SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  67
Télécharger pour lire hors ligne
Ibrahim Hajdari




Koha në eklips
         (Poezi)




     SHTËPIA BOTUESE



      « MJELLMA »
     Verviers, Belgjikë
 (Përgaditur për shtyp: Korrik 1993)
            Maj 2004
Redaktor :
                   JAKUP CERAJA



                       Lektor :
                     RAGIP SYLAJ



         Ballina dhe radhitja kompjuteristike:

                    Mjellma design




Me respektin më të madh për mikun, kolegun dhe atdhetarin
Jakup Ceraja, i cili nuk është më në mesin tonë!

                                                    Autori




2
Odë përjetësie
të thahesh në erë shkretëtirash
e të mbetesh i njomë

të verbohesh në dy sytë
e të shohësh me syrin e tretë

ta pështyesh tjetrin në fytyrë
e të lagesh vetë

ta zhdukësh urrejtjen
duke mos urrejtur

ta vrasësh dëshirën e fundit
e të kridhesh në det dëshirash

të çmendesh në humnerë pyetjesh
pa gjetur përgjigje

ta gërmihësh brendësinë tënde
në zbrazëti të strukesh

të mungosh për së gjalli
së vdekuri të jesh

të shkrihesh e bëhesh fluskë
e të shpërthesh si përbindësh

ta prekësh fundin e oqeanit
e të dalësh i terur

ta mbërrish fundin e fundit
e të mbetësh në fillim të fillimit

të shpërbëhesh qelizë më qelizë
e të çirresh me sa zë ke
UNE NUK JAM MË



                                     3
« Ne nuk mundemi kurrë ta tejkalojmë diellin, as edhe ta ndjekim
       nga pas, por ne mundemi ta bartim atë përherë në zemër. »

                                                         Carla Pols


4
KRONIKË                  ANONIME



                       (Somnulenca)



                 Në epitafin e gdhendur me germa fizike të qenies së
materjes, vargu i buruar nga Muzat e intruzuara në njejësin e vetës
së parë (ekzistenca egocentrike), shpreh aktin pak të kuptueshëm në
dimensionin trefishor. Ndonëse përpunimi i ligjërimit poetik mbetet në
margjinat e relativitetit kozmik, kapërcyell ngërthen në fizicialitetin e
materjes sintagmën absolute të prezencës së përbotshme: ”isha, jam
dhe do të jem - atje, këtu e ngjeti”, si një prani e përhershme, si këtu
pranë meje ashtu edhe aty pranë teje. Por, se a mbetet i përbotshëm
edhe ligjërimi poetik si një vizion i prodhuar nga kompleksiteti
ndërtruror, varet nga perceptimi i kufirit mes artit poetik si ekzistencë
e qenies fizike dhe artit poetik si nus produkt i botës metafizike, siç
mbetet i përbotshëm përgjatë devotshmërisë edhe vet shpirti, si një
“mekanizëm” që fut në lëvizje çdo gjë, që shohim apo nuk shohim,
për t’i dhënë pastaj shtytje të pandërprerë edhe përsoshmërisë së
ligjërimit të artit poetik.
                Duke qenë në labirinthet materiale të tredimensionales,
pra, duke aktivizuar vetëm VETDIJËN si kufi të plafonit vertikal,
ligjërimin poetik e kuptojmë si domosdoshmëri të natyrshme
të çlirimit të ndjenjave dhe emocioneve të akumuluara në
kutinë e vogël të trurit me kapacitet të paskajshëm...




                                                                        5
Renditja nuk ka rëndësi


              Valët e detit
             duken të qeta
      si puhia e këtij para agu
          që hyn nga xhami
           i thyer i dritares
        dhe lëkund pasqyrën
          e varur në murin
       plot myk e merimanga

        Zbrazëti shkretinore
        Mungesë inspirimi

                Befas
      dielli nëpër xham u thye
           dhe si në eklips
       dështoi këtë mëngjes:
         askush nuk zgjohet

     Një gur u përplas në dhomë
         dhe e theu pasqyrën
bashkë me portretin tim të përgjumur
          pasqyrën dhe mua
mua dhe shëmbëllimin tim në pasqyrë
       renditja nuk ka rëndësi
  (i përflakur zgjohem në mëngjes
 heronjtë e ëndrrave përreth meje...)

  çdo mëngjes zgjohem i përflakur
 përreth meje heronjtë e ëndrrave...

       Renditja nuk ka rëndësi
       Nuk ka rëndësi renditja
       Rëndësi renditja nuk ka
Himni i poezisë

Ia mora një yll qiellit
nga gjerdani një yll të artë;
dhe ia vura poezisë,
poezisë sime në ballë.


Ia shkëputa një copë Diellit
nga ai prush - një copë të zjarrtë;
dhe ia vara poezisë,
poezisë sime në qafë.


Ia vodha pak behar pranverës
aromës së blertë - pak behar;
dhe e vesha poezinë,
poezinë time me nektar.


Ia mora zogut një cicërimë
nga kënga e pafundme - parodi;
dhe ia fala poezisë
poezisë sime melodi.


Ia hoqa atdheut pak mallë
me një copë balte në gji,
pak mallë, pak flijim;
dhe ia dhashë poezisë,
poezisë sime kushtrim!




                                      7
Ia mora gurrës
    një grusht ujë
    të kulluar me sitë
    bjeshke të fjetur;
    dhe i dhash poezisë të pijë,
    poezisë sime të etur.


    Ia ndava Vales një copë zemre
    nga strofulla e pemës bli,
    një copë t'përflakur, o bukuri;
    dhe ia dhurova poezisë,
    poezisë sime dashuri.


    Ia mora foshnjës pak vaj
    në ninullë lotin t'ia tret' ;
    dhe e bëra poezinë me vaj,
    poezinë time në djep.


    Ia mora, ia shkëputa,
    ia vodha, ia këputa...
    lëngimin dritës nga errësia,
    vargut rimën qetë-qetë...
    O zot,
    a ka fund poezia,
    poezia ime - J E T Ë?




8
Kronikë anonime

Bari mbi gur
Lumi mbi urë
Dita në natë
Deti pa valë
Dimri në vjeshtë
Pa rrush në vreshtë
Vera në pranverë
Pranvera në verë
Disa njerëz edhe kështu
I llogarisin punët
Me vlerë e pa vlerë



                          9
Pritje


     katër hapa
     deri te realizimi i ëndrrës
     deri te dita e re


     një e katërta e ëndrrës
     deri te agimi i ditës së re


     edhe një çerek ore
     edhe katër minuta
     çerekun e minutit
     deri në fund të çerekut


10
Bisedë e papritur me bustin


Ti rri mes pishash
të larta ngjyrë gri
që mbinë në antikën hyjnore


Unë i veshur laraman
jashtë konturave të ekzistencës
së mitit për kandilin e fikur


Ti rri aty ku rrinë heshtakët
dhe ata që vetëm shikojnë
lëvizjet e diellit ag e terr


Unë rri mëtanë botës sate
si papagall i zhuritur venitem
gjurmëve të anatemës sime


Ti pushon i qetë nëpër mote
se vole frytet në pergamenën e djeshme
dhe mbolle farën e mëngjeseve të sotme


Unë endem në humbëtirat e vargut
për të vjelur fjalët e mbetura peng
dhe porosinë e formës sate të ngurtë

                                         11
Fluturimi i mjellmës


     A mos je Feniks
     profet i shenjtërisë,
     përgjues legjendash
     priftues i lashtësisë?


     Mos t'u lodhën flatrat
     që t’i rrahën stuhitë,
     antikitetin modern
     a ta mësuan Tri Furitë?


     Puplat e mëndafshta
     mos të janë thinjur,
     nga pesha e pafat
     mënxyrë e jetës së fikur?


     Dole nga miti qëmoti
     fantazmë në natën e përhënur,
     dhe u fute në lëmshin e nxirë
     shakullinë e fijës së nemur.


     Ç’hije e zezë të vagëllinë
     mbi purpurin tënd ditënatë!
     Strofull kërkon në qiell
     ku s'ka kuotë, s'ka koordinatë?!


     A mos je Feniks
     profet i shenjtërisë,
     përgjues legjendash
     priftues i lashtësisë?



12
Njerëzit në peshojën e jetës
1.

(pësimi i pafajshëm)

Mosmirënjohësit,
më shpejtë e harrojnë
vdekjen e të atit
sesa humbjen e pronës atërore


Hipokritët,
më parë ua tregojnë njerëzve
rrugën për në varr
sesa fytyrën e vet të vërtetë
në të cilën shëmbëllen
buzëqeshja hipokrite


Tinzakët,
nuk mund të kënaqen
në mënyrë të ndershme
pa u shkaktuar
të tjëreve padrejtësi:
i ikin rrezikut
dhe e lakmojnë fitimin


Në këtë jetë lëmshi
pa fill e pa fund
do ketë një çikë vend
për njeriun e urtë?

                                13
2.


     (ikja nga gënjeshtra e bukur
     apo
     Bota e Dashurisë)

     Nuk ekziston
     njeriu i cili urren,
     por vetëm urrejtja
     e cila lehtë futet
     në unin e
             mosmirënjohësve
             hipokritëve
             tinzakëve
     prej nga shpërthen jashtë


     Dhe, nuk ekziston
     njeriu i cili dashuron,
     por vetëm dashuria
     të cilën lehtë e përvetësojnë
     njerëzit e mirë
     për ta rrezatuar jashtë vetes
     brenda botës sonë


     Sot
     në këtë rremujë botërash
     psë të ekzistojë urrejtja,
     kur ekziston N j e r i u
     kur ekziston D a s h u r i a ?



14
Kulla e Babilonit

Më jepni një gur
një copë bjeshke t’shkallmuar
të ndërtoj urë
breznive shkëlqim - nur
kala mbi lumë
puhizë jete t’valëzuar
fontanë t’ylbertë si gurrë.

Më jepni një ushtë
nga Troja e rrënuar
dhe zjarri mbi prush,
t’ua kthej t’praruar
grushtin e bashkuar
me miliona duar.

Më jepni një sy
Ciklopi t’verbuar,
t’ua kthej të dy
si Zeusi me hyj,
e ta mbyll në dry
mjerimin e mallkuar.

Më jepni pak aromë
filizash me behar
sa s’është bërë vonë
vetëm pak aromë,
t'ua kthej përplot
zemrat me nektar.

Më jepni pak dritë,
pak dritë, pak qiell
t’kristaltë, t'kthjelltë
t’ua jap një Diell
që kurrë s'di të shtjerrë...

Më jepni,
më jepni,
në këtë kohë zezonë
sa s’është bërë vonë
sa s’është bërë vonë...
                                15
Vargje pa adresë

     Era shkulte barin kur frynte me dënesë
     zërin bartte ajri, skutave përshkohej jehonë
     lëshuat sirtarët humbur rrugëve pa adresë
     dikush hapi dryrin por ishte shumë vonë

     Fluturuat kohëve sot vajtët diku
     dikur pranë ju kisha, në letër, ja këtu
     ku t’ju kërkoj tash, vërtet s’di se ku

     Mos ju barti era diku në veri
     atje ku akulli kurrë nuk shkrin?
     Apo ju mashtroi puhia e jugut të nxehtë
     rrugën e pakthimit mos e zgjodhët vet?

     Më kot mundoj trurin letra mbetet bardh
     asnjë fjalë s’e lidh, s’e gjej asnjë varg
     kur humb poezia, ç’mbetet tjetër vallë?




16
“Të fantazosh, do të thotë ta vizatosh një ylber mbi përditshmërinë
                               tënde.“

                                                       Ruth Mayer




                                                                    17
KAFKA              NË       ITAKË



                      ( K a t a l e p s i a )



               ...Duke kaluar në një nivel më të lartë shpirtëror, në një
     gjendje krejtësisht të re ku zhduken Koha Hapësira Fizika e ku na
     shfaqen si në tablo akuareli ekzistenca vetëm e së sotmes (jam, jam dhe
     vetëm jam) apo edhe e asaj translatives kurioze te pahapësirë: jo atje, as
     andej, as përtej, as ngjeti por: këtu, këtu dhe vetëm këtu; do të fitonim
     një përkufizim filozofik fare të ri, të palogjikë (logjika këtu pushon së
     ekzistuari) dhe mbi të gjitha të pashpjeguar me gjuhën e cilitdo krijues.

              Në këtë ambient ku zhduket Vetëdija dhe lind Ndërdija si
     postulacion komunikativ me irracionalitetin (jo)hapësinor, ligjërimi
     poetik merr konfiguracion shumë më vertikal duke u mbushur në vrimat
     dhe poret e lëna bosh në vetëdije. Ai sakaq shfaqet si një ushqim i
     patjetërsueshëm, gjithmonë i freskët dhe i shijshëm pa të cilin Ndërdija
     mbetet e uritur, pikërisht siç ishte Ambrozi i cili nuk i linte perënditë e
     Olimpit të mplakeshin. Arti poetik ndërkaq, do ta mbante shpirtin të ri, të
     freskët dhe me plot forcë, si dje kur isha, sot kur jam ashtu edhe nesër
     kur do të jem.

18
Përshëndetje


nga lugu i Drinit
e ndava një fllad Kosove


xhepat e shqyera
i arnova me lecka malli


baltën e bërrakës ia mbatha këpucëve
mbi vizëllimën e rrejshme të fatit


në dorën e djathtë
valixhen e mbusha vaj nëne


e në të majtën
grushtin plot lajthitje shpresash


kokën stërngarkuar me Itakë
Lisit të Dodonës një syth ia vodha


në kutinë e trurit
Kosovën e bëra palë - palë


e shtëpinë time përdhese
e vizatova në kapakët e syve


në nisje të misionit të dhunshëm
vetëm jehona m'i ngacmoi veshët:
HASTA LA VISTA


                    Në mërgim, nëntor '94
                                            19
Nata mbi Rajnë

     Një copë terri të vetes sime
     e hodha tej bregut të errët
     të Rajnës së zezë e të uritur
     për ta kapërdirë mendjen time
     qe nuk i lë rehat as valët
     dhe as pulëbardhat
     që sonte duken katran.


     Hëna e plotë në qiellin e perhimtë
     dhe hëna e valëzuar në Rajnën e zezë
     sikur thërrasin lugetërit e kësaj nate.


     Mesnatë. Fiks fare.


     Një grumbull mjellmash
     miklojnë puplat e mëndafshta
     dhe presin përbindëshin e natës
     siç pres unë mëngjesin e vrarë.


     1001 netët e ferrit
     m’u shfaqën në ekranin e hënës së plotë
     ku hahej darka e fundit e Luciferit
     dhe luhej lirshëm vallja e lugetërve
     sepse mëngjesi ka bërë vetvrasje kaherë.


