Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Menaxhimi Financiar

40 520 vues

Publié le

Nga libri

Publié dans : Formation

Menaxhimi Financiar

  1. 1. vetoni Menaxhimi Financiar Nga libri Menaxhimi i Financave V.S. 2/4/2010
  2. 2. 2 Menaxhimi financiar Detyë e menaxherit financiar është rritja e fondeve në tregun e kapitalit, zgjedhjen dhe vlerësimin e projrkteve investuese etj. Aktivitetet kyesore të menaxherit janë: 1. parashikimi dhe planifikimi 2. investimet dhe marrja e vendimeve financiare përmes sigurimit të mjeteve 3. bashkërenditja dhe kontrolli i aktiviteteve (bashkëpunimi me ekzekutuesit) 4. ndërlidhja me tregun e kapitalit (çdo firm është e lidhur me tregun e kapitalit) 5. menaxhimi i riskut (shpesh kushtet e jashtëzakonshme krijon pasiguri në punë) Qëllim kryesor i menaxhimit është maksimizimi i rezultateve dhe minimizimi i rreziqeve Financat konsistojn në tri fusha të ndërlidhura: 1. Paranë dhe tregun e kapitalit 2. Investimet 3. Menaxhmentin financiar Financat në firmë merren kryesisht me instrumentet dhe procedurat financiare si dhe me format e tregut të kapitalit Zhvillimi i financave të firmës Zhvillimi i globalizimit dhe aplikimi gjithnjë e më i madh i teknologjis informative janë sfidat themelore të menaxhmentit financiar. Në globalizimin e ekonomis llogaritet se do të ndikojn këta faktor:  Përmirsimi i transportit dhe komunikimit do të ndikoj në uljen e shpenzimeve në tregun ndërkombëtar  Ngritja e ndikimit politik të konsumatorvë do të ndikoj në zvogëlimin e barrierave tregtare  Konkurenca do të ndikoj që prodhimi të orientohet në vendet me shpenzime më të ulta ORGANIZIMI FIRMAVE 1. biznesi kuptohet si koncept tregtar ose industrial 2. biznesi është organizatë, e cila shfrytëzon resurset ekonomike 3. biznesi është organizatë, e cila krijon dhe ofron punë njerzve 4. biznesi është organizatë e cila investon në resurse me qëllim të rritjs së kapitalit Bazuar në kriterin ligjor të organizimit dallojm:  firmat individuale, (pronari është edhe menaxher me pergjegjësi të pa kufuzuara)  Ortakitë, (krahasuar me firmen idividuale ka perparsi resurset, përgjegjësit)  Korporatat (shoqërit aksionare) (përparsi është madhësia e roganizatës, menaxhimi profesional) Organizimi i financave të firmës Varet nga madhësia e organizatës. Në disa organizata mbulohet nga shërbimi i kontabilitetit, kurse në organizata të mdha ajo është e ndar si shëbim i veçant. Në firmat e mdha financat janë të organizuara në dy paralele: thesari ( menaxhimi i aktiviteteve financiare, planifikimi financiar, arka, marrja e vendimeve financiare, kreditë etj.) dhe Kontrolli (menaxhohen aktivitete e kontabilitetit, tatimi, baza e të dhënave etj.) Mjedisi financiar i firmës e përbëjn: 1. Marëdhëniet financiare me qeverinë (ndërhyrjet e qeveris në ekonomi, me ligje rregullohen kushtet në të cilat vepron ndërmarrja) 2. Marrëdhëniet me ekonomin botërore (aktivitete e shumta janë të lidhura me ekonomitë botërore si pjesmarrse në konkurencën) 3. Marrëdhëniet me tregun financiar dhe bankat (kushtet ekonomike të financimit kufizojn qarkullimin e mjeteve finaciare, klientet kerkojn kredi nga banka dhe nga ana tjeter banka kerkon interes nga klientet. Problemi i kostos së kapitalit është i lidhur edhe me shkallen e
  3. 3. 3 inflacionit, i cili ndikon në rritjen e nevojave për hua, rritjen e kurseve të interesit, qeverit shkojn në shterngimin e huadhënieve.) 4. Marëdhëniet financiare midis firmave, shifen si marrëdhënie shit- blerje dhe likuidim pagese. Parimisht çdo firm kërkon të shpenzijë më pak dhe të fitojë më shumë. Ky fakt tregon se menaxhmenti financiar duhet të studiojë nivelin e kërkesës, ofertës dhe elementët tjerë në firmat përreth. 