Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.
Kapitulli 16: Taksimi. Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2013, 2014 dhe 2015
Raporti Progresit 2013 Rap...
Kapitulli 16: Taksimi. Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2013, 2014 dhe 2015
Në fushën e tatimitdirekt,...
Kapitulli 16: Taksimi. Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2013, 2014 dhe 2015
Njësinë eTransferimit të
Ç...
Kapitulli 16: Taksimi. Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2013, 2014 dhe 2015
tatimpaguesit nëpërmjet
te...
Prochain SlideShare
Chargement dans…5
×

Raporti progresit 2013 2014-2015

313 vues

Publié le

Nje krahasim per tre vitet e fundit te permbledhjes per tatimet ne Shqiperi e marre nga Raport Progresi i Komisionit Europian 2013, 2014 dhe 2015.

Publié dans : Périphériques & matériel
  • Soyez le premier à commenter

Raporti progresit 2013 2014-2015

  1. 1. Kapitulli 16: Taksimi. Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2013, 2014 dhe 2015 Raporti Progresit 2013 Raporti Progresit 2014 Raporti Progresit 2015 Në fushën e tatimit indirekt, ka një tendencë pozitive në lidhje me volumin e procesit tërimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe nivelin e aprovimeve të kërkesave përrimbursim të TVSH-së. Zbatimi i ligjit tatimor kërkon ende përmirësime të dukshme, me njëvëmendje të veçantë në procedurat e rimbursimit të TVSH-së që vijojnë të kryhen me vonesë. Përshtatja e legjislacionit për përjashtime nga TVSH-ja të disa importeve për qëllime investuesenuk është në të njëjtën linjë me acquis. Një ligj TVSH-je, i cili është më shumë ingjashëm me acquis ka ende nevojë të përshtatet. Në fushën e tatimeve indirekt, u ndryshua Ligji i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) në dhjetor për përjashtimin e furnizimit të shërbimeve mjekësore dhe ilaçeve, duke përcaktuar procedurat për procedimin e kërkesave për rimbursim dhe centralizim kërkesave për pagesa nëpërmjet sistemit të thesarit. Një Ligj i ri i TVSH, më në përputhje me acquis është aprovuar në Korrik. Ky ligj, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2015, ruan disa përjashtime të cilat nuk janë në përputhje me acquis. Borxhet e papaguara të TVSH për rimbursim janë reduktuar. Më shumë përpjekje në këtë drejtim janë të nevojshme pasi ende vazhdojnë vonesat. Mbi tatimet indirekte, ligji i ri i tatimit mbi vlerën e shtuar dhe legjislacioni zbatues hyri në fuqi në janar. Ligji kërkon harmonizimin me Direktivën e TVSH-së, por ende përmban përjashtime (normat zero %), të cilat nuk janë në përputhje me acquis. Ai përcakton afate të qarta për pagesën sipas kërkesave të rimbursimit të TVSH-së. Janë marrë masa për të rimbursuar pothuajse të gjitha detyrimet e prapambetura të TVSH-së. Legjislacioni për TVSH dhe për procedurat tatimore u ndryshua në Korrik duke siguruar ngritjen e një njësie qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila do të përpunojë kërkesat e rimbursimit të TVSH në bazë të një modeli rrisku, me synimin per të shkurtuar kohëzgjatjen e procedurës. Disa udhëzimeve mbi disa procedura te përjashtimit nga TVSH u miratuan gjithashtu në Qershor. Shqipëria filloi zbatimin e një ligji të ri akcize (2012). Përpjekje të mëtejshme nevojiten të përshtatin në të njëjtën linjë me acquis strukturën e akcizës dhe normat.Vazhdojnë vështirësitë teknike në zbatimin e pullave fiskale. Ligji për akcizat është ndryshuar në dhjetor, duke i çuar normat mbi pijet alkoolike më afër acquis. Një plan për rritjen e akcizës mbi produktet e duhanit gjatë tre viteve të ardhshme u miratua. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka rritur monitorimin dhe konfiskimin e produkteve të paligjshme të akcizës në treg. Duhet punë e mëtejshme për të vendosur në një linjë legjislacionin dhe monitorimin e zbatimit të akcizës, veçanërisht në lëndët djegëse. Ligji i akcizës u ndryshua në Dhjetor, duke rritur akcizën në produktet e duhanit dhe duke bërë ndryshime të akcizës për pijet energjetike dhe heqjen e akcizës për bitumin natyror. Eshtë e nevojshme që të punohet në vijimësi lidhur me përafrimin e normave të akcizës me acquis .
