1. Menaxhimi i Prodhimit ( kollofiumi i dyte)
PROJEKTIMI DHE MATJA E PUNES
Projektimi i punes ka te beje me specifikimin e permbajtjes se punes, te aftsive te
punonjsve dhe te nevojave per trajnim per permirsimin e punes.
Çka është projekti ?
Projektetet janë mënyrë e veçant e zhvillimit dhe formë e rëndësishme për realizimin e
qëllimeve të definuara në planet zhvillimore të vendit, lokalitetit, kompanisë apo fermës
konkrete.
Ne projektimin e punes, puna duhet te realizohet ne grupe:
1. kta puntor do te punojn ne kete grup
2. kta puntor do te punojn ne kete makin
3. kta do te punojn kaq sasi prodhimi
Organizimi i punes ne skuadra:
1. skuadrat e zgjedhjes se problemit
2. skuadra e nje qellimi special
3. skuadrat e vetdrejtimit
MATJA E PUNES
Matja e punes ka te beje me sistemin e vlersimit te kohes se nevojshme per te realizuar
punen duke llogaritur shkallen e veshtersis se punes, te kualifikimit dhe efektet e saje.
Standardizimi i punes
Standardi eshte nje njesi baz i pranuar thjesht si model per krahasim.
Metodat per matjen e punes jane 4 metoda:
1. metoda e studimit e kohes
2. e informacionit per standardin elementar
3. e informacionit te paravendosur
4. metoda e modelimit te punes
Matja e kohes se punes duhet te behet gjate prodhimit te nje produkti me te gjitha elementet
e mundshme.
PLANIFIKIMI DHE KONTROLLI I PROJEKTIT
Planifikimi dhe kontrolli i projekteve eshte i rendsishem per shkak se te gjithe menaxheret
do te duket te perfshihen ne menaxhimin e projekteve.
PROJEKTI- eshte nje tersi aktivitetesh qe kane nje fillim te percaktuar dhe nje perfundim
te vendosur qe ndjek nje qellim te caktuar dhe qe perdor nje tersi burimesh.
Elementet e projektit jane:
1. objektivi, 2. kompleksiteti, 3. unikaliteti.
Menaxhimi i suksesshem i projektit:
1. percaktimi i qart i qellimeve
2. menaxheri kompetent i projektit
3. mbeshtetje nga menaxhimi i lart
4. antaret kompetent te grupit te projektit
5. alokimi I burimeve te mjaftushme
6. kanalet e pershtatshme te komunikimit
7. mekanizmat e kontrollit
8. mundsit per informacione
9. gadishmeria ndaj klientit
10. vazhdimsia e stafit te projektit
2. PLANIFIKIMI DHE KONTROLLI I ZINGJIRIT TE FURNIZIMIT
Pse kerkesat per blerje jane:
1. blerja me qmim korrekt, 2. shperndarja ne kohen e duhur, 3. mallra dhe sherbime
me cilsi korrekte, 4. blerje ne sasin e duhur, 5. blerja nga burimi i duhur.
Menaxhimi i zingjirit te furnizimeve
Objektivat e ketij menaxhim jan:
1. fokusimi ne knaqjen e klientve
2. formulimi dhe zbatimi i startegjive qe bazohen ne zenje
3. menaxhimi me efektivitet dhe ne menyr efiqente
4. barrierat per menaxhimin e zingjirit te furnizimit
Llojet e mardhenjeve ne zingjirin e furnizimit jane:
1. hirarkia e integruar, 2. gjysem hirarkia, 3. co-kontraktimi,4. kontraktimi i kordinuar, 5.
lidhjet e kordinuara ne baz te te ardhurave, 6. marrveshje tergtare afatmesem/gjate, 7.
marrveshje tergtare afat shkurter.
PLANIFIKIMI DHE KONTROLLI I REZERVAVE
Rezervat perbejn nje nga burimet me te kushtueshme te shume kompanive qe mund te
perfshin nje pjes te konsiderueshme te kapitalit total te investuar.
