SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  12
Universiteti i Tiranës 
Fakulteti i Shkencave Sociale 
MSc. Studime Rajonale Politike 
Miti i Romёs sё Tretё 
Xhejni Melonashi 
Tiranë, Janar 2014
Hyrje 
Perandoria Romake ishte perandoria që u ngrit dhe u qeveris nga qyteti i Romës gjatë 
qindvjeçarëve 6 Para Krishtit dhe 5-6 Para Krishtit. Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e 
Perandorisë Romake janë viti 27, fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit 
"August", dhe 395 Pas Krishtit, kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda përfundimisht në 
mes, në pjesën perëndimore atë lindore. Nga koha e Augustit deri në rënien e Perandorisë 
Perëndimore, Roma zotëronte Euroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, dhe përbënte 
shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti 
romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën perandorin Trajan, me pushtimin e 
Dacisë në vitin 106. 
Tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e parë të lartë të tyre gjatë kohës së Perandorisë 
Romake dhe në zonat e qeverisura nga ajo, po ashtu cilësia dhe niveli i popullsisë së asaj kohe do 
të duhej të arrihej në Evropë dhe Afrikën e Veriut shekuj më vonë. Perandoria Romake ushtronte 
ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Gjuha latine si gjuha e Romës, 
ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë Romake. Latinishtja ka qenë më pas, në 
mbarë Evropën, me qindra vjet gjuha e të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në kohën 
baroke. Ende në ditët e sotme latinishtja përdoret në disa degë të shkencës, si mjekësia dhe 
biologjia. Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të 
pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë, në atë të Lindjes dhe të 
Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria 
Romake e Perëndimit ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes njihet 
gjerësisht sot si Perandoria Bizantine, e cila i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së 
bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në 
rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453. Vlen të përmendet se, ndikimi në 
kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri dhe arkitekturën e qytetërimeve që 
pasuan, vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin 
shtetëror evropian, para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri.
Në fillimet e perandorisë u synua ruajtja e një forme republikane qeverisjeje. Perandori romak 
portretizohej thjesht si "qytetar i parë" dhe senati kishte fuqinë legjislative, ndërkohë që gjithë 
autoritetin ligjor më parë e mbanin asambletë popullore. Sidoqoftë, roli i perandorëve u bë 
gjithnjë e më shumë autokratik dhe senati u reduktua në një trupë këshilluese e emëruar nga 
perandori. Perandori nuk e trashëgoi burokracinë nga Republika duke qenë se ajo nuk kishte 
trupa qeverisëse përveç Senatit. Perandorët i emëronin vetë këshilltarët e tyre, ndërkohë që 
shtetit i mungonin shumë institucione, si ato për planifikimin e buxhetit. Disa prej historianëve e 
kanë cilësuar këtë si një prej arsyeve të rënies së Perandorisë Romake. 
Në Itali, perandori i fundit romak u rrëzua në vitin 476. Në lindje, Perandoria Romake, që njihej 
si Perandoria Bizantine, vazhdoi të qëndrojë në këmbë edhe njëmijë vite të tjerë. Kryeqyteti, 
Kostandinopoja, që kish marrë emrin e perandorit të parë të krishterë, u bë për të krishterët e 
Bizantit një qendër me po aq rëndësi sa edhe Roma, me Papën si patriark. Kostandinopoja mbajti 
gjithashtu një pozitë kyçe ekonomike përgjatë rrugëve tregtare midis Detit të Zi dhe Detit 
Mesdhe, si dhe në mes Evropës dhe Azisë. Kostandinopoja dukej e pathyeshme. Pavarësisht më 
shumë se njëzet rrethimeve, ushtritë e vetme që pushtuan Kostandinopojën ishin ato të 
kryqëzatës së katërt dhe ata ia dolën vetëm me dinakëri. Në 1204, pjestarët e kryqëzatës, duke 
pohuar miqësi me vëllezërit e tyre të krishterë, i ankoruan anijet e tyre në Bririn e Artë, që ishte 
porti i qytetit. Më pas, hipën me shkallë në muret që në atë anë të qytetit ishin të ulëta, dhe e 
plaçkitën. Kështu që në 1453, kur sulltan Mehmeti II dhe ushtria e tij turke rrethoi qytetin, 
mbrojtësit e tij bllokuan hyrjen e Bririt të Artë me një zinxhir hekuri, të lidhur me disa lundra. 
Kjo do të thoshte që Mehmetit do t'i duhej të depërtonte në muret e anës perëndimore të qytetit. 
Për ta bërë këtë, ushtritë e tij do t'i duhej që së pari të kalonin një hendek me ujë, ishte 18.5 metra 
i gjerë. Pastaj ata do të duhej të kapërcenin një mur me gurë 9 metra të lartë, 21 metra të trashë, 
ndërkohë që mbrojtësit e qytetit i bombardonin me gurë, shtiza dhe vaj të nxehtë. Kushdo që 
arrinte të kalonte do të gjendej i bllokuar në mes të murit të jashtëm dhe një muri të brendshëm, 
12 metra të lartë dhe 18 metra të gjerë. Të shpërndara brenda hapësirës së këtyre dy mureve ishin 
96 kulla. Askush nuk e kishte thyer ndonjëherë. Edhe Atila, kur kish parë mbrojtjen e qytetit, 
kishte urdhëruar hunët e tij që të tërhiqeshin. Mehmeti ishte i vendosur që ta pushtonte 
Kostandinopojën. Këshilltarët e tij, duke përfshirë Vezirin e Madh, Halil Pashën, e quajtën 
shumë të rrëmbyer sulltanin 22-vjeçar, ndërsa planin e tij të pamatur. Mehmeti i injoroi të gjithë.
Ai ndërtoi një kala nëpër Bosfor që nga Kostandinopoja dhe në fillim të pranverës ngriti një 
bllokadë. I urdhëroi njerëzit e tij që të gërmonin poshtë mureve, por bizantinët arritën të kun 
dërveprojnë ndaj secilës prej këtyre përpjekjeve. Më 20 prill, disa anije gjenoveze lundruan 
përtej bllokadës dhe - me zinxhirët e hequr në mesin e natës - hynë në Bririn e Artë. Në këtë 
moment, Mehmeti urdhëroi inxhinierët e tij që të ndërtonin një rrugë në anën tjetër të portit dhe 
me anë të qeve që kish marrë me vete tërhoqi shtatëdhjetë anije nëpër tokë, drejt Bririt. 
Megjithatë, pas shtatë javëve, asnjë turk nuk kishte kaluar muret e qytetit. U duk se Pashai kish 
patur të drejtë. Brenda në qytet, bizantinët ishin të tejlodhur, por ende të vendosur. Pas kësaj, 
erdhën një seri ogurësh që nuk mund të shpërfilleshin. Një mjek venecian, Nicolo Barbaro, u bë 
dëshmitar i ngjarjeve nga brenda mureve. "Në orën e parë të natës, u duk një shenjë e 
mrekullueshme në qiell, që ishte për t'i treguar Kostandinit, Perandori i Parë i Kostandinopojës, 
se perandorisë së tij krenare po i vinte fundi", shkruante Barbaro. "Në orën e parë pas muzgut u 
ngjit Hëna, që kish qenë gjithë kohës e plotë, kështu që duhet të ngjitej në formën e një rrethi të 
plotë, por ajo u ngjit sikur të ishte jo më shumë se një Hënë treditore, duke u shfaqur shumë pak, 
ndonëse ajri ishte i pastër si kristal".Sipas Barbaros, eklipsi hënor ndodhi në 22 maj; të tjerë 
thonë në 24 maj. Sido që të jetë, ishte shqetësuese. "Perandori i Kostandinopojës ishte shumë i 
frikësuar nga kjo dhe po kështu të gjithë të tjerët", vazhdon Barbaro, "sepse grekët kishin një 
profeci që thoshte se Kostandinopoja nuk do të binte deri kur Hëna e plotë të jepte një shenjë". 
Kishte edhe shenja të tjera po kaq shqetësuese. Teksa një statujë e Virgjëreshës - ikona më e 
shenjtë e qytetit - po transportohej nëpër rrugë, ajo u shemb në tokë. Më pas pati një stuhi të 
papritur dhe kortezhi u desh të braktisej. Mëngjesin tjetër, qyteti u zgjua i mbështjellë në një 
mjegull të trashë, të pazakontë në atë kohë të vitit. Më pas, një dritë e kuqe u ngrit nga toka deri 
në majë të kupolës së Shën Sofisë. Banorët e qytetit e interpretuan si shenjë që tregonte se qyteti 
do të shuhej në një kolonë zjarri. Një Kardin tek i shkruante Papës një muaj më vonë, thoshte se, 
"ashtu si qyteti u themelua nga Kostandini, bir i Helenës, po ashtu tani do të humbej prej një 
tjetër Kostandini (perandori i ri ishte i njëmbëdhjeti me atë emër), bir i Helenës. Dhe murgu 
Gennadios Scholarios vërente se maji, muaji kur qyteti do të binte, ishte i njëjti muaj në të cilin 
ai qe themeluar në vitin 330. Edhe turqit i vunë re disa prej këtyre shenjave. Mehmet ishte 
veçanërisht i shqetësuar nga drita e kuqe mbi kupolën e Shën Sofisë, për të cilën u tremb se mos 
ishte shenjë e ndërhyrjes hyjnore në anën e qytetit. Më 26 maj, turqit mbajtën një këshill lufte 
dhe përsëri Pashai i kërkoi të tërhiqeshin përpara se të mbërrinin përforcimet europiane. Por
Mehmeti kish nisur të besonte interpretimet e vetë bizantinëve për shenjat: se ishte koha që qyteti 
të binte. Më 29 maj, disa valë turqish dhe vasalësh të tyre sulmuan muret. Pas katër orësh, ata më 
në fund hynë. Pak para agimit, turqit ishin brenda në Kostandinopojë. "Profecitë ishin 
përmbushur", shkruante Barbaro, "duke parë se turqit kishin hyrë në Greqi, ishte një perandor i 
