SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  188
Télécharger pour lire hors ligne
E DREJTA
TRASHËGIMORECIKËL LEKSIONESH
Lindja e se Drejtes Trashëgimore
Elementet e se drejtes Trashëgimore i hasim ne bashkesine e pare
primitive
-Me vonë edhe në Romën e Lashtë dhe në Greqinë antike sendet
personale: varrosëshin në varreza bashkë me të vdekurin
-Më vonë nuk vepronin kështu nëpër vende tjera.
-Me lindjen e shtetit lind edhe e Drejta Trashëgimore dhe fillet e
para të Trashëgimisë rregulloheshin me Ligj dhe ato mbrohëshin
nga shteti.
Trashëgimi,-- është kalimi i pasurisë trashëgimore nga
trashëgimlënësi,-- te trashëgimtari ose trashëgimtarët, qoftë
me ligj ose me testament.
-Pasuria trashëgimore,- është pasuria e cila ka qenë në
disponim dhe në pronësi të trashëgimlënësit e tani kalon te
trashegimtari/et
Trashëgimlënësi,– është personi i vdekur i cili deri në
momentin e vdekjes kishte pasuri të veten e cila do të kaloj të
trashëgimtari/et.
Trashëgimtar, – është personi( përsonat) të cilët trashëgojnë
pasuri trashëgimore qoftë me ligj ose me testament.
E Drejta Trashëgimore,- studion bazën juridike të Trashëgimit.
E Drejta Trashëgimore, është tërsi e normave juridike me të
cilat rregullohet qështja e pasurisë trashëgimore, pra kalimi i
pasurisë trashëgimore nga trashëgimlënësi të trashëgimtari
etj.
Edhe sipas kanunit
Trashëgimi është kalim pasurisë e i të drejtave që ka njeni, te
tjetri zakonisht mbrenda gjakut, pa shpërblim, tue u ba zot
malli i dyti si ky i pari
ZHVILLIMI HISTORIK I TË DREJTËS TRASHËGIMORE:
Katër faza: 1. 1945-1955
2. 1955-1963 1955.L.T. i ish jugosllavisë
3. 1963-1974
4. 2004- e tutje. Ligji mbi Trashëgiminë
- Faza e parë,- karakterizohej sepse vepronte dhe punonte me ligjet
të cilat nuk ishin abroguar nga ish jugosllavia e vjeter.
- Faza e dytë,- karakterizohej me nxjerrjen e Ligjit mbi Trashëgiminë,
të ish Jugosllavisë në vitin 1955.
- Faza e tretë,- nga viti 1963 kur u nxorën disa ndryshime dhe
plotësime në L. mbi T. (të ish jugosllavis)
- Faza e tretë poashtu me L.T. të ish KSKA 1974 me
ndryshimet e vitit 1978/ 1979 –
Faza e katërt, Tani me ligjin e ri mbi Trashëgiminë 2004 i cili është
në fuqi
p.sh. Te pasuria me vjetersinë (parashkrim)
Q’KA HYNË NË OBJEKTIN E PASURISË TRASHËGIMORE
Për Trashëgimin janë të përshtatshme
1. Të drejtat Reale E drejta e pronësisë
E drejta e pengut
E drejta e servituteve
E drejta e posedimit etj.
2. Të drejtat e Detyrimeve- Kontraktuese
- Kontrata e shitëblerjes
- Shpërblimi i dëmit
- Depozita
- Pasurimi pa bazë – me parashkrim
- Premit e Sigurimeve etj.
1. TË DREJTAT E AUTORIT
- E drejta e pasurisë industriale
Cilat nuk hyjnë në Pasurinë Trashëgimore
Prona e përbashkët e bashkëshortëve (që kanë fituar me punë gjatë jetës
martesore)
Pasuria e pasardhësve që e kanë fituar me punë të përbashkët
Pasuria si shpërblim për mbajtjen e përjetshme sipas kontratës
Sendet shtëpiake të vlerës së vogël (shtrojë, mbulojë etj.)
E drejta e servituteve personale nuk hyjnë në P.Tra.
Dënimet e shqiptuara në procedur penale as ne kundrevajtje
Caktimi i vlerës Trashëgimore bëhet kur i heqen të gjitha këto që i tham,
pra i hiqet pasiva nga aktiva.
PARIMIMET THEMELORE TË TRASHËGIMTARËT
1. Parimi i barazisë – Të bashkëshortëve
--Të fëmijëve - legjitim
- ilegjitim
- të adoptuar
1. Parimi i barazisë së bashkëshortëve
Nëse kanë jetuar mbi 10 vjet në martesë e nuk kanë fëmijë,
nëse kanë jetuar mbi 5 vjet në martesë e kanë fëmijë.
2. Parimi i trashëgimisë Testamentare
Testamenti është një dokument I shkruar, që përcakton se
kush do të trashëgoi pasurinë e trashëgimlënësit
3. Parimi i kufizimit të bazave juridike
Trashëgimia fitohet – me ligj
- me testament
- me kontrat (në disa vende të botës)
Baza me e fortë është me kontrat tani me testament e pastaj me ligj
4. Parimi i suksesorit universal
Trashëgimtari që trashëgon tërë pasurinë trashëgimore – edhe aktive
- edhe pasive
pasurinë universale
5. Parimi i suksesorit singular ( i veqantë )
Trashëgon pasurinë e cila i sjellë vetëm dobi, pra vetem aktiven jo
edhe borgjet- pasiva
6. Parimi ipso jure i trashëgimisë
Do me thënë se juridikisht qdo person duhet të trashëgohet nga
dikush, pra ky parim ka për qëllim të zbatohet në fakin që as një
pjesë e pasurisë mos mbetet pa titullar. Sipas të Drejtës Romake
“Nuk është mirë të vdisësh pa lënë testament”
7. Parimi i zbatimit paralel të bazave trashëgimore
Ku edhe me testament trashëgohet një pjesë e pasurisë e pjesa
tjeter me ligj.
Burimet e së drejtës
a) Kushtetuta
1.të drejtëpërdrejta b) Ligji
- Formale 2.të terthorta a) Praktika gjyqësore
Burimet b) Zakonet
- Materiale c) Shkenca juridike
Burimet Formale – Kushtetuta si burim formal I së drejtës
Eshtë aktë juridik më i lartë i një shteti me të cilin pasqyrohen
normat me karakter të përgjithshëm të shtetit.
Përbëhet prej – Pjesës hyrëse (preambula)
1.-përcaktohet baza e sistemit a) ekonomik
b) Juridik
c) Politik të shtetit
- Parimet themelore 2.-liritë dhe të drejtat e
qytetarëve
3.-organizimi dhe organet e
shtetit
- Pjesa normative- Kjo pjesë është themelore e
kushtetutës dhe ndahej në kapituj të veçantë:
-Liritë themelore të qytetarit
-Organizimin e pushtetit
-Organet shtetërore
-Ligjet kushtetuese
-Anekset kushtetuese
-Amandamentet kushtetuese
-Pjesët shtesë etj.
Kushtetuta e parë 1974-
Ligji mbi trashëgiminë 1975
ndryshimet 1978
1979
Korniza kushtetuese 1999-2000
Kushtetuta e vitit 2008
Ligji, burim i së drejtës trashëgimore
Ligji mbi Trashëgiminë me 31 dhjetor 1974 01.janar 1975
ndryshimet dhe plotësimet me 1978
1979
Ligji mbi Trashëgiminë i nxjerr në parlament me 2004
I nënshkruar nga PSSP 2005
Praktika gjyqësore si burim i së drejtës trashëgimore
Merren mendimet, qendrimet dhe udhëzimet e gjykatave më të larta
Ku vendosin në procedurën ankimore ose sipas mjetit të
jashtëzakonshëm juridike edhe pse kto vendime nuk janë të
obligueshme ato ndikojnë pozitivisht në vendimarrje të gjykatat me
të ulta…
Zakoni si Burim i së Drejtës Trashëgimore
Janë dy mendime lidhur me atë se a duhet mar praktiken gjyqësore si
burim i së drejtës
Njeni – nuk duhet pranuar perderisa ekzistojnë norma kanunore që
janë diskriminuese për femrat
Tjetri se normat zakonore duke u përdorur një kohë të gjatë ato në
një mes ose shoqëri bëhen të zbatueshme dhe si pjesë e sjelljeve të
përditëshme të njerëzve
Shkenca Juridike si Burim i së Drejtës Trashëgimore
Shkenca juridike për trashëgiminë i jep mendime teorike përfshirë
format e trashëgimisë:
Trashëgiminë ligjore
Trashëgiminë me testament
Trashëgiminë me kontratë
Jepë spjegime për to radhit të njejtat baza me prioritet etj.
-pastaj dijet shkencore ndikojnë edhe në hartimin dhe
interpretimin e ligjeve.
Metoda e së Drejtësn Trashëgimore
Metoda është rruga ose mënyra nga e cila niset njeriu për të arritur
deri të një qëllim i caktuar
E drejta trashëgimore sherbehet me dy metoda shkencore:
Metoda Juridike – normative
Metoda Historike
Qelja- hapja e trashëgimisë
Institucioni i Trashëgimisë
trashegimlënësi trashëgimtarërt Baza e thirrjes ne trashëgimi
Trashëgimia
me kontrat
Trashëgimia me testamentTrashëgimia ligjore
Akt
personal
Akt.form
.juridik
Akt i
revokue
shëm
Deklarim I
njëanshem
I vullnetit
shteti
martesa Bashkësia e
jetës së
përbashkët
Gjinia
Gjinia e
gjaku
Gjinia e
krushqisë
Gjina e
birësimit
Koha e qeljes së trashëgimisë
Nuk mund të bëhet fjalë për qelje të trashëgimisë pa pasuri
trashëgimore dhe derisa trashëgimlënësi nuk ndahet nga jeta.
-Pra, në momentin kur trashëgimlënësi vdes atëherë bëhet fjalë
për hapjen e qështjesTrashëgimore.
-Qelja e trashëgimisë ka rëndësi ngase pasuria trashëgimore nga
trashëgimlënësi duhet të kaloi të trashëgimtarët nëse janë disa ose
te trashëgimtari nëse është një.
-Qelja e trashëgimisë është e rëndësishme se dihen dhe
identifikohen trashëgimtarët.
-në rend të parë ata me testament
-në rend të dytë ata ligjor.
Vdekja e trashëgimlënësit duhet të konsistoi:
Në vdekjen faktike (të dukshme).
Në shpalljen e përsonit të zhdukur si të vdekur.
1.Në vdekje natyrore
Vdekja faktike:
2. Në vdekjen e dhunshme
-Vërtetohet me aktëvdekje- Lëshuar nga organi i OFIQARIS
-Shpallja e përsonit të zhdukur si të vdekur- (kur mungon)
Vërtetohet me vendim gjyqësor të Gjykatës Komunale
Sikur personat- që vdesin faktikisht, ashtu edhe ata që konsiderohen të
vdekur (pasi mungojnë një kohë) janë të njejtë si trashëgimlënës.
Ndërsa trashëgimtar konsiderohen të gjithë ata persona që në
hapjen e trashëgimisë
janë gjallë, - si dhe ata që kanë lindur në afatin prej 300 ditësh
nga vdekja e trashëgimlënsit
e që kanë bazë ligjore për trashëgimi (sipas nenit 7.2 të LTK).
Qelja e trashëgimisë është e rëndësishme:
-parashkrimi i kërkesave
-caktimi i trashëgimtarëve dhe rrethi i tyre
-kompetenca gjyqësore.
Vendi i qeljes së trashëgimisë
-Vendi i qeljes së trashëgimisë është vendi ku bëhet thirrja e trashëgimtarëve dhe
hapet (qelet) qështja trashëgimore.
- Si vendi i qeljes së trashëgimisë konsiderohet:
Vendi ku trashëgimlënësi e ka pasur vendbanimin e tij të fundit ose
vendqendrimin
Vendi ku është pasuria trashëgimore.
-Kjo qështje është e rëndësishme për shkak të kompetencës gjyqësore dhe
-vlefshmërisë së ligjit të atij vendi ku hapet trashëgimia
Trashëgimlënësi
Eshtë përsoni i cili në momentin e vdekjes së tij ka lënë pas vetes pasuri
trashëgimore.
Për lënjen e trashëgimisë me anë të ligjit trashëgimlënësi nuk është e thënë të
plotësoi
kushte.
Ndërsa- Trashëgimlënsi me Tëstament duhet të ketë:
-mbushur moshën madhore
- Të ketë zotësinë për të vepruar Capatitas agendi)
-të ketë moshën e nevojshe 18 ose 16 vjeq
-të jetë i martuar
-të jetë i aftë psiçikisht
-të ketë zotësi për të vepruar
Trashëgmtari
Personi që është me zotësi juridike ( kapatitas juridica)
që në momentin e vdekjes së trashëgimlënsit është i gjallë
që ka lindur i gjallë në afatin prej 300 ditësh pas vdekjes së
trashëgimlënësit
Zotësia për të Trashëguar
Sipas nenit 7 të LTK
-duhet të jetë i gjallë në momëntin e vdekjes së trashëgimlënësit
-të jetë lindur i gjallë në afatin prej 300 ditësh nga dita e vdekjes
së trashëgimlënsit
Bazat për thirrjen e trashëgimisë
-për të qenë bazë për trashëgimi trashëgimlënsi duhet të ketë lënë
edhe trashëgimtarë në momentin e delacionit (vdekjes).
Kështu sipas L.T.K. nenit 8 janë parapar dy baza Trashëgimore:
Trashëgimia me Ligj
Trashëgimia me Testament
Këto dy forma i njeh edhe KCSH i viti 1929 dhe KCSH i sotëm.
Siq është e njoftur edhe më parë. Baza më e fortë është
Trashëgimia me Testament.
Sistemi për caktimin e radhës Trashëgimore
për thirrje në Trashëgimi Ligjore
Ekzistojnë tri sisteme të caktimit të bazave për thirrje në
Trashëgimi:
- Sistemi i gjakut të përbashkët
- Sistemi i shkallëve të gjinisë
- Sistemi parentelar
Sistemi i gjakut të përbashkët
Ky sistem merr për bazë përparsinë për Trashëgimi:
- Personat që kanë sasi më shumë të gjakut radhitën në rend të parë
e kështu me radhë.
P.sh.Vllëzrit dhe motrat e trashëgimlënsit kane 100% të gjakut të
tyre, fëmija që trashëgon ka 50% të gjakut nga secili prind, ndërsa
25% të gjakut fëmija e trashëgon nga gjyshërit e
12.5.% nga stërgjyshërit e kështu me radhë.
I- Ky parim i jepë rëndësi më teper vllëzërve dhe motrave në
Trashëgimi e tani me radhë.
II- Në radhën e dytë trashëgojnë:- Fëmijët e trashëgimlënsit
- vllëzërit e motrat të njenit prind e me prindin tjeter
- dhe prindërit e Trashëgimlënsit
III- Nipërit dhe mbesat
-Gjyshërit e gjyshet.
Sistemi i gjakut të përbashkët
Sistemi i shkallëve të gjinisë
Edhe ky sistem e ka gjenezën nga e Drejta Romake por më tepër më vonë ka gjetë shprehje
në vendet socialiste.
Radhët trashëgimore sipas këtij sistemi janë:
I – Djemt dhe vajzat e trashëgimlënësit dhe prindërit e tij
II – Nipërit dhe mbesat, gjyshërit dhe gjyshet nga trungu i atit dhe i ëmës.
III- Stërnipërit dhe stërmbesat, stërgjyshërit dhe stërgjyshet poashtu nga trungu i atit dhe
ëmës. Sistemi i shkallëve të gjinisë
III
Sistemi Parentelar
• Ky sistem radhën Trashëgimore e llogarit sipas parenteles (brezit)
• Kështu parentelat janë radhë trashëgimore të cilat llogaritën sipas
gjinisë si paraardhës i përbashkët.
• Parentelat sipas këtij sistemi llogariten kështu:
• I- Trashëgimlënsi si plak i gjinisë: -Fëmijet e trashëgimlënsit
-Nipërit
-Sternipërit etj.
Parantela e pasardhësve
• II- Prindërit e Trashëgimlënsit: - pasardhësit e tyre
- vëllëzrit dhe motrat e Trashëgimlënsit
- djemt dhe vajzat e djemve dhe djemt
dhe vajzat e vajzave
• III- Gjyshërit dhe gjyshet: - pasardhësit e tyre
• IV- Stërgjyshërit dhe stërgjyshet: - pasardhësit e tyre
SISTEMI PARENTELAR
- Gradual
Sistemi parentelar:
- Linear
Sistemi Parentelar Gradual
Ky sistem radhën trashëgimore e bazon edhe sipas sistemit të
përfaqësuesit
P.sh. Kur trashëgimlënësi len pas veti- vetem një djalë
- dhe dy nipër
Trashegon vetëm djali tërë pasurinë e trashëgimlënsit
Radhët e Trashëgimisë
Pas vdekjes së Trashëgimlënsit duhet te dihet se kush është
Trashëgimtar në mënyr që të i kalohet pasuria Trashëgimore.
Për të qenë Trashëgimtar duhet të plotësohet kusht i caktuar:
Të ketë Testament ose
Të jetë Trashëgimtar ligjor
Si Trashëgimtar ligjor duhet të ketë bazën: Nga gjinia e gjakut,
Nga gjinia civile
Nga lidhja martesore
Me nenin 11-të L.T.K. përcaktohen rrethi i personave të cilët
duhet të thirren në trashëgimi.
Pra, rrethi i trashëgimtarëve Ligjor radhitet kështu:
I- Fëmijët me pasardhësit – Bashkëshorti/ja në jetë
II- Prindërit e trashëgimlënsit - Pasardhësit e tyre
- Bashkëshorti/ja në jetë
III- Gjyshërit dhe gjyshet e Trash. Nga trungu i babes dhe nënës
dhe pasardhesit e tyre
IV- Komuna - Shteti
Sipas LTK te Radhët e Trashëgimisë Ligjore vie në shprehje
E Drejta e Përfaqësimit
Pra, kur nuk ka radhë të parë të trashëgimisë trashëgojnë pjestarët
e radhës së dytë e
kështu më radhë deri të Komuna.
Janë të barabart në Trashëgimi- Fëmijët martesore
Fëmijët jashtë martesor
Fëmijët e adoptur
- Bashkëshorti martesor
Bashkëshorti jashtëmartesor
E veçntë është se fëmiu i adoptuar nuk mund të trashëgoi edhe në
familjen e origjines po ashtu e veqantë është se bashkëshorti në
jetë, Trashëgon edhe në radhën e parë- me pjesë të barabarta me
fëmijët edhe në radhën e dytë, me gjysmën e pasurisë në raport me
prindërit e Trashëgimlënsit.
Pra, Trashëgimtarët Ligjor për trashëgimi thirren sipas radhës që
janë në afërsi
-nese mungojnë ata të radhës së parë ose heqin dorë ose u është
hequr e drejta e trashëgimisë thirren ata të radhës së dytë.
-nese ata të radhës së dytë sipas arsyës së mësipërme nuk paraqiten
për trashëgimi, thirren
të radhës së tretë e kështu me radhë.
-nese në Trashëgimi nuk paraqitet askush sipas radhës së
Trashëgimisë ligjore kur ata thirren atëhërë pasuria Trashëgimore e
Trashëgimlënësit i kalon Komunës sipas procedurës së parapar me
ligj.
Radha e parë e Trashegimise
Sipas nenit 12 të ligjit mbi TK- në radh të parë të trashegimisë
trashegojnë
-femijët e trashegimlenësit
-bashkeshorti/ja ne jetë para të gjithë trashegimtarëve tjerë
-fëmijet e trashegimlenësit dhe bashkeshorti trashegojnë në pjesë
të barabarta
-femijet e trashegimlensit
-nga martesa ligjore -
-nga bashkesia jashtemartesor
- dhe te adoptuar-pervetesuar jane te barabart ne trashegimi
Te adoptuarit privohen-nuk trashegojnë ne familjen e origjines e as
ata te familjes se origjines nuk trashegojne-perfaqesojne te
adoptuarin.
Edhe bashkëshorti – martesor dhe jashtemartesor trashegojne
njejt perveq nese bashkeshorti i cili nuk eshte ne bashkesi me
femijet …
E drejta e perfaqësimit
E drejta e perfaqesimit eshte e aplikueshme sipas LTK. Nenit 13.
dhe nenkupton kur nje person I nje vije trashegimore nuk mund te
trashegoi sepse ka vdekur ose per ndonje shkak tjeter, kete e
zavendesojne ne pjesen trashegimore pasardhesit e tij (femijet ose
femijet e femijeve) e keshtu me radh.
E drejta e perfaqesimit vie ne shprehje vetem per trashegimlenesin
ligjor
E drejta e perfaqesimit vie ne shprehje vetem per trashegimlenesin ligjor
Shembulli i till tregon te drejten e perfaqesimit
1/5 1/5 1/5 1/5
1/10 1/10
1/20 1/20 1/30 1/30 1/30
1/5
E DREJTA E SHTIMIT
Kjo forme e trashegimis vie ne shprehje kur p.sh. prej disa trashegimtareve te cilet do te
trashegonin ne pjese te barabarta, njeri prej tyre nuk trashegon ka vdekur, ka heq dore nga
trashegimia ose nga ndonje form tjeter e nuk ka as pasardhes, pjesen e tij e ndajne
trashegimtaret e te njejtes shkall. Pra, ata e shtojne pjesen trashegimore te tyre.
E drejta e shtimit aplikohet edhe te Trashegimia Ligjore edhe te ajo Tastamentare.
* Radha e dyte e Trashegimis
Nese trashegimlensi nuk lene femije kur ai vdes, per trashegim te pasuris se tij vie ne shprehje
rrethi i dyte i personave per trashegim.
Sipas nenit 14 LTK, thuhet: pasurine e trashegimlensit qe nuk ka lene pasardhes, e trashegojne
prinderit e tij dhe bashkeshorti/ja i/e tij/saj.
1/3 1/3 1/3
1/2
1/2
-keshtu gjysmen e pasurise se tregimlensit ne kete radhe e trashegon bashkeshorti ne jete, e
gjysmen tjeter dy prinderit. Pra, ½ bashkeshortet kurse ¼ prinderit( te dyte).
-Nese Trashegimlensi nuk lene bashkeshort ne jete ose ne ndonje menyr tjeter nuk trashegon,
tere pjesen trashegimore e trashegojne prinderit me pasardhesit e tij,
-Nese trashegimlensi nuk lene prinder as pasardhes te tyre(vellez e motra) tere pasurine
trashegimore e trashegon bashkeshorti ne jete.
-Nese njeri prind vdes para trashegimlensit lene trashegimtar(pasardhes) ajo pjese e trashegimis i
takon prindit tjeter.
ATI EMA1/2
1/4
1/2
1/4
E Drejta e Perfaqesimit
Edhe ne shkallen e dyte te radhes trashegimore vie ne shprehje e drejta e shtimit.
Kur psh. Njeni prind i trashegimlensit vdes por lene pasardhes, ata do ta trashegojne pjese qe
do ti takonte prindit te vdekur.
E drejta e perfaqesimit kur njeni E drejta e
perfaqesimit kur te
dy
Prind vdes Prinderit vdesin
1/8 1/8
ATI EMA
1/41/4
1/2
BASHK.
1/2
VDESIN
ATI E M A
1/4
1/8
1/21/81/8
1/8
1/4
E Drejta e Shtimit ne radhene dyte te Trashegimise
Edhe ne Trashegimin e radhes se dyte mund te vie ne shprehje e drejta e shtimit.
Psh. kur njeni prej prinderve te trashegimlensit vdes pas vdekjes se trashegimlensit e nuk lene as trashegimtar tjeter, pjesa e pasurise
trashegimore qe do ti takonte atij bashkeshorti i shtohet bashkeshortit tjeter.
nese vdes
Ne rast se njeni prej prinderve te trashegimlensit ose te dy kane vdekur para trashegimlensit e kane
lene pasardhes, pjesen e tije e trashegojne pasardhesit e tij qe e nenkupton:
-vllezrit dhe motrat e trashegimlensit
-nese njeni prej prinderve vdes para ( delacionit) e lene pasardhes me bashkshort/e tjeter pasardhesit
e trashegojne pjesen qe do te kishte me trashegue prindi i vdekur.
1/2
1/2
1/11 / 1
E drejta e shtim
* Radha e trete e trashegimise
-Kur nuk ka as trashegimtar te radhes se pare te trashegimise e as asi te radhes se dyte vijne ne
shprehje dhe thirren Trashegimtaret e radhes se trete : ku hyjne
-Gjysherit dhe gjyshet e trashegimlensit dhe
-Pasardhesit e tyre
Ketu nuk thirret bashkeshorti se nuk ekziston ose nuk ka dasht etj. Kjo eshte parapar ne nenin 18.1
te LTK ketu pra, thirren vetem trashegimtaret ligjor te vijes se gjakut:
Nuk ka adoptuar e as sipas lidhjes se marteses
-Ketu pasuria trashegimore ndahet ne dy pjese:
-Nje pjese u takon trashegimtareve te trungut te atesis
-Nje pjese u takon trashegimtareve te trungut te amesise.
Keshtu sipas nenit 18.2. LTK thuhet Edhe gjyshja edhe gjyshi te te njejtit trung trashegojne ne
pjese te barabarta.
1/1o
1/10
1/10
1/2
1/10 1/10
P R I N D E R I T
1/21/2
1/4 1/4
Keshte ne kete radhe te trashegimise ekzistojne dy trungje te cilet trashegojne nga ½ e pasurise:
Pra, trungu i atit ½ dhe trungu i ames ½
Nga kjo shifet se tërë pasurinë trashëgimore të trashegimlënsit e trashegojne gjysherit dhe
gjyshet e trashegimlensit ne pjese te barabarta pra, nga ¼ e pasurise.
Nese vdes njeni prej gjysherve te njenes vije ose per qfardo forme tjeter nuk trashegon
trashegojne pjesen e tij, vetem pasardhesit e tij nese nuk ka pasardhes vjen ne pyetje E drejta e
Shtimit, Trashegon bashkeshorti i te njejtit trung. Pra, e trashegon gjyshen e trashegimise te
(dekujuesit) Trashegimlensit.
GJYSHERIT E ATIT
GJYSHERIT E
AMES
1/2
1/4
1/4
1/4
1/4
1/2
DEKUJUESI
PRINDERIT
Nese asnjeni prej trungut te atesise se gjyshit nuk trashegon:
-Kane vdekur para trashegimlensit
-Ju eshte marr e drejta e trashegimise
-Kane heq dore nga trashegimia
Dhe nuk kane pasardhes qe te trashegojne pjeset e tyre pasurine e till ne tersi e marrin(trashegojn) gjyshi dhe gjyshja e
trungut tjeter (trungut te emes)
Pra, ketu vije ne shprehje edhe e drejta e perfaqesimit.
GJYSHERIT E TRUNGUT TE BABES
1/4 1/4
1/12
1/121/12
1/36 1/36
1/36
PRINDERI
T
NENA
1.8
1/4
GJYSHERIT E TRUNGUT TE NENES
1/4
1/2
1/8
1/6 1/6
DEKUJUESI
Por nesetrashegimtaretenjeriuttrungsiqeshtecekurmesipernuktregojnepershkaqetendryshme,easnukkanpasardhes,pasuritee
tyreetrashegojnegjysheritetrungutpsh.
Ne kete rast vjen ne shprehje E drejta e shtimit
-Komuna si trashegimi ligjor
-Ne praktike rrall ndodh qe trashegimlensi nuk len Trashegimtar ne asnjenen prej shkalleve ose radheve
trashegimore
-Ne raste te tilla sipas L. mbi T.K. dhe pasuria trashegimore i mbetet komunes.
-Ka edhe raste kur trashegimtaret jane por nuk don te trashegojne edhe duhet te trashegoi pasurine
trashegimore i kalohet komunes.
GJYSHI DHE GJYSHJA E TRASHEG.
GJYSHERIT E TRUNGUT TE NENES
DEKUJUESI
1/2 1/2
1/1 TE
PASURISE
1/2
1 / 2
PRINDERI
T
Mirepo nje qeshtje me rendesi eshte te caktohet drejt se ciles komuna duhet te
trashegoi pasurine trashegimore kur trashegimlensi ne momentin e vdekjes
e ka pasur vendbanimin jashte Kosoves
Sipas nenit 21.2. LTK. Thote: Kur trashegimlensi ne momentin e
vdekjes ka pas vendbanimin jashte Kosoves do te trashegoi
komuna ku ai e ka pasur vendbanimin ose vendqendrimin e
fundit ne Kosove.
Nese trashegimlensi nuk ka jetuar kurr ne Kosove, pasuria
Trshegimore i lihet Kosoves(si shtet)
Nese nuk dihet se Trashegimlensi ka apo nuk ka trashegimtar apo
kene e ka trashegimtare kalimi i pasurise trashegimore duhet ti
behet komunes ose shtetit te Kosoves me procedur gjyqesore.
Behet shpallje ne gazeten zyrtare ose ne mjete te informimit qe
konsiderohet si e mjaftueshme per informim. Ku thirren te
lajmerohen oer trashegimtar te trashegimlensit ata qe e
konsiderojne veten Trashegimtar.
Shpallja mbetet hapur 1 vit.
Nese askush nuk paraqitet qe i ploteson kushtet si trashegimtar
gjykata nxjerr vendim per kalimin e pasurise trashegimore te
trashegimlensit, komunes kompetente ose Kosoves ne cilesi te
shtetit.
Te drejte te kerkoi pasurine e trashegimlensit ne cilesin e
trashegimtarit kane personat qe kete e bejne ne afatin: brenda 20
vjetesh- nga dita e shpalljes se testamentit
- nga vdekja e
trashegimlensit
Ne te kunderten komuna ose shteti fitojne te drejten legjitime
mbi pasurine e trashegimlensit pa trashegimtar.
Trashegimia e domosdoshme
Edhe pse testamenti eshte akt i shkruar me te cilin
trashegimlensi e shpreh vullnetin e fundit per percaktimin e
