SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  6
Falenderimet dhe lavderimet me te perzemerta I takojneAllahut subhaneue teala.
Me ndihmen e Allahut arrita te mbledh disa argumentnga Kuranidhe Suneti , dhe fjalen e
dijetareve te medhenj me qellim zgjidhjen e ceshtjeveqe gjenden ne debatet mes
muslimaneve.
Tekbiri fillestar dhe pershkrimiI namazitHadithet e buhariut
Ebu Humejd Saidiu r.a. tregon: "Unë e kujtoj namazin e të Dërguarit të Allahut më mirë se çdonjëri prej jush!
E kam parë atë të ngrejë dy duart deri në drejtim të shpatullave duke shqiptuar tekbirin, ndërsa, kur
përkulej në ruku, ai i vendoste dy duart në kupat e gjunjëve dhe përkulej duke e mbajtur kurrizin shtrirë drejt,
pastaj ngrinte kokën dhe qëndronte drejt, derisa gjithë kurrizi kthehej në qëndrim të zakonshëm. Kur binte në
sexhde, ai i vendoste dy duart përtokë me parakrahët larg tokës dhe larg trupit, ndërsa gishtat e këmbëve të
përkulur nga përpara në drejtim të Kiblës. Kur ulej pas dy rekateve, ulej mbi këmbën e majtë, ndërsa të
djathtën e mbante të mbështetur me gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara. Kur ulej në rekatin e fundit, e
shtynte këmbën e majtë përpara, ndërsa të djathtën e mbante (po ashtu) të mbështetur dhe ulej ndenjur."
(828)
Hadithet e Buhariut :
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. i ngrinte duart në drejtim me supet, kur fillonte namazin, si
dhe kur shqiptonte tckbirin (fjalët 'Allahu Ekber' - Allahu është më i Madhi) për t'u përkulur për në ruku. Po
kështu i ngrinte ato edhe kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: "Semi-Allahu limen hamideh, Rab-bena ve lekel-
hamd" (Allahu e ka dëgjuar atë që e falënderoi Atë. Zoti ynë! Lavdërimet janë vetëm për Ty!). Por nuk i
ngrinte duart kur binte me fytyrë për tokë në sexhde. (735)
Namazi tek I vitrit ,Hadithet e Buhariut
467. Malik Sejthiu r.a. tregon se e ka parë Pejgamberin a.s. të falet dhe në rekatin tek (të fundit të Vitrit) të
qëndronte pak ulur para se të ngrihej (për të falur këtë rekat). (823)
Ibn Umeri r.a. tregon: "Ndërsa Pejgamberi a.s. ishte në minber, dikush e pyeti: "Si falet namazi i natës?" Ai
(a.s.) i tha: "Fali rekatët dy e nga dy dhe, në qoftë se ke frikë se të zë koha e namazit të agimit, atëherë fal
vetëm një rekat dhe ky do të jetë vitër (tek) i gjithë ç'ke falur."
Nafiu tregon se Ibn Umeri r.a. gjithnjë thoshte: "Përfundojeni namazin tuaj të natës me një rekat tek, pasi
kështu ka urdhëruar Pejgamberi a.s. për të." (472)
Ibn Umeri r.a. tregon se dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. për namazin e natës(se si falet). I Dërguari i Allahut
a.s. i tha: "Namazi i natës falet duke dhënë selam në çdo dy rekatë dhe, në qoftë se dikush ka frikë se afrohet agimi
(sabahu), atëherë fal një rekat dhe ky (rekat) do të jetë vitr për të gjithë rekatët sa ka falur." (990)
Drejtimi i rreshtave dhe bashkimi i këmbëve në faljen me xhemat
Hadith I buhariut
422. Enesi r.a. tregon: "Një here, pasi ishte thirrur ikameti, i Dërguari i Allahut a.s. u kthye nga ne dhe na
tha: "Drejtojini rradhët dhe ngjishuni pranë njëri-tjetrit, pasi unë u shikoj nga pas shpine." (719)
Hadithet e muslimit
Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. doli në mes nesh dhe tha: “Pse
nuk po i mbushni safat (radhët), ashtu siç radhiten melaqet ke Krijuesi i tyre?” Ne i thamë: “O i Dërguari i All-llahut,
po si radhiten melaqet në safe para Krijuesit të tyre?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “I mbushin
safet e para dhe i ngushtojnë safet në mes tyre.” (Transmeton Muslimi)
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ngjeshni safet tuaja, afrojeni
safin njërin pranë tjetrit, qafat bëni paralel. Për Atë që shpirti im në duart e Tij është, unë e shoh
djallin se si hyn nëpër zbrazëtirat e safeve, ashtu siç futet delja e zezë.”
(Hadithi është i vërtetë, e transmeton Ebu Davudi sipas kushteve të Muslimit
Gjenden dy thënie të profetit salallahu alejhis ua selam mbi këtë temë. i pari është hadithi i transmetuar
nga Enesi dhe I dyti është i transmetuar nga En-Numan Ibn Beshir,Allahu qoftë i kënaqur me të dy.
Përsa i përket hadithit të Enesit atëherë është si më poshtë
Hadithi i Enes ibn Melik "Drejtoni rreshtat tuaj dhe afrohuni së bashku më të vërtetë unë ju shoh nga
mbrapa." Hadithi është transmetuar nga Bukhari [2/176-el-Fath],Ahmedi [3/182dhe 263] dhe el-Mukhalis
në el-Fauaid [1/10/2] të gjitha ato janë të transmetuar nga një numër i rrugëve të transmetimit nga
Humeid et-Teuil i cili ka thënë që Enes Ibn Melik na ka treguar ne duke thënë:
"Thirrja për fillimin e faljes kishte mbaruar I Dërguari i Allahut salallahu alejhis ua selam u kthye nga ne
dhe tha...."[atëherë ai përmendi hadithin e mësipërm]El-Bukhari shtoi në një transmetim të këtij hadithi:
"[Ai u kthye nga ne] dhe tha para se të thonte tekbirin....."
Gjithashtu në fund duke shtuar: " ....secili prej nesh do të bashkonte shpatullën e tij me atë të shokut të
tij [duke qëndruar ngjeshur me të ] dhe këmba e tij me ate te shokut të tij."
Kjo shtesë gjithashtu ndodhet në raportin e el-Mukhalis dhe Ibn Ebi Sheijbah [1/351] me fjalët e
mëposhtme :
Enesi ka thënë:
"...Kështu unë pashë secilin nga ne të bashkonte shpatullat tona me ata të shokëve tanë dhe gjithashtu
[shtesën] këmbët me ato të shokëve tanë por nëse ju do të ishit duke e praktikuar atë sot një person do të
largohet [nga ju ]si një mushkë e tërbuar."
Zingjiri i transmetimit është gjithashtu i saktë duke u bazuar në kushtet e specifikuara nga dy Sheikhët
[Bukhari dhe Muslimi].El Hafidh [ibn Haxher] shënoj këto fjalë për Seid Ibn Mansurin dhe Ismali.
El-Bukhari i dha titullin e një kapitulli për këtë hadith duke thënë:
Kapitulli:Bashkimi i shpatullës me shpatullën dhe këmbës me këmbën në rreshtin [e faljes].
Përsa i përket hadithit të En-Numan [Ibn Beshir] atëherë është si më poshtë:
Hadithi i En-Numan Ibn Beshir
"Drejtoni rreshtat tuaj [ai e ka thënë atë tri herë] Për Allah ose do ti drejtoni rreshtat tuaj ose Allahu do
t'iu shkaktojë transmetimit në Sahihun e tij [1/82,83] dhe el-Mundhiri në [et-Targhib 1/176] dhe el-
Hafidh [el-Fath 2/176] te dy e kanë konfirmuar këtë. Ibn Hiban e ka seleksionuar hadithin në
Sahihun e tij [114/396-Maurid] duke e raportuar përmes rrugës së Ibn Khuzejmeh-s. Teksti i
hadithit është gjithashtu i transmetuar nga ed-Dulabi me rrugën e Bakijeh Ibnil-Ualid I cili ka
thënë: "Huzejz na e ka treguar duke thënë: "Unë e kam dëgjuar Ghajlan el-Mukrin i cili e ka marrë
nga Ebi Kulejleh Marthad Ibn Uadah [I cili ka thëne:"Unë e kam dëgjuar]en-Numan Ibn Beshir të
thotë :[atëherë ai përmendi hadithin]. Nuk ka asnjë gabim më këtë zingjir për qëllimin e
mbështetjes së transmetimeve,transmetuesit janë të besueshëm përvec Ghajlan el-Mukrit. Ndofta
ai ishte Ghajlan Ibn Enes el-Kalbi ed-Dimishki. Nëse nuk është e nohur ky atëherë kushti [si
transmetues ]është i panjohur. Një grup transmetuesish e kanë treguar për atë dhe el-Hafidh [Ibn
Haxher] duke thënë rreth tij: "Ai është i pranueshëm".Atëherë bëhet e qartë që identifikimi i këtij
transmetuesi në këtë zingjir sikur el-Mukri të ishte i gabueshëm el-Bukhari dhe Ibn Hibani do të
kishin thënë dhe që në fakt ai është Ghajlan Ibn Mashar el-Mukrai [Luban3/237]. Ibn Ebi Hatim [7/53] e ka
dhënë një biografi për atë duke përmendur që një numër njerëzish kanë treguar për atë dhe Ibn Hiban
[5/290] duke e deklaruar atë si të besueshëm.
