SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  13
Télécharger pour lire hors ligne
PYTJE PERGJIGJE E DREJTA E PROC. PENALE
Tri degë të së drejtës:-e drejta penale (e drejta materiale penale apo e drejta penale në
kuptimin e ngushtë të fjalës);- e drejta e procedurës penale( e drejta e procedurës
penale apo formale penale); dhe- e drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale(e drejta
e ekzekutive penale).
Tërësia e veprimeve procedurale penale të cilën e ndërmarrin subjektet procedurale
penale (personat dhe organet kompetente) në rast të ekzistimit të dyshimit se është kryer
vepër penale në mënyrë që të realizohet qëllimi i pranueshëm shoqëror i reagimit ndaj
kriminalitetit- paraqet procedurën penale.
Veprat e ndëshkueshme ndahen në vepra penale, delikte ekonomike, Kundërvajtje dhe
masa disiplinore, klasifikimi i procedurave ndëshkimore në procedurë penale; procedurë
ndaj delikteve ekonomike; procedura e kundërvajtës procedura disiplinore
Procedura penale në Kosovë mbështetet në parimet procedurale penale në vijim:
Përcaktimin e së vërtetës materiale;
Prezumimi i pafajësisë;
Parimi in dubio pro reo;
Parimi akuzator;
Parimi i legalitetit me parimin oficiel;
Parimi i oportunitetit;
Parimi i procedurës së drejtë;
Parimi i pavarësisë gjyqësore;
Parimi i vlerësimit të lirë të provave;
Parimi i përdorimit të gjuhës amtare;
Parimi i “barazisë së armëve”;
Parimi i transparencës;
Parimi i kompensimit të dëmit dhe rehabilitimit
Parimi oficiel dhe ndjekja penale
Sipas këtij parimi, funksionin e ndjekjes penale e kryen organi kompetent sipas
detyrës zyrtare (lat. ex officio) në interesin publik pavarësisht nga dëshira e
personit i cili është i dëmtuar me veprën penale apo të ndonjë personi tjetër i cili
do të kishte interes që në lëndën e caktuar të (mos) realizohet funksioni i ndjekjes
penale.
Parimi i legalitetit dhe oportunitetit të ndjekjes penale
Parimi i legalitetit i ndjekjes penale nënkupton se prokurori publik është i detyruar
ta fillojë ndjekjen penale nëse janë plotësuar kushtet ligjore, pa marrë parasysh
qëndrimin e tij për atë se a është e nevojshme apo jo ndjekja penale.
Parimi i dispozicionit të drejtën e ndjekjes penale ia lë vullnetit të personit të dëmtuar i
cili këtë ndjekje e realizon përmes padisë private
Parimi i imutabilitetit prokurori nuk mund të tërhiqet nga ndjekja penale por në
procedurë mbetet domosdo deri në fund, përderisa nuk nxirret aktvendimi meritor i
gjykatës për lëndën e gjykimit
Parimi akuzator Sipas këtije parimi, procedura penale fillohet dhe kryhet vetëm sipas
kërkesës së paditësit të autorizuar, Pa paditësin nuk ka procedurë, jo vetëm me rastin e
fillimit të saj por edhe gjatë tërë fazave të procedurës. Paditësi mund të tërhiqet nga
kërkesa e tij penale-juridike dhe me atë rast procedura penale ndërpritet
Parimi kontradiktor-parimi kontradiktor iu mundëson palëve
(Paditësit dhe të pandehurit) që para gjykatës t’i prezantojnë provat e tyre dhe
argumentet për to, si dhe të deklarohen për provat e palës së kundërt para se ta
ketë nxjerrë gjykata aktvendimin për objekte e shqyrtimit në procedure
Parimi i konstatimit të vërtetës materiale
Parimi i konstatimit të vërtetës materiale për fajësinë apo pafajësinë e personit
kundër të cilit zbatohet procedura penale nuk është vetëm njëri nga parimet më të
rëndësishme të procedurës penale por njëkohësisht është edhe njëri ndër qëllimet
e procedurës penale
Parimi i vlerësimit të lirë të provave
Ky parim është i lidhur drejtpërdrejt me parimi e konstatimit të së vërtetës
materiale në procedurën penale. Parimi i vlerësimit të lirë të provave nënkupton
që gjykata vlerëson provat e paraqitura në pajtim me logjikën e saj dhe analizën
psikologjike, në bazë të ligjshmërisë së mendimit njerëzor dhe në bazë të
përvojave
Parimi i prezantimit dhe vlerësimit të drejtpërdrejtë të provave
Ky parim mbështetet në kërkesën që deklarimet e palëve, parashtrimi i prove dhe
të gjitha veprimet tjera të nevojshme për formimin e vendimit duhet të jenë të prezantuara
para gjykatës e cila do ta nxjerrë vendimin, ashtu që gjykata pa ndërmjetësimin e
organeve tjera i merr përshtypjet shqisore për tërë materialin procedural mbi të cilin do të
bazohet vendimi i saj.
Parimi gojor
Parimi gojor si njëri ndër parimet themelore të procedurës penale ka të bëjë me
formën e ndërmarrjes së veprime procedurale penale. Sipas këtij parimi, të gjitha
faktet dhe provat në të cilat bazohet aktgjykimi duhet të paraqiten në formë gojore në
shqyrtimin gjyqësor
Parimi i procedurës së drejtë
Me dispozitën e nenit 6 të KEDNJ garantohet procedura e drejtë në lëndët penale
si njëra ndër të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Parimi i procedurës së drejtë
përfshinë një numër më të madh të të drejtave të çdo njeriu kundër të cilit zhvillohet
procedura penale
Parimi i prezumimit të pafajësisë dhe in dubio pro reo
Një ndër parimet themelore në të cilat bazohet procedura bashkëkohore penale
është parimi i prezumimit të pafajësisë. Në të drejtën vendore procedurale supozimi
(Prezumimi) i pafajësisë është i definuar në pajtim me dokumentet ndërkombëtare në
mënyrë që secili person i dyshuar apo i akuzuar se ka kryer vepër penale konsiderohet i
pafajshëm derisa të mos vërtetohet fajësia e tij me vendimin e formës së prerë të gjykatës
Parimi ne bis in idem
Ndalimi i gjykimit të sërishëm për të njëjtën çështje penale është e shprehur
përmes parimit ne bis in idem. Dokumentet ndërkombëtare parashohin që askush nuk
mund të gjykohet përsëri, gjegjësisht askush nuk mund të dënohet përsëri në
procedurën penale të të njëjtit shtet për vepër penale për të cilën ka qenë i liruar me
vendimin e formës së prerë, apo i dënuar në pajtim me ligjin dhe procedurën penale të
atij shteti.
GJYKATA
Gjykata e kryen funksionin gjyqësor si një nga funksionet esenciale të shoqërisë së
organizuar njerëzore.
Funksioni gjyqësor reflektohet në zbatimin e sistemit të caktuar të normave juridike mbi
marrëdhëniet konkrete shoqërore. Duke zbatuar sistemin e caktuar të normave juridike
mbi marrëdhëniet konkrete shoqërore, gjykata shqyrton kundërthëniet në shoqëri dhe
zgjidh konfliktin e interesave përmes prizmës së kontesteve gjyqësore. Funksioni
themelor i gjykatës në procedurën penale është që ajo si organ i pavarur dhe i paanshëm
në procedurën e paraparë me ligj të vendos se a ka kryer vepër penale i pandehuri dhe ta
zbatoj të drejtën pozitive penale. Për funksionin gjyqësor në procedurën penale të
Kosovës, janë kompetente gjykatat e rregullta: gjykatat komunale, gjykatat e qarkut dhe
Gjykata Supreme e Kosovës.
Parimi i paanshmërisë dhe pavarësisë gjyqësore:
KEDNJ parasheh që secili ka të drejtë që për aktakuzën e drejtuar kundër tij të kërkoj që
të vendosë gjykata e paanshme dhe e pavarur Nga pozita juridike e gjyqtarit,
profesionalizmi i tij dhe “pjekuria morale”, si kushte themelore të paanshmërisë së tij,
varet se si do të realizohet në praktikë pavarësia dhe paanshmëria e gjykatës penale.
Parimi i ligjshmërisë:
Ky parim është në lidhje të ngushtë me parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së
gjykatës. Në të vërtetë gjykatat janë të detyruara të gjykojnë në bazë të ligjit. Në këtë
kuptim, gjyqtarët gjykojnë vetëm sipas bindjes së tyre të lirë gjyqësore të bazuar në
dispozitat ligjore;
Parimi i emërimit dhe shkarkimit:
Ky parim përfshinë kushtet për përzgjedhjen e kandidatëve në funksionin
gjyqësor, emërimin, avancimin në shërbim dhe ndërprerjen e titullit të gjyqtarit. Në
pajtim me këtë parim, për të gjitha çështjet e përmendura duhet të vendosë organi i cili
është i pavarur nga pushteti ekzekutiv apo pushteti legjislativ, në bazë të ligjit dhe në
kuadër të procedurës së paraparë me ligj.34
;
- Parimi i kolegjialitetit:
Ky parim ka të bëjë me organizimin e brendshëm të gjykatës dhe mendrën e
punës së gjykatës. Sipas këtij parimi gjykata komunale gjykon në trupin gjykues të
përbërë nga një gjyqtarë dhe dy gjyqtarë porotë. Gjykata e Qarkut gjykon në trup gjykues
të përbërë nga një gjyqtarë dhe dy gjyqtarë porotë, gjegjësisht për veprat e rënda penale
në trup gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë dhe tre gjyqtarë porotë. Në shkallën e dytë
gjykon nga tre, pesë gjyqtarë, kurse në shkallën e tretë gjykon kolegji gjykues i përbërë
nga tre, gjegjësisht pesë anëtarë (gjyqtarë profesionist). Me këtë parim është paraparë
edhe përjashtimi për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me burg deri në tri
vjet apo gjoba me të holla si dënim kryesor meqenëse për ato vepra penale gjykon
gjyqtari individual në gjykatën komunale.
Parimi i shumëshkallshmërisë:
Ky parim nënkupton atë që për një çështje penale vendosin shumë gjykata, do të
thotë gjykata të ulëta dhe të larta ( në procedurë sipas ankesës).
Për përcaktimin e kompetencës gjyqësore aplikohen kriteret si vijon: a).Karakteri dhe
pesha e veprës penale dhe dënimi i paraparë e
mundësojnë përcaktimin e kompetencës reale. Bazë për përcaktimin e kësaj
kompetence pra është vepra penale. Kompetenca reale mundëson që veprat penale t’u