5. Marëdhëniet financiare me punonjësit kanë të bëjnë me tregun e punës. Menaxhimi i burimeve njerëzore, është i lidhur ngusht me menaxhimin financiar. Rëndësi të veçant për firmën ka çmimi i punës. Motivimi më i mirë për punë është paga 6. Marëdhëniet me klientët, biznesi varet drejtëpërdrejt nga kërkesat e klientve. Mbajtja e klientve ekzistues dhe përfitimi i klientve të rinjë lidhet përveq me kualitetin e prodhimeve dhe shërbimeve edhe me çmimin e të njejtave Fnancat e firmës përfshijnë tri fusha themelore:  Investimet (efekri i të cilave pritet në të ardhmen dhe përbëjnë një dozë të madhe të riskut, Komponent e rëndësishme është përcaktimi ishkallës dhe kohes së kthimit)  Financimin (marrja e vendimeve mbi financimin bazohet në informatat mbi fluksin e parasë)  Dividendin (pasi firma të ketë realizuar fitime, atëher vendos se çfarë do të bëjë me fitimet – do të i mbaj apo të i shpërndaj. Zakonisht menaxheret janë të interesuarv ta mbajn fitimin dhe ta investojn kurse aksionarët janë të interesuar që ta tërheqin fitimin) STRATEGJIA FINANCIARE E FIRMËS Përfshin akrivitetet e organizatës, ambientin në të cilin realizohen operacionet, potencialet e resurseve. Strategjia mund të jet afatshkurtër dhe afatgjatë. Faktoret që ndikojn në formimin e strategjisë grupohen në:  Faktorët e rrethinës, (influenca e jashtme, natyra e biznesit dhe kultura e organizatës)  Grupet e interesit, (aksionaret, kreditorët, konsumatorët, të punësuarit, konkurrentët etj.)  Objektivat ekonomike.  Përgjegjësit sociale të organizatës (lidhen me zhvillimin e infrastrukturë, punësimin si dhe ruajtjen e ambientit) Menaxhimi financiar është pjesë e menaxhimit të përgjithshëm, politika financiare është pjesë përbëre e politikës ekonomike, ndërsa vendimmarrja është pjesë funksionale e procesit Global të marrjes së vendimeve afariste Fushat e vendimmarrjes financiare janë të ndryshme (investimet, menaxhimi i kapitalit, përcaktimi I struktures së kapitalit etj.). Hapat e marrjes së vendimeve financiare, janë:  Formulimi i objektivave dhe politikave të firmës (bazohen në përformansat e pronarit)  Identifikohen shtigjet e mundshme të aksionit (rruget e mundshme të aksionit- arsyeshmerin e investimeve të reja)  Sigurohen të dhënat dhe informatat relevante për vendosje (nëse duhet të vendosim për marrjen e kredis, atëhere duhet të sigurojm të dhëna për lartësin e kamatës dhe afatin e kthimit të kredis)  Analizohen, vlersihen të dhënat dhe merren vendime (krahasimi i opcioneve të mundshme)  Zbatohet vendimi, (prapa çdo vendimi pason aksioni konkret) dhe  Monitorohen efektet e vendimit (verifikohet se vendimi ka qen i gapuar ose i drejt) Faktorët të cilen ushtrojn ndikim në çmimin e aksioneve përkatësisht në vleren e firmës janë : (1) faktoret e rrethinës ekonomike dhe
  4. 4. 4 (2) faktorët të cilët janë nën kontrollin e menaxherit (produktet, teknologjia, marketingu etj.) Maksimizimin e profitit (është qëllimi kryesor i firmës). Treguesit e profitit janë: 1. profiti operativ 2. profiti neto para tatimeve 3. profiti neto pas tatimeve 4. profiti neto për ndarje të zakonshme Profiti realizohet nëpërmjet çmimeve të volitshme, të cilat mund të arrihen në konkurencë, ose nëpërmjet zvogëlimit të shpenzimeve. Deri te zvogëlimi i shpenzimeve mund të arrihet nëpërmes: a) thellimit të hulumtimeve zhvillimore, b) trajnimit të përsonelit c) furnizimit me material të lirë dhe cilësorë d) aplikimit të kontrollit cilësor të pajisjeve Maksimizimin e satisfaksionit (firma ka për detyrë të siguroj një ambient të mirë për punonjësit ë saj, të mos rrezikoj ambientin, të aplikoj praktika të mirësjelljes dhe të prodhoj produkte dhe shërbime të sigurta për konsumatror. Satisfaksioni ndërlidhet me shumë grupe, ndër të cilat veçohen: 1. Punonjësit, 2. Menaxherët, 3. Furnitorët, 4. Klientët, 5. Komuniteti etj. Etikën e biznesit (I referohet nevojave që menaxherët të akceptojn standardet morale, të cilat janë të lidhura me kulturën, përkatësin fetare, doket, zakonet etj, por duhet të tregohet konsiderat ndaj: 1. zvogëlimit të humbjeve nga shpenzimet ilegale, 2. rritja e besimit publik ndaj firmës, 3. rritja e interesimit të përsonelit të kualifikuar dhe ekspertëve për firmën, 4. rritja e besimit të konsumatorve për produktet e firmës. Janë katër variabla në kohë të parasë, qoftë të llogaritjes së interesit të akumuluar apo