Sheikh Nasir ud-Din el-Albani
Ka thënë Profeti alejhi selam:
“ Robër të Allahut, patjetër që duhet të drejtoni safet (rreshtat) tuaja, përndryshe Allahu do tju përçajë midis
jush!”
(Buhariu dhe Muslimi)
Ka thënë shejh El-Uthejmini – rahimehullah – në lidhje me këtë hadith:
“ Kuptimi i hadithit është se nëse falësit nuk drejtojnë safet, atëherë Allahu do të përçajë këndvështrimet e
tyre, derisa të përçahen më pas edhe vetë zemrat e tyre. Nuk ka dyshim se ky është një kërcënim për
mosdrejtimin e safeve, prandaj një grup dijetarësh janë të mendimit se drejtimi i tyre është vaxhib, obligim,
duke u argumentuar me urdhrin e Profetit alejhi selamdhe kërcënimin e tij për mosdrejtim të safeve dhe një
çështje që vjen në formën urdhërore e shoqëruar edhe me kërcënim për mosveprimin e saj nuk mund të
thuhet se është thjesht sunet. Nisur nga kjo mendojmë se fjala e saktë në lidhje me drejtimin e safeve është
obligimi i tyre dhe se ai xhemat që nuk i drejton safet është gjynahqar. Ky mendim përfitohet edhe nga fjala e
IbnTejmijes (në librin e tij: “El-ihtijarat”).
Gjithashtu duhet të dimë se nëse drejtimi i safeve nuk ndodh kjo gjë nuk e shkakton prishjen e namazit,
sepse drejtimi i tyre është një obligim për namazin dhe jo pjesë përbërëse e namazit, pra është jashtë formës
së namazit si adhurim… Drejtimi i safeve bëhet me supet përsa i përket pjesës së sipërme të trupit dhe me
kyçet, përsa i përket pjesës së poshtme të trupit. Kjo mund të realizohet kur trupat janë në përmasa të
përafërta fizike, ndërsa nëse përmasat e tyre ndryshojnë, atëherë drejtimi i supeve nuk mund të merret në
konsideratë, sepse nuk mund të drejtohen supet kur përmasat fizike të trupave ndryshojnë, por drejtimi i
kyçeve është i mundur për shkak se ajo është në pjesën e poshtme të kërcirit dhe kërciri është si një shtyllë
mbajtëse e trupit të njeriut dhe gjithashtu duhet të dimë se në një gjendje të tillë majat e gishtave nuk mund
të merren në konsideratë gjatë drejtimit të safeve, sepse disa njerëz i kanë këmbët më të mëdha se të tjerët,
prandaj për drejtimin e safeve merret në konsideratë kyçi i këmbës.(“Sherh el-mumti”, përkthim i
përmbledhur)
Muzika eshte haram per muslimanet.Pse?
Po mundohem ta toleroj kete fe po eshte veshtire. Pse s'lejohet muzika ne fene Muslimane???????
******Kënga dhe muzika në Islam
“Do të ketë nga Ummeti im njerëz që do ta konsiderojnë të lejuar: prostitucionin, mëndafshin,
alkoolin dhe instrumentet muzikore”. (Buhariu).
Argumentet nga Kurani dhe Suneti janë të qarta në ndalimin e këngës dhe muzikës, po ashtu edhe
fjalët e sahabëve, të tabiinëve dhe të dijetarëve të Sunetit tregojnë për ndalimin e këtyre gjërave që
do t’i cekim më poshtë. Argumentet nga Kurani 1. Allahu i Lartësuar thotë: “(Zoti) Tha (Iblisit): “Shko,
e kush prej tyrevjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehenemi, shpërblim i plotë”. Dhe me atë
alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu)
ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër,
përveç mashtrim.” (El Isra, 63-64)
(1) Muxhahidi, ndër komentuesit më të mëdhenj më të mëdhenj të Kuranit ka thënë: “Ka thënë
ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se me zërin e shejtanit ka për qëllim këngën dhe
fyellin dhe veglat e tjera muzikore.”Dahaki ka thënë: “Zëri i shejtanit i përmendur në këtë ajet
ka për qëllim zërin e fyellit dhe të daulles.”
(2) 2. Allahu i Lartësuar thotë: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe emë qëllim që t'i
largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut." (Llukman: 6)
(3) Ka thënë Muxhahidi (për të cilin kanë thënë se nëse të vjen komenti i Muxhahidit për ndonjë
ajet, të mjafton): “Ky ajet ka për qëllim fjalët boshe dhe dëgjimin e këngës dhe të gjërave të
tjera të ngjashme me të.”Dhe ka thënë: “Është betuar Abdullah Ibn Mesudi, Allahu qoftë i
kënaqur me të, duke thënë: “Pasha Allahun, që nuk e meriton adhurimin askush përveç Tij
(tri herë është betuar kështu), ky ajet “që blenë tregime boshe” ka për qëllim këngën.”
(4) 3. Allahu i Lartësuar thotë: “A prej këtij ligjërimi (Kurani) po çuditeni? E po qeshni dhe nuk po
qani? Duke humbur jetën tuaj (të çmuar) në lojë e dëfrim (në kotësi, muzikë etj)?” (En-
nexhm, 59-61)Akreme ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Es-semud” (lojë e
dëfrim) është kënga në gjuhën e popullit Himjer, që është një prej fiseve arabe. Ka thënë ibn
Abasi: “Ata thonë “Esmidi ja Fulane”, që nënkupton “këndo për ne”. Akreme në komentin e
këtij ajeti ka thënë: “Kur jobesimtarët dëgjonin Kuranin, fillonin të këndonin me qëllim që t’i
largonin njerëzit nga dëgjimi i Kuranit me këngë dhe për këtë shkak ka zbritur ky ajet.”
(5)
(6) Argumentetnga hadithete Pejgamberitsalallahu alejhiue selem
1. Transmeton Ebu Malik el Eshari, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar Pejgamberin
salallahu alejhi ue selem duke thënë:“Do të ketë prej umetit tim një popull që do ta lejojnë
amoralitetin, mëndafshin, alkoolin dhe muzikën.” (Buhariu, nr. 5590)
2. Shejh Ebu Bekër El Xhezairi ka thënë: “Ky hadith tregon qartë se muzika është haram. Edhe
sikur mos të kishte ardhur asnjë hadith tjetër ose ajet për ndalesën e muzikës do të mjaftonte
ky hadith për ndalimin e muzikës e në veçanti për këngët në kohën e sotme, fjalët e të cilave
janë të shëmtuara, përcillen me piano të ndryshme, kitare, tupanë, fyell, etj., të cilat e
hijeshojnë këngën, po ashtu edhe me zëra të ndryshëm.” (Hukmul Islam fil Musika uel Gina
f.27)
3. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, kur e sqaron këtë hadith, thotë: “Ndalimi i muzikës në këtë
hadith tregohet në dy fjalë: 1) Thënia e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Do të ketë prej
umetit tim një popull që do ta lejojnë”,kjo fjalë është e qartë se këto gjëra që janë të
përmendura në hadith, në mesin e tyre edhe veglat muzikore, janë të ndaluara dhe do të vijë
një popull dhe do t’i bëjë hallall (të lejuara) ato.
2) Krahasimi i muzikës me gjërat që të gjithë dijetarët thonë se janë haram, si: imoraliteti (zinaja)
dhe alkooli. Edhe sikur mos të ishte haram muzika, nuk do të ishte krahasuar me zinanë dhe
alkoolin.Pastaj ka thënë: “Dhe mos u mashtro o ti lexues i nderuar nga ajo që dëgjon nga disa
persona të njohur dhe të afirmuar, të cilët i lejojnë veglat muzikore, sepse ata pasha Allahun
japin fetva (përgjigje) duke i pasuar të tjerët dhe me fetatë e tyre janë duke ndihmuar epshet e
njerëzve. Për këtë shkak ki kujdes o ti musliman dhe njihe Islamin tënd nga Kurani dhe Suneti i
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe mos thuaj se ka thënë filani, sepse e vërteta nuk njihet
nga personat. Duhet ta dish të vërtetën dhe pastaj t’i njohësh personat që e ndjekin të vërtetën.”
(Silsile Sahiha 1/144) 2. Transmeton Ibn Ebi Ed-Dunja nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të,
se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Do të ketë në këtë umet nënçmime, shpifje
dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pinë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me
këngë-muzikë (el-meazif).” (Termidhiu.Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahil el
xhami es-sagir nr.5467)
4. 3. Transmeton Abullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar umetit tim alkoolin,
bixhozin, birrën, tarabukun dhe lahutën.” (Taberaniu dhe Bejhakiu, kurse shejh Albani ka
thënë se hadithi është shih.Shih Sahil El Xhami 1747) (Komenti i këtij hadithi është mar nga
