Intervista me temen e luftes ndaj informalitetit perfshin diskutimin mbi edukimin dhe kulturen fiskale, arsyet e qytetareve dhe bizneseve shqiptare per te bere evazion dhe te jene informale, si dhe masat e marra nga qeveria per te luftuar evazionin duke i meshuar vecanerisht informalitetit te fuqise punetore.
1. Lufta ndaj informalitetit
Interviste me zj.Aurela GJOKUTAJ, AL-Tax Center
Kompanite prestigjoze te financave si Moody's dhe Standard&Poor's kane vleresuar
reformat per sa i perket tatimeve, por gjate raporteve te tyre si per fundvitin e kaluar
ashtu edhe per kete vit, eshte vene ne dukje fakti i ekzistences se informalitetit te larte.
1. Cilat jane arsyet kryesore qe bejne qe te kete informalitet?
Rreth gjysma e produktit të brendshëm në vend për çdo vit, të paktën në dekadën e
fundit kalon në xhepat personale te individëve që realizojnë të ardhura nga aktivitetet e
regjistruara dhe jo te regjistruara, përfshirë edhe individët. Kjo pjese e paraportuar, e
quajtur ekonomi informale ka penguar zhvillimin ekonomik të vendit në shume menyra..
Arsyet më të përgjithësuara për shkaqet e informalitetit gjenden te:
- tradita/kultura shumëshekullore antitaksa të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë
duke e konsideruar më së shumti shtetin jo në interes të tyre; në vijimësi kjo kulturë e
munguar dhe ende e dobët për detyrimet dhe të drejtat te tatimpaguesit është
shoqëruar nga një kulturë administrative e dobët duke u pasuar edhe me fillimet e
shfaqjeve korruptive;
- status quo e kapaciteteve të dobta administrative të ndikuara nga patronazhi politik, si
produkt i situatës së brishtë politike, e shoqëruar në vijimësi të pandërprerë me
mungesë stabiliteti ka mdikuar në vendimarrjen e biznesit;
- mungesa e mbajtjes së vizionit dhe modelit ekonomik, në funksion të zbatimit të ligjit,
batazisë në raport me të mirat publike, luftës ndaj informalitetit dhe evazionit prodhoi
një oligopol politiko-ekonomik, që kishte synim pasurimin në funksion të mazhorancës
politike të radhës dhe jo në funksion të tregut;
1
2. - politika fiskale ka një historik më tepër ndarjesh se sa bashkimi me tregun dhe
administrimin fiskal duke krijuar rehatinë buxhetore për qeverinë, dhe të mbuluar me
argumente populiste, por aspak të lidhura me ekonominë dhe qeverisjen fiskale;
- së fundmi, bashkeshoqërues dhe tregues i informalitetit në ekonomi janë thyerja e
normave morale dhe rregullave administrative, ku më interesanti mbetet niveli i
korruptimit. Aty ku ka informalitet ka nje rritje dhe prezence te madhe te korrupsionit
midis punonjësve të administratës dhe biznesit.
Shkallët tatimore, apo barra tatimore konsiderohen në gjithë literaturën fiskale se
ndikojnë në përhapjen e informalitetit. Në rastin e Shqipërisë, barra tatimore
konsiderohet si ndikuese jokryesore në nivelin e informalitetit, pasi mjafton të
përmendet niveli i njëjtë i informalitetit në secilën nga qeverisjet, pavarësisht nga
filozofia dhe politika e tyre për taksat.
2. Cilët janë sektorët e ekonomisë shqiptare, ku zhvillimi i veprimtarisë së biznesit
paraqet problematikën më të madhe të informalitetit ne lidhje me pagesen e taksave?