ekuacioneve të diskontimit , e këto janë: 1. Vlera e ardhshme (FV) 2. Vlera aktuale (PV) 3. Interesi (i), dhe 4. Koha (vitet) n ANALIZA FINANCIARE Nënkupton gjendjen ose pozitën financiare në një moment të caktuar. Në situaten financiare të organizatës ndikojn faktoët e brendshëm dhe të rrrethinës. Në faktorët e brendshëm janë:  Vëllimi i mjeteve financiare në dispozicion,  Vëllimi i aktiviteteve  Struktura e mjeteve, dhe  Shkalla e harmonizimit të mjeteve dhe detyrimeve Si faktorë të rrethinës i veçojm:  Sistemin ekonomik dhe masat e politikës ekonomike  Pozitën e firmës në ekonomin botërore  Stabilitetin monetar,  Portfolion e burimeve të jashtme financiare,  Ecurit inflatore , dhe
  5. 5. 5  Burimet e mjeteve financiare. SITUATA FINANCIARE Situata financiare në një firmë njihet si:  Situatë konstituive financiare, (Në momentin e themelimit. Kjo situatë financiare shprehet përmes bilancit fillestar ose themelues, i cili hartohet në momentin e themelimit të organizatës, i cili bilanc njihet edhe si bilanc i gjendjes së pasurisë së organizatës)  Situatë financiare standarde – normale (këtu mendojm për gjendjen neto të mjeteve të xhiros. Zakonisht paraqitet me rastin e konstituimit të organizatës. Situata normale financiare mund të jetë: (a) stabile (raporti stabil në mes te mjeteve dhe obiligimeve), (b) likuide, (gjendja financiare e cila mundëson shlyrjn pa kusht të obligimeve afatshkurtra) (c) solvente (knaq obligimet jo vetem ato që kan arrit por edhe ato që do të arijn sipas afateve – obligimeve afatgjata)  Stuatë financiare e rënduar (pamundësia e financimit të mëtejm të riprodhimit)  Situatë e pavarur financiare (pjesa më e madhe e mjeteve (75%) është e siguruar nga mjetet e veta. Kjo situat i përngjan gjendjes stabile, likuide dhe solvente financiare)  Situatë e varur financiare (ornagizata të gjitha mjetet e nevojshme I siguron nga burimet e jashtme. Raporti i mjeteve vetjake dhe borxhit është në niveln më të ulët, kështu që marrja e vendimeve afariste bëhen në ndikimin e pot të faktorit të jashtëm - kreditorve) Karakteristikat cilësore të pasqyrave financiare janë: 1. Relevanca, 2. besueshmëria, 3. Kuptueshmëria dhe 4. krahasueshmëria Pasqyrat financiatre duhet të mundësojn dy objektiva themelore:  T’i mundësoj menaxherit ose analistit të hulumtoj kushtet e financimit  Të ndihmoj në përmirësimin e gjendjes së organizatës dhe të rrjedhës së paras LLOJET E PASQYRAVE FINANCIARE Janë: 1. Pasqyra e bilancit 2. Pasqyra e suksesit (pasqyra e të ardhurave) 3. Pasqyra e ndryshimeve në ekuititetin 4. Pasqyra e rrjedhës së paras, dhe 5. Pasqyra kontabël më shënimet sqaryese Bilanci I gjendjes- Është pasqyr pozitive financiare në një kohë të caktuar. Bilanci I gjendjes në renditje horizontale në anën e majt paraqet mjetet ndërsa në anën e djathtë burimet e mjeteve.. Bilanci I gjendjes rreshton atë që zotëron një organizatë (burimet vetjake) dhe çfarë ka marrë hua (burimet) si dhe llogarit diferencen midis tyre e cila quhet vlera neto. Sa i përket stoqeve, ekzistojnë metoda të ndryshme për vlerësimin e tyre, prej të cilave më të njohurat janë metoda FIFO dhe metoda LIFO. Në bilancin e gjendjes mjetet duhet ë jenë të barabarta me burimet e mjeteve e cila ndryshe quht edhe ekuacioni i bilancit të gjendjes. Gjithashtu duhet të bëhet dallimi në mes të amotizimit ( i cili i referohet kostos së një aseti të paprekshëm - patetntit) dhe zhvlerësimit (i cili i referohet aseteve të prekshme – ndërtesave) Pasqyra e të ardhurave duhet të përfshijë së paku këto kategori:  Të hyrat nga veprimtaria,  Kategorit themelore të të dalave nga veprimtaria