Ebu Bekër el Xhezairi në librin e tij “Risaletu shejh El Xhezairi f.28). Mos hidh lot ne shpatullat
e askujt... Nese do te perlotesh me mire beje kete ne lutje. Sepse...... ZOTI i numeron lotet
tuaja dhe kurre s'te largon prej vetes me zemer te vrare dhe duar te zbrazeta. Kjo eshte e
sigurte...!
Disafjalë të dijetarëve
Thotë dijetari i famshëm islamIbnu Tejmijje, rahimehullah :
“ Prej gjërave që më së shumti e forcojnë gjendjen e shejtanit janë: dëgjimi i muzikës dhe dëfrimet ..... dhe ajo
është që dëgjojnë jobesimtarët. Thotë Allahu subhanehu ve teala: “Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe
tjetër veçse britmë dhe duartrokitje .. “
Thotë dijetari i famshëmIbni el Kajim(Allahue mëshiroftë!) në lidhjeme muzikën:
“Prej kurtheve të armiqve të Allahutdhe gjuajtjevetë tyre nukshpëtuanpërposnjë pakicë që posedoi ,logjik,dituri dhe fe
, kurse i goditi zemrate injorantëvedhe të gënjeshtarëve me dëgjimine fishkëllimave dhe duartrokitjevedhe muzikësme
veglate saja te ndaluaranëpërmjettë së cilave i largojnë zemratngaKurani famëlartë dhe i bëjnëatotë përqendruaranë
dëfrime dhe mëkate .....ajo(muzika) është Kurani i shejtanitdhe një pengesë mesrobitdhe Zotittë tij ,është rukje e
homoseksualizmitdhe prostitucionit,me të arrini dashuruari i dëfryerngae dashurae tij kulminacionine dëfrimit
(kënaqësisë),jubëri kurthshajtani shpirtrave të të prishurve dhe jukazbukuruaratyre atokurthe dhe mashtrime dhe ju
inspiroi atyre dyshimetë pavërtetaduke i paraqituratotë mira dhe e pranun ata këtë inspirimdhe e braktisënKuranin,ah
sikurti shikoshse si qëndrojnëkurdëgjojnëmuzikënduke qenë të përkushtuartë koncentruarnukpëshpërisine asnuk
bëjnë lëvizjetë panevojshmedhe me zemratë përqendruaranë tërësi anojnëanimtë dehurittë thyernë lëvizjete tyre dhe
vallëzimine tyre,ake pa te thymene gjinisë asnjanësedhe gërave dhe si mostabëjnë një gjë të tillë kurkane përzier
shpirtratme pije dehëse dhe kabërë në taajo çka më së shumti mundtë bëhetngagotat dhe përhir jo të Zotitpo pë rhir
të shejtanin,dhe atje derdhëntë hollaporjonë adhurimine Zotitfuqiplotë ...kaluanjetëne tyre në kënaqësidhe dëfrime
dhe morënfenë e tyre argëtimdhe lojë .....zërate shejtanitjanë më të dashurtekata se sa dëgjimi i ndonjë kaptine të
Kuranitfamëlartë ,dhe nëse dikushngatae dëgjonKuraninngafillimi i tij e deri në fundnukdo të ndikoj tekai asgjë kurse
kurë të dëgjojë zërate shejtanitfillontë dëgjojme përkushtimdhe ti hapetfytyraduke reflektuarne synga brendësiae ti j,
gjithashtureflektonnë këmbëte tij fillontë vallëzojë dhe në duarte tij ku fillontë duartrokasdhe në tërë trupine tij duke
filluartë dridhetnë tërësi...Oti i sprovuardhe që sprovonnjerëzitsikurtë bëshnjë etje të tillënë dëgjimine Kuranit
famëlartë dhe këtë prezantimkaqtë përkushtuarkurtë lexoshatë (Kuranin),porsecili njeri bënatë që i përshtatetdhe
anon në atë që i përshtatet.
Shkurtimisht nxjerrë nga libri: “Igathetu elehfan min mesajidi shejtan”
Dhe në fund fetvaja e dijetarit bashkëkohorë Abdulaziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë!
Thotë pyetësi:Çfarë është gjykimii sheriatitndaj muzikës a është i ndaluar (haram) dhe si trajtohet ai i cili përkundër asaj
që e di se është e ndaluare dëgjojë me qëllimtë argëtimit,çfarë është dispozitae veglave muzikoredhe muzikës së vjetër?
Dhe çfarë është dispozita e daulles në dasma? U përgjigj dijetari me këto fjalë :
“Dëgjimi i muzikës është e ndaluar “haram” dhe është një ndër shkaqet e sëmundjes së zemrës forcimit të saj dhe
njëkohësisht bën largimin e saj nga të përmendurit e Allahut subhanehu ve teala dhe nga namazi. E kanë komentuar
shumicae komentatorëve fjalëne Allahut subhanehu ve teala ku thotë: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më
qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut.....” se ka për qëllim muzikën dhe se sahabiu i nderuar Ibnu Mesudi
betohej se kapërqëllimmuzikën,e në rastse gjendenme muzikë veglamuzikore atëherë ajoështë harammë i madh.Kanë
përmend disa dijetarë se muzika me vegla muzikore ka konsensus mes dijetarëve se është e ndaluar “haram” dhe se
obligohemitë ruhemi ngaajo,sepse i Dërguari i Allahutsubhanehuve tealakathënë:“Dote ketë popull ngaymeti ime që e
lejon prostitucionin, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore” (Transmetonë Buhariu), fjala “meazif” është vegla
muzikore.
Të këshilloj tydhe të tjerët,vëllai dashur,të përkushtoheni më tepërnë leximine Kuranitdhe në të përmendurit e Allahut
subhanehu ve teala, sepse në të ka dobi të mëdha.
Kurse në dasma lejohetdefi dhe këngë(painstrumente) që nukthërrasinnë të ndaluara“harame” dhe as nuk lëvdon diçka
që është e ndaluar“haram” dhe ajo bëhetnë një pjesë të natësdhe është e lejuarvetëmpërgratë,me qëllim të njoftohen
të tjerëtpëratë martesë dhe të dallohet ajo dhe amoraliteti “zinaja”. Kjo formë është vërtetuar nga suneti i Pejgamberit
sal-Allahu alejhi ve selem.
Kurse sa i përket daulles ajo është e ndaluar rreptësisht “haram” dhe se nuk lejohet t’i bihet asaj jashtë dasmës apo në
dasmë, por mjafton t’i bihet defit dhe ajo vetëm në dasmë dhe vetëm për gra e assesi për burra.Marrë nga “Muxheledu
dave” numri (902) më 15 sheval 1403 hixhri.
Disa njerëz falin namazin e drekës pas mbarimit të namazit të xhumasë.Cili është mendimi juaj?
Kush është gjykimi i legjislacionit islampër këtë veprim? Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Po. Namazi i
drekës pas namazit të xhumasë konsiderohet risi, risi e urrejtur. Nuk është legjimituar me Librin e Allahut, as me
sunetin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lemas me sunetin e prijësve të drejtë udhëzuar pas tij.
Nisur nga kjo, njeriu duhet të ndalohet nga falja e namazit të drekës pas namazit të xhumasë. Atij i thuhet: Ku
gjendet argumenti në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lemse njeriu është i
detyruar që të fal dy namazve obligative në një kohë të vetme? A ua ka bërë detyrë Allahu robëve të Tij faljen e
namazit të xhumasë dhe të drekës? Kurrë! I Madhëruari thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur)
namazin (e xhumasë) në ditën e premte” dhe ditën e xhuma nuk ka veçse namaz të xhumasë. Ndërsa namazi i
drekës falet ditët e tjera. Prandaj kërkohet nga personi që sheh dikë që vepron në këtë formë (fal drekën pas
namazit të xhuma), pra e ka detyrë ta këshillojë atë dhe t’ia sqarojë atij se ky veprim konsiderohet risi në mënyrë
që mos ta veprojë herë tjetër. T’i thotë atij: Nëse ti vepron këtë gjë, kjo nuk të shton afrim tek Allahu, sepse ti ke
vepruar diçka që Allahu nuk ta ka bërë legjitime ty e as i Dërguari i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Vërtet Beni Israilët u përçanë në 72 grupe dhe ky umet do të përçahet në 73 grupe, të gjithë do të jenë në
zjarr,përveçnjërit. -Kush është ky grup, o i Dërguari i Allahut (na e përshkruaj atë)?- i thanë shokët e tij. I Dërguari u
tha:- Janë ata që e zbatojnë Islamin kështu si unë dhe shokët e mi. Hadithin e shënon
Tirmidhiu dhe Albani thotë hadithi është hasen. Ky hadith ka ardhur me disa transmetime, por në përgjithësi
kuptimi është i njëjtë me disa ndryshime të vogla.
“Kush futë diç të re në çështjen tonë (fê) e që nuk i përket, ajo është redd (ajo refuzohet dhe nuk i kushtohet
rëndësi).“ (Buahriu dhe Muslimi)
Falenderimet I takojne Allahut qe e ka bere kete fe te qarte dhe te plotesuar per umetin e Muhamedit saws.
Allahu ua shperblefte