Rezervat sherbejn per disa funksione qe rrisin fleksibilitetein e operacioneve te firmes.
Kater funksionet e rezervave jane:
1. per ta rritur efiqencen e operacionit
2. per ti dhene nje pergjigjje te shpejt klientit
3. per te dhen siguri kendrejt pasigurive normale te biznesit
4. per te perfituar nga mundsit per qmimet jo te zakonshme apo per tu mbrojtur
kundrejt risqeve te biznisit.
Rezervat spekulative jan rezerva qe shpesh here mbahen per tu mbrojtur nga ngjarjet jo
te zakonshme ose per te perfituar nga mundsit.
Llojet e rezervave jane:
1. rezerva e siguris, 2. rezerva periodike, 3. rezerva e parashikuar, 4. rezerva ne transit.
Kostot e mbajtjes:- eshte kosto e artikujve te mbajtur ne rezerv
Komponentet e kesaj kosto jane:
1. Kosto opurtune e kapitalit
2. taksat dhe siguracionet
3. prishjet, vjedhjet, demtimet, mungesat
4. kosto e ruajtjes
Menaxhimi i rezerves
Menaxheret e operacioneve percaktojn sistemin e menaxhimit te rezervave.
Perbersit e ketyre elementeve jane:
1. si mund te klasifikohen artikujt rezerv
2. sa te sakt mund te mbahen regjistrimet per rezervat
PLANIFIKIMI AGREGAT
Planifikimi agregat ka te beje me percaktimin e sasis dhe te kohes per prodhimin per nje te
ardhme te afert,shpesh nga 3 dhri 18 muaj.
Kater gjera jan te rendsishme per planifikimin agregat:
1. nje njesi e pergjithshme logjike per matjen e shitjeve dhe autputeve
2. nje parashikim i kerkeses per nje periudh planifikimit e ndermjetme
3. metoda per percaktimin e kostos
3. 4. modeli qe kombinon parashikimet dhe koston ne menyr qe vendimet per
skedulimin tem und te merren per periudhen e planifikuar.
SKEDULIMI I PRODHIMIT KRYESOR
Skedulimi I prodhimit kryesor detajon se sa artikuj te perfunduar do te prodhohen Brenda
periudhave te specifikuara te kohes.
Procedurat e skedulimit te prodhimit kryesor:
1. plani I prodhimit te percaktuar
2. skedulimi perspektiv I skedulimit kryesor
3. burimet ne dispozicion
4. skeduli I percaktuar i skedulit kryesor
5. planifikimi I nevojave per materiale
SISTEMI I PRODHIMIT NE KOHEN E DUHUR ( JIT )
Sistemet e prodhimit ne kohen e duhur jan me shum se sisteme te kontrollit te rezervave.
Elementet e sistemit JIT:
1. diciplina e levizjeve se materialeve
2. madhesit e porosive te vogla
3. koha e pergaditjes se prodhimit e shkurter
4. skedulimi i prodhimit kryesor uniform
5. standardizimi i komponenteve dhe i metodave te punes
6. cilsia e lart e qendrushme
7. lidhja e ngusht me furnitoret
Diciplina e levizjes se materialeve ka dy diciplina e kto jan:
1. metoda terheqse dhe 2. metoda shtytse
SISTEMI KANBAN
Ne nga sistemet JIT me te njohura eshte sistemi kanban i zhvilluat nga toyota.
Kanban qe ne Japonisht do te thot tabel ose shenj e dukshme, i referohet tabelave ose
kartave qe perdoren per ta kontrolluar rrjedhen e prodhimit ne nje fabrik.
QESHTJE TE ZBATIMIT
Perfitimet e sistemit JIT duken te shkelqyera megjithate zbatimi i tyre kujdes mund te qoj
ne rezulltate shum te ndryshme.