dorëzohen për gjykim gjykatave komunale apo gjykatave të qarkut;
b). Ndarja e punës midis gjykatave të të njëjtit lloj (p.sh. komunale ) është e mundur në
bazë të lidhjes e cila ekziston ndërmjet veprës penale, kryesit të saj dhe vendit të
caktuar (territorit) bazë për përcaktimin e kësaj kompetence është vendi për të cilin
është e lidhur vepra penale apo kryesi i saj. Kjo kompetencë quhet kompetencë vendore
apo territoriale;
c). ndarja e procedurës penale në faza apo funksione të cilat gjyqtari i ka gjatë procedurës
penale dhe e që mundëson përcaktimin e kompetencës funksionale. Përfundimisht, edhe
cilësia e të pandehurit mund të ketë rëndësi për përcaktimin e kompetencës. Në rast të
tillë bëhet fjalë për kompetencën personale. Kjo kompetencë vije në shprehje në
procedurën ndaj të miturve.
Kompetenca reale
Kompetenca reale është e drejtë dhe detyrë e paraparë me ligj, e llojit të caktuar
të gjykatave, për të gjykuar për veprat e caktuara penale, varësisht nga pesha e tyre.
Pesha e veprës penale është shprehur përmes dënimit i cili për disa vepra penale
është paraparë me ligjin penal. Në këtë kuptim gjykatat komunale janë kompetente
që të gjykojnë për veprat penale për të cilat është paraparë si dënim kryesor gjoba me
të holla apo dënimi me burg deri në 5 vjet, përveç në rastet kur për ato vepra penale
është kompetente Gjykata e Qarkut.
Gjykatat e Qarkut
Janë kompetente të gjykojnë për veprat penale për të cilat është paraparë dënimi
së paku 5 vjet heqje lirie apo me burg afatgjatë si dhe për veprat tjera të cilat sipas ligjit
janë kompetencë e gjykatës së Qarkut (neni 23).
Kompetenca territoriale
Kompetenca vendore është e drejtë dhe detyrë e gjykatës kompetencë lëndore që
të ndërmarrë veprime procedurale penale dhe të gjykoj veprën e caktuar penale për shkak
të ndërlidhjes specifike të veprës penale me kryesin e saj nga njëra anë dhe të territorit në
të cilin gjendet gjykata.
Kompetencat e zakonshme territoriale
Kompetencat territoriale sipas rregullit i jepet gjykatës në territorin e së cilës
është kryer vepra penale ose është tentuar, apo është shkaktuara pasoja. Kjo kompetencë
primare e zakonshme territoriale duhet të mundësojë zhvillimin sa më të lehtë të
procedurës penale meqenëse në territorin e asaj gjykate gjenden mjetet e nevojshme
argumentuese. Vendi i kryerjes së veprës penale përcaktohet me dispozitat e së drejtës
materiale penale. Nëse vepra penale është kryer, ose është tentuar të kryhet apo janë
shkaktuar pasojat e asaj vepre në territorin të cilin e mbulojnë shumë gjykata apo në
kufijtë e atij territori, atëherë gjykata e cila e fillon e para procedurën si përgjigje në
kërkesë të paditësit të autorizuar do të jetë edhe kompetente
Kompetencat e jashtëzakonshme territoriale
Krahas rregullave të kompetencës së zakonshme territoriale, në KPPPK janë
dhënë edhe kriteret plotësuese për caktimin e gjykatës kompetente territoriale dhe me atë
rast fjala është për kompetencat territoriale të jashtëzakonshme. Zbatimi i normave për
kompetencat territoriale të jashtëzakonshme lejohet vetëm nëse kompetenca territoriale
nuk mund të përcaktohet sipas rregullave për kompetencat e zakonshme territoriale.
KPPPK ka dispozita të posaçme për kompetencat sipas vendimit të gjykatës (Gjykatës
Supreme të Kosovës, neni 32), kompetencën e deleguar (bartja e kompetencës territoriale
për shkaqe ligjore apo reale ose nëse është e qartë se ashtu do të zhvillohet procedura
shumë më lehtë, apo nëse ekzistojnë arsyet tjera esenciale, dhe kompetenca sipas
koneksitetit (rregulla e kësaj kompetence zbatohet atëherë kur ekziston lidhja ndërmjet
shumë veprave penale në pikëpamje të të cilave duhet të zhvillohet procedurë unike
penale dhe të nxirret një aktgjykim
Kompetenca funksionale
Kompetenca funksionale është e drejtë dhe detyrë e gjykatës që të ndërmerr
veprime të caktuar procedurale penale gjatë procedurës konkrete penale, funksionin e
gjykimit në shkallën e parë e kryen gjyqtari individual (për veprat penale për të cilat
është paraparë dënimi me burgim deri në 3 vjet, apo dënimi me gjobë si dënim kryesor)
dhe kolegjet e përziera për vepra të rënda penale.
Në procedurën e shkallës së dytë gjykatat gjykojnë në përbërje kolegjiale. Në shkallën
e tretë gjithashtu vendosin kolegjet gjyqësore. Sipas ligjit janë të ndara edhe aktivitetet e
gjyqtarit të procedurës paraprake (në procedurën hetimore), gjyqtarit për konfirmimin e
aktakuzës (në stadin e aktakuzës), apo kryetarit të kolegjit gjyqësor (në seancën
kryesore).
Kompetenca personale
Në pikëpamje të kompetencës personale është e nevojshme të përfundohet se
cilësia e të pandehurit si kryes i supozuar i veprës penale ka rëndësi për përcaktimin e
kompetencës gjyqësore. Lidhur me këtë, kompetenca e përmendur vije në shprehje në
procedurën ndaj të miturve, sepse për ndërmarrjen e veprimeve procedurale penale dhe
gjykimin e veprave penale të personave të mitur është kompetent gjyqtari për të mitur dhe
trupi gjykues për të mitur në shkallën e parë, gjegjësisht në gjykatën e shkallës së dytë
PROKURORI- Paditësi i autorizuar në procedurën penale.
Në pajtim me parimin akuzator, funksioni i ndjekjes penale i është besuar
paditësit të autorizuar. Paditësi i autorizuar kërkon nga gjykata që në procedurën penale
ta vërtetoj se a është kryer vepra penale; personi i akuzuar a është kryesi i asaj vepre; a
është përgjegjës penalisht dhe a mund të zbatohen ndaj tij sanksionet penale akuza penale
është aktivitet procedural i paditësit të autorizuar e cila ka të bëjë me veprimet e
llojllojshme procedurale, me të cilat nga gjykata kërkohet që në procedurën penale të
konstatojë ekzistimin e kallëzimit penal-juridik dhe varësisht nga rezultati i këtij
konstatimi, ndaj personit të akuzuar të zbatohen sanksionet gjegjëse penale
Të drejtat dhe detyrat e prokurorit publik në procedurën penale.
Prokuroria publike është organ i pavarur përgjegjës për hetimin e veprave
penale, për ndjekjen penale të akuzuarve për veprat e kryera penale të cilat ndjekjen sipas
detyrës zyrtare (ex officio), apo sipas kërkesës së palës së dëmtuar, mbikëqyrjen e punës
së policisë gjyqësore me rastin e kryerjes së hetimit dhe mbledhjes së provave dhe
informatave. Prokurori publik është i detyruar që ti shqyrtoj provat dhe faktet të cilat e
rëndojnë si dhe ato të cilat janë në dobi të të pandehurit, të sigurojë që hetimi të kryhet
me respektimin e plotë të të drejtave të pandehurit dhe që të mbledhja e provave të mos
vij duke shkelur dispozitat e procedurës penale
I dëmtuari si paditës dhe paditësi privat
Sipas parimit të legalitetit të ndjekjes penale prokurori publik është i detyruar ta
filloj ndjekjen penale kur për këtë ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale e
cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Prokurori publik në rastin konkret mund të mos e filloj
procedurën penale ose në rastin e procedurës tashmë të filluar të ndjekjes të tërhiqet.
Nëse prokurori publik konsideron se nuk ka bazë për fillimin apo vazhdimin e procedurës
penale, atëherë rolin e tij mund ta marrë pala e dëmtuar nën kushtet e caktuara ligjore
Nocioni “i dyshuar”; i pandehur” dhe “i akuzuar”
“I dyshuari” është personi për të cilin policia apo organi i ndjekjes penale me
arsye dyshon se ka kryer vepër penale, por që kundër tij nuk është filluar vepra penale.
“i pandehuri” është personi kundër të cilit zhvillohet procedura penale.
“i akuzuari” është personi kundër të cilit aktakuza është bërë e plotfuqishme;
është paraqitur padi private apo propozim-akuza dhe është caktuar shqyrtimi gjyqësor.
“i dënuari” është personi i cili me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës është
shpallur fajtorë për veprën e kryer penale.
Shprehja “i pandehur” përdorët gjithashtu si shprehje e përgjithshme edhe për të
pandehurin, të akuzuarin dhe të dënuarin. Çdo kryes i veprës penale nuk mund të jetë i
pandehur. Kështu p.sh. procedura penale nuk mund të zhvillohet kundër personit i cili
gëzon imunitet penal dhe material juridik, apo imunitet procedural penal (te imuniteti
procedural penal, derisa prokurori publik të mos e merr lejen e nevojshme nga organi
kompetent, si dhe as kundër personit i cili në momentin e kryerjes së veprës penale nuk i
ka mbushur 14 vjet
E drejta për tu mbrojtur dhe llojet e mbrojtjes
E drejta për tu mbrojtur për të pandehurin është e drejta më e rëndësishme, sepse
nga ajo burojnë edhe të drejtat tjera të tij.
Mbrojtja paraqet aktivitetin procedural i cili është i drejtuar në mohimin e
aktakuzës në tërësi apo pjesërisht, në vërtetimin e fakteve në dobi të pandehurit si dhe në
zbatimin e atyre normave juridike të cilat për të pandehurin janë më të volitshme.
Në procedurën penale na paraqiten dy lloj mbrojtjeje:
Mbrojtja materiale apo mbrojtja personale (mbrojtja të cilën i pandehuri e ndërmerr
vet);
Mbrojtja formale apo mbrojtja profesionale (mbrojtja me ndihmën profesionale të
mbrojtësit).
Mbrojtja materiale (personale) është ajo mbrojtje të cilën e ndërmerr vet i pandehuri në