Contenu connexe

Tendances

Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Shkumbim Jakupi
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihin
Libra Islame
 
Abdul fetah xhemilë berri fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Abdul fetah xhemilë berri   fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.Abdul fetah xhemilë berri   fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Abdul fetah xhemilë berri fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Libra Islame
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Sqarime Selefije
 
Sahihul buhari-6
Sahihul buhari-6Sahihul buhari-6
Sahihul buhari-6
Lazi Salihi
 

Tendances (17)

Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihin
 
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveSq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika Islame
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Abdul fetah xhemilë berri fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Abdul fetah xhemilë berri   fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.Abdul fetah xhemilë berri   fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Abdul fetah xhemilë berri fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Betimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamBetimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin Islam
 
Sq Mbi rrugën e të parëve tanë
Sq Mbi rrugën e të parëve tanëSq Mbi rrugën e të parëve tanë
Sq Mbi rrugën e të parëve tanë
 
Zemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupitZemra Sulltani i trupit
Zemra Sulltani i trupit
 
Buhariu 1
Buhariu 1Buhariu 1
Buhariu 1
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
 
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
 
Sahihul buhari-6
Sahihul buhari-6Sahihul buhari-6
Sahihul buhari-6
 

En vedette

10 TERMETET DHE 10 VULLKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE
10 TERMETET DHE 10 VULLKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE10 TERMETET DHE 10 VULLKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE
10 TERMETET DHE 10 VULLKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE
Gersa_a
 
Arte griego
Arte griegoArte griego
Arte griego
Paula Fs
 

En vedette (20)

Independence mag july2014
Independence mag july2014Independence mag july2014
Independence mag july2014
 
International Journal of Computational Science and Information Technology (I...
 International Journal of Computational Science and Information Technology (I... International Journal of Computational Science and Information Technology (I...
International Journal of Computational Science and Information Technology (I...
 