Në këndvështrimin dhe përvojën time mbi 20 vjecare në administrimin fiskal do të
konsideroja se gjithë sektorët e ekonomisë kanë patur problematika me informalitetin
dhe taksat edhe pse trajtime preferenciale në kohë të ndryshme. Në fakt këto politika
kanë ndikuar në krijim të pabarazive në treg. Për shumë kohë në vitet ’90 prodhimi
është përjashtur nga tatimi mbi fitimin. Po kështu, sektori i edukimit publik dhe privat
kanë qenë për pothuajse gjithë kohën pas ’90 të përjashtuar nga tatimi i vlerës së
shtuar. E njëjta situatë ka qenë me median, librin, revistat, gazetat, artistët, të cilët kanë
jetuar njësoj si në një parajsë fiskale. E megjithatë informaliteti në këto aktivitete ka
qenë njësoj si te sektorët e tjerë dhe nxitjet nuk ndikuan në zhvillimin e kapaciteteve të
tyre investuese dhe tregtare. Po lë të fundit, sektorin e bujqësisë, i cili ka qenë i
pambuluar me tatime si gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, por që përbën një zë me
peshë në ekonomi edhe sot me rreth 19% të PBB. Nisur nga kjo paraqitje e përmbledhur
2
3. e disa aktiviteteve, që përfshihen në sektorët më të velfshëm për rritjen ekonomike dhe
strukturën e PBB, mund të them se problematikat më të mëdha të informalitetit sot
mund të jenë te sektori i shërbimeve, për arsye te madhësisë së tij, por pa përjashtuar
asjë nga sektorët e tjerë. Informaliteti është një si një “opera” dhe jo një “arie” e
vecantë e ekonomisë shqiptare.
3. Cfarë është duke u bërë për të ulur këtë informalitet dhe cilat janë masat konkrete
që do ta ulin atë më ndjeshëm vitin tjetër? Pse?
Informaliteti dhe evazioni tatimor si biznese jolegale kërkojnë gjithnjë rrugë të fshehta
dhe shtigje për të vepruar. Në luftën ndaj informalitetit ndikimi që jep puna e
autoriteteve fiskale shprehet në ngushtimin e hendekut fiskal (diferenca midis detyrimit
për tu paguar sipas legjislacionit dhe atij që paguhet në fakt në buxhet). Për këtë qëllim
janë kryer analiza dhe studime për luftën ndaj evazionit tatimor në bashkëpunim me
ekspertë të Fondit Monetar, por edhe për doganat e tatimet janë orientuar të gjitha
analizat drejt rritjes së cilësisë së punës nëpërmjet përdorimit me efikasitet të sistemit
informatik dhe instrumentave të menaxhimit të rriskut.
Por luftërat për tu fituar kërkojnë strategji dhe formacione me drejtues të aftë.
Për këtë qëllim janë hartuar strategjitë për sektorët ku ka rrisk, si dhe janë përcaktuar
objektivat strategjikë.
Për t’i arritur këta objektiva strategjikë administratat doganore dhe tatimore vijojnë:
të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e punonjësve
të angazhojnë si duhet punonjësit dhe strukturën organizative
të zhvillojnë kapacitetin operacional për t'i identifikuar ata tatimpagues dhe
sektorë që përbëjnë risqet më të mëdha për të ardhurat buxhetore
Me mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Kryeministrit administrata ka arritur të
sigurojë mobilizimin e instrumenteve dhe teknikave elektronike bashkëkohore, me
3
4. synimin e dyfishtë për t’i asistuar tatimpaguesit t’i përmbushin detyrimet dhe në njëjtën
kohë ti asistojnë personelit në zbulimin dhe pengimin e evazionit në gjitha format e
veta.
4. Shumë lokale japin kupon tatimor për një vlerë më të ulët se sa konsumojnë
kilentët. Cfarë masash shikoni se kanë ndikuar apo që mendoni se duhen marrë në
lidhje me këtë fenomen?
Edhe pse një numër në rritje i bizneseve dhe individëve i përmbushin detyrimet ku
përfshihen segmentet që kanë një arritje të ndërgjegjësimit për përdorimin e paisjeve
fiskale ka mjaft të tjerë, të cilët nuk dëshirojnë t’i përmbushin detyrimet dhe tentojnë
t’u shmangen detyrimeve ndaj buxhetit. Këto segmente biznesesh, jo vetëm që i ulin të
ardhurat tatimore të buxhetit të shtetit, por përbëjnë edhe një rrezik afatgjatë ndaj
financave të vendit, nëse nuk ndiqen me vendosmëri.
Përdorimi i paisjeve fiskale nga kategoria që kryen sa për të qenë formalisht në rregull,
por lëshojnë dokument fiskal më ulët se vlera e tregut hyn në programet e reagimit nga
administrata fiskale që ti trajtojë si aktivitete me rrisk.