                           Në brigjet e Rajnës,
                           Nentor '94

20
V a l l j a e V d e k j e s*

                         Erërat e Aulidës Kakusi romak
                         Kentaurët e çartur hingëllimat barbare
                         Villnin blozë e zjarr ushtarët perandorakë
                         Nën diellin e nxirë mbi toka të të parëve

                         Hidhte era rërë plazhi
                         Tej shkumës së bardhë të Adriatikut
                         Ku luhej akti i mbijetesës
                         Akti solemn mes jetës e vdekjes

                         Dridhërimë përreth logut të betejës
                         Ndriçim bebëzash ndër Mesapë
                         Jehona s’ndalet gjaku kullon
                         Shkëmb më shkëmb greminës kasandrike
                         Përplasej zëri i këngës heroike

                         Gra e vajza dorë më dorë
                         “Vallen e vdekjes” hidhnin tok
                         Në një cep të Ilirisë
                         Luhej epi i trimërisë

                         Hëna mbushte muzgun shqim
                         Tek rrëshqiste qiellit tatëpjetë
                         Prapa kodre numëronte në vegim
                         U skuqën valët: shtatëqindeshtatëdhjetë...

                         Por s’ndalej kënga s’ndalej ritmi
                         As vargu i gjatë i ritualit ilir
                         Që priste në radhë aktin e mbijetesës
                         Në shkumën e skuqur të Adriatikut
                         për ta lozur nesër Vallen e Jetës


* Në historinë e traditës shqiptare gratë mesape (fis ilir), pas betejave, në të cilat
burrat kishin rënë heroikisht, kapeshin dorëpërdore, këndonin dhe loznin tok
VALLEN E VDEKJES, dhe vetem për të mos rënë në duart e armikut, hidheshin,
secila me radhë, në greminën e thellë të shkëmbinjve te Adriatikut..

                                                                                21
Antinjeri


     Të gërryen brejtësit, gati fare u trete
     Besnik i arushës ishe, besnik dhe sot mbete.


     Ta shtruan rrugën me thumba e gjemba
     Po ti s’ndieje dhimbje në shputa as thembra.


     Me çekan të hekurt të binin në kokë
     Por të trashë e kishe dhe s’ta linte dot.


     Mollëzat e fryra, barkun mbushur plot
     Buzët nga yndyra të shkëlqejnë dhe sot.


     Të ndrydhën të shtrydhën deri në pikë të fundit
     Si lëvozhgë limoni të hodhën në fund të pusit.


     Mos ke humbur rrugën, ku ndodhesh tash, vallë?
     Me gjithë mend e ke, të vihesh prap në ballë?


     Besnik ishe dje, besnik mbete sot
     Por Gjyqit të Madh nuk i shpëton dot!


     Ke ndërruar pamjen, por je më i zi
     Rrugën për në ferr, vetë e zgjodhe ti!

22
Simfonia e natës
më të gjatë

Nata sonte është e qetë
zërat humbin n’errësi
hëna, yjet - qielli vet
vargëzojnë këtë poezi.

I humbur fare më kot pres
gjeli këngën të fillojë
idhëca mbushur sa s’pëlcet
vallë, kjo ditë a do agojë?

Mbushur vrer e mbushur pezm
ndërroj pamjet në fytyrë
mbushur zjarm e mbushur helm
më kthehet jeta në mënxyrë!

Pikoj djersë si i ndrydhur
brenda hirit të kësaj nate
tkurrem fort si i shtrydhur
shpalos kohë e ndesh në fate.

Fate njerëzish të uritur
për kafshatë e dashuri
fate shpirtërash të zhuritur
që hynë dhunshëm n’këtë simfoni.

Nata sonte është e çalë
shoh asgjë pos lapsit tim
që mbi letër shënon vrragë
dhe vargëzon këtë poezi.

Endem zgjuar anatemës
që e thurra me mallëngjim
shtegtar në cepin e kësaj letre
ku e struka shpirtin tim


                                   23
Apo ti, o hënë e ndritur
     që mes yjesh je e parë
     pse si trung i venitur
     mbetur jam sot i tharë?

     Ngrysem prap këtë natë korriku
     kthehem shtegut tim në kreshtë
     verë është, por vera iku
     natë e zezë u kthye në vjeshtë.

     Një breshër, vetëm në një rresht
     sonte këtu do ta hidhja
     nga brenda do nxjerr një tërmet
     këtë vrasës nate do ta dridhja!

     Dhe prap endem i humbur fare
     të kërkoj pak dritë n’këtë terr
     ndër djerrinat e kësaj nate
     s’gjej gjë tjetër, veç mister.

     Lodhur jam me fjalë paganësh
     gjymtyrë të mpira - më dhemb çdo ind
     stërngarkuar me retorikë bastardhësh
     por...Feniks mbes: sa vdes lind!

     Gëzohu natë në këtë shtrojerë
     me gjahun në rrjetë merimange
     shpejtë do të t’tretin rrezet n’pranverë
     kur të trokasin n’timen dritare.

     S’gjen dot strofull në Parnas
     kur të vdesësh natë e lashtë
     bashkë me Diellin do themi pas
     vajti terri, ndjesë pastë!

     Nata sonte është e qetë
     zërat humbin n’errësi
     hëna, yjet - qielli vet
     vargëzuan këtë poezi...


24
Kafka në Itakë


Itaka s’lindi vetëm në Itakë
Itaka s’jetoi vetëm në Itakë
Itaka s’shtrihej vetëm në Itakë
Itaka s’copëtohej vetëm në Itakë
Itaka s’dëneste vetëm në Itakë
Itaka s’humbi vetëm në Itakë
Itaka s’qe vetëm Itakë
Itaka s’mbeti vetëm Itakë
Në Itakë shkonin vinin në Itakë
Kafkën e shkelnin e shtypnin në Itakë
E lashtë Itaka strukur në Kafkë
Kafka e lashtë mbërthyer në Itakë
Por s’vdiste Itaka jetonte në Kafkë
Itaka e Kafka - Kafkë Itakë



                                        25
Sekreti


           Kur të njoha vetëm unë
         të mbaja në dryrin e zemrës

         Kur të njohu edhe një tjetër
          të njohën njëmbëdhjetë

            Po të të njohë edhe tjetri
     do të të njohin njëqindenjëmbëdhjetë



26
Robëria

Ai që robëron të sotmen
       do të jetë
   rob i së nesërmes

As ai që për robëri punon
   nuk do të shpëtojë
     nga e nesërmja


                            27
Peizazh             Kosove

              Përditë shqipja sqepin mpreh
                     Në fole strukur
        Endet kreshtave syshigjetë gjersa e thërret
                   Strofull e mbushur
         Tok me lumin rrëshqet fushës ku e pret
                     Luginë e bukur
         Derdhet dielli rrezeartë çdo skutë nget
                     Si saç i skuqur


          Shtojzovallet dallëndyshet fluturojnë
                Në puhizën e pranverës
         Vijnë pëllumbat me ta zogjtë cicërojnë
                  Në ëmbëlsinë e erës
     Lëkunden gjethet kudo bletët pjalmin thumbojnë
                Thithin nektarin e jetës
       Pikojnë pemët vreshtat plot këngët jehojnë
                Muzgjeve të vjeshtës




28
Zgjimi            në       tri        akte

(Akti i parë: BUBULLIMA)

Jeta sakaq shuhet, jetë për t’i thënë
Pa ia marrë gëzimin as pa ia dhënë
Çdo gjë mori sot pamje idilike
Pa e pyetur fare: ku vajte? si ike?
As malet as grykat nuk gjëmojnë si dikur
Se jeta u zhvesh - u bë asht e lëkurë
Ngazëllyeshëm e lozim vallen e uratës
Pa vështruar djallëzitë e shtrigave të natës
Mjaft u ngopem në rolin e spektatorit
Pa e shijuar kurrë vetflijimin e aktorit
Në fyt na ngulfati bloza e zezë futë
Që çdo ditë e thithëm pa e hetuar kurrë
Deshëm pa vetdije të mbështetemi për mur
E pastaj të pyesim: si kështu? kur?
Malet t’i bëjmë fusha e fushat të plleshme
Rrjedhat e lumenjve mos të derdhen në dete
Qiellin ta zbresim poshtë, ta puthisim me kokë
Ndërsa Diellin me Hënë këtu pranë, në Tokë
Yjet, pa një pa dy, t’i fshijmë me një gomë
Natën ta shporim njëherë e gjithmonë
Sall dritë të çiltër natyra do të sjellë
Pa eropcione-bjeshka më s’do vjellë


Përmbi gur e shkrepa, në pyje e rrafshinë
Lart në qiell të payje, ku dhe nata mbet virgjinë
U mpleks zëri në hapësirë dhe u tret diku në grykë
Kot mundohesh ta kuptosh se u ngjir më parë në fyt
S’bënë jehonë as fushamale siç nuk bëri jeta vet
Ndali koha për t’u dukur ndonjëherë aty ku mbet
Sot më kot kërkojmë Dritë kur ne vetë vendnumërojmë
Jashtë bubullin - e ne brenda mugëtirës mbëltojmë
Veç për një kafshatë goje vejmë e vijmë kohës sonë
S’ka dyshim - vdes arti, vdes kultura - po kush rron?



                                                        29
( Akti i dytë: SHTRËNGATA )


     Se një zë rënkon, gjëmon, ushton në shkretëtirë
     As ndryshon as demarkon as buçet në të mirë
     Por shumë pisha që lartësohen permbi re
     Bëjnë oazën e së ardhmes - thurrin kurorën e re
     Robër fjalësh të pathëna dhe Judë shekujsh u bëmë
     Pa respekt për gjeografi, kurorën kokës vetë ia vëmë
     Nganjëherë vrasim mendjen pse filizat huqin pranverën
     Asnjëherë nuk pyesim veten: sa i ujitem dimrit a verës?!
     Zemrat janë përplot plagë që pikojnë si dje dhe sot
     Mos t’i ligjërojmë historisë se na mallkon për jetemot
     Na vizatuan, fotografuan në retrovizorin ndërkombëtar
     Këtej e tej Atlantikut, mbërthyer për kryqi mëkatar


     Vyshket bari i pranverës, humb gjelbërimi, vdes natyra
     Tetëdhjetenjëherë LAVDI revolucionit me shumë ngjyra
     Gurgullima sperkat çerdhen ku rritet Shqipja e kreshtës
     Freskon ballin e djersitur me verën e vreshtës
     Amanetin përkundin djepat, ndër ninula jeton i gjallë
     Asnjëherë mos të harrojmë se jemi NJË por të NDARË!



30
( Akti i tretë: LOJA ME PRANVERËN )



Çdo pikë gjaku që qëndis kuqezi në palë flamuri
Si medalon hijeshon krahërorin e çdo burri
Fryma e fundit nuk del dot nga palca e tradhëtisë
Por nga zjarri ndezur flakë kur japim besën e miqësisë
Jo si qyqe, lebetitur, kulm mbi kulm të lëshojmë kukamë
Se na mallkojnë dhe të tjerët, humbim fis edhe farë


Megjithatë, ora ngec, ka defekt maje Olimpi
Zbresin tufanët për të hyrë në kope - por koha iku
Jeta del krejt e zhveshur, si paçavër e hedhur moti
Të urrejmë pritjen! Drejt FITORES - na thotë Zoti!
Më e mira ndër fitoret është çlirimi i shpirtit tonë
Aq më parë kur zhuzhijnë tytat - qielli na ra mbi kokë
Siç Lindim, ashtu vdesim - nokturno - në Dheun e Zi
Ndalemi. Ecim. Ndalemi... Symbylltas hapërojme shtegut të ri


Çdo fije bari, çdo luleborë, që stolis stinët e jetës
Thurr gërshetë drejt altarit të së mirës, jo së keqës
Ndër lugina e djerrina shiu i vëngër mbuloi shtratin
Sikur fjala kur ndjek fjalën, bisht pas bishti - hap pas hapi
Pa konvertime emocionesh që intruzohen në kutinë e trurit
Jemi mbështetur ne për të - prapa nesh është vetëm muri
Me instikt e konfuzion nuk na zgjidhet kurrë nyja
Por me vetënjohje, largpamësi - jo veç njëra, por të dyja!


                                                        Shkurt '92


                                                                     31
Dostojevski në tryezën e sotme

     E ndrydhur thellë në bërthamën e zemrës
     Përpëlitet zvarrë gjurmëve të këngës së parë
     Acari siberian i ngrin majat e thembrës
     Por s’ndalet Natalia me ndërgjegje të vrarë.

     Së bashku drekuam një pasdite me shi
     Në tryezën e mbushur racion të gënjyer
     Ku ngritnin kokën Alosha Princi e Neli
     Me mbishkrim në ballë Të Poshtëruar e Të Fyer

     M’u duk njëherë se më sulmoi Bjelinski kritik
     Kur e rrëmbeva nga racioni gjellën me zor
     Mbështeti shuplakën mbi kopertinën në zgrip
     Mosni ju lutem, pikërisht Vëllezërit Karamazov!

     U sfidua atebotë kur lindi revolucioni
     Me dekada mjegullash, me pesë e gjashtë
     Më kot kërkoje porosinë e dorës së ngritur
     Në bustin e shtangur të Avenysë së Shtatë.

     I vrerët ishte qielli atë pasdite gushti
     Në gostinë me personazhet e përjetshme
     Që vetë ndezin zjarrin me gaca prushi
     Dhe vetë fikin dritat e jetës së rrejshme.

     Bronzi i tij kthjellur i përgjon motet
     Despotin e Carin sot si kurrë t’avancuar
     Pjellën karpatike përbindëshin që s’kotet
     Në tokën time të shenjtë - Krim i Padënuar.

     Eja të ngrejmë dolli në këtë ngulfatje tymi
     Si dje, kur mbillej farëzeza, ashtu edhe sot!
     Vitet shkuan e erdhën siç ishin, të mjera
     Nuk sollën gjë tjetër, veç flakë e barot!


                                          Maj' 92

32
Zia e ditës

Sot nuk gdhiu dita me kohë
Dielli harroi t’ju bie këmbanave
Dhe e thithi blozën e idhtë të mjegullës
Pa çarë kokën për rrezet e dritës


Shiu dhe rrëbeshi s’kanë të ndalur
Në gjiun e tokës së ngirë me baltë
I lutem Zeusit t’i bëj të fala Heliosit
Të kthejë më në fund në tokën e nëmur


Lugina e ferrit na i qiti sytë jashtë
Thellë në greminën e djajve me shpatë
Dhe lugetërit lirisht mbi koka na vallëzojnë
Kohë mëngjesi është por gjelat s’këndojnë


Pse na harrove Diell, ç’faj të kemi bërë?
Amshimin na dhurove, zili mos na ke?
Kur të lamë vetëm? Ti ne na le!
Këtë ditënatë me mjegull, shi, shtrëngatë...



                                               33
Antitezë


     Një ditë mori udhë ta pështyjë veten
     por fryu era dhe i pështyu të tjerët


     E dinte mirë se gënjeshtra ekzistonte
     andaj e shpiku të vërtetën


     Përmes gënjeshtrës kishte ngritur pluhur
     sepse e vërteta s’u tha në kohë të duhur


     Pastaj kur e mori tërsëllimë tatëpjeta
     zbuloi se pak thuhen të vërtetat


     Dhe mbolli farën e gënjeshtrës
     për të mos e pështyrë vetveten




34
Para ndërrimit të motmoteve


Mos i cakëroni gotat sonte, o miq
na ka mbetur edhe një pëllëmbë tokë
që t'i mbështesim veshët për dhè
për të dëgjuar trokun e kalit të bardhë
na ka mbetur edhe një simfoni
e qeshjes së madhe të shpirtit


Mos e ngritni dollinë sonte, o miq
se dasmën e kemi nesër


Në rropamën e kujtimeve të këtij viti
ujitur jemi me lotët e dhembjes krenare
e ne të ngrejmë dolli?!
...mosni sonte, o miq!