pasurise se tij trashegimore dhe per trashegimi ka fuqine
me te madhe se Trashegimia Ligjore, gjithehere nuk eshte i
zbatueshem.
Testamenti nuk zbatohet ndaj mases se domosdoshme te
pasurisë trashegimore te trashegimtareve ligjor.
Pra, edhe testamenti nganjeher eshte i kufizuar.
Ekziston nje pjese e pasurise trashegimore ku
trashegimtaret ligjor pas vdekjes se trashegimlënësit,
fitojne te drejten absolute mbi te.
Ajo pjesë e pasurisë nuk mund te ju merret as me testament.
Lidhur me kufizimin e dispinimit me pjesen e
domosdoshme te pasurise trashegimore edhe te
trashegimlensit, e perkrahin shumica e legjislacioneve te
shteteve bashkekohore, si dhe legjislacioni yne mbi
trashegimine ne Kosove.
Pjesa e pasurise se trashegimtareve ligjor me te cilen nuk
mund te vendos trashegimlensi as me Testament e as me
ndonje forme tjeter te dhurimit si vullnet i fundit quhet
pasuria e domosdoshme e trashegimtareve.
Keshtu ne nenin 31.1. LTK. Thuhet:
“Trashegimtaret e domosdoshem kanë te drejte ne pasurine
trashegimore ne te cilen trashegimlensi nuk mun te disponoi
dhe e cila quhet pjese e domosdoshme e trashegimise.
Pasi nje gje e till eshte e percaktuar edhe me dispozita
ligjore imperative cenimi ose perpjekja per cenimin e kesaj
pjese te pasurise nga trashegimlensi qofte me testament ose ne
ndonje forme tjeter te shprehur me vullnetin e tij te fundit
paraqet cenim te se drejtes se trashegimtarit andaj,
Kjo e drejte mund te kerkohet ti kthehet.
Te drejten e till mund ta e kerkoi me padi ne gjykate.
Trashegimtaret te cilet kane te drejte ne pjesen e domosdoshme
Kush jane ata Trashegimtar?
Te drejten ligjore ne pasurine e domosdoshme nuk kane te
gjithe trashegimtaret e radhave Trashegimore.
Por ne pasurine e domosdoshme trashegimore ne grupin e
pare kane:
- Femijet e trashegimlensit (edhe te biresuarit)
- Prinderit e trashegimlensit
- Baskeshorti/ja
Kurse ne pasurine trashegimroe te domosdoshme pasi ti
plotesojne disa kushte te drejte kane:
- Gjysherit
- Vellezerit dhe motrat e trashegimlensit
Sipas asaj se ne qfar cilesie trashegimtaret ligjore kane te
drejte ne pjesen e domosdoshme
ndahen ne dy grupe:
I. Ne grupin e pare bejne pjese Trashegimtaret ligjor te cilet
pa kurfar kushti kane te drejte ne
pjesen e domosdoshme te pasurise Trashegimore.
- Pasardhesit e trashegimlensit (edhe te biresuarit-
adoptuarit)me pasardhesit e tyre
- Prinderit e Trashegimlensit
- Bashkeshorti/ ja e trashegimlensit
II. Ne grupin e dyte – trashegimtaret e ligjshem te cilet duhet
plotesuar edhe kushtet:
Te jene plotesisht te pa afte per pune
Te mos kene mjete per jetese, e keta jane:
- Gjysherit e trashegimlensit dhe
- Vellezrit e motrat e Trashegimlensit.
Keshtu ne teorine juridike dhe me ligjin mbi TK per te realizuar
te drejten si trashegimtar mbi pjesen e domosdoshme duhet plotesuar:
Kushtin Objektiv:
- Gjinia e gjakut ose civile ose lidhja martesore
- Te mos jene te perjashtuar nga e drejta per trashegimi
Kushti Subjektiv:
- Qe plotesisht te jene te pa aft per pune
- Qe te mos kete mjete per jetes
*Llogaritja e pjeses se domosdoshme
Qka llogaritet pjese e domosdoshme?
E pasurise se trashegimise
Siç kemi cekur me larte se shteti yne bene pjese ne rangun e
shteteve te cilat e pranojne pjesen e domosdoshme per
trashegimtaret ligjor.
Keshtu LTK , neni 30-32 flet per pjesen e domosdoshme te
pasurise trashegimore andaj ne nenin 32.2 LTK percaktohet
“ Pjesa e domosdoshme e pasurise trashegimore e pasardhesve
dhe bashkeshortit perben ½ ndersa pjesa e domosdoshme e
trashegimtareve tjere 1/3 e pjeses qe do ti takonte secilit
Trashegimtar ligjor ne pajtim me dispozitat mbi radhet e
trashegimise”
Perjashtimi nga trashegimi i trashegimtarit te domosdoshem
Trashegimlensi ne momentin e fundit te deklarimit te vullnetit
te tij per shkaqe te arsyeshme mund ta e perjashtoi
trashegimtarin nga trashegimia, (pasuria e tij).
Institucioni i perjashtimit nga pasuria trashegimore,
trashegimtarin ligjor ekziston edhe ne te drejten romake
Edhe me vone shume shtete percaktojne nje varg shkaqesh per
perjashtim te trashegimtarit nga pasuria:
- Kur trashegimtari ka fyer rend ose eshte sjell ne menyre te
vrazhd ndaj Trashegimlensit.
- Kur ka kryer veper penale ndaj: -trashegimlensit
-femijeve te tij
-bashkeshortit apo
-prinderve te tij.
- Kur jepej pas jetes se pandershme dhe jo punes.
- Kur nuk ka permbushur detyrimet ndaj prinderve
trashegimlenes
Edhe LTK ne nenin 114 ka parapar kushtet-shkaqet e
perjashtimit te trashegimtarit nga trashegimi i
domosdoshem:
- Nese ka shkelur detyrimin ligjor ose moral ndaj
trashegimlensit
- Nese me dashje ka kryer veper penale ndaj:
Trashegimlensit
Femijeve te tij
Bashkeshortit ose
Prinderve te trashegimlensit
Perjashtimi i trashegimtarit behet me aktgjykim ndeshkues
ne:
Procedur Penale ose
Procedur Civile
Te ekzistimi i VP. perjashtimi behet edhe kur trshegimtari -
paraqitet:
- si ekzekutor
- si shtytes apo
- si ndihmes
Shkaku i perjashtimit te trashegimtarit nga pasuria e
domosdoshme duhet te argumentohet nga Trashegimlensi.
Edhe pasi eshte kryer akti i trashegimise e vertetohet me
aktgjykim gjyqesor se trashegimtari ka kryer VP ne njerezit e
cekur me siper, ndikon ne ndryshimin e vendimit per trashegimi
te Trashegimlensit.
Perjashtimi i trashegimtarit nga pasuria e domosdoshme
trashegimore behet zakonisht me Testament, i cili duhet te
argumentoi se shkaku i perjashtimit duhet te ekzistoi ne
momentin e hartimit te testamentit.
Perjashtimi mund te jete: - I plote
- I pjeseshem
- Perjashtimi i plote- eshte atehere kur trashegimtari
perjashtohet nga e tere masa Trashegimore e
domosdoshme dhe nuk trashegon asgje.
- Perjashtimi i pjeseshem – eshte atehere kur trashegimtari
nuk eshte perjashtuar nga e tere masa trashegimore e
domosdoshme.
Ne rastin e perjashtimit nga pasuria trashegimore,
Trashegimtari perjeton nje dënim civil për shkak të sjelljes së
pahijshme të tij ndaj trashëgimlënsit
Perjashtimi i trashëgimisë nuk e ndalon edhe te drejten e
perfaqesimit
Kundër aktit të përjashtimit të trashëgimisë nga masa e
domosdoshme trashëgimore,
Trashegimtari mund të parashtroi padi ne gjykatën
kompetente(komunale) per anulimin e aktit
te till.
Në vazhdim nga e drejta Romake edhe në të gjitha të
drejtat tjera
“Vrasësi nuk mund te trashegoi të vrarin”
Zvoglimi i disponimit me testament dhe kthimi i dhurimit për
shkak të cenimit të pjesës së domosdoshme
Siq keni vërejtur më sipër pasuria trashëgimore e cila quhet e
domosdoshme nuk guxon të mos i mbetet trashëgimtarit të cilat
e përjashtojne krejtësisht nga Trashëgimia.
Kjo vie në shprehje edhe për
- Zvoglimin e disponimit me testamet
- Kthimin e dhurimit kur cenohet pasuria e domosdoshme
Kjo thuhet edhe me LTK nenin 39.1.
Kur cenohet pjesa e domosdoshme e pasurisë trashëgimore
caktohet
Radha e zvogëlimit të disponimit me testement dhe
Kthimit të dhuratave
Sipas kësaj dispozite të LTK.Trashëgimtari për trashëgimi të
domosdoshme së pari ka të drejtë të kërkoi zvoglimin e
disponimit me testament për përmbushjen e pjesës së cenuar të
domosdoshme dhe atë për ter testatoret në mënyrë
proporcionale paversisht nga lloji dhe vëllimi i trashëgimisë.
Disponimet me testament zbriten deri në masën e cila është e llogaritur
për përmbushjen e pjesës së domosdoshme
•Zvogëlimin e disponimeve me testament dhe kthimin e
dhuratave per permbushjen e pjeses se domosdoshme te
pasurise trashëgimore mund ta e kekroi vetem
trashegimtari i domosdoshem, neni 45 LTK.
•Këtë të drejtë Trashegimtari i domosdoshem mund ta e
kerkoi ne afatin prej tri vjetesh nga vdekja e
trashegmlensit, neni 46.LTK
*Privimi nga pjesa e domosdoshme në dobi të trashegimtarëve
Në qoftë se trashegimtari i pasurisë së domosdoshme nuk është i denjë-nuk
meriton për të
trasheguar as pasurinë e domosdoshme nga trashegimlënsi qoftë për sjellje
jo ligjore ndaj tij
ose është plangprishës, në raste të tilla:
- Pasurinë e tij të domosdoshme mund të trashëgojnë pasardhësit e tij.
- Pra, si plangëprishur njihen personat e pasurisë së domosdoshme të cilët
shpenzojnë pa
kurrfar plani jetësor.
- Kur të dalat monetare janë shumë më të mëdha së të hyrat monetare, me
një fjalë e krijon
një debalans ekonomik familjar që bënë më kuptue që pasuria e
domosdoshme trashegimore
nuk i ndihmon fare për dalje nga një situat e till.
Për të qenë i plotëfuqishëm privimi nga pjesa e domosdoshme në
dobi të trashegimtarëve
duhet plotësuar dy kushte:
- Trashëgimtari i privuar nga pjesa e domosdoshme trashegimore në
dobi të pasardhësve të tij duhet: - të ketë fëmijë të mitur ose
nipër të mitur
- të ketë fëmij ose nipër
madhor të paaftë për punë.
Shiquar në fakt edhe kjo formë e privimit të trashëgimtarit nga pjesa e
domosdoshme e pasurisë trashegimore është një lloj denimi për të.
- plangëprishës- personi që shpenzon pa kurrfar plani, merret si alkoolist, me
bigjoz etj.
Pa denjësia
Padenjësia është një formë e sjelljes se një personi në mënyrë shumë të
keqe ndaj një personi tjetër i cili në cilësinë e trashëgimtarit privohet nga
trashëgimia.
Sjellja e trashëgimtarit ndaj trashëgimlensit në mënyrë të padenjë e privon
nga Tashëgimi ligjor dhe ai Testamentar. Sipas LTK, në nenin 111 thuhet:
-Eshtë i padenjë përsoni që:
-a. me dashje ka vrarë ose ka tentuar ta vras: trashëgimlensin, fëmijtë e
trashegimlënsit, prinderit e trashëgimlënsit, bashkshortin/en e
trashegimlensit.
b: ka bërë ndaj trashegimlënsit kallxim të rrem apo deshmi të
rreme për ndonjë krim për të cilin është parapar dënim me heqje të lirisë.
c: që me mashtrim, kanosje apo dhunë ka shtyrë trashegimlensin të bëjë të:
ndryshoj, fuqizojë testamentin, e ka përpiluar vetë testamentin të cilin është
munduar ta e përdor si të vertetë.
d: është sjellë ndaj trashëgimlënsit në mënyrë poshtëruese dhe e ka
keqperdorur ate,
e: që nuk e ka përmbushur detyrimin për të mbajtur apo për të ndihmuar
trashëgimlënsin.
A. Për tu konsideruar se trashegimtari ka vrarë – trashegimlensin
-
BASHKËSHORTEN E TIJ
- FËMIJET E TIJ OSE
- PRINDERIT E TIJ
APO
NË QFARËDO FORME TJETER KA TENTUAR TË VRAS DUHET QË
PËR KËTË QËSHTJE TË EKZISTOJ (VENDIMI) AKTGJYKIMI
GJYQËSOR ME TË CILIN ËSHTË SHPALLUR FAJTOR
TRASHËGIMTARI. PRA, AI KONSIDEROHET I PADENJË KUR ME
NJË VENDIM GJYQËSOR SHPALLET FAJTORË:
-QOFTË PËR VRASJEN E TË PËRMENDURVE
-QOFTË KUR ME DASHJE KA TENTUAR TA PRIVOJ NGA JETA
TRASHEGIMLËNSIN.
-QOFTË SI SHTYTËS APO NDIHMËS NË KRYERJEN E VP.
-QOFTË EDHE SI BASHKËKRYERS
PADENJËSIA E TRASHËGIMTARIT NDAJ TRASHËGIMLËNSIT NUK I
PËRJASHTON PASARDHËSIT E TRASHËGIMTARIT.
B. I pa denjë konsiderohet trashegimtari- kur ndaj trashegimlënsit
-ka bërë kallxim penal apo dëshmi të rreme për kryerjen e një
VP për të cilën parashihet dënimi me heqje të lirisë.
-nëse jep dëshmi të rreme para organit shtetëror të autorizuar
për ndjekje penale .
-përhap pohime të pavërteta që mund ta dëmtojnë nderin dhe
integritentin e tij moral.
Për raste të tilla nuk është me rëndësi se a është dënuar
Trashëgimlënsi për akuzat dhe dëshmit e tilla apo jo por eshte
me rëndësi që Trashëgimtari ka bërë akuzat e tilla në dëmë
të trashëegimlensit. Edhe pse nuk është bash e qartë
dispozita e LTK rreth padenjësis se në rastet konkrete merret
Trashëgimtari si i padenjë për Trashëgimi.
Kjo qështje përcaktohet me nenin 111(b) LTK
C. I pa denjë për të trashëguar-është trashëgimtari i cili
-Me mashtrim, kanosje apo me dhunë ka shtyrë
Trashëgimlënsin të përpiloi, të ndryshoi ose të fuqizoi
Testamentin ose e ka përpiluar vetë një testament të rrem ose e
Ka perdor vet për interesat e tij ose të tjerëve.
-Me mashtrim e ka shtyrë trashëgimlënësin të përpiloi
Testament ose të njejtin ta e revokoi.
Mbi bazat e tilla shifet se trashëgimtari me veprimet e tilla ndaj
Trashëgimlënsit është sjellë në mënyrën antiligjore dhe të
njejtat veprime e përjashtojnë atë nga trashëgimia duke e
konsideruar si të pa denjë për trashëgimi.
D. I pa denjë për të trashëguar është përsoni-trashëgimtari
që është sjellë me trashëgimlënsin
-në mënyrë poshtëruese dhe ka keqtrajtuarë atë.
-në mënyrë poshtëruese është sjell ndaj trashëgimlënsit ose
personave të afërt në gjini që kane prekë në qështjen morale
dhe përbuzjen e tij.
-veprimet e keqtrajtuesëve konsistojnë në shkaktimin e
lëndimeve trupore të qfardo natyre qofshin ato për
Trashëgimlënsin të cilat kanë ndikuar në ndryshimin ose
revokimin e testamentit.
E. I pa denjë për të trashëguar është edhe personi i cili:
-Nuk ka mbushur obligimet- për të mbajtur ose
- për të ndihmuar trashëgimlënsin
Obligimet e tilla duhet të jenë të karakterit të rëndë:
-kur i obliguari ligjor për ushqim nuk e paguan obligimin mbi 1vit
-kur i obliguari ligjor për ndihmë nuk e ndihmon trashëgimlënsin
dhe përpiqet ti shmanget këtij obligimi.
-kur i obliguari i cili ka obligim edhe në ushqim ditor për shkak të
paaftësisë së trashëgimlënsit, nuk e përmbush me rregull,
e si pasoj e të gjitha këtyre trashegimlënsit i keqësohet gjendja
shëndetësore, apo jeta e tij
Pengimi i realizimit të vullnetit të fundit
(testamentit)Po ashtu i pa denjë konsiderohet personi i cili pengon realizimin
e vullnetit të fundit të trashegimlënsit.
Vullneti i fundit i trashegimlënsit mund të pengohet në dy menyera
a. Me asgjesimin ose fshehjen e testamentit dhe
b. Me falsifikimin e testamentit
A.Me asgjesimin e testamentit: - kur e ka vjedhur testamentin
- kur e ka fshehur atë me qëllim
- kur e ka fshehur dhe i ka harruar
vendin
- kur rastësisht e ka grisur
testamentin.
Të gjitha këto kanë pasur për qëllim pengimin e realizimit të
vullnetit të fundit.
B. Me falsifikimin e testamentit:
-kur nga përmbajtja e testamentit i hiqet diqka
-kur nga përmbajtja e testamentit i shtohet diqka dhe
-kur nga çfarëdo mënyre i ndryshohet përmbajtja e testamentit.
* Vlerësimi i pa denjësisë
Lidhur me pa denjësinë dhe veprimet e padenja ndaj
Trashegimlënësit gjykata vlerëson se për cilat nga to ajo
ndërmerr veprimet ex oficio(kryesisht) e për cilat sipas
kundershtimit të palës. Gjykata nuk mund të ndërmerr veprime
për: -detyrimin e mbajtjes
-dhënien e ndihmës së domosdoshme trashëgimlënsit për
këto veprime vet palet duhet të njoftojnë gjykatën dhe të ngrein
kundërshtim.
* Dhurimet
Dhurime janë ato sende, gjera ose pjesë të pasurisë(masë
pasurie) të cilat i dhëhen trashëgimtarit ose dikujt tjetër pa obligim
kthimi dhe pa kompenzim.
Në rangun e dhurimeve bëjnë pjesë edhe:
-Falja e borxhit
-Ndihma për të zgjeruar familjen.
-Ndihma për të ushtruar profesionin (mjeshtrin)
-Falja e detyrimit. (me një fjalë pa shpërblim)
-Ndërsa shpenzimet për mbajtje, edukim, shkollim si dhe ato që
bëhen për sherim apo dhurimet me vlera të vogla nuk
konsiderohen dhurime që duhet llogaritur në pasurinë
trashëgimore dhe që duhet kërkuar të kthehen.
* Llogaritja e dhurimeve
Qdo trashegimtari i llogaritet në pjesë trashëgimore qdo gjë që ka marr
dhurim nga trashëgimlënsi në qfardo mënyre.
* Dhurimet që nuk llogariten në pjesën trashëgimore
Dhurimet e rendomta-nuk llogariten në pjesën trashegimore.
Të tilla janë të gjitha ato dhurime të- vlerës së vogel ose të
- vlerës më të madhe, që nuk kanë për
qëllim rritjen e pasurisë se të dhuruarit, pra nuk ndikojnë në rritjen e
pasurisë së të dhuruarit.
P.sh.Dhuratat e dhëna për:-rastin e dasmave
- rastet e datlindjeve
- rastin e arritjes së një suksesi- në sport
- në shkenc
Në raste të tilla nuk konsiderohen dhurata që duhet kthyer.
* Kthimi i dhuratave
Kur masa trashegimore e domosdoshme është më e ulet se ajo që
duhet të jetë, kërkohet të kthehën dhuratat e marra nga
trashegimlënsi kthimi i dhuratave kerkohet të bëhet nga dhurimi i
fundit e deri te dhuratat e mëparshme.
Dhurimet e bëra njëkohësisht kërkohet të kthehen pernjëherë në
mënyrë proporcionale.
Nëse sendi nga momenti i dhuruar është dëmtuar në një masë dhe
nuk e ka at vlerë-qeshtja zgjidhet nga rasti në rast dhe këtë qështje
e vlerëson gjykata se a është dëmtuar sendi me qëllim apo për
shkak të përdorimit të tij ( me autorizim).
- Të drejtën për ta kërkuar kthimin e dhuratave e kanë Trashegimtaret e
domosdoshem.
-Afati për të kërkuar është brenda 3 vjetësh nga dita e vdekjes së
trashegimlënsit ose nga dita e shpalljes së vendimit gjyqësor, për
shpallje të personit të zhdukur si i vdekur.
* Heqja dorë nga trashegimia
Sipas nenit 130.1 LTK, Trashegimtari mund të heq dorë nga
trashegimia gjatë shqyrtimit të trashegimisë, deri në fund të
seances gjyqësore.
-Këtë e bënë me deklarim para gjykates, se ai nuk do të trashegoi
pasurinë trashegimore të trashegimlënsit (pa kurfar arsyetimi).
Me këtë ai deklaron se nuk don ti marr përsiper – as të drejtat
- as obligimet
nga masa trashegimore që atij do të kishte me i takue.
- Heqja dorë nga trashegimia duhet të bëhet vetem pasi të jetë
hapur qështja trashëgimore( me vdekjen e trashegimlënsit) e
kursesi para vdekjes së trashegimlënsit ngase vetëm kur vdes
trashegimlënsi hapet trashegimia.
-Me dispoziten e nenit 134. LTK qartësohet:
“ heqja dorë nga trashegimi që nuk është hapur nuk ka kurrfar
efekti juridik”. Kjo deklarat nuk krijon efekt juridik e as për
pasurin e gjetur më vonë. (pas deklaratës)
- Heqja dorë vullnetare me deklarim para gjykates deri në kryerjen e
seanses gjyqësore ka efekt juridik edhe për trashegimi ligjore edhe
për trashëgiminë testamentare.
-Deklarata për heqje dorë nga pasuria trashegimore e dhënë pas përfundimit të
seances gjyqësore nuk vlenë.
-Heqja dorë nga trashegimia vlenë edhe per pasardhësit e Trashegimtarit/ve.
-Nëse trashëgimtari heq dorë nga pasuria trashëgimore dhe deklarohet se heq dorë
vetëm në emer të vetë, atëherë
-Pasardhësit e tij do të trashegojnë me zëvendësim trashegimtarin.
•Anulimi i deklaratës për heqje dorë nga trashegimia
Edhe pse trashegimtari para gjykatës kompetente për shqyrtimin
e trashegimis shprehimisht deklarohet se heq dorë nga
trashëgimia, ai mund të kërkoi anulimin e deklaratës së tij nëse
argumenton se deklaraten e ka dhënë nën: Kërcnim, Kanosje,
Lajthim , me Dhunë, me Mashtrim.
Deklarata si rregull nuk revokohet sepse ajo është dhënë, por
mund të kerkohet nga gjykata që ajo të anulohet, duke e
argumentuar me fakte se ekziston njëra prej bazave të lartëcekura
të cilat e kanë detyruar të jap deklaraten e till.
Një gjë të till e përcakton LMTK, në nenin 135.2, ku thotë:
Trashëgimtari që ka dhënë deklaratë, mund të kërkoi
anulimin e kësaj deklarate nëse ajo është dhënë nën
kanosje,me dhunë ,për shkak të mashtrimit ose lajthitjes.
- Kërkesën për anulimin e deklaratës mund ta paraqes vetem trashëgimtari që ka
heq dorë nga trashegimia.
Nëse gjykata e anulon deklaraten e till atëherë trashegimtari prap
fiton të drejtën në pjesën e tij trashegimore dhe atë mënyren
retroaktive për pasurinë dhe të drejtat e tij/saj.
* Pasojat e heqjes dorë nga trashegimi.
Trashegimtari me rastin e heqjes dorë nga trashegimi shkaktohen
pasoja juridike për te dhe pasardhësit e tij.
Pasoja me të njejtat veprime nuk janë të njejta si për trashegimtarët
ligjor si për ata me testament.
Nëse trashegimtari heq dorë nga trashegimi me testament e nuk
e cakton dikë tjeter si trashegimtar, trashëgojnë pasardhësit e tij.
Nëse trashegimtari në pasurinë trashegimore me ligj heq dorë
vetëm në emer të tij trashegojnë pasardhësit e tij ligjor.
* Parashkrimi i së drejtës për kërkimin e pasurisë trashegimore
Sikur në shumë të drejta dhe kërkesa pasurore juridike, ashtu edhe
e drejta në kërkimin e pasurisë trashegimore ka një kufi dhe afat të
caktuar.
-Sipas nenit 138.1 LTK janë dy afate: -afati subjektiv
-afati objektiv
-Afati subjektiv- te kërkimi i pasurisë trashëgimore me mirëbesim
është 1vit nga dita kur trashegimtari degjon për pasurinë
trashegimore që i takon.
-Afati objekti- 10 vjet prej momentit të hapjes së trashegimisë
-Të pasuruesi i pasurisë trashëgimore me keqëbesim afati është
dyfish 2 vjet ai subjektiv, 20 vjet ai objektiv.
I njejti afat vlen për trashegimtaret – ligjor
- testamentarNëse në këtë afat nuk paraqiten trashegimtaret për pasurinë
trashegimore ajo duhet ti kaloi komunës. Këtë qështje e rregullon
neni 128.3 LTK ku thot:
“Nëse edhe pas kalimit të këtij afati nuk paraqitet asnjë
trashëgimtar qoftë ligjor apo testamentar atëherë
trashegimlënsi do të konsiderohet pa trashegimtar dhe gjithë
pasuria trashegimore do ti dorzohet komunës”
* Kujdestari i pasurisë trashegimore
Për pasurinë që nuk i dihen trashegimtarët gjykata cakton
kujdestarin e përkohshëm të pasurisë trashegimore.
Ai ka të gjitha autorizimet që në emer të trashegimlënsit të ndërmarr veprimet e
nevojshme për pasurinë trashegimore.
Te disponoi me të me mirëbesim, ti kryej obligimet e pasurisë në
emer të trashegimlënsit etj.
* PRANIMI I TRASHEGIMISË
Lidhur me atë se a do të pranoj pasurinë trashegimore apo jo në të
kaluarën nuk diskutohej fare.
Me vdekjen e trashegimlënsit pasurinë trashegimore e merrte
pasardhesi/it pa kurfar hezitimi dhe as që e pyteshin për këtë.
Ngase pasuria trashegimore nuk duhet të kalonte nga familja e
kurrsesi nga fisi.
Kjo qështje në të kaluarën ishte si rregull dhe duhej zbatuar.
Në të drejten Romake qështja pak ndryshoi ngase tani
- A do të pranonte pasurinë trashegimore Trashegimtari – pasardhësi i
trashegimlënsit ishte qështja personale e tij.
-Pra, duhet pytur e nëse nuk dëshiron të trashegoi nuk detyrohet
-Pra, tani mbizotron mendimi se me rastin e hapjes së trashegimisë
Trashegimtari qoftë me – testament ose ligjor duhet të deklarohet për
pranimin e trashegimisë.
Edhe LTK parasheh me dispozit të veqntë deklarimin e vullnetit mbi
pranimin e trashegimisë. Edhe në këtë rast ka përjashtime:
Nuk ka nevojë të deklarohet vullneti i trashegimtarit në dy raste:
1. Kur komuna paraqitet si trshegimtare
2. Kur shtetasi i huaj paraqitet si trashegimtar në vendin tonë, kur i
njihet e drejta e Reciprocitetit.
* Ndarja e trashegimisë
Trashegimtaret qoft me Testament apo Ligjor kanë të drejtë të
kërkojnë ndarjen e pasurisë trashegimore që nga momenti i
delacionit, këtë mund ta pengoj vetëm moti i lig i cili e shtynë
kohën deri në përmirësimin e tij.
Të drejtën e ndarjes së pasurisë trashegimore mes trashegimtarve
nuk mund ta pengoi asnjeni prej trashegimit.
Qdo veprim qoftë edhe i kontraktuar që tenton ta e pengoi
ndarjen është veprim nule.
* Transaksionet në mes të të gjallëve
Edhe në mes të të gjallëve(inter vivos) mund të kryhen disa
veprime juridike rreth pasurisë së paraardhësve në dobi të
pasardhësve.
- pasaardhsit mund tua ndaj pasurinë pasardhësve dhe
bashkshortit/es për së gjalli dhe tju bartë pasurinë mbi vete.
- mund të ju bartë tërë pasurinë ose një pjesë të saj.
* Cedimi dhe pjestimi i pasurisë në dobi të trashegimtarit
Në nenin 59 LTK janë parapar kushtet për vlefshmërinë e cedimit
dhe pjestimit të pasurisë:
a) Pajtimi i të gjithë trashegimtarëve (pasardhësve) të cilët do të
konsiderohen si trashegimtar
b) Kontrata për pjestimin e pasurisë dhe cedimit duhet të jetë e
përpiluar me shkrim dhe e vertetuar nga gjyqtari.
-nëse ceduesi është i martuar- pelqimi edhe i bashkshortes.