quajtur Kostandin, biri i Helenës, Hëna kishte dhënë një shenjë në qiell, pra Perëndia kishte 
vendosur kështu kundër të krishterëve dhe veçanërisht kundër Perandorisë së Kostandinopojës". 
Kronikanët e kohës kishin arsye të forta t'u jepnin domethënie shenjave. Kristoboulos i Imbros 
dhe Laonikos Chalkokondyles, ishin të etur për të treguar besnikërinë e tyre ndaj sulltanit duke 
demonstruar pashmangshmërinë hyjnore të pushtimit të tij. Sulltani e shpërbleu Kristoboulosin 
duke e emëruar guvernator të Imbrosit. Sidoqoftë, historianët e kohës, ashtu si edhe ata modernë 
pranojnë se turqit kishin më shumë ogurë në anën e tyre. Mehmeti solli me vete rreth 80,000 
burra, të armatosur me shtiza, shpata, shigjeta, tokmakë dhe një përkushtim ndaj Islamit. 
Ndonëse Sulltani nuk e dinte, Kostantini kishte vetëm rreth 5,000-7,000 burra. Mehmeti kishte 
rreth 250 anije, Kostantini vetëm 26. Në 1326, turqit pushtuan pjesën më të madhe të Anadollit 
dhe në 1356 ata kaluan në Evropë. Në 1402, tartarët i ndalën në Ankara, por shpejt tartarët u 
tërhoqën në lindje ndërsa turqit përparuan. Ndërkohë, bizantinët, asnjëherë nuk e kishin marrë 
veten nga pushtimi i 1204 dhe perandoria e tyre ishte reduktuar gradualisht duke patur tashmë 
vetëm Kostandinopojën dhe rrethinat. Shumë përpara se të pushtonte qytetin, pavarësisht 
brengave të këshilltarëve të tij, Mehmeti qe tashmë shumë më i fuqishëm se Kostantini. Deri në 
1453, shpresa e vetme e bizantinëve ishte që aleatët e tyre të krishterë të mblidheshin e t'i 
ndihmonin. Por në perëndim, evropianët ishin të zënë me Luftën e Njëqind Vjetëve dhe Luftën e 
Trëndafilave. Më tej në lindje, mbretërit e Serbisë dhe Hungarisë kishin nënshkruar pakte me 
Mehmetin. Papa ishte përkrahës, por shumë pak kish për të ofruar. Venedikasit dhe gjenovezët 
dërguan disa anije, por interesi i tyre i vërtetë ishte për tregti dhe turqit dukeshin partnerë po aq 
të gatshëm sa edhe bizantinët. Disa anije veneciane arritën madje të dalin nga Briri i Artë në 
shkurt, duke arritur t'i shpëtojnë si bllokadës, ashtu edhe nevojës për të luftuar 
turqit.Shkencëtarët dhe historianët mbeten të pasigurtë mbi arsyen që shkaktoi eklipsin e errët, 
motin e pazakontë dhe dritat e kuqe në Shën Sofi. Disa mendojnë se dritat ishin një reflektim i 
zjarreve të largët të turqve. Të tjerë spekulojnë se një aktivitet i largët vullkanor hodhi thërrmija 
në atmosferë dhe shkaktoi të tre fenomenet. Cilido të ketë qenë shkaku, nuk ka asnjë dyshim se 
në mendjen e mesjetarëve, ata kishin shumë rëndësi. Këto shenja nuk ishin as propagandë e
mëvonshme e turqve fitimtarë. Kishte gjithashtu shumë kronikanë të krishterë si Barbaro dhe 
Isidori, që, mes tronditjes dhe dëshpërimit për rënien e Kostandinopojës, gjetën ngushëllim dhe 
shpjegim tek vullneti i Perëndisë. Kur fundi erdhi, në vitin 1453, ata ishin të përgatitur për të. 
Madje ndokush habitej që nuk kish ardhur më herët". Ka mundësi që shenjat të kenë dhënë një 
dorë për rënien e qytetit. Në një pikë kur turqit ishin të pashpresë dhe bizantinët të lodhur tej 
mase, ato mund të kenë rritur moralin e të parëve dhe të kenë ulur atë të të dytëve. Artileria 
superiore turke ishte padyshim e rëndësishme, por edhe faktorët psikologjikë mund të kenë 
luajtur rolin e tyre në pushtimin e Kostandinopojës. "Mehmeti fare mirë mund të ketë folur për 
secilën shenjë duke thënë se ishin paralajmërime për fitoren", shkruan historiani Robert Martin. 
"Koha e sulmit final ndaj Kostandinopojës i jep natyrshëm besueshmëri kësaj ideje". 
Roma e Tretё 
Pas dekadash së pushtimit të Konstandinopojës nga Perandoria Osmane me nё krye Mehmetin II 
më 29 maj 1453, disa “ortodokso- lindore” nisën të cilësonin Moskën si " Roma e tretë ", ose " 
Roma e Re ". Ky lloj qëndrimi emocional ndaj Moskës filloi gjatë mbretërimit të Ivanit III të 
Rusisë i cili ishte martuar me Sofia Paleologue, mbesë e Konstandinit XI, perandorit të fundit 
bizantin1. Nga rregullat dhe ligjet e trashëgimisë të ndjekura nga shumica e monarkive evropiane 
të kohës edhe Ivani mund të pretendonte se ai dhe pasardhësit e tij ishin trashëgimtarë të 
Perandorisë së rënë, por traditat romake të perandorisë nuk e kishin praktike të njohur 
trashëgiminë automatike të pushtetit perandorak. Pretendimi forcohej më tej duke u bazuar në fe. 
Besimi ortodoks ishte në qendër të nocionit të identitetit bizantin dhe pёrbёnte një tipar dallues 
duke sjellë kështu ndasi të dukshme mes ortodoksёve dhe atyre që konsideroheshin të pa fe apo 
barbarë. Vladimiri i Madh kishte konvertuar rusët e Kievit në ortodoksë që prej vitit 989 p.k. 
Historia e " Romës së tretë " ( Kostandinopojës së dytë ) filloi në shekullin e 14-të në Bullgari , 
nën mbretërimin e Car Ivan Aleksandrit2. Ai kishte për qëllim të rriste prestigjin e tokës dhe 
kapitalit të ti, duke u quajtur Tsarevgrad Tǎrnov (nga emri sllav Tsarigrad që kishte 
Konstandinopoja). Kjo nismë u mbështet më vonë dhe nga fjalët e patriarkut Callistus i të 
1 “Bisanzio e gli Slavi, Mosca Terza Roma”, marrё nga: http://www.imperobizantino.it/old/BisanzioSlavi-art5.htm, 
[parё pёr herё tё fundit mё 20 dhjetor 2013]. 
2 Lotman, J., Uspenskij B., 1986, “Il concetto di`mosca terza roma' nell'ideologia di pietro I”, Europa Orientalis 5, 
fq.483.
Konstandinopojës sipas së cilit Tǎrnovo është kryeqyteti i bullgarëve dhe ti dyti de facto dhe de 
jure pas Kostandinopojës. Pas rënies së Tǎrnovo ndaj turqve osmanë më 1393, një numër i 
konsiderueshëm klerikësh bullgarë kërkuan strehim në tokat ruse dhe transferuan idenë e Romës 
së tretë atje, ide e cila përfundimisht u shfaq në Tver, gjatë sundimit të së Boris të Tver-it. 
Në Rusi, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, teoria e “Romës së tretë” u bë një realitet politik. 
Murgu Filothe i Pskovit e informoi car Vasilin III (1505-1533) për vizionin e tij, se carizmi rus 
do të ishte mbretëria e fundit tokësore e Popullit të Perëndisë3. Roma e parë ra nga herezia. Roma 
e dytë, Konstandinopoja, ra nga mëkati. Roma e tretë, Moska, po qëndron. Nuk do të ketë Romë 
të katërt. Car Ivani IV, i Tmershmi (1533-1584), e themeloi mbretërimin e tij mbi këtë bazë. Ai u 
kurorëzua car në 1547 si pasues i perandorit bizantin. Ai i persekutoi armiqtë e tij mizorisht 
ngaqë ai i vuri nën kontrollin e tij personal si Kishën ashtu edhe shtetin. Ndërmjet viktimave të 
shumta të Ivanit ishte Mitropoliti Filip i Moskës. Ai u mbyt nga xhelatët e carit në 1568 për 
kundërshtimin e tij të hapur ndaj veprimeve të sundonjësit të marrë. Filipi është kanonizuar qysh 
herët nga Kisha si shenjt. 
Në 1547-1549 Kisha e Rusisë kanonizoi zyrtarisht shumë shenjtorë nga anë të ndryshme të 
vendit, duke e përdorur nderimin e këtyre njerëzve të shenjtë – të cilët ishin nderuar më parë 
vetëm lokalisht – si mjet për unifikimin kombëtar. Në 1551, Sinodi i Njëqind Kapitujve – Sobori 
Stoglav – e afirmoi më tej supremacinë e Orthodhoksisë Ruse mbi Kishat e tjera Orthodhokse të 
Lindjes. Mbasi rusët i mundën turqit në Kazan, në 1551, Ivani ndërtoi të famshmen Kishë të 
Shën Vasilit në Kremlinin e Moskës në nderim të Shën Vasilit (v. 1552). Kjo kishë është e 
njohur për kombinimin e stilit të krishterë dhe oriental. Gjatë pjesës së parë të mbretërimit të 
Ivanit, ati i tij shpirtëror ishte prifti Silvestër. Shumë nga reformat e para të Ivanit udhëhiqeshin 
nga ky bari i thjeshtë. Silvestri ishte kontribuesi kryesor i librit të quajtur Domostroi ose Shtëpi-ndërtuesi, 
që i mësonte familjeve të krishtera ruse sesi duhej t’i rregullonin jetët e tyre sipas 
praktikave rituale dhe etike të Kishës Orthodhokse. Domostroi ishte një libër shumë popullor, i 
cili ndikoi breza të familjeve ruse. Ivani e internoi Silvestrin në 1559. 
Gjithashtu, gjatë mbretërimit të Ivanit të Tmerrshëm, Mitropoliti Makario i Moskës (1542-1563) 
shkroi dymbëdhjetë vëllime të quajtura Këndimet Mujore. Kjo ishte një përmbledhje e madhe e 
3 Moscow, the Third Rome, marrё nga: http://web-static.nypl.org/exhibitions/russia/themes/thirdrome.html.
komentarëve mbi Biblën, jetët e shenjtorëve, predikimeve dhe materialeve të tjera për lexime 
shpirtërore. Në këtë kohë “jo-zotëruesi” Shën Maksim Greku (v. 1556) u burgos dhe u torturua 
për përpjekjen e tij për të rishqyrtuar dhe korrigjuar librat liturgjikë të Kishës Ruse. Shën Guri 
(Gury v. 1563), peshkop i Kazanit, po kryente misionet e tij ndër fiset e Siberisë. 
Gjatë mbretërimit të birit të Ivanit, Theodhorit, Patriku i Konstandinopojës, Jeremia II, erdhi në 
Moskë për të kërkuar ndihmë. Kisha e Patriarkanës së Konstandinopojës ishte nën pushtetin e 
turqve. Kështu, nën presionin e dukshëm të kësaj situate, patriku e njohu peshkopin moskovit, 