atë mënyrë që jep dëshminë (nëse dëshiron), pyet dëshmitarët dhe ekspertët, propozon
prova, jep fjalën përfundimtare në shqyrtimin gjyqësor, paraqet kundërshtime apo mjete
juridike. I pandehuri mund ta realizoj edhe të drejtën për mbrojtje personale jo vetëm me
rastin e marrjes në pyetje por edhe gjatë tërë procedurës penale duke i shfrytëzuar mjetet
juridike të parapara me ligj
Mbrojtja formale- Mbrojtësi i pandehuri ka të drejtë të mbrohet edhe me anë të
ndihmës profesionale të mbrojtësit. Konsiderohet se mbrojtja me ndihmën e mbrojtësit
siguron barazinë e të pandehurit me paditësin e autorizuar në kuptim të parimit të
“barazisë së armëve”.
Mbrojtja, të cilën të pandehurit ia ofron mbrojtësi që ai vet e zgjedh apo ia cakton
gjykata, kur me ligj parashihet mbrojtja e detyrueshme, quhet mbrojtje formale.
Të drejtat dhe detyrat e mbrojtësit
Gjatë zhvillimit të procedurës penale mbrojtësi i ka të drejta dhe detyra të
caktuara. Të drejtat dhe detyrat e mbrojtësit janë kanë të bëjnë me mbrojtjen efikase dhe
korrekte gjatë tërë procedurës penale. Mbrojtësi ka të drejtat e njëjta sikurse i pandehuri,
përveç atyre që janë të rezervuara në mënyrë eksplicite vetëm për të pandehurin.
Mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë lirisht me të pandehurin, me gojë dhe me shkrim,
nën kushtet të cilat garantojnë konfidencialitet. Mbrojtësi ka të drejtë të informohet që në
fillim për vendin dhe kohën e ndërmarrjes së çfarëdo veprimi hetimor si dhe të merr pjesë
në të dhe t’i shikojë procesverbalet dhe provat që i përkasin lëndës penale
Nocioni i “dëmtuar”dhe “pozitë në procedurën penale”
Personi e drejta personale apo materiale e të cilit është shkelur apo rrezikuar me
vepër penale, quhet i dëmtuar, me vepër penale mund të jetë i dëmtuar si personi fizik
ashtu edhe personi juridik.
Urdhërarresti
Urdhërarrestin e lëshon gjyqtari i procedurës paraprake apo kryetari i trupit
gjykues. Urdhërarresti lëshohet sipas detyrës zyrtare me kërkesë të prokurorit publik,
kurse në rrethanat urgjente edhe me kërkesë të policisë.
Arsyet e lëshimit të urdhërarrestit janë:
- Nëse ekzistojnë kushtet për përcaktimin e paraburgimit;
- Nëse i pandehuri i ftuar me thirrje të rregullt nuk vjen, kurse edhe mosardhjen nuk e
arsyeton;
-Nëse nuk ka qenë e mundur të dërgohet thirrja e rregullt, kurse nga rrethanat rezulton
qartë se i pandehuri i shmanget pranimit të thirrjes
Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin
Kjo masë ka të bëjë me premtimin e të pandehurit para gjykatës e cila zhvillon
procedurën, se nuk do të fshehët dhe pa lejen e gjykatës nuk do ta braktisë
vendqëndrimin. Këtë vendim gjykata mund kërkoj nga i pandehuri nëse ekziston dyshimi
i bazuar se ai ka kryer vepër penale dhe ekzistojnë arsyet që të dyshohet se i pandehuri
mund të fshehët apo të shkoj në vend të panjohur, ose ta lëshoj Kosovën, gjatë procedurës
penale (Neni 271. par. 1). I pandehuri me rastin e dhënies së premtimit do të
paralajmërohet se kundër tij mund të caktohet paraburgimi gjyqësor, nëse këtë obligim e
shkel. Premtimi i të pandehurit futet në procesverbal. Të pandehurit i cili e ka dhënë këtë
premtim, mund t’i konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit.
Ndalimi për t’iu afruar vendit dhe personit të caktuar
Gjykata mund t’ia ndalojë të pandehurit që t’i afrohet vendit apo personit të
caktuar nën kushtet si vijon:
1) nëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale;
2) nëse ekzistojnë arsyet se do t’i asgjësoj, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës
penale; nëse rrethanat e posaçme tregojnë
se i pandehuri do ta pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, të
dëmtuarin apo në pjesëmarrës tjerë apo pesha e veprës penale, mënyrat ose rrethanat nën
të cilat është kryer ajo, karakteristikat personale, sjellja në të kaluarën, ambienti dhe
kushtet në të cilat jeton i pandehuri, ose disa rrethana tjera personale tregojnë për
rrezikun që i pandehuri mund ta përsërisë veprën penale, të tentoj kryerjes së veprës
penale, apo të kryej vepër penale duke kërcënuar se do ta kryej atë.
Arresti shtëpiak
Konform parimit të proporcionalitetit, KPPPK parasheh llojin e posaçëm të
paraburgimit-arrestin shtëpiak. Për dallim nga paraburgimi gjyqësor, me arrest shtëpiak
kufizohet liria personale në atë mënyrë që të pandehurit i ndalohet braktisja e dhomave në
të cilat jeton përkohësisht apo me kohë të pacaktuar, gjegjësisht entin publik të mjekimit
apo përkujdesit.
Për arrestin shtëpiak vendos gjykata nën kushtet si vijon:
Nëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale;
Nëse ekzistojnë rrethanat për përcaktimin e paraburgimit gjyqësor. Duke e shqiptuar
këtë masë gjykata mund t’ia kufizojë apo ndalojë të pandehurit kontaktin me personat të
cilët nuk jetojnë me të, gjegjësisht me personat të cilët i pandehuri nuk i mban
Paraburgimi
Paraburgimi si arrest preventiv paraqet mbajtjen e dhunshme të të pandehurit në
vend të caktuar i cili sigurohet me roje apo lloj tjetër të mbikëqyrjes duke zbatuar regjim
të caktuar të ekzekutimit të paraburgimit dhe ndaj të paraburgosurve.
Këto masa kanë të bëjnë sidomos:
- me kërkesën që procedura e arrestimit të përcaktohet me ligj;
- me nënvizimin laksativ të bazave për paraburgim;
Kushtet e përgjithshme për përcaktimin e paraburgimit janë:
- së pari ekzistimi i dyshimit të bazuar se personi i caktuar ka kryer vepër penale
- së dyti, se masat tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurit, pengimi i kryerjes së
veprave penale dhe zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale kanë qenë të
pamjaftueshme për ta siguruar prezencën e të pandehurit, për ta penguar përsëritjen e
veprës penale dhe për ta siguruar zhvillimin e suksesshëm të veprës penale
Kohëzgjatja e paraburgimit sipas aktvendimit të parë të gjykatës, i pandehuri
mund të mbahet më së shumti një muaj nga dita e arrestimit. Pas kësaj i pandehuri, mund
të mbahet në paraburgim por vetëm në bazë të aktvendimit për vazhdimin e paraburgimit.
Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm me propozim të prokurorit publik, kurse
aktvendimin për vazhdim e nxjerrë trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë. Lidhur me
këtë, KPPPK i cakton afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit në mënyrën në vijim:
- Para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj,
nëse procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me burgim më pak se
pesë vjet, gjegjësisht 6. muaj nëse procedura zbatohet për vepër penale të
dënueshme me burg më së paku pesë vjet.
Arrestimi i përkohshëm policor
Privimi i përkohshëm nga liria dhe ndalimi policor si masa të përkohshme dhe
afatshkurta paraqesin heqjen e lirisë personit për shkak të dyshimit se ka kryer
vepër penale.
- Privimi i përkohshëm nga liria-
- Kapja e befasishme në kryerje të veprës penale (in flagranti) nuk është arsye për
caktimin e paraburgimit, por është arsye për arrestim apo privim të përkohshëm
nga liria. Policia apo cilido person tjetër është i autorizuar ta arrestoj personin e
kapur në kryerje të veprës penale, e cila vepër ndiqet zyrtarisht (ex officio), apo
personin për të cilin është lëshuar fletarresti. Në rastin e cekur është i lejuar
arrestimi edhe pa urdhëresë të gjykatës. Personi i arrestuar nga qytetari që nuk
është pjesëtar i policisë, menjëherë duhet t’i dorëzohet policisë, ose kur kjo nuk
është e mundur, atëherë policia apo prokurori publik menjëherë duhet të
informohen për këtë.
Ndalimi policor
Procedura e paraparë për kufizimin e të drejtave në liri bazohet në përpjekjet që
përdorimi i cilësdo formë të dhunës duhet të jetë qysh në fillim e paraparë me ligj dhe në
pajtim me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut.
Së këndejmi, organi policor vetëm përkohësisht mund t’ia heq lirinë personit dhe ndalojë
atë nën kushtet në vijim:
(1) nëse ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale për të cilën vepër
duhet ndjekur zyrtarisht;
(2) nëse arrestimi dhe ndalimi janë të nevojshme për ta identifikuar personin, verifikuar
alibinë apo për t’i mbledhur informatat dhe provat lidhur me veprën konkrete penale;
dhe nëse ekziston arsye për ndrojtje se ai person mund t’i asgjësojë gjurmët e veprës
penale.
Personi i arrestuar duhet të informohet për shkaqet e arrestimit në gjuhën që ai e
kupton si dhe për të drejtat në vijim:
- për të drejtën që të heshtë dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje përveç dhënies së
shënimeve për identitetin e tij;
- për të drejtën që ti ofrohet ndihma falas e përkthyesit nëse nuk e kupton apo flet gjuhën
e cila flitet në polici;
- për të drejtën e ndihmës së mbrojtësit, që t’i sigurohet mbrojtësi nëse ai nuk është në
gjendje materiale ta paguaj ndihmën juridike;
- për të drejtën që ti informoj anëtarët e familjes ose personin tjetër gjegjës sipas
zgjidhjes së tij për arrestimin, dhe;
- për të drejtën që të gëzojë kontrollin dhe kujdesin mjekësor, përfshirë këtu edhe
mjekimin psikiatrik Marrja në pyetje pa mbrojte mund të bëhet vetëm nëse prokurori