Zbatimi i sistemit JIT:
1. kosto humane JIT
2. kooperimi dhe besimi
3. sistemet e shperblimit dhe klasifikimi i punes
4. organizimi i procesit
5. stabiliteti i skedulimit te prodhimit kryesor
6. pergaditja e prodhimit
7. blerja
SKEDULIMI NE OPERACIONET E MANIFAKTURIMIT DHE TE SHERBIMIT
Skedulimi eshte nje aktivitet baze i menaxhimit te operacioneve qe lidhen me kohmarrjen
e aktiviteteve te prodhimit.
Objektivat kryesore te skedulimit afat shkurtjane:
1. minimizimin e hargjimeve te kota dhe te inefiqences se burimeve njerzore
teknologjike dhe te sistemit
4. 2. maksimizimin e sherbimeve te klientit
MENAXHIMI I CILSIS
Cilsia eshte nje prioritet konkurues jane identifikuardy dimenzione qe kane te bejn me
cilsin:
1. perkufizimet nga kendveshtrimi i prodhuesve per cilsin
2. perkufizimet nga kendveshtrimi i konsumatorve per cilsin
PARANDALIMI I DESHTIMIT TE OPERACIONEVE DHE RIPARIMI
Manaxheret e operacioneve, të cilët janë pothuaj se gjithmon të interesuar në përmirsimin e
besushmërisë së operacioneve dhe të produkteve apo shërbimeve që prodhojnë,
mundësohen të kenë strategji të tillë që ta minimizojnë mundësinë e dështimit dhe e
kuptojnë kurë deshtimi ndodhë.
Dështimi i operacioneve
Egziston gjithëmonë mundësia që gjatë prodhimit të një produkti apo kryerjes së një
shërbimi gjërat mund të shkojnë keqë.
Gabimet janë të pashmangshëme gjatë jetës, asgjë nuk është prefekte.
Pse dështojn gjërat
Dështimi i një operacioni mund të haset për shumë arsye të ndryshme,
makinerit mund të prishen, klientet mund të shfaqin kërkesa të paparashikuara në të cilat ky
oreracion dështon për t’i arritur, stafi mund të bëjë gabime të vogla në punën e tyre të cilat
pengojnë ecurinë normale, lëndet e para nga burimet mund të kenë të meta e të tjera.
Dështimet ne i klasifikojm në tri grupe:
1. Ato të cilat e kanë burimin brenda operacionit, sepse është mbi të gjitha
projektimi i gabuar, ose stafi dështon në veprimtarinë e tij.
2. Ato të cilat janë shkaktuar nga të meta në imputet e operacionit.
3. Ato të cilat janë shkaktuar nga veprimet e klientit.
Dështimi në projektim – mbi të gjitha dështimi i një operacioni mund të jetë shkaku
kryesor i një deshtimi, dështimi në projektim mund të vrehet gjatë implementimit të
projektit në praktikë.
Dështimet tek imputet – në kto dështime mund ta cekum dështimet në lënden e parë si
psh: lënda e parë mund të deshtoj të jetë jo kualitative.
Dështimet e stafit – dështimet e njerzve vijnë në dy mnyra në gabime dhe dhunime.
Gabimet janë keqëkuptime, personi duhet te kete bërë gabime të ndryshme nga gabimet
normale. Dhunimet janë akte të qarta në kundershtim me proceduren e përcaktuar të
operimit.
Dështimet nga furnitorët – në këto dështime mund ta cekum si deshtim në një koncert
dhe orkestra për dhënjen e koncertit dështon dhe nuk mund të realizohet ky koncert.
Dështimi si një opurtinitet – pavarsisht nga kjo kategori dështimi mund të jetë një
deshtim në makineri si pasoj e projektimit të dobët.