Job, si patrikun e gjithë Rusisë, në 1589. Ky ishte patriku i parë i Rusisë. Dokumenti i vendosjes 
së patriarkut të ri ishte pothuaj një përsëritje e profecisë së Filotheut rreth Moskës si Roma e 
tretë. Kështu, teoria, e cila u bë praktikë nën Ivanin III, u afirmua tani, zyrtarisht nga prelati më i 
lartë në Kishën Orthodhokse. Në 1593 Kisha Ruse mori aprovimin e statusit të saj si patriarkanë 
nga peshkopët e Jerusalemit, Aleksandrisë dhe Antiokisë. Kështu, u njoh, zyrtarisht si e pesta në 
nderim ndër patriarkanat orthodhokse. 
Shekulli i gjashtëmbëdhjetë pa zhvillimin e mbretërisë Polako-Lituane në kufijtë perëndimorë të 
Rusisë. Në 1569 Polonia dhe Lituania ishin bërë një nën Sigismundin. Mbretëria kishte marrë 
segmente të tokave ruse në lindje deri në Kiev – territore të populluara pothuaj, krejtësisht nga të 
krishterë orthodhoksë. Jezuitët kishin hyrë në këtë territor më parë, duke prurë mësimin dhe 
praktikat latine. Rezulatat i kësaj ishte Unioni i Brest-Litovskit në 1596, me anë të cilit 
peshkopët orthodhoksë të zonës bënë një bashkim me Kishën Romane mbi bazën e marrëveshjes 
së arritur në Firence një shekull më parë. Ritet dhe zakonet e Kishës për masat e besimtarëve 
orthodhoksë që u morën në “unia” mbetën të njëjta. Hierarkia kishtare, udhëheqja klerikale dhe 
akademike e Kishës ishte e vendosur totalisht nën disipilinën latine dhe doktrinën e papatit 
roman. Ky bashkim i 1596 mbeti, në fakt, në territoret të cilat vazhduan të ishin nën sundimin e 
qeverive jo-orthodhokse të Polonisë, Austro-Hungarisë dhe Çekosllovakisë. 
Qysh prej fillimit të saj lëvizja uniate u ndesh me një kundërshtim të fortë. Kundërshtarët ishin, 
kryesisht, orthodhoksë laikë, të cilët ishin të organizuar në vëllazëri dhe bekuar nga patriku 
Jeremia i Konstandinopojës, për të mbrojtur besimin orthodhoks, qysh prej 1588. Në fillim
lëvizja anti-uniate u ndihmua nga përdorimi i shtypshkronjës së Ivan Fedorovit. Ky njeri u përzu 
nga Moska prej Ivanit III, për shkak “zbulimin diabolik” të tij. 
Miti i Romёs sё Tretё nuk ishte njё pretendim i kufizuar vetem nё territorin carist, pёrkundrazi 
pёrbёnte njё orvatje tё shumё popujve pretendente pёr tё pёrvetёsuar dinamikat fitimtare tё 
Perandorisё Romake. Supremacia e njё perandorie pёrbёnte njё gur tё rёndёsishёm themeli pёr 
shumё popuj, revolucione dhe ideologji. Mes dёshirёs pёr tё qёnё pjesё e njё sё kaluare tё 
lavdishme vende tё ndryshmё pretendonin lidhjen e tyre tё gjakut me njё perandori e cila edhe 
pse e shembur jehonte ende supremaci luftarake. Domosdoshmёria e krijimit tё njё identiteti 
kombёtar, pёrkatёsie dhe identifikimi stimulonte dёshirat e Romёs sё Tretё, tё vetmes force 
hyjore e cila kishte nё dorё fatet e botёs. Kjo teori sa romantike aq dhe revolucionare pёrbёn njё 
teori uniteti dhe pёrkatёsie prandaj tejkalonte kohё dhe hapёsira. 
Perandoria austriake pretendonte të ishte trashëgimtare e Perandorisë së Shenjtë Romake. 
Habsburgët e Austrisë u përpoqën të bashkonin Gjermaninë nën sundimin e tyre. Më vonë 
Perandoria Gjermane në vitin 1871 gjithashtu pretendonte se ishte Roma e tretë dhe i përkiste të 
njëjtës linjë gjaku perandorak . Titulli për perandorët gjermanë ishte Kaiser, fjala gjermane për 
Çezar4. 
Giuseppe Mazzini, nacionalist dhe patriot Italian promovoi nocionin e " Romës së tretë ". Ai 
pohonte se pas Romës së perandorëve, pas Romës së papëve, do të vijë Roma e popullit, 
adresuar bashkimit tё Italisë me Romën kryeqytet. Pas bashkimit të Italisë në Mbretërinë e 
Italisë, shteti është konceptuar si Romë nga figura e tretë italiane. Pas bashkimit, Mazzini foli për 
nevojën e Italisë si Roma e tretë me aspirata perandorake. Mazzini mbronte idenë se Italia duhet 
të pushtonte dhe të kolonizonte tokat tunizianë te cilat përbënin çelësin për Mesdheun Qendror, 
duke konceptuar Italinë kështu me të drejta të plota dhe legjitime për të dominuar Detit Mesdhe 
sikundër kishte bërë Romëa e lashtë. Edhe diktatori italian Benito Musolini duke ju referuar 
Italisë së tij fashiste, përdorte konceptin e " Romës së tretë, përcaktim ky i cili përfshinte dhe 
planin e Musolinit për të zgjeruar Romën drejt Ostias dhe detit. 
4 Lotman, J., Uspenskij B., 1986, “Il concetto di`mosca terza roma' nell'ideologia di pietro I”, Europa Orientalis 5, 
fq.482.
Pas rënies së Kostandinopojës, Mehmeti II shpalli veten Kayser -i Rum sinonimi i togfjalëshit 
"Çezari i Romës ". Ky vetёkurorёzim a u njoh nga Patriarku ortodoks i Konstandinopojës, por jo 
nga katoliket në Evropën Perëndimore. Gennadios ( Georgios Scholarios ), një armik i vendosur i 
Perëndimit u shpall Patriark i Konstandinopojës, me të gjitha atributet ceremoniale të Bizantit, 
nga Mehmeti II i cili ishte vetё konsideruar perandor legjitim. Pretendimi i Mehmetit II bazohej 
në faktin se Kostandinopoja ishte qëndra e perandorisë Romake –sidomos në vitin 330 pas 
Krishtit dhe rënies së Perandorisë romake të Perëndimit. Mehmeti gjithashtu kishte një lidhje 
gjaku me familjesn perandorake bizantine, paraardhësi i tij, sulltan Orhan ishte martuar me një 
princeshë bizantine dhe Mehmeti pohonte prejardhjen nga John Tzelepes Komnenos. Perandoria 
Osmane u shtri deri në Otranto gjatë asaj periudhe por ndërkohë që Mehmeti II ishte duke 
planifikuar marrjen e vetë Romës, fushatat pushtuese do të mbeten pa një përfundim nga vdekja 
e tij e papritur kur fushata italiane u ndërpre nga vdekja e tij e papritur. Titulli ra në mospërdorim 
pas vdekjes së tij , por strukturat perandorake krijuar nga Mehmetit II jetuan për shekuj me 
radhë. Historiani turk Ilber Ortaylı ishte një ithtar i këtij pohimi, duke përmendur fasadën 
multikulturor të shtetit dhe pranimin e zakoneve bizantine tё fronit perandorak. Për Profesor 
Ortaylı pretendimi i Rusisë për të qënë një Romë e Tretë përbën vetëm një titull formal dhe se 
sulltan Mehmeti II bazoi politikat e tij gjyqësore dhe pushtimet në krijimin e një Romë të tretë 
islamik (Roma e para është politeiste, e dyta e krishterë ). Pasi Sulejmani i Madhërishëm mundi e 
Karlin V(perandorin e Shenjtё Romak) nёnshkroi njё traktat ku e shpallte veten " Mbreti i 
Spanjës pasardhësi i vërtetë Çezarit. 
Përfundimi 
Përpos shfrytëzimit të teorive dhe vazhdimësisë të lidhjeve me Romën e pare apo atë të dytë të 
shumë vendeve, miti i Romës së tretë Moskovite duket teoria që ende lakohet në studime të 
shumta fetare por dhe reptësisht laike. Roma e tretë përbënte një teori të shekullit të 16-të e cila 
hyjnëzonte rëndësinë globale dhe historike të Moskës, kryeqytetit të shtetit rus, si qendër politike 
dhe fetare. E shpjeguar nën dogmën fetare të mendimit mesjetar, teoria e Moskës si Roma e tretë 
pohonte se çdo banor rus i Moskës, ishte pasardhësi historike i perandorive romake dhe 
bizantine, pasardhës që sipas mendimit të themeluesit të teorisë kishte rënë për shkak të 
devijimeve të tyre nga besimi i vërtetё.
Teoria e Romës së tretë evoluoi si rezultat i zhvillimit të mendimit politik në Rusi, rritjes së 
ndërgjegjes kombëtare gjatë viteve të bashkimit të tokave ruse, çlirimit përfundimtar nga zgjedha 
Tartare dhe konsolidimit të pavarësisë të shtetit rus. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në 
formimin e ideologjisë zyrtare të shtetit të centralizuar rus duke ndihmoi luftën kundër 
përpjekjeve të Vatikanit për të rritur ndikimin e saj në territorin rus. Teoria e Romës së tretë 
shërbeu si bazë për idenë e unitetit mes vendeve sllave të gadishullit të Ballkanit gjatë shekujve 
XVI dhe XVII dhe kishte domethënie të madhe për luftën e sllavëve të jugut kundër zgjedhës 
turke .
BIBLIOGRAFI 
Lotman, J., Uspenskij B., 1986, “Il concetto di`mosca terza roma' nell'ideologia di pietro I”, 
Europa Orientalis 5. 
“L’impero romano d’occidente e l’impero romano d’oriente: i perche’ di una divisione e del suo 
permanere”. 
Burime nga internet: 
1. “Bisanzio e gli Slavi, Mosca Terza Roma”, marrё nga: 
http://www.imperobizantino.it/old/BisanzioSlavi-art5.htm, [parё pёr herё tё fundit mё 20 dhjetor 
2013]. 
2. “From the Fall of Constantinople (1453) through the Reign of Ivan IV, “the Terrible” (1533- 
1584)”, marrё nga: http://web-static.nypl.org/exhibitions/russia/level1.html, [parё pёr herё tё 
fundit mё 20 dhjetor 2013]. 
3. “Impero Bizantino”, marrё nga: http://www.treccani.it/enciclopedia/impero-bizantino/, [parё pёr 
herё tё fundit mё 20 dhjetor 2013]. 
4. “Moscow, the Third Rome”, marrё nga: http://web-static. 
nypl.org/exhibitions/russia/themes/thirdrome.html, [parё pёr herё tё fundit mё 20 dhjetor 
2013]. 
5. “Moscow as the Third Rome”, marrё nga: 
http://encyclopedia2.thefreedictionary.com/Moscow+as+the+Third+Rome, [parё pёr herё tё fundit 
mё 21 dhjetor 2013].