Dev talk2
Dev talk2Dev talk2
Dev talk2
 
Web Designing Company in India
Web Designing Company in IndiaWeb Designing Company in India
Web Designing Company in India
 
Tactics for Painless Public Technology Training (Communities of Practice)
Tactics for Painless Public Technology Training (Communities of Practice)Tactics for Painless Public Technology Training (Communities of Practice)
Tactics for Painless Public Technology Training (Communities of Practice)
 
scanSpiru
scanSpiruscanSpiru
scanSpiru
 
Pp curricular evidencia
Pp curricular evidenciaPp curricular evidencia
Pp curricular evidencia
 
EDA DE PAZ
EDA DE PAZ EDA DE PAZ
EDA DE PAZ
 
Growth and Decay Word Problems
Growth and Decay Word ProblemsGrowth and Decay Word Problems
Growth and Decay Word Problems
 
La Commission Interaméricaine des Droits de l'Homme constate la vacance Prési...
La Commission Interaméricaine des Droits de l'Homme constate la vacance Prési...La Commission Interaméricaine des Droits de l'Homme constate la vacance Prési...
La Commission Interaméricaine des Droits de l'Homme constate la vacance Prési...
 
2015 CIC: #EdTech Forum - Understanding and Influencing Publishing Standards
2015 CIC: #EdTech Forum - Understanding and Influencing Publishing Standards2015 CIC: #EdTech Forum - Understanding and Influencing Publishing Standards
2015 CIC: #EdTech Forum - Understanding and Influencing Publishing Standards
 
MyDailyChoice Opportunity Presentation
MyDailyChoice Opportunity PresentationMyDailyChoice Opportunity Presentation
MyDailyChoice Opportunity Presentation
 
Grecia antigua periodo pericles
Grecia antigua  periodo pericles Grecia antigua  periodo pericles
Grecia antigua periodo pericles
 
Solving linear trig equations
Solving linear trig equationsSolving linear trig equations
Solving linear trig equations
 
Lights, Camera, Advocacy: Digital Storytelling for Your Library
Lights, Camera, Advocacy: Digital Storytelling for Your LibraryLights, Camera, Advocacy: Digital Storytelling for Your Library
Lights, Camera, Advocacy: Digital Storytelling for Your Library
 
CdP Renault bilan 2010_2013
 CdP Renault bilan 2010_2013 CdP Renault bilan 2010_2013
CdP Renault bilan 2010_2013
 
historia del dibujo. Reseña.
 historia del dibujo. Reseña. historia del dibujo. Reseña.
historia del dibujo. Reseña.
 
10 TERMETET DHE 10 VULLKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE
10 TERMETET DHE 10 VULLKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE10 TERMETET DHE 10 VULLKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE
10 TERMETET DHE 10 VULLKANET ME TE MEDHENJ NE BOTE
 
Arte griego
Arte griegoArte griego
Arte griego
 
Sani plot 2015 ok
Sani plot 2015 okSani plot 2015 ok
Sani plot 2015 ok
 

Similaire à Argumente per rrugen e drejte

Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3
Lazi Salihi
 

Similaire à Argumente per rrugen e drejte (20)

Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijSq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
 
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
Buhariu 3
Buhariu 3Buhariu 3
Buhariu 3
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
Rijadus Salihin
Rijadus SalihinRijadus Salihin
Rijadus Salihin
 
Rijadu Salihin
Rijadu SalihinRijadu Salihin
Rijadu Salihin
 
Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e SelamitNjohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit
 
Sq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_NeveviutSq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_Neveviut
 