  2. 2. Kapitulli 16: Taksimi. Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2013, 2014 dhe 2015 Në fushën e tatimitdirekt, numri i deklaratave të të ardhurave individuale (DIVA) të periudhës së parë u rritën. Përpjekje të mëtejshme nevojiten të përshtaten në të njëjtën linjë me acquis. Drafti ligjor mbi shkrirjet e kompanive dhe kursimet e individëve (mergers andsavings) nuk është përshtatur ende, si edhe praktika e transferimit të çmimit nuk është në të njëtën linjë me standartet ndërkombëtare të BE-së. Për sa i përket tatimeve direkte, është ndryshuar Ligji i Tatimit mbi të ardhurat personale, duke zëvendësuar normën e sheshtë 10% me normën progresive tatimore. Tatimi mbi të ardhurat e korporatave është ndryshuar për të garantuar një tatim me dy nivele në bazë të qarkullimit të kompanisë. Legjislacioni i ri në transferimin e çmimit është miratuar, me qëllimin për ta sjellë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të BE-së. Draft Ligji për Bashkimet dhe Kursimet nuk është miratuar. Duhet punë e mëtejshme për të harmonizuar legjislacionin tatimor me acquis për tatimet direkt. Mbi tatimet direkte, norma e tatimit mbi të ardhurat personale e aplikueshme mbi të ardhurat nga aksionet, nga dhënia me qira e pasurise se paluajtshme dhe nga të drejtat e autorit është ngritur në 15%, ndërsa të ardhurat që rrjedhin nga skemat vullnetare te pensioneve u përjashtuan. Hapa të mëtejshëm janë të nevojshme për të përmirësuar transparencën dhe konsultimet publike në hartimin e legjislacionit fiskal Përsa i përket bashkëpunimit administrativ dhe ndihmës reciproke, Shqipëria firmosi një Marrëveshje me Kosovën për bashkëpunim në fushën e tatimeve dhe luftën ndaj evazionit tatimor, si dhe një Marrëveshje me Britaninë e Madhe për eleminimin e taksimit të dyfishtë. Ajo gjithashtu ratifikoi Konventën për Ndihmën Administrative të Ndërsjelltë në Çështjet Tatimore, një marrëveshje shumëpalëshe, e realizuar në bashkëpunim me Këshillin e Europës (KE) dhe Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD). Për sa i përket bashkëpunimit administrativ dhe ndihmës së ndërsjellë, Shqipëria ka rishikuar Marrëveshjen e eleminimit të taksimit të dyfishtë me Kosovën dhe ka shprehur interesim për të marrë pjesë në programin Fiscalis të BE. Për sa i përket bashkëpunimit administrativ dhe asistencës reciproke, Shqipëria është pjesëmarrese në programin e Fiscalis 2020 të BE-së, që nga Janari. Administrata tatimore është duke bashkëpunuar me agjencinë italiane të të ardhurave në çështjet e transferimit të çmimit sipas programit të OECD-së "Inspektorët tatimorë pa kufij “. Janë përfunduar marrëveshjet për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal me Islandën dhe Federaten Zvicerane Në fushën e kapaciteteve operacionale dhe informatizimin, një strukturë e re në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), përfshirë Drejtorinë e Menaxhimit të Rriskut dhe Përsa i përket kapaciteteve operacionale dhe informatizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtuar numrin e hetimeve ndaj evazionit dhe skemave të mashtrimit me TVSH dhe ka Për sa i përket kapaciteteve operacionale dhe informatizimit, një sistem i ri u instalua dhe po zbatohet në administraten tatimore, që prej Janarit. Deklarata e tatimit mbi të ardhurat personale mund të bëhet tani nëpërmjet
  3. 3. Kapitulli 16: Taksimi. Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2013, 2014 dhe 2015 Njësinë eTransferimit të Çmimit u aprovua në Dhjetor me një synim për të përmirësuar mbledhjen etatimeve dhe taksave dhe për të luftuar evazionin tatimor. Departamenti i Hetimit Tatimor (DHT) rriti përpjekjet për trajtimin e evazionit tatimor dhenumri i rasteve të drejtuara në zyrat e prokurorisë u rrit. Dënimet për evazionin tatimor u rritën. Bashkëpunimi i brendshëm i zgjeruar në fushën e kontrollit të brendshëm dhe luftës ndaj korrupsionit, rezultoi në më shumë propozime për masa disiplinore dhe raste të drejtuara te zyra e prokurorisë. Gjithsesi, korrupsioni dhe evazioni tatimor në administratën tatimore mbeten një shqetësim. Akademia e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (ATATD) filloi nga puna në Maj 2013. Punonjësit e DHT u trajnuan në zbulimin e evazionit tatimor dhe hetimin e krimeve tatimore. Burimet njerëzore dhe kapacitetet e nevojshme duhet të zgjerohen më tej dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për monitorimin e deklaratave të të ardhurave individuale nevojitet që të forcohet. Përfshirja e