Kështu sipas nenit 60.2 LTK mund të cedohet dhe pjestohet vetëm
pasuria e cila ekziston në kohën e lidhjes së kontrates qoftë ajo gjith
pasuria trashegimore ose një pjesë e saj ose disa të drejta ose sende.
Lind pyetja:
Nëse njeni prej trashegimtarëve në kohën e cedimit dhe
pjestimit të pasurisë nuk jep pëlqimin a do të vlejë kontrata e
lidhur me të tjerët? Përgjegjja jo, por kontrata e lidhur nuk do
të anulohet por cedimi dhe pjestimi i pasurisë do të
konsiderohen si dhurim i pasurisë.
E në rastë të hapjes së trashegimisë ajo pasuri do tju ndahet
trashegimtarëve të cilëve u mungon pjesa e pasurisë së
domosdoshme këtë qështje e rregullon neni 62.1.LTK
- Me rastin e lidhjes së kontrates për cedimin dhe pjestimin e pasurisë
në mes të pasardhësit dhe pasardhësve, pasaardhësi mund të ruaj një
sërë të drejtash dhe ven ngarkesa si:
-Të drejtën e uzufruktit
-Pagesen e përjetshme në natyrë ose në të holla
-Mbajtjen e përjetshme qoftë- për njenin ose dy bashkëshortet
Këtë qështje e rrgullon neni 63.1. LTK i cili cek:
Me rastin e cedimit dhe pjesetimit ceduesi mund të ruaj të
drejtën e uzufruktit në të gjitha të mira e ceduara ose në disa
prej tyre, për vete, për bashkëshortin e vet a për ndonjë person
tjeter ose të kontraktoi renten e përjetshme në natyrë a në të
holla ose mbajtjen e përjetshme.
* TRASHËGIMI ME TESTAMENT
Siq është e ditur forma më e fortë e trashegimisë sipas LTK është trashegimia
me Testament.
Testamenti është akt formal i përpiluar nga trashegimlënsi sipas të cilit pasuria
trashegimore pas vdekjes së trashegimlënsit kalon tek trashegimtari ose
trashegimtarët.
Testamenti si i till daton qysh herët:në Greqinë e vjetër 594 p. e re
në Romë 451 p. e re
në Egjipt edhe më herët
Veçoritë e Testamentit - është akt i njëanshëm juridik
- është akt i revokueshëm
- është akt rigorozisht personal
- është akt i hartuar në formë të parapar me ligj
- është punë juridike mortis cauza(për së vdekuri)
- është punë juridike bamirëse.
* Testamenti është punë ose akt i njëanshëm juridikPra, me testament trashegimlënsi vetëm me vullnetin dhe veprimin
e tij personal cakton trashegimtarin/ret për të ju lënë pasurinë.
-Nëse trashegimlënsi ka penges për shprehjen e vullnetit të tij
atëherë ai testament mund të revokohet ose të anulohet. Sipas
nenit 71.1.LTK:
-Testamenti është i pavlefshëm nëse është bërë me: Kanosje,
Dhunë, Mashtrim
-Me kanosje – testamenti konsiderohet së është bërë kur dikush
bënë presion psiqik mbi trashegimlënsin që ai të nënshkruaj ose të
hartoi testamentin në dobi të tij ose të dikujt tjetër.
Me dhunë – dikush e detyron trashegimlënsin të haroi ose të nënshkruaj
Testament në dobi të tij ose të dikujt tjetër.
Dhuna – psiqike
- fizike
Me mashtrim – konsiderohet me mashtrimin e trashegimlënsit
Qoftë ndaj- vetive të idenditetit të sendit( error i corpore)
- lajthitja lidhur me personin( error i personom)
- lajthimi lidhur me vetit themelore të sendit(error i substance).
Për shkak të vetive të lartëcekura.
Testamenti mund të jetë: - tërsisht i pavlefshëm
- pjesërisht i pavlefshëm
* Testamenti është akt i Revokueshëm
Testamenti si akt juridik personal mund të revokohet në qdo kohë nga
trashegimlënësi:
Revokohet plotesisht ose pjesërisht:
Plotesisht- kur revokohet testamenti në tërsi
Pjesërisht- kur revokohet vetëm një pjesë e tij.
Kushtet për tu revokue testamenti janë:
-Trashegimlënsi duhet të ketë zotësinë për të vepruar edhe në
kohën e revokimit të testamentit
-Kështu një testament me datë të mëvonshme mund të revokoi
testamnetin me nje datë të mëhershme.
-Tesatamenti i ri mund të lërë pa fuqi edhe vetëm pjesërisht
testamentin e mëparshëm.
- Testamenti i mëparshëm mund të revokohet edhe nëse
trashegimlënsi bënë një deklarat dhe e vërteton te noteri.
( Qka është noteri kush e di )
* Testamenti është akt rigoroz personal
Pra, testamentin duhet ta hartoi vetëm trashegimlënsi e kurrsesi
nuk lejohet ta e hartoi dikush ose ndonje përfaqësues i tij e as
avokati.
Testamentin si formë mund ta e hartoi:Gjyqtari ( testamenti Gjyqesor)
Avokati (testamentiOlografik)
Ndërsa ta e nënshkruaj ose ta e vërtetoi me gisht trashegimlënsi
* Testamenti është akt formal juridik
Testamenti bënë pjesë në punët juridike formale ku për vlefshmërin e
tij kërkohet forma e paraparë me ligj.
Pra, për qdo lloj testamenti kërkohet forma e tij ligjore.
p.sh. Për testamentin e shkruar forma e shkruar kjart dhe i
dorëzuar në gjykat (testament alogragik).
Për testamentin olografik të diktuar para dy deshmitarëve madhor dhe
ata sa me parë të vertetojnë edhe në gjykatë e kështu me radhë për
Testamentin në anije…
* Testamenti është punë juridike mortis cauza (për së vdekuri)
Pra testamenti gjithmonë është punë juridike bamirëse ngase
është caktuar pjesa ose pasuria në tërsi e trashegimlënsit që
pas vdekjes së tij ti kaloj trashegimtarit pa shpërblim.
Edhe nëse trashegimtari me testament nganjëherë ngarkohet me
barr sepse barra apo ngarkesa nuk mund të jetë më e madhe se
pasuria që i lehet trashegimtarit. Ajo si rregull duhet të jetë më
e madhe ose e njejtë e kurrsesi më e vogël se ngarkesa.
* Zotësia për testament
-Të ketë mbushur 18 vjet
-Të ketë zotsinë për të vepruar.
Edhe kur ka mbushur 16 vjet dhe ka lidh martesë të rregullt kjo qështje
parashifet edhe në nenin 70.2. LTK ku thotë: Testament mund të bëjë edhe
personi që ka mbushur moshën 16 vjeqare e që është i martuar sepse
konsiderohet se ka zotësi për të vepruar.
- Nëse personi që ka lidh martesë në moshen 16 vjeq e para moshës
18 vjeq e zgjidh martesën atij nuk i humbet zotësia për të vepruar.
Zotësinë për të vepruar nuk kanë personat:
-Që janë të sëmur nga një sëmundje shpirtërore (psiçike)
-Që kanë zhvillim të met psiçik si idiotet, imbecilet, debilet etj.
-Që kane njënen prej këtyre formave ose të ngjashme e i është marr
zotësia për të vepruar. Një gjë e tillë është e cekur edhe në nenin
70.4. LTK. Ku thot:
-Personit të cilit me vendim gjyqësor i është hequr zotësia për të
vepruar si dhe ai që në kohën e bërjes së testamentit nuk është në
gjendje të kuptoi rëndësinë e veprimit e tij nuk mund të bëjë
testament.
-Heqja e zotësisë për të vepruar mund të bëhet:- përkohësisht dhe
përgjithmonë.
Testamenti i pavlefshem
Testamentit që i mungojnë tri elementet kryesore:
1. Vullneti i lir i testamentlënsit
2. Forma e parashkruar me ligj e testamentit dhe
3. Zotësia për të vepruar e testamentlënsit
* Vullneti i lirë i testament lënësit
Testamenti konsiderohet se nuk është i hartuar në bazë të
vullnetit të lirë të testamentlënsit nëse është hartuar:
- Me kanosje
- Me dhunë (Shtrëngim)
- Mashtrim
- Lajthim
Me kanosje- konsiderohet se është hartuar testamenti kur vertetohet se
trashegimlënsi ka qenë i kanosur, nëse nuk e harton ose nënshkruen
testamentin e hartuar do ti ndodhë ndonjë e keqe atij ose familjes së
tij.
- Kanosja duhet të jetë serioze dhe e vërtetë për tu konsideruar
testamenti nule në të kundërten nuk do të jetë testamenti nule.
- Edhe dhuna (shtrëngimi) duhet të jetë e vërtetë dhe serioze
nëse konsiderohet se dhuna nuk ka qenë serioze, pra frika nuk ka
qenë e intensitetit të lartë, nuk do të shpallet nul testamenti.
- Poashtu edhe për lajthimin apo mashtrimin duhet të konsiderohet
se ka qenë serioze dhe i vërtetë dhe se mbi bazat e
mashtrimit është hartuar apo nënshkruar testamenti.
* Mungesa e formes së kërkuar me ligj për hartimin e
testamentlënësit.
Për tu konsideruar testamenti që është i hartuar në bazë të
formës së kërkuar duhet:
- Testatori ta ketë shkruar testamentin me dorën e vetë
- Të ketë nënshkruar ose të ketë vënë gisht me dorën e vet
- Të ketë datuar (data muaj dhe viti) me dorën e vet.
Ta ketë shkruar me dorën e vetë kur testatori din të shkruaj dhe
të lexoj dhe konstatohet se ka mund të ndërmarr këto veprime
në kohën e lënjes së Testamentit( në të kundërten do të
shpallet nule) sepse ndodh kur dikush e shenon me makin e
vetem detyron të nënshkruaj ose e mashtron të nënshkruaj një
fletë të bardhë e mashtruesi e shkruan tekstin me makin siq atij
i konvenon, kjo nuk do të pranohet.
* Zotësia e testamentlënësit për të lënë testament
Testamentdhënësi duhet të ketë mbushur 18 vjet ( ose 16 ) i
martuar të jetë psiqikisht i aftë për veprimet e tija
Nëse konstatohet se në kohën e lënies Testament Testamentlënësi
nuk i ka pasur njërën prej kushtëve te lartë cekura Testamenti do te
shpallet Nule
Testamenti mund të jetë: -Nulitetit apsolut
-Nulitetit relativ
 Testamenti i Nulitetit Absolut Testamenti konsiderohet i Nulitetit
absolut nëse është hartuar ose përpiluar në kundershtim me
dispozitat LTK, nën
 - kanosje
 - shtërngim ( dhunë)
 - mashtrim ose
 - lajthim
- Për shkaqet e Nulitetit absolut Gjykata ex. Oficio vendos dhe ka për detyr
të veproi.
Për dieninë e shkaqeve të tilla mund të lajmerohet qdo përson i
interesuar sepse cenohet interesi i pergjithshem.
* Testamenti i Nulitetit Relativ
Konsiderohet i Nulitetit Relativ sepse shkaqet e Nulitetit cenojne
vetem interesin e individëve te caktuar( disa indiv.)
Për shkaqe të tilla gjykata nuk kujdeset ex oficio, sepse të drejt të
kërkimit të nulitetit të Testamentit kanë vetëm personat që ju është
cenuar interesi i tyre.
P.sh. Testamenti për munges të formes personi i interesuar duhet me padi
ti drejtohet gjykates për anulimin e Testamentit
-në afat prej 1 viti(afati subjektiv- prej kur ka degjua)
-në afatin prej 10 vitesh(afati objektiv- prej kur testamenti është
shpallur), nëse nuk kërkohet nga personi i interesuar anulimi i
Testamenti mbetet në fuqi.
-në afatin prej 10 vitesh (afati objektiv- prej kur testamenti është
shpallur)
nëse nuk kërkohet nga personi i interesuar anulimi i Testamenti mbetet
në fuqi
Testamenti mund të shpallet: - tërsisht i pavlefshëm
- pjesërishti i pavlefshëm
Se në qfar mase testamenti do të shpallet i pavlefshëm mvaret
nga shumë arsye:
- Se a do të kërkohet tërsisht të shpallet testamenti i pavlefshëm ose
pjesërisht.
- Se a janë hartuar p.sh. të gjitha dispozitat e tij nën kërcnim (kanosje)
apo disa dispozita të tij.
Pra, - nëse kërkohet të shpallet i pavlefshëm vetëm një pjesë e tij
dhe - nëse konstatohet se vetëm disa dispozita të testamentit janë hartuar
nën kanosje, lajthim, shterngim do të shpallen vetem ato despozita,
- që kërkohet ose
- që janë hartuar kundër dispozitave të LTK.
* Barret, Kushtet dhe Afatet
Testamentori mund të ngarkoj më barrë, të vëjë kushte apo
të caktoi afat për përmbushjen e tyre nga pasuria trashegimore.
Barra e caktuar nga pasuria trashegimore nuk mund të jetë më e
madhe se përfitimet nga pasuria trashegimore.
Kushti po ashtu duhet të jetë i mundshëm, i lëjueshëm dhe i
realizueshëm.
P.sh. Nëse Trashegimlënsi me testament përcaktohet se
trashegimtari:- nuk mund të martohet me një të ve
- nuk mund të martohet me gruan të cilën trashegimlënsi e ka urrejtur
ose
- nuk mund të martohet me vajzën e cila nuk është e virgjër etj
ky kusht do të konsiderohet i pamundshëm dhe i pa realizueshëm me
një fjalë inekzistent.
Ndërsa afati mund të jetë: - suspenziv dhe
- rezolutiv
Suspenziv- kur në testament është caktuar se Trashegimtari do
të ekzistoj vetëm pas kalimit të një kohe të caktuar.
Rezolutiv- është caktuar në Testament se pas një afati të
caktuar trashegimtari pushon të jetë si trashegimtar.
* Ruajtja e Testamentit
Testamenti është një dokument i rëndësishëm me të cilin i
caktohet pasuria dikujt (trashegimtarit/ve).
Ai mund të shkruhet shumë vjetë para se të vdes Trashegimlënsi
Andaj edhe duhet të ruhet për një kohë të gjatë
Testamenti sipas rregullit mund të ruhet:
- nga vetë trashegimlënsi(testatori) në shtëpi të vet, në ark e gjetk
- te ndonjë person i besueshëm i Testatorit, si shok, mik etj.
- në ndonjë institucion publik, shtetëror si bankë, postë etj.
- Por më e shpeshtë dhe më e sigurt është për ruajtje Gjykata.
Pra, Testatori Testamentin e shkruan me dorën e vet, të nënshkruar, të
shkruar në prani të dëshmitarëve apo atë gjyqësor, mund ta e ruaj në
gjykatë.
Ate ja dorëzon gjyqtarit për ruajtje i cili përpilon procesverbal me rastin e
pranimit të Testamentit të cilin duhet ta e nënshkruaj edhe Testatori.
Një kopje e procesverbalit që testamenti është lënë në ruajtje në gjykatë i jepet
edhe testatorit( trashegimlënsit ).
Pastaj gjyqtari e fut në zarfë testamentin dhe e mbyllë në arkë të gjykatës për
ruajtje i cili nuk hapet, deri më rastin e delacionit.(hapjes së trashegimisë).
Në këtë mënyrë merret dhe ruhet edhe testamenti i hartuar me dorën e vet ose i
hartuar para dëshmitarëve.
Edhe testamenti i diktuar para dëshmitarëve ( Test. Verbal.)
dëshmitarët duhet sa më parë të njoftojnë gjykatën për atë që ju ka
lënë në testament me gojë trashegimlënsi, ti deponojnë deklaratat
e tyre tek gjyqtari në gjykatë dhe ato të vërtetohen si të sakta e të
lëhen në ruajtje si Testamenti i shkruar.
Interpretimi i Testamentit
Ka raste kur testamenti në ndonjë pjesë të tij të mos jetë i
kjartë në këtë rast do të zbatohen normat të cilat janë të
favorshme për:
Trashegimtarët Ligjor ose
- Personit të cilit me testament i është urdhëruar ndonjë detyrim.
Interpretimi bëhet si ai logjik ashtu edhe ai gjyqësor.
Me një fjalë me interpretim të testamentit me tepër arrihet
qëllimi që ai të jetë sa më i kuptuar dhe më i qartë si për atë
në dobi të të cilëve është hartuar ashtu edhe për atë që e
zbaton Testamentin.
* LLOJET E TESTAMENTIT
Në bazë të disa kritereve: - Formës
- Rendësisë
- Rrethanave etj.
Ekzistojnë disa lloje të Testamentëve:
Në bazë të formës, testamenti - me shkrim
- me gojë
Në bazë të rëndësisë, testamenti - privat
- publik
Në bazë të rrethanave, testamenti - I rëndomtë
- I jashtëzkonshëm
- I veçantë
* Testamenti me Shkrim dhe me Gojë
Testamenti me shkrim,- është ai testament të cilin testamentlënsi e
harton me shkrim.
Testamenti me gojë,- është formë e testamentit ku testamentlënsi e
përpilon- e dikton me gojë para dëshmitarëve.
* Testameti Privat dhe Publik
Testamenti privat,- është llojë i testamentit të cilin e harton
testamentlënsi në pranin e personave të cilët nuk janë bartës të
funksioneve publike.
Testamenti publik,- është lloj i testamentit ku testamentlënsi e harton
në praninë e personave që janë bartës të funksioneve publike si:
-Në pjesëmarrjen e gjyqtarit
-Përfaqësuesit konsullar
-Eprorit ushtarak
-Kapitenit të anijes
-Organit zyrtar komunal etj.
* Testamenti i Rëndomt, I jashtëzakonshëm, I veqantë
Testamenti i Rendomt është lloj i testamentit i cili mund të bëhet në
qdo kohë dhe në të gjitha rrethanat, ai mund të bëhet në të gjitha
format,..
Testamenti i jashtëzakonshëm është lloj i testamentit i cili hartohet nga
trashegimlënsi në rrethana të jashtëzakonshme.
Testamenti i veqantë është lloj i testamentit ku testatori e bën vetëm në
rrethana të veqanta.
* E drejta e jonë trashegimore njef këtë lloj të testamentit:
Testamentin: - e shkruar nga vetë testatori
- me shkrim në prani të dëshmitarëve
- me gojë në praninë e deshmitarëve
- testamenti gjyqësor
- në rrethana të jashtëzakonshme
1. Testamenti i shkruar nga vet Testatori(testamentum holographum)
është lloj i testamentit ku testatori të njejtin e ka shkruar dhe
nënshkruar me dorë të vet. Këtë e përcakton edhe LTK. neni
74.1 etj ku thotë: Testamenti është i vlefshëm nëse atë e ka
shkruar, datuar dhe nënshkruar me dorë të vetë ose e ka vënë
gishtin e vet. Sipas rregullit testamenti duhet të shkruhet në gjuhën amtare, por nuk
cenohet e drejta e testatorit që të shkruhet në cilën gjuhë të dëshiron ai: por është e
rëndësishme që i njejti
- të shkruhet fund e krye nga i njejti person dhe të nënshkruhet po nga ai.
Testamenti si rregull duhet te jetë i nënshkruar nga vetë testatori, për
arsye se mund të ndodh që dikush të shkruaj e testatori të mos e kuptoj
se për qfarë bëhet fjalë e vetëm e nënshkruan kështuqë ai mund të ketë
pasoja ose mund ta e mashtroi testatorin që të nënshkruaj vetëm në një
fletë të bardhë e tani mashtruesi ta e mbush fletën me shkrim si të dojë
ai.
Kështu LTK, shprehimisht e cek se testamentin e shkruar ose
duhet ta nënshkruaj ose ta e vëjë gishtin mbi të.
- Nëse testamenti ka shumë faqe është i vlefshëm nëse
nënshkruhet në fundë të testamentit. Më mirë kishte me qenë
të nënshkruhet në qdo faqe të tij.
- Testamenti i shkruar me makinë shkrimi ose me kompjuter
është I pavlefshëm edhe nëse është nënshkruar nga testatori vetëm
përjashtimisht.
* Mjetet me të cilat shkruhet TestamentiTestamenti mund të shkruhet me qfarëdo mjeti të përshtatshëm për
shkrim:-me laps
-me shkums
-apo mjetë tjetër të ngjashëm që mund të lexohet dhe kuptohet.
në mjet:- në letër
- në pëlhurë
- apo mjetë të ngjashëm për tu lënë gjurmë në të e që lexohet.
Mund të shkruhet;
- me dorë
- me gishtërinjë të këmbës( të hendikepuarit) ose
- me diqka tjetër që krijon shkronja të lexueshme.
Me një fjalë testamenti duhet edhe të jetë i kuptueshëm nga kush është
shkruar, kujt i lehet pasuria dhe cila pasuri ose pjesë e saj i lehet.
2. Testamenti me shkrim në praninë e dëshmitarëve
-Testamenti i hartuar edhe nga dikush tjetër përjashtimisht
mund të jetë i vlefshëm kur lexohet dhe nënshkruhet në
praninë e dy dëshmitarëve.
Ky lloj testamenti quhet alografik.
Sipas LTK nenit 75 për të qenë i vlefshëm testamenti alografik duhet
të plotësohen disa kushte:
-Testatori të dij të shkruaj e të lexoi,
-Testatori testamentin ta ketë nënshkruar vet,
-Para dy dëshmitarëve që e kuptojnë gjuhën e testatorit dhe
deklarohet se testamenti është i tij.
-Poashtu dëshmitarët duhet të jenë madhor me zotësi veprimi dhe
që din të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën në të cilën është
shkruar testamenti, neni 75 LTK.
shembulll:
3. Testamenti Gjyqësor
Ndër llojet e testamentit publik është edhe testamenti gjyqësor i përpiluar
nga gjyqtari sipas tregimit të vullnetit të fundit të trashegimlënsit. Për
herë të parë kjo formë e testamentit është paraqitur në Romë.
Testatori vullnetin e tij para gjyqtarit mund ta e paraqes në dy forma:
- Testamentin e diktuar të cilin testatori e lexon para gjyqtarit dhe
- Testamentin e përpiluar nga gjyqtari të cilin testatori nuk din të
lexoi.
Testamenti gjyqësor që trashegimlënsi është në gjendje ta lexoj
është më i lehtë ngase pasi gjyqtari e përpilon sipas thënjeve të
testamentlënsit atij i dhëhet edhe njëherë që ta e lexoi,
-pasi ta e lexon në pranin e gjyqtarit ai e nënshkruan,
- për këtë formë të testamentit gjyqtari përpilon procesverbal poashtu edhe
procesvrbalin e nënshkruajnë:
-Trashegimlënsi
-Dëshmitarët
-Gjyqtari
-Nëse trashegimlënsi është i verbër i lexohet testamenti nga
gjyqtari përpilues e pastaj testatori deklarohet se “
- Ky është testamenti im ” e tani në pranin e dy
dëshmitarëve e vë gishtin ose nëse nuk mund të vëj as gisht
gjyqtari këtë e vë në testament.
-Një gjë e ngjashme ndodh edhe më testamnetlënsin i cili është
shurdh, memec duhet siguruar interpretim dhe pasi i lexohet
testamenti i hartuar dhe sqarohet përmes interpretit, ai mund ta e
nënshkruaj ose e vë gishtin në të.
- Nëse testamenti është i përpiluar prej shumë faqesh, qdonjëra prej tyre
nënshkruhet ose vë gishtin testatori e së paku precizohet se prej sa faqesh
përbëhet testamenti.
-Pastaj ky testament lëhet në ruajtje dhe gjithashtu ka fuqinë
juridike më të fortë se testamenti privat.
* Procedura e bërjes së testamentit
Për përpilimin e testamentit gjyqësor kompetent është gjykata
komunale.
-përpara qdo vendimi juridik gjyqtari në rend të parë e verifikon
identitetin e trashegimlënsit -nëse gjyqtari e njeh dhe ja din emrin
-nëse e njeh dhe nuk ja din emrin
-nëse nuk e njeh e ja din emrin
-nëse e njeh përmes ndonjë sheje dalluese
etj.
Dhe kur nuk e njeh fare por e verifikon me:- leternjoftim
- indeksin studentor
- patent shoferin
- dokumente tjera me
fotografi
-pastaj gjyqtari duhet konstatoi: -zotsinë testamentare te Testatorit
- vullneti i lirë dhe serioz për testament
- aftësinë për të lexuar dhe nënshkruar
nëse e din gjuhen që hartohet testamenti etj
* Deklarata mbi përmbajtjen e vullnetit të fundit
Deklaraten e vullnetit të fundit trashegimlënsi e bënë me gojë
përpara gjyqtarit, ose ja dorëzon testamentin e hartuar me shkrim.
Gjyqtari e fikson në procesverbal.
-pastaj gjyqtari duhet të përpjeket në bazë të pyetjeve dhe
veprimeve profesionale të vërtetoi nëse testamenti është
hartuar me dorën e vetë, e pa dhunë, mashtrim a kanosje.
-pastaj nëse testamenti është i pakjartë ose ka të meta që e
bëjnë të pavlefshme të ndikoj në rregullimin e tij, por pa
imponim.
-pastaj gjyqtari i dëgjon fjalët e testatorit dhe duhet që sa më tepët tu
përmbushet origjinalitetit të fjalëve të Testatorit.
-pastaj përmbajtjen e testamentit ta e rregulloi edhe me shprehjet
juridike që e bejnë me të sakt dhe preciz p.sh.
Në vend të shprehjes,
djalit si le asgjë, gjyqtari vë shprehjen
djalin e përjashtoi nga trashegimia etj…
4. Testamenti me gojë
Testamenti me gojë është lloji i trashegimit primitiv diktuar para
dëshmitarit. Ky lloj testamenti lejohet të përpilohet vetëm në rrethana të
jashtëzakonshme.
Si rrethana të jashtëzakonshme: - të karakterit objektiv
- të karakterit subjektiv
Të karakterit objektiv: - Termetet
- Zjarri
- Lufta
- Epidemit e ndryshme
- Aksidentet e rënda në komunikacion dhe
- Katastrofat e ndryshme njerëzore etj.
• Të karakterit subjektiv- janë ato rrethana të cilat kanë qenë pëngesë
që Testatori nuk ka mundur ta e shpreh vullnetin e tij të fundit në
mënyr tjetër.
Të tilla janë:- sëmundja e rëndë
- Lëndimi i rëndë, i rrezikshëm për jetë për momentin
më një fjalë janë rrethana që lidhen me subjektivitetin e përsonit.
Ky lloj testamenti diktohet para dëshmitarëve
Dëshmitarët - mund të thirren të jenë prezent me rastin e shprehjes
së vullnetit të fundit dhe
- mund të jenë rastësisht në atë vend
• Dëshmitarët:-duhet të jenë madhorë
- të kenë shqisat e të dëgjuarit të mira
- të mos jenë aq të afërt saqë të përfitojnë
edhe vetë nga testamenti
- nuk është e domosdoshme të din shkrim-lexim
- të kenë shqisa edhe të pamit, për idendifikimin e
Testatorit.
Dëshmitarët e testamentit para të cilëve është lënë testamenti:
-Nëse dinë shkrim-lexim duhet shënuar fjalët e Testamentlënsit
e sa më shpejtë që është e mundur ti dërgojnë në gjykatë të
gjyqtari.
-Nëse nuk dinë shkrim-lexim fjalët me gojë të ja përsërisin
gjyqtarit i cili duhet të përpiloi testamentin.
- Ata duhet ti deklarojnë gjyqtarit për kohën dhe vendin që Testatori ju ka rrëfyer
testamentin.
- Dëshmitarët janë të detyruar që brenda 3 ditësh nga data kur
ju është diktuar testamenti ta e dërgojnë atë të shkruar ose të
diktuar në gjykatë (sipas nenit 83.2. LTK).
Nëse kalon afati i till testamenti i diktuar para dëshmitarëve
nuk do të vlej më.
5. Testamenti në anije
Njeni prej llojeve të testamentit publik është edhe Tesamamenti në
anije. Eshtë lloj i testamentit që përpilohet në rrethana të
jashtëzakonshme:
Për shkaqe të natyres objektive:
-kur ndërprehen lidhjet e anijes me bazën
-trazimi i detit
-kushtet e këqija klimatike etj.