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
 

Argumente per rrugen e drejte

  • 1. Falenderimet dhe lavderimet me te perzemerta I takojneAllahut subhaneue teala. Me ndihmen e Allahut arrita te mbledh disa argumentnga Kuranidhe Suneti , dhe fjalen e dijetareve te medhenj me qellim zgjidhjen e ceshtjeveqe gjenden ne debatet mes muslimaneve. Tekbiri fillestar dhe pershkrimiI namazitHadithet e buhariut Ebu Humejd Saidiu r.a. tregon: "Unë e kujtoj namazin e të Dërguarit të Allahut më mirë se çdonjëri prej jush! E kam parë atë të ngrejë dy duart deri në drejtim të shpatullave duke shqiptuar tekbirin, ndërsa, kur përkulej në ruku, ai i vendoste dy duart në kupat e gjunjëve dhe përkulej duke e mbajtur kurrizin shtrirë drejt, pastaj ngrinte kokën dhe qëndronte drejt, derisa gjithë kurrizi kthehej në qëndrim të zakonshëm. Kur binte në sexhde, ai i vendoste dy duart përtokë me parakrahët larg tokës dhe larg trupit, ndërsa gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara në drejtim të Kiblës. Kur ulej pas dy rekateve, ulej mbi këmbën e majtë, ndërsa të djathtën e mbante të mbështetur me gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara. Kur ulej në rekatin e fundit, e shtynte këmbën e majtë përpara, ndërsa të djathtën e mbante (po ashtu) të mbështetur dhe ulej ndenjur." (828) Hadithet e Buhariut : Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. i ngrinte duart në drejtim me supet, kur fillonte namazin, si dhe kur shqiptonte tckbirin (fjalët 'Allahu Ekber' - Allahu është më i Madhi) për t'u përkulur për në ruku. Po kështu i ngrinte ato edhe kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: "Semi-Allahu limen hamideh, Rab-bena ve lekel- hamd" (Allahu e ka dëgjuar atë që e falënderoi Atë. Zoti ynë! Lavdërimet janë vetëm për Ty!). Por nuk i ngrinte duart kur binte me fytyrë për tokë në sexhde. (735) Namazi tek I vitrit ,Hadithet e Buhariut 467. Malik Sejthiu r.a. tregon se e ka parë Pejgamberin a.s. të falet dhe në rekatin tek (të fundit të Vitrit) të qëndronte pak ulur para se të ngrihej (për të falur këtë rekat). (823) Ibn Umeri r.a. tregon: "Ndërsa Pejgamberi a.s. ishte në minber, dikush e pyeti: "Si falet namazi i natës?" Ai (a.s.) i tha: "Fali rekatët dy e nga dy dhe, në qoftë se ke frikë se të zë koha e namazit të agimit, atëherë fal vetëm një rekat dhe ky do të jetë vitër (tek) i gjithë ç'ke falur." Nafiu tregon se Ibn Umeri r.a. gjithnjë thoshte: "Përfundojeni namazin tuaj të natës me një rekat tek, pasi kështu ka urdhëruar Pejgamberi a.s. për të." (472) Ibn Umeri r.a. tregon se dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. për namazin e natës(se si falet). I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Namazi i natës falet duke dhënë selam në çdo dy rekatë dhe, në qoftë se dikush ka frikë se afrohet agimi (sabahu), atëherë fal një rekat dhe ky (rekat) do të jetë vitr për të gjithë rekatët sa ka falur." (990) Drejtimi i rreshtave dhe bashkimi i këmbëve në faljen me xhemat Hadith I buhariut 422. Enesi r.a. tregon: "Një here, pasi ishte thirrur ikameti, i Dërguari i Allahut a.s. u kthye nga ne dhe na tha: "Drejtojini rradhët dhe ngjishuni pranë njëri-tjetrit, pasi unë u shikoj nga pas shpine." (719) Hadithet e muslimit Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. doli në mes nesh dhe tha: “Pse nuk po i mbushni safat (radhët), ashtu siç radhiten melaqet ke Krijuesi i tyre?” Ne i thamë: “O i Dërguari i All-llahut, po si radhiten melaqet në safe para Krijuesit të tyre?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “I mbushin safet e para dhe i ngushtojnë safet në mes tyre.” (Transmeton Muslimi)
  • 2. Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ngjeshni safet tuaja, afrojeni safin njërin pranë tjetrit, qafat bëni paralel. Për Atë që shpirti im në duart e Tij është, unë e shoh djallin se si hyn nëpër zbrazëtirat e safeve, ashtu siç futet delja e zezë.” (Hadithi është i vërtetë, e transmeton Ebu Davudi sipas kushteve të Muslimit Gjenden dy thënie të profetit salallahu alejhis ua selam mbi këtë temë. i pari është hadithi i transmetuar nga Enesi dhe I dyti është i transmetuar nga En-Numan Ibn Beshir,Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Përsa i përket hadithit të Enesit atëherë është si më poshtë Hadithi i Enes ibn Melik "Drejtoni rreshtat tuaj dhe afrohuni së bashku më të vërtetë unë ju shoh nga mbrapa." Hadithi është transmetuar nga Bukhari [2/176-el-Fath],Ahmedi [3/182dhe 263] dhe el-Mukhalis në el-Fauaid [1/10/2] të gjitha ato janë të transmetuar nga një numër i rrugëve të transmetimit nga Humeid et-Teuil i cili ka thënë që Enes Ibn Melik na ka treguar ne duke thënë: "Thirrja për fillimin e faljes kishte mbaruar I Dërguari i Allahut salallahu alejhis ua selam u kthye nga ne dhe tha...."[atëherë ai përmendi hadithin e mësipërm]El-Bukhari shtoi në një transmetim të këtij hadithi: "[Ai u kthye nga ne] dhe tha para se të thonte tekbirin....." Gjithashtu në fund duke shtuar: " ....secili prej nesh do të bashkonte shpatullën e tij me atë të shokut të tij [duke qëndruar ngjeshur me të ] dhe këmba e tij me ate te shokut të tij." Kjo shtesë gjithashtu ndodhet në raportin e el-Mukhalis dhe Ibn Ebi Sheijbah [1/351] me fjalët e mëposhtme : Enesi ka thënë: "...Kështu unë pashë secilin nga ne të bashkonte shpatullat tona me ata të shokëve tanë dhe gjithashtu [shtesën] këmbët me ato të shokëve tanë por nëse ju do të ishit duke e praktikuar atë sot një person do të largohet [nga ju ]si një mushkë e tërbuar." Zingjiri i transmetimit është gjithashtu i saktë duke u bazuar në kushtet e specifikuara nga dy Sheikhët [Bukhari dhe Muslimi].El Hafidh [ibn Haxher] shënoj këto fjalë për Seid Ibn Mansurin dhe Ismali. El-Bukhari i dha titullin e një kapitulli për këtë hadith duke thënë: Kapitulli:Bashkimi i shpatullës me shpatullën dhe këmbës me këmbën në rreshtin [e faljes]. Përsa i përket hadithit të En-Numan [Ibn Beshir] atëherë është si më poshtë: Hadithi i En-Numan Ibn Beshir "Drejtoni rreshtat tuaj [ai e ka thënë atë tri herë] Për Allah ose do ti drejtoni rreshtat tuaj ose Allahu do t'iu shkaktojë transmetimit në Sahihun e tij [1/82,83] dhe el-Mundhiri në [et-Targhib 1/176] dhe el- Hafidh [el-Fath 2/176] te dy e kanë konfirmuar këtë. Ibn Hiban e ka seleksionuar hadithin në Sahihun e tij [114/396-Maurid] duke e raportuar përmes rrugës së Ibn Khuzejmeh-s. Teksti i hadithit është gjithashtu i transmetuar nga ed-Dulabi me rrugën e Bakijeh Ibnil-Ualid I cili ka thënë: "Huzejz na e ka treguar duke thënë: "Unë e kam dëgjuar Ghajlan el-Mukrin i cili e ka marrë nga Ebi Kulejleh Marthad Ibn Uadah [I cili ka thëne:"Unë e kam dëgjuar]en-Numan Ibn Beshir të thotë :[atëherë ai përmendi hadithin]. Nuk ka asnjë gabim më këtë zingjir për qëllimin e mbështetjes së transmetimeve,transmetuesit janë të besueshëm përvec Ghajlan el-Mukrit. Ndofta