publik apo policia vendosin se shtyrja e marrjes në pyetje do ta rrezikonte seriozisht
kryerjen e hetimit.
Aktgjykimi - është vendimi më i rëndësishëm i cili nxirret në procedurën penale dhe me
të vendoset për objektin themelor dhe sekondar në procedurën penale. Nxjerrja e
aktgjykimit është në kompetencë ekskluzive të gjykatës. Ligji njeh aktgjykim me të cilin
hedhet aktakuza, aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga aktakuza, dhe aktgjykim me
të cilin i akuzuari shpallet fajtor.
Aktvendimi - me aktvendim shqyrtohen shumë çështje gjatë procedurës që u përkasin
situatave të ndryshme procedurale (aktvendimi për paraburgimin, aktvendimi për fillimin
e hetimeve, aktvendimi për përjashtimin e gjyqtarit).
Urdhëresa - me urdhëresë zgjidhen çështjet që janë të lidhura për rrjedhën e procedurës
penale apo ndërmarrjen e veprimeve të caktuara procedurale (urdhëresa për arrest,
urdhëresa për bastisje, urdhëresa për masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, ejt.). Ligji
ka definuar formën dhe përmbajtjen e vendimeve në procedurën penale, qoftë kur
parashihet përmbajtja e tyre në përgjithësi (përmbajtja e aktgjykimit), qoftë kur
parashihet përmbajtja e atyre vendimeve në situatën e caktuar procedurale (p.sh.
përmbajtja e urdhëresës për arrest, përmbajtja e aktvendimit për paraburgim).
Aktgjykimi dhe aktvendimi duhet ta kenë arsyetimin, kurse urdhëresa nuk e përmban
arsyetimin
Forma e prerë dhe ekzekutueshmëria e vendimeve
Përmes formës së prerë vendimi gjyqësor merr përmbajtjen përfundimtare, kurse
procedura penale përfundimin final. Plotfuqishmëria formale do të thotë se vendimi i
gjykatës nuk mund të atakohet me mjete të rregullta juridike. Plotfuqishmëria materiale
do të thotë pamundësi e zhvillimit të procedurës së re penale për të njëjtën vepër penale
Aktvendimi, sipas rregullit ekzekutohet kur të ketë hyrë në fuqi. Ndërkaq, aktvendimi
mund të ekzekutohet edhe para marrjes së klauzolës së formës së prerë nëse është
rregulluar kështu, në mënyrë eksplicite me ligj, (caktimi i paraburgimit
Për faktet dhe llojet e fakteve
Që të mund të realizohen qëllimet e pranueshme shoqërore të procedurës penale
- që askush i pafajshëm të mos dënohet, kurse kryesit të veprës penale t’i shqiptohet
sanksioni penal nën kushtet a parapara me ligj dhe sipas procedurës ligjore - është e
nevojshme që në procedurën penale të vërtetohen plotësisht dhe në mënyrë të saktë faktet
që janë relevante për nxjerrjen e vendimit të drejtë ligjor dhe në bazë të gjendjes së tillë
faktike, të konstatuar, të zbatohet e drejta materiale dhe procedurale.
Indicet – janë fakte irelevante juridike, sepse prej tyre nuk varet zbatimi i normës
juridike dhe sepse kontribuojnë në mënyrë indirekte në vërtetimin e fakteve relevante
juridike. Prandaj vërtetimi indirekt i fakteve do të thotë se fakti relevant juridik është
vërtetuar përmes një a më shumë indiceve
Kallëzimi penal –nocioni dhe llojet
Me nocionin “kallëzim penale” në teorinë kriminalistike dhe juridike nënkuptojmë
çdo informatë të dhënë organit kompetentë lidhur me veprën penale e cila ndiqet
zyrtartarisht (ex officio). Kallëzimet penale në praktik mund të jenë anonime, me
pseudonime, gjegjësisht vetëkallëzime. Në bazë të përmbajtjes mund të jenë të plotë dhe
jo të plota, kurse sipas mënyrës së kallëzimit mund të jenë me gojë dhe me shkrim.
Kallëzimet i paraqesin policia ose personat juridik dhe fizik, këta të fundit mund të
paraqiten si të dëmtuar, dëshmitarë
Detyra për ta paraqitur veprën penale
Të gjitha organet publike janë të detyruara ta paraqesin veprën penale e cila ndiqet
zyrtarisht e lidhur me të cilën janë të informuar apo në ndonjë formë tjetër kanë ardhur
deri të njohuria për të. Me rastin e kallëzimit penal organet publike paraqesin provat të
cilat u janë të njohura dhe ndërmarrin hapa për ruajtjen e gjurmëve të veprës penale dhe
të objekteve në të cilat apo me të cilat është kryer vepra penale si dhe provave tjera
Paraqitja e kallëzimit penal.
Kallëzimi penal i paraqitet prokurorit kompetent publik në formë të shkruar,
përmes mjeteve teknike të komunikimit ose gojarisht. Nëse vepra penale paraqitet me
gojë, paraqitësi paralajmërohet për pasojat e paraqitjes së rrejshme të kallëzimit penal.
Paraqitja me gojë regjistrohet në procesverbal, kurse në rastet kur ajo bëhet me telefon
apo me mjete tjera të informimit, mbahet raport zyrtarë. Kallëzimet penale të paraqitura
gjykatës, policisë, apo prokurorit publik kompetent, merren dhe menjëherë përcillen
prokurorit publik competent
Paraqitja dhe plotësimi i kallëzimit
Në bazë të informatave të mbledhura policia bënë kallëzimin penal policor në të
cilin duhen të përfshihen provat e zbuluara gjatë procedurës së mbledhjes së informatave.
Ky kallëzim penal i dorëzohet prokurorit publik, së bashku me objektet, skicat,
fotografitë, raportet e marra, procesverbalet mbi masat dhe veprimet e ndërmarra,
shënimet zyrtare, deklaratat dhe materialet tjera të cilat do të mund t’i kontribuonin
zhvillimit efikas të procedures, nëse pas paraqitjes së kallëzimit penal, policia kupton për
faktet e reja, provat apo gjurmët e veprës penale, atëherë është e detyruar që vazhdimisht
t’i mbledh informatat e nevojshme dhe menjëherë t’ia dërgoj prokurorit publik raportin
lidhur me këtë si plotësim të kallëzimit penal policor. Nëse policia ka ndërmarrë masa
dhe veprime, kurse informatat e mbledhura nuk ofrojnë bazë për paraqitjen e kallëzimit
penal policor dhe nuk ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepër penale, policia prapë
i dërgon raport të posaçëm për këtë prokurorit publik.
Veprimi i prokurorit pas marrjes së kallëzimit penal
Posa ta ketë marrë kallëzimin penal prokurori publik mund të veproj në tri mënyra si
vijon:
a) ta hedhë poshtë kallëzimin penal;
b) të kërkoj plotësimin e tij në kuptim të mbledhjes së informatave të nevojshme dhe
të nxjerrë aktvendimin për fillimin e hetimit
Kështu prokurori publik e hedhë poshtë kallëzimin penal të policisë apo të personave
tjerë nëse nga raporti shihet qartë se:
1. nuk ekziston dyshimi i bazuar se personi i caktuar ka kryer vepër penale, përveç kur
besohet se hetimi i mëtejshëm policor mund të siguroj informata të mjaftueshme;
2. vepra e kallëzuar nuk është vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare;
3. vepra penale e kallëzuar është parashkruar;
4. vepra penale është përfshirë në amnisti ose me falje;
5. i dyshuari gëzon imunitet dhe heqja e tij nuk është e mundur ose nuk është bërë nga
autoriteti kompetent;
Kushtet për bastisje apo kontroll
Gjyqtari i procedurës paraprake mund ta urdhëroj bastisjen e shtëpisë, lokaleve tjera
dhe pasurisë së personave të caktuar nëse ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer
vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe nëse ekziston mundësia reale që
rezultati i bastisjes të jetë arrestimi i atij personi apo zbulimi dhe konfiskimi i provave të
rëndësishme për procedurën penale
Baza juridike dhe procedura e kontrollit
Autorizimin për dhënien e urdhrit për bastisje e ka ekskluzivisht gjyqtari i procedurës
paraprake, urdhri për bastisje apo kontroll jepet me aktvendim të formës së shkruar në
bazë të kërkesës me shkrim të prokurorit publik ose në rastet urgjente me kërkesë të
policisë gjyqësore, dhe ky urdhër përmban:
- identifikimin e personit kundër të cilit lëshohet urdhëresa;
- emërtimin e veprës penale lidhur me të cilën lëshohet urdhri;
- arsyetimin e bazës për dyshim dhe mundësi reale, në pajtim me këtë nen;
- përshkrimin e objektit i cili kërkohet me bastisje;
përshkrimin e posaçëm të personit, lokaleve dhe pronës të cilat do të bastisen dhe
informatat tjera të rëndësishme për kontroll.
Bastisja apo kontrolli pa urdhër të gjykatës
Nëse është e domosdoshme policia, nëse është e domosdoshme mund të hyjë në
shtëpi dhe lokale tjera të personit dhe ta kryej kontrollin në masën e duhur, nëse është e
domosdoshme edhe pa urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake:
1.nëse personi vullnetarisht dhe me vetëdije pajtohet me kontrollin; 2.nëse personi
thërret në ndihmë;
3.nëse kryerësi është kapur në kryerje të veprës penale duhet të arrestohet pas ndjekjes;
4.nëse arsyet e sigurisë së njerëzve dhe pasurisë e kërkojnë këtë dhe ; 5.nëse personi
kundër të cilit është dhënë urdhri për arrestim gjendet
në shtëpinë apo lokalet tjera
Konfiskimi i përkohshëm i sendeve apo objekteve
Konfiskimi i përkohshëm i objekteve apo sendeve karakterizohet si masë e
dhunës procedurale me karakter shumëfishë të ndryshëm, duke pas parasysh se me këtë
veprim argumentues:
- sigurohen provat e rëndësishme për zhvillimin e procedurës penale dhe nxjerrjen e
vendimit gjyqësor;
- garantohet siguria e njerëzve dhe pasurisë duke penguar kryerjen e veprës penale (që
kryerësi të mos e shfrytëzoj më tutje mjetin e rrezikshëm për kryerjen e veprave penale,
gjegjësisht për përsëritjen e tyre) dhe
mundëson zhvillimin efikas të procedurës penale meqenëse konfiskimi i përkohshëm
sidomos i pasurisë i kontribuon zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale dhe pengon
kriminalitetin

