SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  2
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Më kryesorja për të kuptuar ritualin e politikës dhe ndikimin në ekonomi të vendeve Ballkanike, ku
Shqipëria dallon me karakteristikën e vet për të krijuar probleme pa lidhje me realitetin (vetëm
qejfmbetje liderësh dhe justifikime të një lidershipi të përfshirë në informalitet politik dhe ekonomik)
është arritja në një situatë ku politikanët e ngopur me çdo të mirë që pushteti jua ka sjellë (ose
marrë) në duar nuk dinë më çfarë të kërkojnë.
Nga historiku politik dhe ekonomik, kur rreziku ndihet se po vjen te dera e çdo lidershipi të infektuar
me informalitetin dhe evazionin ndodh njësoj si para tërmetit, ku dilet nga strofulla dhe bëhet
përpjekja për të shmangur më të keqen.
Fatkeqësia e gjithë historisë së Shqipërisë moderne është se e keqja e identifikuar në publikun e
gjerë, si ajo që ka në dorë të bëjë gjëmën për ta e ka të gatshme skemën dhe mundësinë (herë pas
here) për të shpërthyer problemet e saj të pista në mes të mejdanit të vendit duke e përfshirë gjithë
Shqipërinë e më gjerë në kriza potenciale, të cilat janë qëllimi kryesor i kësaj pakice informale.
Kjo “trahana politike” mund të mos ndodhë nesër, e unë besoj se nuk do të ndodhë dot fare. Por,
duke parë që influencat politike dhe ndikimet morale ndaj situatave informale priren të anojnë
nganjëherë nga informaliteti, atëherë duket se e keqja e një pakice që kërkon t’i shpëtojë fundit të
saj zhurmon mbi status quo-në e pjesës tjetër dhe nxit të kthehet në të keqen e të gjithëve.
Po, përse gjithë këto fjali?
Për vlerën që mbart një koment duhet thënë se aktrimi politik (edhe pse amator në rastin konkret)
nuk duhet të ketë lidhje me ekonominë. Nëse duam të shikojmë se sa ka ndikuar situata politike në
ekonomi në këto vite debatesh pa asnjë produkt për njerëzit, mjafton të lexojmë ecurinë e prodhimit
të brendshëm.
Rritja ekonomike në periudhat kur debatet politike (jo për njerëzit dhe ekonominë) kanë qenë më të
nxehta, gjykoj se janë viti 1997, 2001, 2005, 2009 dhe 2013 që përkojnë me zgjedhjet për rotacion
politik në vend.
Në vitin 1997 vlera e shtuar në ekonomi pati rënie me 7%, kur një vit më pas u rrit me 8%.
Në vitin 2001 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 6.5%, kur një vit më parë ishte 7.7% dhe një vit më
pas ishte 4.7%.
Në vitin 2005 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 5.5%, kur një vit më parë ishte 6% dhe një vit më
pas ishte 5%.
Në vitin 2009 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 3.3%, kur një vit më parë ishte 7.5% dhe një vit më
pas ishte 3.9%.
Në vitin 2013 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 1.1%, kur një vit më parë ishte 1.4% dhe një vit më