Mbrëmë ëndrrova agun e ditës së re
gjithë natën e lume
mbeta zgjuar nga gëzimi


                         Prizren, 31. Dhjetor '90



                                                    35
“Dashuria është një lule që mbinë kudo, pa e mbjellur, dhe jo një
                       lule e kultivuar në kopsht.”

                                                           Ippolito Nievo




36
FENIKS                I     HUMBUR




                         ( E k l i p s )



                Jetoj në shtjellën e spiraltë të inkubatorit krijues, ku edhe
ajri është i okupuar. Pranvera ka kohë që mëton ta zbardh zymtësinë në
horizont, që ka shpërthyer kaherë. Por, bardhësi nuk ka.. Çdo gjë është
ngërthyer në paskajshmërinë e errur mes detit dhe qiellit. Aty ku vetëm
pjella e mugëtirës mund ta bëjë folenë.

              Jeta megjithatë, lë gjurmët e veta damarëve të kohës. Edhe
të djeshme, edhe të sotme. Bukuria mbetet e përjetshme vetëm nëse në të
kanë mbetur të përjetshme gjurmët e buzëve të jetës. Si dëshmi e vetme e
këngës injoruese të gjelit të parë: për një ag më të bardhë, më të ndritur.

          “O gjel i mëngjeseve të kobshme! Kur ti këndon,
thonë se është afër dita… Sot e ndjeva zërin tënd!...”.


                                                                           37
Rrugëtimi i parë vertikal




     1. (Lindja vertikale)


     Ajrin kur thitha s’pari sikur përbiva helmin
     Dhëmbë s’kisha ta përtypja dheun e shkriftë
     Saktësisht s’më kujtohet kur së pari lëshova zë
     Natyrës së mjegulluar në prehër ders iu bëra
     Padashje me shputa shkela sipërfaqen e zgjebosur
     Me sy vodha horizontin me pamje vertikale
     Sikur ta dija ninulën e bjeshkëve krenare
     Me ëndje do ta këndoja simfoninë e lindjes
     Por trashëgim s’e kisha as nga i pari as nga i mbrami
     Nuk ma mësoi gjyshi as stërgjyshi anatominë e artit
     Në margjinat e kohës vet e gjeta - i zhveshur fare
     Përcëllimi i diellit dhe vaji kumbues i bilbilit
     Vertikalisht më veshën në rroba vargu. . .




38
2. (Metamorfoza Vertikale)


Vertikalisht më veshën në rroba vargu
Jo për të humbur por për t’u kthyer në vete
Në labirinthin e origjinës sime kalova
Gjersa rrahjet e shpirtit i kuptova si etje
Si kurrë më parë këtë e ndjeva atëbotë
Pa u kthyer në vete i shtrova gosti shpirtit
Në piramidën e lashtë me mbishkrim Homeri
Ku rritet tashmë dhe skifteri i anatemuar
I kreshtave të shpërlara me lëngje limfatike
S’di a vdesin klithmat e të uriturve ndjenjash
Apo edhe ato mbijetojnë rënkimet e kohës ekliptike
Për të falur mëkatet e hershme para Judës
Ngaqë mallkimi për çdo ditë pëson metamorfozë
Në mes saj dhe vertikales endet shpirti im




3. (Jeta vertikale)


Në mes saj dhe vertikales endet shpirti im
Del ditëpërditë për ta kërkuar veten
Dhe gjithmonë zbulon diçka krejt tjetër
Në pasqyrën e jetës autoportret zhubravitës
Shqetësim, lemeri në damarët e mbushur pezm
Rivalët më rrethuan me kamxhikë gladiatorësh
Në vallen e tyre e futa veç trupin material
Për ta hulumtuar galaktikën e jetës vertikale
Njërën lëkurë e zhvesha dhe e hodha si zhangë
Pasi u struka në strofullën e sigurt të artit




                                                     39
4. (Dashuria vertikale)



     Pasi u struka në strofullën e sigurt të artit
     Dhe ndjeva freskinë e blertë të puhizës
     Tinëzisht përgjova miklimin e frymëzimit
     Tek ma përshkonte organizmin e dehur heshtjesh
     Tash vras mendjen për rrugëtimin tim të parë
     Ku hasa në pjerrtësinë e rrugës vertikale
     Ku pasha besën e pasha nderin më pruri dashuria
     Jo Afërdita e Dionës as Adonisi i Mirrës
     Por kumbimi i vargut dhe arti i shpirtit
     Presim dhe kurorëzimin në rilindje a gjetkë
     Në përcëllimin e diellit dhe vajin e bilbilit
     Në gurgullimin e gurrës dhe frymimin e natyrës
     Në lumin e kuq që rrjedh tremijë e sa vjet
     Ku me pamje vizuele shoh siluetën time. . .
     Si duket i rashë në gjurmë rrugëtimit tim të parë
     Gati u ktheva në vete pa u kurorëzuar akoma




40
5. (Dënesje vertikale)


Gati u ktheva në vete pa u kurorëzuar akoma
Kudo shtegtova - deri në palcën e misterit arrita
Pa zbuluar asgjë të re veç gjurmë të reja lash
Që reliktet e kohës të jenë modele baladash
Për jehonën e Zanave të Parajsës së nesërme
Nuk është lehtë të dënesesh mbi relikte
Në këtë rrugëtim të pakrye e plot zbrazëti
Dhe të presësh kurorëzimin e materjes me inspirim
Pa dashur thith frytin e epsheve shpirtërore
E ndez zjarre e zjarre në çerdhen e këngës
Për t’i ikur mallkimit me dënesje vertikale
Vazhdoj prandaj rrugëtimin tim të parë
Vertikalisht të flas zemër me zemër gojë me gojë
Gjersa hija e vdekjes e përmort trupin




6. (Vdekja vertikale)


Gjersa hija e vdekjes e përmort trupin
Jam ëndërr futur nën qepallat e rënduara
E kujtoj nisjen time vertikale
Për t’ju gostitur me vargje e vargje
E kujtoj rrugëtimin tim të parë
Për të arritur në togun e xixave hyjnore
E kujtoj ajrin e arsenosur në thithjen e parë
Për ta zbërthyer simfoninë e të qenit gjallë
E kujtoj horizontin me pamje vertikale
Që vertikalisht të ec edhe përtej jetës
E kujtoj. . . e kujtoj. . . e kujtoj. . .
Të kaluarën e stuhishme me peizazhe vjeshte




                                                    41
7. (Amshimi vertikal)



     Ajrin kur thitha s’pari sikur përbiva helmin
     Dhëmbë s’kisha ta përtypja dheun e shkriftë
     Përcëllimi i diellit dhe vaji kumbues i bilbilit
     Vertikalisht më veshën në rroba vargu
     Ngaqë mallkimi për çdo ditë pëson metamorfozë
     Në mes saj dhe vertikales endet shpirti im
     Njërën lëkurë e zhvesha dhe e hodha si zhangë
     Pasi u struka në strofullën e sigurt të artit
     Si duket i rashë në gjurmë rrugëtimit tim të parë
     Gati u ktheva në vete pa u kurorëzuar akoma
     Vertikalisht të flas zemër me zemër gojë me gojë
     Gjersa hija e vdekjes e përmort trupin tim
     E kujtoj. . . e kujtoj. . . e kujtoj. . .
     Të kaluarën e stuhishme me peizazhe vjeshte
     Për t'i ngelur besnik Diellit Bilbilit Artit
     Si dje si sot edhe nesër Gnothi Seauton


                                          Prizren, Tetor '91




42
Feniks i humbur



endacak i verbër ndër djerrina mitesh
strukur në andralla vorbullës së kohës
as klithmën e parë pa kuptuar kurrë
në ç’kohë e ç’vend e shënoi natyra
cili është shtegu, a ekziston Itaka
a ka lindja emër apo asgjë nuk lindi
mbase u shfaq diku dhe dikur qëmoti
nëse vërtet lindi shpirti i Feniksit
kur do të vdes Jeta kur do të vdes Toka
rrugët janë të ngushta dhe pa trotuarë
në oazën e vetënjohjes të gjitha nuk shpiejnë
veç dy kthesa has - e treta jam vet
ku më vajti ora ta lexoj kujtesën
dhe ashtu suptil të kthehem në ëndërr
në një tjetër kohë në një tjetër jetë
ku s’do të jam i humbur as pa koordinatë
dhe çdo çast do të ndihem sikur në Itakë




                                                43
Lind me vdekje



     Duke parë pa sy
     Duke dëgjuar pa veshë
     Duke nuhatur pa hundë
     Duke folur pa gojë
     Duke ecur pa këmbë
     Duke shkruar pa duar
     Vdes çdo ditë nën dallgë
     Dhe çdo ditë kthehem në jetë
     Sepse në dashuri
     Ka fare pak dallim
     Në mes vajit dhe këngës
     Në mes jetës dhe vdekjes




44
Protestë moderne
(njeriut që akoma s’ka ardhur në jetë)



Fjalisë ndoshta nuk do t’i vësh pikë
siç i vumë ne këlthitje, dje e sot,
a do ta ndalësh vajin tonë triptik
apo imazhit të vrazhdë do t’i japësh hov?


Fytyrën komike a do t’ia falësh pasqyrës
siç ia falëm ne, Narcisë të shëmtuar?
Po pluhurin syve, në mëshirë të mënxyrës
do ta lësh si ne, Ciklopë të verbuar?


Zërin e ndërgjegjes, a do ta bartësh prore
apo do ta lësh të humbur në shkretëtirë?
Ahengjet, dëfrimet, akoma humbje kohe
do të duken katarsë, që shpiejnë në mugëtirë?


Në konjukturën e kalbur, a do fshehesh
si ne, o imzot, me imagjinatë të trishtuar?
Dialogun e marrë, në Sinaj do ta shpikësh
për t’u dukur zhgëndërr, ëndrra e trilluar?!


Thinjat e kokës, a do t’i miklojë brenga
për një kokërr kripë, për një kafshatë jetë,
apo edhe ty do të lëngojë zemra
për një çikë nder, për një çikë respekt?




                                                45
I përbaltur, i përjargur, a do të dukesh,
     në bërrakën e turbullt a do të pëlcet,
     apo në urnën e hirtë do të strukesh,
     pa lënë gjurmë, hi do bëhesh vet?


     Në obsesion jetë, a do sillesh vërdallë
     siç u sollëm ne, labirintheve plot frikë,
     apo çdo gjë, do të duket përrallë
     larg së vërtetës, mbërthyer në patetikë?


     Koleksionin e relikteve, a do ta lësh të qetë
     apo do ta shtosh për një ekzemplar?
     Dafrunga Hyjnore, a do thurrësh përjetë,
     apo, si ne, do shqyesh kalendarë?


     Si do ta pagëzosh epitafin e mikut tënd:
     me një varg, një fjalë, një shkronjë. . . ?
     Si do ta rimosh porosinë e gjallimit,
     si do ta mbyllësh të djeshmen në gëzhojë?


     Çdo të thuash për ne, ç’fjalë do të kesh,
     vetëm se lindëm dhe vdiqëm njeherë?
     Apo do të dhimbset ditari ta shkruash një rresht,
     në sirtarët e harresës, do t’na lësh përherë?!




46
Koha në eklips
Strukur ishte shpirti, së pari në mineral,
Veshur dikur natyra, përdhunshëm pa gjelbërim,
Shihja vegimin e ëndrrës ngarkuar mbi funeral,
Frymëmarrjen e tokës përgjoja, thellësive oshëtimë.

Koha sakaq zhdukej, hapësira zihej në zgrip,
Rilindem për së dyti, natyrën gjej në eklips.

Ngritur jam befasisht në kërcellin e një bime,
Stolisur filizash, aromë Flore fund e krye,
Rrënjët përgjojnë tokën, si dielli kurorën time,
Gjersa u vyshk njëherë dhe më nuk u kthye.

Koha sakaq zhdukej, hapësira zihej në zgrip,
Rilindem për së treti, natyra sërish eklips.

Përdredhur brenda shakullinës, spirales sillem vet,
Trupi mish e kockë i humbur pa origjinë,
Gërrithje ethe kafshësh në botën që sot i përket,
Në sipërfaqe mbërrive, në qiell kur do mbërrin?

Koha sërish vajti, hapësira mbeti në zgrip,
Ngjallem për së katërti, s’shoh gjë veç eklips.

Mbyllur në kafazin me prush zemre të ndezur,
Flakën e kësaj jete me shpirt njeriu e mbaj në gji,
Mos e ngjall urrejtjen se të dua heshtur,
Gjurmo përreth vetes, kërko pak NJERI!

E nxirë shfaqet jeta kur ngrysesh në bimë,
Kur zhvesh ligësitë nga mëtimi i lumturisë,
Vdes e ngjallem pa hequr vellon e dashurisë,
Gërshetë për ta thurur himnin e LIRISË.

Udhëtim botërash përshkuam, si unë edhe ti,
Një emër tani kemi, do mbesim gjithmonë NJERI?
E sotmja rrokullis çdo gjë, e nesërmja trajtën jep,
Jo siç duam ne, por siç e ke gdhendur vet!

Koha pres të tretet, hapësira të zihet në zgrip
A do arrij në qiell apo do mbes përjetë eklips?
                                                      47
Pesimistit


        Kur sëmuret jeta nga melankolia
        shpresën mos e humb për shërim
     se do mbetesh i verbër jo nga pleqëria


         T’i hidhesh territ në qafë duhet
          për t’ia zënë frymën heshtjes
       se ashti i guximit në shpresë ruhet
     ku ruhet dhe ilaçi i shërimit të vetvetes

48
Optimistit


       Nëse të pyes për vdekjen
  do t’më thuash jam i pavdekshëm

 Nesër menatë, do të vishet natyra
 me gjethet e blerta të stinës së jetës

   E në majen e kurorës solemne
 do të sfidohet statuja e figurës sate

    Kur dritat fiken rrugëve të jetës
  t’i ndezësh duhet dhe aty ku s’janë
gjithmonë besnik i shpresës dhe besës
      se që të dyja një kuptim kanë




                                          49
Në kapakët e guaskës



     Shtrihem i vetmuar diku në thellësi.
     I padefinuar,
     vetëm fosil i qenjes njerëzore.
     I gropuar diku pa dritë e pa ajër.


     Koha nuk ekziston.
     Fate të njëllojta me gjallesat e kësaj toke.
     Në kapilarët e zverdhur
     S’ka më adrenalinë.
     Prapa nesh sërish të njëjtit numra.


     Vështroj.
     I pafuqishëm ta ndryshoj
     ngurtësimin e natyrës së zbehur.
     Njërën valë e tërheq tjetra.
     Të gjitha së bashku - tallase të tëra.
     Pres derisa dikush t’m’i numërojë
     rrahjet e zemrës.
     Tik - taku i fundit ka çrregulluar ritmin.


     Netët e përjetshme ma shtangën trupin.
     U fikën dritat e fundit të ekzistencës.
     Prej shpirtit tim
     vetëm iluzionet bredhin në univers.
     Shenja e parë dhe e fundit
     që kam ekzistuar.