  • 3. ai ishte Ghajlan Ibn Enes el-Kalbi ed-Dimishki. Nëse nuk është e nohur ky atëherë kushti [si transmetues ]është i panjohur. Një grup transmetuesish e kanë treguar për atë dhe el-Hafidh [Ibn Haxher] duke thënë rreth tij: "Ai është i pranueshëm".Atëherë bëhet e qartë që identifikimi i këtij transmetuesi në këtë zingjir sikur el-Mukri të ishte i gabueshëm el-Bukhari dhe Ibn Hibani do të kishin thënë dhe që në fakt ai është Ghajlan Ibn Mashar el-Mukrai [Luban3/237]. Ibn Ebi Hatim [7/53] e ka dhënë një biografi për atë duke përmendur që një numër njerëzish kanë treguar për atë dhe Ibn Hiban [5/290] duke e deklaruar atë si të besueshëm. Sheikh Nasir ud-Din el-Albani Ka thënë Profeti alejhi selam: “ Robër të Allahut, patjetër që duhet të drejtoni safet (rreshtat) tuaja, përndryshe Allahu do tju përçajë midis jush!” (Buhariu dhe Muslimi) Ka thënë shejh El-Uthejmini – rahimehullah – në lidhje me këtë hadith: “ Kuptimi i hadithit është se nëse falësit nuk drejtojnë safet, atëherë Allahu do të përçajë këndvështrimet e tyre, derisa të përçahen më pas edhe vetë zemrat e tyre. Nuk ka dyshim se ky është një kërcënim për mosdrejtimin e safeve, prandaj një grup dijetarësh janë të mendimit se drejtimi i tyre është vaxhib, obligim, duke u argumentuar me urdhrin e Profetit alejhi selamdhe kërcënimin e tij për mosdrejtim të safeve dhe një çështje që vjen në formën urdhërore e shoqëruar edhe me kërcënim për mosveprimin e saj nuk mund të thuhet se është thjesht sunet. Nisur nga kjo mendojmë se fjala e saktë në lidhje me drejtimin e safeve është obligimi i tyre dhe se ai xhemat që nuk i drejton safet është gjynahqar. Ky mendim përfitohet edhe nga fjala e IbnTejmijes (në librin e tij: “El-ihtijarat”). Gjithashtu duhet të dimë se nëse drejtimi i safeve nuk ndodh kjo gjë nuk e shkakton prishjen e namazit, sepse drejtimi i tyre është një obligim për namazin dhe jo pjesë përbërëse e namazit, pra është jashtë formës së namazit si adhurim… Drejtimi i safeve bëhet me supet përsa i përket pjesës së sipërme të trupit dhe me kyçet, përsa i përket pjesës së poshtme të trupit. Kjo mund të realizohet kur trupat janë në përmasa të përafërta fizike, ndërsa nëse përmasat e tyre ndryshojnë, atëherë drejtimi i supeve nuk mund të merret në konsideratë, sepse nuk mund të drejtohen supet kur përmasat fizike të trupave ndryshojnë, por drejtimi i kyçeve është i mundur për shkak se ajo është në pjesën e poshtme të kërcirit dhe kërciri është si një shtyllë mbajtëse e trupit të njeriut dhe gjithashtu duhet të dimë se në një gjendje të tillë majat e gishtave nuk mund të merren në konsideratë gjatë drejtimit të safeve, sepse disa njerëz i kanë këmbët më të mëdha se të tjerët, prandaj për drejtimin e safeve merret në konsideratë kyçi i këmbës.(“Sherh el-mumti”, përkthim i përmbledhur) Muzika eshte haram per muslimanet.Pse? Po mundohem ta toleroj kete fe po eshte veshtire. Pse s'lejohet muzika ne fene Muslimane??????? ******Kënga dhe muzika në Islam “Do të ketë nga Ummeti im njerëz që do ta konsiderojnë të lejuar: prostitucionin, mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore”. (Buhariu). Argumentet nga Kurani dhe Suneti janë të qarta në ndalimin e këngës dhe muzikës, po ashtu edhe fjalët e sahabëve, të tabiinëve dhe të dijetarëve të Sunetit tregojnë për ndalimin e këtyre gjërave që do t’i cekim më poshtë. Argumentet nga Kurani 1. Allahu i Lartësuar thotë: “(Zoti) Tha (Iblisit): “Shko, e kush prej tyrevjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehenemi, shpërblim i plotë”. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu)
  • 4. ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.” (El Isra, 63-64) (1) Muxhahidi, ndër komentuesit më të mëdhenj më të mëdhenj të Kuranit ka thënë: “Ka thënë ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se me zërin e shejtanit ka për qëllim këngën dhe fyellin dhe veglat e tjera muzikore.”Dahaki ka thënë: “Zëri i shejtanit i përmendur në këtë ajet ka për qëllim zërin e fyellit dhe të daulles.” (2) 2. Allahu i Lartësuar thotë: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe emë qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut." (Llukman: 6) (3) Ka thënë Muxhahidi (për të cilin kanë thënë se nëse të vjen komenti i Muxhahidit për ndonjë ajet, të mjafton): “Ky ajet ka për qëllim fjalët boshe dhe dëgjimin e këngës dhe të gjërave të tjera të ngjashme me të.”Dhe ka thënë: “Është betuar Abdullah Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke thënë: “Pasha Allahun, që nuk e meriton adhurimin askush përveç Tij (tri herë është betuar kështu), ky ajet “që blenë tregime boshe” ka për qëllim këngën.” (4) 3. Allahu i Lartësuar thotë: “A prej këtij ligjërimi (Kurani) po çuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani? Duke humbur jetën tuaj (të çmuar) në lojë e dëfrim (në kotësi, muzikë etj)?” (En- nexhm, 59-61)Akreme ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Es-semud” (lojë e dëfrim) është kënga në gjuhën e popullit Himjer, që është një prej fiseve arabe. Ka thënë ibn Abasi: “Ata thonë “Esmidi ja Fulane”, që nënkupton “këndo për ne”. Akreme në komentin e këtij ajeti ka thënë: “Kur jobesimtarët dëgjonin Kuranin, fillonin të këndonin me qëllim që t’i largonin njerëzit nga dëgjimi i Kuranit me këngë dhe për këtë shkak ka zbritur ky ajet.” (5) (6) Argumentetnga hadithete Pejgamberitsalallahu alejhiue selem 1. Transmeton Ebu Malik el Eshari, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë:“Do të ketë prej umetit tim një popull që do ta lejojnë amoralitetin, mëndafshin, alkoolin dhe muzikën.” (Buhariu, nr. 5590) 2. Shejh Ebu Bekër El Xhezairi ka thënë: “Ky hadith tregon qartë se muzika është haram. Edhe sikur mos të kishte ardhur asnjë hadith tjetër ose ajet për ndalesën e muzikës do të mjaftonte ky hadith për ndalimin e muzikës e në veçanti për këngët në kohën e sotme, fjalët e të cilave janë të shëmtuara, përcillen me piano të ndryshme, kitare, tupanë, fyell, etj., të cilat e hijeshojnë këngën, po ashtu edhe me zëra të ndryshëm.” (Hukmul Islam fil Musika uel Gina f.27) 3. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, kur e sqaron këtë hadith, thotë: “Ndalimi i muzikës në këtë hadith tregohet në dy fjalë: 1) Thënia e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Do të ketë prej umetit tim një popull që do ta lejojnë”,kjo fjalë është e qartë se këto gjëra që janë të përmendura në hadith, në mesin e tyre edhe veglat muzikore, janë të ndaluara dhe do të vijë një popull dhe do t’i bëjë hallall (të lejuara) ato. 2) Krahasimi i muzikës me gjërat që të gjithë dijetarët thonë se janë haram, si: imoraliteti (zinaja) dhe alkooli. Edhe sikur mos të ishte haram muzika, nuk do të ishte krahasuar me zinanë dhe alkoolin.Pastaj ka thënë: “Dhe mos u mashtro o ti lexues i nderuar nga ajo që dëgjon nga disa persona të njohur dhe të afirmuar, të cilët i lejojnë veglat muzikore, sepse ata pasha Allahun japin fetva (përgjigje) duke i pasuar të tjerët dhe me fetatë e tyre janë duke ndihmuar epshet e njerëzve. Për këtë shkak ki kujdes o ti musliman dhe njihe Islamin tënd nga Kurani dhe Suneti i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe mos thuaj se ka thënë filani, sepse e vërteta nuk njihet nga personat. Duhet ta dish të vërtetën dhe pastaj t’i njohësh personat që e ndjekin të vërtetën.” (Silsile Sahiha 1/144) 2. Transmeton Ibn Ebi Ed-Dunja nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Do të ketë në këtë umet nënçmime, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pinë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me