Për shkaqet subjektive:
-në rast të sëmundjes së rëndë të papritur në anije
-diagnozes së keqe etj.
Testamentin e tillë mund ta e përpilojnë personat me aftësi
Testamentare.
Testamenti alografik e që din shkrim – lexim
Testamenti alografik të diktuar para dëshmitarëve testamentar
Mund të bëhet testamenti në anije: -të shtetit tonë apo të huaj
-në det të hapur
-në ujra territoriale
-në liqej
-në lumej etj.
Qka është deti i hapur?
Testamenti në anije thuhet se është publik pasiqë bëhet:
Në praninë e - kapitenit të anijes ose zëvendësuesit të tij
- ose ndonjë personi tjetër me titull komandues
- ose me titull zyrtar
Testamenti në anije si rregull përpilohet në dy kopje origjinale
atë e nënshkruajnë kapiteni ose ndonjëri prej përsonave
zyrtar dhe dy dëshmitar testamentar.
Ai ruhet në dokumentet më me rëndësi të anijes dhe kur të
arrijnë në breg të detit i dorëzohet origjinali dhe kopja
kapitenërisë së portit dhe ruhen ndër dokumentet më me
rëndësi.
Gjatë përpilimit të testamentit në anije rolin e gjyqtarit e luan kapiteni
i anijes.
-pas arritjes në tokë (atdhe) duhet që në afatin prej 30 ditësh ta
e dorëzoi kopjen në kapitenëri, në gjyaktë ose të bëj
testament të rij.
6. Testamenti konsular- diplomatik
është testament publik të cilin e përpilon përfaqësuesi i
konzulates ose diplomatikë në botën e jashtme sipas rrëfimit të
testamentlënësit.
Këtë lloj testamenti mund ta bëj shtetasi i Kosovës i cili gjendet
me punë të përhershme në botën e jashtme.
Testmenti i till bëhet sipas rregullave për testament gjyqësor rolin e
gjyqëtarit këtu e bënë përfaqësuesi konsular-diplomatik
Testamentin diplomatik mund ta bëj:
-qdo shtetas i cili ndodhet në botën e jashtme
-qoftë përkohësisht ose i përhershëm
-nëse jeton
-studion
-është vizitor
-në udhtim zyrtar apo privat
-të ketë zotësinë testamentare.
Nëse testatori ka pasuri në të dy vendet:
- në vendin tonë dhe
- në vendin ku punon ose qëndron duhet të hartoi dy testamente:
- një për pasurinë e vendit tonë dhe
- një për pasurinë e vendit të qëndrimit.
Në rastin e përpilimit të testamentit konsular mund të jenë:
- përfaqësuesi diplomatik
- dy dëshmitar Testamentar të cilët mund të jenë shtetas apo të huaj
- por duhet të njohin gjuhën e testamentit.
Testatori është i domosdoshëm të vërtetoi identitetin e vet me:
Pasaportë ose
Dokument me fotografi
7. Testamenti ndërkombëtar
Testamenti ndërkombëtar përpilohet në atë formë që përpilohet testamenti
gjyqësor, vetëm që testamenti gjyqësor hartohet para gjyqit ndërsa ai
ndërkombëtar para përfaqësuesit diplomatik – konsular.
Testamenti ndërkombëtar sipas LTK testatori e shkruan me dorën e vet
ose një person tjetër me mjete mekanike të shkrimit ose në ndonjë mënyrë
tjetër dhe atë e nënshkruan testatori në praninë e gjyqtarit të gjykatës
komunale të përsonave tjerë të autorizuar dhe të dy dëshmitarëve, duke
deklaruar se ky është testament yni dhe se janë në dijeni për përmbajtjen e
tij.
Përveq gjyqtarit të gjykatës komunale mund të paraqitet edhe
përfaqësuesi konsular-diplomatik i shtetit të testatorit.
Edhe tek testamenti ndërkombëtar Testatori vullnetin e tij të fundit mund ta e
paraqes edhe me gojë:- në gjuhën e vet ose
- në gjuhen tjetër
- para organit publik i cili në formë të shkruare fikson në
procesverbal e pastaj ta e nënshkruaj pai i lexohet dhe shprehet se e dëgjova tekstin
dhe ky është testamenti imi.Testamenti ndërkombëtar mund ta bëj personi fizik:
-Që ka afësin testamentare sikurse për testament gjyqësor
-Testatori e nënshkruan testamentin në praninë e përsonave të
autorizuar dhe dëshmitarëve të testamentit.
-pastaj evidencohet në procesverbal dhe datohet
-Testamenti ndërkombëtar poashtu datohet dhe nuk është i kufizuar
në kohë ai vlenë deri në revokimin e tij nëse kërkohet sipas arsyes
-Testamenti ndërkombëtar ruhet sikur që ruhet edhe testam. Gjyqësor
dhe i dhëhet një vërtetim Testatorit si pjesë përbërse e Testamentit
ndërkombëtar.
8. Testamenti ushtarak
Edhe testamenti ushtarak është:- publik
-bëhet me shkrim
-dhe bën pjesë në Test. të jashtëz.
-bëhet vetëm gjatë luftës
-mobilizimit për luftë ose
-manovrave të mëdha ushtarake
Testamentin ushtarak mund ta e bëjë qdo person ushtarak qoftë:
Aktiv apo
Ai rezervë që kryejnë detyrat ushtarake si
- vullnetaret
- mjekët ushtarak
- mjekët civil në detyrat ushtarake
- infermieret etj
Si parim në rolin e organit publik në vendin e gjyqtarit testamentin si rregull
e harton : -eprori ushtarak ose
-eproret e tjerë që mund ta e zëvendësojnë
Hartimin e testamentit ushtarak mund ta e bëjë edhe ndonjë përson
tjetër si : - Ndonjë gjyqtarë
- Ndonjë avokat
- Ndonjë mjekë
- Apo ndonjë student i cili rastësisht qëllon aty prezent por
gjithsesi në praninë e eprorit ushtarak.
Testamenti ushtarak në pikpamje kohore është i kufizuar, ka dy afate
për vlefshmërinë e testamentit kështu:
- tetsamenti bëhet i pavlefshëm nëse kalojnë 60 ditë nga
mbarimi i luftës dhe nëse kalojnë 30 ditë nga momenti i demobilizimit
individual, para demobilizimit të përgjithshëm.
Legu
Kuptimi i Legut
Legu është urdhër në testament i trashëgimlënsit me të cilin legatorit i le një ose
më shumë sende apo të drejta dhe e urdhëron trashegimtarin ose përsonin tjetër të
cilit i le ndonjë përfitim nga pasuria trashegimore.
Që nga ajo që i është lënë me testament ti jap ndonjë send një përsoni të caktuar,
ti paguaj ndonjë shumë të hollash, ta liroj nga ndonjë borgj, të përmbahet nga
ndonjë veprim ose të fitoi diqka në dobi të tij.
-Sikur legatori ashtu edhe sendi i leguar duhet të caktohën me testament.
- Legatori nuk është trashegimtar por përson që përfiton diqka nga pasuria
trashegimore.
-Kur anulohet testamenti pushon edhe e drejta e përfitimit të legatorit
Personat që përfshihen në leg:
Testatori (lensi i testamentit)
Onorati (personi që është i ngarkuar me detyrimin e përmbushjes së
legut)
Legatori (përfituesi i legut)
* Procedura e shqyrtimit të pasurisë trashegimore
Edhe pse ekzistojnë bazat qoftë: me ligj apo
me testament që pasuria
trashegimore të kaloi nga trashegimlënsi tek trashegimtarët ajo
nuk mund të bëhet pa ndonjë procedure të parashikuar me ligj.
Pra, duhet zhvillohet procedurë gjyqësore jashtëkontestimore.
Procedura trashegimore përbënë një tërësi veprimesh juridike të
ndërmarrura nga gjykata për vërtetimin e ekzistimit të pasurisë
trashegimore, mbajtjen e saj përcaktimin e trashegimtarëve dhe
veprimet juridike rreth kalimit të pasurisë nga trashegimlënësi tek
trashegimtarët.
Pra, në rend të praë duhet:
-Bërë identifikimin e pasurisë trashegimore
-Mbrojtjen juridike të saj
-Përcaktimin e trashegimtarëve
-Kalimin e pasurisë tek trashegimtarët
Të gjitha këto veprime I bën gjykata komunale në
procedurë jashtëkontestimore.
Pra, gjykata posa të ketë të dhëna që një përson ka vdekur
ose është shpallur i vdekur, duhet të filloi proceduren për
shqyrtimin e pasurisë trashegimore.
I- në fazën e parë trajtohen qështjet e përgjithshme procedurale
II- në fazën e dytë trajtohen veprimet paraprake procedurale
III-në fazën e tretë trajtohen qështjet rreth pasurisë trashegimore
IV-në fazën e katërt trajtohen qështjet rreth kompetences gjyqësore dhe
veprimet që duhet marrë personat zyrtarë në procedurën trashegimore.
Procedura e shqyrtimit të pasurisë trashegimore ndërtohet mbi bazën e disa
parimeve procedurale të shqyrtimit të pasurisë Trashëgimore si:
- parimi i urgjentitetit
- Parimi i socialitetit
- Parimi i zyrtaritetit ( ex oficie )
- Parimi i përjashtimit të drejtëpërdrejtshmërisë.
Kështu gjykata gjatë shqyrtimit të pasurisë trashegimore përdorë
rregulla procedurale që ndahen në 4 pjesë ( faza ):
* Parimi i urgjentitetit
Konsiston në faktin se gjykata menjëherë posa të ketë informata
se duhet bërë shqyrtimi i pasurisë trashegimore ajo duhet që
urgjentisht- sa më parë të filloj procedurën për shqyrtimin e
pasurisë trashegimore dhe të vërtetoi drejt të drejtat e
trashegimtarëve lidhur me pasurinë trashegimore;
- të siguroi pasurinë trashegimore deri në përfundimin e
procedurës;
- të marri masa të përkohshme për sigurinë e pasurisë
trashegimore;
- te caktojë kujdestarinë e përkohshme të pasurisë
Nëse është nevoja ky parim duhet zbatuar gjatë gjithë fazave të
procedurës për shqyrtimin e pasurisë trashegimore.
* Parimi i socialitetit
Ky parim vie në shprehje gjatë zhvillimit të procedurës gjyqësore
rreth pasurisë trashegimore për një kategori të posaqme
trashegimtarësh si:
- Fëmijët dhe
- Përsonat e sëmurë mentalisht- kategorisë që nuk mund të
kujdesën për të drejtat e veta
Të njejtëve gjykata ex oficio ju cakton edhe mbrojtësit të cilët do
ti mbrojë interesat e këtyre kategorive që vet nuk din të i
realizojnë të drejtat e tyre.
* Parimi i zyrtaritetit
Sipas këtij parimi gjykata procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashegimore e
fillon (ex oficio) sipas detyrës zyrtare.
Pra, me të dëgjuar që një person ka vdekur ose është shpallur si i vdekur e i cili
ka lënë pasuri, gjykata sipas nenit 96 LTK fillon procedurën e delocionit.
Ex oficio gjykata gjithëherë fillon procedurën kur trashegimlënsi ka lënë pasuri
të palujtshme.
Ndërsa vetëm me kërkesë të trashegimtarëve hapet procedura trashegimore për
pasurinë e lujtëshme të trashegimlënsit.
* Përjashtimi i parimit të drejtëpërdrejtshmërisë
Gjatë shqyrtimit të pasurisë trashegimore gjykata I shqyrton të
gjitha qështjet që palët në procedur i kanë propozuar lidhur me
pasurinë trashegimore.
Poashtu edhe ato qështje dhe fakte rreth pasurisë trashegimore që
palët nuk i kanë propozuar.
Pra, gjykata mund të heqë dorë nga parimi i drejtë
përdrejtshmërisë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.
Ti merrë për bazë edhe faktet që palët nuk i kanë thënë e as që
janë prezent në seancë,
Ti merrë edhe faktet dhe provat që i ka administruar edhe një
gjykat tjetër
Gjykata ka për obligim të marr vetëm ato prova që janë të lidhura
drejtëpërdrejtë më qështjen dhe të nxjerri vendim meritor.
- Edhe pse ky parim është i aplikueshëm, un jam përkrahës i
mendimeve se i njejti është në kundërshtim me parimin e dëgjimit të
palëve.
-Gjykata para qdo vendimi meritor është e obliguar tu japi
mundësi palëve të dëklarohen lidhur me provat e administruara
gjyqësore dhe deklarimet e palës tjetër.
Kompetenca e gjykatave në procedurën e shqyrtimit të
pasurisë trashegimore-Kompetenca vendore
-Kompetenca lëndore
-Kompetenca funksionale
-Kompetenca ndërkombëtare
Kompetenca vendore
-Siq kemi cekur më parë kompetent per shqyrtimin e pasurisë
trashegimore është gjykata komunale.
- Ajo caktohet në bazë të tri kritereve themelore:
1. Vendi ku trashegimlënsi e kishte vendbanimin e përhershëm në
kohën e vdekjes.
2. Vendi ku trashegimlënsi e kishte vendbanimin e përkohshëm në
kohën e vdekjes (neni 95.1.LTK)
3. Vendi ku ndodhej pjesa më e madhe e pasurisë trashegimore në
kohën e vdekjës së trashëgimlënësit( neni 95.2. LTK)
Që të tri kriteret e përmendura janë të radhitura sipas rëndësisë
Kështu nëse i dihet vendbanimi trashegimlënsit qështjen e
pasurisë trashegimore e gjykon gjykata e vendit ku e ka
vendbanimin; nëse nuk ka vend të përhershëm ku e ka
Vendqëndrimin; e nëse trashegimlënsit nuk i dihet as vendbanimi
e as vendqëndrimi atëherë do të jetë kompetente gjykata e vendit
ku trashegimlënsi e ka pjesën më të madhe të pasurisë trash.
- Nëse gjykata dyshon që pasuria trashegimore mund të
dëmtohej- ndryshoj pas vdekjes së trashegimlënsit ajo venë
masën e përkohshme.
-Masën e tillë mund ta përcaktoi si gjykata e vendit të trashegimlënsit ashtu edh
egjykata e vendit të pasurisë trashegimore.
-Nëse gjykata e shqyrtimit të pasurisë trashegimore vërenë se nuk është
kompetente ajo e shpall vehtën inkompetente dhe lëndën ja dërgon gjykatës
kompetente me të gjitha shkresat e nevojshme.
-Këtë qështje gjykata e bënë deri në marrjen e vendimit meritor në qdo fazë.
* Kompetenca Lëndore
Për shqyrtimin e pasurisë trashegimore kompetente në qështjen lëndore është
Gjykata Komunale.
Në kuadër të gjykatës zgjedhet qështja trashegimore, edhe pse ndodh të kërkojnë
palët të ndërrohet gjykata ajo nuk mund të ndërrohet sepse një qështje të till është
parapar me ligj.
Në shkallë të parë vendos gjyqtari i vetëm (individual)
Në shkallë të dytë gjykon kolegji i përbërë prej tre gjyqtarëve profesional.
* Kompetenca Funksionale
Me kompetencë funksionale kuptojmë kompetencën e gjykatës sipas
funksionit që kryen sipas organit komunal ashtu edhe gjyqtari për
shqyrtimin e pasurisë.
* Kompetenca Ndërkombëtare
Nëse gjykata ne bazë të qertifikatës së vdekjes gjenë se kompetente për
shqyrtimin e pasurisë trashegimore është gjykata e huaj ajo do të shpallë
vetën inkompetente sipas nenit 113.2. LPJ.
Edhe LTK ka aplikuar parimin e reciprocitetit keshtu në nenin 142.2
LTK thuhet: në qoftëse në shtetin e shtetasit të huaj shqyrtohet pasuria
trashegimore e shtetasit të Kosovës sipas ligjit të atij shteti, atëherë edhe
pasuria trashegimore shtetasëve të atij shteti të huaj që ndodhet në
teritorin e Kosovës do të shqyrtohet sipas dispozitave të ligjit të
Kosovës.
- Qështja më e vështirë për zgjedhje paraqitet kur një përson ka
dy shetësi ose është pashtetësi.
-Për apatridet LTK nuk ka paraparë dispozita të veqanta
-Për përsona me dy ose me shumë shtetësi kompetente është
Gjykata e vendit ku personi ka shtetësinë e fundit.
-Edhe për pasurinë dhe ruajtjen e saj në Kosovë kur nuk ëshët
kompetente gjykata e Kosovës, mund të vendosë për masën e
përkohshme.
* Përgatitja e seancës gjyqësore
Sikurse në qdo qështje edhe për shqyrtimin e pasurisë
trashegimore gjykata para seancës kryesore kryen disa
veprime procedurale në mënyrë që në seancën kryesore të
jenë qështjet më të qarta dhe më e lehtë për gjykatën.
Veprimet e tilla quhen veprime paraprake.
Si veprime të tilla konsiderohën:
a) Përpilimi i aktëvdekjes
b) Masa e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashegimore
c) Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë
d) Emërimi i kujdestarit të përkohshëm dhe veprimë tjera.
a. Aktvdekja – përmbanë këto të dhëna:
Emrin dhe Mbiemrin e të vdekurit, datën e lindjes
Emrin e prindërit(atit) Mbiemrin, e të gratë edhe mbiemrin e vajzërisë
Profesionin, shtetësinë e të vdekurit
Datën, Muajin dhe Vitin e vdekjes( nëse është e mundur edhe orën e
vdekjes)
Vendbanimin e përhershëm ose të përkohshëm të të vdekurit
Emrin dhe Mbiemrin, dat.e lindjës, profesionin, vendbanimin e
përkohshëm ose të përhershëm të bashkëshortit tjetër në jetë ose i vdekur
më parë. Të fëmijëve të lindur nga martesa, jashtë martesës dhe fëmijëve
të birësuar.
- Emrin Mbiemrin dhe të dhënat e nevojshme të përsonave
të thirrur në trashegimi dhe të atyre që mund të thirren në
trashegimi sipas ligjit ose testamentit.
-Vlerën e përafërt të pasurisë së palujtshme dhe të lujtshmë të të vdekurit.
-Nëse nuk i përmbush shënimet e tilla aktvdekja do të ishte jo e plotë.
Aktvdekja mund ti përmbaj edhe këto shënime plotësuese:
-Vendi ku ekziston pasuria që ka lënë i vdekuri(nëse ka pasë)
-Sende për ruajtje
-Të holla të gatshme
-Letra me vlerë dhe gjera të qmueshme, libreza të kursimit
- A ka lënë i vdekuri borgje dhe vlerën e borgjit
-A ka lënë testament ose kontratë për mbajtjen e përjetshme
-A ka lënë dokumet për cedimin ose ndarjen e pasurisë
-Nëse i vdekuri ka lënë testament gojorë, emrat e dëshmitarëve dhe
ku gjenden ata.
-A pritet të i lindë ndonjë fëmijë trashegimlënsit
-Nëse ka vdekë bashkëshorti ose ndonjë fëmijë i tij a ndonjë përson
që është dashtë të thirret në trashegimi.
-Emrat e përsonave madhorë të bashkëshortësisë familjare.
Pas këtyre të dhënave gjykata duhet të vërtetoi se është
kompetente për shqyrtimin e trashegimisë
Të vërtetoi për testamentin e lënë dhe të kërkoi atë.
Nëse ekzistonë testament gjykata do ta e hapi atë dhe ta e lexoi
procesverbalin mbi evidentimin e testamentit.
Të konstatoi sa testamente janë gjetur,
- Cilat data i kanë dhe ku janë gjetur
- Kush e ka dorëzuar testamentin në gjykatë
- A është dorëzuar testamenti i hapur apo i mbyllur në pliko.
- A është i vulosur dhe me qfarë vule
- Emrat e dëshmitarëve para të cilëve është hartuar testamenti me
gojë dhe që janë dëgjuar nga gjyqtari.
Pasi të vërtetohen të gjitha këto të dhëna gjykata i pyet të pranishmit
dhe të gjithë ata që kanë interes për pasurinë trashegimore dhe nëse
deklarohën se mund të vazhdojnë mëtutje, gjykata përpilon
procesverbal për dispozitat që vlejnë për testamentin e shkruar.
Dhe në bazë të kësaj gjykata fillon shqyrtimin e pasurisë
trashegimore.
Nëse në aktëvdekje shënohet se i vdekuri (trashegimlënsi nuk ka lënë
pasuri trashegimore gjykata nuk do ta shqyrtoi pasurinë
trashegimore.
b. Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë
Në të shumtën e rasteve pasuria trashegimore pas vdekjes së
trashegimlënsit mbetet pa kujdes dhe rrezikohet të dëmtohet.
Në raste të tilla gjykata bënë regjistrimin, vlerësimin dhe
sigurimin e pasurisë sipas një vendimi të marrur nga ajo sipas
nenit 103 LPJ dhe në këtë rastë:
-kur trashegimtarë janë përsonat e mitur, të sëmurë, të cilët
nuk kanë mundësi të kujdesen për pasurinë e till.
-kur regjistrimin e pasurisë e kërkojnë vet trashegimtarët,
legatorët ose pasardhësit e të vdekurit.
- Kur pasuria i dërgohet komunës si trashegimtare ligjore e radhës së fundit.
- Regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë trashegimore e bënë
organi kompetent i administrates komunale si dhe puntori i
gjykatës që e cakton gjyqtari në praninë e dy dëshmitarëve të
moshës madhore.
- Organi i till që e bënë regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë
ka për detyrë të ja dërgoi gjykatës për regjistrimin dhe
vlerësimin e pasurisë.
- Lidhur më regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë duhet të
përpilohet procesverbal dhe të nënshkruhet nga përsoni zyrtar
që e ka bërë regjistrimin e pasurisë.
Seanca trashegimore
Pasi të krijohen kushtet e nevojshme gjykata mbanë seancën për shqyrtimin e
pasurisë trashëgimore dhe bënë juridikisht kalimin e pasurisë nga
Trashëgimlënsi tek trashegimtarët ose Trashegimtari.
Në seanceën trashegimore gjykata do të shqyrtoi të gjitha qështjet që janë me
rëndësi për marrjen e vendimeve meritore.
Shqyrtimin e pasurisë trashegimore e bënë gjykata në procedurë
jashtëkontestimore.
Në seancë duhet të jenë:
-Trashegimtarët ligjorë dhe
-Trashegimtarët testamentar
-Gjyqtari individual për shqyrtimin e pasurisë trashegimore
-Procesëmbajtësi nëse është e nevojshme interpreti (për tu marr vesh me palët e
trashegimit.)
-Të dhënat për pasurinë trashegimore (pasi është bërë regjistrimi i
saj)
-Kujdestari i pasurisë trashegimore( nëse i është caktuar për ruajtje)
Seancën për shqyrtimin e pasurisë trashegimore e drejton
gjyqtari i vetëm.
- Së pari konstaton prezencën e trashegimtarëve ligjor, pasi të
konstatoi se janë të gjithë të pranishëm ose janë shumica e
disa kanë përfaqësuesit e tyre ose konstatohet se jane ftuar me
rregull. Bënë hapjen e testamentit ose testamenteve nëse janë
shumë dhe shpallë trashegimtarët testamentar.
Nëse trashegimtarët testamentar nuk janë të ngarkuar me tërë
pasurinë caktohen trashegimtarët me ligj.
- Pastaj dëgjonë deklaratën e tyre një nga një rreth pranimit të
pasurisë trashegimore ose heqjes dorë nga ajo
-I bënë me dije për borgjet dhe legun
-Kështu qdo njëri qoftë trashegimtarë testamentar ose ligjor
deklarohet shprehimisht.
-Deri në fazën e marrjes së vendimit për ndarjen e pasurisë
trashegimore trashegimtarët kanë të drejtë të deklarohen për ose
kundër pranimit të pasurisë trashegimore vetëm shprehimisht,
ndërsa pas nxjerrjes së vendimit përkohësisht aktvendimit
gjykata nuk i merr për bazë deklarimet e trashegimtarëve.
-Vetëm ato qështje për heqjen dorë nga pasuria trashegimore ose
kërkesën për pranimin e pasurisë trashegimore që e kanë
mohuar e duhet ta paraqesin në gjykatën trashegimore dhe të
kërkojnë një qështje të till me kërkesë për anulimin e deklaratës
së dhënë duke e arsyetuar se deklarata e dhënë ka qenë si
rezultat i dhunës, kanosjes, mashtrimit ose lajthimit.
* Udhëzimi i palëve në kontest civil
-Nëse palët pajtohën me ndarjen e pasurisë trashegimore dhe nuk
paraqesin kundërshtim e as kërkesa të cilat janë të kundërta mes
trashegimtarëve, gjykata bën ndarjen e pasurisë trashegimore
Trashegimtarëve dhe për këtë nxjerr Aktvendim.
-Nëse gjatë seances trashegimore trashegimtarët paraqesin kërkesa
dhe mendime të kundërta rreth ndarjes së pasurisë Trashegimore
gjykata- përkatësisht gjyqtari ndërprenë seancën dhe palët i
udhëzon për kontest civil.
Gjykata do ta ndërpres procedurën në këto raste:
Faktet nga të cilat varet arsyeshmëria e bashkëshortit pasjetues
dhe pasardhësve të trashegimlënsit që kanë bashkëjetuar me
trashegimlënsin në të njejtën familje, që nga pasuria trashegimore
tu veqohën sendet e ekonomisë shtëpiake që shërbejnë për
plotësimin e nevojave të përditshme.
Faktet nga të cilat varët madhësia e pjesës trashegimore e sidomos
pasuria që llogaritet në pjesën trashegimore.
Faktet nga të cilat varët arsyeshmëria e përjashtimit të
trashegimtarëve të domosdoshëm ose arsyëshmëria e shkakut të
padenjësisë.
Faktet se a ka hequr dorë ndonjë trashegimtarë nga trashegimi.
- Nëse palët gjatë kësaj faze nuk kanë konflikt rreth faktëve
gjykata do të zgjedh vet qështjen.
-Nëse palët kanë konflikt rreth fakteve të prezentuara dhe të kundërta
atëherë gjykata do ti udhëzoi palët në kontest civil.
* Udhëzimi në kontest për shkak të konfliktit:
- rreth fakteve apo
- aplikimit të së drejtës
Edhe në këto raste gjykata është e autorizuar të ndërpres
procedurën dhe palët ti udhëzoi në kontest civil.
Gjykata ndërprenë kontestin dhe palët i udhëzon para organit kompetent në këto
raste:
-Në qoftëse në mes trashegimtarëve ekziston konflikti për faktin se
a hynë ndonjë pasuri tjetër në pasurinë trashegimore
-Nëse ka konflikt në mes trashegimtarëve dhe pasardhësve të tyre
lidhur me pjesën e pasurisë trashëgimore që edhe ato kanë
kontribuar në shtimin ose krijim e saj.
-Në keto raste gjykata e ndërpren procedurën dhe i udhëzon palët
në kontest civil.
-Nëse palët kanë konflikt vetëm rreth aplikimit të së drejtës ose për
faktet për të cilat mund të vërtetohen me dokumentet publike
gjykata nuk do të ndërpres procedurën për të vendosur lidhur me
qështjen.
- Gjykata nuk do të ndërpres shqyrtimin e trashegimisë
edhe kur në mes palëve ekziston konflikti rreth legatorit
ose ndonjë të drejte tjetër nga pasuria trashëgimore.
Poashtu gjykata do të udhëzoi palët në kontest civil nëse tek
trashegimtarët paraqiten konteste rreth rradhëve të trashegimis me ligj.
- Gjykata në raste kur palët i udhëzon në kontest civil e cakton
një afat brenda të cilit palët duhet të fillojnë kontestin civil
në gjykatë.
-Nëse brenda atij afati nuk prezantojn fakte se e kan filluar
kontestin atëherë gjykata e vazhdon procedurën për ndarjen e
pasurisë trashegimore me provat që i kishte në kohën e fillimit
të kontestit të till.
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore

Contenu connexe

Tendances

E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
Esi Hasko
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
Petrit Zogaj
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
Refik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
Refik Mustafa
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
Menaxherat
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
bande7
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
dritashala
 
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeKontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
HAMZA SADRIJA
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
kulla 2010
 

Tendances (20)

E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007
Vendim unifikues Nr.12 dt 13/9/2007-14/09/2007
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeKontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 

En vedette

E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
Refik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
Refik Mustafa
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
Refik Mustafa
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Refik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
Refik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pronesia
E Drejta Civile -  PronesiaE Drejta Civile -  Pronesia
E Drejta Civile - Pronesia
Refik Mustafa
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
Refik Mustafa
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
zogaj
 

En vedette (20)

E drejta trashegimore
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimore
 
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi haskoKasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
 
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve IE Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve IIE Drejta e Detyrimeve II
E Drejta e Detyrimeve II
 
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E  Drejta e Detyrimeve dhe e KontrataveE  Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave
 
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare PrivateDaniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
Daniel Gutman - E Drejta Nderkombetare Private
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E Drejta Kushtetuese
E Drejta KushtetueseE Drejta Kushtetuese
E Drejta Kushtetuese
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
E Drejta Civile - Pronesia
E Drejta Civile -  PronesiaE Drejta Civile -  Pronesia
E Drejta Civile - Pronesia
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi hasko
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 

Similaire à E Drejta Trashëgimore

Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
semrabuqi
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
fidankryeziu
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
kulla 2010
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
zogaj
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
zogaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
zogaj
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
kulla 2010
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
zogaj
 
Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smaka
Kastriot Gashi
 

Similaire à E Drejta Trashëgimore (20)

e drejta romake
e drejta romake e drejta romake
e drejta romake
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne ShqiperiBarret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi
Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaPunim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
E drejta romake
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romake
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E drejta biznesore.
E drejta biznesore.E drejta biznesore.
E drejta biznesore.
 
Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smaka
 
Punet juridike
Punet    juridikePunet    juridike
Punet juridike
 
KUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZEKUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZE
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 

Plus de Refik Mustafa

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Refik Mustafa
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
Refik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
Refik Mustafa
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
Refik Mustafa
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
Refik Mustafa
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
Refik Mustafa
 

Plus de Refik Mustafa (15)

E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILITEKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
EKSTRADIMI DHE E DREJTA E AZILIT
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi HapësinorE Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
E Drejta në Ndërtim dhe Planifikimi Hapësinor
 
Parlamentarizmi
ParlamentarizmiParlamentarizmi
Parlamentarizmi
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Arta Mandro - E Drejta Romake
Arta Mandro -  E Drejta RomakeArta Mandro -  E Drejta Romake
Arta Mandro - E Drejta Romake
 
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola XhafoE Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
E Drejta Penale Nderkombetare - Jola Xhafo
 
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis E Drejta Romake -  Andrew  Borkowski & Paul Du Plessis
E Drejta Romake - Andrew Borkowski & Paul Du Plessis
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 

E Drejta Trashëgimore

  • 2. Lindja e se Drejtes Trashëgimore Elementet e se drejtes Trashëgimore i hasim ne bashkesine e pare primitive -Me vonë edhe në Romën e Lashtë dhe në Greqinë antike sendet personale: varrosëshin në varreza bashkë me të vdekurin -Më vonë nuk vepronin kështu nëpër vende tjera. -Me lindjen e shtetit lind edhe e Drejta Trashëgimore dhe fillet e para të Trashëgimisë rregulloheshin me Ligj dhe ato mbrohëshin nga shteti.
  • 3. Trashëgimi,-- është kalimi i pasurisë trashëgimore nga trashëgimlënësi,-- te trashëgimtari ose trashëgimtarët, qoftë me ligj ose me testament. -Pasuria trashëgimore,- është pasuria e cila ka qenë në disponim dhe në pronësi të trashëgimlënësit e tani kalon te trashegimtari/et Trashëgimlënësi,– është personi i vdekur i cili deri në momentin e vdekjes kishte pasuri të veten e cila do të kaloj të trashëgimtari/et. Trashëgimtar, – është personi( përsonat) të cilët trashëgojnë pasuri trashëgimore qoftë me ligj ose me testament.
  • 4. E Drejta Trashëgimore,- studion bazën juridike të Trashëgimit. E Drejta Trashëgimore, është tërsi e normave juridike me të cilat rregullohet qështja e pasurisë trashëgimore, pra kalimi i pasurisë trashëgimore nga trashëgimlënësi të trashëgimtari etj. Edhe sipas kanunit Trashëgimi është kalim pasurisë e i të drejtave që ka njeni, te tjetri zakonisht mbrenda gjakut, pa shpërblim, tue u ba zot malli i dyti si ky i pari
  • 5. ZHVILLIMI HISTORIK I TË DREJTËS TRASHËGIMORE: Katër faza: 1. 1945-1955 2. 1955-1963 1955.L.T. i ish jugosllavisë 3. 1963-1974 4. 2004- e tutje. Ligji mbi Trashëgiminë
  • 6. - Faza e parë,- karakterizohej sepse vepronte dhe punonte me ligjet të cilat nuk ishin abroguar nga ish jugosllavia e vjeter. - Faza e dytë,- karakterizohej me nxjerrjen e Ligjit mbi Trashëgiminë, të ish Jugosllavisë në vitin 1955. - Faza e tretë,- nga viti 1963 kur u nxorën disa ndryshime dhe plotësime në L. mbi T. (të ish jugosllavis) - Faza e tretë poashtu me L.T. të ish KSKA 1974 me ndryshimet e vitit 1978/ 1979 – Faza e katërt, Tani me ligjin e ri mbi Trashëgiminë 2004 i cili është në fuqi p.sh. Te pasuria me vjetersinë (parashkrim)
  • 7. Q’KA HYNË NË OBJEKTIN E PASURISË TRASHËGIMORE Për Trashëgimin janë të përshtatshme 1. Të drejtat Reale E drejta e pronësisë E drejta e pengut E drejta e servituteve E drejta e posedimit etj. 2. Të drejtat e Detyrimeve- Kontraktuese - Kontrata e shitëblerjes - Shpërblimi i dëmit - Depozita - Pasurimi pa bazë – me parashkrim - Premit e Sigurimeve etj.
  • 8. 1. TË DREJTAT E AUTORIT - E drejta e pasurisë industriale Cilat nuk hyjnë në Pasurinë Trashëgimore Prona e përbashkët e bashkëshortëve (që kanë fituar me punë gjatë jetës martesore) Pasuria e pasardhësve që e kanë fituar me punë të përbashkët Pasuria si shpërblim për mbajtjen e përjetshme sipas kontratës Sendet shtëpiake të vlerës së vogël (shtrojë, mbulojë etj.) E drejta e servituteve personale nuk hyjnë në P.Tra. Dënimet e shqiptuara në procedur penale as ne kundrevajtje Caktimi i vlerës Trashëgimore bëhet kur i heqen të gjitha këto që i tham, pra i hiqet pasiva nga aktiva.
  • 9. PARIMIMET THEMELORE TË TRASHËGIMTARËT 1. Parimi i barazisë – Të bashkëshortëve --Të fëmijëve - legjitim - ilegjitim - të adoptuar 1. Parimi i barazisë së bashkëshortëve Nëse kanë jetuar mbi 10 vjet në martesë e nuk kanë fëmijë, nëse kanë jetuar mbi 5 vjet në martesë e kanë fëmijë. 2. Parimi i trashëgimisë Testamentare Testamenti është një dokument I shkruar, që përcakton se kush do të trashëgoi pasurinë e trashëgimlënësit
  • 10. 3. Parimi i kufizimit të bazave juridike Trashëgimia fitohet – me ligj - me testament - me kontrat (në disa vende të botës) Baza me e fortë është me kontrat tani me testament e pastaj me ligj 4. Parimi i suksesorit universal Trashëgimtari që trashëgon tërë pasurinë trashëgimore – edhe aktive - edhe pasive pasurinë universale
  • 11. 5. Parimi i suksesorit singular ( i veqantë ) Trashëgon pasurinë e cila i sjellë vetëm dobi, pra vetem aktiven jo edhe borgjet- pasiva 6. Parimi ipso jure i trashëgimisë Do me thënë se juridikisht qdo person duhet të trashëgohet nga dikush, pra ky parim ka për qëllim të zbatohet në fakin që as një pjesë e pasurisë mos mbetet pa titullar. Sipas të Drejtës Romake “Nuk është mirë të vdisësh pa lënë testament” 7. Parimi i zbatimit paralel të bazave trashëgimore Ku edhe me testament trashëgohet një pjesë e pasurisë e pjesa tjeter me ligj.
  • 12. Burimet e së drejtës a) Kushtetuta 1.të drejtëpërdrejta b) Ligji - Formale 2.të terthorta a) Praktika gjyqësore Burimet b) Zakonet - Materiale c) Shkenca juridike Burimet Formale – Kushtetuta si burim formal I së drejtës Eshtë aktë juridik më i lartë i një shteti me të cilin pasqyrohen normat me karakter të përgjithshëm të shtetit.
  • 13. Përbëhet prej – Pjesës hyrëse (preambula) 1.-përcaktohet baza e sistemit a) ekonomik b) Juridik c) Politik të shtetit - Parimet themelore 2.-liritë dhe të drejtat e qytetarëve 3.-organizimi dhe organet e shtetit - Pjesa normative- Kjo pjesë është themelore e kushtetutës dhe ndahej në kapituj të veçantë:
  • 14. -Liritë themelore të qytetarit -Organizimin e pushtetit -Organet shtetërore -Ligjet kushtetuese -Anekset kushtetuese -Amandamentet kushtetuese -Pjesët shtesë etj.
  • 15. Kushtetuta e parë 1974- Ligji mbi trashëgiminë 1975 ndryshimet 1978 1979
  • 16. Korniza kushtetuese 1999-2000 Kushtetuta e vitit 2008 Ligji, burim i së drejtës trashëgimore Ligji mbi Trashëgiminë me 31 dhjetor 1974 01.janar 1975 ndryshimet dhe plotësimet me 1978 1979 Ligji mbi Trashëgiminë i nxjerr në parlament me 2004 I nënshkruar nga PSSP 2005
  • 17. Praktika gjyqësore si burim i së drejtës trashëgimore Merren mendimet, qendrimet dhe udhëzimet e gjykatave më të larta Ku vendosin në procedurën ankimore ose sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridike edhe pse kto vendime nuk janë të obligueshme ato ndikojnë pozitivisht në vendimarrje të gjykatat me të ulta… Zakoni si Burim i së Drejtës Trashëgimore Janë dy mendime lidhur me atë se a duhet mar praktiken gjyqësore si burim i së drejtës Njeni – nuk duhet pranuar perderisa ekzistojnë norma kanunore që janë diskriminuese për femrat Tjetri se normat zakonore duke u përdorur një kohë të gjatë ato në një mes ose shoqëri bëhen të zbatueshme dhe si pjesë e sjelljeve të përditëshme të njerëzve
  • 18. Shkenca Juridike si Burim i së Drejtës Trashëgimore Shkenca juridike për trashëgiminë i jep mendime teorike përfshirë format e trashëgimisë: Trashëgiminë ligjore Trashëgiminë me testament Trashëgiminë me kontratë Jepë spjegime për to radhit të njejtat baza me prioritet etj. -pastaj dijet shkencore ndikojnë edhe në hartimin dhe interpretimin e ligjeve. Metoda e së Drejtësn Trashëgimore Metoda është rruga ose mënyra nga e cila niset njeriu për të arritur deri të një qëllim i caktuar E drejta trashëgimore sherbehet me dy metoda shkencore: Metoda Juridike – normative Metoda Historike
  • 19. Qelja- hapja e trashëgimisë Institucioni i Trashëgimisë trashegimlënësi trashëgimtarërt Baza e thirrjes ne trashëgimi Trashëgimia me kontrat Trashëgimia me testamentTrashëgimia ligjore Akt personal Akt.form .juridik Akt i revokue shëm Deklarim I njëanshem I vullnetit shteti martesa Bashkësia e jetës së përbashkët Gjinia Gjinia e gjaku Gjinia e krushqisë Gjina e birësimit
  • 20. Koha e qeljes së trashëgimisë Nuk mund të bëhet fjalë për qelje të trashëgimisë pa pasuri trashëgimore dhe derisa trashëgimlënësi nuk ndahet nga jeta. -Pra, në momentin kur trashëgimlënësi vdes atëherë bëhet fjalë për hapjen e qështjesTrashëgimore. -Qelja e trashëgimisë ka rëndësi ngase pasuria trashëgimore nga trashëgimlënësi duhet të kaloi të trashëgimtarët nëse janë disa ose te trashëgimtari nëse është një. -Qelja e trashëgimisë është e rëndësishme se dihen dhe identifikohen trashëgimtarët. -në rend të parë ata me testament -në rend të dytë ata ligjor.
  • 21. Vdekja e trashëgimlënësit duhet të konsistoi: Në vdekjen faktike (të dukshme). Në shpalljen e përsonit të zhdukur si të vdekur. 1.Në vdekje natyrore Vdekja faktike: 2. Në vdekjen e dhunshme -Vërtetohet me aktëvdekje- Lëshuar nga organi i OFIQARIS -Shpallja e përsonit të zhdukur si të vdekur- (kur mungon) Vërtetohet me vendim gjyqësor të Gjykatës Komunale
  • 22. Sikur personat- që vdesin faktikisht, ashtu edhe ata që konsiderohen të vdekur (pasi mungojnë një kohë) janë të njejtë si trashëgimlënës. Ndërsa trashëgimtar konsiderohen të gjithë ata persona që në hapjen e trashëgimisë janë gjallë, - si dhe ata që kanë lindur në afatin prej 300 ditësh nga vdekja e trashëgimlënsit e që kanë bazë ligjore për trashëgimi (sipas nenit 7.2 të LTK). Qelja e trashëgimisë është e rëndësishme: -parashkrimi i kërkesave -caktimi i trashëgimtarëve dhe rrethi i tyre -kompetenca gjyqësore.
  • 23. Vendi i qeljes së trashëgimisë -Vendi i qeljes së trashëgimisë është vendi ku bëhet thirrja e trashëgimtarëve dhe hapet (qelet) qështja trashëgimore. - Si vendi i qeljes së trashëgimisë konsiderohet: Vendi ku trashëgimlënësi e ka pasur vendbanimin e tij të fundit ose vendqendrimin Vendi ku është pasuria trashëgimore. -Kjo qështje është e rëndësishme për shkak të kompetencës gjyqësore dhe -vlefshmërisë së ligjit të atij vendi ku hapet trashëgimia Trashëgimlënësi Eshtë përsoni i cili në momentin e vdekjes së tij ka lënë pas vetes pasuri trashëgimore. Për lënjen e trashëgimisë me anë të ligjit trashëgimlënësi nuk është e thënë të plotësoi kushte.
  • 24. Ndërsa- Trashëgimlënsi me Tëstament duhet të ketë: -mbushur moshën madhore - Të ketë zotësinë për të vepruar Capatitas agendi) -të ketë moshën e nevojshe 18 ose 16 vjeq -të jetë i martuar -të jetë i aftë psiçikisht -të ketë zotësi për të vepruar Trashëgmtari Personi që është me zotësi juridike ( kapatitas juridica) që në momentin e vdekjes së trashëgimlënsit është i gjallë që ka lindur i gjallë në afatin prej 300 ditësh pas vdekjes së trashëgimlënësit
  • 25. Zotësia për të Trashëguar Sipas nenit 7 të LTK -duhet të jetë i gjallë në momëntin e vdekjes së trashëgimlënësit -të jetë lindur i gjallë në afatin prej 300 ditësh nga dita e vdekjes së trashëgimlënsit Bazat për thirrjen e trashëgimisë -për të qenë bazë për trashëgimi trashëgimlënsi duhet të ketë lënë edhe trashëgimtarë në momentin e delacionit (vdekjes). Kështu sipas L.T.K. nenit 8 janë parapar dy baza Trashëgimore: Trashëgimia me Ligj Trashëgimia me Testament
  • 26. Këto dy forma i njeh edhe KCSH i viti 1929 dhe KCSH i sotëm. Siq është e njoftur edhe më parë. Baza më e fortë është Trashëgimia me Testament.
  • 27. Sistemi për caktimin e radhës Trashëgimore për thirrje në Trashëgimi Ligjore Ekzistojnë tri sisteme të caktimit të bazave për thirrje në Trashëgimi: - Sistemi i gjakut të përbashkët - Sistemi i shkallëve të gjinisë - Sistemi parentelar
  • 28. Sistemi i gjakut të përbashkët Ky sistem merr për bazë përparsinë për Trashëgimi: - Personat që kanë sasi më shumë të gjakut radhitën në rend të parë e kështu me radhë. P.sh.Vllëzrit dhe motrat e trashëgimlënsit kane 100% të gjakut të tyre, fëmija që trashëgon ka 50% të gjakut nga secili prind, ndërsa 25% të gjakut fëmija e trashëgon nga gjyshërit e 12.5.% nga stërgjyshërit e kështu me radhë. I- Ky parim i jepë rëndësi më teper vllëzërve dhe motrave në Trashëgimi e tani me radhë. II- Në radhën e dytë trashëgojnë:- Fëmijët e trashëgimlënsit - vllëzërit e motrat të njenit prind e me prindin tjeter - dhe prindërit e Trashëgimlënsit III- Nipërit dhe mbesat -Gjyshërit e gjyshet.
  • 29. Sistemi i gjakut të përbashkët
  • 30. Sistemi i shkallëve të gjinisë Edhe ky sistem e ka gjenezën nga e Drejta Romake por më tepër më vonë ka gjetë shprehje në vendet socialiste. Radhët trashëgimore sipas këtij sistemi janë: I – Djemt dhe vajzat e trashëgimlënësit dhe prindërit e tij II – Nipërit dhe mbesat, gjyshërit dhe gjyshet nga trungu i atit dhe i ëmës. III- Stërnipërit dhe stërmbesat, stërgjyshërit dhe stërgjyshet poashtu nga trungu i atit dhe ëmës. Sistemi i shkallëve të gjinisë III
  • 31. Sistemi Parentelar • Ky sistem radhën Trashëgimore e llogarit sipas parenteles (brezit) • Kështu parentelat janë radhë trashëgimore të cilat llogaritën sipas gjinisë si paraardhës i përbashkët. • Parentelat sipas këtij sistemi llogariten kështu: • I- Trashëgimlënsi si plak i gjinisë: -Fëmijet e trashëgimlënsit -Nipërit -Sternipërit etj. Parantela e pasardhësve • II- Prindërit e Trashëgimlënsit: - pasardhësit e tyre - vëllëzrit dhe motrat e Trashëgimlënsit - djemt dhe vajzat e djemve dhe djemt dhe vajzat e vajzave • III- Gjyshërit dhe gjyshet: - pasardhësit e tyre • IV- Stërgjyshërit dhe stërgjyshet: - pasardhësit e tyre
  • 33. - Gradual Sistemi parentelar: - Linear Sistemi Parentelar Gradual Ky sistem radhën trashëgimore e bazon edhe sipas sistemit të përfaqësuesit P.sh. Kur trashëgimlënësi len pas veti- vetem një djalë - dhe dy nipër Trashegon vetëm djali tërë pasurinë e trashëgimlënsit
  • 34. Radhët e Trashëgimisë Pas vdekjes së Trashëgimlënsit duhet te dihet se kush është Trashëgimtar në mënyr që të i kalohet pasuria Trashëgimore. Për të qenë Trashëgimtar duhet të plotësohet kusht i caktuar: Të ketë Testament ose Të jetë Trashëgimtar ligjor Si Trashëgimtar ligjor duhet të ketë bazën: Nga gjinia e gjakut, Nga gjinia civile Nga lidhja martesore
  • 35. Me nenin 11-të L.T.K. përcaktohen rrethi i personave të cilët duhet të thirren në trashëgimi. Pra, rrethi i trashëgimtarëve Ligjor radhitet kështu: I- Fëmijët me pasardhësit – Bashkëshorti/ja në jetë II- Prindërit e trashëgimlënsit - Pasardhësit e tyre - Bashkëshorti/ja në jetë III- Gjyshërit dhe gjyshet e Trash. Nga trungu i babes dhe nënës dhe pasardhesit e tyre IV- Komuna - Shteti
  • 36. Sipas LTK te Radhët e Trashëgimisë Ligjore vie në shprehje E Drejta e Përfaqësimit Pra, kur nuk ka radhë të parë të trashëgimisë trashëgojnë pjestarët e radhës së dytë e kështu më radhë deri të Komuna. Janë të barabart në Trashëgimi- Fëmijët martesore Fëmijët jashtë martesor Fëmijët e adoptur - Bashkëshorti martesor Bashkëshorti jashtëmartesor
  • 37. E veçntë është se fëmiu i adoptuar nuk mund të trashëgoi edhe në familjen e origjines po ashtu e veqantë është se bashkëshorti në jetë, Trashëgon edhe në radhën e parë- me pjesë të barabarta me fëmijët edhe në radhën e dytë, me gjysmën e pasurisë në raport me prindërit e Trashëgimlënsit. Pra, Trashëgimtarët Ligjor për trashëgimi thirren sipas radhës që janë në afërsi -nese mungojnë ata të radhës së parë ose heqin dorë ose u është hequr e drejta e trashëgimisë thirren ata të radhës së dytë. -nese ata të radhës së dytë sipas arsyës së mësipërme nuk paraqiten për trashëgimi, thirren të radhës së tretë e kështu me radhë. -nese në Trashëgimi nuk paraqitet askush sipas radhës së Trashëgimisë ligjore kur ata thirren atëhërë pasuria Trashëgimore e Trashëgimlënësit i kalon Komunës sipas procedurës së parapar me ligj.
  • 38. Radha e parë e Trashegimise Sipas nenit 12 të ligjit mbi TK- në radh të parë të trashegimisë trashegojnë -femijët e trashegimlenësit -bashkeshorti/ja ne jetë para të gjithë trashegimtarëve tjerë -fëmijet e trashegimlenësit dhe bashkeshorti trashegojnë në pjesë të barabarta -femijet e trashegimlensit -nga martesa ligjore - -nga bashkesia jashtemartesor - dhe te adoptuar-pervetesuar jane te barabart ne trashegimi
  • 39. Te adoptuarit privohen-nuk trashegojnë ne familjen e origjines e as ata te familjes se origjines nuk trashegojne-perfaqesojne te adoptuarin. Edhe bashkëshorti – martesor dhe jashtemartesor trashegojne njejt perveq nese bashkeshorti i cili nuk eshte ne bashkesi me femijet … E drejta e perfaqësimit E drejta e perfaqesimit eshte e aplikueshme sipas LTK. Nenit 13. dhe nenkupton kur nje person I nje vije trashegimore nuk mund te trashegoi sepse ka vdekur ose per ndonje shkak tjeter, kete e zavendesojne ne pjesen trashegimore pasardhesit e tij (femijet ose femijet e femijeve) e keshtu me radh. E drejta e perfaqesimit vie ne shprehje vetem per trashegimlenesin ligjor
  • 40. E drejta e perfaqesimit vie ne shprehje vetem per trashegimlenesin ligjor Shembulli i till tregon te drejten e perfaqesimit 1/5 1/5 1/5 1/5 1/10 1/10 1/20 1/20 1/30 1/30 1/30 1/5
  • 41. E DREJTA E SHTIMIT Kjo forme e trashegimis vie ne shprehje kur p.sh. prej disa trashegimtareve te cilet do te trashegonin ne pjese te barabarta, njeri prej tyre nuk trashegon ka vdekur, ka heq dore nga trashegimia ose nga ndonje form tjeter e nuk ka as pasardhes, pjesen e tij e ndajne trashegimtaret e te njejtes shkall. Pra, ata e shtojne pjesen trashegimore te tyre. E drejta e shtimit aplikohet edhe te Trashegimia Ligjore edhe te ajo Tastamentare. * Radha e dyte e Trashegimis Nese trashegimlensi nuk lene femije kur ai vdes, per trashegim te pasuris se tij vie ne shprehje rrethi i dyte i personave per trashegim. Sipas nenit 14 LTK, thuhet: pasurine e trashegimlensit qe nuk ka lene pasardhes, e trashegojne prinderit e tij dhe bashkeshorti/ja i/e tij/saj. 1/3 1/3 1/3 1/2 1/2
  • 42. -keshtu gjysmen e pasurise se tregimlensit ne kete radhe e trashegon bashkeshorti ne jete, e gjysmen tjeter dy prinderit. Pra, ½ bashkeshortet kurse ¼ prinderit( te dyte). -Nese Trashegimlensi nuk lene bashkeshort ne jete ose ne ndonje menyr tjeter nuk trashegon, tere pjesen trashegimore e trashegojne prinderit me pasardhesit e tij, -Nese trashegimlensi nuk lene prinder as pasardhes te tyre(vellez e motra) tere pasurine trashegimore e trashegon bashkeshorti ne jete. -Nese njeri prind vdes para trashegimlensit lene trashegimtar(pasardhes) ajo pjese e trashegimis i takon prindit tjeter. ATI EMA1/2 1/4 1/2 1/4
  • 43. E Drejta e Perfaqesimit Edhe ne shkallen e dyte te radhes trashegimore vie ne shprehje e drejta e shtimit. Kur psh. Njeni prind i trashegimlensit vdes por lene pasardhes, ata do ta trashegojne pjese qe do ti takonte prindit te vdekur. E drejta e perfaqesimit kur njeni E drejta e perfaqesimit kur te dy Prind vdes Prinderit vdesin 1/8 1/8 ATI EMA 1/41/4 1/2 BASHK. 1/2 VDESIN ATI E M A 1/4 1/8 1/21/81/8 1/8 1/4
  • 44. E Drejta e Shtimit ne radhene dyte te Trashegimise Edhe ne Trashegimin e radhes se dyte mund te vie ne shprehje e drejta e shtimit. Psh. kur njeni prej prinderve te trashegimlensit vdes pas vdekjes se trashegimlensit e nuk lene as trashegimtar tjeter, pjesa e pasurise trashegimore qe do ti takonte atij bashkeshorti i shtohet bashkeshortit tjeter. nese vdes Ne rast se njeni prej prinderve te trashegimlensit ose te dy kane vdekur para trashegimlensit e kane lene pasardhes, pjesen e tije e trashegojne pasardhesit e tij qe e nenkupton: -vllezrit dhe motrat e trashegimlensit -nese njeni prej prinderve vdes para ( delacionit) e lene pasardhes me bashkshort/e tjeter pasardhesit e trashegojne pjesen qe do te kishte me trashegue prindi i vdekur. 1/2 1/2 1/11 / 1 E drejta e shtim
  • 45. * Radha e trete e trashegimise -Kur nuk ka as trashegimtar te radhes se pare te trashegimise e as asi te radhes se dyte vijne ne shprehje dhe thirren Trashegimtaret e radhes se trete : ku hyjne -Gjysherit dhe gjyshet e trashegimlensit dhe -Pasardhesit e tyre Ketu nuk thirret bashkeshorti se nuk ekziston ose nuk ka dasht etj. Kjo eshte parapar ne nenin 18.1 te LTK ketu pra, thirren vetem trashegimtaret ligjor te vijes se gjakut: Nuk ka adoptuar e as sipas lidhjes se marteses -Ketu pasuria trashegimore ndahet ne dy pjese: -Nje pjese u takon trashegimtareve te trungut te atesis -Nje pjese u takon trashegimtareve te trungut te amesise. Keshtu sipas nenit 18.2. LTK thuhet Edhe gjyshja edhe gjyshi te te njejtit trung trashegojne ne pjese te barabarta. 1/1o 1/10 1/10 1/2 1/10 1/10 P R I N D E R I T 1/21/2 1/4 1/4
  • 46. Keshte ne kete radhe te trashegimise ekzistojne dy trungje te cilet trashegojne nga ½ e pasurise: Pra, trungu i atit ½ dhe trungu i ames ½ Nga kjo shifet se tërë pasurinë trashëgimore të trashegimlënsit e trashegojne gjysherit dhe gjyshet e trashegimlensit ne pjese te barabarta pra, nga ¼ e pasurise. Nese vdes njeni prej gjysherve te njenes vije ose per qfardo forme tjeter nuk trashegon trashegojne pjesen e tij, vetem pasardhesit e tij nese nuk ka pasardhes vjen ne pyetje E drejta e Shtimit, Trashegon bashkeshorti i te njejtit trung. Pra, e trashegon gjyshen e trashegimise te (dekujuesit) Trashegimlensit. GJYSHERIT E ATIT GJYSHERIT E AMES 1/2 1/4 1/4 1/4 1/4 1/2 DEKUJUESI PRINDERIT
  • 47. Nese asnjeni prej trungut te atesise se gjyshit nuk trashegon: -Kane vdekur para trashegimlensit -Ju eshte marr e drejta e trashegimise -Kane heq dore nga trashegimia Dhe nuk kane pasardhes qe te trashegojne pjeset e tyre pasurine e till ne tersi e marrin(trashegojn) gjyshi dhe gjyshja e trungut tjeter (trungut te emes) Pra, ketu vije ne shprehje edhe e drejta e perfaqesimit. GJYSHERIT E TRUNGUT TE BABES 1/4 1/4 1/12 1/121/12 1/36 1/36 1/36 PRINDERI T NENA 1.8 1/4 GJYSHERIT E TRUNGUT TE NENES 1/4 1/2 1/8 1/6 1/6 DEKUJUESI
  • 48. Por nesetrashegimtaretenjeriuttrungsiqeshtecekurmesipernuktregojnepershkaqetendryshme,easnukkanpasardhes,pasuritee tyreetrashegojnegjysheritetrungutpsh. Ne kete rast vjen ne shprehje E drejta e shtimit -Komuna si trashegimi ligjor -Ne praktike rrall ndodh qe trashegimlensi nuk len Trashegimtar ne asnjenen prej shkalleve ose radheve trashegimore -Ne raste te tilla sipas L. mbi T.K. dhe pasuria trashegimore i mbetet komunes. -Ka edhe raste kur trashegimtaret jane por nuk don te trashegojne edhe duhet te trashegoi pasurine trashegimore i kalohet komunes. GJYSHI DHE GJYSHJA E TRASHEG. GJYSHERIT E TRUNGUT TE NENES DEKUJUESI 1/2 1/2 1/1 TE PASURISE 1/2 1 / 2 PRINDERI T
  • 49. Mirepo nje qeshtje me rendesi eshte te caktohet drejt se ciles komuna duhet te trashegoi pasurine trashegimore kur trashegimlensi ne momentin e vdekjes e ka pasur vendbanimin jashte Kosoves Sipas nenit 21.2. LTK. Thote: Kur trashegimlensi ne momentin e vdekjes ka pas vendbanimin jashte Kosoves do te trashegoi komuna ku ai e ka pasur vendbanimin ose vendqendrimin e fundit ne Kosove. Nese trashegimlensi nuk ka jetuar kurr ne Kosove, pasuria Trshegimore i lihet Kosoves(si shtet) Nese nuk dihet se Trashegimlensi ka apo nuk ka trashegimtar apo kene e ka trashegimtare kalimi i pasurise trashegimore duhet ti behet komunes ose shtetit te Kosoves me procedur gjyqesore. Behet shpallje ne gazeten zyrtare ose ne mjete te informimit qe konsiderohet si e mjaftueshme per informim. Ku thirren te lajmerohen oer trashegimtar te trashegimlensit ata qe e konsiderojne veten Trashegimtar.
  • 50. Shpallja mbetet hapur 1 vit. Nese askush nuk paraqitet qe i ploteson kushtet si trashegimtar gjykata nxjerr vendim per kalimin e pasurise trashegimore te trashegimlensit, komunes kompetente ose Kosoves ne cilesi te shtetit. Te drejte te kerkoi pasurine e trashegimlensit ne cilesin e trashegimtarit kane personat qe kete e bejne ne afatin: brenda 20 vjetesh- nga dita e shpalljes se testamentit - nga vdekja e trashegimlensit Ne te kunderten komuna ose shteti fitojne te drejten legjitime mbi pasurine e trashegimlensit pa trashegimtar.
  • 51. Trashegimia e domosdoshme Edhe pse testamenti eshte akt i shkruar me te cilin trashegimlensi e shpreh vullnetin e fundit per percaktimin e pasurise se tij trashegimore dhe per trashegimi ka fuqine me te madhe se Trashegimia Ligjore, gjithehere nuk eshte i zbatueshem. Testamenti nuk zbatohet ndaj mases se domosdoshme te pasurisë trashegimore te trashegimtareve ligjor. Pra, edhe testamenti nganjeher eshte i kufizuar. Ekziston nje pjese e pasurise trashegimore ku trashegimtaret ligjor pas vdekjes se trashegimlënësit, fitojne te drejten absolute mbi te.
  • 52. Ajo pjesë e pasurisë nuk mund te ju merret as me testament. Lidhur me kufizimin e dispinimit me pjesen e domosdoshme te pasurise trashegimore edhe te trashegimlensit, e perkrahin shumica e legjislacioneve te shteteve bashkekohore, si dhe legjislacioni yne mbi trashegimine ne Kosove. Pjesa e pasurise se trashegimtareve ligjor me te cilen nuk mund te vendos trashegimlensi as me Testament e as me ndonje forme tjeter te dhurimit si vullnet i fundit quhet pasuria e domosdoshme e trashegimtareve.
  • 53. Keshtu ne nenin 31.1. LTK. Thuhet: “Trashegimtaret e domosdoshem kanë te drejte ne pasurine trashegimore ne te cilen trashegimlensi nuk mun te disponoi dhe e cila quhet pjese e domosdoshme e trashegimise. Pasi nje gje e till eshte e percaktuar edhe me dispozita ligjore imperative cenimi ose perpjekja per cenimin e kesaj pjese te pasurise nga trashegimlensi qofte me testament ose ne ndonje forme tjeter te shprehur me vullnetin e tij te fundit paraqet cenim te se drejtes se trashegimtarit andaj, Kjo e drejte mund te kerkohet ti kthehet. Te drejten e till mund ta e kerkoi me padi ne gjykate.
  • 54. Trashegimtaret te cilet kane te drejte ne pjesen e domosdoshme Kush jane ata Trashegimtar? Te drejten ligjore ne pasurine e domosdoshme nuk kane te gjithe trashegimtaret e radhave Trashegimore. Por ne pasurine e domosdoshme trashegimore ne grupin e pare kane: - Femijet e trashegimlensit (edhe te biresuarit) - Prinderit e trashegimlensit - Baskeshorti/ja Kurse ne pasurine trashegimroe te domosdoshme pasi ti plotesojne disa kushte te drejte kane: - Gjysherit - Vellezerit dhe motrat e trashegimlensit
  • 55. Sipas asaj se ne qfar cilesie trashegimtaret ligjore kane te drejte ne pjesen e domosdoshme ndahen ne dy grupe: I. Ne grupin e pare bejne pjese Trashegimtaret ligjor te cilet pa kurfar kushti kane te drejte ne pjesen e domosdoshme te pasurise Trashegimore. - Pasardhesit e trashegimlensit (edhe te biresuarit- adoptuarit)me pasardhesit e tyre - Prinderit e Trashegimlensit - Bashkeshorti/ ja e trashegimlensit II. Ne grupin e dyte – trashegimtaret e ligjshem te cilet duhet plotesuar edhe kushtet: Te jene plotesisht te pa afte per pune Te mos kene mjete per jetese, e keta jane: - Gjysherit e trashegimlensit dhe - Vellezrit e motrat e Trashegimlensit.
  • 56. Keshtu ne teorine juridike dhe me ligjin mbi TK per te realizuar te drejten si trashegimtar mbi pjesen e domosdoshme duhet plotesuar: Kushtin Objektiv: - Gjinia e gjakut ose civile ose lidhja martesore - Te mos jene te perjashtuar nga e drejta per trashegimi Kushti Subjektiv: - Qe plotesisht te jene te pa aft per pune - Qe te mos kete mjete per jetes
  • 57. *Llogaritja e pjeses se domosdoshme Qka llogaritet pjese e domosdoshme? E pasurise se trashegimise Siç kemi cekur me larte se shteti yne bene pjese ne rangun e shteteve te cilat e pranojne pjesen e domosdoshme per trashegimtaret ligjor. Keshtu LTK , neni 30-32 flet per pjesen e domosdoshme te pasurise trashegimore andaj ne nenin 32.2 LTK percaktohet “ Pjesa e domosdoshme e pasurise trashegimore e pasardhesve dhe bashkeshortit perben ½ ndersa pjesa e domosdoshme e trashegimtareve tjere 1/3 e pjeses qe do ti takonte secilit Trashegimtar ligjor ne pajtim me dispozitat mbi radhet e trashegimise”
  • 58. Perjashtimi nga trashegimi i trashegimtarit te domosdoshem Trashegimlensi ne momentin e fundit te deklarimit te vullnetit te tij per shkaqe te arsyeshme mund ta e perjashtoi trashegimtarin nga trashegimia, (pasuria e tij). Institucioni i perjashtimit nga pasuria trashegimore, trashegimtarin ligjor ekziston edhe ne te drejten romake Edhe me vone shume shtete percaktojne nje varg shkaqesh per perjashtim te trashegimtarit nga pasuria:
  • 59. - Kur trashegimtari ka fyer rend ose eshte sjell ne menyre te vrazhd ndaj Trashegimlensit. - Kur ka kryer veper penale ndaj: -trashegimlensit -femijeve te tij -bashkeshortit apo -prinderve te tij. - Kur jepej pas jetes se pandershme dhe jo punes. - Kur nuk ka permbushur detyrimet ndaj prinderve trashegimlenes
  • 60. Edhe LTK ne nenin 114 ka parapar kushtet-shkaqet e perjashtimit te trashegimtarit nga trashegimi i domosdoshem: - Nese ka shkelur detyrimin ligjor ose moral ndaj trashegimlensit - Nese me dashje ka kryer veper penale ndaj: Trashegimlensit Femijeve te tij Bashkeshortit ose Prinderve te trashegimlensit
  • 61. Perjashtimi i trashegimtarit behet me aktgjykim ndeshkues ne: Procedur Penale ose Procedur Civile Te ekzistimi i VP. perjashtimi behet edhe kur trshegimtari - paraqitet: - si ekzekutor - si shtytes apo - si ndihmes
  • 62. Shkaku i perjashtimit te trashegimtarit nga pasuria e domosdoshme duhet te argumentohet nga Trashegimlensi. Edhe pasi eshte kryer akti i trashegimise e vertetohet me aktgjykim gjyqesor se trashegimtari ka kryer VP ne njerezit e cekur me siper, ndikon ne ndryshimin e vendimit per trashegimi te Trashegimlensit. Perjashtimi i trashegimtarit nga pasuria e domosdoshme trashegimore behet zakonisht me Testament, i cili duhet te argumentoi se shkaku i perjashtimit duhet te ekzistoi ne momentin e hartimit te testamentit.
  • 63. Perjashtimi mund te jete: - I plote - I pjeseshem - Perjashtimi i plote- eshte atehere kur trashegimtari perjashtohet nga e tere masa Trashegimore e domosdoshme dhe nuk trashegon asgje. - Perjashtimi i pjeseshem – eshte atehere kur trashegimtari nuk eshte perjashtuar nga e tere masa trashegimore e domosdoshme.
  • 64. Ne rastin e perjashtimit nga pasuria trashegimore, Trashegimtari perjeton nje dënim civil për shkak të sjelljes së pahijshme të tij ndaj trashëgimlënsit Perjashtimi i trashëgimisë nuk e ndalon edhe te drejten e perfaqesimit Kundër aktit të përjashtimit të trashëgimisë nga masa e domosdoshme trashëgimore, Trashegimtari mund të parashtroi padi ne gjykatën kompetente(komunale) per anulimin e aktit te till. Në vazhdim nga e drejta Romake edhe në të gjitha të drejtat tjera “Vrasësi nuk mund te trashegoi të vrarin”
  • 65. Zvoglimi i disponimit me testament dhe kthimi i dhurimit për shkak të cenimit të pjesës së domosdoshme Siq keni vërejtur më sipër pasuria trashëgimore e cila quhet e domosdoshme nuk guxon të mos i mbetet trashëgimtarit të cilat e përjashtojne krejtësisht nga Trashëgimia. Kjo vie në shprehje edhe për - Zvoglimin e disponimit me testamet - Kthimin e dhurimit kur cenohet pasuria e domosdoshme