Contenu connexe

Tendances

Presentation1
Presentation1Presentation1
Presentation1Lo Ri
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinAn An
 
perendoria romake.
perendoria romake.perendoria romake.
perendoria romake.Er Is
 
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)EGLI TAFA
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEAltin Emiri
 
"Greqia e lashte" Projekt Historie
"Greqia e lashte" Projekt Historie"Greqia e lashte" Projekt Historie
"Greqia e lashte" Projekt HistorieMatilda Gremi
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeAlejandro Ferit Shehu
 
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madh
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madhMaqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madh
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madhgenitaboja
 
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveDyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveShkollë
 
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikSuzana Muja
 
K r o n o l o g j i a
K r o n o l o g j i aK r o n o l o g j i a
K r o n o l o g j i aMarjan DODAJ
 
Favio Vreka Athina dhe Sparta
Favio Vreka Athina dhe Sparta Favio Vreka Athina dhe Sparta
Favio Vreka Athina dhe Sparta lira kuca
 
Piramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitPiramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitArlinda
 

Tendances (20)

Presentation1
Presentation1Presentation1
Presentation1
 
Civilizimi grek
Civilizimi grekCivilizimi grek
Civilizimi grek
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantin
 
HISTORIA X
HISTORIA X  HISTORIA X
HISTORIA X
 
perendoria romake.
perendoria romake.perendoria romake.
perendoria romake.
 