Produkti prej luftes ndaj aktiviteteve qe nuk deklarojne xhiron reale duke rritur
deklarimin e nivelit te xhiros se padeklaruar ne plus 1% te PBB, qe shkojne ne funksion
te rritjes se formalizimit te ekonomise. Ne kete drejtim, lufta ndaj mashtrimeve tatimore
ka rezultuar me me shume zbulime, te cilat pervec efektit ne buxhet ndikojne ne rritjen
e barazise se tatimpaguesve para ligjit, nxitjen per te rritur pajtueshmerine me
legjislacionin dhe dhenien e mesazheve te forcimit te maredhenieve qeveri-biznes i
ndershem.
Ndërsa janë dëgjuar ankesat e bizneseve në lidhje me shërbimet dhe tarifat për paisjet
fiskale, Ministria e Financave është duke ndërtuar gjithë modelin rregullator për të
krijuar lehtësi dhe ulje të kostos në përdorimin e paisjeve fiskale.
4
5. 5. Si pritet të ndikojë realisht paketa e re fiskale për të ulur informalitetin në lidhje me
vjeljen e të ardhurave tatimore?
Buxheti 2015, në thelb synon dhe realizon rivendosjen e stabilitetit makroekonomik.
Nëse e shikojmë nën një analizë krahasuese dhe me referencë politikën fiskale sipas BE
qveria hapi “dritaret” e komunikimit të buxhetit me ekonominë dhe biznesin për të
marrë gjallëri pikërisht procesi i komunikimit. Buxheti në aspektin politik ndihmon në
forcimin e shtetit dhe ekonomisë, ku stabiliteti makroekonomik paraprihet nga sundimi i
ligjit dhe vendosja e rendit dhe duke konsideruar faktin se zhbalancimet akroekonomike
janë me pasoja të përmasave katastrofike. Të mos harrojmë periudhën 1994 – 1997 se
ç’ndodhi nga shkëputja e ekonomisë reale dhe financave publike.
Ndryshimet politike fiskale, si pjesë e buxhetit 2015 duhet ti shikojmë të lidhura me
ndryshimet e 2014, të cilat u bazuan te filozofia e qeverisë së re me një vizxion të ri për
ekonominë dhe taksimin duke inkurajuar modelin për taksim të ndershëm në raport me
të ardhurat e përfituara nga secili rezident fiskal. Ky vizion është aryeja për të filluar të
besohet nga ekonomia se zëri i biznesit është zëri që qeveria e ka në qendër të
politikave për një ambient dhe klimë biznesi sipas rregullave dhe kundër informalitetit
dhe pabarazisë dhe padrejtësive nga administrata. Paketa fiskale 2015 ka ndihmuar në
krijimin e kuadrit rregullator për procedurat tatimore, por edhe në funksion të
rishpërndarjes të të ardhurave. Këto ndryshime tentojnë të ulin korrupsionin dhe të
kufizojnë një ndër arsyet e informlitetit.
Rritja e shërbimeve tatimore dhe komunikimit formal me biznesin është një tjetër
ndryshim në funksion të masave edhe ndaj luftimit të informalitetit. Sistemi i ri
informatik do të ndikojë në rritjen e transparencës në mbledhjen e tatimeve, por edhe
në rritjen e instrumentave të menaxhimit tatimor sipas rriskut.
5
6. 6. Si do te ndihmoje informatizimi i infrastruktures tatimore per te ulur informalitetin?
Zbatimi i sistemit të ri informatik të tatimeve, do të lehtësojë procedurat për
tatimpaguesit, në kuadër të sistemit të ri e-taxation. Në këtë zbatueshmëri do të ketë
një ridimensionim të marëdhënieve të tatimpaguesit me administratën, me situatën
fiskale të tij, por edhe me rritjen e transparencës së veprimeve të administratës. Me
rritjen e transparencës natyrisht që rritet edhe llogaridhënia dhe përgjegjshmëria në
kryerjen e detyrave. Nga ana tjetër, përdorimi i sistemit të ri ul kohën për veprimet
administrative dhe koston e tyre. Modeli i rriskut që mban në zemër të tij sistemi i ri
informatik krijon modelin e administrimit dhe kontrollit të bizneseve sipas performancës
fiskale që ato deklarojnë në zyrat e tatimeve. Nëpërmjet përdorimit të formulave të
rriskut, do të ketë një trajtim më të barabartë të tatimpaguesve sipas nivelit të
përmbushjes së ligjit nga ana e tyre. Kufizimi i mundësive për korrupsion, rritja e
barazisë së tatipaguesve përpara ligjir, përdorimi i masave të forcës drejt kundarvajtësve
fiskale dhe veprime të tjera që shoqërojnë këto masa kryesore krijojnë platformën e
duhur për luftimin dhe uljen e informalitetit.