MATJET E DËSHTIMEVE
Janë tri rrugë kryesore për matjen e dështimeve:
1. Norma e dështimit – sa shpeshë një dështim ndodhë
2. Besushmëria – mundësit e ndodhjes së dështimit
3. Vlefshmëria – rritja e vlevshmëris së kohës së dobishëme të operimit
5. PARANDALIMI I DËSHTIMIT DHE RIPARIMIT
Tri detyrat e parandalimit të dështimit:
1. Zbulimi i dështimit dhe analiza
2. Përmirsimi i besushmërisë së sistemit
3. Riparimi
Një nga aktivitetet më kritike për një organizatë kur ka ndodhë një dështim është të
kuptuarit se pse ky dështim ndodhi, ky aktivitet është quajtur analizë e dështimit.
Teknikat per zbulimin e deshtimit
Përgjegjësit e produktit, analizat e ankesave, analizat e incidenteve kritike, mënyra e
dështimeve dhe efektet e analizës.
PËRMIRSIMI I BESUSHMËRIS SË OPERACIONEVE
Përgjegjësi tjetër menaxheriale është të parandalojë ndodhjen e dështimeve, ata
mund ta bëjnë këtë në disa mënyra:
1. Duke menjanuar pikat e dobëta të operacionit.
2. Duke realizuar rezerva në operacione
3. Dështimi – siguri në disa nga aktivitetet në operacion
4. Mirëmbajtja e fasialiteteve fizike në operacion
Koncepti dështim – siguri është përhapur gjatë prezantimit të metodave Japoneze të
përmirsimit të operacioneve, që kanë kuptim ta parandalosh gabimin, (në Japonisht quhet:
POKA- YOKE)
MIRËMBAJTJA
Mirëmbajtja është një term që përdoret për të mbuluar manahimin në të cilen organizata
përpiqet ta menjanoj dështimin duke u krijuar për fosilitet fizik të tyre.
Egzistojnë tri metodat bazë të mirëmbajtjes:
1. Drejtimi tek avaritë ( DA )
2. Mirëmbajtja parandaluese ( MP )
3. Mirëmbajtja e bazuar në kushtetë ( MBK )
Metoda drejtimi tek avaritë, si vetë emri kjo mënyrë përfshin lejimin e fasilitetit për të
vazhduar punën derisa të dështojm, puna e mirëmbajtjes është shfaqur pasi që dështimi
është kryer.
Metoda mirëmbajtja parandaluese, nenkupton eleminimin e shanceve për dështim.
Mirëmbajtja e bazuar në kushte, kjo metod do të thotë shfaqjen e mirëmbajtjes vetem
kurë fasiliteti e kërkonë atë.
Strategjitë e mirëmbajtjes së përzier:
Kty e perfshinë strategjite për mirmbajtje para se të ndodhin dështimet, ose startegjin për
mirmbajtje para avaris së paraqitur.
Produkti total i mirëmbajtjes ( PTM )
PTM është cilsuar si mirëmbajtja produktive që merret përsiper nga të gjithë punonjsit
nëpërmjet aktiviteteve në grupe të vogla ku produktiviteti i mirëmbajtjes është menaxhimi i
mirëmbajtjes i cili njeh rëndsinë e besushmëris, mirëmbajtjes dhe efiqenca ekonomike
është vendosur në projekt.
Pesë qellimiet e produktit total të mirëmbajtjes janë:
1. Pëmirësimi i efektivitetit të paisjeve.
6. 2. Arritja e autonomisë së mirëmbajtjes.
3. Plani i mirëmbajtjes.
4. Trajnimi i gjithë stafit në mirëmbajtje.
5. Arritje të shpejta të menaxhimit të paisjeve.
RIPARIMI
Në lidhje me konsideratën e marrë për parandalimin e dështimeve të ndodhura, menaxheret
e operacioneve duhet të vendosin se qfarë të bëjnë kurë dështimi ndodhë.
Ky aktivitet është quajtur riparimi për dështimin.
Riparimet janë të nevojshëme të bëhen pas një avarije në makinerine e cila është për tu
riparuar, në disa raste edhe riparimet deshtojn pasi që nuk mund të bëhet një riparim në
makinerit pasi që ato janë në gjendje të keqe për tu riparuar, në këto raste makinerit duhet
të zëvendsohem me makina të reja.
