtimi për të mbrojtur mysafirin. Pa asnjë dyshim ky ishte një faktor. Egzistojnë prova në arkivat e Jerusalemit që dëshmojnë këtë. Por kishte edhe përpjekje të mëdha nga udhëheqësit duke përfshirë edhe vetë Mbretin Zog dhe zyrtarët tjerë në Shqipëri që lëshuan karta të rreme identiteti për të mbrojtur hebrenjtë”, tha për Zërin e Amerikës Tanya Domi e Institutit Harriman të Universitetit Columbia. Sipas studiuesve, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Shqipërinë me dhjetëfish më shumë hebrenj, krahasuar me numrin që kishte në fillim të luftës. Shqiperia ,si atdheu i dyte per hebrenjte Ndërkohë në Shqipëri, qeveria shqiptare, megjithëse nën pushtimin nazifashist, i pajisi herbenjtë me pasaporta shqiptare duke i kthyer në shqiptarë për t’i shpëtuar nga holokausti i tmerrshëm nazist. Është fakt i njohur historik, momenti kur një në Qarkore e vitit 1939, e lëshuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, parashikonte regjistrimin e të gjithë shtetasve izraelitë që jetonin në Shqipëri, me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në mbrojtje. Qarkorja e Ministrisë së Brendshme i drejtohet të gjitha prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të gjitha të dhënat personale. Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit, i vitit 1939, dëshmon për përpjekjet e shtetit shqiptar për të marrë në mbrojtje shtetasit hebrenj. Në përgjigje të qarkores, Prefektura e Rrethit Vlorë, paraqet pranë Ministrisë, listën me emrat e hebrenjve që gjendeshin në këtë Prefekturë në atë kohë Qeveria shqiptare e asaj kohe, ishte nën pushtimin fashist, më 14 maj 1939 Ministria e Brendshme Shqiptare, kishte shpërndarë një urdhëresë në të gjithë prefekturat e Shqipërisë, ku kërkonte të hartoheshin listat me hebrejtë që jetonin në vendin tonë si nënshtetas shqiptarë, pra që rezultonin nën zyrat e gjendjeve civile, si dhe ata që banonin apo punonin në Shqipëri, por nuk kishin nënshtetësi shqiptare. Ishte koha, kur kishte vetëm një muaj që Shqipëria ishte pushtuar nga Italia fashiste, kur po diskutohej unifikimi i ligjeve me Italinë. Në atë kohë Italia e kishte hartuar dhe miratuar dekretin kundër hebrenjve, i cili përbëhej nga 21 nene, në të katërtin e të cilëve thuhej: “Hebrejtë e huaj që në datën e shpalljes së këtij dekreti gjenden në Mbretëri, duhet të lëshojnë menjëherë territorin e saj, brenda një muaji (pastaj 6 muaj) nga data e botimit të vetë dekretit.”