50
Në natyrë materjet rrokullisen.
E njëjta katastrofë
edhe për alkiminë bashkëkohore.
As sa një thua vazhdoi përpara.
Po ku, ju lutem,
ku më mbetën emocionet?


Lëshomëni.
Dua ta gjurmoj veten.
Lërini ëndrrat dhe këngët e mia.
Kthimi në Itakë është episodi i mbramë.


Sërish do shtrihem diku në thellësi.
Do mbes pa dritë, pa shpresë e pa ajër.
Të tjerët le t’ma ndiejnë
ritmin e çrregulluar
derisa zemra t’më pushojë së rrahuri.




                                          51
Nokturno


     "Si mund ta njohim vdekjen
     kur akoma s’e njohim jetën?"
                      Konfuçi

     Lindja nuk lind
     vetëm sa për të lindur:
     lindja lind edhe për të jetuar.
     Jeta nuk jeton
     vetëm sa për të jetuar:
     jeta jeton edhe përtej jetës.
     Jeta e përtejme
     nuk banon në vdekje:
     lindja banon në jetë
     jeta banon në vdekje
     vdekja banon. . .




52
Dielli në ferr


asgjë më shumë se një stuhi, asgjë
t’i shpërlaj djersët e ballit të mekur
e rrëbeshi t’m’i marrë mëkatet e vobekëta
që ta kryej në qetësi
lutjen e fundit, o imzot
në tempullin e të vuajturve ndjenjash


asgjë më shumë se një çerdhe, asgjë
ta ngroh shpirtin e mërdhirë
nga ngricat e kësaj nate të mallkuar
ndoshta buzëqeshja ime e mbramë
do ta nxjerr diellin
nga ferri i unit tim të trazuar


asgjë më shumë se një zemër gjak, asgjë
t’i ushqej damarët me curril shpresash
e të përjargem plazmë në hundë e gojë
derisa ta vjell duhamën e fundit
mbi kufomën e eterikut tim
që më rri lugat nën qepalla


vetëm një grusht dhê, asgjë më shumë
ta varros fjalën e lënë peng
dhe ritualin e artit solemn të durimit


pa kuptuar pse dielli banon në ferr
vazhdoj pa pra ta përsëris
duvanë e gdhirjes së mëngjesit
o imzot!




                                            53
“E vërteta është si drita, ajo shkëlqen gjithmonë. Gënjeshtra,
     përkundrazi, është si perëndimi i diellit, i cili i zbukuron gjërat
                            vetëm për një çast.“

                                                            Albert Camus




54
T E S T A M E N T



                           ( Z g j i m i )


            Përfundimisht, çdo ligjërim për artin poetik fillon me
apologjinë e së vërtetës, të thënë a të pathënë, e përfundon me irealen
misterioze, por jo gjithmonë të paprekshme dhe të pakuptueshme për
kutinë tonë të vogël trurore.

             Për të mos ekzistuar absolutizimi i së paprekshmes por
relativizimi i pasqyrimit subjektiv të realitetit objektiv, do të ndihmonte
një pohim i E. Roterdamit: ”Njerëzve më tepër u pëlqen një
gënjeshtër e hijshme se sa një e vërtetë e shëmtuar”.

            Pa e mbllaçitur fare hijeshinë e gënjeshtrës, por gjithmonë
duke e zbërthyer dhe njohur shëmtinë e së vërtetës, tezën e njohur për
njejësin e vetës së parë që ka zënë të mbijë në njeriun modern, do ta
sublimonim deri në një ligjërim poetik të çiltër e të mirëfilltë ku do të
dominonte shumësi i vetës së parë.




                                                                         55
As në tokë as në qiell



     Fërgëllimë në tokë
     Fërgëllimë në qiell
     Mbushu frymë thellë
     Mos u ngjit në diell


     Zgjidhe shtegun tënd
     Dil nga mjegulla shtjellë
     Nuk sheh se je peng?
     Merr frymë thellë, thellë. . .


     Buzëqeshjet e humbura
     Zbuloji, ku të vanë?
     Për pak frymë në ajër
     Shpirti ende të qanë!


     Mos u frikëso fare
     Frymë merr thellë
     Gjurmo përreth vetes
     Mos u struk në shpellë




56
I lirë fluturo
Kaltërsive - vet
Si flutura në ajër
Si peshku në det


Ç’idhull kërkon lart?
Ç’zot fshihet në qiell?
Në tokë ke çka ke!
Në ajër merr frymë thellë


Çdo gjë që sheh e prek
Që është e s’është e kotë
Përbën jetën tënde
Që jetove dje dhe sot


Çdo gjë që ndien e (s’)kupton
Që merr e s’merr vesh
Përbën jetën tënde
Që nesër do ta kesh


Sa më larg tokës
Mos u ngjit në qiell
Harro se kush je
Në ajër merr frymë thellë




              Ulqin, gusht ’93




                                 57
Poezi e reinkarnuar


     Në intermecon e përgjumur
     të brendisë mistike të shpirtit
     ishe strukur kushedi se kur
     mbuluar me pluhurin e urnës sime


     Rastësisht të zbulova
     mes simboleve të universit
     në transin posthipnotik


     Kur të shkruaja moti
     në prologun e antitezës së huajtur
     kapërcyell shfaqej Drama e Ndërdijes
     para dyqind apo treqind vitesh
     në vendin e kentaurëve të robëruar


     Sot papritmas m’u shfaqe
     në Alfa gjendjen e shpirtit
     vetëm sa për ta vërtetuar teoremën
     e ekzistencës së ripërtëritjes


     Dhe u fute sërish
     në lëmshin e ëndrrallave
     për t’u dukur në një tjetër kohë
     pas dyqind apo treqind vitesh




58
Evolucioni i dashurisë


Prej ëndrrës në ëndërr - mendimi
Prej mendimit në mendim - fjala
Prej fjalës në fjalë - vargu
Prej vargut në varg - kënga
Prej këngës në këngë - jeta
Prej jetës në jetë - dashuria
Prej dashurisë në dashuri - pavdekësia
Prej pavdekësisë në pavdekësi - prap ëndrra
E dashur!
Kush na i vodhi ëndrrat?




                                              59
Ekstazë dashurie



     Të mendoja flokëverdhë
     me ballin e shpaluar,
     të mendoja syzezë
     me fytyrë të praruar.

     M’u shfaqe në ëndërr
     me një psherëtimë ndër buzë,
     flokëverdhë më dole zhgëndër
     syzezë, siç të doja unë.

     Njëmijëherë atë natë
     shkrova një emër në letër,
     dhe njëmijëherë të tjera
     psherëtita më vete:
     -Oh, Vale. . . Valdete!

     Atje ku dielli puth detin,
     atje ku hëna shkëlqen në muzg,
     atje ku yjet qiellin veshin,
     tek shëndrisje, të pashë unë.

     Si balerinë vallëzoje,
     si flutur krahëlehtë,
     mes turmës sikur kërkoje
     pamjen time - siluetë.

     Kur më humbe nga syri
     në zemër më lëndove,
     si ngushëllim pastaj
     tog xixash lëshove.

     S'të kuptova pse vajte
     në vend pse më stepe?
     -Oh, Vale. . . Valdete!


60
Në tingujt e kitarës
që thurrin serenadën,
në puhinë që sjellin valët
erdhe bashkë me promenadën.

Në fluturim mjellmash
krahët t’i dallova,
miklimin tënd ndjeva
në prehër qetas pushova.

Nganjëherë të shoh mes nimfash
në strofullën hyjnore,
nganjëherë e Bukur e Dheut
si në botën përrallore.

Herë m’u shfaqe
herë m’u trete,
po ti prap në mua mbete:
-Oh, Vale. . . Valdete!

Në njollën e kuqe të qershisë
që ta spërkati buzën njëherë,
zbulova sekretin e dashurisë
dhe pamjen tënde pranverë.

Në shushurimën e gjetheve të blerta
rrahjet tua, ndjeva, në zemrën time,
në freskinë e puhizave të mëngjesta
me ty: ndër ëndrra, ndër vegime. . .

Më beko me gjuhën e Doruntinës,
më mbaj në gji me mallin e Angjelinës,
prore më vështro me sytë e Dalilës,
forcë e dritë më dhuro, me Besën e Hajries,
më shoqëro në Parajsë me duart e Beatriçes,
në amshim ta ndiej zërin e Euridikës!

Se unë s’do praj as sonte
ta shuaj këtë zemër të ndezur,
por do flas, e do flas. . . më vete:
-Të dua, Vale. . . Valdete!


                                              61
Gjysmëndërr


     Nuk më kujtohet
     në isha fjetur a zgjuar
     Nuk e di
     në ç’kohë e ç’vend isha strukur

     Desha vetëm
     ta zhgaravis emrin tënd
     në njëmijë ekzemplarë
     ulur në karrigen
     e thurrur me vargje

     Mbi tavolinë
     sall një tufë mimozash
     dhe një letër e bardhë
     e formatit A-4

     Të vura re
     nga dritarja e hapur dykrahëshe
     tek afroheshe
     me shpatë ndër dhëmbë
     Nuk bëzava
     Ndjeva vetëm forcën e shpirtit
     dhe një klithmë nga brenda:
     Shkruaj!

     Ti s’munde të më vrasësh
     as dje as sot as nesër
     që kur u betova
     në dashurinë e fjalës së shkruar

     Në fund e hapa Kutinë e Pandorës
     dëshmitarë më kishin mbetur
     vetëm lapsi pa ngjyrë
     dhe letra e zhubravitur
     e formatit A-4

62
Mbetëm të vetëm


Vitet qenë plot ëndrra
në zemër mbanim një diell
por sot mbetëm të vetëm
-emri im i vjetër dhe unë!


Mëngjeset qenë të freskëta
muzgjet e ngrohta ngjyra ari


Në turma njerëzish
gjithmonë të kam njohur
kur edhe dritave të korzos
lamtumirë u thashë
për të mbetur sot në vetmi
-emri im i vjetër dhe unë!


Vitet qenë plot çudira
zemrat mbushur egzaltime


Gëzimet që kurrë nuk harrohen
enden mbi prizmat e shkollës
aty ku përherë është tretur
rinia ime e parë. . .
E sot mbetëm të vetëm
-emri im i vjetër dhe unë!


Vitet qenë plot ëndrra
në zemër mbanim një diell
por sot mbetëm të vetëm
-emri im i vjetër dhe unë!


               Zenicë, maj '88
                                 63
Fundi i kohës



     Në djepin e jetës
     Përkundemi ninulë
     Symbylltas parakalojmë
     Shtegut të paqenë
     Pa arritur të zbulojmë
     Zërin tonë të humbur
     Kthejmë kokat pas shpine
     Një rreth kemi bërë
     Edhepse pas vetes
     Dekada kemi lënë
     Askush të na tregojë
     Askush të na rrëfejë
     Kur t’ia fillojmë
     Vrapit Solemn të vetnjohjes
     Të harbisur me duar kah dielli
     Për ta futur në gji një ditë
     Pa kuptuar se ai ka perënduar
     Symbylltas i kthehemi djepit
     Dhe letrës së zhvirgjër
     Që gjithmonë na mbetet në gjysmë
     Fundi erdhi - koha shkoi
     Më duket se më mbet
     Edhe diçka pa thënë

64
Testament



Pas perëndimit të Diellit
      Dhe lindjes së tij gjetkë
      Ma ruaj të vërtetën. Të vërtetën
      mes vargjesh strukur, ma ruaj!
      Mbështjellur me çefinin e ngirë me vdekje.

Pas vyshkjes së dafinave
      Dhe lulëzimit të tyre në pranverë
      Ma ruaj blerimin. Blerimin e mbushur
      aromë, në njomësinë e fytyrës, ma ruaj!
      Vetëm kështu do ta ndiej bekimin e vargjeve.

Pas vdekjes më shkruaj, të lutem
      Një letër të shkurtër - sa jeta
      Dhe më trego a vdiset apo jetohet i vdekur.
      Më shkruaj për librin tim të parë
      Për ngjyrat e ylberit, më shkruaj. . .

Në letër: pak fjalë. Ti e di mirë.
      Fjalët e shumta përfundojnë në hiç
      Në hiç, dhe heshtjet e pafund.
      Më shkruaj për shirat e vjeshtës
      Dhe vetëm: si jetohet në vdekje.

Më prit një ditë. Do të vij.
     Për ty do të jetë ëndërr. Dhe porosi:
     Djepin që do të të përkund në amshim
     Gjeje në këtë botë.
     Më prit. Do të jetë mesnatë.

Më shkruaj shkurt - sa jeta
     Për librin tim të parë. Mos griset?
     Dhe më trego si vdiset i gjallë
     Në daç të kuptosh
     Si jetohet i vdekur.



                                                     65
PËRMBAJTJA

                              Odë përjetësie, 3

     KRONIKË ANONIME (Somnulenca), 5
               Renditja nuk ka rëndësi, 6
                       Himni i poezisë, 7
                      Kronikë anonime, 9
                                 Pritje, 10
           Bisedë e papritur me bustin, 11
                 Fluturimi i mjellmës, 12
              Njerëzit në peshojën e jetës
               1.(pësimi i pafajshëm), 13
                  2.(bota e dashurisë), 14
                     Kulla a Babilonit, 15
                     Vargje pa adresë, 16

        KAFKA NË ITAKË (Katalepsia), 18
                               Përshëndetje, 19
                            Nata mbi Rajnë, 20
                            Vallja e vdekjes, 21
                                   Antinjeri, 22
             Simfonia e natës më të gjatë, 23
                             Kafka në Itakë, 25
                                     Sekreti, 26
                                     Robëria, 27
                            Peizazh Kosove, 28
                              Zgjimi ne tri akte
                   (akti i pare: Bubullima), 29
                   (akti i dytë: Shtrëngata), 30
         (akti i tretë: Loja me pranverën), 31
          Dostojevski në tryezën e sotme, 32
                                  Zia e ditës, 33
66
Antitezë, 34
 Para ndërrimit të motmoteve, 35

FENIKS I HUMBUR (eklips), 37
       Rrugëtimi i parë vertikal
         1.(Lindja vertikale), 38
  2.(Metamorfoza vertikale), 39
            3.(Jeta vertikale), 39
      4.(Dashuria vertikale), 40
       5.(Dënesja vertikale), 41
        6.(Vdekja vertikale), 41
       7.(Amshimi vertikal), 42
            Feniks i humbur, 43
           Protestë moderne, 45
              Koha në eklips, 47
                    Pesimistit, 48
                   Optimistit, 49
      Në kapakët e guaskës, 50
                    Nokturno, 52
                Dielli në ferr, 53

      TESTAMENT (zgjimi), 55
        As në tokë as në qiell, 56
         Poezi e reinkarnuar, 58
       Evolucioni i dashurisë, 59
            Ekstazë dashurie, 60
                Gjysmëndërr, 62
           Mbetëm të vetëm, 63
                Fundi i kohës, 64
                   Testament, 65
                  Përmbajtja, 66

                                     67

Contenu connexe

Tendances

Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``Adriatik Rexha
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
Profili shumedimensional krijues i shkrimtarit Nijazi Ramadanit
Profili shumedimensional krijues i  shkrimtarit Nijazi RamadanitProfili shumedimensional krijues i  shkrimtarit Nijazi Ramadanit
Profili shumedimensional krijues i shkrimtarit Nijazi RamadanitNijazi Ramadani
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiSuad Bajrami
 