Planifikimi i dështimit
Duke identifikuar sesi organizatat mund të shpetojn nga dështimet është në interes të
veqant të operacioneve të shërbimit, sepse mund ta kthejn dështimin duke e minimizuar
efektet në konsumator.
Stadet në planifikimin e dështimeve janë:
1. Zbulimi, 2. akti, mësimi dhe 3. plani
7. PËRMIRSIMI I OPERACIONEVE
Edhe pse një operacion është projektuar dhe veprimtaria e tij është planifikuar e
kontrolluar,detyra e menagjerit të prodhimit e të operacioneve ende nuk ka
përfunduar
Figura: Tre stadet e përmisimit të operacioneve
1. Përcaktimi i Operacioneve
2. Parandalimi i Dështimit
3. Manaxhimi i Cilësisë totale (MCT)
Para menaxherëve të operacioneve mund të lind mendimi të gjejn mjetet për përmisimin e
operacioneve, qysh në fillim ata nevojitet të dinë sa të mirat e tyre janë tashmë në rregull.
Menaxhimi i jep prioritet përmisimit dhe percakton pjesërisht, nëse kryrja aktualisht e nje
operacioni gjykohet si e mir, e keqe, ose indiferente.për këtë arsye të gjitha operacionet
kanë nevojë një lloj matje të performances si kërkesë e domosdoshme e permisimit.
Matsit e performancës pesë objektivat e përformancës:
Cilësi /shpejtësi /besueshmëri /fleksibilitet dhe Kosto,
janë në të vrtetë përbërës të shumë përmasave më të vogla. Psh., kostoja e një operacioni
rrjedh nga shumë faktorë që mund të përfshijnë efiqencën e blerjes së operacionit,
efiqencen më të cilën operacioni shkëmben materialet, e produktivitetitin e stafit të tij,
raportin e përpjestimit direkt/indirekt të zërave të kostos, e kështu më radhë.
Standardet e performancës
Pasi për një operacion është matur performanca e tij duke përdorur një sërë matësash
specifike, lind nevoja të gjykohet, në qoftë se performanca e tij është e mirë e keqe ose
indiferente.
Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, ku secila prej tyre përfshin krahasimin e nivelit
aktual të arritur së fundmi me disa lloje standardesh zakonisht përdorën:
katër lloje standardesh :
Standarde historike që do te thot krahasimi I performances së tanishme kundrejt te
meparshmes.
Standardet e performances objektive,normative (spo):
Jan ato qe vendosen ne menyr arbitrare per te pasqyruar nje nivel performance qe
konsiderohet si me I pershtatshem ose I arsyeshem.
Standardet e performances te konkurentve (SPK):
Krahasojn performancen e arritur te operacioneve me at qe esht arritur nga nje ose me
shum konkurent te organizates .
Standardet e performances absolute (SPA):
Nje spa esht nje standard i marr ne kufi teorik kto standarte jan ndoshta te pa arritshme ne
praktik por ato lejojn veten te renditen kundrejt nje kufiri teorik.
BenchMarking (pika e references)
8. Nje metod qe disa kompani perdoren per te krahasuar operacionet e tyre me ato te
kompanive tjera quhet bench marking ky term tregon nje kriter per te matur diqka ky kriter
sherben si pik referimi.
Ne vitin 1979 korporata X erox perdori termin kompetetiv bench marking per te pershkruar
nje proces:
E perdorur nga funksioni I manifakturimit per te rigjallruar veten duke I krahasuar tiparet,
montimi I makinave dhe komponentet e produkteve te tij me te konkurenteve.
Qe nga ajo koh termi bench marking e zgjeroj kuptimin e tij si nuk kufizohet me vetem ne
operacionet e prodhimit por shihet gjithashtu I aplikushem ne sektort e tjer si ne funksionet
e blerjes dhe marketingut
Nuk izolohet ne vetem ne organizatat e prodhimit por esht perdorur dhe ne sherbime si ne
spitale dhe banka
Nuk praktikohet me vetem nga expert dhe kshilltar por mund te perfshij gjith stafin e
organizates.