  6. 6. 6  Fitimin apo humbjen nga veprimtaria,  Kostot financiare  Të dalat nga tatimimbi fitim,  Të hyrat e tjera,  Zërat e jashtëzakonshëm, Rrjedha e parasë pasqyron mundësin e përmbushjes së obligimeve. Pasqyra e rrjedhës së paras raporton rrjedhën e paras nga:  aktivitetet operative (rrjedhat eparas që nuk janë definuar si aktivitete investive apo financiare)  aktivitetet investive (parat për investime)  Aktivitetet financiare (të hyrat dhe të dalat afatshkurtra dhe afatgjata RAPORTET FINANCIARE Situata financiare identifikohet përmes raporteve financiare, të cilat klasifikohen në:  Raportet e likuiditetit (shpreh aftësin e organizatës për përballimin e detyrimeve)  Raportet e menaxhimit të mjeteve apo të aktivitetit, (tregon sa me çfarë efekti menaxhohen mjetet e firmës)  Raportet e borxhit, (matin përdorimin e borxhit në (%) krahasuar me mjetet e firmës)  Raportet e rentabilitetit, (matë kombinimin e efekteve të likuiditetit, menaxhimit të mjeteve dhe borxhit në rezultatin financiar)  Raporti i vlerës së firmës (nderlidhen me çmimin e e aksioneve dhe përfitimet e aksionmbajtësve Ekziston mundësia që raportet e ndryshme financiare të lidhen bashkërisht në një diagram ose të paraqiten përmes një ekuacioni Du Pont. Du Pont. është një formulë e cila mundëson që norma e kthimit të aseteve të llogaritet si produkt i profitit margjinal herë qarkullimi i aseteve totale. Ekuacioni Du Pont (profiti margjinal shumëzuar me qarkullimin total të aseteve) për të fituar normën e kthimit të aseteve (ROA NATYRA E KONTROLLIT Fjala audit e cila tani ka hyrë në fjalorin tonë si sinonim i kontrollit, është fjalë latine, e cila ka kuptimin e nxjerrjes nga autoriteti i atij që ka hartuar raportin në mënyrë që të shifet vërtetsia e raportit Janë tri lloje themelore të kontrollit: 1. Kontrolli i pasqyrave financiare, (ka për qëllim të verifikojë rregullsinë e mbajtjes së pasqyrave financiare dhe harmonizimin e tyre me standardet e përcaktuara) 2. Kontrolli i pajtushmërisë me rregullat (Compliance audit) (ka për qëllim të përcaktoj se individet apo entitetet janë duke i zbatuar ligjet apo rregullat)) 3/ Kontrolli operativ (shqyrton realizimin e aktiviteteve në relacion me objektivat e specializuara, kushtet për realizimin e këtyre objektivave, mundësit për përmirësim dhe jep rekomandime për të ardhmen Faktorët që ndikojn në rrethinen e kontrollit janë:  Funksionet e Këshillit drejtues dhe trupave të tij  Filozofia biznisore e menaxherit dhe stili i biznesit  Struktura organizative e firmes dhe mënyra e përcaktimit të autorizimeve  Sistemi i kontrollit nga menaxhmenti (politikat e përsonelit dhe përkufizimi në ndarjen e detyrave) KONTROLLI I BRENDSHËM Veprimet kontrolluese, përfshin politikat që ndërmerr menaxhmenti për arritjen e qëllimeve specifike, të cilat përfshijn:  Raportimin, harmonizimin dhe pasqyrimin,  Vërtetimin e saktësisë së evidencës llogaritare,
  7. 7. 7  Kontrollin e informatave nga sistemi kompjuterik (ndryshimi i programeve)  Udhëheqja dhe analiza e llogarive sintetike dhe bilanceve,  Lejimi dhe kontrolli i dokumentacionit,  Krahasimi i të dhënave nga evidenca vetjake dhe burimeve të jashtme,  Krahasimi i rezultateve të inventarizimit të mjeteve monetare, letrave me vlerë dhe stoqeve me evidencen kontabël,  Krahasimi dhe analiza e rezultateve reale financiare me ato të planifikuara Rol i veçantë i kontrollit të brendshëm është:  Të siguroj se raportet janë komplete, të sakta dhë të përdorshme,  Të rishikoj sigurin e të dhënave,  Të siguroj zbatimin e vendimeve menaxheriale,  Të ndërmarrë veprime ligjore, kur kërkohet nevoja,  Të zbuloj dhe të parandalojë mashtrimet,  Të ndërmarr iniciativa për zbatimin e kërkesave të kontrollit të jashtëm,  Të monitoroj zbatimin e rekomandimeve. KONTROLLI I BRENDSHËM Për të qenë efektiv kontrolli duhet t’u përmbahet disa parimeve siqë janë: 1. Kontrolli duhet të ndërtohet në përshtatje më natyren e punës dhe të organizimit të një organizatë 2. Bashkërenditja e kontrollit më planifikimin 3. Kostoja e ulët e kontrollit, 4. Objektiviteti (informacioni i detajuar dhe i verifikuar) 5. Saktësia (nëse informacioni është i pa sakt ndikon negativisht nvendim marrje) 6. Koha (informacioni të jetë jo vetem i sakt por të jepet edhe në kohë) 7. Fleksibiliteti (t’u përgjigjet në kohë kërkesave të reja si rezultat i ndryshimit organizativ) 8. Kuptushmëria (për atë që do ta përdorë) Procesi i kontrollit të brendshëm Etapat e këtij procesi janë: 