Histori 6
Histori 6Histori 6
Histori 6
 
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
 
"Greqia e lashte" Projekt Historie
"Greqia e lashte" Projekt Historie"Greqia e lashte" Projekt Historie
"Greqia e lashte" Projekt Historie
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
 
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madh
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madhMaqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madh
Maqedonia në kohën e filipit ii dhe lekës se madh
 
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveDyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e Popujve
 
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
 
K r o n o l o g j i a
K r o n o l o g j i aK r o n o l o g j i a
K r o n o l o g j i a
 
Projekt av
Projekt avProjekt av
Projekt av
 
Greqia
GreqiaGreqia
Greqia
 
Greqia e lashte
Greqia e lashteGreqia e lashte
Greqia e lashte
 
Projekt Histori boterore
Projekt Histori boteroreProjekt Histori boterore
Projekt Histori boterore
 
Favio Vreka Athina dhe Sparta
Favio Vreka Athina dhe Sparta Favio Vreka Athina dhe Sparta
Favio Vreka Athina dhe Sparta
 
Piramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ KeopsitPiramidat e egjptit/ Keopsit
Piramidat e egjptit/ Keopsit
 

En vedette

Lufta II boterore
Lufta II boteroreLufta II boterore
Lufta II boteroreEGLI TAFA
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat BoteroreDenis Lezo
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Zana_Ana
 

En vedette (6)

Lufta II boterore
Lufta II boteroreLufta II boterore
Lufta II boterore
 
Roman literature
Roman literatureRoman literature
Roman literature
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
 
projekt histori
projekt historiprojekt histori
projekt histori
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 

Similaire à Miti i romes se trete

Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIRusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIErollMustafi
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeArlinda
 
Zbulimetgjeografike 130619064824-phpapp01
Zbulimetgjeografike 130619064824-phpapp01Zbulimetgjeografike 130619064824-phpapp01
Zbulimetgjeografike 130619064824-phpapp01Chuck Is
 
Zbulimet e medha gjeografike..histori
Zbulimet e medha gjeografike..historiZbulimet e medha gjeografike..histori
Zbulimet e medha gjeografike..historiDaniela Muhaj
 
Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeZbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeDani Muhaj
 
Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Perandoria Lindore Romake - Bizanti Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Perandoria Lindore Romake - Bizanti Shkollë
 
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj) Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj) Marjan DODAJ
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaSaga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaMarjan DODAJ
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANIGJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”#MesueseAurela Elezaj
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 

Similaire à Miti i romes se trete (20)

Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIRusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike
 
Zbulimetgjeografike 130619064824-phpapp01
Zbulimetgjeografike 130619064824-phpapp01Zbulimetgjeografike 130619064824-phpapp01
Zbulimetgjeografike 130619064824-phpapp01
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Zbulimet e medha gjeografike..histori
Zbulimet e medha gjeografike..historiZbulimet e medha gjeografike..histori
Zbulimet e medha gjeografike..histori
 
Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografikeZbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike
 
Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Perandoria Lindore Romake - Bizanti Perandoria Lindore Romake - Bizanti
Perandoria Lindore Romake - Bizanti
 
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj) Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
Aleksandri i Madh është shqiptar - Njazi Muhamedi (postuar nga: M. Dodaj)
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Rruga egnatia
Rruga egnatiaRruga egnatia
Rruga egnatia
 
Lek Dukagjini
Lek DukagjiniLek Dukagjini
Lek Dukagjini
 
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaSaga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
Histori
HistoriHistori
Histori
 
Berati qytet
Berati qytetBerati qytet
Berati qytet
 
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANIGJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
 