  • 66. Kjo thuhet edhe me LTK nenin 39.1. Kur cenohet pjesa e domosdoshme e pasurisë trashëgimore caktohet Radha e zvogëlimit të disponimit me testement dhe Kthimit të dhuratave Sipas kësaj dispozite të LTK.Trashëgimtari për trashëgimi të domosdoshme së pari ka të drejtë të kërkoi zvoglimin e disponimit me testament për përmbushjen e pjesës së cenuar të domosdoshme dhe atë për ter testatoret në mënyrë proporcionale paversisht nga lloji dhe vëllimi i trashëgimisë.
  • 67. Disponimet me testament zbriten deri në masën e cila është e llogaritur për përmbushjen e pjesës së domosdoshme •Zvogëlimin e disponimeve me testament dhe kthimin e dhuratave per permbushjen e pjeses se domosdoshme te pasurise trashëgimore mund ta e kekroi vetem trashegimtari i domosdoshem, neni 45 LTK. •Këtë të drejtë Trashegimtari i domosdoshem mund ta e kerkoi ne afatin prej tri vjetesh nga vdekja e trashegmlensit, neni 46.LTK
  • 68. *Privimi nga pjesa e domosdoshme në dobi të trashegimtarëve Në qoftë se trashegimtari i pasurisë së domosdoshme nuk është i denjë-nuk meriton për të trasheguar as pasurinë e domosdoshme nga trashegimlënsi qoftë për sjellje jo ligjore ndaj tij ose është plangprishës, në raste të tilla: - Pasurinë e tij të domosdoshme mund të trashëgojnë pasardhësit e tij. - Pra, si plangëprishur njihen personat e pasurisë së domosdoshme të cilët shpenzojnë pa kurrfar plani jetësor. - Kur të dalat monetare janë shumë më të mëdha së të hyrat monetare, me një fjalë e krijon një debalans ekonomik familjar që bënë më kuptue që pasuria e domosdoshme trashegimore nuk i ndihmon fare për dalje nga një situat e till.
  • 69. Për të qenë i plotëfuqishëm privimi nga pjesa e domosdoshme në dobi të trashegimtarëve duhet plotësuar dy kushte: - Trashëgimtari i privuar nga pjesa e domosdoshme trashegimore në dobi të pasardhësve të tij duhet: - të ketë fëmijë të mitur ose nipër të mitur - të ketë fëmij ose nipër madhor të paaftë për punë. Shiquar në fakt edhe kjo formë e privimit të trashëgimtarit nga pjesa e domosdoshme e pasurisë trashegimore është një lloj denimi për të. - plangëprishës- personi që shpenzon pa kurrfar plani, merret si alkoolist, me bigjoz etj.
  • 70. Pa denjësia Padenjësia është një formë e sjelljes se një personi në mënyrë shumë të keqe ndaj një personi tjetër i cili në cilësinë e trashëgimtarit privohet nga trashëgimia. Sjellja e trashëgimtarit ndaj trashëgimlensit në mënyrë të padenjë e privon nga Tashëgimi ligjor dhe ai Testamentar. Sipas LTK, në nenin 111 thuhet: -Eshtë i padenjë përsoni që: -a. me dashje ka vrarë ose ka tentuar ta vras: trashëgimlensin, fëmijtë e trashegimlënsit, prinderit e trashëgimlënsit, bashkshortin/en e trashegimlensit.
  • 71. b: ka bërë ndaj trashegimlënsit kallxim të rrem apo deshmi të rreme për ndonjë krim për të cilin është parapar dënim me heqje të lirisë. c: që me mashtrim, kanosje apo dhunë ka shtyrë trashegimlensin të bëjë të: ndryshoj, fuqizojë testamentin, e ka përpiluar vetë testamentin të cilin është munduar ta e përdor si të vertetë. d: është sjellë ndaj trashëgimlënsit në mënyrë poshtëruese dhe e ka keqperdorur ate, e: që nuk e ka përmbushur detyrimin për të mbajtur apo për të ndihmuar trashëgimlënsin.
  • 72. A. Për tu konsideruar se trashegimtari ka vrarë – trashegimlensin - BASHKËSHORTEN E TIJ - FËMIJET E TIJ OSE - PRINDERIT E TIJ APO NË QFARËDO FORME TJETER KA TENTUAR TË VRAS DUHET QË PËR KËTË QËSHTJE TË EKZISTOJ (VENDIMI) AKTGJYKIMI GJYQËSOR ME TË CILIN ËSHTË SHPALLUR FAJTOR TRASHËGIMTARI. PRA, AI KONSIDEROHET I PADENJË KUR ME NJË VENDIM GJYQËSOR SHPALLET FAJTORË: -QOFTË PËR VRASJEN E TË PËRMENDURVE -QOFTË KUR ME DASHJE KA TENTUAR TA PRIVOJ NGA JETA TRASHEGIMLËNSIN. -QOFTË SI SHTYTËS APO NDIHMËS NË KRYERJEN E VP. -QOFTË EDHE SI BASHKËKRYERS PADENJËSIA E TRASHËGIMTARIT NDAJ TRASHËGIMLËNSIT NUK I PËRJASHTON PASARDHËSIT E TRASHËGIMTARIT.
  • 73. B. I pa denjë konsiderohet trashegimtari- kur ndaj trashegimlënsit -ka bërë kallxim penal apo dëshmi të rreme për kryerjen e një VP për të cilën parashihet dënimi me heqje të lirisë. -nëse jep dëshmi të rreme para organit shtetëror të autorizuar për ndjekje penale . -përhap pohime të pavërteta që mund ta dëmtojnë nderin dhe integritentin e tij moral. Për raste të tilla nuk është me rëndësi se a është dënuar Trashëgimlënsi për akuzat dhe dëshmit e tilla apo jo por eshte me rëndësi që Trashëgimtari ka bërë akuzat e tilla në dëmë të trashëegimlensit. Edhe pse nuk është bash e qartë dispozita e LTK rreth padenjësis se në rastet konkrete merret Trashëgimtari si i padenjë për Trashëgimi. Kjo qështje përcaktohet me nenin 111(b) LTK
  • 74. C. I pa denjë për të trashëguar-është trashëgimtari i cili -Me mashtrim, kanosje apo me dhunë ka shtyrë Trashëgimlënsin të përpiloi, të ndryshoi ose të fuqizoi Testamentin ose e ka përpiluar vetë një testament të rrem ose e Ka perdor vet për interesat e tij ose të tjerëve. -Me mashtrim e ka shtyrë trashëgimlënësin të përpiloi Testament ose të njejtin ta e revokoi. Mbi bazat e tilla shifet se trashëgimtari me veprimet e tilla ndaj Trashëgimlënsit është sjellë në mënyrën antiligjore dhe të njejtat veprime e përjashtojnë atë nga trashëgimia duke e konsideruar si të pa denjë për trashëgimi.
  • 75. D. I pa denjë për të trashëguar është përsoni-trashëgimtari që është sjellë me trashëgimlënsin -në mënyrë poshtëruese dhe ka keqtrajtuarë atë. -në mënyrë poshtëruese është sjell ndaj trashëgimlënsit ose personave të afërt në gjini që kane prekë në qështjen morale dhe përbuzjen e tij. -veprimet e keqtrajtuesëve konsistojnë në shkaktimin e lëndimeve trupore të qfardo natyre qofshin ato për Trashëgimlënsin të cilat kanë ndikuar në ndryshimin ose revokimin e testamentit.
  • 76. E. I pa denjë për të trashëguar është edhe personi i cili: -Nuk ka mbushur obligimet- për të mbajtur ose - për të ndihmuar trashëgimlënsin Obligimet e tilla duhet të jenë të karakterit të rëndë: -kur i obliguari ligjor për ushqim nuk e paguan obligimin mbi 1vit -kur i obliguari ligjor për ndihmë nuk e ndihmon trashëgimlënsin dhe përpiqet ti shmanget këtij obligimi. -kur i obliguari i cili ka obligim edhe në ushqim ditor për shkak të paaftësisë së trashëgimlënsit, nuk e përmbush me rregull, e si pasoj e të gjitha këtyre trashegimlënsit i keqësohet gjendja shëndetësore, apo jeta e tij
  • 77. Pengimi i realizimit të vullnetit të fundit (testamentit)Po ashtu i pa denjë konsiderohet personi i cili pengon realizimin e vullnetit të fundit të trashegimlënsit. Vullneti i fundit i trashegimlënsit mund të pengohet në dy menyera a. Me asgjesimin ose fshehjen e testamentit dhe b. Me falsifikimin e testamentit A.Me asgjesimin e testamentit: - kur e ka vjedhur testamentin - kur e ka fshehur atë me qëllim - kur e ka fshehur dhe i ka harruar vendin - kur rastësisht e ka grisur testamentin. Të gjitha këto kanë pasur për qëllim pengimin e realizimit të vullnetit të fundit.
  • 78. B. Me falsifikimin e testamentit: -kur nga përmbajtja e testamentit i hiqet diqka -kur nga përmbajtja e testamentit i shtohet diqka dhe -kur nga çfarëdo mënyre i ndryshohet përmbajtja e testamentit. * Vlerësimi i pa denjësisë Lidhur me pa denjësinë dhe veprimet e padenja ndaj Trashegimlënësit gjykata vlerëson se për cilat nga to ajo ndërmerr veprimet ex oficio(kryesisht) e për cilat sipas kundershtimit të palës. Gjykata nuk mund të ndërmerr veprime për: -detyrimin e mbajtjes -dhënien e ndihmës së domosdoshme trashëgimlënsit për këto veprime vet palet duhet të njoftojnë gjykatën dhe të ngrein kundërshtim.
  • 79. * Dhurimet Dhurime janë ato sende, gjera ose pjesë të pasurisë(masë pasurie) të cilat i dhëhen trashëgimtarit ose dikujt tjetër pa obligim kthimi dhe pa kompenzim. Në rangun e dhurimeve bëjnë pjesë edhe: -Falja e borxhit -Ndihma për të zgjeruar familjen. -Ndihma për të ushtruar profesionin (mjeshtrin) -Falja e detyrimit. (me një fjalë pa shpërblim) -Ndërsa shpenzimet për mbajtje, edukim, shkollim si dhe ato që bëhen për sherim apo dhurimet me vlera të vogla nuk konsiderohen dhurime që duhet llogaritur në pasurinë trashëgimore dhe që duhet kërkuar të kthehen.
  • 80. * Llogaritja e dhurimeve Qdo trashegimtari i llogaritet në pjesë trashëgimore qdo gjë që ka marr dhurim nga trashëgimlënsi në qfardo mënyre. * Dhurimet që nuk llogariten në pjesën trashëgimore Dhurimet e rendomta-nuk llogariten në pjesën trashegimore. Të tilla janë të gjitha ato dhurime të- vlerës së vogel ose të - vlerës më të madhe, që nuk kanë për qëllim rritjen e pasurisë se të dhuruarit, pra nuk ndikojnë në rritjen e pasurisë së të dhuruarit. P.sh.Dhuratat e dhëna për:-rastin e dasmave - rastet e datlindjeve - rastin e arritjes së një suksesi- në sport - në shkenc Në raste të tilla nuk konsiderohen dhurata që duhet kthyer.
  • 81. * Kthimi i dhuratave Kur masa trashegimore e domosdoshme është më e ulet se ajo që duhet të jetë, kërkohet të kthehën dhuratat e marra nga trashegimlënsi kthimi i dhuratave kerkohet të bëhet nga dhurimi i fundit e deri te dhuratat e mëparshme. Dhurimet e bëra njëkohësisht kërkohet të kthehen pernjëherë në mënyrë proporcionale. Nëse sendi nga momenti i dhuruar është dëmtuar në një masë dhe nuk e ka at vlerë-qeshtja zgjidhet nga rasti në rast dhe këtë qështje e vlerëson gjykata se a është dëmtuar sendi me qëllim apo për shkak të përdorimit të tij ( me autorizim).
  • 82. - Të drejtën për ta kërkuar kthimin e dhuratave e kanë Trashegimtaret e domosdoshem. -Afati për të kërkuar është brenda 3 vjetësh nga dita e vdekjes së trashegimlënsit ose nga dita e shpalljes së vendimit gjyqësor, për shpallje të personit të zhdukur si i vdekur. * Heqja dorë nga trashegimia Sipas nenit 130.1 LTK, Trashegimtari mund të heq dorë nga trashegimia gjatë shqyrtimit të trashegimisë, deri në fund të seances gjyqësore. -Këtë e bënë me deklarim para gjykates, se ai nuk do të trashegoi pasurinë trashegimore të trashegimlënsit (pa kurfar arsyetimi).
  • 83. Me këtë ai deklaron se nuk don ti marr përsiper – as të drejtat - as obligimet nga masa trashegimore që atij do të kishte me i takue. - Heqja dorë nga trashegimia duhet të bëhet vetem pasi të jetë hapur qështja trashëgimore( me vdekjen e trashegimlënsit) e kursesi para vdekjes së trashegimlënsit ngase vetëm kur vdes trashegimlënsi hapet trashegimia. -Me dispoziten e nenit 134. LTK qartësohet: “ heqja dorë nga trashegimi që nuk është hapur nuk ka kurrfar efekti juridik”. Kjo deklarat nuk krijon efekt juridik e as për pasurin e gjetur më vonë. (pas deklaratës)
  • 84. - Heqja dorë vullnetare me deklarim para gjykates deri në kryerjen e seanses gjyqësore ka efekt juridik edhe për trashegimi ligjore edhe për trashëgiminë testamentare. -Deklarata për heqje dorë nga pasuria trashegimore e dhënë pas përfundimit të seances gjyqësore nuk vlenë. -Heqja dorë nga trashegimia vlenë edhe per pasardhësit e Trashegimtarit/ve. -Nëse trashëgimtari heq dorë nga pasuria trashëgimore dhe deklarohet se heq dorë vetëm në emer të vetë, atëherë -Pasardhësit e tij do të trashegojnë me zëvendësim trashegimtarin.
  • 85. •Anulimi i deklaratës për heqje dorë nga trashegimia Edhe pse trashegimtari para gjykatës kompetente për shqyrtimin e trashegimis shprehimisht deklarohet se heq dorë nga trashëgimia, ai mund të kërkoi anulimin e deklaratës së tij nëse argumenton se deklaraten e ka dhënë nën: Kërcnim, Kanosje, Lajthim , me Dhunë, me Mashtrim. Deklarata si rregull nuk revokohet sepse ajo është dhënë, por mund të kerkohet nga gjykata që ajo të anulohet, duke e argumentuar me fakte se ekziston njëra prej bazave të lartëcekura të cilat e kanë detyruar të jap deklaraten e till. Një gjë të till e përcakton LMTK, në nenin 135.2, ku thotë: Trashëgimtari që ka dhënë deklaratë, mund të kërkoi anulimin e kësaj deklarate nëse ajo është dhënë nën kanosje,me dhunë ,për shkak të mashtrimit ose lajthitjes.
  • 86. - Kërkesën për anulimin e deklaratës mund ta paraqes vetem trashëgimtari që ka heq dorë nga trashegimia. Nëse gjykata e anulon deklaraten e till atëherë trashegimtari prap fiton të drejtën në pjesën e tij trashegimore dhe atë mënyren retroaktive për pasurinë dhe të drejtat e tij/saj. * Pasojat e heqjes dorë nga trashegimi. Trashegimtari me rastin e heqjes dorë nga trashegimi shkaktohen pasoja juridike për te dhe pasardhësit e tij. Pasoja me të njejtat veprime nuk janë të njejta si për trashegimtarët ligjor si për ata me testament. Nëse trashegimtari heq dorë nga trashegimi me testament e nuk e cakton dikë tjeter si trashegimtar, trashëgojnë pasardhësit e tij. Nëse trashegimtari në pasurinë trashegimore me ligj heq dorë vetëm në emer të tij trashegojnë pasardhësit e tij ligjor.
  • 87. * Parashkrimi i së drejtës për kërkimin e pasurisë trashegimore Sikur në shumë të drejta dhe kërkesa pasurore juridike, ashtu edhe e drejta në kërkimin e pasurisë trashegimore ka një kufi dhe afat të caktuar. -Sipas nenit 138.1 LTK janë dy afate: -afati subjektiv -afati objektiv -Afati subjektiv- te kërkimi i pasurisë trashëgimore me mirëbesim është 1vit nga dita kur trashegimtari degjon për pasurinë trashegimore që i takon. -Afati objekti- 10 vjet prej momentit të hapjes së trashegimisë -Të pasuruesi i pasurisë trashëgimore me keqëbesim afati është dyfish 2 vjet ai subjektiv, 20 vjet ai objektiv.
  • 88. I njejti afat vlen për trashegimtaret – ligjor - testamentarNëse në këtë afat nuk paraqiten trashegimtaret për pasurinë trashegimore ajo duhet ti kaloi komunës. Këtë qështje e rregullon neni 128.3 LTK ku thot: “Nëse edhe pas kalimit të këtij afati nuk paraqitet asnjë trashëgimtar qoftë ligjor apo testamentar atëherë trashegimlënsi do të konsiderohet pa trashegimtar dhe gjithë pasuria trashegimore do ti dorzohet komunës” * Kujdestari i pasurisë trashegimore Për pasurinë që nuk i dihen trashegimtarët gjykata cakton kujdestarin e përkohshëm të pasurisë trashegimore.
  • 89. Ai ka të gjitha autorizimet që në emer të trashegimlënsit të ndërmarr veprimet e nevojshme për pasurinë trashegimore. Te disponoi me të me mirëbesim, ti kryej obligimet e pasurisë në emer të trashegimlënsit etj. * PRANIMI I TRASHEGIMISË Lidhur me atë se a do të pranoj pasurinë trashegimore apo jo në të kaluarën nuk diskutohej fare. Me vdekjen e trashegimlënsit pasurinë trashegimore e merrte pasardhesi/it pa kurfar hezitimi dhe as që e pyteshin për këtë. Ngase pasuria trashegimore nuk duhet të kalonte nga familja e kurrsesi nga fisi. Kjo qështje në të kaluarën ishte si rregull dhe duhej zbatuar.
  • 90. Në të drejten Romake qështja pak ndryshoi ngase tani - A do të pranonte pasurinë trashegimore Trashegimtari – pasardhësi i trashegimlënsit ishte qështja personale e tij. -Pra, duhet pytur e nëse nuk dëshiron të trashegoi nuk detyrohet -Pra, tani mbizotron mendimi se me rastin e hapjes së trashegimisë Trashegimtari qoftë me – testament ose ligjor duhet të deklarohet për pranimin e trashegimisë. Edhe LTK parasheh me dispozit të veqntë deklarimin e vullnetit mbi pranimin e trashegimisë. Edhe në këtë rast ka përjashtime: Nuk ka nevojë të deklarohet vullneti i trashegimtarit në dy raste: 1. Kur komuna paraqitet si trshegimtare 2. Kur shtetasi i huaj paraqitet si trashegimtar në vendin tonë, kur i njihet e drejta e Reciprocitetit.
  • 91. * Ndarja e trashegimisë Trashegimtaret qoft me Testament apo Ligjor kanë të drejtë të kërkojnë ndarjen e pasurisë trashegimore që nga momenti i delacionit, këtë mund ta pengoj vetëm moti i lig i cili e shtynë kohën deri në përmirësimin e tij. Të drejtën e ndarjes së pasurisë trashegimore mes trashegimtarve nuk mund ta pengoi asnjeni prej trashegimit. Qdo veprim qoftë edhe i kontraktuar që tenton ta e pengoi ndarjen është veprim nule. * Transaksionet në mes të të gjallëve Edhe në mes të të gjallëve(inter vivos) mund të kryhen disa veprime juridike rreth pasurisë së paraardhësve në dobi të pasardhësve.
  • 92. - pasaardhsit mund tua ndaj pasurinë pasardhësve dhe bashkshortit/es për së gjalli dhe tju bartë pasurinë mbi vete. - mund të ju bartë tërë pasurinë ose një pjesë të saj. * Cedimi dhe pjestimi i pasurisë në dobi të trashegimtarit Në nenin 59 LTK janë parapar kushtet për vlefshmërinë e cedimit dhe pjestimit të pasurisë: a) Pajtimi i të gjithë trashegimtarëve (pasardhësve) të cilët do të konsiderohen si trashegimtar b) Kontrata për pjestimin e pasurisë dhe cedimit duhet të jetë e përpiluar me shkrim dhe e vertetuar nga gjyqtari. -nëse ceduesi është i martuar- pelqimi edhe i bashkshortes.
  • 93. Kështu sipas nenit 60.2 LTK mund të cedohet dhe pjestohet vetëm pasuria e cila ekziston në kohën e lidhjes së kontrates qoftë ajo gjith pasuria trashegimore ose një pjesë e saj ose disa të drejta ose sende. Lind pyetja: Nëse njeni prej trashegimtarëve në kohën e cedimit dhe pjestimit të pasurisë nuk jep pëlqimin a do të vlejë kontrata e lidhur me të tjerët? Përgjegjja jo, por kontrata e lidhur nuk do të anulohet por cedimi dhe pjestimi i pasurisë do të konsiderohen si dhurim i pasurisë. E në rastë të hapjes së trashegimisë ajo pasuri do tju ndahet trashegimtarëve të cilëve u mungon pjesa e pasurisë së domosdoshme këtë qështje e rregullon neni 62.1.LTK
  • 94. - Me rastin e lidhjes së kontrates për cedimin dhe pjestimin e pasurisë në mes të pasardhësit dhe pasardhësve, pasaardhësi mund të ruaj një sërë të drejtash dhe ven ngarkesa si: -Të drejtën e uzufruktit -Pagesen e përjetshme në natyrë ose në të holla -Mbajtjen e përjetshme qoftë- për njenin ose dy bashkëshortet Këtë qështje e rrgullon neni 63.1. LTK i cili cek: Me rastin e cedimit dhe pjesetimit ceduesi mund të ruaj të drejtën e uzufruktit në të gjitha të mira e ceduara ose në disa prej tyre, për vete, për bashkëshortin e vet a për ndonjë person tjeter ose të kontraktoi renten e përjetshme në natyrë a në të holla ose mbajtjen e përjetshme.
  • 95. * TRASHËGIMI ME TESTAMENT Siq është e ditur forma më e fortë e trashegimisë sipas LTK është trashegimia me Testament. Testamenti është akt formal i përpiluar nga trashegimlënsi sipas të cilit pasuria trashegimore pas vdekjes së trashegimlënsit kalon tek trashegimtari ose trashegimtarët. Testamenti si i till daton qysh herët:në Greqinë e vjetër 594 p. e re në Romë 451 p. e re në Egjipt edhe më herët Veçoritë e Testamentit - është akt i njëanshëm juridik - është akt i revokueshëm - është akt rigorozisht personal - është akt i hartuar në formë të parapar me ligj - është punë juridike mortis cauza(për së vdekuri) - është punë juridike bamirëse.
  • 96. * Testamenti është punë ose akt i njëanshëm juridikPra, me testament trashegimlënsi vetëm me vullnetin dhe veprimin e tij personal cakton trashegimtarin/ret për të ju lënë pasurinë. -Nëse trashegimlënsi ka penges për shprehjen e vullnetit të tij atëherë ai testament mund të revokohet ose të anulohet. Sipas nenit 71.1.LTK: -Testamenti është i pavlefshëm nëse është bërë me: Kanosje, Dhunë, Mashtrim -Me kanosje – testamenti konsiderohet së është bërë kur dikush bënë presion psiqik mbi trashegimlënsin që ai të nënshkruaj ose të hartoi testamentin në dobi të tij ose të dikujt tjetër.
  • 97. Me dhunë – dikush e detyron trashegimlënsin të haroi ose të nënshkruaj Testament në dobi të tij ose të dikujt tjetër. Dhuna – psiqike - fizike Me mashtrim – konsiderohet me mashtrimin e trashegimlënsit Qoftë ndaj- vetive të idenditetit të sendit( error i corpore) - lajthitja lidhur me personin( error i personom) - lajthimi lidhur me vetit themelore të sendit(error i substance). Për shkak të vetive të lartëcekura. Testamenti mund të jetë: - tërsisht i pavlefshëm - pjesërisht i pavlefshëm
  • 98. * Testamenti është akt i Revokueshëm Testamenti si akt juridik personal mund të revokohet në qdo kohë nga trashegimlënësi: Revokohet plotesisht ose pjesërisht: Plotesisht- kur revokohet testamenti në tërsi Pjesërisht- kur revokohet vetëm një pjesë e tij. Kushtet për tu revokue testamenti janë: -Trashegimlënsi duhet të ketë zotësinë për të vepruar edhe në kohën e revokimit të testamentit -Kështu një testament me datë të mëvonshme mund të revokoi testamnetin me nje datë të mëhershme. -Tesatamenti i ri mund të lërë pa fuqi edhe vetëm pjesërisht testamentin e mëparshëm. - Testamenti i mëparshëm mund të revokohet edhe nëse trashegimlënsi bënë një deklarat dhe e vërteton te noteri. ( Qka është noteri kush e di )
  • 99. * Testamenti është akt rigoroz personal Pra, testamentin duhet ta hartoi vetëm trashegimlënsi e kurrsesi nuk lejohet ta e hartoi dikush ose ndonje përfaqësues i tij e as avokati. Testamentin si formë mund ta e hartoi:Gjyqtari ( testamenti Gjyqesor) Avokati (testamentiOlografik) Ndërsa ta e nënshkruaj ose ta e vërtetoi me gisht trashegimlënsi * Testamenti është akt formal juridik Testamenti bënë pjesë në punët juridike formale ku për vlefshmërin e tij kërkohet forma e paraparë me ligj. Pra, për qdo lloj testamenti kërkohet forma e tij ligjore. p.sh. Për testamentin e shkruar forma e shkruar kjart dhe i dorëzuar në gjykat (testament alogragik). Për testamentin olografik të diktuar para dy deshmitarëve madhor dhe ata sa me parë të vertetojnë edhe në gjykatë e kështu me radhë për Testamentin në anije…
  • 100. * Testamenti është punë juridike mortis cauza (për së vdekuri) Pra testamenti gjithmonë është punë juridike bamirëse ngase është caktuar pjesa ose pasuria në tërsi e trashegimlënsit që pas vdekjes së tij ti kaloj trashegimtarit pa shpërblim. Edhe nëse trashegimtari me testament nganjëherë ngarkohet me barr sepse barra apo ngarkesa nuk mund të jetë më e madhe se pasuria që i lehet trashegimtarit. Ajo si rregull duhet të jetë më e madhe ose e njejtë e kurrsesi më e vogël se ngarkesa. * Zotësia për testament -Të ketë mbushur 18 vjet -Të ketë zotsinë për të vepruar. Edhe kur ka mbushur 16 vjet dhe ka lidh martesë të rregullt kjo qështje parashifet edhe në nenin 70.2. LTK ku thotë: Testament mund të bëjë edhe personi që ka mbushur moshën 16 vjeqare e që është i martuar sepse konsiderohet se ka zotësi për të vepruar.
  • 101. - Nëse personi që ka lidh martesë në moshen 16 vjeq e para moshës 18 vjeq e zgjidh martesën atij nuk i humbet zotësia për të vepruar. Zotësinë për të vepruar nuk kanë personat: -Që janë të sëmur nga një sëmundje shpirtërore (psiçike) -Që kanë zhvillim të met psiçik si idiotet, imbecilet, debilet etj. -Që kane njënen prej këtyre formave ose të ngjashme e i është marr zotësia për të vepruar. Një gjë e tillë është e cekur edhe në nenin 70.4. LTK. Ku thot: -Personit të cilit me vendim gjyqësor i është hequr zotësia për të vepruar si dhe ai që në kohën e bërjes së testamentit nuk është në gjendje të kuptoi rëndësinë e veprimit e tij nuk mund të bëjë testament. -Heqja e zotësisë për të vepruar mund të bëhet:- përkohësisht dhe përgjithmonë.
  • 102. Testamenti i pavlefshem Testamentit që i mungojnë tri elementet kryesore: 1. Vullneti i lir i testamentlënsit 2. Forma e parashkruar me ligj e testamentit dhe 3. Zotësia për të vepruar e testamentlënsit * Vullneti i lirë i testament lënësit Testamenti konsiderohet se nuk është i hartuar në bazë të vullnetit të lirë të testamentlënsit nëse është hartuar: - Me kanosje - Me dhunë (Shtrëngim) - Mashtrim - Lajthim
  • 103. Me kanosje- konsiderohet se është hartuar testamenti kur vertetohet se trashegimlënsi ka qenë i kanosur, nëse nuk e harton ose nënshkruen testamentin e hartuar do ti ndodhë ndonjë e keqe atij ose familjes së tij. - Kanosja duhet të jetë serioze dhe e vërtetë për tu konsideruar testamenti nule në të kundërten nuk do të jetë testamenti nule. - Edhe dhuna (shtrëngimi) duhet të jetë e vërtetë dhe serioze nëse konsiderohet se dhuna nuk ka qenë serioze, pra frika nuk ka qenë e intensitetit të lartë, nuk do të shpallet nul testamenti. - Poashtu edhe për lajthimin apo mashtrimin duhet të konsiderohet se ka qenë serioze dhe i vërtetë dhe se mbi bazat e mashtrimit është hartuar apo nënshkruar testamenti.
  • 104. * Mungesa e formes së kërkuar me ligj për hartimin e testamentlënësit. Për tu konsideruar testamenti që është i hartuar në bazë të formës së kërkuar duhet: - Testatori ta ketë shkruar testamentin me dorën e vetë - Të ketë nënshkruar ose të ketë vënë gisht me dorën e vet - Të ketë datuar (data muaj dhe viti) me dorën e vet. Ta ketë shkruar me dorën e vetë kur testatori din të shkruaj dhe të lexoj dhe konstatohet se ka mund të ndërmarr këto veprime në kohën e lënjes së Testamentit( në të kundërten do të shpallet nule) sepse ndodh kur dikush e shenon me makin e vetem detyron të nënshkruaj ose e mashtron të nënshkruaj një fletë të bardhë e mashtruesi e shkruan tekstin me makin siq atij i konvenon, kjo nuk do të pranohet.
  • 105. * Zotësia e testamentlënësit për të lënë testament Testamentdhënësi duhet të ketë mbushur 18 vjet ( ose 16 ) i martuar të jetë psiqikisht i aftë për veprimet e tija Nëse konstatohet se në kohën e lënies Testament Testamentlënësi nuk i ka pasur njërën prej kushtëve te lartë cekura Testamenti do te shpallet Nule Testamenti mund të jetë: -Nulitetit apsolut -Nulitetit relativ  Testamenti i Nulitetit Absolut Testamenti konsiderohet i Nulitetit absolut nëse është hartuar ose përpiluar në kundershtim me dispozitat LTK, nën  - kanosje  - shtërngim ( dhunë)  - mashtrim ose  - lajthim
  • 106. - Për shkaqet e Nulitetit absolut Gjykata ex. Oficio vendos dhe ka për detyr të veproi. Për dieninë e shkaqeve të tilla mund të lajmerohet qdo përson i interesuar sepse cenohet interesi i pergjithshem. * Testamenti i Nulitetit Relativ Konsiderohet i Nulitetit Relativ sepse shkaqet e Nulitetit cenojne vetem interesin e individëve te caktuar( disa indiv.) Për shkaqe të tilla gjykata nuk kujdeset ex oficio, sepse të drejt të kërkimit të nulitetit të Testamentit kanë vetëm personat që ju është cenuar interesi i tyre. P.sh. Testamenti për munges të formes personi i interesuar duhet me padi ti drejtohet gjykates për anulimin e Testamentit -në afat prej 1 viti(afati subjektiv- prej kur ka degjua) -në afatin prej 10 vitesh(afati objektiv- prej kur testamenti është shpallur), nëse nuk kërkohet nga personi i interesuar anulimi i Testamenti mbetet në fuqi.
  • 107. -në afatin prej 10 vitesh (afati objektiv- prej kur testamenti është shpallur) nëse nuk kërkohet nga personi i interesuar anulimi i Testamenti mbetet në fuqi Testamenti mund të shpallet: - tërsisht i pavlefshëm - pjesërishti i pavlefshëm Se në qfar mase testamenti do të shpallet i pavlefshëm mvaret nga shumë arsye: - Se a do të kërkohet tërsisht të shpallet testamenti i pavlefshëm ose pjesërisht. - Se a janë hartuar p.sh. të gjitha dispozitat e tij nën kërcnim (kanosje) apo disa dispozita të tij.
  • 108. Pra, - nëse kërkohet të shpallet i pavlefshëm vetëm një pjesë e tij dhe - nëse konstatohet se vetëm disa dispozita të testamentit janë hartuar nën kanosje, lajthim, shterngim do të shpallen vetem ato despozita, - që kërkohet ose - që janë hartuar kundër dispozitave të LTK. * Barret, Kushtet dhe Afatet Testamentori mund të ngarkoj më barrë, të vëjë kushte apo të caktoi afat për përmbushjen e tyre nga pasuria trashegimore. Barra e caktuar nga pasuria trashegimore nuk mund të jetë më e madhe se përfitimet nga pasuria trashegimore. Kushti po ashtu duhet të jetë i mundshëm, i lëjueshëm dhe i realizueshëm.
  • 109. P.sh. Nëse Trashegimlënsi me testament përcaktohet se trashegimtari:- nuk mund të martohet me një të ve - nuk mund të martohet me gruan të cilën trashegimlënsi e ka urrejtur ose - nuk mund të martohet me vajzën e cila nuk është e virgjër etj ky kusht do të konsiderohet i pamundshëm dhe i pa realizueshëm me një fjalë inekzistent. Ndërsa afati mund të jetë: - suspenziv dhe - rezolutiv Suspenziv- kur në testament është caktuar se Trashegimtari do të ekzistoj vetëm pas kalimit të një kohe të caktuar. Rezolutiv- është caktuar në Testament se pas një afati të caktuar trashegimtari pushon të jetë si trashegimtar.
  • 110. * Ruajtja e Testamentit Testamenti është një dokument i rëndësishëm me të cilin i caktohet pasuria dikujt (trashegimtarit/ve). Ai mund të shkruhet shumë vjetë para se të vdes Trashegimlënsi Andaj edhe duhet të ruhet për një kohë të gjatë Testamenti sipas rregullit mund të ruhet: - nga vetë trashegimlënsi(testatori) në shtëpi të vet, në ark e gjetk - te ndonjë person i besueshëm i Testatorit, si shok, mik etj. - në ndonjë institucion publik, shtetëror si bankë, postë etj. - Por më e shpeshtë dhe më e sigurt është për ruajtje Gjykata.
  • 111. Pra, Testatori Testamentin e shkruan me dorën e vet, të nënshkruar, të shkruar në prani të dëshmitarëve apo atë gjyqësor, mund ta e ruaj në gjykatë. Ate ja dorëzon gjyqtarit për ruajtje i cili përpilon procesverbal me rastin e pranimit të Testamentit të cilin duhet ta e nënshkruaj edhe Testatori. Një kopje e procesverbalit që testamenti është lënë në ruajtje në gjykatë i jepet edhe testatorit( trashegimlënsit ). Pastaj gjyqtari e fut në zarfë testamentin dhe e mbyllë në arkë të gjykatës për ruajtje i cili nuk hapet, deri më rastin e delacionit.(hapjes së trashegimisë).
  • 112. Në këtë mënyrë merret dhe ruhet edhe testamenti i hartuar me dorën e vet ose i hartuar para dëshmitarëve. Edhe testamenti i diktuar para dëshmitarëve ( Test. Verbal.) dëshmitarët duhet sa më parë të njoftojnë gjykatën për atë që ju ka lënë në testament me gojë trashegimlënsi, ti deponojnë deklaratat e tyre tek gjyqtari në gjykatë dhe ato të vërtetohen si të sakta e të lëhen në ruajtje si Testamenti i shkruar. Interpretimi i Testamentit Ka raste kur testamenti në ndonjë pjesë të tij të mos jetë i kjartë në këtë rast do të zbatohen normat të cilat janë të favorshme për: Trashegimtarët Ligjor ose
  • 113. - Personit të cilit me testament i është urdhëruar ndonjë detyrim. Interpretimi bëhet si ai logjik ashtu edhe ai gjyqësor. Me një fjalë me interpretim të testamentit me tepër arrihet qëllimi që ai të jetë sa më i kuptuar dhe më i qartë si për atë në dobi të të cilëve është hartuar ashtu edhe për atë që e zbaton Testamentin.
  • 114. * LLOJET E TESTAMENTIT Në bazë të disa kritereve: - Formës - Rendësisë - Rrethanave etj. Ekzistojnë disa lloje të Testamentëve: Në bazë të formës, testamenti - me shkrim - me gojë Në bazë të rëndësisë, testamenti - privat - publik Në bazë të rrethanave, testamenti - I rëndomtë - I jashtëzkonshëm - I veçantë
  • 115. * Testamenti me Shkrim dhe me Gojë Testamenti me shkrim,- është ai testament të cilin testamentlënsi e harton me shkrim. Testamenti me gojë,- është formë e testamentit ku testamentlënsi e përpilon- e dikton me gojë para dëshmitarëve. * Testameti Privat dhe Publik Testamenti privat,- është llojë i testamentit të cilin e harton testamentlënsi në pranin e personave të cilët nuk janë bartës të funksioneve publike. Testamenti publik,- është lloj i testamentit ku testamentlënsi e harton në praninë e personave që janë bartës të funksioneve publike si:
  • 116. -Në pjesëmarrjen e gjyqtarit -Përfaqësuesit konsullar -Eprorit ushtarak -Kapitenit të anijes -Organit zyrtar komunal etj. * Testamenti i Rëndomt, I jashtëzakonshëm, I veqantë Testamenti i Rendomt është lloj i testamentit i cili mund të bëhet në qdo kohë dhe në të gjitha rrethanat, ai mund të bëhet në të gjitha format,.. Testamenti i jashtëzakonshëm është lloj i testamentit i cili hartohet nga trashegimlënsi në rrethana të jashtëzakonshme. Testamenti i veqantë është lloj i testamentit ku testatori e bën vetëm në rrethana të veqanta.