1. Përcaktimi i standardeve të kontrollit (sipas të cilave do të vlerësohet subjekti) 2. Hulumtimi (grumbullimi i të dhënave dhe lëndve lidhur me subjektin) 3. Raportimi (i të dhënave lidhur me gjendjen) 4. Aksioni (rekomandimi i procedurave që duhet të ndiqen për tejkalimin e gjendjes) Kontrolli ushtrohet nga menaxheret e nivelit të lartë (top-menaxheri), dhe është kontroll me përmasa strategjike të organizatës që ndërlidhet më faktorët kryesor të mjedisit si dhe për veprimet me rëndësi kryesore për organizatën Kontrolli mund të klasifikohet në tri grupe: 1. Kontrolli paraprak, (fushë e këtij kontrolli janë burimet fizike njerëzore,financiare dhe informative që hyjn në organizatë nga mjedisi i jashtëm. Kontrolli financiar është pika kyçe e tërë procesit të kontrollit) 2. Kontrolli i ndërmjetëm (i përkushtohet ecuris së rregullt të punës së punonjësve me qëllim që menaxheret të marrin vendime të drejta) 3. Kontrolli përfundimtar (zakonisht merret me sasinë, cilësinë dhe vlerën e produkteve dhe shërbimeve) Kontrolli i jashtëm bëhet për këto qëllime:  Ekziston konflikti ndërmjet atyre që përgatisin informacionet për biznes dhe atyre që i shfrytëzojn ato informacione (pronaret, investiyorër, qeveria etj.)  Informatat kan konsekuenca të mëdha tek vendimmarrësit (deshirojn të jenë të sigurt në saktësinë e të dhënave)  Ekëspertiza për përgatitjen e raporteve apo verifikimin e informatave ekzistuese  Kur shfrytëzuesit e informatave janë penguar të bëjnë vlerësimin e
  8. 8. 8 drejtëpërdrejtë të cilësisë së informacionit Procei i kontrollit të jashtëm ndahet në hapat e mëposhtëm:  Planifikimi, (përcakton fokusin dhe objektivat si dhe krijon bazë për planifikim dhe kontroll)  Mbledhja dhe vlerësimi i fakteve (bëhen takimeme menaxherët lidhurme ecurit e kontrollit dhe indentifikimin e problemeve KONTROLLI I JASHTËM Kontrolli i jashtëm ka për synim:  Të vërtetoj nëse organizata gjatë përgatitjes së pasqyrave financiare udhiqet nga standardet e vendosura të kontabilitetit  Të vërtetoj nivelin e zbatimit të këtyre standardeve  Të vërtetoj devijimet apo gabimet dhe të raportoj menaxherët apo institucionet të cilat e kanë ngarkuar për kontroll  Rezultatet e kontrollit të jashtë të organizatave publike t’i dorzohen organeve qeveritare financiare Parimet themelore të kontrollit të jashtëm Parimet etike nga të cilat udhëhiqet kontrolli i jashtëm janë: 1. Pavarësia, 2. Ndershmëria, 3. Objektiviteti, 4. Kompetenca profesionale dhe kujdesi i nevojshëm, 5. Besueshmëria, 6. Sjellja profesionale, 7. Standardet teknike. Investimet perfaqsojn shpenzimet e organizates qe kan per qellim zgjerimin e saj, Ato perfaqsojn investimin ne para ose ne capital, me qellim te sigurimit te kthimeve profitabile ne form interesi apo te te ardhurave. Marrja e vendimeve inveatuese kerkon si nga analisti I investimeve ashtu dhe nga vendimmarrsi te jen te vetdishem per te gjitha specifikat dhe dimenzionet e projekteve investuese. Gjate marrjes se vendimeve per investim behet: 1. definimi i problemeve 2. percaktohet natyra e investimeve 3. vlersohet kostoja dhe perfitimi i ardhshem 4. percaktohet ndryshimi ne rrjedhen e paras. Definimi i problemit nenkupton vlersimin eksplicit se qfar nenkupton investimi i cili do te behet. Natyra e investimit shum biznese tentojn te jen te pavarur nga njera – tjetra gjat zgjedhjes se projekteve investuese, gje qe shpes ben qe keto zgjedhje te mos jen efiqiente. Burimet lidhur me tregun, degen dhe firmat mund te jen: 1. burimet e drejtperdrejta 2. burime shpjeguese burimet e drejtperdrejta sigurohen permes kanaleve qe ka firma ne treg, ne deg apo nga mardhenjet e saj ne firmat e tjera. Ne burimet shpjeguese perdoren studimet, raportet, mendimet e autoriteteve profesionale dhe shkencore per tregun. Zgjedhjet investuese po ashtu ju pershtaten sistemeve strategjike te cilat deshirojn t’i arrijn ne forma te adhshme duke pasur kujdes ndaj: 1. efekteve afatghate te investimeve 2. kohes se investimeve 3. sigurimit te burimeve te financimit 4. perballimit te konkurences