komunitetit të biznesit ne proceset e draftimit të ligjeve dhe miratimit të tyre është i nivelit të ulët.Përsa i përket informatizimit, u fut në përdorim sistemi elektronik për deklarimin e tëardhurave individuale tatimore dhe e drejta e hyrjes në të dhënat e referuar disa raste në prokurori. Drejtoria e Përgjithshme duhet të vazhdojë të përmirësojë kapacitetin e saj administrativ. Akademia tatimore dhe doganore realizoi trajnimin për procedurat tatimore dhe kodin e etikës për punonjësit e rinj tatimorë. Megjithatë, shqetësimet vazhdojnë në lidhje me rastet e korrupsionit dhe keqpërdorimit të legjislacionit tatimor. Sistemi i ri i IT nuk është ende funksional dhe dorëzimi elektronik tatimit mbi të ardhurat personale nuk është i integruar në sistemin e TI. Ligji për Procedurat Tatimore është ndryshuar, duke përgjysmuar kufirin për transaksionet me lekë në dorë dhe duke lejuar tatimpaguesit për të siguruar një garanci bankare në vend të pagesës kur apelojnë kundër gjobave. Komuniteti i biznesit e rriti përfshirjen e tij në procesin legjislativ nëpërmjet pjesëmarrjes në Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe në Këshillin Kombëtar të Tatimeve. paisjeve elektronike. Problemet teknike fillestare të hasura nga tatimpaguesit tashmë janë zgjidhur. Koordinimi në mes të administratave tatimore dhe doganore është forcuar, duke arritur që sistemet e tyre të IT të jenë të ndërveprueshme. Janë marrë masa për të luftuar evazionin fiskal në tregun e karburanteve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka forcuar bashkëpunimin me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesit. Kapacitetet menaxheriale dhe ato të mbledhjes së të ardhurave duhet që të rriten për të siguruar pajtueshmërine me ligjin dhe për të parandaluar ndryshime në mëtejshme të të ardhurave.
  4. 4. Kapitulli 16: Taksimi. Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2013, 2014 dhe 2015 tatimpaguesit nëpërmjet telefonave celularë, megjithatë niveli i pagesave elektronike të tatimeve mbetet i ulët. Pregatitjet për rritjen e nivelit të sistemit informatik tatimor, që përfshin edhe sistemin eanalizës së rriskut kanë filluar. Ka patur përparim të kufizuar në fushën e tatimeve. Lufta ndaj korrupsionit dhe evazionit tatimor nevojitet të forcohet, por edhe pasi janë marrë disa masa këto çështje mbeten një shqetësim. Përpjekje të mëtejshme nevojitet të bëhen në përafrimin në të njëjtën linjë me acquis, të hetimit tatimor, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit me vendet e BE- së, rimbursimet e TVSH-së dhe sistemin informatik. Përgjithësisht, pregatitjet kanë avancuar në mënyrë të moderuar Ka pasur disi progres, sidomos në fushën e legjislacionit tatimor. Taksat direkte dhe indirekte janë rritur, me synim rritjen e të ardhurave dhe një ligj TVSH më në përputhje me acquis- është miratuar. Kapaciteti i administratës tatimore për të luftuar korrupsionin, evazionin fiskal dhe ekonominë joformale duhet të forcohet. Shqipëria duhet të miratojë procedura të fuqishme administrative për të kontrolluar dhe për të kryer rimbursimet e TVSH. Veprimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të përmirësuar sistemin e TI të administratës tatimore dhe për të përmirësuar shkëmbimin e informacionit. Në përgjithësi, përgatitjet kanë avancuar në mënyrë të moderuar. Janë bërë disa përparime, veçanërisht për sa i përket përafrimit te legjislacionit me acquis mbi tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH ) dhe akcizat. Performanca e të ardhurave në vitin 2014 është rritur, si pasojë e rritjes së taksave dhe përmirësimeve në administratën tatimore, por në vitin 2015 nuk u rrit sipas planifikimit buxhetor. Në vitin e ardhshëm, vendi duhet në veçanti të fokusohet në: → zbatimin e legjislacionit të ri të TVSH-së në mënyrë efektive, çka përfshin rritjen e ndërgjegjësimit te bizneset dhe trajnimin e punonjësve tatimorë; → zbatimin në mënyrë rigoroze të masave për parandalimin e borxheve të reja të TVSH-së dhe adresimin e ankesave të bizneseve për vonesat e rimbursimit të TVSH- së ; → sigurinë se sistemi i ri IT është efektiv në reduktimin e praktikave arbitrare, mashtrimin dhe korrupsionin, si dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit . Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar në fushën e tatimeve.

×