7. Sa te njohur jane sipermarrjet shqiptare me legjislacionin e tatimeve? Mund te jete
edhe padituria qe con ne nje forme informaliteti le te themi "padashur"? Nese po
cfare duhet te behet per te informuar sipermarrjet per dispozitat ligjore?
Nga anketimet që bëjnë organizatat e biznesit për njohjen e legjislacionit dhe
problematikave të administrimit konstatohet se mungesat janë te segmenti i biznesit të
vogël. Bizneset që kanë mundësinë të kenë në strukturat e tyre specialistë financash
kanë një tjetër qasje në legjisklacion dhe ndryshimet e tij. Deri më sot ndryshimet e
vazhdueshme të legjislacionit nuk ndihmojnë tek e fundit në uljen e informalitetit dhe
korrupsionit. Ndërsa, nga njohja e situatës do të ndikohet edhe ndryshimi i shërbimit
fiskal ndaj tatimpaguesve. Një rritje e informacionit fiskal nëpërmjet teknpologjisë
informative dhe një rritje e kapaciteteve fiskale dhe kulturës administrative do të rriste
6
7. kulturën fiskale, posacërisht për individët dhe bizneset e vogla, por edhe për pjesën
tjetër të qytetarëve duke filluar me edukimin e brezit të ri.
8. Sa efikase eshte "lotaria e kuponit tatimor" ne lidhje me uljen e informalitetit dhe a
nuk do te ishte me mire nje startegji rimbursimi i kuponeve tatimore nga ana e shtetit,
duke bere qe te kerkohen kuponet tatimor ne cdo nivel?
Përdorimi i paisjeve fiskale, nisur nga rëndësia që theksohet nga qeveria, synon ti
sherbejë interesave të ekonomisë si një “pasaportë” fiskale per imazhin e vendit dhe si
rritje të besimit te publikut te administrata. Numri total i instaluar është te 72 mije
paisje fiskale, qe tashme perdoren në mënyrë aritmike nga bizneset.
Përdorimi i paisjeve fiskale ka ndikuar me rreth 13% me teper në rritjen e deklarimit të
xhiros nga tatimpaguesit që e përdorin. Ky tregues, nëse shikohet i lidhur me planin për
organizimin e lotarisë së kuponit fiskal eshte një lajm për ekonominë e bizneseve të
vogla, se qeveria do të vijojë me programin e saj për rritjen e formalizimit të ekonomisë,
kulturës fiskale, por edhe krijimin e bazave të qëndrueshme për administraten tatimore
ne luften ndaj informalitetit dhe evazionit.
Disa shtete kanë përdorur edhe programe me rimbursim të vlerës së kuponit, por duke
patur parasysh qëllimin për se bëhet lotaria nuk duhet kthyer në një mjet që deformon
qëllimin. Lotaria e kuponit tatimor, ashtu si ndodh me strategjitë në ndihmë të
ekonominë dhe klimës fiskale do të jetë një ndihmë dhe jo një barrë për buxhetin.
Suksesi i lotarisë, i cili do të matet me numrin e pjesëmarrjes dhe rritjen e dëshmive të
qytetarëve për besimin e rritur te ata do të ishin fillimi i analizës për të ardhmen e
formalizimit të plotë të transaksioneve me para në dorë.
7
8. 9. C'mendim keni per shprehjen "Vdekja dhe taksat jane te sigurta"? Si rrjedhoje cfare
po ben administrata qe qytetaret shqiptaret te kene besim tek strukturat shteterore
te vjeljeve te tatimeve, duke bere qe ata t'i paguajne tatimet dhe te mos ndihen se ka
selektime per persona te ndryshem (realisht kjo ekziston ne mendesine deri diku
derrmuese te njerezve)?
Kjo shprehje është kuptimplote në rastin kur ekonomia është larguar nga informaliteti
masiv dhe epidemik. Në rastin e informalitetit në Shqipëri ka patur shumë plane dhe
veprime sporadike, të cilët kanë filluar shumë herë të zbatohen, por që nuk kanë patur
ndonjëherë autorësi dhe përgjegjësi nga asnjëra prej qeverive të kaluara. Në këtë
historik, perceptimi dhe besimi për një luftë të re është i mirëpritur nga biznesi korrekt,
por që nevojitet një përpjekje shumë e ndryshme nga qeveria që të fitohet besimi i
humbur në vite.