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimittancela
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëArdiPerla
 
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Adriatik Rexha
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc BezhiCIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc BezhiMarjan DODAJ
 
A F O R I Z M A
A F O R I Z M AA F O R I Z M A
A F O R I Z M ABesjan
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecimikaela basha
 

Tendances (19)

Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 
Profili shumedimensional krijues i shkrimtarit Nijazi Ramadanit
Profili shumedimensional krijues i  shkrimtarit Nijazi RamadanitProfili shumedimensional krijues i  shkrimtarit Nijazi Ramadanit
Profili shumedimensional krijues i shkrimtarit Nijazi Ramadanit
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
 
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisë
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
 
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc BezhiCIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
A F O R I Z M A
A F O R I Z M AA F O R I Z M A
A F O R I Z M A
 
Zonja Bovari
Zonja BovariZonja Bovari
Zonja Bovari
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
 

Similaire à Vellimi poetik "Koha ne eklips"

148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljestancela
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxORIADAHASA
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Adriatik Rexha
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxSalviAlmadhi2
 
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl  Rudi, Lule Dhe VjeshteXhemajl  Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshtebotimetshqiptare
 
bisedeletrarekatedraljaeparisit-230604164238-eefdbd6d.pptx
bisedeletrarekatedraljaeparisit-230604164238-eefdbd6d.pptxbisedeletrarekatedraljaeparisit-230604164238-eefdbd6d.pptx
bisedeletrarekatedraljaeparisit-230604164238-eefdbd6d.pptxluisa842803
 
Si mbijetoi arti i humorit në varietenë e vlorës
Si mbijetoi arti i humorit në varietenë e vlorësSi mbijetoi arti i humorit në varietenë e vlorës
Si mbijetoi arti i humorit në varietenë e vlorësluto40
 
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Arsimi profesional-b-gusht-2008
Arsimi profesional-b-gusht-2008Arsimi profesional-b-gusht-2008
Arsimi profesional-b-gusht-2008Arian Idrizaj
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Testi i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 ATesti i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 AArian Idrizaj
 
Dy miq ekstrakt
Dy miq   ekstraktDy miq   ekstrakt
Dy miq ekstraktAberi Kajo
 
2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botesJURIST
 

Similaire à Vellimi poetik "Koha ne eklips" (20)

148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
 
Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptxBisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
Bisede Letrare (Katedralja e Parisit).pptx
 
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl  Rudi, Lule Dhe VjeshteXhemajl  Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
 
bisedeletrarekatedraljaeparisit-230604164238-eefdbd6d.pptx
bisedeletrarekatedraljaeparisit-230604164238-eefdbd6d.pptxbisedeletrarekatedraljaeparisit-230604164238-eefdbd6d.pptx
bisedeletrarekatedraljaeparisit-230604164238-eefdbd6d.pptx
 
Imami dhe memecja.
Imami dhe memecja.Imami dhe memecja.
Imami dhe memecja.
 
Si mbijetoi arti i humorit në varietenë e vlorës
Si mbijetoi arti i humorit në varietenë e vlorësSi mbijetoi arti i humorit në varietenë e vlorës
Si mbijetoi arti i humorit në varietenë e vlorës
 
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
 
Poezi
PoeziPoezi
Poezi
 
Arsimi profesional-b-gusht-2008
Arsimi profesional-b-gusht-2008Arsimi profesional-b-gusht-2008
Arsimi profesional-b-gusht-2008
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Testi i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 ATesti i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 A
 
Dy miq ekstrakt
Dy miq   ekstraktDy miq   ekstrakt
Dy miq ekstrakt
 
2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes
 

Plus de Ibrahim Hajdari

Presentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondairePresentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondaireIbrahim Hajdari
 
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en WallonieInstallation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en WallonieIbrahim Hajdari
 
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaikeEnergjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaikeIbrahim Hajdari
 
Cikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabusCikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabusIbrahim Hajdari
 
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...Ibrahim Hajdari
 
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfoselsTravail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfoselsIbrahim Hajdari
 
Kopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklipsKopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklipsIbrahim Hajdari
 
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...Ibrahim Hajdari
 
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège BelgiqueIbrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège BelgiqueIbrahim Hajdari
 

Plus de Ibrahim Hajdari (13)

Presentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondairePresentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondaire
 
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en WallonieInstallation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
 
Presentation led
Presentation ledPresentation led
Presentation led
 
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaikeEnergjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
 
Cikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabusCikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabus
 
Auditimi i energjise
Auditimi i energjiseAuditimi i energjise
Auditimi i energjise
 
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
 
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfoselsTravail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
 
Kopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklipsKopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklips
 
Parathenia e librit
Parathenia e libritParathenia e librit
Parathenia e librit
 
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimiLibri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
 
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
 
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège BelgiqueIbrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
 

Vellimi poetik "Koha ne eklips"