Dallojm tipet e ndryshme te benchmarking disa prej cilave jan renditur si me posht:
Benchmarkingu I mbrendshum esht nje krahasim midis operacioneve ose pjesve te
operacionit qe jan brenda se njejtes organizat
I jashtum esht nje krahasim midis nje operacioni dhe operacioneve te tjera qe jan pjes e
organizatave tjera te ndryshme
BenchMarking jo konkurues: esht nje zgjedhje e nje pike referimi kundrejt organizatave
te jashtme qe nuk konkurojn drejtperdrejt ne te njejtat tregje.
Benchmarking konkurues esht nje krahasim I drejtperdrejt midis konkuruesve ne te
njejtin treg ose ne tregjet e ngjajshme.
Benchmarking I performances esht nje krahasim midis niveleve performances te arrirr ne
operacione te ndryshme psh Cilsi shpejtsi fleksibilitet dhe kosto kundrejt performancave te
organizatave te tjera ne dimenzione tjera
Benchmarking praktik esht nje krahasim midis praktikave operative te nje organizate ose
mnyra e te berit te gjerave dhe ato te adoptuara nga nje organizat tjeter
Objektivat e benchmarkingut – merret pjeserisht me aftsin per te gjykuar sa mir ecin nje
operacion prandaj mund te shihet si nje perpjekje per te vendosur standarde realiste
performance .
Benchmarking ka per qellim te stimuloj krijimtarin dhe te siguroj nje shtys qe I aftson
operacionet te kuptojn me mir se si duhet tu sherbejm klienteve.
Me fjal te tjera benchmarking mund te ndihmoj per te forcuar iden e kontributit te
drejperdrejt qe nje operacion ka ndaj konkurences se organizates se tij.
Prioritetet e permisimit –dallojm dy prioritete te permisimit ku operacionet vendoset
cilat objektiva te performances
Qellimi themelor I operacioneve eshte te krijoj mallra dhe sherbime ne menyr te till
qe te plotsoj nevojat e klientve te tyre per te gjykuar rensin ndaj klienteve duhet te
nisemi nga disa faktor konkurues si:
Faktoret konkurues porosit – fitues , Faktoret te konkurences se cilsis , faktoret
konkurues me pak te ronsishem
9. Prioriteti per permisimin qe duhet ti jepet secilit faktor konkurues mund te vlersohet
nga nje krahasim I rensis se tyre dhe performances
Kjo mund te tregohet ne nje matric te rensis se performances e cila punen e vet e ban
nbaz te llogaritjeve dhe disa kritereve siq janë:
Zona e pershtatshmeris, zona permisim , zona veprimit urgjent ,dhe zona tejkalim
Mnyrat e permisimit te operacionit nga prioritetet e shumta te permisimit te
operacioneve esht strategjia qe perpiqet te mbaj ne vazhdimsi permisimin e
operacioneve
Kjo strategji permban dy mnyra te permisimit :
Permisimi shkall shkall :ndyshe quhet me termin novacionet te bazuara ne permisim
permbledh mjetet kryesore te permisimit te cilat perdoren ne rastet kur ndodhin ndryshime
dramatike ne rrugen e punes operative per shkaqe jo te zakonshme psh pershtatja e
makinave apo teknologjike te reja materialeve treja punojs te ri etj
Ana negative e menyres shkall shkall te permisimit esht mosperputhja ne koh midis
momentit kur ndodh ndryshimi dhe momentet kur behet permisimi.
Permisimet e vazhdueshme – nga vet emertimi nenkupton nje proces I vazhdueshem
permisimi qe ka te bej me nje mnyr permisimi te performances e cila shkurton hapat e
permisimit pra zbut mos perputhjet midis momentit ku lind nevoja e permisimit dhe
momentit te realizimit te tij.