  9. 9. 9 5. perparsive te veqanta krahasuese te organizates Karakteristik e buxhetit eshte: • pergaditen dhe agregohen ne form paraprake • mbulojn nje periudh te dhene kohore • shprehen ne terma financiare dhe reale/sasiore • i adresohen ter firmes apo nje pjese te saj Buxheti i firmes eshte nje pasqyr e te hyrave dhe te dalave te pritshme nga aktivitetet ekonomike per nje periudh kohore Buxheti operues paraqet planin financiar te qedo njesije organizative qe lidhet me aktivitetet e periudhes se ardhshme perfshir te ardhurat dhe shpenzimet. Buxheti jo financiar paraqitet permes treguesve fizik. Buxheti i produketeve/sherbimeve paraqet llojet e produketve perkatsisht te shpenzimeve, te cilat do te kryhen ne nje periudh te shprehur ne njesi fizike. Procesi i buxhetit siguron: 1. planifikim dhe parashikim 2. alokimi i resurseve 3. dimenzionimi kohor 4. realizimi i objekteve Projektet kapitale zakonisht perfshijn angazhime afatgjate te resurseve. Procesi i bixhetimit te kapitalit kerkon nga ndermarrja: 1. te percaktoj koston e projektit 2. te vlersoj rrjedhen e pritshme te paras nga projekti investues dhe riskun e kesaj rrjedhe te paras 3. te percaktoj koston e pershtatshme ne krahasim me rrjedhen e paras 4. te percaktoj vleren e tanishme te rrjedhes se pritshme te paras Programet e investimeve perfshijm: 1. parashikimin e kushteve te ardhshme te biznesit 2. percaktimin se a do te kete projekt kthimi te mjaftushem 3. llogaritjen ne riskun e projektit 4. aktualizimin e pagesave te ardhshme ne vlerat e rrjedhes Buxhetimi i mir i kapitalit kerkon ndermarrjen e nje numri te hapave gjate procesit te marrjes se vendimeve: 1. gjurmimi dhe hulumtimi i mundsive te investimeve 2. gjurmimi i te dhanave 3. vlersimi dhe marrja e vendimeve 4. rivlersimi dhe pershtatja Kriteret me te ngjeshura ne teorin dhe praktiken e menaxhimit financiar per kategorizimin e propozimeve investuese jane: 1. norma mesatare e kthimit 2. afati i shlyrjes 3. vlera aktuale neto (NPV) 4. norma e brendshme e kthimit (IRR) Norma mesatare e kthimit Kjo metod krahason profitin mesatar, i cili gjenerohet nga nje shum e investuar. Sipas kesaj metode norma mesatare e kthimit llogaritet duke e krahasuar kthimin mesatar vjetor me investimin fillestar. • Per ta llogaritur normen mesatare te kthimit zhvillohen keto operacione paraprake: • llogaritet profiti total nga investimi
  10. 10. 10 • llogaritet kthimi mesatar vjetor, duke pjestuar profitin total me numrin e viteve gjate te cilave rrjedhin te ardhurat nga investimi • aplikohet forma: kthimi mesatar vjetor x100 • Investimi fillestar Piksynimi themelor i menaxhimit te riskut ne firma eshte te identifikojne faktoret e riskut te tregut dhe efekte e tyre ne qendrushmerin e te ardhrave si dhe te matin efektet e ketyre faktorve. Risku i tregut edhte risk i ekspozimit ndaj trendeve jo te favorshme te qmimeve te produkteve, normave te interesit, normave te kembimit, qmimeve te lendes se pare dhe qmimeve te stoqeve. • Afati i shlyrjes Metoda e afatit te shlyrjes radhit mundsite e investimeve alternative nga menyra se sa shpejt rikthehet shuma fillestare e investuar. • Risku eshte mundesia qe rrjedha aktuale e parase (kthimi) do te ndryshojme nga rrjedha e planifikuar. • Risku i likuiditetit edhte pamundesia qe ne nje moment te caktuar te behet pagimi i borxhit per shkak se kompania per nje kohe te gjate nuk ka asetete • Risku politik rezulton nga ngjarjet vendimet dhe akcionet e natyres politike ose administrative , ne nivel kombetar apo nderkombetar. • Distributimi i probabilitetit mund te percaktohet ne dy forma (A) objektivisht dhe (B) subjektivisht. Normat e kthimit te pritshem per nje njesi te investuar .ajo eshte e barabarte Norma e kthimit = Shma e pranuar - shuma e investuar RELACIONI NDERMJET RISKUT DHE KTHIMIT Kthimi i pritshem = kthimi pa risk+ premia mbi riskun Norma reale e kthimit eshte kthimi qe investoret e kerkojn nga letrat me vleren pa rrezik te kthimit ne nje periudh ne te cilen nuk pritet inflacioni . Premia e inflacionit