  • 1. Ibrahim Hajdari Koha në eklips (Poezi) SHTËPIA BOTUESE « MJELLMA » Verviers, Belgjikë (Përgaditur për shtyp: Korrik 1993) Maj 2004
  • 2. Redaktor : JAKUP CERAJA Lektor : RAGIP SYLAJ Ballina dhe radhitja kompjuteristike: Mjellma design Me respektin më të madh për mikun, kolegun dhe atdhetarin Jakup Ceraja, i cili nuk është më në mesin tonë! Autori 2
  • 3. Odë përjetësie të thahesh në erë shkretëtirash e të mbetesh i njomë të verbohesh në dy sytë e të shohësh me syrin e tretë ta pështyesh tjetrin në fytyrë e të lagesh vetë ta zhdukësh urrejtjen duke mos urrejtur ta vrasësh dëshirën e fundit e të kridhesh në det dëshirash të çmendesh në humnerë pyetjesh pa gjetur përgjigje ta gërmihësh brendësinë tënde në zbrazëti të strukesh të mungosh për së gjalli së vdekuri të jesh të shkrihesh e bëhesh fluskë e të shpërthesh si përbindësh ta prekësh fundin e oqeanit e të dalësh i terur ta mbërrish fundin e fundit e të mbetësh në fillim të fillimit të shpërbëhesh qelizë më qelizë e të çirresh me sa zë ke UNE NUK JAM MË 3
  • 4. « Ne nuk mundemi kurrë ta tejkalojmë diellin, as edhe ta ndjekim nga pas, por ne mundemi ta bartim atë përherë në zemër. » Carla Pols 4
  • 5. KRONIKË ANONIME (Somnulenca) Në epitafin e gdhendur me germa fizike të qenies së materjes, vargu i buruar nga Muzat e intruzuara në njejësin e vetës së parë (ekzistenca egocentrike), shpreh aktin pak të kuptueshëm në dimensionin trefishor. Ndonëse përpunimi i ligjërimit poetik mbetet në margjinat e relativitetit kozmik, kapërcyell ngërthen në fizicialitetin e materjes sintagmën absolute të prezencës së përbotshme: ”isha, jam dhe do të jem - atje, këtu e ngjeti”, si një prani e përhershme, si këtu pranë meje ashtu edhe aty pranë teje. Por, se a mbetet i përbotshëm edhe ligjërimi poetik si një vizion i prodhuar nga kompleksiteti ndërtruror, varet nga perceptimi i kufirit mes artit poetik si ekzistencë e qenies fizike dhe artit poetik si nus produkt i botës metafizike, siç mbetet i përbotshëm përgjatë devotshmërisë edhe vet shpirti, si një “mekanizëm” që fut në lëvizje çdo gjë, që shohim apo nuk shohim, për t’i dhënë pastaj shtytje të pandërprerë edhe përsoshmërisë së ligjërimit të artit poetik. Duke qenë në labirinthet materiale të tredimensionales, pra, duke aktivizuar vetëm VETDIJËN si kufi të plafonit vertikal, ligjërimin poetik e kuptojmë si domosdoshmëri të natyrshme të çlirimit të ndjenjave dhe emocioneve të akumuluara në kutinë e vogël të trurit me kapacitet të paskajshëm... 5
  • 6. Renditja nuk ka rëndësi Valët e detit duken të qeta si puhia e këtij para agu që hyn nga xhami i thyer i dritares dhe lëkund pasqyrën e varur në murin plot myk e merimanga Zbrazëti shkretinore Mungesë inspirimi Befas dielli nëpër xham u thye dhe si në eklips dështoi këtë mëngjes: askush nuk zgjohet Një gur u përplas në dhomë dhe e theu pasqyrën bashkë me portretin tim të përgjumur pasqyrën dhe mua mua dhe shëmbëllimin tim në pasqyrë renditja nuk ka rëndësi (i përflakur zgjohem në mëngjes heronjtë e ëndrrave përreth meje...) çdo mëngjes zgjohem i përflakur përreth meje heronjtë e ëndrrave... Renditja nuk ka rëndësi Nuk ka rëndësi renditja Rëndësi renditja nuk ka
  • 7. Himni i poezisë Ia mora një yll qiellit nga gjerdani një yll të artë; dhe ia vura poezisë, poezisë sime në ballë. Ia shkëputa një copë Diellit nga ai prush - një copë të zjarrtë; dhe ia vara poezisë, poezisë sime në qafë. Ia vodha pak behar pranverës aromës së blertë - pak behar; dhe e vesha poezinë, poezinë time me nektar. Ia mora zogut një cicërimë nga kënga e pafundme - parodi; dhe ia fala poezisë poezisë sime melodi. Ia hoqa atdheut pak mallë me një copë balte në gji, pak mallë, pak flijim; dhe ia dhashë poezisë, poezisë sime kushtrim! 7
  • 8. Ia mora gurrës një grusht ujë të kulluar me sitë bjeshke të fjetur; dhe i dhash poezisë të pijë, poezisë sime të etur. Ia ndava Vales një copë zemre nga strofulla e pemës bli, një copë t'përflakur, o bukuri; dhe ia dhurova poezisë, poezisë sime dashuri. Ia mora foshnjës pak vaj në ninullë lotin t'ia tret' ; dhe e bëra poezinë me vaj, poezinë time në djep. Ia mora, ia shkëputa, ia vodha, ia këputa... lëngimin dritës nga errësia, vargut rimën qetë-qetë... O zot, a ka fund poezia, poezia ime - J E T Ë? 8
  • 9. Kronikë anonime Bari mbi gur Lumi mbi urë Dita në natë Deti pa valë Dimri në vjeshtë Pa rrush në vreshtë Vera në pranverë Pranvera në verë Disa njerëz edhe kështu I llogarisin punët Me vlerë e pa vlerë 9
  • 10. Pritje katër hapa deri te realizimi i ëndrrës deri te dita e re një e katërta e ëndrrës deri te agimi i ditës së re edhe një çerek ore edhe katër minuta çerekun e minutit deri në fund të çerekut 10
  • 11. Bisedë e papritur me bustin Ti rri mes pishash të larta ngjyrë gri që mbinë në antikën hyjnore Unë i veshur laraman jashtë konturave të ekzistencës së mitit për kandilin e fikur Ti rri aty ku rrinë heshtakët dhe ata që vetëm shikojnë lëvizjet e diellit ag e terr Unë rri mëtanë botës sate si papagall i zhuritur venitem gjurmëve të anatemës sime Ti pushon i qetë nëpër mote se vole frytet në pergamenën e djeshme dhe mbolle farën e mëngjeseve të sotme Unë endem në humbëtirat e vargut për të vjelur fjalët e mbetura peng dhe porosinë e formës sate të ngurtë 11
  • 12. Fluturimi i mjellmës A mos je Feniks profet i shenjtërisë, përgjues legjendash priftues i lashtësisë? Mos t'u lodhën flatrat që t’i rrahën stuhitë, antikitetin modern a ta mësuan Tri Furitë? Puplat e mëndafshta mos të janë thinjur, nga pesha e pafat mënxyrë e jetës së fikur? Dole nga miti qëmoti fantazmë në natën e përhënur, dhe u fute në lëmshin e nxirë shakullinë e fijës së nemur. Ç’hije e zezë të vagëllinë mbi purpurin tënd ditënatë! Strofull kërkon në qiell ku s'ka kuotë, s'ka koordinatë?! A mos je Feniks profet i shenjtërisë, përgjues legjendash priftues i lashtësisë? 12
  • 13. Njerëzit në peshojën e jetës 1. (pësimi i pafajshëm) Mosmirënjohësit, më shpejtë e harrojnë vdekjen e të atit sesa humbjen e pronës atërore Hipokritët, më parë ua tregojnë njerëzve rrugën për në varr sesa fytyrën e vet të vërtetë në të cilën shëmbëllen buzëqeshja hipokrite Tinzakët, nuk mund të kënaqen në mënyrë të ndershme pa u shkaktuar të tjëreve padrejtësi: i ikin rrezikut dhe e lakmojnë fitimin Në këtë jetë lëmshi pa fill e pa fund do ketë një çikë vend për njeriun e urtë? 13
  • 14. 2. (ikja nga gënjeshtra e bukur apo Bota e Dashurisë) Nuk ekziston njeriu i cili urren, por vetëm urrejtja e cila lehtë futet në unin e mosmirënjohësve hipokritëve tinzakëve prej nga shpërthen jashtë Dhe, nuk ekziston njeriu i cili dashuron, por vetëm dashuria të cilën lehtë e përvetësojnë njerëzit e mirë për ta rrezatuar jashtë vetes brenda botës sonë Sot në këtë rremujë botërash psë të ekzistojë urrejtja, kur ekziston N j e r i u kur ekziston D a s h u r i a ? 14
  • 15. Kulla e Babilonit Më jepni një gur një copë bjeshke t’shkallmuar të ndërtoj urë breznive shkëlqim - nur kala mbi lumë puhizë jete t’valëzuar fontanë t’ylbertë si gurrë. Më jepni një ushtë nga Troja e rrënuar dhe zjarri mbi prush, t’ua kthej t’praruar grushtin e bashkuar me miliona duar. Më jepni një sy Ciklopi t’verbuar, t’ua kthej të dy si Zeusi me hyj, e ta mbyll në dry mjerimin e mallkuar. Më jepni pak aromë filizash me behar sa s’është bërë vonë vetëm pak aromë, t'ua kthej përplot zemrat me nektar. Më jepni pak dritë, pak dritë, pak qiell t’kristaltë, t'kthjelltë t’ua jap një Diell që kurrë s'di të shtjerrë... Më jepni, më jepni, në këtë kohë zezonë sa s’është bërë vonë sa s’është bërë vonë... 15
  • 16. Vargje pa adresë Era shkulte barin kur frynte me dënesë zërin bartte ajri, skutave përshkohej jehonë lëshuat sirtarët humbur rrugëve pa adresë dikush hapi dryrin por ishte shumë vonë Fluturuat kohëve sot vajtët diku dikur pranë ju kisha, në letër, ja këtu ku t’ju kërkoj tash, vërtet s’di se ku Mos ju barti era diku në veri atje ku akulli kurrë nuk shkrin? Apo ju mashtroi puhia e jugut të nxehtë rrugën e pakthimit mos e zgjodhët vet? Më kot mundoj trurin letra mbetet bardh asnjë fjalë s’e lidh, s’e gjej asnjë varg kur humb poezia, ç’mbetet tjetër vallë? 16
  • 17. “Të fantazosh, do të thotë ta vizatosh një ylber mbi përditshmërinë tënde.“ Ruth Mayer 17
  • 18. KAFKA NË ITAKË ( K a t a l e p s i a ) ...Duke kaluar në një nivel më të lartë shpirtëror, në një gjendje krejtësisht të re ku zhduken Koha Hapësira Fizika e ku na shfaqen si në tablo akuareli ekzistenca vetëm e së sotmes (jam, jam dhe vetëm jam) apo edhe e asaj translatives kurioze te pahapësirë: jo atje, as andej, as përtej, as ngjeti por: këtu, këtu dhe vetëm këtu; do të fitonim një përkufizim filozofik fare të ri, të palogjikë (logjika këtu pushon së ekzistuari) dhe mbi të gjitha të pashpjeguar me gjuhën e cilitdo krijues. Në këtë ambient ku zhduket Vetëdija dhe lind Ndërdija si postulacion komunikativ me irracionalitetin (jo)hapësinor, ligjërimi poetik merr konfiguracion shumë më vertikal duke u mbushur në vrimat dhe poret e lëna bosh në vetëdije. Ai sakaq shfaqet si një ushqim i patjetërsueshëm, gjithmonë i freskët dhe i shijshëm pa të cilin Ndërdija mbetet e uritur, pikërisht siç ishte Ambrozi i cili nuk i linte perënditë e Olimpit të mplakeshin. Arti poetik ndërkaq, do ta mbante shpirtin të ri, të freskët dhe me plot forcë, si dje kur isha, sot kur jam ashtu edhe nesër kur do të jem. 18
  • 19. Përshëndetje nga lugu i Drinit e ndava një fllad Kosove xhepat e shqyera i arnova me lecka malli baltën e bërrakës ia mbatha këpucëve mbi vizëllimën e rrejshme të fatit në dorën e djathtë valixhen e mbusha vaj nëne e në të majtën grushtin plot lajthitje shpresash kokën stërngarkuar me Itakë Lisit të Dodonës një syth ia vodha në kutinë e trurit Kosovën e bëra palë - palë e shtëpinë time përdhese e vizatova në kapakët e syve në nisje të misionit të dhunshëm vetëm jehona m'i ngacmoi veshët: HASTA LA VISTA Në mërgim, nëntor '94 19
  • 20. Nata mbi Rajnë Një copë terri të vetes sime e hodha tej bregut të errët të Rajnës së zezë e të uritur për ta kapërdirë mendjen time qe nuk i lë rehat as valët dhe as pulëbardhat që sonte duken katran. Hëna e plotë në qiellin e perhimtë dhe hëna e valëzuar në Rajnën e zezë sikur thërrasin lugetërit e kësaj nate. Mesnatë. Fiks fare. Një grumbull mjellmash miklojnë puplat e mëndafshta dhe presin përbindëshin e natës siç pres unë mëngjesin e vrarë. 1001 netët e ferrit m’u shfaqën në ekranin e hënës së plotë ku hahej darka e fundit e Luciferit dhe luhej lirshëm vallja e lugetërve sepse mëngjesi ka bërë vetvrasje kaherë. Në brigjet e Rajnës, Nentor '94 20
  • 21. V a l l j a e V d e k j e s* Erërat e Aulidës Kakusi romak Kentaurët e çartur hingëllimat barbare Villnin blozë e zjarr ushtarët perandorakë Nën diellin e nxirë mbi toka të të parëve Hidhte era rërë plazhi Tej shkumës së bardhë të Adriatikut Ku luhej akti i mbijetesës Akti solemn mes jetës e vdekjes Dridhërimë përreth logut të betejës Ndriçim bebëzash ndër Mesapë Jehona s’ndalet gjaku kullon Shkëmb më shkëmb greminës kasandrike Përplasej zëri i këngës heroike Gra e vajza dorë më dorë “Vallen e vdekjes” hidhnin tok Në një cep të Ilirisë Luhej epi i trimërisë Hëna mbushte muzgun shqim Tek rrëshqiste qiellit tatëpjetë Prapa kodre numëronte në vegim U skuqën valët: shtatëqindeshtatëdhjetë... Por s’ndalej kënga s’ndalej ritmi As vargu i gjatë i ritualit ilir Që priste në radhë aktin e mbijetesës Në shkumën e skuqur të Adriatikut për ta lozur nesër Vallen e Jetës * Në historinë e traditës shqiptare gratë mesape (fis ilir), pas betejave, në të cilat burrat kishin rënë heroikisht, kapeshin dorëpërdore, këndonin dhe loznin tok VALLEN E VDEKJES, dhe vetem për të mos rënë në duart e armikut, hidheshin, secila me radhë, në greminën e thellë të shkëmbinjve te Adriatikut.. 21
  • 22. Antinjeri Të gërryen brejtësit, gati fare u trete Besnik i arushës ishe, besnik dhe sot mbete. Ta shtruan rrugën me thumba e gjemba Po ti s’ndieje dhimbje në shputa as thembra. Me çekan të hekurt të binin në kokë Por të trashë e kishe dhe s’ta linte dot. Mollëzat e fryra, barkun mbushur plot Buzët nga yndyra të shkëlqejnë dhe sot. Të ndrydhën të shtrydhën deri në pikë të fundit Si lëvozhgë limoni të hodhën në fund të pusit. Mos ke humbur rrugën, ku ndodhesh tash, vallë? Me gjithë mend e ke, të vihesh prap në ballë? Besnik ishe dje, besnik mbete sot Por Gjyqit të Madh nuk i shpëton dot! Ke ndërruar pamjen, por je më i zi Rrugën për në ferr, vetë e zgjodhe ti! 22
  • 23. Simfonia e natës më të gjatë Nata sonte është e qetë zërat humbin n’errësi hëna, yjet - qielli vet vargëzojnë këtë poezi. I humbur fare më kot pres gjeli këngën të fillojë idhëca mbushur sa s’pëlcet vallë, kjo ditë a do agojë? Mbushur vrer e mbushur pezm ndërroj pamjet në fytyrë mbushur zjarm e mbushur helm më kthehet jeta në mënxyrë! Pikoj djersë si i ndrydhur brenda hirit të kësaj nate tkurrem fort si i shtrydhur shpalos kohë e ndesh në fate. Fate njerëzish të uritur për kafshatë e dashuri fate shpirtërash të zhuritur që hynë dhunshëm n’këtë simfoni. Nata sonte është e çalë shoh asgjë pos lapsit tim që mbi letër shënon vrragë dhe vargëzon këtë poezi. Endem zgjuar anatemës që e thurra me mallëngjim shtegtar në cepin e kësaj letre ku e struka shpirtin tim 23
  • 24. Apo ti, o hënë e ndritur që mes yjesh je e parë pse si trung i venitur mbetur jam sot i tharë? Ngrysem prap këtë natë korriku kthehem shtegut tim në kreshtë verë është, por vera iku natë e zezë u kthye në vjeshtë. Një breshër, vetëm në një rresht sonte këtu do ta hidhja nga brenda do nxjerr një tërmet këtë vrasës nate do ta dridhja! Dhe prap endem i humbur fare të kërkoj pak dritë n’këtë terr ndër djerrinat e kësaj nate s’gjej gjë tjetër, veç mister. Lodhur jam me fjalë paganësh gjymtyrë të mpira - më dhemb çdo ind stërngarkuar me retorikë bastardhësh por...Feniks mbes: sa vdes lind! Gëzohu natë në këtë shtrojerë me gjahun në rrjetë merimange shpejtë do të t’tretin rrezet n’pranverë kur të trokasin n’timen dritare. S’gjen dot strofull në Parnas kur të vdesësh natë e lashtë bashkë me Diellin do themi pas vajti terri, ndjesë pastë! Nata sonte është e qetë zërat humbin n’errësi hëna, yjet - qielli vet vargëzuan këtë poezi... 24