  • 117. * E drejta e jonë trashegimore njef këtë lloj të testamentit: Testamentin: - e shkruar nga vetë testatori - me shkrim në prani të dëshmitarëve - me gojë në praninë e deshmitarëve - testamenti gjyqësor - në rrethana të jashtëzakonshme 1. Testamenti i shkruar nga vet Testatori(testamentum holographum) është lloj i testamentit ku testatori të njejtin e ka shkruar dhe nënshkruar me dorë të vet. Këtë e përcakton edhe LTK. neni 74.1 etj ku thotë: Testamenti është i vlefshëm nëse atë e ka shkruar, datuar dhe nënshkruar me dorë të vetë ose e ka vënë gishtin e vet. Sipas rregullit testamenti duhet të shkruhet në gjuhën amtare, por nuk cenohet e drejta e testatorit që të shkruhet në cilën gjuhë të dëshiron ai: por është e rëndësishme që i njejti - të shkruhet fund e krye nga i njejti person dhe të nënshkruhet po nga ai.
  • 118. Testamenti si rregull duhet te jetë i nënshkruar nga vetë testatori, për arsye se mund të ndodh që dikush të shkruaj e testatori të mos e kuptoj se për qfarë bëhet fjalë e vetëm e nënshkruan kështuqë ai mund të ketë pasoja ose mund ta e mashtroi testatorin që të nënshkruaj vetëm në një fletë të bardhë e tani mashtruesi ta e mbush fletën me shkrim si të dojë ai. Kështu LTK, shprehimisht e cek se testamentin e shkruar ose duhet ta nënshkruaj ose ta e vëjë gishtin mbi të. - Nëse testamenti ka shumë faqe është i vlefshëm nëse nënshkruhet në fundë të testamentit. Më mirë kishte me qenë të nënshkruhet në qdo faqe të tij. - Testamenti i shkruar me makinë shkrimi ose me kompjuter është I pavlefshëm edhe nëse është nënshkruar nga testatori vetëm përjashtimisht.
  • 119. * Mjetet me të cilat shkruhet TestamentiTestamenti mund të shkruhet me qfarëdo mjeti të përshtatshëm për shkrim:-me laps -me shkums -apo mjetë tjetër të ngjashëm që mund të lexohet dhe kuptohet. në mjet:- në letër - në pëlhurë - apo mjetë të ngjashëm për tu lënë gjurmë në të e që lexohet. Mund të shkruhet; - me dorë - me gishtërinjë të këmbës( të hendikepuarit) ose - me diqka tjetër që krijon shkronja të lexueshme.
  • 120. Me një fjalë testamenti duhet edhe të jetë i kuptueshëm nga kush është shkruar, kujt i lehet pasuria dhe cila pasuri ose pjesë e saj i lehet. 2. Testamenti me shkrim në praninë e dëshmitarëve -Testamenti i hartuar edhe nga dikush tjetër përjashtimisht mund të jetë i vlefshëm kur lexohet dhe nënshkruhet në praninë e dy dëshmitarëve. Ky lloj testamenti quhet alografik.
  • 121. Sipas LTK nenit 75 për të qenë i vlefshëm testamenti alografik duhet të plotësohen disa kushte: -Testatori të dij të shkruaj e të lexoi, -Testatori testamentin ta ketë nënshkruar vet, -Para dy dëshmitarëve që e kuptojnë gjuhën e testatorit dhe deklarohet se testamenti është i tij. -Poashtu dëshmitarët duhet të jenë madhor me zotësi veprimi dhe që din të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën në të cilën është shkruar testamenti, neni 75 LTK. shembulll:
  • 122. 3. Testamenti Gjyqësor Ndër llojet e testamentit publik është edhe testamenti gjyqësor i përpiluar nga gjyqtari sipas tregimit të vullnetit të fundit të trashegimlënsit. Për herë të parë kjo formë e testamentit është paraqitur në Romë. Testatori vullnetin e tij para gjyqtarit mund ta e paraqes në dy forma: - Testamentin e diktuar të cilin testatori e lexon para gjyqtarit dhe - Testamentin e përpiluar nga gjyqtari të cilin testatori nuk din të lexoi. Testamenti gjyqësor që trashegimlënsi është në gjendje ta lexoj është më i lehtë ngase pasi gjyqtari e përpilon sipas thënjeve të testamentlënsit atij i dhëhet edhe njëherë që ta e lexoi, -pasi ta e lexon në pranin e gjyqtarit ai e nënshkruan,
  • 123. - për këtë formë të testamentit gjyqtari përpilon procesverbal poashtu edhe procesvrbalin e nënshkruajnë: -Trashegimlënsi -Dëshmitarët -Gjyqtari -Nëse trashegimlënsi është i verbër i lexohet testamenti nga gjyqtari përpilues e pastaj testatori deklarohet se “ - Ky është testamenti im ” e tani në pranin e dy dëshmitarëve e vë gishtin ose nëse nuk mund të vëj as gisht gjyqtari këtë e vë në testament. -Një gjë e ngjashme ndodh edhe më testamnetlënsin i cili është shurdh, memec duhet siguruar interpretim dhe pasi i lexohet testamenti i hartuar dhe sqarohet përmes interpretit, ai mund ta e nënshkruaj ose e vë gishtin në të.
  • 124. - Nëse testamenti është i përpiluar prej shumë faqesh, qdonjëra prej tyre nënshkruhet ose vë gishtin testatori e së paku precizohet se prej sa faqesh përbëhet testamenti. -Pastaj ky testament lëhet në ruajtje dhe gjithashtu ka fuqinë juridike më të fortë se testamenti privat. * Procedura e bërjes së testamentit Për përpilimin e testamentit gjyqësor kompetent është gjykata komunale. -përpara qdo vendimi juridik gjyqtari në rend të parë e verifikon identitetin e trashegimlënsit -nëse gjyqtari e njeh dhe ja din emrin -nëse e njeh dhe nuk ja din emrin -nëse nuk e njeh e ja din emrin -nëse e njeh përmes ndonjë sheje dalluese etj.
  • 125. Dhe kur nuk e njeh fare por e verifikon me:- leternjoftim - indeksin studentor - patent shoferin - dokumente tjera me fotografi -pastaj gjyqtari duhet konstatoi: -zotsinë testamentare te Testatorit - vullneti i lirë dhe serioz për testament - aftësinë për të lexuar dhe nënshkruar nëse e din gjuhen që hartohet testamenti etj
  • 126. * Deklarata mbi përmbajtjen e vullnetit të fundit Deklaraten e vullnetit të fundit trashegimlënsi e bënë me gojë përpara gjyqtarit, ose ja dorëzon testamentin e hartuar me shkrim. Gjyqtari e fikson në procesverbal. -pastaj gjyqtari duhet të përpjeket në bazë të pyetjeve dhe veprimeve profesionale të vërtetoi nëse testamenti është hartuar me dorën e vetë, e pa dhunë, mashtrim a kanosje. -pastaj nëse testamenti është i pakjartë ose ka të meta që e bëjnë të pavlefshme të ndikoj në rregullimin e tij, por pa imponim.
  • 127. -pastaj gjyqtari i dëgjon fjalët e testatorit dhe duhet që sa më tepët tu përmbushet origjinalitetit të fjalëve të Testatorit. -pastaj përmbajtjen e testamentit ta e rregulloi edhe me shprehjet juridike që e bejnë me të sakt dhe preciz p.sh. Në vend të shprehjes, djalit si le asgjë, gjyqtari vë shprehjen djalin e përjashtoi nga trashegimia etj…
  • 128. 4. Testamenti me gojë Testamenti me gojë është lloji i trashegimit primitiv diktuar para dëshmitarit. Ky lloj testamenti lejohet të përpilohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Si rrethana të jashtëzakonshme: - të karakterit objektiv - të karakterit subjektiv Të karakterit objektiv: - Termetet - Zjarri - Lufta - Epidemit e ndryshme - Aksidentet e rënda në komunikacion dhe - Katastrofat e ndryshme njerëzore etj.
  • 129. • Të karakterit subjektiv- janë ato rrethana të cilat kanë qenë pëngesë që Testatori nuk ka mundur ta e shpreh vullnetin e tij të fundit në mënyr tjetër. Të tilla janë:- sëmundja e rëndë - Lëndimi i rëndë, i rrezikshëm për jetë për momentin më një fjalë janë rrethana që lidhen me subjektivitetin e përsonit. Ky lloj testamenti diktohet para dëshmitarëve Dëshmitarët - mund të thirren të jenë prezent me rastin e shprehjes së vullnetit të fundit dhe - mund të jenë rastësisht në atë vend
  • 130. • Dëshmitarët:-duhet të jenë madhorë - të kenë shqisat e të dëgjuarit të mira - të mos jenë aq të afërt saqë të përfitojnë edhe vetë nga testamenti - nuk është e domosdoshme të din shkrim-lexim - të kenë shqisa edhe të pamit, për idendifikimin e Testatorit. Dëshmitarët e testamentit para të cilëve është lënë testamenti: -Nëse dinë shkrim-lexim duhet shënuar fjalët e Testamentlënsit e sa më shpejtë që është e mundur ti dërgojnë në gjykatë të gjyqtari. -Nëse nuk dinë shkrim-lexim fjalët me gojë të ja përsërisin gjyqtarit i cili duhet të përpiloi testamentin.
  • 131. - Ata duhet ti deklarojnë gjyqtarit për kohën dhe vendin që Testatori ju ka rrëfyer testamentin. - Dëshmitarët janë të detyruar që brenda 3 ditësh nga data kur ju është diktuar testamenti ta e dërgojnë atë të shkruar ose të diktuar në gjykatë (sipas nenit 83.2. LTK). Nëse kalon afati i till testamenti i diktuar para dëshmitarëve nuk do të vlej më.
  • 132. 5. Testamenti në anije Njeni prej llojeve të testamentit publik është edhe Tesamamenti në anije. Eshtë lloj i testamentit që përpilohet në rrethana të jashtëzakonshme: Për shkaqe të natyres objektive: -kur ndërprehen lidhjet e anijes me bazën -trazimi i detit -kushtet e këqija klimatike etj. Për shkaqet subjektive: -në rast të sëmundjes së rëndë të papritur në anije -diagnozes së keqe etj.
  • 133. Testamentin e tillë mund ta e përpilojnë personat me aftësi Testamentare. Testamenti alografik e që din shkrim – lexim Testamenti alografik të diktuar para dëshmitarëve testamentar Mund të bëhet testamenti në anije: -të shtetit tonë apo të huaj -në det të hapur -në ujra territoriale -në liqej -në lumej etj. Qka është deti i hapur?
  • 134. Testamenti në anije thuhet se është publik pasiqë bëhet: Në praninë e - kapitenit të anijes ose zëvendësuesit të tij - ose ndonjë personi tjetër me titull komandues - ose me titull zyrtar Testamenti në anije si rregull përpilohet në dy kopje origjinale atë e nënshkruajnë kapiteni ose ndonjëri prej përsonave zyrtar dhe dy dëshmitar testamentar. Ai ruhet në dokumentet më me rëndësi të anijes dhe kur të arrijnë në breg të detit i dorëzohet origjinali dhe kopja kapitenërisë së portit dhe ruhen ndër dokumentet më me rëndësi.
  • 135. Gjatë përpilimit të testamentit në anije rolin e gjyqtarit e luan kapiteni i anijes. -pas arritjes në tokë (atdhe) duhet që në afatin prej 30 ditësh ta e dorëzoi kopjen në kapitenëri, në gjyaktë ose të bëj testament të rij. 6. Testamenti konsular- diplomatik është testament publik të cilin e përpilon përfaqësuesi i konzulates ose diplomatikë në botën e jashtme sipas rrëfimit të testamentlënësit. Këtë lloj testamenti mund ta bëj shtetasi i Kosovës i cili gjendet me punë të përhershme në botën e jashtme.
  • 136. Testmenti i till bëhet sipas rregullave për testament gjyqësor rolin e gjyqëtarit këtu e bënë përfaqësuesi konsular-diplomatik Testamentin diplomatik mund ta bëj: -qdo shtetas i cili ndodhet në botën e jashtme -qoftë përkohësisht ose i përhershëm -nëse jeton -studion -është vizitor -në udhtim zyrtar apo privat -të ketë zotësinë testamentare.
  • 137. Nëse testatori ka pasuri në të dy vendet: - në vendin tonë dhe - në vendin ku punon ose qëndron duhet të hartoi dy testamente: - një për pasurinë e vendit tonë dhe - një për pasurinë e vendit të qëndrimit. Në rastin e përpilimit të testamentit konsular mund të jenë: - përfaqësuesi diplomatik - dy dëshmitar Testamentar të cilët mund të jenë shtetas apo të huaj - por duhet të njohin gjuhën e testamentit. Testatori është i domosdoshëm të vërtetoi identitetin e vet me: Pasaportë ose Dokument me fotografi
  • 138. 7. Testamenti ndërkombëtar Testamenti ndërkombëtar përpilohet në atë formë që përpilohet testamenti gjyqësor, vetëm që testamenti gjyqësor hartohet para gjyqit ndërsa ai ndërkombëtar para përfaqësuesit diplomatik – konsular. Testamenti ndërkombëtar sipas LTK testatori e shkruan me dorën e vet ose një person tjetër me mjete mekanike të shkrimit ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe atë e nënshkruan testatori në praninë e gjyqtarit të gjykatës komunale të përsonave tjerë të autorizuar dhe të dy dëshmitarëve, duke deklaruar se ky është testament yni dhe se janë në dijeni për përmbajtjen e tij. Përveq gjyqtarit të gjykatës komunale mund të paraqitet edhe përfaqësuesi konsular-diplomatik i shtetit të testatorit.
  • 139. Edhe tek testamenti ndërkombëtar Testatori vullnetin e tij të fundit mund ta e paraqes edhe me gojë:- në gjuhën e vet ose - në gjuhen tjetër - para organit publik i cili në formë të shkruare fikson në procesverbal e pastaj ta e nënshkruaj pai i lexohet dhe shprehet se e dëgjova tekstin dhe ky është testamenti imi.Testamenti ndërkombëtar mund ta bëj personi fizik: -Që ka afësin testamentare sikurse për testament gjyqësor -Testatori e nënshkruan testamentin në praninë e përsonave të autorizuar dhe dëshmitarëve të testamentit. -pastaj evidencohet në procesverbal dhe datohet -Testamenti ndërkombëtar poashtu datohet dhe nuk është i kufizuar në kohë ai vlenë deri në revokimin e tij nëse kërkohet sipas arsyes -Testamenti ndërkombëtar ruhet sikur që ruhet edhe testam. Gjyqësor dhe i dhëhet një vërtetim Testatorit si pjesë përbërse e Testamentit ndërkombëtar.
  • 140. 8. Testamenti ushtarak Edhe testamenti ushtarak është:- publik -bëhet me shkrim -dhe bën pjesë në Test. të jashtëz. -bëhet vetëm gjatë luftës -mobilizimit për luftë ose -manovrave të mëdha ushtarake Testamentin ushtarak mund ta e bëjë qdo person ushtarak qoftë: Aktiv apo Ai rezervë që kryejnë detyrat ushtarake si - vullnetaret - mjekët ushtarak - mjekët civil në detyrat ushtarake - infermieret etj
  • 141. Si parim në rolin e organit publik në vendin e gjyqtarit testamentin si rregull e harton : -eprori ushtarak ose -eproret e tjerë që mund ta e zëvendësojnë Hartimin e testamentit ushtarak mund ta e bëjë edhe ndonjë përson tjetër si : - Ndonjë gjyqtarë - Ndonjë avokat - Ndonjë mjekë - Apo ndonjë student i cili rastësisht qëllon aty prezent por gjithsesi në praninë e eprorit ushtarak. Testamenti ushtarak në pikpamje kohore është i kufizuar, ka dy afate për vlefshmërinë e testamentit kështu: - tetsamenti bëhet i pavlefshëm nëse kalojnë 60 ditë nga mbarimi i luftës dhe nëse kalojnë 30 ditë nga momenti i demobilizimit individual, para demobilizimit të përgjithshëm.
  • 142. Legu Kuptimi i Legut Legu është urdhër në testament i trashëgimlënsit me të cilin legatorit i le një ose më shumë sende apo të drejta dhe e urdhëron trashegimtarin ose përsonin tjetër të cilit i le ndonjë përfitim nga pasuria trashegimore. Që nga ajo që i është lënë me testament ti jap ndonjë send një përsoni të caktuar, ti paguaj ndonjë shumë të hollash, ta liroj nga ndonjë borgj, të përmbahet nga ndonjë veprim ose të fitoi diqka në dobi të tij. -Sikur legatori ashtu edhe sendi i leguar duhet të caktohën me testament.
  • 143. - Legatori nuk është trashegimtar por përson që përfiton diqka nga pasuria trashegimore. -Kur anulohet testamenti pushon edhe e drejta e përfitimit të legatorit Personat që përfshihen në leg: Testatori (lensi i testamentit) Onorati (personi që është i ngarkuar me detyrimin e përmbushjes së legut) Legatori (përfituesi i legut)
  • 144. * Procedura e shqyrtimit të pasurisë trashegimore Edhe pse ekzistojnë bazat qoftë: me ligj apo me testament që pasuria trashegimore të kaloi nga trashegimlënsi tek trashegimtarët ajo nuk mund të bëhet pa ndonjë procedure të parashikuar me ligj. Pra, duhet zhvillohet procedurë gjyqësore jashtëkontestimore. Procedura trashegimore përbënë një tërësi veprimesh juridike të ndërmarrura nga gjykata për vërtetimin e ekzistimit të pasurisë trashegimore, mbajtjen e saj përcaktimin e trashegimtarëve dhe veprimet juridike rreth kalimit të pasurisë nga trashegimlënësi tek trashegimtarët.
  • 145. Pra, në rend të praë duhet: -Bërë identifikimin e pasurisë trashegimore -Mbrojtjen juridike të saj -Përcaktimin e trashegimtarëve -Kalimin e pasurisë tek trashegimtarët Të gjitha këto veprime I bën gjykata komunale në procedurë jashtëkontestimore. Pra, gjykata posa të ketë të dhëna që një përson ka vdekur ose është shpallur i vdekur, duhet të filloi proceduren për shqyrtimin e pasurisë trashegimore.
  • 146. I- në fazën e parë trajtohen qështjet e përgjithshme procedurale II- në fazën e dytë trajtohen veprimet paraprake procedurale III-në fazën e tretë trajtohen qështjet rreth pasurisë trashegimore IV-në fazën e katërt trajtohen qështjet rreth kompetences gjyqësore dhe veprimet që duhet marrë personat zyrtarë në procedurën trashegimore. Procedura e shqyrtimit të pasurisë trashegimore ndërtohet mbi bazën e disa parimeve procedurale të shqyrtimit të pasurisë Trashëgimore si: - parimi i urgjentitetit - Parimi i socialitetit - Parimi i zyrtaritetit ( ex oficie ) - Parimi i përjashtimit të drejtëpërdrejtshmërisë. Kështu gjykata gjatë shqyrtimit të pasurisë trashegimore përdorë rregulla procedurale që ndahen në 4 pjesë ( faza ):
  • 147. * Parimi i urgjentitetit Konsiston në faktin se gjykata menjëherë posa të ketë informata se duhet bërë shqyrtimi i pasurisë trashegimore ajo duhet që urgjentisht- sa më parë të filloj procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashegimore dhe të vërtetoi drejt të drejtat e trashegimtarëve lidhur me pasurinë trashegimore; - të siguroi pasurinë trashegimore deri në përfundimin e procedurës; - të marri masa të përkohshme për sigurinë e pasurisë trashegimore; - te caktojë kujdestarinë e përkohshme të pasurisë Nëse është nevoja ky parim duhet zbatuar gjatë gjithë fazave të procedurës për shqyrtimin e pasurisë trashegimore.
  • 148. * Parimi i socialitetit Ky parim vie në shprehje gjatë zhvillimit të procedurës gjyqësore rreth pasurisë trashegimore për një kategori të posaqme trashegimtarësh si: - Fëmijët dhe - Përsonat e sëmurë mentalisht- kategorisë që nuk mund të kujdesën për të drejtat e veta Të njejtëve gjykata ex oficio ju cakton edhe mbrojtësit të cilët do ti mbrojë interesat e këtyre kategorive që vet nuk din të i realizojnë të drejtat e tyre.
  • 149. * Parimi i zyrtaritetit Sipas këtij parimi gjykata procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashegimore e fillon (ex oficio) sipas detyrës zyrtare. Pra, me të dëgjuar që një person ka vdekur ose është shpallur si i vdekur e i cili ka lënë pasuri, gjykata sipas nenit 96 LTK fillon procedurën e delocionit. Ex oficio gjykata gjithëherë fillon procedurën kur trashegimlënsi ka lënë pasuri të palujtshme. Ndërsa vetëm me kërkesë të trashegimtarëve hapet procedura trashegimore për pasurinë e lujtëshme të trashegimlënsit.
  • 150. * Përjashtimi i parimit të drejtëpërdrejtshmërisë Gjatë shqyrtimit të pasurisë trashegimore gjykata I shqyrton të gjitha qështjet që palët në procedur i kanë propozuar lidhur me pasurinë trashegimore. Poashtu edhe ato qështje dhe fakte rreth pasurisë trashegimore që palët nuk i kanë propozuar. Pra, gjykata mund të heqë dorë nga parimi i drejtë përdrejtshmërisë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Ti merrë për bazë edhe faktet që palët nuk i kanë thënë e as që janë prezent në seancë, Ti merrë edhe faktet dhe provat që i ka administruar edhe një gjykat tjetër Gjykata ka për obligim të marr vetëm ato prova që janë të lidhura drejtëpërdrejtë më qështjen dhe të nxjerri vendim meritor.
  • 151. - Edhe pse ky parim është i aplikueshëm, un jam përkrahës i mendimeve se i njejti është në kundërshtim me parimin e dëgjimit të palëve. -Gjykata para qdo vendimi meritor është e obliguar tu japi mundësi palëve të dëklarohen lidhur me provat e administruara gjyqësore dhe deklarimet e palës tjetër.
  • 152. Kompetenca e gjykatave në procedurën e shqyrtimit të pasurisë trashegimore-Kompetenca vendore -Kompetenca lëndore -Kompetenca funksionale -Kompetenca ndërkombëtare Kompetenca vendore -Siq kemi cekur më parë kompetent per shqyrtimin e pasurisë trashegimore është gjykata komunale.
  • 153. - Ajo caktohet në bazë të tri kritereve themelore: 1. Vendi ku trashegimlënsi e kishte vendbanimin e përhershëm në kohën e vdekjes. 2. Vendi ku trashegimlënsi e kishte vendbanimin e përkohshëm në kohën e vdekjes (neni 95.1.LTK) 3. Vendi ku ndodhej pjesa më e madhe e pasurisë trashegimore në kohën e vdekjës së trashëgimlënësit( neni 95.2. LTK) Që të tri kriteret e përmendura janë të radhitura sipas rëndësisë Kështu nëse i dihet vendbanimi trashegimlënsit qështjen e pasurisë trashegimore e gjykon gjykata e vendit ku e ka vendbanimin; nëse nuk ka vend të përhershëm ku e ka Vendqëndrimin; e nëse trashegimlënsit nuk i dihet as vendbanimi e as vendqëndrimi atëherë do të jetë kompetente gjykata e vendit ku trashegimlënsi e ka pjesën më të madhe të pasurisë trash.
  • 154. - Nëse gjykata dyshon që pasuria trashegimore mund të dëmtohej- ndryshoj pas vdekjes së trashegimlënsit ajo venë masën e përkohshme. -Masën e tillë mund ta përcaktoi si gjykata e vendit të trashegimlënsit ashtu edh egjykata e vendit të pasurisë trashegimore. -Nëse gjykata e shqyrtimit të pasurisë trashegimore vërenë se nuk është kompetente ajo e shpall vehtën inkompetente dhe lëndën ja dërgon gjykatës kompetente me të gjitha shkresat e nevojshme. -Këtë qështje gjykata e bënë deri në marrjen e vendimit meritor në qdo fazë.
  • 155. * Kompetenca Lëndore Për shqyrtimin e pasurisë trashegimore kompetente në qështjen lëndore është Gjykata Komunale. Në kuadër të gjykatës zgjedhet qështja trashegimore, edhe pse ndodh të kërkojnë palët të ndërrohet gjykata ajo nuk mund të ndërrohet sepse një qështje të till është parapar me ligj. Në shkallë të parë vendos gjyqtari i vetëm (individual) Në shkallë të dytë gjykon kolegji i përbërë prej tre gjyqtarëve profesional.
  • 156. * Kompetenca Funksionale Me kompetencë funksionale kuptojmë kompetencën e gjykatës sipas funksionit që kryen sipas organit komunal ashtu edhe gjyqtari për shqyrtimin e pasurisë. * Kompetenca Ndërkombëtare Nëse gjykata ne bazë të qertifikatës së vdekjes gjenë se kompetente për shqyrtimin e pasurisë trashegimore është gjykata e huaj ajo do të shpallë vetën inkompetente sipas nenit 113.2. LPJ. Edhe LTK ka aplikuar parimin e reciprocitetit keshtu në nenin 142.2 LTK thuhet: në qoftëse në shtetin e shtetasit të huaj shqyrtohet pasuria trashegimore e shtetasit të Kosovës sipas ligjit të atij shteti, atëherë edhe pasuria trashegimore shtetasëve të atij shteti të huaj që ndodhet në teritorin e Kosovës do të shqyrtohet sipas dispozitave të ligjit të Kosovës.
  • 157. - Qështja më e vështirë për zgjedhje paraqitet kur një përson ka dy shetësi ose është pashtetësi. -Për apatridet LTK nuk ka paraparë dispozita të veqanta -Për përsona me dy ose me shumë shtetësi kompetente është Gjykata e vendit ku personi ka shtetësinë e fundit. -Edhe për pasurinë dhe ruajtjen e saj në Kosovë kur nuk ëshët kompetente gjykata e Kosovës, mund të vendosë për masën e përkohshme.
  • 158. * Përgatitja e seancës gjyqësore Sikurse në qdo qështje edhe për shqyrtimin e pasurisë trashegimore gjykata para seancës kryesore kryen disa veprime procedurale në mënyrë që në seancën kryesore të jenë qështjet më të qarta dhe më e lehtë për gjykatën. Veprimet e tilla quhen veprime paraprake. Si veprime të tilla konsiderohën: a) Përpilimi i aktëvdekjes b) Masa e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashegimore c) Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë d) Emërimi i kujdestarit të përkohshëm dhe veprimë tjera.
  • 159. a. Aktvdekja – përmbanë këto të dhëna: Emrin dhe Mbiemrin e të vdekurit, datën e lindjes Emrin e prindërit(atit) Mbiemrin, e të gratë edhe mbiemrin e vajzërisë Profesionin, shtetësinë e të vdekurit Datën, Muajin dhe Vitin e vdekjes( nëse është e mundur edhe orën e vdekjes) Vendbanimin e përhershëm ose të përkohshëm të të vdekurit Emrin dhe Mbiemrin, dat.e lindjës, profesionin, vendbanimin e përkohshëm ose të përhershëm të bashkëshortit tjetër në jetë ose i vdekur më parë. Të fëmijëve të lindur nga martesa, jashtë martesës dhe fëmijëve të birësuar.
  • 160. - Emrin Mbiemrin dhe të dhënat e nevojshme të përsonave të thirrur në trashegimi dhe të atyre që mund të thirren në trashegimi sipas ligjit ose testamentit. -Vlerën e përafërt të pasurisë së palujtshme dhe të lujtshmë të të vdekurit. -Nëse nuk i përmbush shënimet e tilla aktvdekja do të ishte jo e plotë. Aktvdekja mund ti përmbaj edhe këto shënime plotësuese: -Vendi ku ekziston pasuria që ka lënë i vdekuri(nëse ka pasë) -Sende për ruajtje -Të holla të gatshme -Letra me vlerë dhe gjera të qmueshme, libreza të kursimit
  • 161. - A ka lënë i vdekuri borgje dhe vlerën e borgjit -A ka lënë testament ose kontratë për mbajtjen e përjetshme -A ka lënë dokumet për cedimin ose ndarjen e pasurisë -Nëse i vdekuri ka lënë testament gojorë, emrat e dëshmitarëve dhe ku gjenden ata. -A pritet të i lindë ndonjë fëmijë trashegimlënsit -Nëse ka vdekë bashkëshorti ose ndonjë fëmijë i tij a ndonjë përson që është dashtë të thirret në trashegimi. -Emrat e përsonave madhorë të bashkëshortësisë familjare. Pas këtyre të dhënave gjykata duhet të vërtetoi se është kompetente për shqyrtimin e trashegimisë Të vërtetoi për testamentin e lënë dhe të kërkoi atë.
  • 162. Nëse ekzistonë testament gjykata do ta e hapi atë dhe ta e lexoi procesverbalin mbi evidentimin e testamentit. Të konstatoi sa testamente janë gjetur, - Cilat data i kanë dhe ku janë gjetur - Kush e ka dorëzuar testamentin në gjykatë - A është dorëzuar testamenti i hapur apo i mbyllur në pliko. - A është i vulosur dhe me qfarë vule - Emrat e dëshmitarëve para të cilëve është hartuar testamenti me gojë dhe që janë dëgjuar nga gjyqtari. Pasi të vërtetohen të gjitha këto të dhëna gjykata i pyet të pranishmit dhe të gjithë ata që kanë interes për pasurinë trashegimore dhe nëse deklarohën se mund të vazhdojnë mëtutje, gjykata përpilon procesverbal për dispozitat që vlejnë për testamentin e shkruar. Dhe në bazë të kësaj gjykata fillon shqyrtimin e pasurisë trashegimore.
  • 163. Nëse në aktëvdekje shënohet se i vdekuri (trashegimlënsi nuk ka lënë pasuri trashegimore gjykata nuk do ta shqyrtoi pasurinë trashegimore. b. Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë Në të shumtën e rasteve pasuria trashegimore pas vdekjes së trashegimlënsit mbetet pa kujdes dhe rrezikohet të dëmtohet. Në raste të tilla gjykata bënë regjistrimin, vlerësimin dhe sigurimin e pasurisë sipas një vendimi të marrur nga ajo sipas nenit 103 LPJ dhe në këtë rastë: -kur trashegimtarë janë përsonat e mitur, të sëmurë, të cilët nuk kanë mundësi të kujdesen për pasurinë e till. -kur regjistrimin e pasurisë e kërkojnë vet trashegimtarët, legatorët ose pasardhësit e të vdekurit.
  • 164. - Kur pasuria i dërgohet komunës si trashegimtare ligjore e radhës së fundit. - Regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë trashegimore e bënë organi kompetent i administrates komunale si dhe puntori i gjykatës që e cakton gjyqtari në praninë e dy dëshmitarëve të moshës madhore. - Organi i till që e bënë regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë ka për detyrë të ja dërgoi gjykatës për regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë. - Lidhur më regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë duhet të përpilohet procesverbal dhe të nënshkruhet nga përsoni zyrtar që e ka bërë regjistrimin e pasurisë.
  • 165. Seanca trashegimore Pasi të krijohen kushtet e nevojshme gjykata mbanë seancën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore dhe bënë juridikisht kalimin e pasurisë nga Trashëgimlënsi tek trashegimtarët ose Trashegimtari. Në seanceën trashegimore gjykata do të shqyrtoi të gjitha qështjet që janë me rëndësi për marrjen e vendimeve meritore. Shqyrtimin e pasurisë trashegimore e bënë gjykata në procedurë jashtëkontestimore. Në seancë duhet të jenë: -Trashegimtarët ligjorë dhe -Trashegimtarët testamentar -Gjyqtari individual për shqyrtimin e pasurisë trashegimore -Procesëmbajtësi nëse është e nevojshme interpreti (për tu marr vesh me palët e trashegimit.)
  • 166. -Të dhënat për pasurinë trashegimore (pasi është bërë regjistrimi i saj) -Kujdestari i pasurisë trashegimore( nëse i është caktuar për ruajtje) Seancën për shqyrtimin e pasurisë trashegimore e drejton gjyqtari i vetëm. - Së pari konstaton prezencën e trashegimtarëve ligjor, pasi të konstatoi se janë të gjithë të pranishëm ose janë shumica e disa kanë përfaqësuesit e tyre ose konstatohet se jane ftuar me rregull. Bënë hapjen e testamentit ose testamenteve nëse janë shumë dhe shpallë trashegimtarët testamentar. Nëse trashegimtarët testamentar nuk janë të ngarkuar me tërë pasurinë caktohen trashegimtarët me ligj.
  • 167. - Pastaj dëgjonë deklaratën e tyre një nga një rreth pranimit të pasurisë trashegimore ose heqjes dorë nga ajo -I bënë me dije për borgjet dhe legun -Kështu qdo njëri qoftë trashegimtarë testamentar ose ligjor deklarohet shprehimisht. -Deri në fazën e marrjes së vendimit për ndarjen e pasurisë trashegimore trashegimtarët kanë të drejtë të deklarohen për ose kundër pranimit të pasurisë trashegimore vetëm shprehimisht, ndërsa pas nxjerrjes së vendimit përkohësisht aktvendimit gjykata nuk i merr për bazë deklarimet e trashegimtarëve. -Vetëm ato qështje për heqjen dorë nga pasuria trashegimore ose kërkesën për pranimin e pasurisë trashegimore që e kanë mohuar e duhet ta paraqesin në gjykatën trashegimore dhe të kërkojnë një qështje të till me kërkesë për anulimin e deklaratës së dhënë duke e arsyetuar se deklarata e dhënë ka qenë si rezultat i dhunës, kanosjes, mashtrimit ose lajthimit.
  • 168. * Udhëzimi i palëve në kontest civil -Nëse palët pajtohën me ndarjen e pasurisë trashegimore dhe nuk paraqesin kundërshtim e as kërkesa të cilat janë të kundërta mes trashegimtarëve, gjykata bën ndarjen e pasurisë trashegimore Trashegimtarëve dhe për këtë nxjerr Aktvendim. -Nëse gjatë seances trashegimore trashegimtarët paraqesin kërkesa dhe mendime të kundërta rreth ndarjes së pasurisë Trashegimore gjykata- përkatësisht gjyqtari ndërprenë seancën dhe palët i udhëzon për kontest civil.
  • 169. Gjykata do ta ndërpres procedurën në këto raste: Faktet nga të cilat varet arsyeshmëria e bashkëshortit pasjetues dhe pasardhësve të trashegimlënsit që kanë bashkëjetuar me trashegimlënsin në të njejtën familje, që nga pasuria trashegimore tu veqohën sendet e ekonomisë shtëpiake që shërbejnë për plotësimin e nevojave të përditshme. Faktet nga të cilat varët madhësia e pjesës trashegimore e sidomos pasuria që llogaritet në pjesën trashegimore. Faktet nga të cilat varët arsyeshmëria e përjashtimit të trashegimtarëve të domosdoshëm ose arsyëshmëria e shkakut të padenjësisë. Faktet se a ka hequr dorë ndonjë trashegimtarë nga trashegimi.
  • 170. - Nëse palët gjatë kësaj faze nuk kanë konflikt rreth faktëve gjykata do të zgjedh vet qështjen. -Nëse palët kanë konflikt rreth fakteve të prezentuara dhe të kundërta atëherë gjykata do ti udhëzoi palët në kontest civil. * Udhëzimi në kontest për shkak të konfliktit: - rreth fakteve apo - aplikimit të së drejtës Edhe në këto raste gjykata është e autorizuar të ndërpres procedurën dhe palët ti udhëzoi në kontest civil.
  • 171. Gjykata ndërprenë kontestin dhe palët i udhëzon para organit kompetent në këto raste: -Në qoftëse në mes trashegimtarëve ekziston konflikti për faktin se a hynë ndonjë pasuri tjetër në pasurinë trashegimore -Nëse ka konflikt në mes trashegimtarëve dhe pasardhësve të tyre lidhur me pjesën e pasurisë trashëgimore që edhe ato kanë kontribuar në shtimin ose krijim e saj. -Në keto raste gjykata e ndërpren procedurën dhe i udhëzon palët në kontest civil. -Nëse palët kanë konflikt vetëm rreth aplikimit të së drejtës ose për faktet për të cilat mund të vërtetohen me dokumentet publike gjykata nuk do të ndërpres procedurën për të vendosur lidhur me qështjen.
  • 172. - Gjykata nuk do të ndërpres shqyrtimin e trashegimisë edhe kur në mes palëve ekziston konflikti rreth legatorit ose ndonjë të drejte tjetër nga pasuria trashëgimore. Poashtu gjykata do të udhëzoi palët në kontest civil nëse tek trashegimtarët paraqiten konteste rreth rradhëve të trashegimis me ligj. - Gjykata në raste kur palët i udhëzon në kontest civil e cakton një afat brenda të cilit palët duhet të fillojnë kontestin civil në gjykatë. -Nëse brenda atij afati nuk prezantojn fakte se e kan filluar kontestin atëherë gjykata e vazhdon procedurën për ndarjen e pasurisë trashegimore me provat që i kishte në kohën e fillimit të kontestit të till.