pas ishte 2%.
Në vitin 2017 vlera e shtuar në ekonomi pritet të rritet mbi 3.6 %, kur një vit më parë ishte 3.5% dhe
një vit më pas (2018) vlerësohet të jetë mbi 4%.
Treguesit vlejnë për të thënë se nuk është ekonomia ajo që vuan, por janë njerëzit dhe stabiliteti i
vendit ai që nuk merr porcionet e duhura të zhvillimit institucional demokratik, si dhe zhvillimin e një
tregu, i cili nuk matet për çdo rotacion me fituesin, por me konkuruesit ekonomikë. Por, pse jo dhe
konkurimi politik, i cili në Ballkan dhe më gjerë krahasuar me Shqiperine eshtë më përpara dhe
shumë më efektivë me ekonominë dhe për qytetarët.
Dëmi më i madh i vendit nuk vjen nga prishja e terezisë së konsumit apo treguesit të rritjes dhe
rënies ekonomike, por prej mungesës së stabilitetit politik dhe ekonomik. Dëmi kryesor ka ndodhur.
Lidershipi mbi 20 vjeçar, që është duke u përgatitur për t’i lënë trashëgim brezit të ri nuk ka lënë
trashëgim një ekonomi dhe situatë politike dhe asete më shumë nga ajo që trashëguam nga
prindërit dhe gjyshërit tanë.
Ndërkohë, drejtuesit politikë që po qahen ditë per dite si viktima të dëmtuara, janë ata që në masën
më të madhe janë shkaku, që i kanë diktuar rrugen e gabuar ekonomise, për të përfituar nga qasja
te ekonomia publike dhe produktet e nëntokës dhe mbitokës. Mjafton për këtë të shikoni koston e
jetesës së tyre dhe ta krahasoni me koston e jetesës së një pronari kafeneje. Të ardhurat (te
deklaruarat) nga puna vjetore i kanë njësoj, fitimet (te padeklaruarat) i kanë ndryshe.
Çfarë duhet të kishte bërë lidershipi, që ne të ndiheshim se kemi patur ata të duhurit për drejtimin e
vendit?
Një Shqipëri me të ardhurat për frymë JO ndër më të ultat në Europë;
Një Shqipëri JO me konflikte politike të prejardhura nga mosngopja me pasuri dhe mirëqenie (fisnore
dhe klanore);
Një Shqipëri, me pozita te pastabilizuara gjeopolitike në rajon per nje periudhe afatgjate;
Një ekonomi, që gjithnjë ka mbetur e varur nga ndikimi politik dhe ende nuk ka arritur të guxojë të
zgjerohet dhe të fitojë mbi informalitetin.
Ne fakt lidershipi duhet te mendohet për faktin, se ekonomia në radhë të parë duhet të jetë pjesë e
trashëgimnisë për brezin tjetër. Por brezi i ardhem nuk do të ketë punë me këtë lidership, por me
prejardhësit e tyre.
Pra, nëse bëhet bilanci i aktiveve të politikës në ekonomi mund të shihet si nje panorame, ku
zgjedhjet dhe ekonomia janë parë si kocka që u hidhen qytetarëve nga lidershipi politik, të cilet pasi
kanë ngrënë mishin e ekonomisë kanë menduar që në ndonjë vit, të ketë edhe rritje ekonomie, pasi
nuk duhet të mbetemi prapa botës, atëherë nuk ka më vend për të gjetur emra për këtë.
Jemi para një gostie kolektive te elitave për të ngrënë nga kockat e këtij vendi, që asnjëherë nuk ka
vënë dot shëndet?