  • 25. Kafka në Itakë Itaka s’lindi vetëm në Itakë Itaka s’jetoi vetëm në Itakë Itaka s’shtrihej vetëm në Itakë Itaka s’copëtohej vetëm në Itakë Itaka s’dëneste vetëm në Itakë Itaka s’humbi vetëm në Itakë Itaka s’qe vetëm Itakë Itaka s’mbeti vetëm Itakë Në Itakë shkonin vinin në Itakë Kafkën e shkelnin e shtypnin në Itakë E lashtë Itaka strukur në Kafkë Kafka e lashtë mbërthyer në Itakë Por s’vdiste Itaka jetonte në Kafkë Itaka e Kafka - Kafkë Itakë 25
  • 26. Sekreti Kur të njoha vetëm unë të mbaja në dryrin e zemrës Kur të njohu edhe një tjetër të njohën njëmbëdhjetë Po të të njohë edhe tjetri do të të njohin njëqindenjëmbëdhjetë 26
  • 27. Robëria Ai që robëron të sotmen do të jetë rob i së nesërmes As ai që për robëri punon nuk do të shpëtojë nga e nesërmja 27
  • 28. Peizazh Kosove Përditë shqipja sqepin mpreh Në fole strukur Endet kreshtave syshigjetë gjersa e thërret Strofull e mbushur Tok me lumin rrëshqet fushës ku e pret Luginë e bukur Derdhet dielli rrezeartë çdo skutë nget Si saç i skuqur Shtojzovallet dallëndyshet fluturojnë Në puhizën e pranverës Vijnë pëllumbat me ta zogjtë cicërojnë Në ëmbëlsinë e erës Lëkunden gjethet kudo bletët pjalmin thumbojnë Thithin nektarin e jetës Pikojnë pemët vreshtat plot këngët jehojnë Muzgjeve të vjeshtës 28
  • 29. Zgjimi në tri akte (Akti i parë: BUBULLIMA) Jeta sakaq shuhet, jetë për t’i thënë Pa ia marrë gëzimin as pa ia dhënë Çdo gjë mori sot pamje idilike Pa e pyetur fare: ku vajte? si ike? As malet as grykat nuk gjëmojnë si dikur Se jeta u zhvesh - u bë asht e lëkurë Ngazëllyeshëm e lozim vallen e uratës Pa vështruar djallëzitë e shtrigave të natës Mjaft u ngopem në rolin e spektatorit Pa e shijuar kurrë vetflijimin e aktorit Në fyt na ngulfati bloza e zezë futë Që çdo ditë e thithëm pa e hetuar kurrë Deshëm pa vetdije të mbështetemi për mur E pastaj të pyesim: si kështu? kur? Malet t’i bëjmë fusha e fushat të plleshme Rrjedhat e lumenjve mos të derdhen në dete Qiellin ta zbresim poshtë, ta puthisim me kokë Ndërsa Diellin me Hënë këtu pranë, në Tokë Yjet, pa një pa dy, t’i fshijmë me një gomë Natën ta shporim njëherë e gjithmonë Sall dritë të çiltër natyra do të sjellë Pa eropcione-bjeshka më s’do vjellë Përmbi gur e shkrepa, në pyje e rrafshinë Lart në qiell të payje, ku dhe nata mbet virgjinë U mpleks zëri në hapësirë dhe u tret diku në grykë Kot mundohesh ta kuptosh se u ngjir më parë në fyt S’bënë jehonë as fushamale siç nuk bëri jeta vet Ndali koha për t’u dukur ndonjëherë aty ku mbet Sot më kot kërkojmë Dritë kur ne vetë vendnumërojmë Jashtë bubullin - e ne brenda mugëtirës mbëltojmë Veç për një kafshatë goje vejmë e vijmë kohës sonë S’ka dyshim - vdes arti, vdes kultura - po kush rron? 29
  • 30. ( Akti i dytë: SHTRËNGATA ) Se një zë rënkon, gjëmon, ushton në shkretëtirë As ndryshon as demarkon as buçet në të mirë Por shumë pisha që lartësohen permbi re Bëjnë oazën e së ardhmes - thurrin kurorën e re Robër fjalësh të pathëna dhe Judë shekujsh u bëmë Pa respekt për gjeografi, kurorën kokës vetë ia vëmë Nganjëherë vrasim mendjen pse filizat huqin pranverën Asnjëherë nuk pyesim veten: sa i ujitem dimrit a verës?! Zemrat janë përplot plagë që pikojnë si dje dhe sot Mos t’i ligjërojmë historisë se na mallkon për jetemot Na vizatuan, fotografuan në retrovizorin ndërkombëtar Këtej e tej Atlantikut, mbërthyer për kryqi mëkatar Vyshket bari i pranverës, humb gjelbërimi, vdes natyra Tetëdhjetenjëherë LAVDI revolucionit me shumë ngjyra Gurgullima sperkat çerdhen ku rritet Shqipja e kreshtës Freskon ballin e djersitur me verën e vreshtës Amanetin përkundin djepat, ndër ninula jeton i gjallë Asnjëherë mos të harrojmë se jemi NJË por të NDARË! 30
  • 31. ( Akti i tretë: LOJA ME PRANVERËN ) Çdo pikë gjaku që qëndis kuqezi në palë flamuri Si medalon hijeshon krahërorin e çdo burri Fryma e fundit nuk del dot nga palca e tradhëtisë Por nga zjarri ndezur flakë kur japim besën e miqësisë Jo si qyqe, lebetitur, kulm mbi kulm të lëshojmë kukamë Se na mallkojnë dhe të tjerët, humbim fis edhe farë Megjithatë, ora ngec, ka defekt maje Olimpi Zbresin tufanët për të hyrë në kope - por koha iku Jeta del krejt e zhveshur, si paçavër e hedhur moti Të urrejmë pritjen! Drejt FITORES - na thotë Zoti! Më e mira ndër fitoret është çlirimi i shpirtit tonë Aq më parë kur zhuzhijnë tytat - qielli na ra mbi kokë Siç Lindim, ashtu vdesim - nokturno - në Dheun e Zi Ndalemi. Ecim. Ndalemi... Symbylltas hapërojme shtegut të ri Çdo fije bari, çdo luleborë, që stolis stinët e jetës Thurr gërshetë drejt altarit të së mirës, jo së keqës Ndër lugina e djerrina shiu i vëngër mbuloi shtratin Sikur fjala kur ndjek fjalën, bisht pas bishti - hap pas hapi Pa konvertime emocionesh që intruzohen në kutinë e trurit Jemi mbështetur ne për të - prapa nesh është vetëm muri Me instikt e konfuzion nuk na zgjidhet kurrë nyja Por me vetënjohje, largpamësi - jo veç njëra, por të dyja! Shkurt '92 31
  • 32. Dostojevski në tryezën e sotme E ndrydhur thellë në bërthamën e zemrës Përpëlitet zvarrë gjurmëve të këngës së parë Acari siberian i ngrin majat e thembrës Por s’ndalet Natalia me ndërgjegje të vrarë. Së bashku drekuam një pasdite me shi Në tryezën e mbushur racion të gënjyer Ku ngritnin kokën Alosha Princi e Neli Me mbishkrim në ballë Të Poshtëruar e Të Fyer M’u duk njëherë se më sulmoi Bjelinski kritik Kur e rrëmbeva nga racioni gjellën me zor Mbështeti shuplakën mbi kopertinën në zgrip Mosni ju lutem, pikërisht Vëllezërit Karamazov! U sfidua atebotë kur lindi revolucioni Me dekada mjegullash, me pesë e gjashtë Më kot kërkoje porosinë e dorës së ngritur Në bustin e shtangur të Avenysë së Shtatë. I vrerët ishte qielli atë pasdite gushti Në gostinë me personazhet e përjetshme Që vetë ndezin zjarrin me gaca prushi Dhe vetë fikin dritat e jetës së rrejshme. Bronzi i tij kthjellur i përgjon motet Despotin e Carin sot si kurrë t’avancuar Pjellën karpatike përbindëshin që s’kotet Në tokën time të shenjtë - Krim i Padënuar. Eja të ngrejmë dolli në këtë ngulfatje tymi Si dje, kur mbillej farëzeza, ashtu edhe sot! Vitet shkuan e erdhën siç ishin, të mjera Nuk sollën gjë tjetër, veç flakë e barot! Maj' 92 32
  • 33. Zia e ditës Sot nuk gdhiu dita me kohë Dielli harroi t’ju bie këmbanave Dhe e thithi blozën e idhtë të mjegullës Pa çarë kokën për rrezet e dritës Shiu dhe rrëbeshi s’kanë të ndalur Në gjiun e tokës së ngirë me baltë I lutem Zeusit t’i bëj të fala Heliosit Të kthejë më në fund në tokën e nëmur Lugina e ferrit na i qiti sytë jashtë Thellë në greminën e djajve me shpatë Dhe lugetërit lirisht mbi koka na vallëzojnë Kohë mëngjesi është por gjelat s’këndojnë Pse na harrove Diell, ç’faj të kemi bërë? Amshimin na dhurove, zili mos na ke? Kur të lamë vetëm? Ti ne na le! Këtë ditënatë me mjegull, shi, shtrëngatë... 33
  • 34. Antitezë Një ditë mori udhë ta pështyjë veten por fryu era dhe i pështyu të tjerët E dinte mirë se gënjeshtra ekzistonte andaj e shpiku të vërtetën Përmes gënjeshtrës kishte ngritur pluhur sepse e vërteta s’u tha në kohë të duhur Pastaj kur e mori tërsëllimë tatëpjeta zbuloi se pak thuhen të vërtetat Dhe mbolli farën e gënjeshtrës për të mos e pështyrë vetveten 34
  • 35. Para ndërrimit të motmoteve Mos i cakëroni gotat sonte, o miq na ka mbetur edhe një pëllëmbë tokë që t'i mbështesim veshët për dhè për të dëgjuar trokun e kalit të bardhë na ka mbetur edhe një simfoni e qeshjes së madhe të shpirtit Mos e ngritni dollinë sonte, o miq se dasmën e kemi nesër Në rropamën e kujtimeve të këtij viti ujitur jemi me lotët e dhembjes krenare e ne të ngrejmë dolli?! ...mosni sonte, o miq! Mbrëmë ëndrrova agun e ditës së re gjithë natën e lume mbeta zgjuar nga gëzimi Prizren, 31. Dhjetor '90 35
  • 36. “Dashuria është një lule që mbinë kudo, pa e mbjellur, dhe jo një lule e kultivuar në kopsht.” Ippolito Nievo 36
  • 37. FENIKS I HUMBUR ( E k l i p s ) Jetoj në shtjellën e spiraltë të inkubatorit krijues, ku edhe ajri është i okupuar. Pranvera ka kohë që mëton ta zbardh zymtësinë në horizont, që ka shpërthyer kaherë. Por, bardhësi nuk ka.. Çdo gjë është ngërthyer në paskajshmërinë e errur mes detit dhe qiellit. Aty ku vetëm pjella e mugëtirës mund ta bëjë folenë. Jeta megjithatë, lë gjurmët e veta damarëve të kohës. Edhe të djeshme, edhe të sotme. Bukuria mbetet e përjetshme vetëm nëse në të kanë mbetur të përjetshme gjurmët e buzëve të jetës. Si dëshmi e vetme e këngës injoruese të gjelit të parë: për një ag më të bardhë, më të ndritur. “O gjel i mëngjeseve të kobshme! Kur ti këndon, thonë se është afër dita… Sot e ndjeva zërin tënd!...”. 37
  • 38. Rrugëtimi i parë vertikal 1. (Lindja vertikale) Ajrin kur thitha s’pari sikur përbiva helmin Dhëmbë s’kisha ta përtypja dheun e shkriftë Saktësisht s’më kujtohet kur së pari lëshova zë Natyrës së mjegulluar në prehër ders iu bëra Padashje me shputa shkela sipërfaqen e zgjebosur Me sy vodha horizontin me pamje vertikale Sikur ta dija ninulën e bjeshkëve krenare Me ëndje do ta këndoja simfoninë e lindjes Por trashëgim s’e kisha as nga i pari as nga i mbrami Nuk ma mësoi gjyshi as stërgjyshi anatominë e artit Në margjinat e kohës vet e gjeta - i zhveshur fare Përcëllimi i diellit dhe vaji kumbues i bilbilit Vertikalisht më veshën në rroba vargu. . . 38
  • 39. 2. (Metamorfoza Vertikale) Vertikalisht më veshën në rroba vargu Jo për të humbur por për t’u kthyer në vete Në labirinthin e origjinës sime kalova Gjersa rrahjet e shpirtit i kuptova si etje Si kurrë më parë këtë e ndjeva atëbotë Pa u kthyer në vete i shtrova gosti shpirtit Në piramidën e lashtë me mbishkrim Homeri Ku rritet tashmë dhe skifteri i anatemuar I kreshtave të shpërlara me lëngje limfatike S’di a vdesin klithmat e të uriturve ndjenjash Apo edhe ato mbijetojnë rënkimet e kohës ekliptike Për të falur mëkatet e hershme para Judës Ngaqë mallkimi për çdo ditë pëson metamorfozë Në mes saj dhe vertikales endet shpirti im 3. (Jeta vertikale) Në mes saj dhe vertikales endet shpirti im Del ditëpërditë për ta kërkuar veten Dhe gjithmonë zbulon diçka krejt tjetër Në pasqyrën e jetës autoportret zhubravitës Shqetësim, lemeri në damarët e mbushur pezm Rivalët më rrethuan me kamxhikë gladiatorësh Në vallen e tyre e futa veç trupin material Për ta hulumtuar galaktikën e jetës vertikale Njërën lëkurë e zhvesha dhe e hodha si zhangë Pasi u struka në strofullën e sigurt të artit 39
  • 40. 4. (Dashuria vertikale) Pasi u struka në strofullën e sigurt të artit Dhe ndjeva freskinë e blertë të puhizës Tinëzisht përgjova miklimin e frymëzimit Tek ma përshkonte organizmin e dehur heshtjesh Tash vras mendjen për rrugëtimin tim të parë Ku hasa në pjerrtësinë e rrugës vertikale Ku pasha besën e pasha nderin më pruri dashuria Jo Afërdita e Dionës as Adonisi i Mirrës Por kumbimi i vargut dhe arti i shpirtit Presim dhe kurorëzimin në rilindje a gjetkë Në përcëllimin e diellit dhe vajin e bilbilit Në gurgullimin e gurrës dhe frymimin e natyrës Në lumin e kuq që rrjedh tremijë e sa vjet Ku me pamje vizuele shoh siluetën time. . . Si duket i rashë në gjurmë rrugëtimit tim të parë Gati u ktheva në vete pa u kurorëzuar akoma 40
  • 41. 5. (Dënesje vertikale) Gati u ktheva në vete pa u kurorëzuar akoma Kudo shtegtova - deri në palcën e misterit arrita Pa zbuluar asgjë të re veç gjurmë të reja lash Që reliktet e kohës të jenë modele baladash Për jehonën e Zanave të Parajsës së nesërme Nuk është lehtë të dënesesh mbi relikte Në këtë rrugëtim të pakrye e plot zbrazëti Dhe të presësh kurorëzimin e materjes me inspirim Pa dashur thith frytin e epsheve shpirtërore E ndez zjarre e zjarre në çerdhen e këngës Për t’i ikur mallkimit me dënesje vertikale Vazhdoj prandaj rrugëtimin tim të parë Vertikalisht të flas zemër me zemër gojë me gojë Gjersa hija e vdekjes e përmort trupin 6. (Vdekja vertikale) Gjersa hija e vdekjes e përmort trupin Jam ëndërr futur nën qepallat e rënduara E kujtoj nisjen time vertikale Për t’ju gostitur me vargje e vargje E kujtoj rrugëtimin tim të parë Për të arritur në togun e xixave hyjnore E kujtoj ajrin e arsenosur në thithjen e parë Për ta zbërthyer simfoninë e të qenit gjallë E kujtoj horizontin me pamje vertikale Që vertikalisht të ec edhe përtej jetës E kujtoj. . . e kujtoj. . . e kujtoj. . . Të kaluarën e stuhishme me peizazhe vjeshte 41
  • 42. 7. (Amshimi vertikal) Ajrin kur thitha s’pari sikur përbiva helmin Dhëmbë s’kisha ta përtypja dheun e shkriftë Përcëllimi i diellit dhe vaji kumbues i bilbilit Vertikalisht më veshën në rroba vargu Ngaqë mallkimi për çdo ditë pëson metamorfozë Në mes saj dhe vertikales endet shpirti im Njërën lëkurë e zhvesha dhe e hodha si zhangë Pasi u struka në strofullën e sigurt të artit Si duket i rashë në gjurmë rrugëtimit tim të parë Gati u ktheva në vete pa u kurorëzuar akoma Vertikalisht të flas zemër me zemër gojë me gojë Gjersa hija e vdekjes e përmort trupin tim E kujtoj. . . e kujtoj. . . e kujtoj. . . Të kaluarën e stuhishme me peizazhe vjeshte Për t'i ngelur besnik Diellit Bilbilit Artit Si dje si sot edhe nesër Gnothi Seauton Prizren, Tetor '91 42
  • 43. Feniks i humbur endacak i verbër ndër djerrina mitesh strukur në andralla vorbullës së kohës as klithmën e parë pa kuptuar kurrë në ç’kohë e ç’vend e shënoi natyra cili është shtegu, a ekziston Itaka a ka lindja emër apo asgjë nuk lindi mbase u shfaq diku dhe dikur qëmoti nëse vërtet lindi shpirti i Feniksit kur do të vdes Jeta kur do të vdes Toka rrugët janë të ngushta dhe pa trotuarë në oazën e vetënjohjes të gjitha nuk shpiejnë veç dy kthesa has - e treta jam vet ku më vajti ora ta lexoj kujtesën dhe ashtu suptil të kthehem në ëndërr në një tjetër kohë në një tjetër jetë ku s’do të jam i humbur as pa koordinatë dhe çdo çast do të ndihem sikur në Itakë 43
  • 44. Lind me vdekje Duke parë pa sy Duke dëgjuar pa veshë Duke nuhatur pa hundë Duke folur pa gojë Duke ecur pa këmbë Duke shkruar pa duar Vdes çdo ditë nën dallgë Dhe çdo ditë kthehem në jetë Sepse në dashuri Ka fare pak dallim Në mes vajit dhe këngës Në mes jetës dhe vdekjes 44
  • 45. Protestë moderne (njeriut që akoma s’ka ardhur në jetë) Fjalisë ndoshta nuk do t’i vësh pikë siç i vumë ne këlthitje, dje e sot, a do ta ndalësh vajin tonë triptik apo imazhit të vrazhdë do t’i japësh hov? Fytyrën komike a do t’ia falësh pasqyrës siç ia falëm ne, Narcisë të shëmtuar? Po pluhurin syve, në mëshirë të mënxyrës do ta lësh si ne, Ciklopë të verbuar? Zërin e ndërgjegjes, a do ta bartësh prore apo do ta lësh të humbur në shkretëtirë? Ahengjet, dëfrimet, akoma humbje kohe do të duken katarsë, që shpiejnë në mugëtirë? Në konjukturën e kalbur, a do fshehesh si ne, o imzot, me imagjinatë të trishtuar? Dialogun e marrë, në Sinaj do ta shpikësh për t’u dukur zhgëndërr, ëndrra e trilluar?! Thinjat e kokës, a do t’i miklojë brenga për një kokërr kripë, për një kafshatë jetë, apo edhe ty do të lëngojë zemra për një çikë nder, për një çikë respekt? 45
