Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Projekt shqiperipart1

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 12 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Les utilisateurs ont également aimé (20)

Publicité

Similaire à Projekt shqiperipart1 (20)

Publicité

Projekt shqiperipart1

  1. 1. Shqipëri Shqipëria (Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropen Jugëlindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi,në verilindje me Kosoven, në perëndim me Ish Republiken Jugosllave te maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italise përgjatë ngushteses se Otorantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 3.1 milion banorë
  2. 2. Shqiptaret nuk kane nje histori te mbushur me triumfe e mposhtje popujsh, nuk kane nje histori superfuqish, megjithate kane nje histori nder me te lashtat ne rajon. Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshin vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden territoret shqiptare por edhe hapësirat e tjera të banuara nga shqiptarët e që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme e që në kohen e Perandorisë Osmane. Gjurmet me te hershme te qenies se njeriut ne teritorin Shqiptar shfaqen ne periudhen musteriane, qe i perket paleolitit te mesem (100 000 – 30 000 vjet me pare) Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme dhe nje prej qyteterimeve me te njohur te periudhe se antikitetit, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.duke pasur dalje ne detin Adriatik dhe detin Jon. Shqiptaret jane pasardhesit direkt te ketij qyteterimi .
  3. 3. Pozita gjeografike • Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.
  4. 4. Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
  5. 5. KLIMA .Me një pozicion fantastik që shtrihet si në detin Adriatik ashtu edhe në atë Jon, Shqipëria ka një klimë të thatë me temperatura që variojnë nga 22-30C dhe me mbi 180 ditë me diell në vit. Moti në bregdet është mesdhetar, me dimra të butë dhe të lagësht si dhe me verë të ngrohtë, të thatë dhe me diell. Zonat e tjera variojnë nga niveli mbi detin ndërsa zonat malore janë shpesh me borë në dimër i cili vazhdon deri në pranverë. Në zonat bregdetare i nxehti i madh është shumë i rrallë, dhe megjithëse shpesh pak i lagësht, bëhet i këndshëm nga erërat ditore të detit. Dimri në plazh është i butë por me raste ka erëra të ftohta që vijnë nga veriu dhe lindja të cilat mund të sjellin të ftohtin për disa ditë kur malet janë të mbuluara me borë. Në të gjithë vendin, vera dhe vjeshta janë muajt më të qëndrueshëm. Dielli ndriçon shumë, me rreth 11 orë në ditë në Korrik dhe rreth 4 orë në ditë në Janar.
  6. 6. Liqenet janë të shumta dhe të shumëllojshme. Formimi i tyre është bërë nga fundosjet tektonike, nga tretja e ngadalshme në ujë e shkëmbinjve gëlqerore dhe gipseve, nga veprimi e akujve, nga njeriu, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujitje dhe për furnizimin. Disa nga liqenet kryesore jane : LIQENI I SHKODRËS,LIQENI I OHRIT, LIQENI I PRESPËS. Liqeni Ohrit Liqeni I Shkodës Liqeni I Prespes
  7. 7. Turizmi Bregdetar. Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, ShënGjin, Durrës, Vlorë, Rivierë dhe Sarandë, Ksamili është mese i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaja. Turizmi Kulturor. Turistet perendimore preferojne kryesisht ate kuluturor, dhe ne vitet e fundit po rritet interesi edhe te vendasit. Parku me i vizitueshem sot per sot mbtetet Butrinti Turizmi Malor. Në veri është hapur projekti i 40 haneve me mbështetjen financiare të projektit të GTZ-se. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje por, gjithsesi, banorë të jugut kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatoreve si ajo që është dhënë në veri të vendit. Atraktiviteti dhe klima e mbeshtet shume kete strukture por institucionet perkatese bjene shume pak.
  8. 8. Në kuzhinat shqiptare zakonisht përdoreshin enë balte, prej druri dhe prej bakri për gatimin e ushqimit, pjekjen e bukës dhe ruajtjen e bylmeteve. Përdorimi më shumë i njërit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes së objektit. Në familjet e varfëra fshatare mbizotëronin enët prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varësisht nga vendodhja e fshatrave. Në zonat malore mbizotëronin enët prej druri si në ato të ngrenies, të bylmetit apo ato të ruajtjes së zahireve (ushqimet e konservuara). Në zonat fushore mbizotëronin ënët prej balte si ato që përdoreshin për ngrënie dhe për ruajtjen e ushqimit, ato për mbajtjen e bulmetit dhe enët e ujit. Rrallë ndonjë enë mund të ishte prej druri apo prej bakri. Në familjet me të ardhura mesatare dhe për më shumë në familjet e pasura, mbizotëronin enët prej bakri dhe ato prej porcelani. Edhe mobilimi i mjediseve të përdorura për fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcës ekonomike të familjes. Zakonisht këto mjedise ishin mjaft të thjeshta. Në zonat malore me klimë të ftohtë antarët e familjes flinin në shtretër prej druri mjaft të thjeshte të shtruar me fier të thatë ose me kashtë, të mbuluara me plafe prej leshi. Në zonat fushore të Shqipërisë së mesme dhe sidomos në Myzeqe flinin në shtroje të vendosura mbi dysheme. Në qytete këtyre mjediseve u kushtohej më shumë vëmendje, duke i paisur me shtretër, me dyshek dhe çarçafë të endur në avlëmend shtëpish
  9. 9. Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).
  10. 10. Traditat dhe zakonet Nga vizitore te shumte flitet për zakone te çuditshme dhe te shumta. Mikpritja është e kultivuar përgjatë shumë shekujve. Respekti për mikun, te huajin pa shpërblim është diçka e veçantë. Datat qe festohen me shumë ne këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit te Ri, 6 janari ( dita e ujit te bekuar), pashkët ortodokse, feste te cilën banoret e këtij rajoni e festojnë ne mënyrë madhështore me rite te tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezëve me boje te kuqe. Festa te tjera janë ato te karakterit zyrtar, kombëtar dhe rajonal për ngjarje dhe figura te mëdha historike.
  11. 11. Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

×