eshte e barabarte me prerjet e investoreve sa i perket ndryshimit te fuqise blerse te parase. Premia mbi riskun eshte “shperblim” te cilen e pret nje investitor kur ai ben nje investim me risk. Fitimi i pritur per investorin eshte shuma e parave e cila mund te rezultoje nga investimi (Fitimi nga interesi bankar) Klasifikimi i riskut a. Riski i biznesit dhe riski financiar b. Riski sistematik dhe riski josisistematik c. Riski i nje mjeti dhe riki i portfolios Risku i biznesit i referohet ndryshimeve ne te ardhurat operative te firmes gjate nje kohe te caktuar. Risku sistematik (i-padiversifikeshem) i referohet riskut qe ndikohet nga faktoret e jashtem, pra risku i tregut . Ai kryesisht lidhet me: 1. luhatjen e qmimeve te letrave me vlere 2. luhatjen e normave te interesit 3. humbjen e fuqise blerese nga inflacioni 4. riskun e kurseve te kembimit 5. ndryshimet ne pritjet e investitoreve te lidhura me performansat e pergjithshme te ekonomis. Pra, protfolio shpreh kolektimin e dy apo me shume mjeteve. Diversifikimi eshte proces i zvogelimit te riskut permes formimit te protfolios se fondeve me kthim te koreluar ne forme imperfekte. • Njohja e riskut te portfolios eshte Kjo portfolio aktivesh perbehet nga:
  11. 11. 11 1. aktive te koreluara pozitivisht 2. aktive te korealuara negativishte dhe 3. aktive te pakoreluara Aktive konsiderohen se jane te koreluara pozitivisht atehere kur kthimi i njerit aktiv eshte i larte por, ne te njejten kohe eshte i larte edhe kthimi i aktivit tjeter edhe e kunderta. korelacioni negativ midis dy ose me shume aktiveve eshte kur kthimi i njerit eshte i larte, ne ato momente qe kthimi i aktivit tjeter i ulet, dhe e kunderta. Disa pervoja te menaxhimit te riskut Korniza zhvillohet ne faza, duke perfshire (a) politika (b) metodologjine dhe (c) infrastrukturen. Ajo Perfshine: 1. Menaxhimin aktiv te riskut 2. Menaxhimin e limiteve 3. Analizen e riskut 4. Tiparet e kapitalit 5. Riskun e qmimeve 6. Menaxhimin e portfolios 7. Riskun e arsimit (aftesimin profesional) TREGU I KAPITALIT Tregu I kapitalit pergjegjsisht ndahet ne tregun afatshkurt dhe ne tregun afatgjat. Tregu afatshkurt perfshin letrat me vlere me afat maturimi prej nje viti ose me te shkurt nga nje vit te cilat I referohentregut te parase. Tregu afatgjat quhen treg I kapitalit dhe konsiston ne letrat me vler te cilat kane afat te maturimit me te gjate se nje vit. • Tregu primar i kapitalit nuk eshte i lidhur me nje lokacion te veqant. • Pronesia- aksionaret e zakonshem jane pronare te firmes ata vendosin per shperndarjen e firimit dhe ushtron kontrollin mbi firmen. • Vlera nominale- Me rastin e themelimit te firmes merret vendimi lidhur me lartesine e financimit te rasteve dhe lidhur me numrin dhe vleren e aksioneve. • Maturimi- Aksionet e zakonshme jane forme e perhershme e financimit dhe nuk kerkohet kthim i shumave fillestare siq eshte rasti tek kredia apo financimi me ane te obligazioneve. Trajtimi fiskal- Dividendet e aksioneve te zakonshme nuk zbriten per efekte fiskale. Dividendi- Aksionareve te zakonshem nuk u premtohet dividendi. Dividendi shperndahet varesisht nga fitimi i firmes. Risku- Aksionet e rpeferuara terheqin investitoret qe deshirojne te marrin me pak rrezik sesa ate qe e marrin mbajtesit e aksioneve te zakonshme. E drejta e votimit- Meqense aksionaret e zakonshem jane pronare te firmes, ata kane te drejten te votojne dhe zgjedhin bordin e drejtorve dhe te marrin vendime te reja te rendesishme.Votimi behet ne mbledhjen e aksionareve. Ekzistojne dy forma te votimit:votimi mazhoritar dhe votimi kumulativ. Ne votimin mazhoritar secili aksionar ka te drejten e nje vote per qdo aksion zoteron Metodat e rritjes se financimit me aksione te zkonshme: a) Fitimi i pashperndare b) Emetimi i aksioneve (private offer) dhe c) Shitja publike (public offer). Fitimi i pashperndare eshte nje burim i rendesishem i financimit te mjeteve te reja te firmes. Aksionet e preferuara kane nje pretendim me te larte mbi dividendet dhe pasurite sesa aksionet e zakonshme.