  • 46. I përbaltur, i përjargur, a do të dukesh, në bërrakën e turbullt a do të pëlcet, apo në urnën e hirtë do të strukesh, pa lënë gjurmë, hi do bëhesh vet? Në obsesion jetë, a do sillesh vërdallë siç u sollëm ne, labirintheve plot frikë, apo çdo gjë, do të duket përrallë larg së vërtetës, mbërthyer në patetikë? Koleksionin e relikteve, a do ta lësh të qetë apo do ta shtosh për një ekzemplar? Dafrunga Hyjnore, a do thurrësh përjetë, apo, si ne, do shqyesh kalendarë? Si do ta pagëzosh epitafin e mikut tënd: me një varg, një fjalë, një shkronjë. . . ? Si do ta rimosh porosinë e gjallimit, si do ta mbyllësh të djeshmen në gëzhojë? Çdo të thuash për ne, ç’fjalë do të kesh, vetëm se lindëm dhe vdiqëm njeherë? Apo do të dhimbset ditari ta shkruash një rresht, në sirtarët e harresës, do t’na lësh përherë?! 46
  • 47. Koha në eklips Strukur ishte shpirti, së pari në mineral, Veshur dikur natyra, përdhunshëm pa gjelbërim, Shihja vegimin e ëndrrës ngarkuar mbi funeral, Frymëmarrjen e tokës përgjoja, thellësive oshëtimë. Koha sakaq zhdukej, hapësira zihej në zgrip, Rilindem për së dyti, natyrën gjej në eklips. Ngritur jam befasisht në kërcellin e një bime, Stolisur filizash, aromë Flore fund e krye, Rrënjët përgjojnë tokën, si dielli kurorën time, Gjersa u vyshk njëherë dhe më nuk u kthye. Koha sakaq zhdukej, hapësira zihej në zgrip, Rilindem për së treti, natyra sërish eklips. Përdredhur brenda shakullinës, spirales sillem vet, Trupi mish e kockë i humbur pa origjinë, Gërrithje ethe kafshësh në botën që sot i përket, Në sipërfaqe mbërrive, në qiell kur do mbërrin? Koha sërish vajti, hapësira mbeti në zgrip, Ngjallem për së katërti, s’shoh gjë veç eklips. Mbyllur në kafazin me prush zemre të ndezur, Flakën e kësaj jete me shpirt njeriu e mbaj në gji, Mos e ngjall urrejtjen se të dua heshtur, Gjurmo përreth vetes, kërko pak NJERI! E nxirë shfaqet jeta kur ngrysesh në bimë, Kur zhvesh ligësitë nga mëtimi i lumturisë, Vdes e ngjallem pa hequr vellon e dashurisë, Gërshetë për ta thurur himnin e LIRISË. Udhëtim botërash përshkuam, si unë edhe ti, Një emër tani kemi, do mbesim gjithmonë NJERI? E sotmja rrokullis çdo gjë, e nesërmja trajtën jep, Jo siç duam ne, por siç e ke gdhendur vet! Koha pres të tretet, hapësira të zihet në zgrip A do arrij në qiell apo do mbes përjetë eklips? 47
  • 48. Pesimistit Kur sëmuret jeta nga melankolia shpresën mos e humb për shërim se do mbetesh i verbër jo nga pleqëria T’i hidhesh territ në qafë duhet për t’ia zënë frymën heshtjes se ashti i guximit në shpresë ruhet ku ruhet dhe ilaçi i shërimit të vetvetes 48
  • 49. Optimistit Nëse të pyes për vdekjen do t’më thuash jam i pavdekshëm Nesër menatë, do të vishet natyra me gjethet e blerta të stinës së jetës E në majen e kurorës solemne do të sfidohet statuja e figurës sate Kur dritat fiken rrugëve të jetës t’i ndezësh duhet dhe aty ku s’janë gjithmonë besnik i shpresës dhe besës se që të dyja një kuptim kanë 49
  • 50. Në kapakët e guaskës Shtrihem i vetmuar diku në thellësi. I padefinuar, vetëm fosil i qenjes njerëzore. I gropuar diku pa dritë e pa ajër. Koha nuk ekziston. Fate të njëllojta me gjallesat e kësaj toke. Në kapilarët e zverdhur S’ka më adrenalinë. Prapa nesh sërish të njëjtit numra. Vështroj. I pafuqishëm ta ndryshoj ngurtësimin e natyrës së zbehur. Njërën valë e tërheq tjetra. Të gjitha së bashku - tallase të tëra. Pres derisa dikush t’m’i numërojë rrahjet e zemrës. Tik - taku i fundit ka çrregulluar ritmin. Netët e përjetshme ma shtangën trupin. U fikën dritat e fundit të ekzistencës. Prej shpirtit tim vetëm iluzionet bredhin në univers. Shenja e parë dhe e fundit që kam ekzistuar. 50
  • 51. Në natyrë materjet rrokullisen. E njëjta katastrofë edhe për alkiminë bashkëkohore. As sa një thua vazhdoi përpara. Po ku, ju lutem, ku më mbetën emocionet? Lëshomëni. Dua ta gjurmoj veten. Lërini ëndrrat dhe këngët e mia. Kthimi në Itakë është episodi i mbramë. Sërish do shtrihem diku në thellësi. Do mbes pa dritë, pa shpresë e pa ajër. Të tjerët le t’ma ndiejnë ritmin e çrregulluar derisa zemra t’më pushojë së rrahuri. 51
  • 52. Nokturno "Si mund ta njohim vdekjen kur akoma s’e njohim jetën?" Konfuçi Lindja nuk lind vetëm sa për të lindur: lindja lind edhe për të jetuar. Jeta nuk jeton vetëm sa për të jetuar: jeta jeton edhe përtej jetës. Jeta e përtejme nuk banon në vdekje: lindja banon në jetë jeta banon në vdekje vdekja banon. . . 52
  • 53. Dielli në ferr asgjë më shumë se një stuhi, asgjë t’i shpërlaj djersët e ballit të mekur e rrëbeshi t’m’i marrë mëkatet e vobekëta që ta kryej në qetësi lutjen e fundit, o imzot në tempullin e të vuajturve ndjenjash asgjë më shumë se një çerdhe, asgjë ta ngroh shpirtin e mërdhirë nga ngricat e kësaj nate të mallkuar ndoshta buzëqeshja ime e mbramë do ta nxjerr diellin nga ferri i unit tim të trazuar asgjë më shumë se një zemër gjak, asgjë t’i ushqej damarët me curril shpresash e të përjargem plazmë në hundë e gojë derisa ta vjell duhamën e fundit mbi kufomën e eterikut tim që më rri lugat nën qepalla vetëm një grusht dhê, asgjë më shumë ta varros fjalën e lënë peng dhe ritualin e artit solemn të durimit pa kuptuar pse dielli banon në ferr vazhdoj pa pra ta përsëris duvanë e gdhirjes së mëngjesit o imzot! 53
  • 54. “E vërteta është si drita, ajo shkëlqen gjithmonë. Gënjeshtra, përkundrazi, është si perëndimi i diellit, i cili i zbukuron gjërat vetëm për një çast.“ Albert Camus 54
  • 55. T E S T A M E N T ( Z g j i m i ) Përfundimisht, çdo ligjërim për artin poetik fillon me apologjinë e së vërtetës, të thënë a të pathënë, e përfundon me irealen misterioze, por jo gjithmonë të paprekshme dhe të pakuptueshme për kutinë tonë të vogël trurore. Për të mos ekzistuar absolutizimi i së paprekshmes por relativizimi i pasqyrimit subjektiv të realitetit objektiv, do të ndihmonte një pohim i E. Roterdamit: ”Njerëzve më tepër u pëlqen një gënjeshtër e hijshme se sa një e vërtetë e shëmtuar”. Pa e mbllaçitur fare hijeshinë e gënjeshtrës, por gjithmonë duke e zbërthyer dhe njohur shëmtinë e së vërtetës, tezën e njohur për njejësin e vetës së parë që ka zënë të mbijë në njeriun modern, do ta sublimonim deri në një ligjërim poetik të çiltër e të mirëfilltë ku do të dominonte shumësi i vetës së parë. 55
  • 56. As në tokë as në qiell Fërgëllimë në tokë Fërgëllimë në qiell Mbushu frymë thellë Mos u ngjit në diell Zgjidhe shtegun tënd Dil nga mjegulla shtjellë Nuk sheh se je peng? Merr frymë thellë, thellë. . . Buzëqeshjet e humbura Zbuloji, ku të vanë? Për pak frymë në ajër Shpirti ende të qanë! Mos u frikëso fare Frymë merr thellë Gjurmo përreth vetes Mos u struk në shpellë 56
  • 57. I lirë fluturo Kaltërsive - vet Si flutura në ajër Si peshku në det Ç’idhull kërkon lart? Ç’zot fshihet në qiell? Në tokë ke çka ke! Në ajër merr frymë thellë Çdo gjë që sheh e prek Që është e s’është e kotë Përbën jetën tënde Që jetove dje dhe sot Çdo gjë që ndien e (s’)kupton Që merr e s’merr vesh Përbën jetën tënde Që nesër do ta kesh Sa më larg tokës Mos u ngjit në qiell Harro se kush je Në ajër merr frymë thellë Ulqin, gusht ’93 57
  • 58. Poezi e reinkarnuar Në intermecon e përgjumur të brendisë mistike të shpirtit ishe strukur kushedi se kur mbuluar me pluhurin e urnës sime Rastësisht të zbulova mes simboleve të universit në transin posthipnotik Kur të shkruaja moti në prologun e antitezës së huajtur kapërcyell shfaqej Drama e Ndërdijes para dyqind apo treqind vitesh në vendin e kentaurëve të robëruar Sot papritmas m’u shfaqe në Alfa gjendjen e shpirtit vetëm sa për ta vërtetuar teoremën e ekzistencës së ripërtëritjes Dhe u fute sërish në lëmshin e ëndrrallave për t’u dukur në një tjetër kohë pas dyqind apo treqind vitesh 58
  • 59. Evolucioni i dashurisë Prej ëndrrës në ëndërr - mendimi Prej mendimit në mendim - fjala Prej fjalës në fjalë - vargu Prej vargut në varg - kënga Prej këngës në këngë - jeta Prej jetës në jetë - dashuria Prej dashurisë në dashuri - pavdekësia Prej pavdekësisë në pavdekësi - prap ëndrra E dashur! Kush na i vodhi ëndrrat? 59
  • 60. Ekstazë dashurie Të mendoja flokëverdhë me ballin e shpaluar, të mendoja syzezë me fytyrë të praruar. M’u shfaqe në ëndërr me një psherëtimë ndër buzë, flokëverdhë më dole zhgëndër syzezë, siç të doja unë. Njëmijëherë atë natë shkrova një emër në letër, dhe njëmijëherë të tjera psherëtita më vete: -Oh, Vale. . . Valdete! Atje ku dielli puth detin, atje ku hëna shkëlqen në muzg, atje ku yjet qiellin veshin, tek shëndrisje, të pashë unë. Si balerinë vallëzoje, si flutur krahëlehtë, mes turmës sikur kërkoje pamjen time - siluetë. Kur më humbe nga syri në zemër më lëndove, si ngushëllim pastaj tog xixash lëshove. S'të kuptova pse vajte në vend pse më stepe? -Oh, Vale. . . Valdete! 60
  • 61. Në tingujt e kitarës që thurrin serenadën, në puhinë që sjellin valët erdhe bashkë me promenadën. Në fluturim mjellmash krahët t’i dallova, miklimin tënd ndjeva në prehër qetas pushova. Nganjëherë të shoh mes nimfash në strofullën hyjnore, nganjëherë e Bukur e Dheut si në botën përrallore. Herë m’u shfaqe herë m’u trete, po ti prap në mua mbete: -Oh, Vale. . . Valdete! Në njollën e kuqe të qershisë që ta spërkati buzën njëherë, zbulova sekretin e dashurisë dhe pamjen tënde pranverë. Në shushurimën e gjetheve të blerta rrahjet tua, ndjeva, në zemrën time, në freskinë e puhizave të mëngjesta me ty: ndër ëndrra, ndër vegime. . . Më beko me gjuhën e Doruntinës, më mbaj në gji me mallin e Angjelinës, prore më vështro me sytë e Dalilës, forcë e dritë më dhuro, me Besën e Hajries, më shoqëro në Parajsë me duart e Beatriçes, në amshim ta ndiej zërin e Euridikës! Se unë s’do praj as sonte ta shuaj këtë zemër të ndezur, por do flas, e do flas. . . më vete: -Të dua, Vale. . . Valdete! 61
  • 62. Gjysmëndërr Nuk më kujtohet në isha fjetur a zgjuar Nuk e di në ç’kohë e ç’vend isha strukur Desha vetëm ta zhgaravis emrin tënd në njëmijë ekzemplarë ulur në karrigen e thurrur me vargje Mbi tavolinë sall një tufë mimozash dhe një letër e bardhë e formatit A-4 Të vura re nga dritarja e hapur dykrahëshe tek afroheshe me shpatë ndër dhëmbë Nuk bëzava Ndjeva vetëm forcën e shpirtit dhe një klithmë nga brenda: Shkruaj! Ti s’munde të më vrasësh as dje as sot as nesër që kur u betova në dashurinë e fjalës së shkruar Në fund e hapa Kutinë e Pandorës dëshmitarë më kishin mbetur vetëm lapsi pa ngjyrë dhe letra e zhubravitur e formatit A-4 62
  • 63. Mbetëm të vetëm Vitet qenë plot ëndrra në zemër mbanim një diell por sot mbetëm të vetëm -emri im i vjetër dhe unë! Mëngjeset qenë të freskëta muzgjet e ngrohta ngjyra ari Në turma njerëzish gjithmonë të kam njohur kur edhe dritave të korzos lamtumirë u thashë për të mbetur sot në vetmi -emri im i vjetër dhe unë! Vitet qenë plot çudira zemrat mbushur egzaltime Gëzimet që kurrë nuk harrohen enden mbi prizmat e shkollës aty ku përherë është tretur rinia ime e parë. . . E sot mbetëm të vetëm -emri im i vjetër dhe unë! Vitet qenë plot ëndrra në zemër mbanim një diell por sot mbetëm të vetëm -emri im i vjetër dhe unë! Zenicë, maj '88 63
  • 64. Fundi i kohës Në djepin e jetës Përkundemi ninulë Symbylltas parakalojmë Shtegut të paqenë Pa arritur të zbulojmë Zërin tonë të humbur Kthejmë kokat pas shpine Një rreth kemi bërë Edhepse pas vetes Dekada kemi lënë Askush të na tregojë Askush të na rrëfejë Kur t’ia fillojmë Vrapit Solemn të vetnjohjes Të harbisur me duar kah dielli Për ta futur në gji një ditë Pa kuptuar se ai ka perënduar Symbylltas i kthehemi djepit Dhe letrës së zhvirgjër Që gjithmonë na mbetet në gjysmë Fundi erdhi - koha shkoi Më duket se më mbet Edhe diçka pa thënë 64
  • 65. Testament Pas perëndimit të Diellit Dhe lindjes së tij gjetkë Ma ruaj të vërtetën. Të vërtetën mes vargjesh strukur, ma ruaj! Mbështjellur me çefinin e ngirë me vdekje. Pas vyshkjes së dafinave Dhe lulëzimit të tyre në pranverë Ma ruaj blerimin. Blerimin e mbushur aromë, në njomësinë e fytyrës, ma ruaj! Vetëm kështu do ta ndiej bekimin e vargjeve. Pas vdekjes më shkruaj, të lutem Një letër të shkurtër - sa jeta Dhe më trego a vdiset apo jetohet i vdekur. Më shkruaj për librin tim të parë Për ngjyrat e ylberit, më shkruaj. . . Në letër: pak fjalë. Ti e di mirë. Fjalët e shumta përfundojnë në hiç Në hiç, dhe heshtjet e pafund. Më shkruaj për shirat e vjeshtës Dhe vetëm: si jetohet në vdekje. Më prit një ditë. Do të vij. Për ty do të jetë ëndërr. Dhe porosi: Djepin që do të të përkund në amshim Gjeje në këtë botë. Më prit. Do të jetë mesnatë. Më shkruaj shkurt - sa jeta Për librin tim të parë. Mos griset? Dhe më trego si vdiset i gjallë Në daç të kuptosh Si jetohet i vdekur. 65
  • 66. PËRMBAJTJA Odë përjetësie, 3 KRONIKË ANONIME (Somnulenca), 5 Renditja nuk ka rëndësi, 6 Himni i poezisë, 7 Kronikë anonime, 9 Pritje, 10 Bisedë e papritur me bustin, 11 Fluturimi i mjellmës, 12 Njerëzit në peshojën e jetës 1.(pësimi i pafajshëm), 13 2.(bota e dashurisë), 14 Kulla a Babilonit, 15 Vargje pa adresë, 16 KAFKA NË ITAKË (Katalepsia), 18 Përshëndetje, 19 Nata mbi Rajnë, 20 Vallja e vdekjes, 21 Antinjeri, 22 Simfonia e natës më të gjatë, 23 Kafka në Itakë, 25 Sekreti, 26 Robëria, 27 Peizazh Kosove, 28 Zgjimi ne tri akte (akti i pare: Bubullima), 29 (akti i dytë: Shtrëngata), 30 (akti i tretë: Loja me pranverën), 31 Dostojevski në tryezën e sotme, 32 Zia e ditës, 33 66
  • 67. Antitezë, 34 Para ndërrimit të motmoteve, 35 FENIKS I HUMBUR (eklips), 37 Rrugëtimi i parë vertikal 1.(Lindja vertikale), 38 2.(Metamorfoza vertikale), 39 3.(Jeta vertikale), 39 4.(Dashuria vertikale), 40 5.(Dënesja vertikale), 41 6.(Vdekja vertikale), 41 7.(Amshimi vertikal), 42 Feniks i humbur, 43 Protestë moderne, 45 Koha në eklips, 47 Pesimistit, 48 Optimistit, 49 Në kapakët e guaskës, 50 Nokturno, 52 Dielli në ferr, 53 TESTAMENT (zgjimi), 55 As në tokë as në qiell, 56 Poezi e reinkarnuar, 58 Evolucioni i dashurisë, 59 Ekstazë dashurie, 60 Gjysmëndërr, 62 Mbetëm të vetëm, 63 Fundi i kohës, 64 Testament, 65 Përmbajtja, 66 67