Contenu connexe

Plus de ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 

Plus de ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 

Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis

  • 1. Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis Më kryesorja për të kuptuar ritualin e politikës dhe ndikimin në ekonomi të vendeve Ballkanike, ku Shqipëria dallon me karakteristikën e vet për të krijuar probleme pa lidhje me realitetin (vetëm qejfmbetje liderësh dhe justifikime të një lidershipi të përfshirë në informalitet politik dhe ekonomik) është arritja në një situatë ku politikanët e ngopur me çdo të mirë që pushteti jua ka sjellë (ose marrë) në duar nuk dinë më çfarë të kërkojnë. Nga historiku politik dhe ekonomik, kur rreziku ndihet se po vjen te dera e çdo lidershipi të infektuar me informalitetin dhe evazionin ndodh njësoj si para tërmetit, ku dilet nga strofulla dhe bëhet përpjekja për të shmangur më të keqen. Fatkeqësia e gjithë historisë së Shqipërisë moderne është se e keqja e identifikuar në publikun e gjerë, si ajo që ka në dorë të bëjë gjëmën për ta e ka të gatshme skemën dhe mundësinë (herë pas here) për të shpërthyer problemet e saj të pista në mes të mejdanit të vendit duke e përfshirë gjithë Shqipërinë e më gjerë në kriza potenciale, të cilat janë qëllimi kryesor i kësaj pakice informale. Kjo “trahana politike” mund të mos ndodhë nesër, e unë besoj se nuk do të ndodhë dot fare. Por, duke parë që influencat politike dhe ndikimet morale ndaj situatave informale priren të anojnë nganjëherë nga informaliteti, atëherë duket se e keqja e një pakice që kërkon t’i shpëtojë fundit të saj zhurmon mbi status quo-në e pjesës tjetër dhe nxit të kthehet në të keqen e të gjithëve. Po, përse gjithë këto fjali? Për vlerën që mbart një koment duhet thënë se aktrimi politik (edhe pse amator në rastin konkret) nuk duhet të ketë lidhje me ekonominë. Nëse duam të shikojmë se sa ka ndikuar situata politike në ekonomi në këto vite debatesh pa asnjë produkt për njerëzit, mjafton të lexojmë ecurinë e prodhimit të brendshëm. Rritja ekonomike në periudhat kur debatet politike (jo për njerëzit dhe ekonominë) kanë qenë më të nxehta, gjykoj se janë viti 1997, 2001, 2005, 2009 dhe 2013 që përkojnë me zgjedhjet për rotacion politik në vend. Në vitin 1997 vlera e shtuar në ekonomi pati rënie me 7%, kur një vit më pas u rrit me 8%. Në vitin 2001 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 6.5%, kur një vit më parë ishte 7.7% dhe një vit më pas ishte 4.7%. Në vitin 2005 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 5.5%, kur një vit më parë ishte 6% dhe një vit më pas ishte 5%. Në vitin 2009 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 3.3%, kur një vit më parë ishte 7.5% dhe një vit më pas ishte 3.9%. Në vitin 2013 vlera e shtuar në ekonomi u rrit me 1.1%, kur një vit më parë ishte 1.4% dhe një vit më pas ishte 2%. Në vitin 2017 vlera e shtuar në ekonomi pritet të rritet mbi 3.6 %, kur një vit më parë ishte 3.5% dhe një vit më pas (2018) vlerësohet të jetë mbi 4%. Treguesit vlejnë për të thënë se nuk është ekonomia ajo që vuan, por janë njerëzit dhe stabiliteti i vendit ai që nuk merr porcionet e duhura të zhvillimit institucional demokratik, si dhe zhvillimin e një tregu, i cili nuk matet për çdo rotacion me fituesin, por me konkuruesit ekonomikë. Por, pse jo dhe konkurimi politik, i cili në Ballkan dhe më gjerë krahasuar me Shqiperine eshtë më përpara dhe shumë më efektivë me ekonominë dhe për qytetarët. Dëmi më i madh i vendit nuk vjen nga prishja e terezisë së konsumit apo treguesit të rritjes dhe rënies ekonomike, por prej mungesës së stabilitetit politik dhe ekonomik. Dëmi kryesor ka ndodhur. Lidershipi mbi 20 vjeçar, që është duke u përgatitur për t’i lënë trashëgim brezit të ri nuk ka lënë trashëgim një ekonomi dhe situatë politike dhe asete më shumë nga ajo që trashëguam nga prindërit dhe gjyshërit tanë.
  • 2. Ndërkohë, drejtuesit politikë që po qahen ditë per dite si viktima të dëmtuara, janë ata që në masën më të madhe janë shkaku, që i kanë diktuar rrugen e gabuar ekonomise, për të përfituar nga qasja te ekonomia publike dhe produktet e nëntokës dhe mbitokës. Mjafton për këtë të shikoni koston e jetesës së tyre dhe ta krahasoni me koston e jetesës së një pronari kafeneje. Të ardhurat (te deklaruarat) nga puna vjetore i kanë njësoj, fitimet (te padeklaruarat) i kanë ndryshe. Çfarë duhet të kishte bërë lidershipi, që ne të ndiheshim se kemi patur ata të duhurit për drejtimin e vendit? Një Shqipëri me të ardhurat për frymë JO ndër më të ultat në Europë; Një Shqipëri JO me konflikte politike të prejardhura nga mosngopja me pasuri dhe mirëqenie (fisnore dhe klanore); Një Shqipëri, me pozita te pastabilizuara gjeopolitike në rajon per nje periudhe afatgjate; Një ekonomi, që gjithnjë ka mbetur e varur nga ndikimi politik dhe ende nuk ka arritur të guxojë të zgjerohet dhe të fitojë mbi informalitetin. Ne fakt lidershipi duhet te mendohet për faktin, se ekonomia në radhë të parë duhet të jetë pjesë e trashëgimnisë për brezin tjetër. Por brezi i ardhem nuk do të ketë punë me këtë lidership, por me prejardhësit e tyre. Pra, nëse bëhet bilanci i aktiveve të politikës në ekonomi mund të shihet si nje panorame, ku zgjedhjet dhe ekonomia janë parë si kocka që u hidhen qytetarëve nga lidershipi politik, të cilet pasi kanë ngrënë mishin e ekonomisë kanë menduar që në ndonjë vit, të ketë edhe rritje ekonomie, pasi nuk duhet të mbetemi prapa botës, atëherë nuk ka më vend për të gjetur emra për këtë. Jemi para një gostie kolektive te elitave për të ngrënë nga kockat e këtij vendi, që asnjëherë nuk ka vënë dot shëndet?