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 

Miti i romes se trete

  • 1. Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave Sociale MSc. Studime Rajonale Politike Miti i Romёs sё Tretё Xhejni Melonashi Tiranë, Janar 2014
  • 2. Hyrje Perandoria Romake ishte perandoria që u ngrit dhe u qeveris nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve 6 Para Krishtit dhe 5-6 Para Krishtit. Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e Perandorisë Romake janë viti 27, fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 Pas Krishtit, kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda përfundimisht në mes, në pjesën perëndimore atë lindore. Nga koha e Augustit deri në rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Euroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën perandorin Trajan, me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e parë të lartë të tyre gjatë kohës së Perandorisë Romake dhe në zonat e qeverisura nga ajo, po ashtu cilësia dhe niveli i popullsisë së asaj kohe do të duhej të arrihej në Evropë dhe Afrikën e Veriut shekuj më vonë. Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Gjuha latine si gjuha e Romës, ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë Romake. Latinishtja ka qenë më pas, në mbarë Evropën, me qindra vjet gjuha e të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në kohën baroke. Ende në ditët e sotme latinishtja përdoret në disa degë të shkencës, si mjekësia dhe biologjia. Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë, në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes njihet gjerësisht sot si Perandoria Bizantine, e cila i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453. Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri dhe arkitekturën e qytetërimeve që pasuan, vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin shtetëror evropian, para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri.
  • 3. Në fillimet e perandorisë u synua ruajtja e një forme republikane qeverisjeje. Perandori romak portretizohej thjesht si "qytetar i parë" dhe senati kishte fuqinë legjislative, ndërkohë që gjithë autoritetin ligjor më parë e mbanin asambletë popullore. Sidoqoftë, roli i perandorëve u bë gjithnjë e më shumë autokratik dhe senati u reduktua në një trupë këshilluese e emëruar nga perandori. Perandori nuk e trashëgoi burokracinë nga Republika duke qenë se ajo nuk kishte trupa qeverisëse përveç Senatit. Perandorët i emëronin vetë këshilltarët e tyre, ndërkohë që shtetit i mungonin shumë institucione, si ato për planifikimin e buxhetit. Disa prej historianëve e kanë cilësuar këtë si një prej arsyeve të rënies së Perandorisë Romake. Në Itali, perandori i fundit romak u rrëzua në vitin 476. Në lindje, Perandoria Romake, që njihej si Perandoria Bizantine, vazhdoi të qëndrojë në këmbë edhe njëmijë vite të tjerë. Kryeqyteti, Kostandinopoja, që kish marrë emrin e perandorit të parë të krishterë, u bë për të krishterët e Bizantit një qendër me po aq rëndësi sa edhe Roma, me Papën si patriark. Kostandinopoja mbajti gjithashtu një pozitë kyçe ekonomike përgjatë rrugëve tregtare midis Detit të Zi dhe Detit Mesdhe, si dhe në mes Evropës dhe Azisë. Kostandinopoja dukej e pathyeshme. Pavarësisht më shumë se njëzet rrethimeve, ushtritë e vetme që pushtuan Kostandinopojën ishin ato të kryqëzatës së katërt dhe ata ia dolën vetëm me dinakëri. Në 1204, pjestarët e kryqëzatës, duke pohuar miqësi me vëllezërit e tyre të krishterë, i ankoruan anijet e tyre në Bririn e Artë, që ishte porti i qytetit. Më pas, hipën me shkallë në muret që në atë anë të qytetit ishin të ulëta, dhe e plaçkitën. Kështu që në 1453, kur sulltan Mehmeti II dhe ushtria e tij turke rrethoi qytetin, mbrojtësit e tij bllokuan hyrjen e Bririt të Artë me një zinxhir hekuri, të lidhur me disa lundra. Kjo do të thoshte që Mehmetit do t'i duhej të depërtonte në muret e anës perëndimore të qytetit. Për ta bërë këtë, ushtritë e tij do t'i duhej që së pari të kalonin një hendek me ujë, ishte 18.5 metra i gjerë. Pastaj ata do të duhej të kapërcenin një mur me gurë 9 metra të lartë, 21 metra të trashë, ndërkohë që mbrojtësit e qytetit i bombardonin me gurë, shtiza dhe vaj të nxehtë. Kushdo që arrinte të kalonte do të gjendej i bllokuar në mes të murit të jashtëm dhe një muri të brendshëm, 12 metra të lartë dhe 18 metra të gjerë. Të shpërndara brenda hapësirës së këtyre dy mureve ishin 96 kulla. Askush nuk e kishte thyer ndonjëherë. Edhe Atila, kur kish parë mbrojtjen e qytetit, kishte urdhëruar hunët e tij që të tërhiqeshin. Mehmeti ishte i vendosur që ta pushtonte Kostandinopojën. Këshilltarët e tij, duke përfshirë Vezirin e Madh, Halil Pashën, e quajtën shumë të rrëmbyer sulltanin 22-vjeçar, ndërsa planin e tij të pamatur. Mehmeti i injoroi të gjithë.
  • 4. Ai ndërtoi një kala nëpër Bosfor që nga Kostandinopoja dhe në fillim të pranverës ngriti një bllokadë. I urdhëroi njerëzit e tij që të gërmonin poshtë mureve, por bizantinët arritën të kun dërveprojnë ndaj secilës prej këtyre përpjekjeve. Më 20 prill, disa anije gjenoveze lundruan përtej bllokadës dhe - me zinxhirët e hequr në mesin e natës - hynë në Bririn e Artë. Në këtë moment, Mehmeti urdhëroi inxhinierët e tij që të ndërtonin një rrugë në anën tjetër të portit dhe me anë të qeve që kish marrë me vete tërhoqi shtatëdhjetë anije nëpër tokë, drejt Bririt. Megjithatë, pas shtatë javëve, asnjë turk nuk kishte kaluar muret e qytetit. U duk se Pashai kish patur të drejtë. Brenda në qytet, bizantinët ishin të tejlodhur, por ende të vendosur. Pas kësaj, erdhën një seri ogurësh që nuk mund të shpërfilleshin. Një mjek venecian, Nicolo Barbaro, u bë dëshmitar i ngjarjeve nga brenda mureve. "Në orën e parë të natës, u duk një shenjë e mrekullueshme në qiell, që ishte për t'i treguar Kostandinit, Perandori i Parë i Kostandinopojës, se perandorisë së tij krenare po i vinte fundi", shkruante Barbaro. "Në orën e parë pas muzgut u ngjit Hëna, që kish qenë gjithë kohës e plotë, kështu që duhet të ngjitej në formën e një rrethi të plotë, por ajo u ngjit sikur të ishte jo më shumë se një Hënë treditore, duke u shfaqur shumë pak, ndonëse ajri ishte i pastër si kristal".Sipas Barbaros, eklipsi hënor ndodhi në 22 maj; të tjerë thonë në 24 maj. Sido që të jetë, ishte shqetësuese. "Perandori i Kostandinopojës ishte shumë i frikësuar nga kjo dhe po kështu të gjithë të tjerët", vazhdon Barbaro, "sepse grekët kishin një profeci që thoshte se Kostandinopoja nuk do të binte deri kur Hëna e plotë të jepte një shenjë". Kishte edhe shenja të tjera po kaq shqetësuese. Teksa një statujë e Virgjëreshës - ikona më e shenjtë e qytetit - po transportohej nëpër rrugë, ajo u shemb në tokë. Më pas pati një stuhi të papritur dhe kortezhi u desh të braktisej. Mëngjesin tjetër, qyteti u zgjua i mbështjellë në një mjegull të trashë, të pazakontë në atë kohë të vitit. Më pas, një dritë e kuqe u ngrit nga toka deri në majë të kupolës së Shën Sofisë. Banorët e qytetit e interpretuan si shenjë që tregonte se qyteti do të shuhej në një kolonë zjarri. Një Kardin tek i shkruante Papës një muaj më vonë, thoshte se, "ashtu si qyteti u themelua nga Kostandini, bir i Helenës, po ashtu tani do të humbej prej një tjetër Kostandini (perandori i ri ishte i njëmbëdhjeti me atë emër), bir i Helenës. Dhe murgu Gennadios Scholarios vërente se maji, muaji kur qyteti do të binte, ishte i njëjti muaj në të cilin ai qe themeluar në vitin 330. Edhe turqit i vunë re disa prej këtyre shenjave. Mehmet ishte veçanërisht i shqetësuar nga drita e kuqe mbi kupolën e Shën Sofisë, për të cilën u tremb se mos ishte shenjë e ndërhyrjes hyjnore në anën e qytetit. Më 26 maj, turqit mbajtën një këshill lufte dhe përsëri Pashai i kërkoi të tërhiqeshin përpara se të mbërrinin përforcimet europiane. Por