  12. 12. 12 Aksionet e preferuara kane nje vlere nominale, e cila percakton shmen me te cilen shoqeria u detyrohet aksionareve te preferuar ne rast likuidimi. Dividendi paguhet nga fitimi i firmes. Qmimi- ose vlera e aksionit te preferuar varet nga dividendi dhe produktivi i kerkuar per te nxitur investitoret te blejne aksione. Obligacioni eshte forma me e perhapur e letrave me vlere. Ai eshte nje titull borxhi afatgjate, qe i jep mbajtesit te tij te drejten e nje ta ardhure vjetore te pandryshueshme, ne forme e interesit. Obligacionet e garantuara- (hipotekare), qe ndryshe quhen edhe obligacionet e hipotekes, emetohet per te blere mjtete te caktuara fikse dhe mjetet e siguruara sherbejne si garanci. Obligacionet e pagarantuara- obligacionet e pagarantuara jane letra premtimi te pagarantuara te nje kompanie, te cilat mbeshteten ne krebilitetin e pergjithshem te saj. Obligacionet pjesemarrese- obligacionet pjesemarrese emetohen kur shoqeria riorganizohet. Nga aspekti i fitimit, riskut dhe kontrollit, Obligacionet si borxh afatgjate kane keto perparsi: 1.Sigurojne te ardhurat fikse 2.Kane perparsi ne fitim 3.Kostoja e ketij borxhi eshte e caktuar me pare. 4.Pagesa e interesit te borxhit zbritet per efekte fiskale. 5.Borxhi ka zakonisht nje skadence te percaktuar me saktesi. Mangesit e aplikimit te obligacioneve si burim i financimit nderlidhen me: • Pamundesine e perballimit te borxhit. • Afatin e maturimit i cili obligon menaxhmentin financiar te siguroje fondin e amortizimit. • Afatin e gjate te borxhit i cili nenkupton dhe riske me te larte. • Tregu i kapitalit, siq e pame deri tani referohet tregu afatgjate financiar, i cili krijohet nga firmat , qeverite lokale dhe kombetare. • Tregu i ri financiar njihet si treg primar i kapitalit, Faktoret jashte kontrollit te firmes • a) niveli i normave te interesimit • b) normat tatimore. • Niveli i normave te interesit- renia. Renia e inflacionit ndikon drejtpersedrejti ne renien e normes se interesit. • Normat tatimore po ashtu, ushtrojne efekte te medha ne koston e kapitalit. Faktoret te cilet i kontrollon firma jane ; • (a) Politika financiare • (b) Politika e struktures se kapitalit, • (c) Politika dividenti dhe • (d) Politika e investimeve. Opsioni paraqet nje marrveshje e cila jep te drejten ne aksionari, por jo detyrimin, per te blere ose per te shitur nje leter me vlere, me qmim te percaktuar gjate nje periudhe te caktuar kohore ose nje date te caktuar. Opsionet ne pergjithsi ndahen ne dy grupe: • 1.Opsionet call dhe • 2.Opsionet put Politika financiare- Permes politikes financiare percaktohet burimet e financimit, Politika e struktures se kapitalit. Ndryshimi i struktures se kapitalit ndikon ne ndryshimin e kostos se borxhit. Politika e dividendit. Pasuria e re e firmes ngrihet permes fitimit te pashperndare ose permes perdorimit te aksioneve te reja te zakonshme. Politika e investimeve- Norma e borxhit shpreh riskun per mjetet disponuese te firmes
  13. 13. 13 Kostoja e borxhit pas tatimeve eshte e lidhur me normen e interesit, normen e tatimeve mbi te ardhurat e korporates me riskun. Kostoja e aksioneve te preferuara Ndryshimet themelore ndermjet financimit dhe me ane te borxhit dhe financimit me aksion te preferuar jane se dividendi mbi aksionin e preferuar nuk eshte nje detyrim kontraktual dhe as nje shpenzim i zbritshem nga tatimi. Kostoja e aksioneve te zakonshme eshte shume me veshtire te vlersohet ne krahasim me koston e aksioneve te preferuara, sepse norma e kthimit te aksioneve te zakonshme nuk munde te percaktohen me pare apo te parashihet me ndonje siguri te madhe. Modelet per vlersimin e kostos se fondeve te veta jane: • (a) Modeli i rritjes se dividendit dhe • (b) Modeli i vleresimit te aktiveve kapitale (CAPM). Modeli i vleresimit te aktiveve kapitale CAPM supozon se letrat me vlere shiten ne nje tregun perfekt kapitali. Modeli Varet nga kto kushte: • Nga risku i padeshiruar krf; • Risku sistematik i kthimit te aksioneve te zakonshme lidhjet me tregun • Premia e riskut te tregut, Modeli supozon se nuk ka kosot transaksionesh dhe tatime; Te gjithe investitoret munde te marrin ose te japin hua me qfardo shume parash. Kosotoja nargjinale e kapitullit dhe vendimet e investimeve. Faktoret te cilet ndikojne ne strukturen kapital jane: 1. Risku i biznesit 2. Pozita tatimore e firmes 3. Fleksibiliteti financiar 4. Agresiviteti apo konzervativizimi menaxherial.

×