Contenu connexe

Tendances

E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleNasuf GËRMIZAJ
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetaredritashala
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike Refik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 

Tendances (20)

Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 

En vedette

E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te ShqipriseE Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te ShqipriseRefik Mustafa
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Refik Mustafa
 
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVESKUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVESRefik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITRefik Mustafa
 
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Refik Mustafa
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeRefik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseRefik Mustafa
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - TrashegemiaRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IRefik Mustafa
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 

En vedette (20)

E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te ShqipriseE Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
E Drejta Penale e R.Socialiste Te Shqiprise
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVESKUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
Testamenti i Akademikut Esat Stavileci
 
HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 

Similaire à E Drejta Penale Procedurale

Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciJURIST
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Durim Kërhanaj
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1Rilind Kastrati
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Ferdi Nuredini
 
Standardet e etikes_dhe_rregullat_e_sjelljes_se_prokurorit_6208
Standardet e etikes_dhe_rregullat_e_sjelljes_se_prokurorit_6208Standardet e etikes_dhe_rregullat_e_sjelljes_se_prokurorit_6208
Standardet e etikes_dhe_rregullat_e_sjelljes_se_prokurorit_6208EdytaAbruzzo
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseendritrrustemi9
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2kulla 2010
 
New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)Ardenia Flowers
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Ferdi Nuredini
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 

Similaire à E Drejta Penale Procedurale (20)

Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Gjyqesia
GjyqesiaGjyqesia
Gjyqesia
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
 
Standardet e etikes_dhe_rregullat_e_sjelljes_se_prokurorit_6208
Standardet e etikes_dhe_rregullat_e_sjelljes_se_prokurorit_6208Standardet e etikes_dhe_rregullat_e_sjelljes_se_prokurorit_6208
Standardet e etikes_dhe_rregullat_e_sjelljes_se_prokurorit_6208
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
 
Dispenc IV
Dispenc IVDispenc IV
Dispenc IV
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
 
New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 

Plus de Refik Mustafa

Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveRefik Mustafa
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseRefik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleRefik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorRefik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta RomakeRefik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoRefik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateRefik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 

Plus de Refik Mustafa (16)

Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 

E Drejta Penale Procedurale

  • 1. PYTJE PERGJIGJE E DREJTA E PROC. PENALE Tri degë të së drejtës:-e drejta penale (e drejta materiale penale apo e drejta penale në kuptimin e ngushtë të fjalës);- e drejta e procedurës penale( e drejta e procedurës penale apo formale penale); dhe- e drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale(e drejta e ekzekutive penale). Tërësia e veprimeve procedurale penale të cilën e ndërmarrin subjektet procedurale penale (personat dhe organet kompetente) në rast të ekzistimit të dyshimit se është kryer vepër penale në mënyrë që të realizohet qëllimi i pranueshëm shoqëror i reagimit ndaj kriminalitetit- paraqet procedurën penale. Veprat e ndëshkueshme ndahen në vepra penale, delikte ekonomike, Kundërvajtje dhe masa disiplinore, klasifikimi i procedurave ndëshkimore në procedurë penale; procedurë ndaj delikteve ekonomike; procedura e kundërvajtës procedura disiplinore Procedura penale në Kosovë mbështetet në parimet procedurale penale në vijim: Përcaktimin e së vërtetës materiale; Prezumimi i pafajësisë; Parimi in dubio pro reo; Parimi akuzator; Parimi i legalitetit me parimin oficiel; Parimi i oportunitetit; Parimi i procedurës së drejtë; Parimi i pavarësisë gjyqësore; Parimi i vlerësimit të lirë të provave; Parimi i përdorimit të gjuhës amtare; Parimi i “barazisë së armëve”; Parimi i transparencës; Parimi i kompensimit të dëmit dhe rehabilitimit Parimi oficiel dhe ndjekja penale Sipas këtij parimi, funksionin e ndjekjes penale e kryen organi kompetent sipas detyrës zyrtare (lat. ex officio) në interesin publik pavarësisht nga dëshira e personit i cili është i dëmtuar me veprën penale apo të ndonjë personi tjetër i cili do të kishte interes që në lëndën e caktuar të (mos) realizohet funksioni i ndjekjes penale. Parimi i legalitetit dhe oportunitetit të ndjekjes penale Parimi i legalitetit i ndjekjes penale nënkupton se prokurori publik është i detyruar ta fillojë ndjekjen penale nëse janë plotësuar kushtet ligjore, pa marrë parasysh qëndrimin e tij për atë se a është e nevojshme apo jo ndjekja penale. Parimi i dispozicionit të drejtën e ndjekjes penale ia lë vullnetit të personit të dëmtuar i cili këtë ndjekje e realizon përmes padisë private Parimi i imutabilitetit prokurori nuk mund të tërhiqet nga ndjekja penale por në procedurë mbetet domosdo deri në fund, përderisa nuk nxirret aktvendimi meritor i gjykatës për lëndën e gjykimit
  • 2. Parimi akuzator Sipas këtije parimi, procedura penale fillohet dhe kryhet vetëm sipas kërkesës së paditësit të autorizuar, Pa paditësin nuk ka procedurë, jo vetëm me rastin e fillimit të saj por edhe gjatë tërë fazave të procedurës. Paditësi mund të tërhiqet nga kërkesa e tij penale-juridike dhe me atë rast procedura penale ndërpritet Parimi kontradiktor-parimi kontradiktor iu mundëson palëve (Paditësit dhe të pandehurit) që para gjykatës t’i prezantojnë provat e tyre dhe argumentet për to, si dhe të deklarohen për provat e palës së kundërt para se ta ketë nxjerrë gjykata aktvendimin për objekte e shqyrtimit në procedure Parimi i konstatimit të vërtetës materiale Parimi i konstatimit të vërtetës materiale për fajësinë apo pafajësinë e personit kundër të cilit zbatohet procedura penale nuk është vetëm njëri nga parimet më të rëndësishme të procedurës penale por njëkohësisht është edhe njëri ndër qëllimet e procedurës penale Parimi i vlerësimit të lirë të provave Ky parim është i lidhur drejtpërdrejt me parimi e konstatimit të së vërtetës materiale në procedurën penale. Parimi i vlerësimit të lirë të provave nënkupton që gjykata vlerëson provat e paraqitura në pajtim me logjikën e saj dhe analizën psikologjike, në bazë të ligjshmërisë së mendimit njerëzor dhe në bazë të përvojave Parimi i prezantimit dhe vlerësimit të drejtpërdrejtë të provave Ky parim mbështetet në kërkesën që deklarimet e palëve, parashtrimi i prove dhe të gjitha veprimet tjera të nevojshme për formimin e vendimit duhet të jenë të prezantuara para gjykatës e cila do ta nxjerrë vendimin, ashtu që gjykata pa ndërmjetësimin e organeve tjera i merr përshtypjet shqisore për tërë materialin procedural mbi të cilin do të bazohet vendimi i saj. Parimi gojor Parimi gojor si njëri ndër parimet themelore të procedurës penale ka të bëjë me formën e ndërmarrjes së veprime procedurale penale. Sipas këtij parimi, të gjitha faktet dhe provat në të cilat bazohet aktgjykimi duhet të paraqiten në formë gojore në shqyrtimin gjyqësor Parimi i procedurës së drejtë Me dispozitën e nenit 6 të KEDNJ garantohet procedura e drejtë në lëndët penale si njëra ndër të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Parimi i procedurës së drejtë përfshinë një numër më të madh të të drejtave të çdo njeriu kundër të cilit zhvillohet procedura penale Parimi i prezumimit të pafajësisë dhe in dubio pro reo
  • 3. Një ndër parimet themelore në të cilat bazohet procedura bashkëkohore penale është parimi i prezumimit të pafajësisë. Në të drejtën vendore procedurale supozimi (Prezumimi) i pafajësisë është i definuar në pajtim me dokumentet ndërkombëtare në mënyrë që secili person i dyshuar apo i akuzuar se ka kryer vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të mos vërtetohet fajësia e tij me vendimin e formës së prerë të gjykatës Parimi ne bis in idem Ndalimi i gjykimit të sërishëm për të njëjtën çështje penale është e shprehur përmes parimit ne bis in idem. Dokumentet ndërkombëtare parashohin që askush nuk mund të gjykohet përsëri, gjegjësisht askush nuk mund të dënohet përsëri në procedurën penale të të njëjtit shtet për vepër penale për të cilën ka qenë i liruar me vendimin e formës së prerë, apo i dënuar në pajtim me ligjin dhe procedurën penale të atij shteti. GJYKATA Gjykata e kryen funksionin gjyqësor si një nga funksionet esenciale të shoqërisë së organizuar njerëzore. Funksioni gjyqësor reflektohet në zbatimin e sistemit të caktuar të normave juridike mbi marrëdhëniet konkrete shoqërore. Duke zbatuar sistemin e caktuar të normave juridike mbi marrëdhëniet konkrete shoqërore, gjykata shqyrton kundërthëniet në shoqëri dhe zgjidh konfliktin e interesave përmes prizmës së kontesteve gjyqësore. Funksioni themelor i gjykatës në procedurën penale është që ajo si organ i pavarur dhe i paanshëm në procedurën e paraparë me ligj të vendos se a ka kryer vepër penale i pandehuri dhe ta zbatoj të drejtën pozitive penale. Për funksionin gjyqësor në procedurën penale të Kosovës, janë kompetente gjykatat e rregullta: gjykatat komunale, gjykatat e qarkut dhe Gjykata Supreme e Kosovës. Parimi i paanshmërisë dhe pavarësisë gjyqësore: KEDNJ parasheh që secili ka të drejtë që për aktakuzën e drejtuar kundër tij të kërkoj që të vendosë gjykata e paanshme dhe e pavarur Nga pozita juridike e gjyqtarit, profesionalizmi i tij dhe “pjekuria morale”, si kushte themelore të paanshmërisë së tij, varet se si do të realizohet në praktikë pavarësia dhe paanshmëria e gjykatës penale. Parimi i ligjshmërisë: Ky parim është në lidhje të ngushtë me parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatës. Në të vërtetë gjykatat janë të detyruara të gjykojnë në bazë të ligjit. Në këtë kuptim, gjyqtarët gjykojnë vetëm sipas bindjes së tyre të lirë gjyqësore të bazuar në dispozitat ligjore; Parimi i emërimit dhe shkarkimit: Ky parim përfshinë kushtet për përzgjedhjen e kandidatëve në funksionin gjyqësor, emërimin, avancimin në shërbim dhe ndërprerjen e titullit të gjyqtarit. Në pajtim me këtë parim, për të gjitha çështjet e përmendura duhet të vendosë organi i cili është i pavarur nga pushteti ekzekutiv apo pushteti legjislativ, në bazë të ligjit dhe në kuadër të procedurës së paraparë me ligj.34 ; - Parimi i kolegjialitetit: Ky parim ka të bëjë me organizimin e brendshëm të gjykatës dhe mendrën e
  • 4. punës së gjykatës. Sipas këtij parimi gjykata komunale gjykon në trupin gjykues të përbërë nga një gjyqtarë dhe dy gjyqtarë porotë. Gjykata e Qarkut gjykon në trup gjykues të përbërë nga një gjyqtarë dhe dy gjyqtarë porotë, gjegjësisht për veprat e rënda penale në trup gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë dhe tre gjyqtarë porotë. Në shkallën e dytë gjykon nga tre, pesë gjyqtarë, kurse në shkallën e tretë gjykon kolegji gjykues i përbërë nga tre, gjegjësisht pesë anëtarë (gjyqtarë profesionist). Me këtë parim është paraparë edhe përjashtimi për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me burg deri në tri vjet apo gjoba me të holla si dënim kryesor meqenëse për ato vepra penale gjykon gjyqtari individual në gjykatën komunale. Parimi i shumëshkallshmërisë: Ky parim nënkupton atë që për një çështje penale vendosin shumë gjykata, do të thotë gjykata të ulëta dhe të larta ( në procedurë sipas ankesës). Për përcaktimin e kompetencës gjyqësore aplikohen kriteret si vijon: a).Karakteri dhe pesha e veprës penale dhe dënimi i paraparë e mundësojnë përcaktimin e kompetencës reale. Bazë për përcaktimin e kësaj kompetence pra është vepra penale. Kompetenca reale mundëson që veprat penale t’u dorëzohen për gjykim gjykatave komunale apo gjykatave të qarkut; b). Ndarja e punës midis gjykatave të të njëjtit lloj (p.sh. komunale ) është e mundur në bazë të lidhjes e cila ekziston ndërmjet veprës penale, kryesit të saj dhe vendit të caktuar (territorit) bazë për përcaktimin e kësaj kompetence është vendi për të cilin është e lidhur vepra penale apo kryesi i saj. Kjo kompetencë quhet kompetencë vendore apo territoriale; c). ndarja e procedurës penale në faza apo funksione të cilat gjyqtari i ka gjatë procedurës penale dhe e që mundëson përcaktimin e kompetencës funksionale. Përfundimisht, edhe cilësia e të pandehurit mund të ketë rëndësi për përcaktimin e kompetencës. Në rast të tillë bëhet fjalë për kompetencën personale. Kjo kompetencë vije në shprehje në procedurën ndaj të miturve. Kompetenca reale Kompetenca reale është e drejtë dhe detyrë e paraparë me ligj, e llojit të caktuar të gjykatave, për të gjykuar për veprat e caktuara penale, varësisht nga pesha e tyre. Pesha e veprës penale është shprehur përmes dënimit i cili për disa vepra penale është paraparë me ligjin penal. Në këtë kuptim gjykatat komunale janë kompetente që të gjykojnë për veprat penale për të cilat është paraparë si dënim kryesor gjoba me të holla apo dënimi me burg deri në 5 vjet, përveç në rastet kur për ato vepra penale është kompetente Gjykata e Qarkut. Gjykatat e Qarkut Janë kompetente të gjykojnë për veprat penale për të cilat është paraparë dënimi së paku 5 vjet heqje lirie apo me burg afatgjatë si dhe për veprat tjera të cilat sipas ligjit janë kompetencë e gjykatës së Qarkut (neni 23).