  • 5. këngë-muzikë (el-meazif).” (Termidhiu.Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahil el xhami es-sagir nr.5467) 4. 3. Transmeton Abullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar umetit tim alkoolin, bixhozin, birrën, tarabukun dhe lahutën.” (Taberaniu dhe Bejhakiu, kurse shejh Albani ka thënë se hadithi është shih.Shih Sahil El Xhami 1747) (Komenti i këtij hadithi është mar nga Ebu Bekër el Xhezairi në librin e tij “Risaletu shejh El Xhezairi f.28). Mos hidh lot ne shpatullat e askujt... Nese do te perlotesh me mire beje kete ne lutje. Sepse...... ZOTI i numeron lotet tuaja dhe kurre s'te largon prej vetes me zemer te vrare dhe duar te zbrazeta. Kjo eshte e sigurte...! Disafjalë të dijetarëve Thotë dijetari i famshëm islamIbnu Tejmijje, rahimehullah : “ Prej gjërave që më së shumti e forcojnë gjendjen e shejtanit janë: dëgjimi i muzikës dhe dëfrimet ..... dhe ajo është që dëgjojnë jobesimtarët. Thotë Allahu subhanehu ve teala: “Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçse britmë dhe duartrokitje .. “ Thotë dijetari i famshëmIbni el Kajim(Allahue mëshiroftë!) në lidhjeme muzikën: “Prej kurtheve të armiqve të Allahutdhe gjuajtjevetë tyre nukshpëtuanpërposnjë pakicë që posedoi ,logjik,dituri dhe fe , kurse i goditi zemrate injorantëvedhe të gënjeshtarëve me dëgjimine fishkëllimave dhe duartrokitjevedhe muzikësme veglate saja te ndaluaranëpërmjettë së cilave i largojnë zemratngaKurani famëlartë dhe i bëjnëatotë përqendruaranë dëfrime dhe mëkate .....ajo(muzika) është Kurani i shejtanitdhe një pengesë mesrobitdhe Zotittë tij ,është rukje e homoseksualizmitdhe prostitucionit,me të arrini dashuruari i dëfryerngae dashurae tij kulminacionine dëfrimit (kënaqësisë),jubëri kurthshajtani shpirtrave të të prishurve dhe jukazbukuruaratyre atokurthe dhe mashtrime dhe ju inspiroi atyre dyshimetë pavërtetaduke i paraqituratotë mira dhe e pranun ata këtë inspirimdhe e braktisënKuranin,ah sikurti shikoshse si qëndrojnëkurdëgjojnëmuzikënduke qenë të përkushtuartë koncentruarnukpëshpërisine asnuk bëjnë lëvizjetë panevojshmedhe me zemratë përqendruaranë tërësi anojnëanimtë dehurittë thyernë lëvizjete tyre dhe vallëzimine tyre,ake pa te thymene gjinisë asnjanësedhe gërave dhe si mostabëjnë një gjë të tillë kurkane përzier shpirtratme pije dehëse dhe kabërë në taajo çka më së shumti mundtë bëhetngagotat dhe përhir jo të Zotitpo pë rhir të shejtanin,dhe atje derdhëntë hollaporjonë adhurimine Zotitfuqiplotë ...kaluanjetëne tyre në kënaqësidhe dëfrime dhe morënfenë e tyre argëtimdhe lojë .....zërate shejtanitjanë më të dashurtekata se sa dëgjimi i ndonjë kaptine të Kuranitfamëlartë ,dhe nëse dikushngatae dëgjonKuraninngafillimi i tij e deri në fundnukdo të ndikoj tekai asgjë kurse kurë të dëgjojë zërate shejtanitfillontë dëgjojme përkushtimdhe ti hapetfytyraduke reflektuarne synga brendësiae ti j, gjithashtureflektonnë këmbëte tij fillontë vallëzojë dhe në duarte tij ku fillontë duartrokasdhe në tërë trupine tij duke filluartë dridhetnë tërësi...Oti i sprovuardhe që sprovonnjerëzitsikurtë bëshnjë etje të tillënë dëgjimine Kuranit famëlartë dhe këtë prezantimkaqtë përkushtuarkurtë lexoshatë (Kuranin),porsecili njeri bënatë që i përshtatetdhe anon në atë që i përshtatet. Shkurtimisht nxjerrë nga libri: “Igathetu elehfan min mesajidi shejtan” Dhe në fund fetvaja e dijetarit bashkëkohorë Abdulaziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë!
  • 6. Thotë pyetësi:Çfarë është gjykimii sheriatitndaj muzikës a është i ndaluar (haram) dhe si trajtohet ai i cili përkundër asaj që e di se është e ndaluare dëgjojë me qëllimtë argëtimit,çfarë është dispozitae veglave muzikoredhe muzikës së vjetër? Dhe çfarë është dispozita e daulles në dasma? U përgjigj dijetari me këto fjalë : “Dëgjimi i muzikës është e ndaluar “haram” dhe është një ndër shkaqet e sëmundjes së zemrës forcimit të saj dhe njëkohësisht bën largimin e saj nga të përmendurit e Allahut subhanehu ve teala dhe nga namazi. E kanë komentuar shumicae komentatorëve fjalëne Allahut subhanehu ve teala ku thotë: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut.....” se ka për qëllim muzikën dhe se sahabiu i nderuar Ibnu Mesudi betohej se kapërqëllimmuzikën,e në rastse gjendenme muzikë veglamuzikore atëherë ajoështë harammë i madh.Kanë përmend disa dijetarë se muzika me vegla muzikore ka konsensus mes dijetarëve se është e ndaluar “haram” dhe se obligohemitë ruhemi ngaajo,sepse i Dërguari i Allahutsubhanehuve tealakathënë:“Dote ketë popull ngaymeti ime që e lejon prostitucionin, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore” (Transmetonë Buhariu), fjala “meazif” është vegla muzikore. Të këshilloj tydhe të tjerët,vëllai dashur,të përkushtoheni më tepërnë leximine Kuranitdhe në të përmendurit e Allahut subhanehu ve teala, sepse në të ka dobi të mëdha. Kurse në dasma lejohetdefi dhe këngë(painstrumente) që nukthërrasinnë të ndaluara“harame” dhe as nuk lëvdon diçka që është e ndaluar“haram” dhe ajo bëhetnë një pjesë të natësdhe është e lejuarvetëmpërgratë,me qëllim të njoftohen të tjerëtpëratë martesë dhe të dallohet ajo dhe amoraliteti “zinaja”. Kjo formë është vërtetuar nga suneti i Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selem. Kurse sa i përket daulles ajo është e ndaluar rreptësisht “haram” dhe se nuk lejohet t’i bihet asaj jashtë dasmës apo në dasmë, por mjafton t’i bihet defit dhe ajo vetëm në dasmë dhe vetëm për gra e assesi për burra.Marrë nga “Muxheledu dave” numri (902) më 15 sheval 1403 hixhri. Disa njerëz falin namazin e drekës pas mbarimit të namazit të xhumasë.Cili është mendimi juaj? Kush është gjykimi i legjislacionit islampër këtë veprim? Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Po. Namazi i drekës pas namazit të xhumasë konsiderohet risi, risi e urrejtur. Nuk është legjimituar me Librin e Allahut, as me sunetin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lemas me sunetin e prijësve të drejtë udhëzuar pas tij. Nisur nga kjo, njeriu duhet të ndalohet nga falja e namazit të drekës pas namazit të xhumasë. Atij i thuhet: Ku gjendet argumenti në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lemse njeriu është i detyruar që të fal dy namazve obligative në një kohë të vetme? A ua ka bërë detyrë Allahu robëve të Tij faljen e namazit të xhumasë dhe të drekës? Kurrë! I Madhëruari thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte” dhe ditën e xhuma nuk ka veçse namaz të xhumasë. Ndërsa namazi i drekës falet ditët e tjera. Prandaj kërkohet nga personi që sheh dikë që vepron në këtë formë (fal drekën pas namazit të xhuma), pra e ka detyrë ta këshillojë atë dhe t’ia sqarojë atij se ky veprim konsiderohet risi në mënyrë që mos ta veprojë herë tjetër. T’i thotë atij: Nëse ti vepron këtë gjë, kjo nuk të shton afrim tek Allahu, sepse ti ke vepruar diçka që Allahu nuk ta ka bërë legjitime ty e as i Dërguari i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Vërtet Beni Israilët u përçanë në 72 grupe dhe ky umet do të përçahet në 73 grupe, të gjithë do të jenë në zjarr,përveçnjërit. -Kush është ky grup, o i Dërguari i Allahut (na e përshkruaj atë)?- i thanë shokët e tij. I Dërguari u tha:- Janë ata që e zbatojnë Islamin kështu si unë dhe shokët e mi. Hadithin e shënon Tirmidhiu dhe Albani thotë hadithi është hasen. Ky hadith ka ardhur me disa transmetime, por në përgjithësi kuptimi është i njëjtë me disa ndryshime të vogla. “Kush futë diç të re në çështjen tonë (fê) e që nuk i përket, ajo është redd (ajo refuzohet dhe nuk i kushtohet rëndësi).“ (Buahriu dhe Muslimi) Falenderimet I takojne Allahut qe e ka bere kete fe te qarte dhe te plotesuar per umetin e Muhamedit saws. Allahu ua shperblefte