  • 5. Mehmeti kish nisur të besonte interpretimet e vetë bizantinëve për shenjat: se ishte koha që qyteti të binte. Më 29 maj, disa valë turqish dhe vasalësh të tyre sulmuan muret. Pas katër orësh, ata më në fund hynë. Pak para agimit, turqit ishin brenda në Kostandinopojë. "Profecitë ishin përmbushur", shkruante Barbaro, "duke parë se turqit kishin hyrë në Greqi, ishte një perandor i quajtur Kostandin, biri i Helenës, Hëna kishte dhënë një shenjë në qiell, pra Perëndia kishte vendosur kështu kundër të krishterëve dhe veçanërisht kundër Perandorisë së Kostandinopojës". Kronikanët e kohës kishin arsye të forta t'u jepnin domethënie shenjave. Kristoboulos i Imbros dhe Laonikos Chalkokondyles, ishin të etur për të treguar besnikërinë e tyre ndaj sulltanit duke demonstruar pashmangshmërinë hyjnore të pushtimit të tij. Sulltani e shpërbleu Kristoboulosin duke e emëruar guvernator të Imbrosit. Sidoqoftë, historianët e kohës, ashtu si edhe ata modernë pranojnë se turqit kishin më shumë ogurë në anën e tyre. Mehmeti solli me vete rreth 80,000 burra, të armatosur me shtiza, shpata, shigjeta, tokmakë dhe një përkushtim ndaj Islamit. Ndonëse Sulltani nuk e dinte, Kostantini kishte vetëm rreth 5,000-7,000 burra. Mehmeti kishte rreth 250 anije, Kostantini vetëm 26. Në 1326, turqit pushtuan pjesën më të madhe të Anadollit dhe në 1356 ata kaluan në Evropë. Në 1402, tartarët i ndalën në Ankara, por shpejt tartarët u tërhoqën në lindje ndërsa turqit përparuan. Ndërkohë, bizantinët, asnjëherë nuk e kishin marrë veten nga pushtimi i 1204 dhe perandoria e tyre ishte reduktuar gradualisht duke patur tashmë vetëm Kostandinopojën dhe rrethinat. Shumë përpara se të pushtonte qytetin, pavarësisht brengave të këshilltarëve të tij, Mehmeti qe tashmë shumë më i fuqishëm se Kostantini. Deri në 1453, shpresa e vetme e bizantinëve ishte që aleatët e tyre të krishterë të mblidheshin e t'i ndihmonin. Por në perëndim, evropianët ishin të zënë me Luftën e Njëqind Vjetëve dhe Luftën e Trëndafilave. Më tej në lindje, mbretërit e Serbisë dhe Hungarisë kishin nënshkruar pakte me Mehmetin. Papa ishte përkrahës, por shumë pak kish për të ofruar. Venedikasit dhe gjenovezët dërguan disa anije, por interesi i tyre i vërtetë ishte për tregti dhe turqit dukeshin partnerë po aq të gatshëm sa edhe bizantinët. Disa anije veneciane arritën madje të dalin nga Briri i Artë në shkurt, duke arritur t'i shpëtojnë si bllokadës, ashtu edhe nevojës për të luftuar turqit.Shkencëtarët dhe historianët mbeten të pasigurtë mbi arsyen që shkaktoi eklipsin e errët, motin e pazakontë dhe dritat e kuqe në Shën Sofi. Disa mendojnë se dritat ishin një reflektim i zjarreve të largët të turqve. Të tjerë spekulojnë se një aktivitet i largët vullkanor hodhi thërrmija në atmosferë dhe shkaktoi të tre fenomenet. Cilido të ketë qenë shkaku, nuk ka asnjë dyshim se në mendjen e mesjetarëve, ata kishin shumë rëndësi. Këto shenja nuk ishin as propagandë e
  • 6. mëvonshme e turqve fitimtarë. Kishte gjithashtu shumë kronikanë të krishterë si Barbaro dhe Isidori, që, mes tronditjes dhe dëshpërimit për rënien e Kostandinopojës, gjetën ngushëllim dhe shpjegim tek vullneti i Perëndisë. Kur fundi erdhi, në vitin 1453, ata ishin të përgatitur për të. Madje ndokush habitej që nuk kish ardhur më herët". Ka mundësi që shenjat të kenë dhënë një dorë për rënien e qytetit. Në një pikë kur turqit ishin të pashpresë dhe bizantinët të lodhur tej mase, ato mund të kenë rritur moralin e të parëve dhe të kenë ulur atë të të dytëve. Artileria superiore turke ishte padyshim e rëndësishme, por edhe faktorët psikologjikë mund të kenë luajtur rolin e tyre në pushtimin e Kostandinopojës. "Mehmeti fare mirë mund të ketë folur për secilën shenjë duke thënë se ishin paralajmërime për fitoren", shkruan historiani Robert Martin. "Koha e sulmit final ndaj Kostandinopojës i jep natyrshëm besueshmëri kësaj ideje". Roma e Tretё Pas dekadash së pushtimit të Konstandinopojës nga Perandoria Osmane me nё krye Mehmetin II më 29 maj 1453, disa “ortodokso- lindore” nisën të cilësonin Moskën si " Roma e tretë ", ose " Roma e Re ". Ky lloj qëndrimi emocional ndaj Moskës filloi gjatë mbretërimit të Ivanit III të Rusisë i cili ishte martuar me Sofia Paleologue, mbesë e Konstandinit XI, perandorit të fundit bizantin1. Nga rregullat dhe ligjet e trashëgimisë të ndjekura nga shumica e monarkive evropiane të kohës edhe Ivani mund të pretendonte se ai dhe pasardhësit e tij ishin trashëgimtarë të Perandorisë së rënë, por traditat romake të perandorisë nuk e kishin praktike të njohur trashëgiminë automatike të pushtetit perandorak. Pretendimi forcohej më tej duke u bazuar në fe. Besimi ortodoks ishte në qendër të nocionit të identitetit bizantin dhe pёrbёnte një tipar dallues duke sjellë kështu ndasi të dukshme mes ortodoksёve dhe atyre që konsideroheshin të pa fe apo barbarë. Vladimiri i Madh kishte konvertuar rusët e Kievit në ortodoksë që prej vitit 989 p.k. Historia e " Romës së tretë " ( Kostandinopojës së dytë ) filloi në shekullin e 14-të në Bullgari , nën mbretërimin e Car Ivan Aleksandrit2. Ai kishte për qëllim të rriste prestigjin e tokës dhe kapitalit të ti, duke u quajtur Tsarevgrad Tǎrnov (nga emri sllav Tsarigrad që kishte Konstandinopoja). Kjo nismë u mbështet më vonë dhe nga fjalët e patriarkut Callistus i të 1 “Bisanzio e gli Slavi, Mosca Terza Roma”, marrё nga: http://www.imperobizantino.it/old/BisanzioSlavi-art5.htm, [parё pёr herё tё fundit mё 20 dhjetor 2013]. 2 Lotman, J., Uspenskij B., 1986, “Il concetto di`mosca terza roma' nell'ideologia di pietro I”, Europa Orientalis 5, fq.483.
  • 7. Konstandinopojës sipas së cilit Tǎrnovo është kryeqyteti i bullgarëve dhe ti dyti de facto dhe de jure pas Kostandinopojës. Pas rënies së Tǎrnovo ndaj turqve osmanë më 1393, një numër i konsiderueshëm klerikësh bullgarë kërkuan strehim në tokat ruse dhe transferuan idenë e Romës së tretë atje, ide e cila përfundimisht u shfaq në Tver, gjatë sundimit të së Boris të Tver-it. Në Rusi, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, teoria e “Romës së tretë” u bë një realitet politik. Murgu Filothe i Pskovit e informoi car Vasilin III (1505-1533) për vizionin e tij, se carizmi rus do të ishte mbretëria e fundit tokësore e Popullit të Perëndisë3. Roma e parë ra nga herezia. Roma e dytë, Konstandinopoja, ra nga mëkati. Roma e tretë, Moska, po qëndron. Nuk do të ketë Romë të katërt. Car Ivani IV, i Tmershmi (1533-1584), e themeloi mbretërimin e tij mbi këtë bazë. Ai u kurorëzua car në 1547 si pasues i perandorit bizantin. Ai i persekutoi armiqtë e tij mizorisht ngaqë ai i vuri nën kontrollin e tij personal si Kishën ashtu edhe shtetin. Ndërmjet viktimave të shumta të Ivanit ishte Mitropoliti Filip i Moskës. Ai u mbyt nga xhelatët e carit në 1568 për kundërshtimin e tij të hapur ndaj veprimeve të sundonjësit të marrë. Filipi është kanonizuar qysh herët nga Kisha si shenjt. Në 1547-1549 Kisha e Rusisë kanonizoi zyrtarisht shumë shenjtorë nga anë të ndryshme të vendit, duke e përdorur nderimin e këtyre njerëzve të shenjtë – të cilët ishin nderuar më parë vetëm lokalisht – si mjet për unifikimin kombëtar. Në 1551, Sinodi i Njëqind Kapitujve – Sobori Stoglav – e afirmoi më tej supremacinë e Orthodhoksisë Ruse mbi Kishat e tjera Orthodhokse të Lindjes. Mbasi rusët i mundën turqit në Kazan, në 1551, Ivani ndërtoi të famshmen Kishë të Shën Vasilit në Kremlinin e Moskës në nderim të Shën Vasilit (v. 1552). Kjo kishë është e njohur për kombinimin e stilit të krishterë dhe oriental. Gjatë pjesës së parë të mbretërimit të Ivanit, ati i tij shpirtëror ishte prifti Silvestër. Shumë nga reformat e para të Ivanit udhëhiqeshin nga ky bari i thjeshtë. Silvestri ishte kontribuesi kryesor i librit të quajtur Domostroi ose Shtëpi-ndërtuesi, që i mësonte familjeve të krishtera ruse sesi duhej t’i rregullonin jetët e tyre sipas praktikave rituale dhe etike të Kishës Orthodhokse. Domostroi ishte një libër shumë popullor, i cili ndikoi breza të familjeve ruse. Ivani e internoi Silvestrin në 1559. Gjithashtu, gjatë mbretërimit të Ivanit të Tmerrshëm, Mitropoliti Makario i Moskës (1542-1563) shkroi dymbëdhjetë vëllime të quajtura Këndimet Mujore. Kjo ishte një përmbledhje e madhe e 3 Moscow, the Third Rome, marrё nga: http://web-static.nypl.org/exhibitions/russia/themes/thirdrome.html.