  • 5. Kompetenca territoriale Kompetenca vendore është e drejtë dhe detyrë e gjykatës kompetencë lëndore që të ndërmarrë veprime procedurale penale dhe të gjykoj veprën e caktuar penale për shkak të ndërlidhjes specifike të veprës penale me kryesin e saj nga njëra anë dhe të territorit në të cilin gjendet gjykata. Kompetencat e zakonshme territoriale Kompetencat territoriale sipas rregullit i jepet gjykatës në territorin e së cilës është kryer vepra penale ose është tentuar, apo është shkaktuara pasoja. Kjo kompetencë primare e zakonshme territoriale duhet të mundësojë zhvillimin sa më të lehtë të procedurës penale meqenëse në territorin e asaj gjykate gjenden mjetet e nevojshme argumentuese. Vendi i kryerjes së veprës penale përcaktohet me dispozitat e së drejtës materiale penale. Nëse vepra penale është kryer, ose është tentuar të kryhet apo janë shkaktuar pasojat e asaj vepre në territorin të cilin e mbulojnë shumë gjykata apo në kufijtë e atij territori, atëherë gjykata e cila e fillon e para procedurën si përgjigje në kërkesë të paditësit të autorizuar do të jetë edhe kompetente Kompetencat e jashtëzakonshme territoriale Krahas rregullave të kompetencës së zakonshme territoriale, në KPPPK janë dhënë edhe kriteret plotësuese për caktimin e gjykatës kompetente territoriale dhe me atë rast fjala është për kompetencat territoriale të jashtëzakonshme. Zbatimi i normave për kompetencat territoriale të jashtëzakonshme lejohet vetëm nëse kompetenca territoriale nuk mund të përcaktohet sipas rregullave për kompetencat e zakonshme territoriale. KPPPK ka dispozita të posaçme për kompetencat sipas vendimit të gjykatës (Gjykatës Supreme të Kosovës, neni 32), kompetencën e deleguar (bartja e kompetencës territoriale për shkaqe ligjore apo reale ose nëse është e qartë se ashtu do të zhvillohet procedura shumë më lehtë, apo nëse ekzistojnë arsyet tjera esenciale, dhe kompetenca sipas koneksitetit (rregulla e kësaj kompetence zbatohet atëherë kur ekziston lidhja ndërmjet shumë veprave penale në pikëpamje të të cilave duhet të zhvillohet procedurë unike penale dhe të nxirret një aktgjykim Kompetenca funksionale Kompetenca funksionale është e drejtë dhe detyrë e gjykatës që të ndërmerr veprime të caktuar procedurale penale gjatë procedurës konkrete penale, funksionin e gjykimit në shkallën e parë e kryen gjyqtari individual (për veprat penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në 3 vjet, apo dënimi me gjobë si dënim kryesor) dhe kolegjet e përziera për vepra të rënda penale. Në procedurën e shkallës së dytë gjykatat gjykojnë në përbërje kolegjiale. Në shkallën e tretë gjithashtu vendosin kolegjet gjyqësore. Sipas ligjit janë të ndara edhe aktivitetet e gjyqtarit të procedurës paraprake (në procedurën hetimore), gjyqtarit për konfirmimin e aktakuzës (në stadin e aktakuzës), apo kryetarit të kolegjit gjyqësor (në seancën kryesore). Kompetenca personale Në pikëpamje të kompetencës personale është e nevojshme të përfundohet se cilësia e të pandehurit si kryes i supozuar i veprës penale ka rëndësi për përcaktimin e
  • 6. kompetencës gjyqësore. Lidhur me këtë, kompetenca e përmendur vije në shprehje në procedurën ndaj të miturve, sepse për ndërmarrjen e veprimeve procedurale penale dhe gjykimin e veprave penale të personave të mitur është kompetent gjyqtari për të mitur dhe trupi gjykues për të mitur në shkallën e parë, gjegjësisht në gjykatën e shkallës së dytë PROKURORI- Paditësi i autorizuar në procedurën penale. Në pajtim me parimin akuzator, funksioni i ndjekjes penale i është besuar paditësit të autorizuar. Paditësi i autorizuar kërkon nga gjykata që në procedurën penale ta vërtetoj se a është kryer vepra penale; personi i akuzuar a është kryesi i asaj vepre; a është përgjegjës penalisht dhe a mund të zbatohen ndaj tij sanksionet penale akuza penale është aktivitet procedural i paditësit të autorizuar e cila ka të bëjë me veprimet e llojllojshme procedurale, me të cilat nga gjykata kërkohet që në procedurën penale të konstatojë ekzistimin e kallëzimit penal-juridik dhe varësisht nga rezultati i këtij konstatimi, ndaj personit të akuzuar të zbatohen sanksionet gjegjëse penale Të drejtat dhe detyrat e prokurorit publik në procedurën penale. Prokuroria publike është organ i pavarur përgjegjës për hetimin e veprave penale, për ndjekjen penale të akuzuarve për veprat e kryera penale të cilat ndjekjen sipas detyrës zyrtare (ex officio), apo sipas kërkesës së palës së dëmtuar, mbikëqyrjen e punës së policisë gjyqësore me rastin e kryerjes së hetimit dhe mbledhjes së provave dhe informatave. Prokurori publik është i detyruar që ti shqyrtoj provat dhe faktet të cilat e rëndojnë si dhe ato të cilat janë në dobi të të pandehurit, të sigurojë që hetimi të kryhet me respektimin e plotë të të drejtave të pandehurit dhe që të mbledhja e provave të mos vij duke shkelur dispozitat e procedurës penale I dëmtuari si paditës dhe paditësi privat Sipas parimit të legalitetit të ndjekjes penale prokurori publik është i detyruar ta filloj ndjekjen penale kur për këtë ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Prokurori publik në rastin konkret mund të mos e filloj procedurën penale ose në rastin e procedurës tashmë të filluar të ndjekjes të tërhiqet. Nëse prokurori publik konsideron se nuk ka bazë për fillimin apo vazhdimin e procedurës penale, atëherë rolin e tij mund ta marrë pala e dëmtuar nën kushtet e caktuara ligjore Nocioni “i dyshuar”; i pandehur” dhe “i akuzuar” “I dyshuari” është personi për të cilin policia apo organi i ndjekjes penale me arsye dyshon se ka kryer vepër penale, por që kundër tij nuk është filluar vepra penale. “i pandehuri” është personi kundër të cilit zhvillohet procedura penale. “i akuzuari” është personi kundër të cilit aktakuza është bërë e plotfuqishme; është paraqitur padi private apo propozim-akuza dhe është caktuar shqyrtimi gjyqësor. “i dënuari” është personi i cili me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës është shpallur fajtorë për veprën e kryer penale. Shprehja “i pandehur” përdorët gjithashtu si shprehje e përgjithshme edhe për të pandehurin, të akuzuarin dhe të dënuarin. Çdo kryes i veprës penale nuk mund të jetë i pandehur. Kështu p.sh. procedura penale nuk mund të zhvillohet kundër personit i cili
  • 7. gëzon imunitet penal dhe material juridik, apo imunitet procedural penal (te imuniteti procedural penal, derisa prokurori publik të mos e merr lejen e nevojshme nga organi kompetent, si dhe as kundër personit i cili në momentin e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur 14 vjet E drejta për tu mbrojtur dhe llojet e mbrojtjes E drejta për tu mbrojtur për të pandehurin është e drejta më e rëndësishme, sepse nga ajo burojnë edhe të drejtat tjera të tij. Mbrojtja paraqet aktivitetin procedural i cili është i drejtuar në mohimin e aktakuzës në tërësi apo pjesërisht, në vërtetimin e fakteve në dobi të pandehurit si dhe në zbatimin e atyre normave juridike të cilat për të pandehurin janë më të volitshme. Në procedurën penale na paraqiten dy lloj mbrojtjeje: Mbrojtja materiale apo mbrojtja personale (mbrojtja të cilën i pandehuri e ndërmerr vet); Mbrojtja formale apo mbrojtja profesionale (mbrojtja me ndihmën profesionale të mbrojtësit). Mbrojtja materiale (personale) është ajo mbrojtje të cilën e ndërmerr vet i pandehuri në atë mënyrë që jep dëshminë (nëse dëshiron), pyet dëshmitarët dhe ekspertët, propozon prova, jep fjalën përfundimtare në shqyrtimin gjyqësor, paraqet kundërshtime apo mjete juridike. I pandehuri mund ta realizoj edhe të drejtën për mbrojtje personale jo vetëm me rastin e marrjes në pyetje por edhe gjatë tërë procedurës penale duke i shfrytëzuar mjetet juridike të parapara me ligj Mbrojtja formale- Mbrojtësi i pandehuri ka të drejtë të mbrohet edhe me anë të ndihmës profesionale të mbrojtësit. Konsiderohet se mbrojtja me ndihmën e mbrojtësit siguron barazinë e të pandehurit me paditësin e autorizuar në kuptim të parimit të “barazisë së armëve”. Mbrojtja, të cilën të pandehurit ia ofron mbrojtësi që ai vet e zgjedh apo ia cakton gjykata, kur me ligj parashihet mbrojtja e detyrueshme, quhet mbrojtje formale. Të drejtat dhe detyrat e mbrojtësit Gjatë zhvillimit të procedurës penale mbrojtësi i ka të drejta dhe detyra të caktuara. Të drejtat dhe detyrat e mbrojtësit janë kanë të bëjnë me mbrojtjen efikase dhe korrekte gjatë tërë procedurës penale. Mbrojtësi ka të drejtat e njëjta sikurse i pandehuri, përveç atyre që janë të rezervuara në mënyrë eksplicite vetëm për të pandehurin. Mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë lirisht me të pandehurin, me gojë dhe me shkrim, nën kushtet të cilat garantojnë konfidencialitet. Mbrojtësi ka të drejtë të informohet që në fillim për vendin dhe kohën e ndërmarrjes së çfarëdo veprimi hetimor si dhe të merr pjesë në të dhe t’i shikojë procesverbalet dhe provat që i përkasin lëndës penale Nocioni i “dëmtuar”dhe “pozitë në procedurën penale” Personi e drejta personale apo materiale e të cilit është shkelur apo rrezikuar me vepër penale, quhet i dëmtuar, me vepër penale mund të jetë i dëmtuar si personi fizik
  • 8. ashtu edhe personi juridik. Urdhërarresti Urdhërarrestin e lëshon gjyqtari i procedurës paraprake apo kryetari i trupit gjykues. Urdhërarresti lëshohet sipas detyrës zyrtare me kërkesë të prokurorit publik, kurse në rrethanat urgjente edhe me kërkesë të policisë. Arsyet e lëshimit të urdhërarrestit janë: - Nëse ekzistojnë kushtet për përcaktimin e paraburgimit; - Nëse i pandehuri i ftuar me thirrje të rregullt nuk vjen, kurse edhe mosardhjen nuk e arsyeton; -Nëse nuk ka qenë e mundur të dërgohet thirrja e rregullt, kurse nga rrethanat rezulton qartë se i pandehuri i shmanget pranimit të thirrjes Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin Kjo masë ka të bëjë me premtimin e të pandehurit para gjykatës e cila zhvillon procedurën, se nuk do të fshehët dhe pa lejen e gjykatës nuk do ta braktisë vendqëndrimin. Këtë vendim gjykata mund kërkoj nga i pandehuri nëse ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer vepër penale dhe ekzistojnë arsyet që të dyshohet se i pandehuri mund të fshehët apo të shkoj në vend të panjohur, ose ta lëshoj Kosovën, gjatë procedurës penale (Neni 271. par. 1). I pandehuri me rastin e dhënies së premtimit do të paralajmërohet se kundër tij mund të caktohet paraburgimi gjyqësor, nëse këtë obligim e shkel. Premtimi i të pandehurit futet në procesverbal. Të pandehurit i cili e ka dhënë këtë premtim, mund t’i konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit. Ndalimi për t’iu afruar vendit dhe personit të caktuar Gjykata mund t’ia ndalojë të pandehurit që t’i afrohet vendit apo personit të caktuar nën kushtet si vijon: 1) nëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale; 2) nëse ekzistojnë arsyet se do t’i asgjësoj, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale; nëse rrethanat e posaçme tregojnë se i pandehuri do ta pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, të dëmtuarin apo në pjesëmarrës tjerë apo pesha e veprës penale, mënyrat ose rrethanat nën të cilat është kryer ajo, karakteristikat personale, sjellja në të kaluarën, ambienti dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri, ose disa rrethana tjera personale tregojnë për rrezikun që i pandehuri mund ta përsërisë veprën penale, të tentoj kryerjes së veprës penale, apo të kryej vepër penale duke kërcënuar se do ta kryej atë. Arresti shtëpiak Konform parimit të proporcionalitetit, KPPPK parasheh llojin e posaçëm të paraburgimit-arrestin shtëpiak. Për dallim nga paraburgimi gjyqësor, me arrest shtëpiak kufizohet liria personale në atë mënyrë që të pandehurit i ndalohet braktisja e dhomave në të cilat jeton përkohësisht apo me kohë të pacaktuar, gjegjësisht entin publik të mjekimit apo përkujdesit. Për arrestin shtëpiak vendos gjykata nën kushtet si vijon: Nëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale;