Qeveria ka nje adresim te qarte te fenomenit dhe ka ndertuar strategjite perkatese per
te luftuar fenomenin sipas struktures se perhapjes se tij, si dhe duke nxitur biznesin qe
eshte i interesuar te formalizohet nepermjet zbatimit te kuadrit ligjor dhe plotesimit te
tij me nxitje te reja ne funksion edhe te kerkesave te integrimit te vendit.
Veprimet konkrete kane qene ne drejtim te:
reduktimit te pagesave me para ne dore nga sektori privat dhe ai publik dhe
kanalizimi i tyre nepermjet sistemit bankar qe nga viti 2008;
Permiresimit te legjislacionit fiskal dhe reduktimi i shkalleve tatimore, qe
konsiderohen si nxitese per formalizimin;
Efektivizimin e administrates, nepermjet zbatimti te parimeve te etikes dhe
transparences se veprimeve te administrates;
Vendosjen e sherbimeve elektronike per tatimpaguesit, qe nga momenti i
regjistrimit deri te deklarimi i aktivitetit duke reduktuar kohen dhe rritur
transparencen;
8
9. Rritjen e dhenies se informacionit, kryesisht duke krijuar portale informacioni
dhe sherbimi me efekt ne uljen e kohes dhe kostos se sherbimeve, si dhe duke
rritur transparncen dhe kufizimin e korrupsionit per keto sherbime;
Shpalljen e faljes fiskale me qellim kryesor zbardhjen e informalitetit ne gjithe
ekonomine shqiptare brenda vendit dhe te ardhurat jashte vendit;
Permiresimin e agjenteve veprues ne tregun e punes dhe kapitalit.
Nje tjeter drejtim i administrimit te punes ne lufte ndaj evazionit eshte aspekti mjaft i
rendesishem ne formalizimin e fuqise punetore dhe raportimin real te pagave qe
perfitojne punonjesit e sektorit privat. Megjithe rritjen me 5 deri 10% te numrit te
punonjesve per cdo vit duke arritur ne nje raport te sektorit publik me ate privat
(jobujqesor) ne 1:4, ende per institucionet shteterore mbetet hapesire e pambushur, qe
ky raport te rritet me te pakten 1 shkalle me lart per periudhen afatshkurter. Duke u
nisur nga faktet e nje evidentimi dhe zbulimi te punes se zeze me punonjes te
padeklaruar, si dhe ndryshimet ligjore, si ne drejtim te incentivave me uljen e perqindjes
se nivelit te kontributit per tu paguar, po ashtu edhe me gjobat e larta per
kundravajtesit dhe moszbatuesit e ligjit kanë rritur nivelin e pajtueshmërisë për
deklarimin e punonjësve dhe pagave reale të tyre.
Tirane, Nentor 2014
9
10. Rritjen e dhenies se informacionit, kryesisht duke krijuar portale informacioni
dhe sherbimi me efekt ne uljen e kohes dhe kostos se sherbimeve, si dhe duke
rritur transparncen dhe kufizimin e korrupsionit per keto sherbime;
Shpalljen e faljes fiskale me qellim kryesor zbardhjen e informalitetit ne gjithe
ekonomine shqiptare brenda vendit dhe te ardhurat jashte vendit;
Permiresimin e agjenteve veprues ne tregun e punes dhe kapitalit.
Nje tjeter drejtim i administrimit te punes ne lufte ndaj evazionit eshte aspekti mjaft i
rendesishem ne formalizimin e fuqise punetore dhe raportimin real te pagave qe
perfitojne punonjesit e sektorit privat. Megjithe rritjen me 5 deri 10% te numrit te
punonjesve per cdo vit duke arritur ne nje raport te sektorit publik me ate privat
(jobujqesor) ne 1:4, ende per institucionet shteterore mbetet hapesire e pambushur, qe
ky raport te rritet me te pakten 1 shkalle me lart per periudhen afatshkurter. Duke u
nisur nga faktet e nje evidentimi dhe zbulimi te punes se zeze me punonjes te
padeklaruar, si dhe ndryshimet ligjore, si ne drejtim te incentivave me uljen e perqindjes
se nivelit te kontributit per tu paguar, po ashtu edhe me gjobat e larta per
kundravajtesit dhe moszbatuesit e ligjit kanë rritur nivelin e pajtueshmërisë për
deklarimin e punonjësve dhe pagave reale të tyre.
Tirane, Nentor 2014
9