  • 8. komentarëve mbi Biblën, jetët e shenjtorëve, predikimeve dhe materialeve të tjera për lexime shpirtërore. Në këtë kohë “jo-zotëruesi” Shën Maksim Greku (v. 1556) u burgos dhe u torturua për përpjekjen e tij për të rishqyrtuar dhe korrigjuar librat liturgjikë të Kishës Ruse. Shën Guri (Gury v. 1563), peshkop i Kazanit, po kryente misionet e tij ndër fiset e Siberisë. Gjatë mbretërimit të birit të Ivanit, Theodhorit, Patriku i Konstandinopojës, Jeremia II, erdhi në Moskë për të kërkuar ndihmë. Kisha e Patriarkanës së Konstandinopojës ishte nën pushtetin e turqve. Kështu, nën presionin e dukshëm të kësaj situate, patriku e njohu peshkopin moskovit, Job, si patrikun e gjithë Rusisë, në 1589. Ky ishte patriku i parë i Rusisë. Dokumenti i vendosjes së patriarkut të ri ishte pothuaj një përsëritje e profecisë së Filotheut rreth Moskës si Roma e tretë. Kështu, teoria, e cila u bë praktikë nën Ivanin III, u afirmua tani, zyrtarisht nga prelati më i lartë në Kishën Orthodhokse. Në 1593 Kisha Ruse mori aprovimin e statusit të saj si patriarkanë nga peshkopët e Jerusalemit, Aleksandrisë dhe Antiokisë. Kështu, u njoh, zyrtarisht si e pesta në nderim ndër patriarkanat orthodhokse. Shekulli i gjashtëmbëdhjetë pa zhvillimin e mbretërisë Polako-Lituane në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Në 1569 Polonia dhe Lituania ishin bërë një nën Sigismundin. Mbretëria kishte marrë segmente të tokave ruse në lindje deri në Kiev – territore të populluara pothuaj, krejtësisht nga të krishterë orthodhoksë. Jezuitët kishin hyrë në këtë territor më parë, duke prurë mësimin dhe praktikat latine. Rezulatat i kësaj ishte Unioni i Brest-Litovskit në 1596, me anë të cilit peshkopët orthodhoksë të zonës bënë një bashkim me Kishën Romane mbi bazën e marrëveshjes së arritur në Firence një shekull më parë. Ritet dhe zakonet e Kishës për masat e besimtarëve orthodhoksë që u morën në “unia” mbetën të njëjta. Hierarkia kishtare, udhëheqja klerikale dhe akademike e Kishës ishte e vendosur totalisht nën disipilinën latine dhe doktrinën e papatit roman. Ky bashkim i 1596 mbeti, në fakt, në territoret të cilat vazhduan të ishin nën sundimin e qeverive jo-orthodhokse të Polonisë, Austro-Hungarisë dhe Çekosllovakisë. Qysh prej fillimit të saj lëvizja uniate u ndesh me një kundërshtim të fortë. Kundërshtarët ishin, kryesisht, orthodhoksë laikë, të cilët ishin të organizuar në vëllazëri dhe bekuar nga patriku Jeremia i Konstandinopojës, për të mbrojtur besimin orthodhoks, qysh prej 1588. Në fillim
  • 9. lëvizja anti-uniate u ndihmua nga përdorimi i shtypshkronjës së Ivan Fedorovit. Ky njeri u përzu nga Moska prej Ivanit III, për shkak “zbulimin diabolik” të tij. Miti i Romёs sё Tretё nuk ishte njё pretendim i kufizuar vetem nё territorin carist, pёrkundrazi pёrbёnte njё orvatje tё shumё popujve pretendente pёr tё pёrvetёsuar dinamikat fitimtare tё Perandorisё Romake. Supremacia e njё perandorie pёrbёnte njё gur tё rёndёsishёm themeli pёr shumё popuj, revolucione dhe ideologji. Mes dёshirёs pёr tё qёnё pjesё e njё sё kaluare tё lavdishme vende tё ndryshmё pretendonin lidhjen e tyre tё gjakut me njё perandori e cila edhe pse e shembur jehonte ende supremaci luftarake. Domosdoshmёria e krijimit tё njё identiteti kombёtar, pёrkatёsie dhe identifikimi stimulonte dёshirat e Romёs sё Tretё, tё vetmes force hyjore e cila kishte nё dorё fatet e botёs. Kjo teori sa romantike aq dhe revolucionare pёrbёn njё teori uniteti dhe pёrkatёsie prandaj tejkalonte kohё dhe hapёsira. Perandoria austriake pretendonte të ishte trashëgimtare e Perandorisë së Shenjtë Romake. Habsburgët e Austrisë u përpoqën të bashkonin Gjermaninë nën sundimin e tyre. Më vonë Perandoria Gjermane në vitin 1871 gjithashtu pretendonte se ishte Roma e tretë dhe i përkiste të njëjtës linjë gjaku perandorak . Titulli për perandorët gjermanë ishte Kaiser, fjala gjermane për Çezar4. Giuseppe Mazzini, nacionalist dhe patriot Italian promovoi nocionin e " Romës së tretë ". Ai pohonte se pas Romës së perandorëve, pas Romës së papëve, do të vijë Roma e popullit, adresuar bashkimit tё Italisë me Romën kryeqytet. Pas bashkimit të Italisë në Mbretërinë e Italisë, shteti është konceptuar si Romë nga figura e tretë italiane. Pas bashkimit, Mazzini foli për nevojën e Italisë si Roma e tretë me aspirata perandorake. Mazzini mbronte idenë se Italia duhet të pushtonte dhe të kolonizonte tokat tunizianë te cilat përbënin çelësin për Mesdheun Qendror, duke konceptuar Italinë kështu me të drejta të plota dhe legjitime për të dominuar Detit Mesdhe sikundër kishte bërë Romëa e lashtë. Edhe diktatori italian Benito Musolini duke ju referuar Italisë së tij fashiste, përdorte konceptin e " Romës së tretë, përcaktim ky i cili përfshinte dhe planin e Musolinit për të zgjeruar Romën drejt Ostias dhe detit. 4 Lotman, J., Uspenskij B., 1986, “Il concetto di`mosca terza roma' nell'ideologia di pietro I”, Europa Orientalis 5, fq.482.
  • 10. Pas rënies së Kostandinopojës, Mehmeti II shpalli veten Kayser -i Rum sinonimi i togfjalëshit "Çezari i Romës ". Ky vetёkurorёzim a u njoh nga Patriarku ortodoks i Konstandinopojës, por jo nga katoliket në Evropën Perëndimore. Gennadios ( Georgios Scholarios ), një armik i vendosur i Perëndimit u shpall Patriark i Konstandinopojës, me të gjitha atributet ceremoniale të Bizantit, nga Mehmeti II i cili ishte vetё konsideruar perandor legjitim. Pretendimi i Mehmetit II bazohej në faktin se Kostandinopoja ishte qëndra e perandorisë Romake –sidomos në vitin 330 pas Krishtit dhe rënies së Perandorisë romake të Perëndimit. Mehmeti gjithashtu kishte një lidhje gjaku me familjesn perandorake bizantine, paraardhësi i tij, sulltan Orhan ishte martuar me një princeshë bizantine dhe Mehmeti pohonte prejardhjen nga John Tzelepes Komnenos. Perandoria Osmane u shtri deri në Otranto gjatë asaj periudhe por ndërkohë që Mehmeti II ishte duke planifikuar marrjen e vetë Romës, fushatat pushtuese do të mbeten pa një përfundim nga vdekja e tij e papritur kur fushata italiane u ndërpre nga vdekja e tij e papritur. Titulli ra në mospërdorim pas vdekjes së tij , por strukturat perandorake krijuar nga Mehmetit II jetuan për shekuj me radhë. Historiani turk Ilber Ortaylı ishte një ithtar i këtij pohimi, duke përmendur fasadën multikulturor të shtetit dhe pranimin e zakoneve bizantine tё fronit perandorak. Për Profesor Ortaylı pretendimi i Rusisë për të qënë një Romë e Tretë përbën vetëm një titull formal dhe se sulltan Mehmeti II bazoi politikat e tij gjyqësore dhe pushtimet në krijimin e një Romë të tretë islamik (Roma e para është politeiste, e dyta e krishterë ). Pasi Sulejmani i Madhërishëm mundi e Karlin V(perandorin e Shenjtё Romak) nёnshkroi njё traktat ku e shpallte veten " Mbreti i Spanjës pasardhësi i vërtetë Çezarit. Përfundimi Përpos shfrytëzimit të teorive dhe vazhdimësisë të lidhjeve me Romën e pare apo atë të dytë të shumë vendeve, miti i Romës së tretë Moskovite duket teoria që ende lakohet në studime të shumta fetare por dhe reptësisht laike. Roma e tretë përbënte një teori të shekullit të 16-të e cila hyjnëzonte rëndësinë globale dhe historike të Moskës, kryeqytetit të shtetit rus, si qendër politike dhe fetare. E shpjeguar nën dogmën fetare të mendimit mesjetar, teoria e Moskës si Roma e tretë pohonte se çdo banor rus i Moskës, ishte pasardhësi historike i perandorive romake dhe bizantine, pasardhës që sipas mendimit të themeluesit të teorisë kishte rënë për shkak të devijimeve të tyre nga besimi i vërtetё.
  • 11. Teoria e Romës së tretë evoluoi si rezultat i zhvillimit të mendimit politik në Rusi, rritjes së ndërgjegjes kombëtare gjatë viteve të bashkimit të tokave ruse, çlirimit përfundimtar nga zgjedha Tartare dhe konsolidimit të pavarësisë të shtetit rus. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e ideologjisë zyrtare të shtetit të centralizuar rus duke ndihmoi luftën kundër përpjekjeve të Vatikanit për të rritur ndikimin e saj në territorin rus. Teoria e Romës së tretë shërbeu si bazë për idenë e unitetit mes vendeve sllave të gadishullit të Ballkanit gjatë shekujve XVI dhe XVII dhe kishte domethënie të madhe për luftën e sllavëve të jugut kundër zgjedhës turke .
  • 12. BIBLIOGRAFI Lotman, J., Uspenskij B., 1986, “Il concetto di`mosca terza roma' nell'ideologia di pietro I”, Europa Orientalis 5. “L’impero romano d’occidente e l’impero romano d’oriente: i perche’ di una divisione e del suo permanere”. Burime nga internet: 1. “Bisanzio e gli Slavi, Mosca Terza Roma”, marrё nga: http://www.imperobizantino.it/old/BisanzioSlavi-art5.htm, [parё pёr herё tё fundit mё 20 dhjetor 2013]. 2. “From the Fall of Constantinople (1453) through the Reign of Ivan IV, “the Terrible” (1533- 1584)”, marrё nga: http://web-static.nypl.org/exhibitions/russia/level1.html, [parё pёr herё tё fundit mё 20 dhjetor 2013]. 3. “Impero Bizantino”, marrё nga: http://www.treccani.it/enciclopedia/impero-bizantino/, [parё pёr herё tё fundit mё 20 dhjetor 2013]. 4. “Moscow, the Third Rome”, marrё nga: http://web-static. nypl.org/exhibitions/russia/themes/thirdrome.html, [parё pёr herё tё fundit mё 20 dhjetor 2013]. 5. “Moscow as the Third Rome”, marrё nga: http://encyclopedia2.thefreedictionary.com/Moscow+as+the+Third+Rome, [parё pёr herё tё fundit mё 21 dhjetor 2013].