  • 9. Nëse ekzistojnë rrethanat për përcaktimin e paraburgimit gjyqësor. Duke e shqiptuar këtë masë gjykata mund t’ia kufizojë apo ndalojë të pandehurit kontaktin me personat të cilët nuk jetojnë me të, gjegjësisht me personat të cilët i pandehuri nuk i mban Paraburgimi Paraburgimi si arrest preventiv paraqet mbajtjen e dhunshme të të pandehurit në vend të caktuar i cili sigurohet me roje apo lloj tjetër të mbikëqyrjes duke zbatuar regjim të caktuar të ekzekutimit të paraburgimit dhe ndaj të paraburgosurve. Këto masa kanë të bëjnë sidomos: - me kërkesën që procedura e arrestimit të përcaktohet me ligj; - me nënvizimin laksativ të bazave për paraburgim; Kushtet e përgjithshme për përcaktimin e paraburgimit janë: - së pari ekzistimi i dyshimit të bazuar se personi i caktuar ka kryer vepër penale - së dyti, se masat tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurit, pengimi i kryerjes së veprave penale dhe zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale kanë qenë të pamjaftueshme për ta siguruar prezencën e të pandehurit, për ta penguar përsëritjen e veprës penale dhe për ta siguruar zhvillimin e suksesshëm të veprës penale Kohëzgjatja e paraburgimit sipas aktvendimit të parë të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet më së shumti një muaj nga dita e arrestimit. Pas kësaj i pandehuri, mund të mbahet në paraburgim por vetëm në bazë të aktvendimit për vazhdimin e paraburgimit. Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm me propozim të prokurorit publik, kurse aktvendimin për vazhdim e nxjerrë trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë. Lidhur me këtë, KPPPK i cakton afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit në mënyrën në vijim: - Para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj, nëse procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me burgim më pak se pesë vjet, gjegjësisht 6. muaj nëse procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me burg më së paku pesë vjet. Arrestimi i përkohshëm policor Privimi i përkohshëm nga liria dhe ndalimi policor si masa të përkohshme dhe afatshkurta paraqesin heqjen e lirisë personit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale. - Privimi i përkohshëm nga liria- - Kapja e befasishme në kryerje të veprës penale (in flagranti) nuk është arsye për caktimin e paraburgimit, por është arsye për arrestim apo privim të përkohshëm nga liria. Policia apo cilido person tjetër është i autorizuar ta arrestoj personin e kapur në kryerje të veprës penale, e cila vepër ndiqet zyrtarisht (ex officio), apo personin për të cilin është lëshuar fletarresti. Në rastin e cekur është i lejuar arrestimi edhe pa urdhëresë të gjykatës. Personi i arrestuar nga qytetari që nuk është pjesëtar i policisë, menjëherë duhet t’i dorëzohet policisë, ose kur kjo nuk është e mundur, atëherë policia apo prokurori publik menjëherë duhet të informohen për këtë. Ndalimi policor Procedura e paraparë për kufizimin e të drejtave në liri bazohet në përpjekjet që përdorimi i cilësdo formë të dhunës duhet të jetë qysh në fillim e paraparë me ligj dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
  • 10. Së këndejmi, organi policor vetëm përkohësisht mund t’ia heq lirinë personit dhe ndalojë atë nën kushtet në vijim: (1) nëse ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale për të cilën vepër duhet ndjekur zyrtarisht; (2) nëse arrestimi dhe ndalimi janë të nevojshme për ta identifikuar personin, verifikuar alibinë apo për t’i mbledhur informatat dhe provat lidhur me veprën konkrete penale; dhe nëse ekziston arsye për ndrojtje se ai person mund t’i asgjësojë gjurmët e veprës penale. Personi i arrestuar duhet të informohet për shkaqet e arrestimit në gjuhën që ai e kupton si dhe për të drejtat në vijim: - për të drejtën që të heshtë dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje përveç dhënies së shënimeve për identitetin e tij; - për të drejtën që ti ofrohet ndihma falas e përkthyesit nëse nuk e kupton apo flet gjuhën e cila flitet në polici; - për të drejtën e ndihmës së mbrojtësit, që t’i sigurohet mbrojtësi nëse ai nuk është në gjendje materiale ta paguaj ndihmën juridike; - për të drejtën që ti informoj anëtarët e familjes ose personin tjetër gjegjës sipas zgjidhjes së tij për arrestimin, dhe; - për të drejtën që të gëzojë kontrollin dhe kujdesin mjekësor, përfshirë këtu edhe mjekimin psikiatrik Marrja në pyetje pa mbrojte mund të bëhet vetëm nëse prokurori publik apo policia vendosin se shtyrja e marrjes në pyetje do ta rrezikonte seriozisht kryerjen e hetimit. Aktgjykimi - është vendimi më i rëndësishëm i cili nxirret në procedurën penale dhe me të vendoset për objektin themelor dhe sekondar në procedurën penale. Nxjerrja e aktgjykimit është në kompetencë ekskluzive të gjykatës. Ligji njeh aktgjykim me të cilin hedhet aktakuza, aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga aktakuza, dhe aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor. Aktvendimi - me aktvendim shqyrtohen shumë çështje gjatë procedurës që u përkasin situatave të ndryshme procedurale (aktvendimi për paraburgimin, aktvendimi për fillimin e hetimeve, aktvendimi për përjashtimin e gjyqtarit). Urdhëresa - me urdhëresë zgjidhen çështjet që janë të lidhura për rrjedhën e procedurës penale apo ndërmarrjen e veprimeve të caktuara procedurale (urdhëresa për arrest, urdhëresa për bastisje, urdhëresa për masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, ejt.). Ligji ka definuar formën dhe përmbajtjen e vendimeve në procedurën penale, qoftë kur parashihet përmbajtja e tyre në përgjithësi (përmbajtja e aktgjykimit), qoftë kur parashihet përmbajtja e atyre vendimeve në situatën e caktuar procedurale (p.sh. përmbajtja e urdhëresës për arrest, përmbajtja e aktvendimit për paraburgim). Aktgjykimi dhe aktvendimi duhet ta kenë arsyetimin, kurse urdhëresa nuk e përmban arsyetimin Forma e prerë dhe ekzekutueshmëria e vendimeve
  • 11. Përmes formës së prerë vendimi gjyqësor merr përmbajtjen përfundimtare, kurse procedura penale përfundimin final. Plotfuqishmëria formale do të thotë se vendimi i gjykatës nuk mund të atakohet me mjete të rregullta juridike. Plotfuqishmëria materiale do të thotë pamundësi e zhvillimit të procedurës së re penale për të njëjtën vepër penale Aktvendimi, sipas rregullit ekzekutohet kur të ketë hyrë në fuqi. Ndërkaq, aktvendimi mund të ekzekutohet edhe para marrjes së klauzolës së formës së prerë nëse është rregulluar kështu, në mënyrë eksplicite me ligj, (caktimi i paraburgimit Për faktet dhe llojet e fakteve Që të mund të realizohen qëllimet e pranueshme shoqërore të procedurës penale - që askush i pafajshëm të mos dënohet, kurse kryesit të veprës penale t’i shqiptohet sanksioni penal nën kushtet a parapara me ligj dhe sipas procedurës ligjore - është e nevojshme që në procedurën penale të vërtetohen plotësisht dhe në mënyrë të saktë faktet që janë relevante për nxjerrjen e vendimit të drejtë ligjor dhe në bazë të gjendjes së tillë faktike, të konstatuar, të zbatohet e drejta materiale dhe procedurale. Indicet – janë fakte irelevante juridike, sepse prej tyre nuk varet zbatimi i normës juridike dhe sepse kontribuojnë në mënyrë indirekte në vërtetimin e fakteve relevante juridike. Prandaj vërtetimi indirekt i fakteve do të thotë se fakti relevant juridik është vërtetuar përmes një a më shumë indiceve Kallëzimi penal –nocioni dhe llojet Me nocionin “kallëzim penale” në teorinë kriminalistike dhe juridike nënkuptojmë çdo informatë të dhënë organit kompetentë lidhur me veprën penale e cila ndiqet zyrtartarisht (ex officio). Kallëzimet penale në praktik mund të jenë anonime, me pseudonime, gjegjësisht vetëkallëzime. Në bazë të përmbajtjes mund të jenë të plotë dhe jo të plota, kurse sipas mënyrës së kallëzimit mund të jenë me gojë dhe me shkrim. Kallëzimet i paraqesin policia ose personat juridik dhe fizik, këta të fundit mund të paraqiten si të dëmtuar, dëshmitarë Detyra për ta paraqitur veprën penale Të gjitha organet publike janë të detyruara ta paraqesin veprën penale e cila ndiqet zyrtarisht e lidhur me të cilën janë të informuar apo në ndonjë formë tjetër kanë ardhur deri të njohuria për të. Me rastin e kallëzimit penal organet publike paraqesin provat të cilat u janë të njohura dhe ndërmarrin hapa për ruajtjen e gjurmëve të veprës penale dhe të objekteve në të cilat apo me të cilat është kryer vepra penale si dhe provave tjera Paraqitja e kallëzimit penal. Kallëzimi penal i paraqitet prokurorit kompetent publik në formë të shkruar, përmes mjeteve teknike të komunikimit ose gojarisht. Nëse vepra penale paraqitet me gojë, paraqitësi paralajmërohet për pasojat e paraqitjes së rrejshme të kallëzimit penal. Paraqitja me gojë regjistrohet në procesverbal, kurse në rastet kur ajo bëhet me telefon apo me mjete tjera të informimit, mbahet raport zyrtarë. Kallëzimet penale të paraqitura
  • 12. gjykatës, policisë, apo prokurorit publik kompetent, merren dhe menjëherë përcillen prokurorit publik competent Paraqitja dhe plotësimi i kallëzimit Në bazë të informatave të mbledhura policia bënë kallëzimin penal policor në të cilin duhen të përfshihen provat e zbuluara gjatë procedurës së mbledhjes së informatave. Ky kallëzim penal i dorëzohet prokurorit publik, së bashku me objektet, skicat, fotografitë, raportet e marra, procesverbalet mbi masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare, deklaratat dhe materialet tjera të cilat do të mund t’i kontribuonin zhvillimit efikas të procedures, nëse pas paraqitjes së kallëzimit penal, policia kupton për faktet e reja, provat apo gjurmët e veprës penale, atëherë është e detyruar që vazhdimisht t’i mbledh informatat e nevojshme dhe menjëherë t’ia dërgoj prokurorit publik raportin lidhur me këtë si plotësim të kallëzimit penal policor. Nëse policia ka ndërmarrë masa dhe veprime, kurse informatat e mbledhura nuk ofrojnë bazë për paraqitjen e kallëzimit penal policor dhe nuk ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepër penale, policia prapë i dërgon raport të posaçëm për këtë prokurorit publik. Veprimi i prokurorit pas marrjes së kallëzimit penal Posa ta ketë marrë kallëzimin penal prokurori publik mund të veproj në tri mënyra si vijon: a) ta hedhë poshtë kallëzimin penal; b) të kërkoj plotësimin e tij në kuptim të mbledhjes së informatave të nevojshme dhe të nxjerrë aktvendimin për fillimin e hetimit Kështu prokurori publik e hedhë poshtë kallëzimin penal të policisë apo të personave tjerë nëse nga raporti shihet qartë se: 1. nuk ekziston dyshimi i bazuar se personi i caktuar ka kryer vepër penale, përveç kur besohet se hetimi i mëtejshëm policor mund të siguroj informata të mjaftueshme; 2. vepra e kallëzuar nuk është vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare; 3. vepra penale e kallëzuar është parashkruar; 4. vepra penale është përfshirë në amnisti ose me falje; 5. i dyshuari gëzon imunitet dhe heqja e tij nuk është e mundur ose nuk është bërë nga autoriteti kompetent; Kushtet për bastisje apo kontroll Gjyqtari i procedurës paraprake mund ta urdhëroj bastisjen e shtëpisë, lokaleve tjera dhe pasurisë së personave të caktuar nëse ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe nëse ekziston mundësia reale që rezultati i bastisjes të jetë arrestimi i atij personi apo zbulimi dhe konfiskimi i provave të rëndësishme për procedurën penale Baza juridike dhe procedura e kontrollit Autorizimin për dhënien e urdhrit për bastisje e ka ekskluzivisht gjyqtari i procedurës paraprake, urdhri për bastisje apo kontroll jepet me aktvendim të formës së shkruar në bazë të kërkesës me shkrim të prokurorit publik ose në rastet urgjente me kërkesë të policisë gjyqësore, dhe ky urdhër përmban: - identifikimin e personit kundër të cilit lëshohet urdhëresa; - emërtimin e veprës penale lidhur me të cilën lëshohet urdhri;
  • 13. - arsyetimin e bazës për dyshim dhe mundësi reale, në pajtim me këtë nen; - përshkrimin e objektit i cili kërkohet me bastisje; përshkrimin e posaçëm të personit, lokaleve dhe pronës të cilat do të bastisen dhe informatat tjera të rëndësishme për kontroll. Bastisja apo kontrolli pa urdhër të gjykatës Nëse është e domosdoshme policia, nëse është e domosdoshme mund të hyjë në shtëpi dhe lokale tjera të personit dhe ta kryej kontrollin në masën e duhur, nëse është e domosdoshme edhe pa urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake: 1.nëse personi vullnetarisht dhe me vetëdije pajtohet me kontrollin; 2.nëse personi thërret në ndihmë; 3.nëse kryerësi është kapur në kryerje të veprës penale duhet të arrestohet pas ndjekjes; 4.nëse arsyet e sigurisë së njerëzve dhe pasurisë e kërkojnë këtë dhe ; 5.nëse personi kundër të cilit është dhënë urdhri për arrestim gjendet në shtëpinë apo lokalet tjera Konfiskimi i përkohshëm i sendeve apo objekteve Konfiskimi i përkohshëm i objekteve apo sendeve karakterizohet si masë e dhunës procedurale me karakter shumëfishë të ndryshëm, duke pas parasysh se me këtë veprim argumentues: - sigurohen provat e rëndësishme për zhvillimin e procedurës penale dhe nxjerrjen e vendimit gjyqësor; - garantohet siguria e njerëzve dhe pasurisë duke penguar kryerjen e veprës penale (që kryerësi të mos e shfrytëzoj më tutje mjetin e rrezikshëm për kryerjen e veprave penale, gjegjësisht për përsëritjen e tyre) dhe mundëson zhvillimin efikas të procedurës penale meqenëse konfiskimi i përkohshëm sidomos i pasurisë i kontribuon zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale dhe pengon kriminalitetin